Ç lFTl e ‘b. ën’ në mes të υrbanit, shoferi ndaIon dhe u bën gj ëmën

Një çift nuk është përmbajtur, duke iu dhënë njeri-tjetrit në një autobus urban.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Itali.

Siç raportohet, ndodhia e pazakontë u shënua rreth orës 6:30 të dielën në mëngjes, në autobusin e linjës 280.

Një djalë nga Roma 17-vjeçar dhe një vajzë me origjinë sarde 28 vjeçe, e cila jeton në Romë, hipën në autobus pasi kishin kaluar një natë jashtë në klab.

Duke konsumuar aIkooI. Kështu, në mjetin e transportit urban, vendosën ta çonin argëtimin në një tjetër nivel…

Ndoshta autobusi nuk ishte shumë i mbushur me njerëz, e kjo ndoshta ka bërë që ata të humbnin kontrollin dhe duke kaluar në një marrëdhënie të plotë seks.uale, përpara udhëtarëve të tjerë.

Në atë pikë, shoferi ndaloi dhe lajmëroi karabinierët.

Efektivët, pasi mbërritën në vendngjarje, i ftuan të dy të mbledhin veten.

Ndaj çiftit ka nisur për procedim penal në gjendje të lirë për akte të tu.rpshme në publik

“Jαm në një MAR RËDΗËNlE me 2 g. rα të ma. rtυara”, 26-υjeçari rrëfen hαIIin që e mυndon

Lidhjet dashurore kanë histori nga më të ndryshmet njohjeje dhe dinamike. Disa janë shumë të lehta e disa nga më të komplikuarat.

Përsa i përket këtyre rasteve të komplikuara, një djalë 26-vjeçar ka rrëfyer historitë e tij të pazakonta.

Për më tepër ai shpjegon se është në gjendje të mirë ekonomike dhe mund të tërheqë këdo që i vë syrin.

Bëhet fjalë për dy lidhje me dy gra të martuara. Ai thotë se bëhet shumë xheloz për to dhe vetë nuk e kupton arsyen pse.

Ai ka shkruar:

Prsh …une qe po ju shkruaj jam 26 vjec.Po dal direkt ne temë pa dashur ta zgjas .

Jam ne mardhenie me 2 gra te martuara te moshes 30-34 vjece, ndoshta edhe per faktin qe jam mire ekonomikisht dhe i afte per te terheq dike qe me intereson.

Problemi qendron qe jam shume xheloz per te dyja,sdua ti shkruaj njeri ne fb ne instagram etj .Hyj ne fb e tyre cdo dite me dijenine e tyre .

Ndihem keq kur lexoj mesazhe nga hamshore e legena qe i shkruaj  me adres te rreme dhe mund te them qe mund te kem ber mbi 200 block .

Marrdhenie me burrat e tyre nuk kan per tmos then zero,jam 100 % i sigurt per kte .

Nuk po mundem dot te mos jem xheloz dhe 100 her pyes veten pse duhet te jem shum xheloz per dicka qe sesht e imja ???”

TË GJITHË MENDOJNË SE ËSHTË E DAS. ΗURA E TIJ, JA MlSTERl QË FSHlHET PAS KËSAJ G.RUAJE

Shimi Munshi është nëna e një 20-vjeçari, por duket aq e re sa që shpesh herë e ngatërrojnë dhe mendojnë se është e dashura e tij.

Ajo është 41 vjeçe por askush nuk e beson se kjo është mosha e saj.

Munish thotë se shpesh herë e akuzojnë se ka ndërhyrje plastike, por ajo e dëshmon të kundërtën.

“Gjithmonë jam dukur shumë më e re se gjenerata ime.

Kur shoqëria ime filloi te plakej, mua vitet filluan të më ecnin mbrapsht, por nuk e di përse,”- ka thënë ajo.
Kur ishte 21 vjeçe lindi djalin.

“Konsumoj shumë çaj të gjelbër, nuk pi cigare dhe nuk pi alkool. Ushtroj shumë dhe pi gjithashtu shumë ujë.

Asnjëherë nuk kam bërë operacion dhe as nuk kam ndërmend të bëj,”- ka thënë Munshi dhe ka shtuar se shpesh herë ia kërkojnë edhe kartën e identifikimit për tu vërtetuar moshën e saj.

MARRlN KUMΒARlN PËR ΡUSHIME NË KORÇË, ΒURRl ZBULON TRADΗËTlNË E G.RUAS

Pushimet në Korçë për një çift shqiparësh, të cilët kishin marrë me vete edhe kumbarin nuk kanë shkuar ashtu siç duhej.

Gazetarja e “Aldo Morning Show” tha se një ditë para se të ktheheshin në Greqi burri ka zbuluar tradhëtinë e gruas me kumbarin.

Sipas gazetares burri ishte dehur dhe kishte vajtur të flejë ndërkohë gruaja dhe kumbari i tyre kanë fjetur bashkë.

Shikoni videon me poshte.

Ηistori shqiptαre/ Grυaja në hαll të madh: Bυrri nuk hedh foto me mua në Facebook

LETRA

Burri im nuk hedh asnjë foto me mua dhe vajzën në facebook. I kam thënë disa herë hidh ndonjë foto dhe thotë se i ka bezdi. Nuk di pse, po seç kam një parandjenjë që ai më tradhton, ashtu siç po bën gjithë dynjaja. Ka patur shumë lidhje dashurie më parë dhe është shumë simpatik.

-E dashur ajo që ti shkruan lidhet me xhelozinë, pra parandjenja se burri po të tradhton. Jetojmë në një shoqëri e cila për fat të keq po na ushqen çdo ditë e më shumë me shembuj tradhtish, me probleme të thella familjare dhe me një krizë të fortë të institucionit martesë. Të gjendur në të tillë mjedis priremi të kemi frikëra dhe çdo stimul i jashtëm të na çojë tek një shqetësim.

Pra ti dëgjon se mikesha jote ka një histori tradhtie, fqinja, i afërmi yt apo dikush tjetër dhe të gjitha këto të bëjnë të mendosh për raportin tënd, të bëhesh më e ndjeshme dhe më alerte si për ti paraprirë diçkaje të tillë. Megjithatë jeta nuk është kaq e thjeshtë dhe aq më pak kur flasim për raportin në çift.

Besoj se ti e njeh më mirë se çdo kush tjetër bashkëshortin tënd, di karakteristikat e personalitetit të tij, di atë që i pëlqen dhe atë që nuk do ta bënte kurrë.

Ka shumë individë të cilët zgjedhin të mos shfaqin familjarët e tyre në rrjetet sociale duke kërkuar me çdo kusht privatësinë dhe mbrojtjen e tyre, por jo domosdoshmërish arsyeja që e bëjnë këtë është tradhëtia.

Nëse ti ndihesh keq atëherë duhet të flasësh me të dhe ti thuash që ky veprim i tij të bën të ndihesh e refuzuar.

Komunikimi është thelbësor dhe jo vetëm sqaron, por edhe shëron duke na dhënë një shpjegim për çdo pikëpyetje dhe shqetësim që kemi.

Si grua, je ti që vlerëson dashurinë dhe përkushtimin e bashkëshortit ndaj teje, je ti që di sa e lumtur je me jetën që po jeton.

Fokusohu tek jeta reale, ajo e vërteta, përpiqu të bësh maksimumin për të qënë bashkë dhe të qetë. Përqëndrohu tek familja duke i lënë jashtë rrjetet sociale, vetëm kështu do të mund ta mbrosh atë./gsh/

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 12 Qershor 2024

Dashi

Ka disa keqkuptime të cilat janë shtuar dhe për këtë arsye, nuk keni pasur kohë të mendoheni për lodhjen e akumuluar gjatë javëve të fundit. Do të jeni shumë të zënë me punë, por në këtë moment duhet të mundoheni që të përcaktoni më qartë çështjet më urgjente dhe të pushoni më shumë.

Demi

Kjo ditë do ju gjejë të çlodhur dhe optimist dhe kjo edhe në sajë të lajmeve të mira të cilat do ju lejojnë që të punoni me më shumë qetësi. Në dashuri, këshillohet që të jeni më spontan.

Binjakët

Mundohuni të jeni të kujdesshëm dhe të kontrolloni më mirë emocionet tuaja. Kjo pasi vetëm nëse tregoheni diplomat do të arrini të shmangni disa konflikte të ndezura në familje ose në punë.

Gaforrja

Duhet të qartësoni mirë se cilat janë aktivitetet që keni në plan të zhvilloni këtë vjeshtë. Duhet të përcaktoni mirë prioritetet tuaja dhe sfidat që duhet të kaloni. Në dashuri duhet të jeni më të sigurtë dhe të vendosur.

Luani

Duhet të mundoheni të frenoni sa më shumë impulset tuaja, pasi në këtë moment ka disa diskutime të cilat duhet të zgjidhen me kujdesin maksimal. Zhvillime interesante dhe pozitive do të ketë në dashuri.

Virgjëresha

Parashikohet një mesjavë interesante për të ripërkufizuar disa vendime të marra në të kaluarën. Kjo e mërkurë ju fton të planifikoni deri në detaje projekte të reja të cilat keni ndërmend që ti çoni përpara gjatë muajve të ardhshëm. Në dashuri mund të rigjeni stabilitetin, por vetëm nëse do të përkushtoheni maksimalisht në jetën tuaj në çift.

Peshorja

Në këtë moment po mundoheni ende që të përshtateni me disa ndryshime që kanë ndodhur në raportet tuaja. Do të jeni të tensionuar, por kjo gjë nuk duhet t’iu pengojë në rigjetjen e qetësisë dhe harmonisë që keni humbur prej kohësh. Çështjet e biznesit janë mjaft të favorizuara.

Akrepi

Ka disa tensione të cilat nuk do ju lejojnë që të jetoni me qetësinë e duhur disa lidhje të nisura prej pak kohësh. Duhet të merrni më shumë kohë për të rigjetur sigurinë dhe për të sqaruar të gjitha dyshimet tuaja. Në vendin e punës do të jeni mjaft karizmatik.

Shigjetari

Mund të merrni disa mesazhe të dyshimta nga një person që e njihni prej kohësh. Mundohuni të qartësoni ndjenjat tuaja dhe të mos jeni shumë impulsiv. Duhet të mateni mirë, para se të bëni disa shpenzime.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të jeni tejet aktiv dhe të qetësuar nga pikëpamja emocionale. Parashikohen konfirmime të rëndësishme për të zyrtarizuar një histori të rëndësishme dashurie.

Ujori

Gjatë kësaj dite parashikohen disa zgjedhje të rëndësishme të cilat do ju lejojnë që të pranoni ose jo, një rol të rëndësishëm profesional. Kjo e mërkurë parashikohet mjaft pozitive nga pikëpamja sentimentale, ku mjaft të favorizuara janë takimet e reja.

Peshqit

Përpiquni të planifikoni një arratisje romantike ose disa momente për ti kaluar në qetësi me familjen ose partnerin/en. Ka disa negociata në zhvillim të cilat ju bëjnë nervoz. Megjithatë mundohuni të mos dekurajoheni, pasi parashikohen përgjigje të mëdha.

Shqiptarja me furgon përρΙas për v* ekje 47-vjeçarin

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Inzago, Itali.

Një 32-vjeçare shqiptare ka përplasur për vdekje 47-vjeçarin Massimo Tabacco , me origjinë nga Aprica, por që prej kohësh jeton në Inzago me familjen e tij.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 7 të mëngjesit në via Emanuele Filiberto, një rrugë e gjatë me pemë në periferi të qytetit. Burri, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme është përplasur nga furgoni që drejtonte shqiptarja.

Ambulancat dhe mjetet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja ishte e kotë pasi italiani u shpall i vdekur, ndërsa e reja shqiptare u dërgua në spital me kodin e verdhë për shkak të traumave të kafkës.

Policia ka sekuestruar automjetin dhe celularin e saj, ndërsa ajo do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike, ashtu si edhe viktima.

Temperaturat deri në 43 gradë, mbyllen kopshtet dhe shkollat në Greqi

Greqia po përballet me një valë të nxehti ekstrem pasi masat e ajrit shumë të ngrohta që ishin mbi Afrikën Veriore dhe Mesdheun qendror po shkojnë drejt lindjes dhe pritet të rrisin temperaturat nga dita e sotme deri të premten.

Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, në shumë zona të vendit temperaturat do të arrijnë 40 gradë, ndërsa në zonat kontinentale, larg erës detare, të mërkurën dhe të enjten do të ketë temperatura deri në 41°C dhe 42°C, dhe vende-vende deri në 43°C.

Për të shmangur ekspozimin në këto temperatura të larta, bashkitë kanë nisur me marrjen e masave.

Në Bashkinë e Athinës do të ndërpritet aktiviteti arsimor i të gjitha njësive të Arsimit Fillor ( çerdhe dhe shkolla fillore) për ditën e mërkurë datë 12 dhe të enjten, 13 qershor. Masat për të premten 14 qershor do të rivlerësohen të enjten në varësi të parashikimit të motit. Një vendim të ngjashëm ka marrë edhe komuna e Patras dhe Markopulos, ndërsa të njëjtën pritet ta bëjnë edhe komunat tjera.

Puna në sektorin publik është parashikuar me orare të reduktuara dhe online në rastet kur është e mundur. Ndërkohë që ata që punojnë në terren/natyrë do ndërpresin punën në pikun e vapës.

Temperaturat ditën e premte do të pësojnë rënie në pjesën qendrore perëndimore dhe veriore, por do të mbeten të larta në jug nga 38 deri në 39 gradë. Një front i ftohtë që zbret nga Ballkani do të sjellë stuhi jo vetëm në vendet fqinje, por pasdite dhe në mbrëmje edhe në veri të vendit, duke i dhënë fund valës së të nxehtit.

Buja e divorcit, Xhensila “surprizon” papritur Bes Kallakun

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj prej disa muajsh i kanë dhënë fund martesës, ndarje e cila ndodhi vetëm pak kohë pas lindjes së djalit të tyre.

Sot Amen ka mbushur 7 muaj që ka ardhur në jetë, dhe nuk kishte si të mungonte dhe urimini nënës së tij Xhensila Myrtezaj.

Ajo që bie në sy është se në urimin e Xhensilës përveç emrit ajo ka dashur ta thërrasë edhe në mbiemër djalin e saj.

“Gëzuar 7 mujorin drita e jëtës time Amen Kallaku”, shkruan Xhensila përbri fotos.