Ky është i riu që humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Klos, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar me linjën kabllore të internetit.

Sipas informacionit të parë, Dorjan Peci dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40. Peci po punonte me kabllot e internetit kur ndodhi aksidenti fatal. Grupi hetimor është duke punuar në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, për të zbardhur rrethanat e plota që çuan në këtë tragjedi.

Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar saktësisht shkakun e incidentit dhe për të siguruar që të gjitha aspektet e sigurisë janë shqyrtuar.

“Është mirë të zhdukesh…”, Luana Vjollca i drejtohet publikisht ish partnerit të saj?

Një lajm i bujshëm ishte ai i ndarjes së Luana Vjollcës nga Krenar Çoçaj disa javë më parë.

Menjëherë pas ndarjes, moderatorja bëri një postim në Instagram ku krahas disa fotove të saj, shkroi: “Sot asnjëherë s’mke ra n’mend”.

Prej asaj kohe Luana ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa shpesh ndante momente nga pushimet e saj me ndjekësit.

Mirëpo tashmë që pushimet kanë mbaruar, duket se Luanës ka filluar t’i bjerë ndërmend sërish ish-i i saj, Krenari — të paktën këtë na la të kuptojmë moderatorja me postimin e fundit.

Që pas ditëlindjes, Luana nuk kishte publikuar asnjë Instastory apo postim, mirëpo së fundmi Luana është rikthyer. Ajo ka shpërndarë një postim të një faqe të quajtur “Mentalityway”, në të cilin shkruan: “Është mirë të zhdukesh deri sa të ndihesh sërish vetvetja”

“Shteti ishte bashkuar me të keqen dhe vrasjen”/Çupi paralajmëron ‘tërmet’ në familjen Berisha: Është në prag të burgut

Asambleja e Partisë Socialiste përçoi një model demokracie për Shqipërinë. Kështu u shpreh analisti Frrok Çupi, i ftuar në ‘Ora e Fundit”.

Ai theksoi se në këto tre dekada, ka qenë aty, për të shëruar plagët e Shqipërisë, të cilat ia ka shkaktuar vendit keqqeverisja e Partia Demokratike.

“Asambleja kishte një nivel shumë modelar për demokracinë. PS në këto tre dekada, ka pasur kualitetin që sapo ka renduar dhe ka djegur partia tjetër, PD, ka ardhur për të kuruar dhe për të shëruar plagë. Nuk kishte shtet, por shteti ishte bashkuar me të keqen dhe me vrasjen. PD edhe pse ka dalë nga qeverisja, edhe pse populli nuk e voton kurrë më, sot e kësaj dite”, tha ai.

Ai komentoi edhe skuadrën e drejtuesve politikë të PS në Tiranë. Analisti theksoi se shtimi i dy emrave të tjerë, konkretisht Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut, krahas Veliajt, nuk do të thotë që kemi të bëjmë me një mosvlerësim të punës dhe përpjekjeve të kryebashkiakut të Tiranës , por sipas Çupit kjo qasje tregon se kryeministri ka shtuar vëmendje në qark, pasi Tirana përbën 1/3 e popullsisë.

“Veliaj është vlerësuar akoma më shumë nga kryeministri. Kryeministri i ka kushtuar vëmendja një zone elektorale. Që ka mbi 30 deputetë dhe doemos ngarkesa nuk mund të mbetet tek një person i vetëm. Nuk ka asgjë të përbashkët dhe as se ka pasur në mendje Edi Rama se kush ndodhet në Fier. Fieri në mënyrën më normale dhe më të vlefshme, Fieri është një qytet m shumë e rëndësishme dhe është zona e tretë dhe është një zonë socialistësh”, tha ai.

Ai komentoi situatën në PD dhe faktin që SPAK pritet të mërkurën t’i komunikojë zyrtarisht akuzën për korrupsion ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, nuk përjashtohet fakti që SPAK t’i shtojë akuza të tjera Berishës, për shkak të sjelljes pasi nuk e ka respektuar masës së sigurisë “arrest shtëpie”

“Berisha nuk ka mendje as te lista e hapura as lista te mbyllura. Ai nuk e ka fare mendjen tek zgjedhjet. Ai Berisha luan me të vetët në mënyrë hipokritët, të vetët luajnë në mënyrë hipokrite me Sali Berishën. Berishës mund ti shtohen akuza të tjera nga SPAK. Ajo familje është në prag të burgut”, tha ai.

Pamje si në filma: RENEA aksion në një restorant në Lungomaren e Vlorës. Tmerrohen turistët (Video)

Pamjet e një aksioni të RENEA-s në Lungomare në Vlorë, paraditen e 9 gushtit janë publikuar së fundmi nga gazetari Artan Hoxha.

Në video duken disa efektivë të RENEA-s, të maskuar dhe të armatosur, disa të veshur civilë, që futen në restorantin e një hoteli, duke shkaktuar panik te turistët, ku kishte fëmijë dhe gra.

Në video duket sesi disa fëmijë futen poshtë tavolinave, ndërsa personat e tjerë të pranishëm largohen të tmerruar.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një operacion ku është kërkuar ndërhyrja e RENEA-s. Është një operacion që është bërë më 9 gusht nga forcat taktike të RENEA-s.

I gjithë operacioni ndodh për 50 sekonda.

Në raste të tilla ndërhyhet kur ka një person me rrezikshmëri të lartë, por nuk ka informacione kush ka qenë objektivi i efektivëve.

“Lajmi që u dha në media flet për ndërhyrjen në orën 10 të paradites, nuk u arrestua askush dhe aty ka vetëm turistë, kur këto operacione bëhen në mbrëmje. Kur RENEA i bën vetë këto operacione mundohet të shmangë përballjen me civilët. Nuk ka patur informacion të saktë. Një pjesë e këtyre efektivëve kanë qenë me të shkurtra. Njerëzit në lokal janë gra, fëmijë, familjarë. Këto operacione bëhen kur ke informacione të sakta dhe jo kur ka turistë.

Mirë u bë gjithë kjo, po për çfarë e bënë? Nëse 2-3 hoteleve në qendër të Tiranës u futesh kështu, nuk u shkon njeri me. Me aq shumë qytetarë që ndodhen aty për pushime, pasojat nuk dihen. Ky është operacion që nuk pati sukses”, tha gazetari Artan Hoxha.

Video Player

Shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm bën për spitaI dy gardianë të burgut

Koçi Selamaj, i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia në Mbretërinë e Bashkuar, për vrasjen e mësueses Sabina Nessa, do t’i duhet të qëndrojë edhe më gjatë në burg, pas një dënimi të ri me 4 vjet e 6 muaj heqje lirie, pasi dhunoi dy gardianë burgu.

I quajtur si “Monster Mansion”, Selamaj 36-vjeç ka sulmuar me mjete të forta, dy gardianë në burgun Frankland, County Durham, ku vuan dënimin me burg përjetë.

Selamaj pranoi se kishte plagosur një person me dashje dhe kishte sulmuar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të vërteta trupore.

Ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Sabinës, teksa ajo po shkonte në një lokal në Kidbrooke, Londra Juglindore, për të takuar një mik të vjetër.

Mësuesja e shkollës fillore, 28 vjeç, ra në pritën e ngritur nga Selamaj dhe u rrah për vdekje, ndërsa sulmi u konsiderua “i paramenduar dhe grabitqar” nga të huajt.

Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se stafi i burgut kishte ndërhyrë kur dëgjoi goditje që vinin nga qelia e vrasësit.

Ata hynë për të parë se çfarë ka ndodhur dhe zbuluan se tualeti i tij ishte “shkatërruar”.

Selamaj më pas i kërcënoi gardianët duke mbajtur në dorë një copë porcelani.

Ai goditi një oficer – duke i shkaktuar një plagë në gju dhe në parakrah – përpara se të godiste të dytin dy ose tre herë në fytyrë.

Selamaj, i cili tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë të Broadmoor, do të vuajë dënimin shtesë pas dënimit minimal prej 36 vitesh të burgimit të përjetshëm për vrasjen e Sabinës.

Ai u dënua në mungesë për vrasjen e Sabinës në prill 2022 pasi refuzoi të merrte pjesë në gjykatë.

“QëIIoni mbi civilët”/ Piloti shqiptar zbulon urdhrin e pazakontë që mori në 1997: Kur pashë që kishte njerëz…

27 vjet pas ngjarjeve komplekse të vitit 1997, një ish-pilot i bazës ushtarake të Kuçovës u nderua nga bashkia e Tepelenës me titullin më të lartë lokal për “shmangien e vëllavrasjes në vitin 1997”.

Fatmir Meçaj tregon se u urdhëruan të bombardojnë nga ajri depot e armatimit në fshatin Turan të Tepelenës ndërsa zona ishte e populluar dhe brenda depove kishte shumë njerëz të irrituar që po merrnin armë.

“Pasi u dha urdhri të gjithë ishin të emocionuar dhe njëkohësisht mendonin, ç’është ky urdhër në kundërshtim me interesat e popullit.

Lufton e mira me të keqen e në këtë rast fitoi e mira sepse ne ishim të detyruar të zbatonim betimin që kishim bërë dhe urdhëri ishte në kundërshtim me betimin prandaj vendosëm të mos veprojmë.

Edhe shokët e mi që u ngritën pas meje të njëjtën gjë bënë. Ne na u dha urdhër që të qëllonim në Turan, mbi depot e Turanit, mbi njerëzit që ishin atje duke marrë armatim. Kur pashë që kishte njerëz u ktheva në bazë. Kolegut tim Agim Matraku që u ngrit pas meje i thashë: pashë, por nuk pashë gjë” pra nuk duhet të veprosh. Edhe ai të njëjtën gjë bëri”, tregon ish-piloti.

T merr në mes të Moskës/ Ukraina i bën ‘gjëmën’ Rusisë, ja goditja shkatërrimtare që nuk pritej nga Putini

Lufta e përgjakshme e nisur nga Vladimir Putini ka mbërritur sërish në zemrën e Rusisë!

Sipas raportimeve të vazhdueshme të mediave, një ndërtesë shumëkatëshe në Ramenskoye (rajon i Moskës) u godit nga një dron ukrainas. Qyteti me 100 mijë banorë ndodhet rreth 45 kilometra në juglindje të Moskës.

Pamjet në mediat sociale tregojnë bllokun e apartamenteve. Droni goditi lartësitë e kateve të 11-të dhe të 12-të gjatë natës, flakët u ndezën nga vrima e hapur. Një civil 46-vjeçar thuhet të jetë vrarë nga sulmi. Media shtetërore ruse raporton se tre persona janë plagosur.

Fillimisht u tha se ka humbur jetën edhe një fëmijë nëntë vjeç. Sidoqoftë, guvernatori rajonal Andrei Vorobyov u korrigjua në këtë drejtim dhe tha se vdekja që ai raportoi ende nuk ishte konfirmuar.

Goditja ishte pjesë e një vale të tërë sulmesh që Ukraina nisi ndaj agresorit të martën mbrëma. Rusia pretendon se ka kapur gjithsej 144 objekte fluturuese pa pilot, sipas kanaleve të propagandës ruse.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, pohoi në Telegram se 20 dronë u shkatërruan. Në rajonin e Briansk, i cili kufizohet me Ukrainën, guvernatori rajonal Alexander Bogomas pretendon se ka zmbrapsur “një sulm masiv terrorist nga armiku”. U shkatërruan 72 dronë. Informacioni nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Një gjë është e qartë: goditja në ndërtesën e banimit nuk është goditja e vetme që Ukraina arriti. Fotot dhe videot tregojnë se janë sulmuar edhe tre aeroportet Moskë-Domodedovo, Moskë-Vnukovo dhe Moskë-Zhukovsky. Punonjësit duhej të hiqnin pjesët e dronit nga kompleksi i Zhukovsky.

Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se aeroportet duhej të anulonin 30 fluturime. Përfundimisht, të gjitha aeroportet në metropolin rus u mbyllën për trafikun ajror për disa orë.

Ngritjet dhe uljet gjithashtu duhej të shtyheshin në republikën ruse të Tatarstanit – përsëri.

Despoti i Kremlinit, Putin, dëshiron të presë ngjarjen më të madhe politike ruse këtë vit në kryeqytetin Kazan: samiti BRICS i vendeve industriale në zhvillim është planifikuar të zhvillohet atje në tetor (shkurtesa nënkupton anëtarët themelues Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut). Është e paqartë nëse aeroporti mund të funksionojë edhe për shkak të presionit të dronëve ukrainas.(BILD)

Del VIDEOJA: Si indiani tentoi të hapte derën e emergjencës të “Air Albania”

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në Rinas, ku një avion i “Air Albania” që do të udhëtonte drejt Stambollit u detyrua të kthehej sërish në pistë pasi njëri nga pasagjerët tentoi të hapte derën e emergjencës.

Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa burime thanë për Top News, se mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.

Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës, sicc duket edhe në këtë video të siguruar nga Top News.

Indiani është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.

Veprimi i tij terrorizoi 200 pasagjerët në bord.

Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.

Video Player

Ndodh në Korçë, i riu konsumon drekën dhe largohet pa paguar. Arrestohen!

Kërkoheshin nga policia e Tiranës për mashtrim dhe arrestohen në Korçë për të njëjtën vepër penale.

Ka qënë një i ri nga Tirana me inicialet K.P dhe bashkejtuesja e tij nga Italia, 32 vjeçarja me inicialet C.A të cilët kanë fillimisht në kryeqytet kanë konsumuar një drekë me shifrën 400 euro dhe janë larguar nga restoranti pa paguar.

Te njëjtën gjë janë munduar të bëjnë në një restorant në periferi të qytetit të Korçës ku fillimisht italiania pasi ka konsumuar drekën është larguar nga restoranti ndërkohë që të njëjtën gjë ka tentuar të kryejë edhe shqiptari 31 vjeçar.

Ka qënë reagimi i kamarierëve që kanë ndaluar shqiptarin dhe me pas kanë lajmëruar edhe policinë, të cilët pasi kanë shoqëruar në komisariatin e Korçës kanë parë se dy të rinjtë ishin në kërkim edhe nga policia e kryeqytetit.

26 vite nga vrasja Azem Hajdarit/ Gazetari zbardh detaje: Në Tiranë të gjithë e dinin, personazhi më enigmatik ishte…

Më 12 shtator bëhen 26 vite nga vrasja a Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore, përpara selisë së Partisë Demokratike. Gazetari Ferdinand Dervishi që edhe ka shkruar një libër lidhur me këtë ngjarje, solli disa detaje në ‘Frontline Interview’ nga ajo kohë duke nisur që nga lëvizja studentore kur Azem Hajdari doli si lider dhe më pas si politikan në vrasjen e tij më 12 shtator 1998 përpara selisë së Partisë Demokratike.

Dervishi tha për Marsela Karapançon se vrasja e Azemit ndodhi në një moment kur Shqipëria vinte pas vitit të trazirave 1997, ku të gjithë u armatosën dhe rolin kryesor e morën bandat me të cilët bashkëpunonte politika për pushtet.

PS në atë kohë filloi një aleancë me familjen Haklaj në Tropojë, por këtë gjë nuk mund ta pranonte Berisha me Hajdarin që Tropoja për ta ishte bastioni dhe shtëpia e tyre.

‘Vinim pas 97 së egër, në atë kohë 97 e shkatërroi mirëfilli shoqërinë shqiptare. Çdokush kishte një kallashnikov në shtëpi. U krijuan banda, krimi i organizuar. U morën peng komunitet të tëra. Në Tropojë, pëlqehen të bëjnë rolin e kryepolicëve Haklajt. Kishin një pëlqim politik majtas. Në një vend ku ligji e bëjnë bandat, ti mundtë lozësh një lojë, lojën e bandave. Nuk ka shtet, polici. Në Tropojë, Partia Socialiste u mbështetën tek Haklajt. Por Tropoja ishte bastion i Berishës dhe Hajdarit. Nuk mund ta pranonin që ajo zonë të mos kontrollohej prej tyre. Këtu lind dhe kundër vënia. Pastaj ka ndërfutje, ka trafik armësh. Në atë kohë të majtët mbështesnin UÇK, Berisha mbështeste krahun tjetër. Të gjitha këto të çonin në konflikte. Të çonin drejt kallashnikovit.’

Këtu mendohet sipas Dervishit të ketë nisur konflikti mes Haklajve dhe Azem Hajdarit dhe jo më përpara, që kulmoi me vrasjen e liderit të studentëve në 90.

‘Nuk di të kenë pasur probleme me njëri-tjetrin. Kur dy njerëz nga një zonë e vogël bëhen përfaqësues të një zonë lindin njerëz që i duan. Nuk besoj se ka patur probleme me njëri tjetrin. Problemet i ndez politika. Nuk e pranonin Berisha apo Azemi që PS të dominonte në Tropojë. Për shkak të kësaj, aty u bë një çarje. Në një anë doli Haklaj me njerëzit e vet, nga krahu tjetër Berisha me njerëzit e vet. Dhe krijoi dhunë.’

Azemi ishte në një miting në Fier para se të vinte në Tiranë për tu vrarë. Ndërkohë për vrasjen e tij e dinin që më përpara thotë Dervishi, saqë e gjithë Tirana e dinte.

‘Mbaroi mitingun dhe erdhi në Tiranë. PD sapo kishte humbur pushtetin. Edhe Hajdari atë ditë në Fier, nuk kishte më shumë se 100 vetë. Ka ardhur në Tiranë, ka dashur të shoh planet në një Tv dhe në këtë periudhë çfarë ndodh. Ditën e atentatit të gjithë përveç Azemit e dinin çdo ndodhte.’

Azem Hajdari kishte marrë dy badigardë që më përpara për tu ruajtur, teksa shumë herë i shpëtoi atentateve.

‘E dinin që nga maji, dihej që Haklajt donin të vrisnin Azem Hajdarin. Kishte marrë dy badigardë. E dinte që mund të ndodhte gjë. I kishte me lidhje fisnore me Haklajt. Njëri nga ata nuk ka qenë në vrasje. Ajo që nuk hahet, është fakti që vetëm Azem Hajdari nuk e dinte se do vriste. Në Tiranë të gjithë e dinin që ata kishin ardhur dhe po silleshin rreth PD-së. Madje thuhet se një natë më parë të gjithë lokalet tek PD-ja ishin boshatisur. Ku është shteti?’

Më tej, për Dervishin enigëm mbetet në këtë histori roli i Izet Haxhisë, ish truproja i Sali Berishës, që sipas Dervishit i ka qëndruar Azemit nga prapa që nga fillimet e lëvizjes studentore.

‘Izet Haxhia është personazhi më enigmatik i kësaj historie. Është njeriu me dy faqe, edhe badigard i Berishës edhe i akuzuar për vrasjen e Hajdarit. Në atë kohë nuk e dinim në atë kohë. Po ta dinim që badigardi i Berishës vrau Azemin nuk do kishte ndodhur 14 shtatori. Si ka mundësi që ky njeri, i ka qëndruar Azemit nga prapa gjithë kohës. Kam frikë që nga fillimi i lëvizjes studentore deri në ditën e fundit, e kontrollonte nga prapa. Ka një pamje kur e merr Azemin kur tentonte të ndërtonte Sindikatat e Pavarura. Është shumë i habitshëm roli i Izet Haxhisë në këtë histori.’

Haklajt sipas Dervishit e dinin që Azemi qëndronte prapa atentateve ndaj familjes së tyre.

‘Berisha në atë periudhë ishte presidenti i vendit. Nuk ka një prove të madhe të saktë. Mënyra si veprojnë drejtuesit e lartë, është me gjeste. Nuk e kap dot që ta akuzosh për këtë histori. Kam pasur mundësi ta takoj, një nga motrat e Fatmir Haklajt. E pyes, pse Azemin. Dhe më tha, pas çdo vrasje direkte të njerëzve në afërsi na shfaqej Azemi. Nëse vrasja ndodhej në Tropojë. Azemi ishte në Kukës. Gjithmonë na del në afërsi. Kjo tregon se ka pasur një komplot për Haklajt. Zylfije Haklaj vrau dhe një person nga Fieri. Presupozohet se ka qenë një grup që godiste Haklajt dhe nuk është çudi që koka e këtij grupi të ketë qenë Azemi. Ata ishin të bindur se pas këtij organizimi ishte Hajdari. Prandaj vijnë të godasin Azemin.’

Së fundmi, Dervishi jep dhe një vlerësim për Azemin sa i përket figurës së tij si më babaxhane dhe më bashkëpunuese edhe me socialistët jo si Berisha, teksa pëlqente të kalonte kohën edhe me intelektualë apo letrarë.

‘Kur foli për herë të parë Berisha, Azemi për ti bërë nder qëndronte nga prapa. Nuk ishte aq i djallëzuar sa ta merrte një ditë këtë gjë. Për shkak se ishte më pak i djallëzuar, ishte më babaxhan. Ka qenë babaxhan në kohën e Saliut të parë. Bashkëpunonte me të gjithë edhe me socialistët kur ishte puna. Rrinte me Spartak Ngjelën, Ismail Kadarenë.’