“Fluturojnë” çmimet e biletave të avionëve në gusht, arrijnë mbi 200 euro për një drejtim

Çmimet e biletave nga dhe drejt Rinasit kanë shënuar rritje të ndjeshme për muajin gusht, një tendencë kjo që ndodh gjithmonë në këtë periudhë të kulmit të sezonit të verës, për shkak të kërkesës së shtuar nga emigrantët, por edhe të turistëve. Nga një kërkim në operatorët me kosto të ulët rezulton se për të ardhur nga Milano në Tiranë në datën 10 gusht, bileta kushton midis 130-190 euro, me Wizz Air.

Kthimi në 12 gusht nga Tirana në Milano është më i lirë, në 35 euro, teksa një biletë vajtje-ardhje kushton deri në 225 euro. Më lirë kushton Ryanair, me 108-150 euro nga Milano në Tiranë, ndërsa nga Tirana në Milano duhen nga 43 deri në 60 euro, me biletën më të lirë në të dy drejtimet që kushton rreth 150 euro. Nga Roma drejt Tiranës, po në të njëjtat data, bileta me Wizz luhatet nga 130 në 175 euro, ndërsa kthimi është shumë më i lirë, me 25 euro.

Biletat nga qytetet italiane për të Rinas janë shtrenjtë në gjysmën e parë të gushtit për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve për në Tiranë, një pjesë e madhe e të cilëve janë emigrantë. Ndërsa kërkesa për fluturime nga Rinasi drejt qyteteve italiane është më e ulët, duke bërë që biletat të jenë të lira.

E kundërta ndodh në gjysmën e dytë të gushtit, teksa emigrantët kthehen në vendet ku ata jetojnë. Nga Milano mund të vish në Tiranë në datën 24 gusht edhe me 10 euro, ndërsa për të shkuar nga Tirana në Milano bileta arrin deri në 250 euro, me Wizz Air.

Me Ryanair, nga Tirana në Milano në datën 24 gusht bileta kushton nga 225 në 332 euro, ndërsa nga Milano (Bergamo) në Tiranë mund të vish në datën 24 me 17 euro. E njëjta gjë ndodh dhe me Romën. Nga Roma në Tiranë, bileta është 15 euro në datën 24 gusht, ndërsa nga Tirana në Romë arrin në 145 euro. Të shtrenjta janë dhe destinacionet e tjera në gjysmën e parë të gushtit. Një bileta vajtje-ardhje me Barcelonën kushton të paktën 260 euro, me Wizz Air.

Për të udhëtuar nga Tirana në Berlin në datën 14 gusht, bileta kushton 320 euro. Nga Tirana në Paris, në datën 17 gusht, çmimi arrin në 305 euro, ndërsa për tu kthyer në datën 20, biletën e gjen me 20-30 euro. Edhe operatorët e tjerë kanë çmime të shtrenjta në gusht. Një biletë drejt Vjenës dhe anasjelltas për datat 17-19 gusht me Vjenën, përmes Austrian Airlines kushton minimalisht 250 euro.

Hyrja e operatorëve me kosto të ulët, fillimisht Wizz Air dhe më pas Ryanair ka ulur ndjeshëm çmimet e biletave të avionëve gjatë viteve të fundit. Në periudha jo pik, çmimi i tyre varion edhe në më pak sesa 20 euro një drejtim. P.sh., për dhe nga Milano në fund të shtatorit mund të gjesh biletë vajtje-ardhje me 30 euro, si me Wizz Air ashtu dhe me Ryanair.

Gjithsesi, gushti nuk i shpëton asnjëherë “fluturimit” të çmimeve të biletave, që arrijnë në disa raste nga 150-300 euro në një drejtim. Operatorët e tregut rekomandojnë që blerja e biletave të mos lihet asnjëherë në momentet e fundit, sidomos në periudhën e verës.

Të dhënat nga Tirana International Airport (TIA) bëjnë të ditur se për 5 mujorin e parë të vitit, WIzz Air zë peshën më të madhe të tregut të fluturimeve sipas numrit të pasagjerëve, me rreth 60%. Në vend të dytë është Ryanair me 23%. Më pas renditet Air Albania me 3.3% e ndjekur nga Lufthansa me 2.5%, Pegasus 2%, Austrian Airlines 1.9%. Sipas TIA, për periudhën janar-maj nga dhe përmes Rinasit udhëtuan rreth 3.7 milionë pasagjerë, me rritje 67% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Jet Ski përpIaset me një shkëmb, pIagosen babai dhe dy vajzat e mitura

Një aksident ka ndodhur në liqenin e Vaut të Dejës, ku një 54-vjeçar teksa po lundronte me Jet Ski bashkë me dy vajzat e tij të mitura, është përplasur me një shkëmb.

Policia bën me dije se nga përplasja kanë mbetur të lënduar 54-vjeçari dhe vajzat 12 dhe 13 vjeçe.

Ata mësohet se janë transportuar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Në liqenin e Vuat të Dejës, në afërsi të fshatit Mazrek, shtetasi T. D., 54 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski, bashkë me dy vajzat e tij 12 e 13 vjeçe, dyshohet se është përplasur me një shkëmb dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 2 vajzat e tij (jashtë rrezikut për jetën)

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sk@ndaI në burgjet britanike/ Shqiptari i dënuar: Kemi bërë s* ks me ga rdianet për …

Gangsterët që vuajnë dënimin në burgjet britanike kanë pohuar se kanë paguar oficeret femra të burgut deri në 2000 paund për seks në qelitë e tyre të burgut.

Akuzat kanë dalë në dritë pas një sërë mesazhesh mes të burgosurve dhe ish kriminelëve në një bisedë në TikTok të transmetuar nga një qeli burgu, shkruan The Sun.

Një ish-i dënuar shqiptar pohoi: ‘Ne shqiptarët kemi bërë seks me oficere burgu për 2000 £.’

“Shqiptari Eugert Merizaj, i cili po vuan dënimin me 32 vite burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, mburret se kishte “kishte lidhur një gardiane me një tjetër të burgosur”, shkruan The Sun.

Ai pohoi gjithashtu se është përpjekur që të shmangte takimet për të kryer marrëdhënie seksuale me stafin e burgu me qëllim për të mos i shtuar vitet e dënimit, thuhet në investigimin e medias britanik.

Merizaj foli edhe sesi gardianet femra i kanë hyrë në dhomën e tij për ta zgjuar për mëngjes dhe kanë kontrolluar dhomën e tij.

Këto akuza të reja pasojnë videon tronditëse të publikuar në qershor, e cila pretendohet se tregon një oficere femër burgu në HMP Wandsworth duke bërë seks me një të burgosur në qelinë e tij.

Linda De Sousa Abreu, 30 vjeç, është akuzuar për marrëdhënie seksuale me një të burgosur në burg.

Ajo u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Uxbridge, ku iu dha një lirim me kusht dhe do të paraqitet për një seancë dëgjimore për pranimin e fajësisë dhe menaxhimin e çështjes më 29 korrik në Gjykatën Isleworth Crown.

U v*ra pafajësisht në Memaliaj, vëllai i Marsel Çelës bën paraIajmërimin e fortë: Do marrim hak nëse shteti nuk vepron

Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas breshërisë së plumbave të cilat u qëlluan në drejtim të tyre.

Shënjestër e ketij atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera morën plumba pasi ndodheshin pranë shënjestrës në momentin kur autorët qëlluan në drejtim të 73-vjeçarit.

Viktimat ishin kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Ndërkohë ditën e sotme janë publikuar fotot e dy viktimave. 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela ndodheshin në momentin “e gabuar” pranë shënjestrës.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar vëllai i Marsel Çelës. Ai e cilësoi ngjarjen se “thikë pas shpine”. Vëllai i tij po konsumonte një pije mbrëmjen e kaluar në Memaliaj ku në mënyrë të pafajshme u bë pre e atentatit. I dërrmuar nga humbja e njeriut të tij të dashur, ai kërkon kapjen e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët,” tha ai.

Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat, vëllai i viktimës paralajmëroi vetëdrejtësi, nëse autorët nuk kapen.

“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës,” shtoi ai.

E rëndë / Mbytet në një plazh të Greqisë 56-vjeçarja shqiptare

Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë pasditen e së shtunës.

Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Rafinës. 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës ku është konstatuar vdekja.

Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.

“Më ndihmoni, njoftoni një ambulancë”/ Vr*tet me thikën e kuzhinës i riu në Itali, policia arreston 42-vjeçarin shqiptar! Çfarë ndodhi mes dy personave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spoleto të Italisë, ku një 42-vjeçar shqiptar dyshohet se ka varë një të ri italian.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e shqiptarit pas një debati mes dy personave, të cilët njiheshin edhe më parë.

Viktima është një i ri 28-vjeçar nga Spoleto, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Ndërkohë në përfundim të hetimeve të koordinuara në terren nga Prokuroria Publike, policia arrestoi një 42-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mësohet se 42-vjeçari shqiptar e ka goditur italianin me thikën e kuzhinës në gjoks.

DESHMITARJA

“Pashë një djalë që mbahej për gardhin e shtëpisë dhe më tha ‘zonjë, më ndihmoni, telefononi një ambulancë”, tregon një grua e cila ishte dëshmitare e ngjarjes.

Gruaja shpjegon se është larguar menjëherë nga shtëpia me një familjar dhe ka tentuar ta ndihmojë të riun në pritje të mbërritjes së ambulancës.

“E kanë marrë dhe ndërkohë ka mbërritur edhe policia”, shton ajo. Më pas zonja shpjegoi se ajo kishte raportuar tashmë gjithçka tek hetuesit dhe se vëllai i saj kishte bërë të njëjtën gjë.

Shqipëria, ndër të paktat shtete në botë pa një medalje në Lojërat Olimpike

Shqipëria është në listën e vendeve të pakta në botë, që nuk kanë arritur ende të shijojnë gëzimin e fitores së një medaljeje të artë në Lojërat Olimpike.

Olimpiada ka mbi 40 sporte të ndryshme, por Shqipëria nuk ka arritur kurrë të çojë sportistë për disa disiplina të caktuara.

Vendi ynë renditet mes Bangladeshit, Antigua dhe Barbuda, Butanit, Mianmarit, Kongos, Ruandës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, që nuk kanë arritur kurrë të fitojnë një medalje të artë.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova gëzon tre medalje olimpike në sportin e Xhudos.

Atletët shqiptarë kanë konkurruar kryesisht në mundje, qitje, not dhe peshëngritje, por ende nuk kanë shijuar fitoren.

Lojërat Olimpike do të nisin pas pesë ditësh në Paris.

Erë Iufte në Europë, rikthehet rekrutimi i detyrueshem ushtarak, NATO përgatitet të përballet

Përpara se Rusia të niste pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, shumë vende, përfshirë Kievin, ishin skeptikë se një luftë e madhe mund të kthehej në Evropë. Më shumë se dy vjet më vonë, një ndërrim tjetër dikur i paimagjinueshëm është duke u zhvilluar për rekrutimin.

Disa vende evropiane kanë rifutur ose zgjeruar shërbimin e detyrueshëm ushtarak mes kërcënimit në rritje të Moskës, pjesë e një sërë politikash që synojnë rritjen e mbrojtjes që ka të ngjarë të rritet edhe më tej.

“Ne po arrijmë të kuptojmë se mund të na duhet të rregullojmë mënyrën se si mobilizojmë për luftë dhe të rregullojmë mënyrën se si prodhojmë pajisje ushtarake dhe rekrutojmë dhe trajnojmë personelin”, tha Robert Hamilton, kreu i kërkimit për Eurasia në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme. i cili shërbeu si oficer i ushtrisë amerikane për 30 vjet.

“Është tragjikisht e vërtetë që ja ku jemi, në vitin 2024, dhe po përballemi me pyetjet se si të mobilizojmë miliona njerëz për t’u hedhur në një mulli mishi të një lufte potencialisht, por këtu na ka vendosur Rusia,” tha ai. .

Rreziqet për një luftë më të madhe në Evropë janë rritur pasi Presidenti rus Vladimir Putin “më në fund iu drejtua konfliktit të hapur” në Ukrainë, duke ndjekur qëllimin e tij për të “rikrijuar perandorinë sovjetike”, tha gjenerali Ëesley Clark (Ret.), i cili shërbeu si Komandanti Suprem Aleat i NATO-s në Evropë. “Pra, tani kemi një luftë në Evropë që nuk e kishim menduar kurrë se do ta shihnim më”, tha Clark, i cili udhëhoqi forcat e NATO-s gjatë Luftës së Kosovës. “Është e paqartë nëse kjo është një Luftë e re e Ftohtë apo një luftë e nxehtë në zhvillim”, vazhdoi ai, por “është një paralajmërim shumë i afërt për NATO-n se ne duhet të rindërtojmë mbrojtjen tonë”.

Kthimi i alitetin e rirekrutimit nënvizon re

Një numër vendesh evropiane e ndaluan rekrutim të detyrueshëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, por disa vende – veçanërisht në Skandinavi dhe Baltik – e kanë rifutur atë në vitet e fundit, kryesisht për shkak të kërcënimit rus. Dështimi për t’u regjistruar mund të rezultojë në gjoba apo edhe burg në disa vende. Letonia është më e fundit që ka zbatuar rekrutim. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak u rikthye në 1 janar të këtij viti, pasi u shfuqizua në vitin 2006. Qytetarët meshkuj do të vihen në draft brenda 12 muajve nga mbushja e moshës 18 vjeç, ose diplomimi për ata që janë ende në sistemin arsimor.

Në prill, Norvegjia prezantoi një plan afatgjatë ambicioz që pothuajse do të dyfishojë buxhetin e mbrojtjes së vendit dhe do të shtojë më shumë se 20,000 ushtarë të rekrutuar, punonjës dhe rezervistë në forcat e armatosura. “Ne kemi nevojë për një mbrojtje që është e përshtatshme për qëllimin në mjedisin e sigurisë në zhvillim,” tha kryeministri Jonas Gahr Støre. Rekrutimi në Norvegji është i detyrueshëm dhe në vitin 2015 u bë anëtari i parë i aleancës mbrojtëse të NATO-s që rekrutoi burra dhe gra në kushte të barabarta. Debatet rreth rekrutimit janë zhvilluar edhe në vende të tjera evropiane që aktualisht nuk e kërkojnë atë. Në MB, konservatorët hodhën idenë e shërbimit ushtarak në fushatën e tyre të pafat zgjedhore.

Por ndoshta transformimi më befasues është duke u zhvilluar në Gjermani, e cila që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ka pasur një neveri ndaj militarizimit. Gjermania këtë vit përditësoi planin e saj nëse konflikti shpërtheu në Evropë dhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius paraqiti një propozim në qershor për një shërbim të ri vullnetar ushtarak. “Duhet të jemi gati për luftë deri në vitin 2029”, tha ai.

“Ne po e shohim debatin tani të ndezur. Dhe ky është hapi i parë,” tha Sean Monaghan, një bashkëpunëtor vizitor në Programin e Evropës, Rusisë dhe Euroazisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. “Kjo nuk ndodh brenda natës, është një ndryshim i madh mendor.”

Jo të gjithë janë të gatshëm t’i përgjigjen thirrjes. Në Lituani, për shembull, mendimet rreth shërbimit ushtarak midis studentëve ndryshojnë, tha Paulius Vaitiekus, president i Unionit Kombëtar të Studentëve të Lituanisë. Meqenëse vendi rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2015 për shkak të një “situate gjeopolitike të ndryshuar”, rreth 3,500 deri në 4,000 lituanianë midis moshës 18 dhe 26 vjeç regjistrohen çdo vit për një periudhë prej nëntë muajsh.

Vaitiekus tha se studentët kanë nisur iniciativa për të dërguar furnizime në vijat e para të Ukrainës. Kishte “një ndryshim në mendësinë e të rinjve drejt të qenit më aktiv, edhe pse jo domosdoshmërisht përmes rekrutimit,” shtoi ai. Me rekrutimin që mbetet një temë jopopullore në disa vende, NATO po përpiqet të përmbushë objektivin e saj të ri për të pasur 300,000 personel gati për t’u aktivizuar brenda një muaji dhe gjysmë milioni të tjerë në dispozicion brenda gjashtë muajve, tha Monaghan.

“Ndërsa NATO ka deklaruar se e ka përmbushur tashmë këtë qëllim, BE-ja ka thënë se anëtarët e saj do të luftojnë. NATO mbështetet në forcat amerikane për të arritur objektivin e saj. Aleatët evropianë duhet të gjejnë mënyra të reja për të gjeneruar personel. Diçka duhet dhënë këtu”, tha ai. Një problem tjetër është se ai objektiv do të lejonte vetëm NATO-n të luftonte një konflikt relativisht të shkurtër deri në gjashtë muaj, shtoi Monaghan.

Një nga anëtarët më të rinj të NATO-s , Finlanda, ka kapacitetin për të aktivizuar më shumë se 900,000 rezervistë, me 280,000 personel ushtarak që janë gati të përgjigjen menjëherë nëse është e nevojshme. Megjithatë, gjatë kohës së paqes, Forcat e Mbrojtjes Finlandeze punësojnë vetëm rreth 13,000 njerëz, duke përfshirë edhe staf civil. “Finlanda është një shembull i mirë” pasi forca e saj rezervë mund të integrohet në një forcë aktive shumë të vogël, tha Hamilton, i Institutit të Kërkimeve të Politikës së Jashtme. Historikisht, shpjegoi ai, Finlanda ishte “e futur” midis NATO-s dhe Bashkimit Sovjetik, në linjë me asnjërën, kështu që duhej të ishte në gjendje të mbrohej e vetme.

Norvegjia dhe Suedia , anëtari më i ri i NATO-s, kanë modele të ngjashme, duke mbajtur të dyja një numër të konsiderueshëm rezervistësh, megjithëse jo aq sa Finlanda. Suedia, ku rekrutimi tani është gjithashtu neutral ndaj gjinisë, thirri rreth 7,000 individë në vitin 2024. Numri do të rritet në 8,000 në 2025, sipas Forcave të Armatosura Suedeze.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, “ajo që ne shohim është se njohuritë dhe qëndrimi kanë ndryshuar”, tha ajo. “Suedia ka rekrutimin që nga viti 1901, kështu që është me të vërtetë pjesë e kulturës sonë në një farë mënyre,” tha Marinette Nyh Radebo, menaxhere e komunikimit në agjencinë që ndihmon në testimin e rekrutëve dhe raporton në Ministrinë e Mbrojtjes.

A është NATO gati për luftë?

Aleanca e NATO-s ka rishikuar strategjinë e saj dhe ka rritur aftësitë gjatë dekadës së fundit në përgjigje të kërcënimit në rritje nga Moska. Sulmi i plotë i Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, i cili pasoi mbështetjen e saj për separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore dhe aneksimin e paligjshëm të Krimesë në vitin 2014, në mënyrë të pashmangshme i shtyu aleatët të rivlerësonin nëse ishin gati për luftë dhe të forconin mbrojtjen e tyre.

“Që nga viti 2014, NATO ka pësuar transformimin më të rëndësishëm në mbrojtjen tonë kolektive në një brez”, tha zëdhënësi i NATO-s Farah Dakhlallah për CNN. “Ne kemi vënë në zbatim planet më gjithëpërfshirëse të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë, me më shumë se 500,000 trupa aktualisht në gatishmëri të lartë.”

Ndërsa aleatët e NATO-s “janë të gatshëm të luftojnë”, ka ende një pyetje nëse ata janë gati për një luftë të zgjatur si ajo në Ukrainë, tha Monaghan, duke theksuar se ka ende punë për të bërë në një numër fushash. Ato përfshijnë kapacitetin industrial, shpenzimet e mbrojtjes dhe qëndrueshmërinë shoqërore – ku do të vinte çështja e rekrutimit.

Mënyra se si personeli ushtarak rekrutohet dhe trajnohet është një vendim për kombet individuale, tha Dakhlallah, duke shtuar: “Rreth një e treta e anëtarëve të NATO-s kanë një formë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak”. “Disa aleatë po peshojnë rekrutimin. Megjithatë, si aleancë, ne nuk e përshkruajmë shërbimin e detyrueshëm ushtarak”, tha Dakhlallah. “Gjëja e rëndësishme është që aleatët të vazhdojnë të kenë forca të armatosura të afta për të mbrojtur territorin dhe popullsinë tonë.”

Përveç luftimeve në Ukrainë, Rusia ka nisur gjithashtu një luftë hibride në të gjithë Evropën , thonë ekspertët, duke përfshirë sulme në infrastrukturë, sulme kibernetike, dezinformim, sabotim, ndërhyrje në zgjedhje dhe armatim të migracionit. “Kjo është bërë vetëm më agresive,” tha Monaghan. “Të gjitha këto do të thotë se aleatët e NATO-s përballen me një situatë gjeopolitike shumë të ndryshme nga ajo që ndodhën gjatë dy dekadave të fundit.”

Situata mund të komplikohet më tej nga zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor. Gjërat do të duken shumë ndryshe nëse ish-presidenti Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka thënë se do të inkurajonte Rusinë të bënte “çfarëdo dreqin të duan” ndaj çdo vendi të NATO-s që nuk përmbush udhëzimet e bllokut për shpenzimet e mbrojtjes.

“Unë mendoj se ka një mirëkuptim shumë të mirë midis udhëheqësve ushtarakë të NATO-s se ata duhet të bashkëpunojnë dhe ekziston një dëshirë për ta bërë këtë,” tha Clark.

Këtë vit u mblodhën veteranët e Luftës së Dytë Botërore për përkujtimet e Ditës D , disa ndoshta për herë të fundit. Pasardhësit e tyre tani mund të duhet të marrin përsipër atë lloj përgjegjësie që shpresohej se nuk do të nevojitej më. “Unë mendoj se të rinjtë në Evropë dhe SHBA do të kuptojnë se ky brez, si brezi që luftoi Luftën e Dytë Botërore, nuk kërkoi të ishte ‘Brezi më i Madh’, por rrethanat ia ngarkuan atë barrë atyre,” tha Clark.

“Në demokraci, ne nuk na pëlqen të përgatitemi për luftë, nuk duam të mendojmë për këto gjëra,” tha ai. Sidoqoftë, “Unë mendoj se njerëzit do t’i përgjigjen rrethanave që shohin.”7

CNN

Mbetën të vr*rë gabimisht, ja kush janë kamarieri dhe klienti që u qëIIuan me breshëri pIumbash në Memaliaj

Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas breshërisë së plumbave të cilat u qëlluan në drejtim të tyre.

Shënjestër e ketij atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera morën plumba pasi ndodheshin pranë shënjestrës në moëmntin kur autorët qëlluan në drejtim të 73-vjeçarit.

Viktimat ishin kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Ndërkohë ditën e sotme janë publikuar fotot e dy viktimave.

36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela ndodheshin në momentin “e gabuar” pranë shënjestrës.

Mësohet se nga atentati i mbrëmshëm ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit. Të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi. Babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi, ndërroi jetë ndërsa vëllai i tij Artur Kalemi është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. I vrarë mbeti edhe kamarieri Gledio Muka, 34 vjeç, i cili ka qenë afër tavolinës së shënjestrës. Ndërsa klienti Marsel Çela ka qenë brenda në lokal dhe plumbat e automatikut e plagosën duke i marrë jetën.

Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli shfaqet me shenja në kokë (Foto)

Çfarë ndodhi? Ndjekësit e Luiz Ejllit janë shqetësuar për shëndetin e këngëtarit, pasi ky i fundit është shfaqur me shenja në kokë. Në një video të postuar në Instagram, Luizi shfaqet me disa njolla të errëta në kokë.

Fituesi i Big Brother Vip 2 ka pak kohë që ka dekoloruar flokët për të disatën herë e mbase mund të jetë edhe si pasojë e kësaj, por po të shihet me vëmendje në pjesën e favoriteve, shenjat nuk janë aspak normale.

Të jenë njolla nga dielli, apo ndonjë gjë më e madhe? Apo, mos vallë Luizi është përleshur me dikë? Nuk do ishte çudi që shenjat të jenë edhe si pasojë e ndonjë sherri.