Trag jike/ PërρΙaset për v* ekje sportisti i njohur

Çiklisti ekuadorian Kevin Pozo humbi jetën, pasi u përplas gjatë stërvitjes në qytetin El Juncal, në provincën Ande të Imbabura, njoftoi këtë të premte Federata Ekuadoriane e Çiklizmit (FEC).

“FEC shpreh keqardhje për vdekjen e ndjeshme të Kevin Pozo, çiklistit të ekipit ‘Sin Fronteras JN’ (Jhonatan Narváez). I shprehim familjes dhe miqve të tij ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë. Paqe në varrin e tij,”- shprehet organizata ekuadoriane e çiklizmit.

Burime familjare kanë bërë të ditur se Pozo, 24 vjeç, është përplasur nga një kamion që po udhëtonte në drejtim të kundërt me atë të sportistit, i cili për shkak të plagëve u transferua në një shtëpi shëndetësore në Quito, ku humbi jetën të premten.

Gazetari Ernesto Almeida siguroi se personi përgjegjës për aksidentin e ndodhur të enjten, u arrestua nga Policia Kombëtare dhe u dërgua në qytetin e Bolívarit për një seancë paraprake

Pozo u rendit i 12-ti në kampionatin kombëtar të çiklizmit në 2021, vit në të cilin ai fitoi “fazën mbretëreshë” të Vuelta a Nariño (Kolumbi), dhe gjithashtu arriti vendin e dymbëdhjetë në Coppa Messapica, në Itali.

Keqardhjen e tij për vdekjen e Pozos e ka shprehur në një mesazh në rrjetet sociale edhe çiklisti i famshëm ekuadorian Richard Carapaz, i cili ka shkruar, “u përplas në rrugët tona teksa po ndiqte ëndrrat e tij me biçikletë”

“Pusho në paqe, Kevin”, shtoi Carapaz, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 dhe kampion i Giro d’Italia 2019.

Itali! Nëna q ëΙΙon djaΙin e saj me ρΙύ mb në kokë dhe më ρas krγen υetë* rάsje! 15-vjeçari në Ιυftë për jetën

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në kokë djalin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës në Vago di Lavagno. Trupi i pajetë i gruas u gjet nga policia i shtrirë në dysheme në kuzhinë, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fillimisht u dyshuar se gruaja ishte vrarë, por pas hetimeve rezultoi se fillimisht ajo kishte plagosur të birin dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua arma, e cila rezulton në pronësi të babait të viktimës.

“Gruaja kishte disa kohë që kishte probleme shëndetësore”, tha prokurori i çështjes.

Gjendja e 15-vjeçarit është ende shumë e rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin Borgo Trento në Verona.

“Demokratë që shajnë Berishën në media” Maliqi: Pse nuk shajnë Ramën dhe të bashkohemi!

“E pabesueshme e dënueshme e pamoralshme!” Kështu shkruan Lefter Maliqi nga Partia e Lirisë në Facebook për demokratë që shajnë Berishën.

Ai shton se çfarë kanë me Berishën, që rriti pagat, dyfishoi pensionet, bashkoi kombin liberalizoi vendin, familjar, fisnik, human, patriot i fjalës së mbajtur ndërsa Rama po shpopullon vendin.

Maliqi: Ç’janë këta/këto demokratë e opozitarë që dalin në Media plot vrere, akuza ndaj PD e Berishës! Kujt i shërbejnë keta? Kush i çon në Media kush i keqpërdor? Po pse nuk shajnë Ramën, por merren me Berishën? Çfarë janë këta që i japin oksigjen Regjimit?! A janë Patriotë këta? A e duan vendin këta? Po mirë more kë doni ju të fitojë Rama i Regjimit apo Berisha i Demokracisë, se e sigurt njëri fiton, s’ka shanc të fitojë njeri me këtë “Kod Zgjedhor”?

Çfarë keni me Berishën, që rriti pagat, dyfishoi pensionet, bashkoi kombin liberalizoi vendin, familjar, fisnik, human, patriot i fjalës së mbajtur. Po Rama që shpopulloi vendin, i varfëroi, kapi Drejtësinë e çdo Institucion, plot skandale korruptivë, bleu Ndërkombëtarët, mbushi vendin me drogë, prishi familjet, po vret djali babanë vëllai vëllanë, mik i Vuçiçit dhe kundërshtar i Kurtit etj.

Po si ka mundësi i bëni qejfin dhe i shërbeni në opinionin publik Regjimit të Ramës? Thirrja ime është: Bashkohuni nëse e doni vendin, familjen të ardhmen e përbashkët Europiani, Demokracinë e nëse jeni patriotë. Koha për Bashkim jo për Diversione! Koha për përballje, jo për përfitime nga Regjimi! Koha për aksion opozitar, jo akuza boshe Mediatike, koha për Revolucion, jo për “Shoë Mediatik”! Koha për ta bërë natën ditë, deri në fitore.! Reflektoni! Bashkohuni se koha është tani! Të shpëtojmë vendin nga shpopullimin, nga rrëshqitja në Diktaturë! Fitore!

Heidi Baci lë jashtë televizionit Ilnisa Agollin. Kush janë moderatoret që largohen nga ekrani

Tashmë nuk ka më surpriza, Heidi Baçi do të jetë në ekran sezonin e ardhshëm si moderatore e “Goca dhe gra”, një format ky që i kishte munguar ekranit në vitin e shkuar. Siç dihet tashmë, Bora Zemani do të ketë një program të ri game-show, “Piramida”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla në “Portokalli”, ndërsa Heidi Baçi në “Goca dhe gra”.
Kjo shënon edhe debutimin e Heidit si moderatore në një program televiziv. Po ashtu moderatorja Kaira Tito ka konfirmuar se këtë sezon do të rikthehet në ekran dhe do të jetë nën moderimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”. Teksa i kthen përgjigje një ndjekësi në rrjetet sociale, Kiara Tito shprehet se kjo është një dëshirë që e ka shprehur vite më parë dhe më në fund iu realizua.

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem në sezonin e 42 të “Portokalli”. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua”, ka shkruar Kiara. Një surprizë e vërtet është padyshim debutimi i Heidit në një ekran. “Goca dhe gra” do të vijë i transformuar këtë sezon, duke sjellë disa ndryshime në format. Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol se do të ishte Ilnisa ajo që do të drejtonte këtë emision.

Por si përfundim, ia ka dalë që të jetë Heidi ajo që do të shndërrohet në mikpritësen e formatit. Nga ana tjetër Ilnisa Agolli, e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje. Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri. Zërat thoshin se Ilnisa mund të ishte pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, një emision i cili pritet të rikthehet pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar.

Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vetë Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory. Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra” është edhe Ina Kollçaku. Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, Ina tashmë ka kërkuar një format ku të ketë kohë më shumë në dispozicion.

Një surprizë është padyshim edhe rikthimin i Marinës. Moderatorja ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për shqiptarët” me Elvis Naçin. Sipas tyre ajo ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar do të nis së shpejti. Marina po ashtu ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në Klan’ nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore. Por siç duket diçka ka shkuar keq dhe Marina ka ndërprerë marrëdhëniet, për t’u rikthyer edhe njëherë aty ku e nisi.

Ndërkohë në bisedime për një hapësirë është edhe Luana. Vetë moderatorja ka zhvilluar disa takime me producentët, për të diskutuar më tej idetë që ajo ka. Megjithatë, deri më tani, nuk ka një vendim që do ta rikthente sërish edhe Luanën. Së shpejti, do të nisë një format i ri game show, ku moderatore do të jetë Bora Zemani, e cila rikthehet në një projekt të freskët dhe argëtues për shikuesit shqiptarë. Ky format do të sjellë një përzierje të ngazëllyer të lojës dhe argëtimit, duke sjellë në fokus shkathtësinë dhe mendjemprehtësinë e pjesëmarrësve. Formati i ri është patentë ndërkombëtare, “The Pyramid”, një seri game show e krijuar në SHBA nga Bob Stewart.

Shfaqja filloi më 26 mars 1973 në CBS me titullin “The $10,000 Pyramid” dhe më pas u zhvillua në disa versione të ndryshme ndërkombëtare. Pyramid përfshin dy ekipe të përbëra nga një personazh i famshëm dhe një garues, të cilët përpiqen të identifikojnë fjalë dhe fraza misterioze brenda një kategorie të caktuar, brenda një kohe të caktuar, për të fituar çmime të mëdha në para. Kjo lojë është e njohur për tabelën e saj të veçantë në formë piramide. Formati i Pyramid ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar gjithsej nëntë çmime Emmy për game show më të mirë, vetëm pas Jeopardy, që ka fituar 13 Emmy. Teksa u zgjidh edhe dilema për drejtimin e emisionit të njohur “Fiks Fare”, reaguan edhe protagonistët që përfliteshin për këtë format.

Pas spekulimeve dhe aludimeve se drejtimi mund t’i jepej binjakeve Veshaj, Egla Cenos ose Jul Dedës, ky vendim ka sqaruar situatën. Për këtë ndryshim të rëndësishëm, Egla Ceno ka dhënë një reagim që ka tërhequr vëmendjen. Ajo duket se nuk është aspak e shqetësuar nga kjo situatë dhe është shfaqur e qeshur dhe e relaksuar në fotot e fundit nga një vizitë në qytetin e bukur të Korçës. Këto imazhe tregojnë një Egla Ceno të qetë dhe të lumtur, e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht nga zhvillimet e fundit.

Ndërkohë që ende pa një emër ka mbetur edhe moderimi i “Big Brother Fun Club” Enxhi Nasufi nuk do të jetë më pjesë e këtij formati. Burime bëjnë me dije se Enxhi Nasufi mund të moderojë në sezonin e ri ‘The Voice’, një format që i ka munguar ekranit prej disa vitesh. Argjira Spanca është një nga moderatoret më simpatike të ekranit. Ajo ka qenë pjesë e “E diell” në rubrika të ndryshme si moderatore dhe autore. Mirëpo, duket se moderatorja nuk do të kthehet në “E diell” në sezonin e ri televiziv.

Kështu është shprehur Argjira teksa është pyetur lidhur me projektet e reja në një “Ask me” së fundmi me ndjekësit në Instagram. “Në muajt e ardhshëm nuk do jem me ndonjë projekt! Fokusi im do jetë më tepër te “Too cute” dhe disa gjëra të tjera! Shpresoj të shihemi shpejt me gjëra të bukura”, shkruan Argjira teksa tregon se nuk do të kthehet në ekran në shtator dhe se do i dedikohet biznesit të saj. Në javën e ardhshme pritet që të nisin disa nga emisionet kryesore, duke zbuluar më shumë rreth surprizave të reja që janë përgatitur për publikun.

“Po paragjykohem nga…”/ Gjyqtarja e parë femër në Shqipëri merr vendimin dr astik

Gjyqtarja e parë femër ndërkombëtare e Shqipërisë, Emanuela Rusta është shprehur e zhgënjyer që përmendet si një “gjyqtare seksi” në titujt e mediave, duke lënë në hije arritjet dhe profesionalizmin e saj në fushë. Asaj iu desh të mbyllte llogarinë e saj në Instagram për shkak të mesazheve fyese që kishte marrë.

Në një intervistë Rusta kritikoi mediat që janë fokusuar në pamjen e saj dhe jo në aftësitë e saj, duke thënë:

“Ata duhet të fokusohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera. Arbitri nuk është çështje gjinie, por kompetence. Duhet të luftosh fort që të pranohesh. Për të marrë vendime të mira, duhet të dini rregullat e lojës në mënyrë perfekte, të jeni fizikisht në formë dhe të keni një aftësi të madhe për t’u përqendruar.”-shtoi ajo.

Vërejtjet e Rustës vijnë pasi u publikuan titujt, duke përfshirë një që e përshkruante atë si “arbitrja seksi që ngre temperaturën”, duke tërhequr vëmendjen tek pamja e saj dhe jo nga aftësitë e saj në gjyqtarë.

Rusta ka drejtuar tashmë 15 ndeshje të Superligës shqiptare për meshkuj, dy prej të cilave u zhvilluan këtë vit, duke forcuar më tej pozicionin e saj si një figurë e respektuar në futboll. Ajo tani do të gjykojë ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve për femra mes Sporting Lisbonës dhe Real Madridit.

VIDEO/ Për herë të parë në histori,32 vjeçari kalon Bosforin mbi një litar 1 km të gjatë dhe 165 metra lartësi!

Sportisti estonez Jaan Roose është bërë personi i parë që ka bërë një kalim ndërkontinental në një litar të ngushtë dhe në 165 metra lartësi.

Pamjet e videos të shpërndara u bënë shumë shpejt virale në rrjete dhe në media.

32-vjeçari kaloi Bosforin në Stamboll, duke filluar nga ana aziatike e ngushticës dhe duke mbyllur kalimin e tij në anën evropiane, teksa ka ecur në një litar të posaçëm, pak më shumë se një kilometër të gjatë, saktësisht 1,074 metra, i cili lidhte dy polet e urës së famshme, shkruan “La Repubblica”.

Dhe iu deshën pak më pak se 50 minuta për të përfunduar kalimin.

Pas zërave për ndarje, Ingrit Gjoni publikon foto me bashkëshortin dhe djalin

Aktorja Ana Lika, dhe ish-banori i “Big-Brother” Bjordi Meziri, kanë dhënë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja, të cilët zyrtarizuan romancën e tyre të dashurisë vetëm para pak kohësh, kanë zbuluar se do të mirëpresin në jetë një vajzë. Anna Lika publikoi në rrjetet sociale pamjet nga festa e baby gender, ku shfaqet duke u puthur me Bjordin.

“Momenti më i bukur i jetës sonë! Është vajzë”, ka shkruar aktorja. Një festë kjo që ka bërë bashkë shumë emra të njohur nga kinematografia, muzika dhe shumë VIP-a të tjerë. Të shumtë kanë qenë ata që kanë uruar çiftin në këtë ditë të rëndësishme të tyre. Natyrisht që dy tezet e Annës nuk kishin sesi të mungonin në këtë ditë të saj të lumtur. Inisi dhe Ingridi kanë qenë pranë çiftit duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që vumë re ishte dhe prania e partnerit të Ingritit, Gentit.

Prej shumë kohësh përflitej se Ingridi dhe Genti i kishin dhënë fund raportit të tyre. Herën e fundit ishte viti 2017, kur Ingridi zgjodhi të publikonte një foto të të birit me bashkëshortin e saj, si për të hedhur poshtë zërat se ishte ndarë. Që atëherë, ajo dhe Genti nuk ishin parë asnjëherë bashkë, duke lindur dyshimet se çifti tashmë i ka dhënë fund.

Por nuk paska ndodhur kështu, pasi çifti janë bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë. Genti ka qenë në festën e Annës dhe e ka shijuar atmosferën, duke kërcyer edhe me Inisin/ Panorama plus/ 

Tro ndit këngëtari grek: S’dal të këndoj më, ky popull s’më kupton

Pas shumë kohësh, këngëtari i famshëm grek, Notis Sfakianakis ka folur publikisht në një emision.

Këngëtari i njohur, i cili i është larguar pistave që prej vitit 2020, ka sqaruar se nuk do t’i rikthehet performancave live. Madje, ai tha se ndjen se bota nuk e kupton dhe se nuk është në planet e tij të publikojë këngë të reja pasi nuk ka publikun e duhur për t’iu drejtuar.

“Nuk do të kthehem. Nuk më pëlqen të flas me njerëz që nuk më kuptojnë. Këngët nuk i kam bërë vetëm për mua, i kam bërë për botën, tani nuk kam pse të bëj këngë, kujt i drejtohen?”, u shpreh këngëtari specifikisht.

Ku i gjen lekët një 19-vjeçare? Hati reagon ndaj kritikave: Po shijoj jetën me burrin tim

Personazhi i njohur i TikTokut Hati,, ka reaguar pas disa lajmeve në media, lidhur me pasurinë e saj. Ajo u është kthyer mediave, duke thënë se e bëjnë për vëmendje, ndonëse nuk i ka qetësuar “kurreshtarët” që e kanë pyetur se ku i gjen të ardhurat.

“Nuk e paskam dit se sa rëndë dhe sa poshtë kanë qenë këto mediat shqiptare për pak shikueshmëri. Kanë një javë që bëjnë emisione për patentën time. A thua se ky është problemi më i madh që kanë Shqiptarët. Ku i gjen lekët Hatixhja. Na thirrin nja dy të mençëm në emision që i thonë flisni kundër se kështu bëjmë lajm. Jeni shumë poshtë dhe jeni për t’u mëshiruar. Ftesa për emisione pa fund por nuk kam për të ardhur te asnjëri. Merruni me çështje më të mëdhaja se Shqipëria duhet ti kushtojë rëndësi gjërave të tjera. Kam jetën time, e pavarur dhe nuk po bëj ndonjë krim, nuk po vras njeri”, thotë ajo në një video të postuar në faqen e saj të “TikTok”.