BËHUNI GATI! Vëzhguesit e qiellit po përgatiten për fenomenin që do të “skuqë” hënën për 58 minuta! Ja kur do të ndodhë!

Vëzhguesit e qiellit në mbarë botën po përgatiten për eklipsin total hënor të 3 marsit 2026, i njohur si “Hëna e Përgjakshme”, një fenomen i rrallë që do ta ngjyrosë Hënën me një nuancë të thellë të kuqe.

Miliona njerëz në të gjithë Amerikën, Azinë dhe Australinë do të dëshmojnë Hënën e rrallë të Përgjakshme, ndërsa një eklips total hënor përkon me Hënën e Plotë, duke ofruar pamje kryesore në Amerikën perëndimore dhe më gjerë.

Eklipsi total hënor ndodh gjatë fazës së Hënës së plotë, kur Dielli, Toka dhe Hëna rreshtohen në një vijë të drejtë dhe hija e Tokës mbulon plotësisht sipërfaqen hënore.

Drita e kuqe që përthyhet përmes atmosferës së Tokës i jep Hënës ngjyrën karakteristike të kuqërremtë, intensiteti i së cilës varet nga sasia e pluhurit dhe grimcave në atmosferë.

Eklipsi fillon në orën 11:04 UTC, arrin kulmin në 11:33 UTC dhe përfundon në 12:02 UTC, me një fazë totaliteti që zgjat 58 minuta.

I gjithë cikli i eklipsit do të zgjasë pesë orë e 39 minuta. Fenomeni përkon me të ashtuquajturën “Hëna e Plotë”, Hëna e tretë e plotë e vitit 2026.

Ndryshe nga eklipset diellore, eklipsi hënor mund të vëzhgohet me sy të lirë pa pajisje mbrojtëse, ndërsa dylbitë ose teleskopët e përmirësojnë pamjen.

“Do Prime në kurrizin e martesës sime”/ Selin hedh dyshime për lidhjen e Mirit, gruaja e tij e thumbon

Dinamikat e forta mes Selinës dhe Mirit në “Big Brother VIP Albania” kanë kaluar në një tjetër nivel. Së fundmi, Selin ka zgjedhur të rihapë debatin duke e goditur Mirin në një pikë shumë delikate: jetën e tij private. Gjatë bisedave në shtëpi, ajo ngriti dyshime të forta duke u shprehur hapur: “Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte.”

Pavarësisht se Miri ka theksuar vazhdimisht se e sheh Selinën “si vajzën e tij” dhe raporti i tyre është vetëm miqësor, ajo nuk është tërhequr nga aludimet e saj.

Por nëse Selin mendoi se kjo deklaratë do të kalonte pa u vënë re, e kishte shumë gabim!

Ka qenë vetë bashkëshortja e Mirit ajo që ka thyer heshtjen me një reagim plot ironi në rrjetet sociale, duke i mbyllur gojën banores.

Përmes një videoje ku shfaqet mjaft e qetë dhe e kuruar, ajo ka goditur drejtpërdrejt strategjinë e Selinës duke shkruar: “POV: Ti do me kap Prime-in ne kurrizin e marteses sime”.

Për t’i treguar banores se martesës së saj nuk i bëjnë përshtypje këto fjalë, ajo ka theksuar forcën e lidhjes së saj të gjatë duke e “thumbuar” me një emoji gjarpri: “…POR… UNE kapa zemrën e burrit tim para nje dekade 🐍”.

Dhe për t’i dhënë fund çdo pikëpyetjeje për raportin e tyre, videoja mbyllet me një dedikim romantik për artistin që ndodhet i izoluar brenda shtëpisë: “Te dua per gjithmonë 💖 Schatzi im”.

PAMJE TË RËNDA! Del VIDEO e momentit të vrasjes së Egli Pashollarit, Gazment Buçpapaj së bashku me partneren e tij e godasin, më pas tropojani i ngul thikën

Kanë dalë pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Fillimisht krimi u përfol se kishte ndodhur për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që viktima kishte bërë ndaj gruas së autorit të dyshuar, Gazment Buçpapaj, por kjo pistë u rrëzua.

Sipas dëshmisë së gruas së tij, bëhet e ditur se bllokimi i rrugës ka qenë arsyeja e vërtetë e konfliktit.

Mësohet se Buçpapaj, i cili është shpallur në kërkim, i ka rënë borisë për t’i hapur rrugën, por viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë e ofenduar.

Egli Pashollari 31 vjeç mbeti i vrarë pak ditë më parë, pasi u qëllua me thikë pas shpine rreth orës 15:40 në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë zonës së njohur si ish-Parku.

Në momentin e konfliktit, Buçpapaj ka qenë i shoqëruar edhe nga gruaja e tij, e cila ka thënë në Polici se bashkëshorti i saj kishte shkuar për ta marrë në punë, pasi punonte menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut dhe për ta çuar për një vizitë mjekësore.

Pasi ka hipur në makinë, sipas saj, rruga ishte bllokuar nga makina e viktimës. Dëshmia e saj hedh poshtë dyshimet e para të policisë që sherri mund të ketë nisur për shkak se viktima kishte ngacmuar gruan e autorit.

Gazment Buçpapaj gjatë konfliktit fizik me Pashollarin, e ka qëlluar këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rëndë me pasojë vdekjen.

https://www.instagram.com/_u/euronews_albania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=37694511-6dbe-4927-9f93-9d66e60cea0e&ig_mid=8C2A69A0-5EED-445A-8853-E4D084DE81B8

Moment historik në Barcelonë, 144 vite pas fillimit të ndërtimit vendoset pjesa e fundit e ‘Sagrada Familia’

Një moment historik për Barcelonën dhe botën e arkitekturës ndodhi mëngjesin e së premtes, më 20 shkurt, ndërsa u vendos pjesa e fundit e kullës qendrore të kishës, Sagrada Familia-s, 144 vjet pasi filloi ndërtimi i saj.

Pjesa e sipërme e kryqit katërkëndor prej çeliku dhe qelqi, 17 metra i lartë dhe me peshë më shumë se 12 ton, u ngrit dhe u fiksua në vendin e tij në orën 11:00 të mëngjesit, duke përfunduar kullën kushtuar Jezu Krishtit.

Me një lartësi përfundimtare prej 172.5 metrash, kisha tani bëhet ndërtesa më e lartë në Barcelonë dhe kisha më e lartë në botë.

Flamujt e Katalonjës dhe Vatikanit u ngritën gjatë ceremonisë, ndërsa arkitekti kryesor i projektit, Jordi Faulí, e përshkroi ditën si “plot gëzim” për të gjithë ata që punuan për dekada për të përfunduar kullën.

Në një fotografi të vitit 2021, Jordi Fauli u prezantua si arkitekti i shtatë kryesor i Sagrada Familia që kur Antoni Gaudí filloi ndërtimin e bazilikës në vitin 1883.

Një vepër simbolike e kaluar brez pas brezi

Sagrada Familia është një pjesë integrale e identitetit të qytetit të Barcelonës. Për dekada, monumenti funksionoi si një kantier i hapur ndërtimi, me zejtarë që punonin së bashku me miliona vizitorë që në thelb financuan ndërtimin e tij.

Në 15 vitet e fundit, me përfundimin e brendshëm, kisha është bërë plotësisht funksionale. Brendësia e saj impresionon me format gjeometrike të Gaudít, kolonat që kujtojnë trungjet e pemëve dhe dritën e shpërndarë nga dritaret me xham shumëngjyrësh.

Projekti vazhdon

Pavarësisht përfundimit të kullës qendrore, më e larta nga 18 që Gaudí kishte parashikuar, ndërtimi i përgjithshëm ende nuk është përfunduar. Faza tjetër kryesore është fasada jugore mbresëlënëse “Fasada e Lavdisë”, e cila pritet të kërkojë rreth një dekadë tjetër pune.

Tre artistë me famë ndërkombëtare janë ftuar për të kontribuar në punën për fasadën e re jugore, të njohur si “Fasada e Lavdisë”: piktori dhe skulptori Miquel Barcelo, skulptorja Cristina Iglesias dhe skulptori Javier Marin.

Karakteristikë e tyre e përbashkët është se janë artistë me përvojë në vepra monumentale në shkallë të gjerë, diçka e nevojshme për një projekt kaq të kërkuar dhe të ngarkuar simbolikisht si fasada përfundimtare e Sagrada Familia.

Këta janë krijues me një stil të fortë personal dhe një prani të rëndësishme në artin bashkëkohor, të cilët ftohen të paraqesin propozime për projektin përfundimtar të fasadës së tempullit. Përzgjedhja e tyre pasqyron filozofinë e Sagrada Familia për të vazhduar punën e Antoni Gaudí-t përmes qasjeve moderne artistike, duke ruajtur karakterin simbolik dhe shpirtëror të monumentit.

Çfarë është “Fasada e Lavdisë”?

Fasada e Lavdisë do të jetë hyrja qendrore dhe më e madhe e kishës. Sipas vizionit origjinal të Gaudí-së, ajo do t’i kushtohet Lavdisë së Krishtit dhe do të simbolizojë udhëtimin e njeriut drejt Zotit, përmes koncepteve të tilla si jeta, vdekja, mëkati dhe shpëtimi.

Kur të përfundojë, me shumë mundësi brenda dekadës së ardhshme, do të jetë kapitulli i fundit i madh në një projekt arkitektonik që ka qenë në zhvillim e sipër për gati një shekull e gjysmë.

Sagrada Familia është atraksioni turistik më i njohur i qytetit, me afërsisht 5 milionë vizitorë në vit dhe të ardhura që arrijnë në 150 milionë euro në vit, pothuajse gjysma e të cilave janë ndarë për ndërtim.

Edhe pse ende ka punë të rëndësishme, përfundimi i kullës qendrore shënon një moment historik për një projekt që ka lënë gjurmë brezash të banorëve dhe vizitorëve të Barcelonës.

VIDEO

Taulant Balla thirrje vëllazërore demokratëve: Mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, shikoni ç’ndodhi në Tropojë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me deklaratën e Berishës që demokratët do të sulmojnë Partinë Socialiste.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook-un e tij, Balla u bën thirrje vëllazëroreve demokratëve që të mos ndërmarrin urdhëra të tilla që synojnë përçarje mes politikanëve.

Postimi i Ballës

Reagimi im ndaj Sali Berishës, i cili paska kërcënuar me sulme selitë e PS nëpër qytete: “Do iu asgjësojmë”
SB : “U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”.

Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë.

Kam një thirrje vllazërore miqve të Partisë Demokratike në bazë, mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja për shembull e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij.

Kaq për sot! Ditë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen mbi këtë çështje.

Skandali: RENEA merr amatorë për të gjetur Ilir Kurtin, zhytësi bllokohet për vete prej disa orësh në Osum

Operacioni i kërkimit për gjetjen e Ilir Kurtit në Kanionet e Osumit, rrezikon të prodhojë një tjetër tragjedi.

Një i ri që ishte futur në ndihmë të RENEA-s në Kanionet e Osumit në Skrapar, për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti, ka ngeccur.

Xhuljano Kaloti ka që prej mesditës që ka mbetur i izoluar. I futur në ndihmë të RENEA-s në ujërat e lumit Osum, për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e 42-vjeçarit, Kaloti, një 22-vjeçar nga Berati, ka ngecur në ujë që prej mesditës së sotme (21 shkurt) dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona ku ka ngecur kanë dështuar.

Sipas informacioneve të marra nga banorë të qytetit të Skrapar, ky incident i rëndë ka ndodhur gjatë kërkimeve në Kanionet e Osumit, për gjetjen e trupit të Kurtit, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit.

Burimet pohojnë se gjatë lundrimit me varkat Kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të ujit dhe Xhuljano Kaloti ka ngecur në mes të shkëmbinjve të asaj që quhet “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.

Ai vazhdon prej orësh të qëndrojë në ujë dhe pse është kërkuar ndihma e helikopterëve për nxjerrjen e tij me litar, askush nuk ka shkuar në zonë, në ndihmë të 22-vjeçarit.

Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanione rrezikon seriozisht jetën e 22-vjeçarit që hyri për të ndihmuar forcat RENEA.

Mësohet se në zonë ndodhen vetëm banorët, që po përpiqen ta nxjerrin duke hedhur litar nga lart, pasi zjarrfikësja e ka pasur të pamundur futjen në zonë, por deri më tani nxjerrje e tij nga uji ka rezultuar e pamundur.

Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësi e tij arrin deri në 90 metra dhe në këtë nivel prurjesh ndërhyrja nga njerëz të pa stërvitur mirë paraqet rrezik maksimal.

Horoskopi për ditën e sotme, e  Diel  22 Shkurt 2026

DASHI

Të dashur dashë, në këtë ditë të re të shkurtit ndiheni më të sigurt në veten tuaj dhe këtë do ta vënë re të gjithë. Dashuria ecën mirë dhe në punë do të jepni një demonstrim të madh të aftësive tuaja.

DEMI

Të dashur dema, sot jeni të përshkuar nga humori i mirë dhe kjo do t’i japë një shtysë të bukur jetës suaj sentimentale. Në punë jeni të vlerësuar nga të gjithë, gëzohuni për këtë.

BINJAKET

Të dashur binjakë, ndieni se i keni vënë një pikë të shkuarës dhe jeni gati të ecni përpara. Sa i përket punës, ka ardhur momenti të çoni deri në fund projektet.

GAFORRJA

Të dashur gaforre, do të keni mendime të natyrave të ndryshme, por përpiquni të mos ju pushtojë ankthi. Në punë gjithçka shkon mbarë, ndieni një nevojë të madhe për konkretësi.

LUANI

Të dashur luanë, kujdes në dashuri sepse periudha është mjaft delikate. Në punë jeni gjithmonë në vijën e parë, vazhdoni kështu por mos harroni të merrni edhe pak kohë për veten.

VIRGJERESHA

Të dashur virgjëresha, kjo ditë nis me këmbën e mbarë dhe është ideale për ato rituale bukurie që i shtyni gjithmonë. Kujdesuni për veten dhe në punë prisni një produktivitet të bukur.

PESHORJA

Të dashur peshore, ndiheni në qendër të një kaosi të madh, por duhet të shtrëngoni dhëmbët sepse do të vijnë ditë më të mira. Në punë ka pak stres.

AKREPI

Të dashur akrepë, në këtë ditë ka pak nervozizëm, por do të arrini shpejt të gjeni një ekuilibër të bukur si në dashuri ashtu edhe në punë.

SHIGJETARI

Të dashur shigjetarë, sot mund të jeni pak të shpërqendruar, ndaj kujdes në dashuri. Në punë mund të shfaqet ndonjë problem i papritur, por mos kini frikë, gjithçka zgjidhet.

BRICJAPI

Të dashur bricjapë, ndiheni pak të rënë moralisht sepse nuk arrini të shihni rezultatet e të gjitha përpjekjeve të bëra, por duhet durim, momenti juaj do të vijë.

UJORI

Të dashur ujorë, duhet pak më shumë fleksibilitet në dashuri për të çuar përpara një marrëdhënie dhe në punë kujdes nga kolegët që mund t’ju mbushin me kritika.

PESHQIT

Të dashur peshq, merrni pak kohë për të reflektuar mbi situatën tuaj sentimentale dhe për të kuptuar si mund të përmirësohet. Puna? Shkon gjithnjë e më mirë, por nga marsi do të ketë kthesën e vërtetë.

LAJM I FUNDIT/ Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së

Ish‑deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga qelia, pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-deputeti Çyrbja u deklarua fajtor dhe dënua me 3 vite burgim për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai duhet të vuante 2 vjet burg.

Altin Hajri u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 2.6 vjet burg.

Pavarësisht se kërkesa e ish‑deputetit për lirimin e menjëhershëm ishte rrëzuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme ditën e premte, gjykata konstatoi se shumica e dënimit ishte shlyer gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim, duke i mundësuar Çyrbjas daljen nga burgu këtë të shtunë, 21 shkurt.

Pjesën më të madhe të kohës ish-deputeti e kaloi në paraburgim. Ai u arrestua në 20 tetor të vitit 2024, dhe periudha më shumë se 1 vjeçare, në pritje të gjykimit e favorizoi atë duke qenë se 1 ditë paraburgim barazohet me 1 ditë e gjysëm burg.

Ne perditesim…

PAMJET/ Droni e ndjek nga ajri, agjentët e bllokojnë me 4 makina në Unazën e Tiranës, Vilson Shima me 10 kg drogë dhe 2 armë zjarri

Vilson Shima, një 42 vjeçar nga Tirana, është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 pasi po transportonte me makinë 10 kg drogë, dy armë zjarri dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Newsbomb.al ka siguruar edhe fotografinë e personit të ndaluar sot nga agjentët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, shtetasit Vilson Shima.

PAMJET/ Droni e ndjek nga ajri, agjentët e bllokojnë me 4 makina

Shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç

42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

VIDEO