B urri e vr* ù dhe i còp* toi trŭpin, postimi rrëqęthës i ish-finalistes së Miss Zvicrës pak kohë më parë përIot miqtë dhe të afërmit

Fotoja familjare e shpërndarë rreth një vit më parë nga finalistja 38-vjeçare e Miss Zvicrës, Kristina Joksimovic, e cila pësoi një vdekje tragjike nga duart e bashkëshortit të saj shkurtin e kaluar, kur ai e mbyti dhe e copëtoi, ka ngjallur emocione të forta edhe pas vrasjes së saj.

E pavetëdijshme se çfarë e ardhme fatale e priste, ajo i kishte vënë mbishkrimin fotos së saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre “Bota ime”.

Disa muaj më vonë, burri i saj biznesmen 41-vjeçar, Thomas, rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij shkurtin e kaluar në Binningen, afër Bazelit në Zvicër. Trupi i saj u gjet një ditë pas vrasjes makabre.

Burri i saj pranoi se e vrau në vetëmbrojtje, duke pretenduar se e copëtoi trupin në momente “paniku” në dhomën e lavanderisë. Sipas një raporti të autopsisë, disa pjesë të trupit të saj ishin copëtuar me një prerëse dore dhe ishin tentuar të asgjësoheshin me lëndë kimike.

Vrasja brutale tronditi miqtë e 38-vjeçares, ku njëri prej tyre i tha agjencisë lokale të lajmeve Blick: “Më dukeshin si familja perfekte”. Shumë njerëz lanë mesazhe nën postimet e saj. Në shumë prej postimeve ajo shfaqet edhe me burrin e saj, të cilin e quan “shkëmbi im”.

“Në krizë prej muajsh”

Një person me njohuri për dinamikën e zhvillimit në familje i tha “Blick” se marrëdhënia kishte qenë “në krizë prej muajsh”, ku policia thuhet se ishte thirrur paraprakisht për raportime për abuzim fizik.

Hetuesit që po shqyrtonin rastin thanë se biznesmeni tregonte një nivel të lartë aktiviteti kriminal. Në të njëjtën kohë, ata folën për mungesë ndjeshmërie dhe ftohtësie pas vrasjes së gruas së tij, ndërsa iu referuan edhe përpjekjeve të tij për të mbuluar vdekjen e saj. Ata thanë se ai kishte “tipare sadisto-sociopatike”.