Një vajzë tregon se bashkëshorti i kushërirës së saj e ng.acmon. Vajza thotë se gaboi që i ktheu puthjen dhe se tani ndihet fajtore karshi kushërirës së saj. Historia është rrëfyer.
“Përshëndetje, jam një vajzë 20 vjeçe. Burri i kushërirës time është 30 vjeç, kurse kushërira është 25 vjeçe dhe ata të dy kanë 1 fëmijë të vogël, të porsalindur.
Me kushërirën edhe pse kemi diferencë moshë kam qenë që e vogël shumë e lidhur. Shtëpitë i kemi pasur afër e gjithmonë e ka cilësuar si motrën që nuk e kam patur kurrë.
Në fakt isha dhe xheloze pak për të, sepse ajo është shumë e bukur, e zgjuar, fisi çmendej pas saj e kur u fejua me një djalë me lekë e më shkollë ajo mbeti e preferuara e fisit.
Pasi ajo lindi fëmijën mua më qëlloi të shkoj shpesh tek shtëpia e saj për ta ndihmuar me fëmijën. Ajo jeton vetëm me burrine djalin.
E ndihmoja me gjithçka, sapo mbaroja leksionet e rrija tek ajo. Ajo lindi me operacion dhe pati komplikime, e qëndronte në shtrat pjesën më të madhe të ditës.
Burri i saj doli në dhomën tjetër e unë rrija me të në dhomë dhe djalin. Kështu kaluan javët e para. Por darkave kur atë e zinte gjumi dhe unë mbaja djalin se nuk flinte edhe kushërira flinte top.
Dilja nëpër shtëpi me djalin. Edhe nisa të flisja gjatë me burrin e kuëshërirës. Shihnim televizor, qeshnim, e kuptuam që kemi shumë të përbashkëta në muzikë e kinema. Në fakt më tha se me kushërirën nuk kishte asgjë të përbashkët përveç djalit.
E kështu kaluan disa netë. Një natë pasi vura dhe djalin e tyre në gjumë më pihej ujë e dola në kuzhinë. Ndeza dritën e pashë burrin e kushërirës që po rrinte në divan në errësirë.
U ngrit, fiku dritën dhe më tha: Po të prisja…! Më kapi dhe më puthi shumë fort. Ja ktheva, edhe pse e dija që po bëja gabim. Nuk bëmë gjë më shumë sepse ika me vrap në dhomë. Tani nuk di çfarë të bëj?
Nuk dua ta lëndoj kushërirën, por puthja e tij më pëlqeu shumë. Si duhet të veproj?! “, shkruan ajo.
Myslimanët bektashi janë rritur ndjeshëm përgjatë viteve të fundit. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në censin e vitit 2023 janë deklaruar më shumë se 115 mijë bektashinj, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 2011 kur rezultonin 58 mijë myslimanë bektashinj.
Pjesa më e madhe e popullsisë, rreth 1.1 milion i përkasin besimit fetar mysliman, megjithatë krahasuar me vitin 2011 edhe kjo kategori ka pësuar rënie, prej rreth 485 mijë besimtarësh.
Të krishterët katolikë rezultojnë 201 mijë në vitin 2023, nga 280 mijë që përllogariteshin në vitin 2011. Ortodoksët kanë përsuar një rënie të lehtë, nga 189 mijë në vitin 2011 dhe 173 mijë në censin e 2023. Kishat Ungjillore kanë rritur numrin e besimtarëve, nga 3 mijë 797 në vitin 2011 në rreth 10 mijë qytetarë.
Ndërkohë bie në sy një rritje e qytetarëve që janë deklaruar ateistë, pra që nuk i përkasin asnjë besimi fetar. Në total, në vitin 2023 përgjigjes së anketuesve për fenë i janë përgjigjur 85 mijë persona se nuk besojnë në zot, dhe 244 mijë kanë preferuar të mos përgjigjen. Krahasuar me vitin 2011, numri i ateistëve është rritur me 15 mijë qytetarë.
I njohur si i pasur me vitamina dhe si një nxitës për sistemin imunitar, qumështi me çmim të lartë ka lulëzuar gjatë pandemisë së koronavirusit – një kohë kur shumë në Shqipëri po kërkojnë mënyra shtesë për të forcuar shëndetin.
“Kërkesa për qumësht gomari po rritet ndjeshëm” së bashku me infeksionet e virusit, thotë 37-vjeçari Elton Kikia,
menaxheri i fermës së vogël në fshatin Paper, ku rreth një duzinë kafshësh të vogla, me gjunjë të butë, rrotullohen rreth një kullotë e gjelbër.
Kërkesa e lartë është një lajm i mirë për vetë gomarët, stili i tyre i rehatshëm i jetesës në fermë është një pushim i mirëpritur nga rolet e tyre tradicionale si kafshë ngarkesash.
Zakonisht të shfrytëzuar për të mbajtur ngarkesa të rënda dhe për të tërhequr karroca nëpër terrenin malor të Shqipërisë, gomarët shpesh janë subjekt i keqtrajtimit, në formën e rrahjeve, mbingarkesës ose plagëve në pjesën e sipërme.
“Megjithatë është një kafshë shumë delikate, e cila për të prodhuar qumështin e saj kërkon butësi dhe dashuri”, thotë Kikia.
Dy vjet më parë ai la punën e tij si gazetar për të marrë përsipër fermën e familjes, e cila është vetëm një nga dy në vend që rrit gomarë për qumështin e tyre. Me 50 euro për litër,
çmimi i qumështit të tyre është i tepruar në një vend ku paga mesatare mezi arrin 400 euro në muaj. Por frika rreth Covid-19 ka shkaktuar një rritje të fortë interesi.
Ndërsa askush nuk po e markon qumështin si një kurë për virusin, dashamirësit janë të bindur që profili i tij ushqyes –
i cili është afër qumështit të njeriut – ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrore të trupit si dhe të sistemit të frymëmarrjes në veçanti.
Prodhimi i qumështit është gjithashtu një mënyrë për të “mbrojtur” speciet, sipas fermerëve, kafshët e të cilëve ende mbajnë plagët e jetës së tyre të vështirë në të kaluarën. (AFP)
Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite me te mire se disa dite me pare. Partneri nuk do i kritikoje për asgjë dhe toleranca do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do jene shume tërheqës sot dhe do arrijnë te tërheqin vëmendjen e shume personave. Mundësitë për te krijuar një lidhje do jene te shumta. Financat do jene me te kënaqshme kështu qe rini te qete ne këtë plan.
Demi
Do fiksoheni edhe pas disa detajeve te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Nuk është ende dita me e përshtatshme për ju. Dite problematike për sektorin e financave. Mos bëni gabim as te merrni hua sepse do keni me tepër vështirësi.
Binjaket
Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Do arrini t’i zgjidhni edhe problemet qe keni pasur dhe do shihni me realizëm drejt se ardhmes. Beqaret nuk do tërhiqen aspak nga aventurat kalimtare dhe do qëndrojnë serish vetëm. Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv për financat. Te paktën ne këtë plan nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.
Gaforrja
Klima ne sektorin e dashurisë do jete mjaft e ngrohte sot dhe çdo gjë do shkoje ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret duhet te joshin, por jo te pranojnë çdo lloj propozimi qe do iu behet. Ka disa persona qe pëlqejnë te tallen dhe te luajnë me ndjenjat e te tjerëve. Te ardhurat do fillojnë te rriten ndjeshëm gjate kësaj dite dhe për këtë arsye situata financiare do përmirësohet ndjeshëm.
Luani
Dashuria e çifteve do shkoje edhe me mire gjate kësaj dite. Nëse kohet e fundit e keni lënë pas dore partnerin tuaj, këtë jave do rregulloni gjithçka. Beqaret me ne fund do arrijnë te krijojnë një lidhje dhe do ndihen te plotësuar. Ai qe do keni ne krah do ketë te gjithë cilësitë qe ju keni kërkuar. Ne planin financiar situata do jete me e qete dhe aspak problematike.
Virgjeresha
Do jeni te parrezistueshem gjate kësaj dite dhe partneri nuk do mundet t’iu qëndrojë larg për asnjë moment. Ne mbrëmje priten momente edhe me emocionuese. Beqaret do jene shume te angazhuar me pune dhe nuk do gjejnë kohet për dashurinë. Ne planin financiar duhet t’i besoni pak me tepër intuitës dhe te ulni shpenzimet. Vetëm kështu situata do jete e qëndrueshme.
Peshorja
Dite mjaft romantike dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. te gjithë planetët do jene ne anën tuaj dhe do ua bëjnë ditën me entuziaste. Shfrytëzojeni sa te mundni! Beqaret do njihen me disa persona interesante, por duhet te marrin kohen e duhur para se te angazhohen seriozisht. Ne planin financiar duhet te merrni hua qe t’ia dilni mbanë.
Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite shume te qete dhe pa probleme. Beqaret do jene akoma me te fiksuar pas karakterit te personave dhe jo nga pamja. Do takojnë persona te shumte, por do duhet t’i njohin mire ata para se te hedhin një hap me tej. Ne planin financiar tregohuni te matur dhe mos kryeni asnjë transaksion te pamenduar mire.
Shigjetari
Paqja do mbizotërojë gjate kësaj dite ne planin tuaj sentimental. Edhe ata qe janë larguar paksa nga njeri-tjetrin do rigjejne ngrohtësinë ndërmjet tyre. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te ngatërrojnë jetën profesionale me atë sentimentale. Ne planin financiar do jene yjet ata qe do iu ndihmojnë te zgjidhni çdo problem. Do keni mundësi te hiqni edhe disa para mënjanë.
Bricjapi
Dite përgjithësisht e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do i mbani asnjë inat njeri-tjetrit dhe do tregoheni akoma me tolerante se me pare. Beqaret do e kenë te vështirë te krijojnë një lidhje edhe pse mundësitë për takime nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jene te favorizuara transaksionet dhe operacionet e rëndësishme financiare.
Ujori
Do iu mungoje besimi tek ai qe keni ne krah sot dhe here pas here do debatoni me te. Kujdes me fjalët qe do nxirrni nga goja sepse nuk do ketë me kthim ne kohe. Beqaret nuk duhet te joshin vend e pavend sepse përndryshe do krijojnë një opinion te keq tek personat qe i rrethojnë. Ne planin financiar duhet te bëni pak me tepër ekonomi ne mënyrë qe t’ia dilni.
Peshqit
Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite shume te qete dhe pa asgjë te veçante sot. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe shfrytëzojeni momentet kur te jeni se bashku. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te përfitojnë nga takimet qe do kenë. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme. Kujdes me çdo lloj shpenzimi qe do kryeni sepse mund te rrezikoni shume.
Policia e Spoletos në Itali arrestoi një 42-vjeçar shqiptar pasi goditi me thikë për vdekje një shtetas italian të moshës 28-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Korrikut.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme të së shtunës, 20 korrik, rreth orës 21.00, në kulmin e një debati të ndodhur në shtëpinë e tij për arsye banale, duket se ka goditur në gjoks me thikë kuzhine, 28-vjeçarin italian, Stefano Bartoli banues në komunën Spoleto, i cili kishte edhe precedentë policie.
I riu, i shpëtuar fillimisht nga një kalimtar i rastit dhe më pas i transportuar nga personeli shëndetësor nga shërbimi 118 në spitalin lokal, më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.
Bumi turistik që përjetoi Shqipëria një vit më parë, e rriti pritshmërinë që këtë sezon të ketë edhe më shumë turistë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qeveria shqiptare, nga janari i këtij viti deri në qershor, këtë vend e vizituan 4.5 milionë turistë, ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen kohëve të fundit, ishte publikimi i disa fotografive dhe videove në rrjetet sociale, që, sipas atyre që i shpërndanë, ishin të plazheve shqiptare me shumë pak njerëz ose të boshatisura.
Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, publikimi i këtyre imazheve është “një sulm i organizuar” për të dëmtuar turizmin shqiptar.
Por, ekspertë të turizmit nuk e shohin ashtu situatën. Sipas tyre, ka disa mangësi që lidhen me shërbimin dhe infrastrukturën, si dhe me rritjen e çmimeve.
Sulm apo dështim?
Në një adresim më 17 korrik, Rama shprehu bindjen se bëhet fjalë për një sulm të organizuar, me qëllim të dëmtimit të turizmit shqiptar.
“Kam folur me krerët e bashkive bregdetare që janë të habitur nga shumë video, lajme e komente të rreme, të manipuluara, të bëra me qëllim e që duan të thonë se këtu s’ka ardhur njeri. Sulmi vjen nga disa anë”, tha Rama, pa specifikuar më shumë.
“Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike. Ka shumë profile false që përdoren për këtë sulm”, shtoi ai.
Për ekspertin e turizmit në Shqipëri, Leonard Maçi, kjo deklaratë e Ramës është përpjekje për të justifikuar dështimin për të tërhequr turistë.
“Unë do të bëja një krahasim: nëse një njeri ka probleme me një nga organet e trupit, atëherë preken edhe organet e tjera. Pra, kjo vjen nga brenda dhe jo nga jashtë. Ajo që dua të them, është se nuk ka asnjë sulm apo sabotim të huaj”, thotë Maçi për Radion Evropa e Lirë.
“Këto janë teori konspirative për të justifikuar veten, mungesën e kontrolleve sa i takon rritjes abuzive të çmimeve apo mosmarrjes së masave për të përmirësuar shërbimin dhe infrastrukturën”, shton ai.
Sipas tij, një nga arsyet përse turistët zgjodhën Shqipërinë vitin e kaluar, ishin dhe çmimet e lira, që këtë vit janë rritur.
“Çmimet, sidomos në jug, janë rritur në mënyrë joproporcionale dhe të pashembullt. Dhe, pritshmëria ndaj çmimeve të ulëta ka rënë bashkë me reklamën që i është bërë këtij fenomeni. Pra, kemi efektin bumerang. Duhen masa paraprake para se të bësh turizëm, duhet të kesh siguruar njëherë asete dhe produkte, e më pas t’i shesësh”, thotë Maçi.
Problemin me rritjen e çmimeve, kryesisht në jug të Shqipërisë, e pranoi edhe Rama, pak ditë më parë.
Duke iu drejtuar kryebashkiakëve të Vlorës dhe Sarandës, ku raportohen çmime të larta krahasuar me një vit më parë, Rama kërkoi nga ta që të bisedojnë me operatorët turistikë për këtë problematikë.
“Duhet t’u thuhet se kjo është jo vetëm e padrejtë, por është strategjikisht vetëvrasje për vetë ata”, tha Rama në takimin me kryebashkiakët.
Maçi, në anën tjetër, shton se është e patolerueshme që pikërisht në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri, kryhen punime në infrastrukturë, të cilat, siç thotë, shkaktojnë trafik dhe ndotje.
Kjo problematikë, sipas tij, është një tjetër arsye që sivjet numri i turistëve do të jetë më i ulët.
Asaj i shton edhe, siç thotë, mungesën e pjesëmarrjes së Shqipërisë me atë që ofron, në panairet ndërkombëtare.
Rezerva për shifrat e turistëve
Besnik Vathi, një operator turistik në Shqipëri, thotë se ka rezerva në lidhje me shifrat që i deklarojnë institucionet shqiptare për numrin e turistëve.
“Ne i raportojmë hyrjet në kufi, e që nuk janë të gjithë turistë”, thotë ai.
“Në mesin e tyre janë edhe turistë, edhe ata që quhen vizitorë të së njëjtës ditë… E, për shkak të rëndësisë që po merr Aeroporti i Rinasit për rajonin, janë me qindra mijëra udhëtarë nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut që e përdorin atë, për të kapur fluturime direkte, pasi krahasuar me vendet e tyre, janë 3-4 herë më lirë”, thotë Vathi.
Sipas tij, duhet parë nëse ata që hyjnë nga një kufi tokësor, dalin brenda orësh apo qëndrojnë.
“Nëse nuk raportojmë në këtë mënyrë, vihet në dyshim saktësia sa u përket shifrave të turizmit”, thotë Vathi.
“Nëse u referohemi hyrjeve nga Kosova”, thotë ai, asnjëherë nuk është saktësuar se sa prej tyre janë pushues në Shqipëri, e sa e shfrytëzojnë territorin e Shqipërisë për të kaluar në Mal të Zi.
“Mund të jenë edhe qytetarë me pasaporta zvicerane apo gjermane, që mund të futen në Shqipëri nga kufiri me Malin e Zi, të kalojnë dhe të shkojnë në Kosovë, ose anasjelltas. Dhe ne, me këtë mënyrë matjeje, i llogarisim si turistë të huaj, e në fakt duhen klasifikuar si vizitorë transit”, thotë Vathi.
Më pak a më shumë kosovarë?
Kryeministri shqiptar, në takimin me kryebashkiakët, tha po ashtu se pretendimi i disa ekspertëve të turizmit se shtetasit e Kosovës e kanë “braktisur” Shqipërinë, është i pabazë.
“Nga janari në qershor janë 1.7 milion hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25 për qind më shumë se vjet”, tha Rama.
Por, edhe për këtë çështje, ekspertët ndajnë një mendim tjetër.
“Institucionet shtetërore thonë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë ardhur 1.7 milion turistë, ndërkohë që popullsia e Kosovës është 1.6 milion banorë. Nuk mund t’i llogarisësh si turistë, sepse duhen ndarë udhëtarë, turistë, vizitorë…”, thotë Maçi.
Vathi, në anën tjetër, pret të ketë rritje të numrit të kosovarëve që do të hyjnë në Shqipëri, por turistët, sipas tij, do të mbeten në nivelet e një viti më parë ose më pak.
“Numri i kosovarëve, nëse do t’i qëndrojmë kësaj metodologjie, do të ketë rritje, për shkak se liberalizmi i vizave [për Kosovën] dhe çmimet e ulëta që ofron Aeroporti i Rinasit përmes linjave ‘low cost’, u japin atyre mundësi të kalojnë përmes territorit tonë, për të shkuar në destinacionet që zgjedhin”, thotë Vathi.
“Pra, do të kemi më shumë udhëtarë kosovarë, por nuk mund ta them të njëjtën gjë për numrin e turistëve kosovarë”, thekson ai.
Gjatë vitit 2023, Shqipëria regjistroi një numër rekord turistësh – prej 10.1 milionësh.
Për një raportim të Radios Evropa e Lirë më 23 qershor, Mehdi Olluri nga Lipjani i Kosovës, që kishte zgjedhur Shëngjinin e Shqipërisë për të pushuar, tha se krahasuar me një vit më parë, çmimet janë më të larta.
“Ka rritje të [çmimeve të] ushqimeve në dyqane, në restorante, e gjithashtu edhe banesa është më e shtrenjtë se vjet”, tha ai. /REL
Pas Alvaro Moratës, Milani është hedhur në sulm për një tjeter sulm, për të kompletuar ofesnivën kuqezi. Ndërkohë në skenë së fundmi ka dalë sërish emri i Armando Brojës.
“Caughtoffside.com”, se drejtuesit e Milanit, do të ishin të interesuar për një marrëveshje huazimi, e cila do të bënte të mundur transferimin e Brojës në Milano, për t’u vënë nën urdhrat e Fonsekës.
Kjo mund të jetë një tjetër marrëveshje mes Milanit dhe Çelsit në vitet e fundit: i pari që u rivitalizua nga kuqezinjtë ishte Fikaio Tomori, për të vijuar më pas Olivier Zhiru, Kristian Pulisiç dhe Ruben Loftus-Çik. Të gjithë këta futbollistë kanë arritur të lenë gjurmë duke bërë paraqitje të kënaqshme.
Broja gjithashtu mund të ndjekë hapat e ish-shokëve të tij të skuadrës për të rifilluar një karrierë që ka ngecur paksa mes huazimeve dhe dëmtimeve. /PANORAMASPORT.AL