“Ç mendet” indiani i deportuar nga Shqipëria, hap në ajër derën e “Air Albania”; avioni rikthehet në Rinas

Një avion i “Air Albania” është detyruar të bëjë ulje emergjente vetëm pak çaste pas nisjes, për shkak të një incidenti në bord.

Mësohet se një shtetas indian që po deportohej me këtë avion, ka hapur derën e emergjencës menjëherë sa është ngritur avioni.

Fatmirësisht, avioni që ishte nisur për në Stamboll është ulur sërish në pistë, teksa po punohet tashmë për riparimin e derës së emergjencës.

Të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, dhe kanë zbritur nga avioni në pritje të rregullimit të derës, për t’u nisur sërish.

“O babiii, kush ivr*u”/ Momenti rrëq ethës kur djali i vik timës në Roskovec shkon në vendngjarje (Video)

Pamje të rënda vijnë nga vendi i ngjarjes në Roskovec, ku pak minuta më parë dy kushërinjtë Gramoz Kurtaj dhe Vladimir Kurtaj u vranë nga 49-vjeçari Altin Kuka.

Në videon e siguruar nga Gazeta Shqip shihen se një nga fëmijët e viktimave shkon në vendin e ngjarejs dhe kërkon të atin, ndërkohë që një tjetër i pranishëm kërkon të dijë se kush është autori i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Viktimat ishin të dy kushërinjë me njëri-tjetrin ndërkohë që nga ana tjetër autori është dorëzuar në polici.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Video Player

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta kantautori i njohur korçar Gjergji Peleshi në moshën 88 vjeçare.

Peleshi një nga këngëtaret më të njohur të serenatës korçare, madje për shumë vite ka qenë pjesë e Korit “Lira” të këtij qyteti.

Gjergji Peleshi është rritur në një familje, ku serenata korçare është kënduar që në fillesat e saj, këngë të cilat me se shumti i ka kënduar me vëllain e tij, Ilkë Peleshin.

Deri në momentet e fundit të jetës së tij e ka kënduar me shume dashuri serenatën korçare.

Nuk e prisnim/ E dashura e re e Ledri Vulës shoqe me Dafina Zeqirin? Ja detaji që e nxorri zbuluar

Prej kohësh aludohej se reperi kosovar, Ledri Vula ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë të panjohur për publikun.

Megjithatë aludimet morën fund ditën e djeshme pasi një foto u bë publike ku shihej Vula me partneren e tij të re, Rina Zaiti.

Ky lajm vjen një vit pasi reperi dhe blogerja Sara Hoxha i dhanë fund lidhjes së tyre. Ish-çifti kanë edhe një fëmijë bashkë, Poem Blu. E teksa Ledri po shijon romancën me Rina Zaitin, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Partnerja e Ledrit, Rina është shoqe mjaft e afërt me ish-in e reperit, Dafina Zeqirin.

Nuk dihet nëse ka qenë Dafina ajo që e ka njohur çiftin me njëri-tjetrin. Kujtojmë se Ledri dhe Dafina kanë raporte mjaft të mira bashkë, pavarësisht lidhjes së dikurshme.

Muzika në z i/ E zuri korenti, hu mb jetën para syve të familjarëve këngëtari i njohur

Bota e muzikës neo-melodike napolitane në zi për vdekjen tragjike të Carmine Diamante , i cili vdiq i goditur nga rryma nga një goditje elektrike që nuk i la shpëtim. Disa orë para tragjedisë ai kishte ndarë një video të së dielës me familjen. Më pas tragjedia e papritur dhe vdekja nën sytë e familjes së tij.

Dinamika e aksidentit ende po shqyrtohet nga organet kompetente, por sipas një rikonstruksioni fillestar të fakteve, Diamante është goditur nga rryma nga një shkarkesë elektrike shumë e dhu nshme. Këngëtari neomelodik, 35 vjeç, ndodhej në shtëpinë e nënës së tij në Castel Volturno në provincën e Caserta-s, kur për arsye të paqarta është goditur nga një goditje elektrike dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndihma e të pranishmëve dhe e punonjësve mjekësorë që kanë ndërhyrë në vend nuk ka pasur dobi dhe tani do të duhet të sqarohet nëse ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur apo ka qenë vetëm një aksident me fatalitet.

Carmine Diamante, me origjinë nga Ponticelli, një lagje e njohur në Napoli, ishte e njohur në qytetin napolitan dhe në Kampania, ku performonte në shfaqje dhe ngjarje private. Edhe pse ishte në fillimet e karrierës së tij neo-melodike , tridhjetë e pesë vjeçari kishte një grup të madh mbështetësish dhe ndiqej në rrjetet sociale nga mbi 26 mijë ndjekës mes TikTok dhe Instagram. Në faqen e tij në Instagram , Diamante kishte publikuar dy video të shkurtra pasditen e vonë të së dielës: një selfie të ngarkuar në notat e një prej këngëve të tij. Askush nuk do ta kishte imagjinuar se disa orë më vonë do të ndodhte tragjedia.

Ndërkohë që autoritetet po hetojnë ngjarjen, e cila për momentin duket të jetë në të gjitha aspektet një aksident në familje, mesazhet e ngushëllimit janë shumëfishuar në internet. Faqja e tij në Facebook është plot me mesazhe dhimbjeje dhe zie për vdekjen e tij të parakohshme. Edhe miqtë e tij më të ngushtë janë te shokuar. Pusho në paqe miku im”, ka shkruar këngëtari Davide Junior, i cili ka ndjekur hapat e tij në fushën e muzikës neomelodike.

“Nuk është e mundur të vdesësh kaq i ri. E kam njohur artistikisht Carminen, një djalë plot dëshirë për të jetuar me shumë projekte që u zhdukën në ajër. Carmine Diamante, tani do të bësh engjëjt e qiellit të këndojnë “, kujton një ndjekës. Carmine Diamante lë pas gruan e tij , Paola, një parukiere nga Grazzanise, e cila mbeti në heshtje dhe e shokuar pas tragjedisë.

Gazetari i njohur tha se nuk beson në ndarjen e tij me Heidin, por se kjo është një taktikë për vëmendje: Reagon Romeo

Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi:

“Ndarjen” e Romeos dhe Heidit. Sharka u shpreh se nuk beson se ka një ndarje të vërtetë, por se kjo është një taktikë për vëmendje.

“Më duken skenare të reja. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, tha Ronaldo.

Deklarata e tij ka rënë në veshin e Romeos dhe moderatori reagoi jo me fjalë, por me vepra.

Ai i hoqi follow-n nga Instagrami, ndërkohë që Ronaldo ende e ndjek.

Austriaku ma* sakron me t hikë shqiptarin për shkak se bënte zhurmë

Një austriak 30-vjeçar ra në prangat e policisë për shkak se plagosi rëndë me thikë një 26-vjeçar shqiptar. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së hënës në Linz.

Një grup shqiptarësh po bënin shumë zhurmë në rrugë përpara një godine apartamentesh. 30-vjeçari që jeton në kat të dytë u kërkoi që të mos bëjnë zhurmë, pasi e kishin zgjuar nga gjumi.

Fillimisht ai tentoi që të qetësonte shqiptarët e zhurmshëm. Por kur kjo nuk funksionoi, ai doli jashtë dhe u përball me ta. Pas sherrit verbal, mes tyre pati një përleshje.

Austriaku goditi të paktën dy herë me thikë shqiptarin. Sipas medieve austriake, shqiptari mori plagë të rënda, por nuk është në rrezik për jetën pas ndërhyrjeve në spital.

“Ti do ta zhd ukësh”/ V* asja e 8-vjeçares, dëshmia sho kuese e personit që hodhi në përrua: Xhaxhai i saj më ofroi..

Është zbardhur dëshmia e plotë e personit të arrestuar, i cili dyshohet se ndihmoi Salim Güran, për të zhdukur trupin e pajetë të 8-vjeçares, Narin Güran. Nevzat B., ka pranuar se ka marrë 200 mijë lira nga xhaxhai i saj, i cili është njëkohësisht edhe kryeplaku i fshatit, për të fshehur trupin e Narin, kufoma e së cilës u gjet pas 19 ditësh. Trupi i vogëlushes ishte futur në një thes dhe ishte hedhur një përrua, ku sipër kufomës ishte vendosur një gur, si edhe degë pemësh që të mos dilte në sipërfaqen e ujit.

Policia truke ka arrestuar 24 të dyshuar, përfshirë prindërit e saj, dy vëllezërit më të mëdhenj, katër xhaxhallarët e Narin Güran-it dhe si edhe bashkëshorten Salim Güran, pasi dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Prokurorët po kryejnë hetime në përroin İleritutmaz dhe distriktin Tavşantepe, ku Narin Güran u gjet i vdekur.

Dëshmia e plotë:

Jetonim shumë afër shtëpisë së kryeplakut. Pashë kryeplakun (xhaxhin e Narinës) që po vinte me automjet. Uji ndërpritej shpesh, mendova se do të thoshte diçka për këtë. Ai doli nga makina dhe erdhi tek unë. Pastaj shkuam në mjetin e tij dhe më tregoi diçka në batanijen në sediljen e përparme dhe tha: “Ti do ta zhdukësh këtë”. Pashë që ishte një person brenda dhe u habita. Duke më drejtuar mua, Salim Gülhan (Muhtar) më tha: “Mendo për familjen tënde, unë do të të jap më shumë se 200 mijë lira”. Nuk kishte njeri aty pranë në atë moment. Pastaj më pyeti: “A keni një çantë në automjetin tënd?”. Në bagazhin e mjetit nxora një thes, ngjyrën e të cilit nuk e mbaj mend dhe ia dhashë Salim.

E morëm fëmijën të mbështjellë me një batanije dhe e futëm së bashku në thes. Fëmija kishte veshur pantallona të shkurtra të zeza. Ai kishte edhe skuqje në trup. Më pas, e vendosa në sediljen e pasme të makinës, ku ndodhet tapeti i këmbës, pa e lidhur në grykën e thesit. Ai tha: “Çoje drejt përroit” dhe ma tregoi me dorën e tij. Shkova direkt nga varrezat dhe drejt zonës së vilave. Ndërsa isha në rrugë, ndjeva keqardhje. Megjithatë, mendova se duhet të heq qafe, zbrita rrugën pranë përroit, kërkova një vend të përshtatshëm dhe ndalova makinën time pranë përroit.

Mora thesin nga automjeti dhe e mbajta në dorë. I gjithë trupi i fëmijës u fut në thes. Nuk mbaj mend nëse i është prerë këmba e fëmijës apo jo. Kishte një zonë me pak ujë. E lashë thesin në këtë zonë. Duke menduar se thesin do ta gjente dikush, i vura një gur. Madhësia e gurit ishte afërsisht 15-20 kilogramë. Nuk i vura shkurre, sepse ishte e mbuluar tashmë. Pastaj u largova, hipa në makinën time dhe u ika nga e njëjta rrugë.

Pse Jul Deda dhe Egla Ceno patën një takim të “fshehtë” mes tyre pak ditë më parë? Gazetari i nxjerr ‘zbuluar’…

Edhe pse kamerat e spektaklit të Big Brother VIP 3 janë ndalur dhe vëmendja e publikut është zhvendosur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, surprizat rreth finalistëve vazhdojnë të dalin në pah. 

Së fundmi, gazetari Blendi Salaj ka bërë të ditur gjatë një interviste në emisionin “Wake Up” se dy nga finalistët më të komentuar të këtij edicioni, Egla dhe Juli, janë takuar në fshehtësi, pa i publikuar këto momente në rrjetet sociale.

Ky takim i pazbuluar deri më tani ka ngjallur shumë kureshtje për atë që ka ndodhur mes dy ish-banorëve. Sipas Salajt, takimi ka ndodhur pa praninë e kamerave dhe, çuditërisht, nuk është bërë asnjë foto publike që të dokumentojë këtë moment, gjë që ka habitur fansat e tyre, të cilët ndjekin çdo lëvizje të ish-banorëve.

Në mënyrë të veçantë, ky zbulim vjen në një kohë ku u përfol se drejtimi i emisionit “Fiks Fare” do t’i jepej Jul Dedës ose Egla Cenos.

Megjithëse detaje të plota mbi këtë takim nuk janë bërë të ditura, ky fakt ka ndezur spekulimet rreth bisedës mes dy finalistëve, duke qenë se dy aktorët edhe pas BBV kanë hedhur kunja të vazhdueshme për njëri-tjetrin.