Z hdùkjẹt misteriòze në “Trekëndëshin e Bermudës”, ky është shpjegimi i shkencës

Mitet që rrethojnë Trekëndëshin e Bermudës kanë qenë një burim interesi për mijëra teoricienët e konspiracionit për vite me radhë.

Për dekada, shtrirja e Oqeanit Atlantik të Veriut ka ngjallur frikë pasi kanë ndodhur dhjetëra zhdukje misterioze.

Më shumë se 50 anije dhe 20 avionë thuhet se janë zhdukur në zonë, e cila shtrihet afërsisht nga brigjet e Floridës deri në Bermuda dhe ishujt e Antileve të Mëdha.

Sigurisht, teoritë e konspiracionit janë fokusuar në shkaqet e këtyre rasteve tragjike dhe të pashpjegueshme.

Megjithatë, ekspertët kanë ofruar hipoteza më të besueshme dhe, disa vite më parë, shkencëtari australian Karl Kruszelnicki pretendoi se e kishte “zgjidhur” njëherë e përgjithmonë misterin.

Ai hodhi poshtë çdo aluzion për të mbinatyrshmen dhe në vend të kësaj sugjeroi gabimin njerëzor, motin e keq dhe vëllimet e larta të trafikut si përgjigje.

“Është afër ekuatorit, afër Amerikës, kështu që ka shumë trafik”, tha ai.

Në të vërtetë, Trekëndëshi i Bermudës (i njohur edhe si “Trekëndëshi i Djallit”) është një nga korsitë më të ngarkuara të anijeve në botë, me mijëra anije që kalojnë nëpër portet në SHBA, Evropë dhe Karaibe.

Dhe ndërsa zhdukja e çdo avioni apo anije është një tragjedi, në fakt, “numri i avionëve që zhduken në Trekëndëshin e Bermudës është i njëjtë si kudo tjetër në botë në përqindje”, tha Dr. Kruszelnicki, duke cituar kompaninë e sigurimeve, Lloyds of London dhe Roja Bregdetare e SHBA.

E thënë thjesht, të udhëtosh nëpër këtë zonë famëkeqe nuk është më e rrezikshme sesa të udhëtosh nëpër zona të tjera të mbushura me njerëz.

Kjo teori duket se nuk i emocionoi njerëzit, të cilët iu drejtuan teorive më interesante, si për shembull se dallgë të çuditshme qëndrojnë pas zhdukjeve.

Shkencëtarët e hulumtuan këtë hipotezë në dokumentarin e Channel 5 “The Bermuda Triangle Enigma”, duke argumentuar se kushtet në zonë janë të përshtatshme për “valë masive”.

“Ka stuhi në jug dhe në veri, të cilat takohen,” shpjegoi oqeanografi Simon Boxall i Universitetit të Southampton.

“Dhe nëse ka të tjera nga Florida, mund të jetë një formacion valësh potencialisht vdekjeprurëse.”

Valët endacake të këtij lloji mund të arrijnë një lartësi prej rreth 30 metrash, e cila do të ishte në një nivel me valën më të madhe të regjistruar ndonjëherë.

B urri e vr* ù dhe i còp* toi trŭpin, postimi rrëqęthës i ish-finalistes së Miss Zvicrës pak kohë më parë përIot miqtë dhe të afërmit

Fotoja familjare e shpërndarë rreth një vit më parë nga finalistja 38-vjeçare e Miss Zvicrës, Kristina Joksimovic, e cila pësoi një vdekje tragjike nga duart e bashkëshortit të saj shkurtin e kaluar, kur ai e mbyti dhe e copëtoi, ka ngjallur emocione të forta edhe pas vrasjes së saj.

E pavetëdijshme se çfarë e ardhme fatale e priste, ajo i kishte vënë mbishkrimin fotos së saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre “Bota ime”.

Disa muaj më vonë, burri i saj biznesmen 41-vjeçar, Thomas, rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij shkurtin e kaluar në Binningen, afër Bazelit në Zvicër. Trupi i saj u gjet një ditë pas vrasjes makabre.

Burri i saj pranoi se e vrau në vetëmbrojtje, duke pretenduar se e copëtoi trupin në momente “paniku” në dhomën e lavanderisë. Sipas një raporti të autopsisë, disa pjesë të trupit të saj ishin copëtuar me një prerëse dore dhe ishin tentuar të asgjësoheshin me lëndë kimike.

Vrasja brutale tronditi miqtë e 38-vjeçares, ku njëri prej tyre i tha agjencisë lokale të lajmeve Blick: “Më dukeshin si familja perfekte”. Shumë njerëz lanë mesazhe nën postimet e saj. Në shumë prej postimeve ajo shfaqet edhe me burrin e saj, të cilin e quan “shkëmbi im”.

“Në krizë prej muajsh”

Një person me njohuri për dinamikën e zhvillimit në familje i tha “Blick” se marrëdhënia kishte qenë “në krizë prej muajsh”, ku policia thuhet se ishte thirrur paraprakisht për raportime për abuzim fizik.

Hetuesit që po shqyrtonin rastin thanë se biznesmeni tregonte një nivel të lartë aktiviteti kriminal. Në të njëjtën kohë, ata folën për mungesë ndjeshmërie dhe ftohtësie pas vrasjes së gruas së tij, ndërsa iu referuan edhe përpjekjeve të tij për të mbuluar vdekjen e saj. Ata thanë se ai kishte “tipare sadisto-sociopatike”.

Zbulohet vendndodhja e Heidit! Ish-banorja e Big Brother fotografohet nga “paparazzi” në krah të…

Ditëve të fundit Heidi Baci është zhdukur nga rrjetet sociale, duke bërë rrallë herë postime, gjë e cila ka ngjallur kuriozitet tek publiku.

Në anën tjetër u fol se shkak i zhdukjes së saj është bërë krisja me Romeon, i cili gjithashtu poston rrallë në Instagram, madje vetëm foto nga filmi me Elvana Gjatën.

Heidi është folur se do të jetë pjesë e panelit të Goca dhe Gra, bashkë me Ilnisën. Deri më tani këto dy emra thuhet nga zërat se janë të konfirmuara, pasi emra të tjerë që përfliten janë Roza Lati, Erjola Doçi, Françeska Murati.

Ndonëse para nisjes të sezonit televiziv “paparazzi” ka zbuluar për Kryefjala.com se Heidi është parë në aeroportin e Tiranës e shoqëruar nga daja i saj. Heidi do të kalojë pak ditë në Itali, ku dhe do rikthehet sërish në Shqipëri.

U dë nua për v*à sjęn që s’e kishte bërë, 34-vjeçari me dëmshpërblimin më të madh në historinë e SHBA

Një shtetas amerikan mori 50 milionë dollarë dëmshpërblim pasi u dënua gabimisht për vrasje, një ndër pagesat më të mëdha të këtij lloji në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Marcel Brown, 34 vjeç, u dënua me 35 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e një djali 19-vjeçar në vitin 2008 në West Side të Çikagos.

Brown kreu dhjetë vjet burg përpara se të lirohej në vitin 2018 pasi një gjykatë e rrëzoi dënimin e tij dhe prokurorët hoqën të gjitha akuzat kundër tij.

Pas një gjyqi dy-javor, një juri në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Çikago i dha dëmshpërblim Brown-it, duke gjetur se policia sajoi prova dhe detyroi një rrëfim të rremë prej tij.

Firma ligjore Loevy & Loevy tha se oficerët e mbyllën Brown në një dhomë marrje në pyetje për më shumë se 30 orë, e privuan atë nga ushqimi, refuzuan kërkesat e tij të përsëritura për një telefonatë dhe e penguan të flinte.

Policia gjithashtu e kërcënoi atë me burgim të gjatë nëse ai refuzonte të rrëfente dhe largonte nënën dhe avokatin e tij kur të mbërrinin për ta ndihmuar, tha Loevy & Loevy.

“Unë isha vetëm një fëmijë. Më futën në një strofkë plot me ‘luanë’, nuk u interesuan dhe nuk u penduan”, tha Brown në një deklaratë të lëshuar nga avokatët e tij.

Pas ndarjes nga Heidi? Romeo pëson ndryshimin drastik në pamje

Romeo Veshaj ishte padiskutim një ndër banorët më të komentuar dhe më aktiv në sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Megjithatë, qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për më shumë se 3 muaj, i kushtoi jo pak aktorit.

Ai humbi më shumë se 10 kile nga pesha e tij trupore, e cila dukshëm u vu re në pamjen e tij — përfshirë masën muskulare apo detajet në fytyrë.

Mirëpo disa muaj nga mbarimi i programit, Romeo duket se është rikthyer fuqishëm.

Aktori ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet se ka pësuar një ndryshim për mirë në pamjen e tij, shumë më i shëndetshëm.

Epo ndarja (e përfolur) nga Heidi Baci duket se ka ndikuar në motivimin e aktorit.

K*im i r ëndë në familje/ 17-vjeçari υ* et nënën e tij, një vit më parë kishte υ* άrë të atin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një 17-vjeçar ka qëlluar për vdekje me th*kë nënën e tij, ndërsa vitin e kaluar kishte vrarë babain.

Më konkretisht, autori është Colin Griffith, i cili mbrëmjen e së dielës së lajmëroi policinë.

Policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje, por kur i ka kërkuar të përshkruajë atë që kishte ndodhur, ai nuk është përgjigjur dhe ka kërkuar të flasë me një avokat. Dëshmitarët thanë se nënë e bir po debatonin në oborrin e shtëpisë së tyre dhe ai e kapi për flokësh dhe e tërhoqi zvarrë.

Neë York Post shkruan se autopsia e mjekut ekzaminues tregoi se Kathryn Griffith vdiq nga një plagë e thellë me thikë në qafë. Colin Griffith në vitin 2023 kishte vrarë babanë e tij në ditën e Shën Valentinit në shtëpinë e tyre në Oklahoma duke e qëlluar për vdekje pas një debati.

Ai ishte atëherë 15 vjeç.

Sipas asaj që ai ka treguar në polici, ai është futur në qoshe nga babai i tij në dhomën e gjumit të shtëpisë dhe më pas me armë e ka qëlluar dy herë, një herë në gjoks dhe një herë në kokë.

Nëna e Colin pagoi 50,000 dollarë për ta shpëtuar nga burgu, sipas të dhënave.

VIDEO/ Hatit dhe Jasharit i heqin patentat pas shpejtësisë skëterrë ne rrugë!

Patjetër që çdo person që përdor rrjetet sociale është i njohur me personazhin e momentit në TikTok, Hatin.

Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fenomen dhe diskutim në tavolinat e shqiptarëve.

Pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit, zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në videot e saj.

Si një çift aventurier, Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e shtyn partnerin e saj të ngasë mbi normën e lejuar numërojnë me miliona views.

Hati dhe Jashari janë ndëshkuar nga policia rrugore për shpejtësi në zonat e banuara.

Hatixhes i është hequr patenta dhe gjithashtu, ka marrë një gjobë prej 20 000 lekë. Gjithashtu edhe bashkëshortit të saj, Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40 000 lekë.

Gjithçka nisi pasi ata publikuan në rrjetete sociale, momente teksa lëviznin me shpejtësi tejë normave të lejuara në zona të banuara.

Siç duket, miliona ndjekësve të Hatixhes për disa kohë do i mungojnë videot virale nga makinat luksoze dhe aventurat e saj me shpejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

‘Të rbohet’ moti/ Stuhia “Atena” përmbγt vendin fqinj! A do të preket edhe Shqipëria?

Stuhia “Atena”, ka goditur një pjesë të Greqisë, duke shkaktuar përmbytje në Athinë dhe në Rodos.

Mediat greke, raportojnë se gjatë kësaj të mërkure një stuhi e fortë shiu ka goditur zonën e Atikës në Athinë, duke shkaktuar përmbytje në rrugë.

Ndërkohë që e njëjta situatë është paraqitur edhe në Rodos, ku disa nga rrugët kryesore janë kthyer në lumenj.

Gjithashtu, mediat raportojnë që edhe përgjatë ditës së premte në Greqi, pritet të ketë një tjetër stuhi të fortë shiou dhe breshëri, e cila do të sjellë në ulje të ndjeshme temperaturash.

Po Shqipëria do të preket?

Edhe në vendin tonë duke nisur nga mëngjesi i ditës së premte, do të ketë përkeqësim të motit, ç`ka do të sjellë rënie të temperaturave me 6-7 gradë celcius.

E premtja e shtuna dhe e diela, pritet të sjellë reshje të forta shiu të shoqëruara edhe me stuhi breshëri dhe shkarkesa elektrike.

E ardhmja e saj në televizion ishte në dyshim, Bora Zemani i rikthehet ekranit me një projekt ndryshe! Ja ku do ta shohim moderatoren

Moderatorja e njohur Bora Zemani, pritet së shpejti në ekran me një format të ri, ndryshe nga ku jemi mësuar ta shohim sezon pas sezoni.

Teksa menduam se ishte lënë jashtë top listës së moderatorëve për këtë vit, ishte njëra nga producentet e Top Channel e cila e nënkuptoi lajmin gjatë një “ask me questions” në Instagram.

Thuhet se Zemani do të marrë drejtimin e një ‘Game Show’ i cili pritet të transmetohet çdo të diel në ekran.

Edhe pse vetë Bora nuk ka konfirmuar asgjë, mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar një ‘Story’ e cila ngriti dyshimet se provat për projektin e ri mund të kenë filluar.

Kujtojmë që së fundmi moderatorja ka bërë një ndryshim në look-un e saj duke i kthyer flokët në gjysëm bionde. Siç duket kështu do ta shohim moderatoren në ekran, gjatë këtij sezoni.