Ish‑deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga qelia, pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ish-deputeti Çyrbja u deklarua fajtor dhe dënua me 3 vite burgim për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai duhet të vuante 2 vjet burg.
Altin Hajri u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 2.6 vjet burg.
Pavarësisht se kërkesa e ish‑deputetit për lirimin e menjëhershëm ishte rrëzuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme ditën e premte, gjykata konstatoi se shumica e dënimit ishte shlyer gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim, duke i mundësuar Çyrbjas daljen nga burgu këtë të shtunë, 21 shkurt.
Pjesën më të madhe të kohës ish-deputeti e kaloi në paraburgim. Ai u arrestua në 20 tetor të vitit 2024, dhe periudha më shumë se 1 vjeçare, në pritje të gjykimit e favorizoi atë duke qenë se 1 ditë paraburgim barazohet me 1 ditë e gjysëm burg.
Vilson Shima, një 42 vjeçar nga Tirana, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 pasi po transportonte me makinë 10 kg drogë, dy armë zjarri dhe municion luftarak.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Newsbomb.al ka siguruar edhe fotografinë e personit të ndaluar sot nga agjentët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, shtetasit Vilson Shima.
Shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç
42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Si sot plot 20 vite më parë ndodhi grabitja më e madhe në historinë e Britanisë së Madhe me protagonistë edhe dy shqiptarë.
U grabitën në zonën e Kentit në jug të Anglisë plot 53 milion stërlina nga të cilat 32 milion nuk u gjetën kurrë.
Dy të rinjtë nga Tropoja Jetmir Bucpapa dhe Ermir Hysenaj, që të dy emigrantë në shtetin ishull luajtën një rol të rëndësishëm në këtë grabitje në depon e parave e cila i përkiste Bankës së Anglisë. Pas arrestimit të tyre disa javë pas grabitjes e më pas në gjykatën e krimeve të rënda Old Baily u mësuan rrolet e dy shqiptarëve.
Sipas prokurorit në këtë çështje thënieve të tij i referohet Top Channel, Ermir Hysenaj ishte i punësuar në depon ku sistemoheshin paratë dhe bëheshin gati për ti çuar nëpër automatet e bankave. Ai u quajt gjatë procesit gjyqësor si “inside man” njeriu i brendshëm i grupit që realizoi grabitjen e vlerësuar nga gjykatësi çështjes si e “realizuar me një disiplinë ushtarake”.
Hysenaj me një kamera të fshehtë filmoi hyrje daljet dhe sistemet e alarmit të depos. Po ashtu u gjet edhe një hartë e shkruar prej tij me të dhëna për planimetrinë e depos. Të dhënat iu kaluan bashkëpatriotit të tij nga Tropoja Jetmir Bucpapa i cili punonte roje sigurie në lokalet e natës të zonës Kent dhe kishte njohje me njerëz të fuqishëm të krimimit të organizuar në këtë zonë.
Pas një gjyqi disa mujor Bucpapa dhe Hysnaj u gjetën fajtor. Pas vuajtjes së dënimit të dy janë dëbuar në Shqipëri. Në procesin gjyqësor Jetmir Bucpapa u akuzua si pjesmarrës edhe në marrjen peng të menaxherit të depos Colin Dixon. Duke mbajtur maska dhe duke përdorur armë zjarri, përfshirë një automatik Skorpion dhe të paktën një pushkë gjahu shtatë grabitësit i lidhën punonjësit e depos te tmerruar përpara se t’i mbyllnin ata në kafazet e parave.
Jetmir Bucpapa dhe Ermir Hysenaj
Banda rrëmbeu menaxherin e depos, Colin Dixon, ndërsa ai po shkonte në punë — ndërkohë që gruaja dhe djali i tij u rrëmbyen veçmas në shtëpinë e familjes — në orët që paraprinë grabitjen. Pas një gjyqi në vitin 2007, Stuart Royle, Roger Coutts, Lea Rusha dhe Jetmir Bucpapa u dënuan të gjithë me burgim të përjetshëm për rolin e tyre në grabitje. Emir Hysenaj, kishte filmuar me kamerë të fshehtë planimetrinë e depos gjatë kohës që punonte aty, u dënua gjithashtu me 20 vjet burg.
Hysenaj, banues atë kohë në East Sussex në kohën e dënimit, kishte filluar punë në depo dy muaj para grabitjes dhe në gjykatë u tha se ishte lidhur me bandën përmes shqiptarit tjetër, Bucpapa. Anëtarët e bandës, Lee “Lightning” Murray, një luftëtar i arteve marciale të përziera i konsideruar si një “boss i madh”, dhe miku i tij i ngushtë Paul Allen, u përpoqën të arratiseshin drejt Marokut.
Superintendenti Detektiv Gavin Moss, Shef i Krimeve të Rënda në Policinë e Kentit, tha: “Edhe pse grabitja e Securitas në vitin 2006 nuk është aktualisht një hetim aktiv, ajo mbetet nën rishikim të rregullt dhe ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion të dalë përpara”.
“Në 20 vitet që nga kryerja e krimit, kemi bërë hetime në mbarë botën, si për të identifikuar përgjegjësit ashtu edhe për të rikuperuar paratë e mbetura që u vodhën, dhe do të vazhdojmë të veprojmë mbi çdo provë të re që mund të dalë në të ardhmen”.
“Me kalimin e kohës që nga incidenti, është e qartë se një pjesë e madhe e parave të mbetura tani është e pagjurmueshme megjithatë ne po vazhdojmë të shqyrtojmë mundësi përmes Aktit për të Ardhurat nga Krimi për të sekuestruar pasuri nga personat e përfshirë.”
Duket se krisja mes Mateos dhe Brikenës në “Big Brother VIP Albania” po shkon drejt një pike pa kthim.
Një tjetër tentativë për sqarim mes dyshes jo vetëm që ka shkuar dëm, por e ka përkeqësuar situatën edhe më shumë, duke lënë pak hapësirë për një paqe të mundshme.
Molla e sherrit këtë herë ka qenë pikërisht zgjedhja e Mateos për pesëshen e tij finaliste.
Teksa ai po përpiqej t’i argumentonte dhe justifikonte Brikenës arsyen pse zgjodhi të përfshinte Selinën në këtë listë, biseda ka marrë një kthesë të ftohtë.
Në mes të sqarimit të Mateos, Brikena ka shokuar banorin duke marrë një vendim drastik. Ajo i thekson prerazi se nuk dëshiron të flasë më dhe, pa asnjë paralajmërim, ngrihet nga ambienti ku po diskutonin duke u larguar e duke e lënë Mateon fjalëkryq.
Ky veprim injorues e ka lënë Mateon dukshëm të habitur. Ai e ka përcjellë largimin e saj me fjalët: “Bravo Brikena, bravo.” duke konfirmuar kështu me zë të lartë atë që të gjithë po e shohin: thellimin e një krisjeje të madhe mes dy ish-aleatëve.
Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar duke bërë me dije se është pezulluar nga detyra punonjësi i Policisë Rrugore me inicialet R.S. Në një video të shpërndarë sot në rrjetet sociale, ai shfaqej duke i marrë një qytetari para. Efektivi ishte me kokore, ndërsa dyshohet se ka kryer një veprim të kundraligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës.
Në videon e shpërndarë në rrjete, polici i Rrugores dëgjohej teksa thoshte: “Ja vijmë vërdallë. Me mbajt mend aq shumë ne o vëlla, ishim bërë doktora”. E pikërisht kjo video i ka kushtuar aktualisht vendin e punës efektivit, ndërsa priten edhe veprimet proceduriale nga ana e AMP-së. Në njoftimin e Policisë së Tiranës thuhej:
“Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Menjëherë pas publikimit në rrjete sociale të një videoje ku pretendohet se një punonjës i Policisë Rrugore ka kryer një veprim të dyshuar të jashtëligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës, ju informojmë se:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rastit, punonjësin e Policisë, inspektor R. S., me detyrë trupë shërbimi në Policinë Rrugore, në Komisariatin e Policisë Tiranë.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 121, pika “d”, të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, ka nisur procedimin hetimor.
Po bashkëpunohet me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka nisur menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale, me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën nga punonjësit e saj, dhe i fton sërish ata të vijojnë të raportojnë çdo rast të tillë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm, profesional dhe të paanshëm”.
Pesë vende janë zotuar të dërgojnë trupa në Gaza në kuadrin e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese të propozuar në takimin e parë të Bordit të Paqes në Washington DC, nismë kjo e presidentit amerikan Donald Trump.
Vendet që u angazhuan të nisin trupa në terren janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Shqipëria dhe Kosova. Egjipti dhe Jordania do ta mbështesin misionin përmes trajnimit të oficerëve palestinezë të policisë. Forca do të drejtohet nga gjenerali amerikan Jasper Jeffers. Ai u caktua koamandant i misionit stabilizues në Gaza, që e ka marre tashme bekimin e Bordit të Trumpit. Pozicioni i zëvendëskomandantit iu besua Indonezisë, cka u konfirmua edhe nga gjenerali Jeffers.
Besohet se fillimisht, forca stabilizuese mund të ketë deri në 20 mijë anëtarë. Donald Trump ka shprehur vazhdimisht optimizëm për nismën
Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, deklaroi për Agence France-Presse se lëvizja islamiste palestineze është e hapur ndaj forcave ndërkombëtare paqeruajtëse në Rripin e Gazes, por hodhi poshtë ato që i përshkroi si ndërhyrje në “punët e brendshme” të territorit.
“Qëndrimi ynë për forcat ndërkombëtare është i qartë: ne duam forca paqeruajtëse që të monitorojnë armëpushimin, të garantojnë zbatimin e tij dhe të shërbejnë si neutralizues midis ushtrisë pushtuese dhe popullit tonë në Rripin e Gazës, pa ndërhyrë në punët e brendshme të Gazës”, ka deklaruar ai.
Deklarata vjen pas takimit të parë të Bordit të Paqes në Washington, anëtarët e të cilit u zotuan të sigurojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Gazës, e disa prej tyre si Kosova dhe Shqipëria, do të dërgojnë edhe trupa si pjesë e një force stabilizuese.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Gazmend Bucpapa ndodhej duke pritur bashkëshorten të dilte nga një market në zonën e 21 Dhjetorit. Ai kishte lënë makinën me bllokazh në rrugë, deri në daljen e saj, kur nga pas i është afruar një tjetër automjet që drejtohej nga Egli Pashollari.
Sipas burimeve, Pashollari i ka rënë borisë për t’i kërkuar të lironte rrugën. Në atë moment, nga makina ka zbritur Gazmendi, i cili dyshohet se e ka sharë. Pasi ka devijuar automjetin, viktima e ka pritur rreth 100 metra më poshtë për t’i kërkuar sqarim lidhur me fyerjen.
Aty ka nisur konflikti fizik me grushte, i cili ka përshkallëzuar deri në përdorimin e një mjeti prerës, ku autori i dyshuar ka goditur 31-vjeçarin me thikë. Pas ngjarjes, Gazmend Bucpapa është larguar në drejtim të paditur.
Momenti ku Gazmend Buçpapaj shfaqet me bashkëshorten para vr*sjes së Eglit Pashollarit.
Të tjera detaje kanë dalë në pah nga vrasja e rëndë që tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku Egli Pashollari u qëllua për vdekje me thikë nga Gazmend Buçpapa.
Burime për mediat kanë zbuluar se Gazmend Buçpapa ndodhej në zonë duke pritur bashkëshorten të dilte nga një market në zonën e 21 Dhjetorit, ku ajo punonte si shitëse.
Buçpapa mësohet se ka lënë makinën me bllokazh në mes të rrugës, kur papritmas nga pas i është afruar një tjetër automjet që drejtohej nga Pashollari.
Sipas burimeve mësohet se Pashollari i ka rënë borisë për t’i kërkuar të lironte rrugën.
Në atë moment, nga makina ka zbritur Gazmendi, i cili mendohet se e ka sharë. Pasi ka devijuar automjetin, viktima mësohet ta ketë pritur autorin rreth 100 metra më poshtë në mënyrë që të sqaroheshin për ofendimet e bëra.
Në ato çaste mësohet se ka nsiur konflikti fizik me grushte, i cili përshkallëzoi deri në përdorimin e një mjeti prerës, ku autori i dyshuar goditi mne thikë për vdekje 31-vjeçarin.
Një foto tregon momentin nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, ku 40-vjeçari shikohet teksa ecën me gruan e tij qetësisht.
Pas ngjarjes së rëndë Gazmend Buçpapa është larguar në drejtim të paditur. Aktualisht ai vijon të jetë në kërkim nga policia.
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Selam Harrizi, ka folur këtë të shtunë në nje wmision televiziv me Franko Egron mbi qasjen që ka Franca për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“E vërtetë, Franko, janë katër shtete që nuk e njohin Kosovën në NATO. Në Francë nuk kemi një përgjigje konkrete. Franca dhe BE-ja janë të fokusuara më shumë në luftën Ukrainë-Rusi.
Deklaratat e fundit të Macron janë që, përsa i përket dialogut Kosovë-Serbi, të shkohet më tutje dhe të ketë një perspektivë europiane dhe me një rezultat pozitiv.
Macron e thekson të ketë një njohje reciproke. Kurse për NATO-n edhe Brukseli është në pikëpyetje. Kosova i ka përmbushur standardet ushtarake dhe demokratike dhe funksionale.
Duke u bazuar në kontekstin aktual politik, Kurti flet për spiunazhe hibride, duke thënë se sulmet serbe dhe ruse paraqiten në Prishtinë. Por nuk kemi një deklaratë zyrtare të Parisit për anëtarësimin e Kosovës në NATO.” – tha Harrizi.
Rreth 12% e 762,740 pensionistëve në vend kanë mbetur jashtë skemës së bonusit mujor gjatë muajit janar, sipas të dhënave zyrtare. Konkretisht, 672,982 pensionistë kanë përfituar bonusin, ndërsa afro 90 mijë të tjerë nuk janë përfshirë në skemë.
Sipas shifrave, mbi 36 mijë qytetarë me pension mbi 40 mijë lekë nuk janë kualifikuar për përfitim. Këtij grupi i shtohen edhe rreth 54 mijë pensionistë të tjerë që janë penalizuar për shkak të kritereve dhe tavaneve të përcaktuara nga skema aktuale.
Si funksionon skema
Bonusi prej 1,800 lekësh në muaj u jepet pensionistëve urbanë me vite të plota pune, të cilët nuk përfitojnë më shumë se 40 mijë lekë pension në muaj. Ndërsa pensionistët urbanë me pension të pjesshëm përfitojnë 800 lekë, nëse pensioni i tyre nuk kalon 22 mijë lekë.
Për pensionet rurale, përfitimi i bonusit prej 1,000 lekësh kushtëzohet nga një tavan prej 18 mijë lekësh në muaj. Megjithatë, aplikimi i këtij kufiri ka sjellë situata ku përfitimi është i pjesshëm. Për shembull, një pensionist rural që merr 17,500 lekë përfiton vetëm 500 lekë bonus, pasi përfitimi i plotë do ta tejkalonte tavanin prej 18 mijë lekësh të përcaktuar nga qeveria.
Nga përfituesit e muajit janar, vetëm 33% kanë marrë bonusin maksimal prej 1,800 lekësh, ndërsa pjesa tjetër ka përfituar shuma më të ulëta.
Rishikimi i skemës në vitin 2027
Nëse skema mbetet e pandryshuar, numri i pensionistëve që do të mbeten jashtë përfitimit pritet të rritet në vitin 2027, pasi vlera mujore e bonusit është parashikuar të dyfishohet.
Në një reagim zyrtar për Report TV, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se skema do të jetë objekt rishikimi në kuadër të analizës së politikave sociale dhe reformës së sigurimeve shoqërore.
Sipas Ministrisë, skema e kompensimit do të vijojë të zbatohet për pensionet deri në 40 mijë lekë në muaj, ndërsa fashat konkrete të përfitimit dhe masa e kompensimit mund të rishikohen në varësi të:
ecurisë së inflacionit,
qëndrueshmërisë financiare të skemës,
rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.
Ndërkohë, qeveria ka parashikuar edhe dhënien e shpërblimit të fundvitit për pensionistët, i cili pritet të përfshihet në paketën e akteve që do të miratohen brenda vjeshtës së këtij viti.