Arsenali arriti një fitore të madhe në derbin me Londrës së Veriut përballë Tottenhamit në transfertë me rezultatin 0-1.
Në këtë takim, spikati dhe një emër i ri në stolin e “Topçinjve”, i cili ishte grumbulluar nga Mikel Arteta.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin shqiptar, Maldini Kacurri. Qendërmbrojtësi kuqezi ka qenë prej kohësh pjesë e akademisë së Arsenalit, duke kapërcyer te ekipet zinxhir.
Por një hap i madh u hodh të dielën e 15 shtatorit, kur Kacurri u grumbullua në një nga sfidat më të “nxehta” në Angli.
Edhe pse nuk u aktivizua asnjë minutë, 18-vjeçari reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ishte mirënjohës për mundësinë e dhënë.
Kacurri gjithashtu është aktivizuar dhe në 5 takime me Kombëtaren shqiptare U-19 dhe dy ndeshje me Kombëtaren U-17.
Helena Kaçi e reja që u promovua nga Kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit të Partisë, kur e përmendi si kryetaren e ardhshëm të Partisë Socialiste, ka goditur sërish.
Teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama nga moderatorja e emisionit Jonida Shehu në Euronews.al ajo tha se Rama kujdeset aq shumë për vendin saqë edhe veten e ka lënë pas dore.
“Bën aq shumë për vendin, saqë nuk bën aq për veten”, tha ajo.
Ndërsa nënkryetarja e Asamblesë Socialiste, Ilva Gjuzi tha se “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shujmë përpara është e metë.” – tha Gjuzi.
Përparimi i Lamine Yamal që kur debutoi me Barcelonën ka qenë spektakolar. Lojtari i ri i Barçës po kalon faza me shpejtësi marramendëse, si në klubin e tij aktual ashtu edhe me Kombëtaren, me të cilën fitoi kampionatin evropian.
Ndeshja e kësaj të diele në Girona ishte një tjetër provë se çfarë është në gjendje të bëjë. Shifrat e tij këtë sezon (tre gola dhe katër asistime) janë vërtet të jashtëzakonshme.
Barcelona e ka të qartë këtë dhe gjithashtu se kontrata e tij, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç, tashmë është vjetëruar. Dhe nënshkrimi i kontratës së tij të re u bë pak më pak se një vit më parë, konkretisht më 2 tetor 2023. Që atëherë, Lamine është bërë lojtari referues i Barcelonës.
Për këtë arsye, klubi tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për të ndjekur me lojtarin. Gjatë gjithë këtij sezoni, klubi do të përmirësojë kushtet e tij financiare sepse tani po fiton mbi një milion e gjysmë euro në vit. Është e vërtetë që për objektivat që ka arritur sezonin e kaluar ka marrë një bonus nga klubi, por rekordi i tij është ende shumë i vjetëruar me cilësinë e lojtarit.
Gjithashtu do të ketë negociata për rritjen e pagës së tij. Kjo tashmë është diskutuar nga të dyja palët. Ideja, dhe kjo është diçka që u diskutua në rinovimin e mëparshëm, është që ai të nënshkruajë një kontratë profesionale kur të mbushë 18 vjeç deri në vitin 2030. Dhe me kushte ekonomike në përputhje me vlerën e futbollistit dhe performancën që ofron. Domethënë një rrogë e “çmendur”.
Nuk duhet harruar se sezonin e kaluar, siç raportoi MARCA, PSG ishte e gatshme të paguante 200 milionë për transferimin e futbollistit. Edhe ky numër u rrit në fund të sezonit. Megjithatë, Barcelona e ka shumë të qartë se nuk do të dëgjojë oferta për yllin e saj. Kështu i thanë ata klubit francez.
Ideja e menaxhmentit të sportit të Barçës është të ndërtojë një ekip të madh për të ardhmen me këtë grumbull futbollistësh që po largohen nga La Masía dhe që do të kenë si referencë Lamine Yamal. Ata duan të mbrojnë futbollistin dhe më pas të bëjnë të njëjtën gjë me të tjerët si Cubarsí, Fermín apo vetë Gavi.
Modelja e famshme italiane, Bianca Balti ka treguar se është diagnostiguar me kancer ovarian në fazën 3. Imazhi i Dolce Gabbana për 10 vite, 40-vjeçarja ka publikuar momente nga spitali për të treguar se për jetën ia vlen të luftosh edhe të buzëqeshësh edhe në momente të vështira, në ditë të errëta ku shpresa duket e pakët.
“Të dielën e kaluar, u kontrollova në ER për të zbuluar se dhimbja ime e poshtme e barkut ishte kancer i vezoreve në fazën 3. Ka qenë një javë plot frikë, dhimbje dhe lot, por kryesisht dashuri, shpresë, të qeshura dhe forcë. Unë kam një udhëtim të gjatë përpara, por e di që do ta mund këtë. Për veten time, të dashurit e mi (vajzat e mia janë në krye të listës), dhe të gjithë ju që keni nevojë për forcë, mund të huazoni disa nga të miat sepse kam me shumicë. Jeta ndodh; jepi një arsye. Deri më tani, kanceri më ka dhënë një shans për të gjetur bukurinë përmes pengesave të jetës.”
Në 2022 ajo kishte njoftuar se kishte vendosur të hiqte vezoret dhe dy të gjinjtë pasi një analizë që tregon mundësitë për t’u prekur nga kanceri e kishte nxjerrë pozitive.
Heidi Baci do të vijë si moderatore në Top Channel në sezonin e ri televiziv. Nuk dihet ende në çfarë programi do të shfaqet ajo. Deri tani Heidi është përfolur se ka zhvilluar një audicion për të zënë vendin e Xhemit në Portokalli.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë një nga moderatoret e panelit në sezonin e ri të “Goca dhe Gra”. Ditën e sotme Sara Hoxha ka vulosur rikthimin e Heidit në Top Channel, disa ditë pasi ajo u largua drejt Italisë. Heidi e ka konfirmuar diçka të tillë duke ripostuar storyn e Sarës me një aprovim!
Një nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli 4” është Armand Haderllari, i njohur si pjesëmarrës në një reality show në Shqipëri, disa vite më parë. Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.
Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri ne 12 mijë për 1 gram.
Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit. Haderllari rezulton të ketë marrë pjesë në edicionin 3 të Big Brother Albania në vitin 2010.
E kur jugu dhe veriu bashkojnë fuqitë shkaktohet “tërmet”. Dy divat e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe dhe Fatmira Breçani janë ulur këmbëkryq dhe kanë “tundur” sallën.
Jo më kot cilësohen si dhe ndër këngëtaret më me peshë në muzikën shqiptare. Aurela dhe Fatmira janë bërë bashkë në një dasmë dhe kanë bërë atë që ato dinë më së miri, të këndojnë me gjithë shpirt dhe të dhurojnë emocionet.
Siç shihet dhe në këtë video të publikuar në rrjetet sociale dy “mbretëreshat” e muzikës tonë janë “mbuluar” nga dasmorët në para.
Tito Jackson, një anëtar origjinal i grupit pop Jackson 5 dhe vëllai i të ndjerit Michael Jackson, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, raportojnë mediat amerikane. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.
Tito ishte në grupin ikonë së bashku me vëllezërit Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael, të cilët vdiqën në 2009.
Ai ishte së fundmi në Mynih përpara një shfaqjeje që grupi do të jepte.
Steve Manning, mik i vjetër i familjes Jackson dhe ish-menaxher i familjes Jackson, i tha Entertainment Tonight se Jackson vdiq të hënën, më 16 shtator.
Tre djemtë e tij, Taz, Taryl dhe TJ Jackson, konfirmuan lajmin në një postim në Instagram:
“Jemi të tronditur, të pikëlluar dhe të shkatërruar”, thuhet në postim. “Babai ynë ishte një njeri i jashtëzakonshëm që kujdesej për të gjithë. Do të na mungojë shumë. Do të jetë përgjithmonë “koha e Titos” për ne. Ju lutemi mos harroni të bëni atë që babai ynë gjithmonë mbrojti dhe kjo është ‘të duam njëri-tjetrin’. Të duam gjysh”.
Hitet e Jackson 5 përfshinin ‘ABC’, ‘The Love You Save’ dhe ‘I Want You Back’.
Autoritetet lokale të Selanikut kanë ngritur alarmin për një vajzë 23-vjeçare të zhdukur nga zona e Harilaou. 23-vjeçarja u zhduk pasditen e 11 shtatorit dhe mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.
Më në detaje në njoftimin e saj Buzëqeshja e Fëmijës shprehet:
Më datë 09.11.2024, pasdite, u zhduk nga zona e Harilaou, Artiola Mesi, me origjinë shqiptare, 23 vjeçe. “Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e saj sot më 16.09.2024 dhe ka vazhduar me publikimin e detajeve të të rritures, me kërkesë të familjes së saj, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj.
Artiola Mesi është 1.60 m e gjatë, peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të gjelbër. Ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins. Ajo ka një tatuazh në krahun e majtë, një flutur.
Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen
Më 16 shtator 2023, Toka u trondit për nëntë ditë dhe askush nuk mund të shpjegonte pse. Sizmologët në mbarë botën zbuluan dridhjet e pazakonta dhe të gjata të një modeli shumë të ndryshëm nga zhurmat e tërmeteve.
Çfarë bëri që toka të dridhej për 9 ditë me radhë?
Dridhjet që u ndjenë nëpër planet, në fakt, u shkaktuan nga lëvizja masive e ujit në një fjord të largët të Groenlandës pas një rrëshqitjeje të madhe dheu.
“Kjo është hera e parë që rrëshqitja e ujit është regjistruar si dridhje nëpër koren e Tokës, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke zgjatur disa ditë,” tha Stephen Hicks nga UCL Earth Sciences në një njoftim për shtyp.
Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga një shkrirje e akullnajave poshtë majës së malit, sipas studimit, dhe Svennevig tha se shkencëtarët po rishikojnë llojet e fatkeqësive natyrore që tani janë të mundshme në një mjedis Arktik që po ngrohet.
Në vitin 2017, një rrëshqitje akullnajore në fiordin Karrat të Grenlandës perëndimore përmbyti një fshat, duke shkatërruar 11 shtëpi dhe duke vrarë katër banorë.
Në Alaskë, zyrtarët amerikanë po vëzhgojnë nga afër akullnajën Barry Arm për një rrëshqitje të mundshme dheu që mund të shkaktojë një cunami atje dhe të kërcënojë komunitetet aty pranë në Prince William Sound.
“Sikur të kishit sugjeruar vetëm një vit më parë se një valë nëntë-ditore mund të ekzistonte në një det të Groenlandës, ose kudo, njerëzit do të tundnin kokën,” tha ai. “Tani e kemi parë, duhet të merremi me të dhe e dimë se këto gjëra ekzistojnë.”