U aksi dentua bashkë me fëmijët/ Kristian Boçi: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy

Para disa ditësh, biznesmeni i njohur Kristian Boçi, u përfshi në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, ku humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Për biznesmenin Kristian Boçi dhe familjen e tij, këto ditë nuk janë aspak të lehta. Pas aksidentit të rëndë që biznesmeni së bashku me dy fëmijët u përfshinë ditë më parë, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë.

“Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët”, njoftoi biznesmeni ditë më parë.

Teksa sot ka publikuar një tjetër foto, ku shihet pranë nënës së tij.

Kristiani i cili njihet për besimin e tij dhe në çdo hap falenderon Zotin, përmes këtij postimi s’ka nguruar të falenderojë edhe të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe janë shqetësuar për shëndetin e tij.

Gjithashtu, një falenderim të veçantë biznesmeni ka shprehur edhe për bluzat e bardha në Spitalin Ushtarak, të cilët e kanë asistuar dhe kujdesur për të, në çdo moment pas aksidentit.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

Kujtojmë që më 13 shtator policia njoftoi se në aksin Rrogozhinë-Lushnje, automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident. Biznesmeni Kristian Boçi, u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit. Në makinë me të kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje dhe shkaqet e daljes së mjetit Mercedes Benz GLE nga autostrada nuk dihen ende.

“Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi Kristian Boçi dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia.

Injoroi Kurtin në Bruksel, profesori publikon pamjet: Ja si Rama vràpoi te Vuçiç, i dha dorën në fshehtësi nga kamerat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u takua ditën e djeshme në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, me të cilët diskutoi për zgjerimin dhe për një plan për rritje ekonomike.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Në lidhje me këtë, profesori Enver Bytyçi publikoi disa pamje, ku tregojnë afërisnë e Ramës me Vuçiqin, teksa anashkalon Kurtin.

“Rama sot në Bruksel: Sërishmi i ktheu shpinën Albin Kurtit dhe vrapoi të vëllau i tij, Vuçiq…”, shkroi Bytyçi.

Postimi i plotë

Rama sot në Bruksel: Sërishmi i ktheu shpinën Albin Kurtit dhe vrapoi të vëllau i tij, Vuçiq, të cilit ia dha dorën në fshehtësi nga kamerat!

Skile!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fenver.bytyci%2Fposts%2Fpfbid02jHQwfMDsrrKV64ynHwSy2EGo97iCCuXK1GEFLdf7tYEawozjE8HoXVe1ShFNdZxml&show_text=true&width=500

Loredana pjesë e jurisë së spektakIit të njohur në Gjermani

Ka nisur sonte sezoni i 21-të i “Deutschland sucht den Superstar”. Është një spektakël i njohur talentesh në Gjermani, në jurinë e të cilit këtë vit do të jetë edhe reperja e njohur nga Kosova, Loredana.

Ky sezon i ri do të ketë gjithsej 15 episdoe që do të transmentohen në kanalin RTL.

Pjesë e jurisë, veç Loredanës, janë edhe Dieter Bohlen, Beatrice Egli dhe Pietro Lombardi.

Sk andali në Lushnjë, gruaja tregon dhomën e kishës ku bënte s ** s me priftin: Na çonte…(FAKTE të reja dhe DETAJE)

Pas denoncimit që Fiks Fare bëri vetëm dy ditë më parë , ku prifti i Kishës Orthodhokse ”Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje u denoncua nga ish e dashura e tij 5 vjeçare se kanë kryer marrëdhënie seksuale në kishë, të tjera fakte dalin në dritë.

Fiks Fare nxori prova të reja nga lidhja 5 vjeçare e priftit Koçi me zonjën Pranvera, përveç fotove intime që ishin shkëputur nga videot online që të dy kishin bashkë.

Pranvera tregon me detaje të hollësishme dhomën e rinisë, aty ku tha se kishin kryer marrëdhënie seksuale me priftin Koçi.

Një përshkrim se ku ishin të vendosura mobiljet e gjithçka tjetër në dhomë, atë që një besimtar i thjesht dhe frekuentues i kishës nuk e di.

Në zyrën e rinisë Pranvera tregon se kishte një tavolinë pune, një divan dysh dhe një kolltuk, ndërsa në të djathtë ishte banja.

Skandali në Lushnjë, gruaja tregon dhomën e kishës ku

Kjo dhomë përdorej vetëm nga klerikët, jo nga besimtarët e thjeshtë. Fakt tjetër që ajo sjell është lëvizja e çiftit me mjetin e kishës.

” Ne lëviznim kur shkonim nëpër hotele me makinën e kishës dhe shoferin e saj i cili quhet A…. ” shprehet Pranvera.

Edhe në ballafaqimet që Pranvera dhe Fikis kishin me priftin Arkip Koçi ai asnjëherë nuk mohoi se në videot intime nuk ishte fytyra e tij.

Thjesht ai aludoi se mund t’i ishte marrë fotoja nga ndonjë meshë apo ndonjë vend publik dhe të ishte vënë në video për ta dëmtuar.

Gjithë këtyre i shtohen edhe mesazhet që Pranvera ka marrë nga familjarët e priftit Koçi të cilët i kërkojnë që të ndahet nga ai.

Para se të ankoheshin në Fiks Fare, Pranvera bashkë me ish bashkëshortin e saj ishin ankuar në Mitropolinë Berat për sjelljet e priftit në mbientet e kishës dhe shkeljen e kurorës, por që nuk ishin marrë parasysh. Pas transmetimit në Fiks Fare Mitropolia e Beratit del me një reagim ku pezullon priftin.

Në të thuhet “Në vijim të deklaratës të ditës së djeshme, datë 18.09.2024, lidhur me çështjen e priftit të Lushnjes, Mitropolia Shenjtë e Beratit ka vendosur pezullimin nga funksioni priftëror, priftin e Lushnjes deri në shqyrtimin përfundimtar sipas rregullave kanonike të Kishës Orthodhokse. Ritheksojmë se Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pajtohet me asnjë rast kur një klerik i saj bën shkelje të betimit kanonik. Nga Zyra e Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, 19/09/2024”.

Deklaratë kjo e cila bie ndesh me atë që po kjo Mitropoli bëri një ditë më parë, ku thuhej se nga provat që kishte dhe rrëfimi i priftit Gjykata Shpirtërore kishte dalë në përfundimin që faktet e paraqitura nuk provonin marrëdhënien jashtëmartesore të priftit.

Madje asokohe prifti është pezulluar vetëm me një muaj mos ushtrimi të funksionit për arsyen se nuk kishte ngritur padi kundër Pranverës për shpifje.

Në reagimin e dt 19 shtator Mitropolia Berat kërkon që t’i vihen në dispozicion faktet dhe provat që Fiks Fare ka siguruar për të shqyrtuar dhe marrë vendimin kanonik mbi këtë çështje.

Fakte dhe prova që shumë mirë mund t’i kishin siguruar nëse përveç rrëfimit të priftit do kishin marrë edhe palën ankuese, pra Pranverën./FiksFare

FOTO/ Çanta luksoze e deputetes eks travagante, ligjvënësja S* KSI e PS nuk kursehet për ‘look-un’ e saj!

Deputetja e Partisë Socialiste, Enslemvera Zake, ka gjithnjë kontent për faqet tona. Transformimi i saj, nga një deputete me veshje seksi, në një zyrtare klasike, ndodhi shpejt, duke sjellë një tjetër anë të sajën.

Tashmë veshjet ekstravagante i përkasin të shkuarës në gardërobën e deputetes së Partisë Socialiste.

Megjithatë, edhe pse ka ardhur me veshje më formale, gjithnjë Zake ka ruajtur elegancën e saj.

Edhe këtë herë kështu ka ndodhur, ku kishte zgjedhur të vishte një fund të ngushtë poshtë gjurit.

E kombinuar me një këmishë pastel, deputetja duket se nuk ka ndërmend që të bëjë kompromis kur vjen puna për look-un e saj.

Por ajo që këtë herë nuk mund të na tërhiqte vëmendjen ishte pikërisht çanta e deputetes.

Një aksesor luksoz, si çanta e markës “Karl Lagerfeld” ishte përzgjedhja e saj.

Me një çmim të kripur dhe me një stil shumë modern, duket se deputetja ia lejon vetes një çantë të tillë.

FOTO/ Anna Lika dhe Bjordi Mezini prindër për herë të parë, zbulohet gjinia!

Prej kohësh kemi mësuar për lidhjen e Anna Likës dhe Bjordi Mezinit.

Çifti është treguar shumë i rezervuar për të ndarë detaje, por lajmet e bukura nuk mund të shmangen pa u mësuar.

Së shpejti, ata do të bekohen me një fëmijë. Revista “Who” ka publikuar disa foto të tyre në një festë ku pas tyre duken vetëm tullumbace e dekor i bardhë.

FOTO/ Anna Lika dhe Bjordi Mezini prindër për herë të

Edhe Anna ka veshur gjithashtu një fustan të bardhë pas trupit ku dallohet forma e barkut të rrumbullakosur.

Duket se festa është “gender reveal” dhe vetëm pak më parë është zbuluar se bekimi i parë i Bjordit dhe Annës do të jetë një vajzë.

“Mbretëresha e Champions League”, mediat britanike e ngrenë në qiell: Eva Murati, Laura Woods e Shqipërisë (FOTO)

Mediat britanike i kanë kushtuar një artikull bukuroshes së ekranit shqiptar, moderatores Eva Murati.

The Sun, me një artikull dedikuar saj, e quan Muratin si “mbretëresha e Champions League”.

“29-vjeçarja është fytyra magjepsëse e Champions League që nga viti 2017.

Njohuritë e saj elitare të futbollit dhe pamjet mahnitëse e kanë krahasuar me mikpritësen e TNT Sports Laura Woods nga fansat e mahnitur.

Murati u rikthye para kamerës mbrëmjen e së mërkurës, teksa konkursi i rinovuar debutoi formatin e tij të ri”, shkruan The Sun.

“Mos u trembni nëse shihni ushtarë gjermanë”, thirrja e paz akontë e Donald Tusk për popullin polak

Një thirrje e pazakontë për popullin polak ka ardhur nga kryeministri i tyre Donald Tusk, i cili i kërkon që të mos frikësohen nëse shohin ushtarë gjermanë brenda territorit të tyre, pasi ata kanë ardhur për t’i ndihmuar në situatën e krijuar me përmbytjet.

Me sa duket 85 vjet të kaluara nga koha kur Gjermania naziste e Adolf Hitlerit pushtoi Poloninë në 1939, nuk janë mjaftueshëm për polakët dhe Tusk ka dashur të sqarojë si duhet qytetarët e tij.

“Nëse shihni ushtarë gjermanë, ju lutemi mos u frikësoni. Ata janë këtu për të ndihmuar”, tha Tusk në Wroc?aw, një qytet në Poloninë perëndimore që po përballet me përmbytjet e frikshme, të cilat deri më tani kanë lënë të paktën 21 njerëz të vdekur.

“Kjo është ndihmë, që të mos ketë dyshime. Ata nuk kanë ndërmend të hedhin në erë asnjë argjinaturë”, shtoi Tusk duke dashur të shuajë të gjitha lajmet e rreme dhe teoritë konspirative që po përhapen më shpejt se përmbytjet në Poloni, por edhe Republikën Çeke.

Qeveria polake, së bashku me shërbimet shtetërore të sigurisë, po përpiqet të eliminojë sa më shpejt përhapjen e synuar të dezinformatave dhe të parandalojë përhapjen e panikut, i cili, sipas ekspertëve të sigurisë, mund të jetë pjesë e sulmeve hibride që po intensifikojnë luftën në Ukrainë.

Kiara nis provat për Portokallinë, batuta e Luizit merr gjithë vëmendjen(Foto)

Pasi zbuloi se do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në TCH, Kiara Tito menjëherë nga provat. “Ky sezon do të jetë flakë” shkruan ajo, ndërsa nkë reagim i Luiz Ejllit ka shkaktuar zhurmë të madhe në rrjet.

“Ky sezon do të ndiqet edhe në Shkodër” ka qenë batuta e Luiz Ejllit ndërsa shumë komentues besojnë se ka qenë ai që ia ka mundësuar Kiarës realizimin e një prej ëndrrave të saj siç është moderimi i një prej spektakleve më të ndjekura në TCH.

Sa i pasur është Sali Berisha?” Ish-kryeministri: Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro

“Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro”. – Kështu ka deklaruar në “Opinion” kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai theksoi se të gjitha akuzat ndaj tij për pasurim nëpërmjet postit janë mashtrime, duke theksuar se edhe apartamentin ku jeton e ka blerë bashkë me të shoqen.

“Këtu më lehtëson shumë ai që po bëjnë skapistët e partisë, ai që quhet vetting financiar. Ju deklaroj mbarë shqiptarëve se Sali Berisha në 54 vite punë, edhe në diktaturë për atë kohë kam pasur rrogë të mirë…

Ka arritur bashkë me bashkëshorten e tij mjeke, të blejë gjithsej 40 m2 sipërfaqe ndërtimi nga 90 që kisha te apartamenti i vjetër, sot e kam 120 e ca. Disponon, në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro!

Kjo është e gjithë pasuria e Sali Berishës! Unë për të blerë një apartament të plotë, duhet të merrja kredi. Kurse zotëria e tij (referuar Altin Dumanit) ka 3 apartamente të regjistruara. Kraja me vila e të tjerë, këta janë persona që duan të mbulojnë vjedhjen e tyre, larjen e parave dhe akuzojnë Berishën për korrupsion.”, tha Sali Berisha.