Detaje tron ditëse nga kr. imi në Itali, djali hyri të mbronte nënën, babai e qëΙΙoi me ρΙυmba dhe…

Kanë dalë detaje të rënda nga ngjarja tragjike në zpnën e Vago di Lavagno në Verona, ku burri vrau gruan dhe plagosi djalin.

Mediat italiane raportojnë se 15-vjeçari kishte hyrë për të mbrojtur nënën nga plumbat dhe mbeti i plagosur rëndë, çka u desh ardhja e helikopterit për të transportiuar me urgjencë në një spital më të specializuar.

Ndëkrohë që 58-vjeçarja nuk mundi tu mbijetojë plumbave. Ishin fqinjët që njoftuan menjëherë policinë pas të shtënave me armë, të cilët sapo arritën rrethuan zonën.

Oficerët kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për zbardhjen e shkakut që çoi në këtë tragjedi.

Pasagjerit i ndodh e papritura sapo hap ushqimin, avioni bën ulje emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga fluturimet e saj duhej të bënte një ulje emergjente pasi një mi doli nga vakti i një pasagjeri gjatë fluturimit të mërkurën.

Avioni po udhëtonte nga kryeqyteti i Norvegjisë Oslo, për në qytetin spanjoll Malaga dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente në Kopenhagë të Danimarkës.

Devijimi ishte në përputhje me procedurat e kompanisë pasi “turisti me gëzof” përbënte një rrezik sigurie, tha zëdhënësi i linjës ajrore Oystein Schmidt.

Pasagjerët në fluturim u dërguan më vonë në Malaga me një avion tjetër.

Linjat ajrore zakonisht kanë kufizime të rrepta që përfshijnë brejtësit në aeroplanë në mënyrë që të parandalojnë përtypjen e instalimeve elektrike.

“Besojeni apo jo. Një zonjë pranë meje këtu në SAS hapi ushqimin dhe jashtë doli një mi. Tani ne jemi kthyer dhe kemi zbritur në aeroportin e Kopenhagës për ndryshime fluturimi,” shkroi një pasagjer, Jarle Borrestad, në Facebook.

Ai postoi komentin krahas emoji-ve duke qeshur dhe një foto të tij duke buzëqeshur ndërsa ishte ulur pranë dy femrave.

Ky është incidenti i dytë i udhëtimit me brejtës brenda një jave.

Një shërbim treni në Anglinë jugore duhej të ndërpritej në mes të udhëtimit pasi dy ketra hipën në një vagon dhe njëri refuzoi të zbriste.

E pazakontë, burri zbulon se ka paguar faturën elektrike të fqinjit për 18 vite

Një banor nga Kalifornia ka zbuluar se ka paguar gabimisht faturën elektrike të fqinjit për 18 vite.

Ken Wilson, i cili jeton vetëm në apartamentin e tij në Vacaville që nga viti 2006, filloi të dyshonte për faturën e tij të energjisë kur vuri re një rritje të çmimit muajt e fundit.

Në përpjekje për të kuptuar situatën, ai bleu një pajisje për të monitoruar konsumin e energjisë elektrike në shtëpinë e tij. “Edhe kur fikja çdo aparat, sahati vazhdonte të tregonte konsum. Ishte e pabesueshme,” u shpreh ai për ABC7.

Pasi thirri teknikët për të kontrolluar sahatin, ata konfirmuan se ai kishte qenë duke paguar edhe për energjinë e apartamentit fqinj, ndoshta që prej vitit 2009, sipas kompanisë elektrike PG&E. Kompania është shprehur e përkushtuar për të zgjidhur çështjen dhe ka arritur një marrëveshje me Wilson për t’i kompensuar atë. Wilson, i cili tashmë ka ndryshuar banesë, tha se beson se ky gabim mund të ketë ndodhur për një periudhë edhe më të gjatë.

Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Jemi të parët ose të dytët më të fortët në Europë

Forcat e Armatosura të Serbisë aktualisht po zhvillojnë stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024” me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb. Në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviq” janë ekspozuar armatim dhe pajisje të shumta ushtarake, ndërsa aty ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ky i fundit ka pretenduar se ushtria serbe është e para apo ndoshta e dyta më e forta në Europë. Ai është mburrur me numrin e madh të tankeve, radarëve dhe raketave.

“Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Evropë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj… Pesëdhjetë për qind e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç në Batajnicë.

K. rim i rëndë në familje, burri υ*et gr uan dhe ρΙagos djalin, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vago di Lavagno në Verona.

Një burrë ka vrarë gruan dhe ka plagosur djalin e tij i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në spital me helikopter.

Ishin fqinjët ata që kanë raportuar ngjarjen menjëherë sapo kanë dëgjuar të shënat.

Policia menjëherë arritit në vendngjarje duke rrethuar zonën.

Autori i ngjarjes është vënë në pranga. Ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

“Nuk më gjykuan, më ur ryen”, Olta Gixhari flet për ‘BBV’: Familjarët e mi e kanë përjetuar keq

Aktorja Olta Gixhari ka komentuar edhe pjesën e “Big Brother Vip Albania” teksa ishte në podcastin e Mira Kazhanit.

Ajo e pranoi se shumë njerëz e kanë urryer, por shton se ka pasur shumë raste kur pas daljes nga “BBV” njerëzit i kanë kërkuar falje që e kanë urryer dhe nuk e kanë kuptuar.

“Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort. Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më keni urryer, nuk të kemi kuptuar”.

Pse more pjesë në Big Brother VIP Albania?

“Kisha nevojë. Është një emision që unë kurrë nuk do thoja po. Një njeri që mezi bën një intervistë, shfaqet në një reality show. Ka qenë një periudhë e çuditshme, se u bëra mama me plan. Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë. Kisha nevojë për një revolucion, një shkëputje, nuk më mjaftojnë fjalët për të treguar se çfarë kisha nevojë. Ishte ulërimë nga thellësia e shpirtit, se nga një tapet i kuq shkon në një shtëpi dhe nuk bën asgjë tjetër.

Unë bëra një zhurmë shumë të madhe, nuk jam pishman, nëse do kthehesha prapë atë do bëja. Dori nuk donte në fillim, i mora leje pasi kisha nevojë të më thoshte shko”, tha Olta Gixhari.

FOTO/ Moderatorja “sh armante” e televizioneve, do të bëjë “vettingun” e doganierëve!

Moderatorja e njohur Ester Bylyku do të drejtojë “policinë gjyqësorë” që do të bëjë procesin e vetingut në Doganat shqiptare.

E kush thotë se edhe vajzat VIP të ekranit nuk kanë një karrierë në administratë?

Dhe këtë radhë, nuk është sikur të japin një intervistë në televizion.

E përfshirë prej shumë kohësh në botën e showbizz dhe me lajme që gjithmonë përbënin lajm edhe për të Esteri tanimë do të duhet të vishet vetëm me kostume zyrtare për të kryer më së miri detyrën e re./Newsbomb

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

Të shumta kanë qenë pjesë nga intervistat që ai ka dhënë në media, të cilat janë publikuar në nderim të figurës së tij.

Një video e publikuar, tregon edhe një herë njeriun qytetar dhe familjar që ai përfaqësonte.

Teksa ka treguar një episod që ka ndodhur, Gerti Bogdani thekson se në një bisedë me një figurë të njohur, ky i fundit i kishte thënë se kishte zgjedhur të ishte burrë, ndërsa Gerti i kishte thënë që nxitonte pasi do të merrte vajzën nga shkolla.

Me dike të njohur publik më tha që këto punë ja kishte lënë gruas dhe vjehrrës. ‘Kam zgjedhur të jem burrë’, tha ai, ndërkohë ju përgjigja që unë kam zgjedhur të jemi baba. Pas asaj dite nuk përshëndetemi më, pasi mesa duket nuk i ka pëlqyer përgjigja ime”, shprehej Gerti Bogdani teksa më tej theksoi.

Në radhë të parë jemi prindër dhe gjëja më e vyer që ne i sjellim botës janë fëmijët. Ata janë dhurata më e madhe që ne na bën Zoti dhe që ne më pas i sjellim shoqërisë, dhe si të tillë duhen ruajtur si të çmuar. Kur dhurata më e madhe është aty, ne duhet të sillemi si prindër dhe jo si burrë. Sa më parë ta kuptojnë sidomos shqiptarët këtë gjë, aq më e mirë do jetë bota nesër.

E pazakontë/ I iku avioni për në Shqipëri, 36-vjeçari futet në pistë dhe…

Një rast i veçantë u regjistrua në aeroportin e Memmingenit në Gjermani.

Një 36-vjeçar u ndalua nga policia për shkak se u fut në pistë për të kapur avionin e humbur.

Sipas medieve gjermane, pasagjeri kishte mbërritur vonë në aeroport.

Por kur pa se dyert ishin mbyllur, ai doli nga një derë emergjence dhe përfundoi në pistë.

Autoritetet ishin në gjendje ta ndalojnë në kohë.

Ndaj tij ka nisur një procedim penal.

Vajtimet për Gertin, nuk përmbahet Murrizi: Hipokrizi e pështirë nga njerëz që as e njihnin, bëjnë romane prekëse!

Politikani demokrat Myslim Murrizi ka bërë një reagim për të gjithë ata që kanë shkruar “romane” për ikjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, duke i konsideruar hipokrizi të pështira vetëm për të thënë një fjalë të mirë.

“Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil”, shkruan Murrizi, teksa shton se edhe vetë Gerti do të habitej nga këto “romane”.

Politikani i djathtë thotë se çdo person ka fatin e vetë dhe askush nuk mund të zmadhojë apo zvogëlojë emrin e tij me “romane hipokrite” nëpër rrjete sociale pas vdekjes.

“Modeli qe te shajme, te urrejme, te xhelozojme e te kemi inat sa je gjalle, e pastaj nuk leme gje pa shkruar me mburrje, elozhe e lavderime kur vdes, nuk besoj kurre qe eshte model i njerezve me karakter e dinjitet, por nje hipokrizi e peshtire”, shkruan Myslim Murrizi.

Lexoni reagimin e plotë të ish-deputetit Myslim Murrizi:

Shyqyr qe mbaroi kjo hipokrizia e statusve ne fb me lot e qurre e plot fjale te mira per njerez qe largohen nga kjo bote, qe sa jane gjalle nuk ju leme gje pa thene pa share e pa sajuar per cilindo, vetem e vetem se e shohim si rival apo konkurent qe mund te na zere karriken

Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil.

Deri tek ngushellimi i Familjes te afermeve apo Miqve eshte njerzore dhe sevap nese ke mundesi ti hedhesh nje dore dhe kujdo te ndjeri qe ke njohur sa ishte gjalle.

Por kur shoh “romane” me fjale prekese e mburrje aq te shumta sa do habitej edhe vete i ndjeri nga njerez qe nuk kane asnje njohje, asnje lidhje apo asnje lloj kontakti me çdo te ndjere qe iken nga kjo bote, vetem per te treguar se eshte ne pjac, me vjen sinqerisht peshtire.

Ne kete bote te gjithe jemi kalimtare dhe emri rron me shume se sa kufoma qofte per mire e qofte per keq.

Sejcili nga ne e ka ne fatin e tij te lere emer te mire ose jo ne kete jete kalimtare, dhe askush tjeter me çfardo lloj postimi real apo hipokrit nuk mund tja zmadhoj apo zvogeloj emrin askujt te ndjeri qe iken nga kjo bote.

Kush mendon se “zmadhon” emrin e tij me postime servile, hipokrite apo elozhe e sharje ose fyrje ndaj kujdo qe largohet nga kjo bote, e ka te kote ,sepse emrin e mire apo te keq ne kete bote kalimtare cilido nga ne e krijon gjate jetes se tij me sjelljen, shpirtin dhe zemren me te cilen prezantohet gjate jetes ne kete shoqeri ku jetojme.

Modeli qe te shajme, te urrejme, te xhelozojme e te kemi inat sa je gjalle, e pastaj nuk leme gje pa shkruar me mburrje, elozhe e lavderime kur vdes, nuk besoj kurre qe eshte model i njerezve me karakter e dinjitet, por nje hipokrizi e peshtire.

Rrespekte per cilindo qe mirkupton keto fjale te mia dhe shume faleminderit per kedo qe nuk eshte dakort me mua.