Romeo ρυblikon FOTO-n e parë me Ηeidin nga jeta jashtë BBV3

Dashuria e Romeo Veshaj dhe Heidi Baçit është vendosur në pikëpyetje jo vetëm nga banorët e BBV, por edhe nga ndjekësit.

Pas përfundimit të spektaklit ka pasur aludime se çifti do t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Por aktori ka shuar dyshimet teksa mbrëmjen e djeshme, një natë pas mbarimit të BBV, ai ka publikuar një foto krah partneres së tij.

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi kanë pozuar së bashku në ashensor, ku aktori shfaqet duke e përqafuar ndërsa e dashura e tij qëndron me kurriz nga kamera.

Romeo publikon FOTO-n e parë me Heidin nga jeta jashtë BBV3

Aktori i njohυr qëΙΙohet për υdekje nga hajdυtët që tentuan t’i υidhnin makinën

Aktori Johnny Wactor 37-vjeç është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.

Të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Anxhelosit, kur Wactor iu afrua tre burrave pranë makinës së tij, sipas policisë.

Një nga të tre hapi zjarr dhe Wactor vdiq më vonë në spital. Të dyshuarit janë larguar me makinë dhe nuk është bërë asnjë arrestim.

Aktori kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq, tha e ëma për Sky News.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë General Hospital – e cila u transmetua për herë të parë nga 2020 deri në 2022.

Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.

NBC News raporton se hajdutët synojnë konvertuesit katalitikë për metalet e tyre të vlefshme, duke përfshirë platinin, paladiumin dhe rodiumin

Shi milionash për Egnatian, asnjë ekip më parë nuk kishte fituar më shumë para nga FSHF në vetëm dy javë

Skuadra e Egnatias është kurorëzuar kampione e Shqipërisë me fitoren 1-0 ndaj Partizanit në finalen e kampionatit. Një arritje e shkëlqyer e skuadrës rrogozhinase pas një edicioni ku ka fituar gjithçka, edhe në aspektin ekonomik me një shi milionash si asnjëherë më parë nga FSHF.

Në bazë të rregulloreve të aktivitetit, Egnatia përfitoi si fillim 10 milionë lekë të reja vetëm nga renditja në vendin e parë në fund të fazës së rregullt. Kësaj shume iu shtuan edhe 5 milionë lekë të reja si shpërblim për fitoren e Kupës së Shqipërisë,

Me fitoren e kampionatit në “Final Four”, Egnatia përfiton një tjetër shpërblim prej 10 milionë lekësh të reja nga FSHF, duke çuar në 25 milionë lekë të reja totalin që ka siguruar vetëm nga institucioni i futbollit shqiptar në dy javët e fundit. Një shifër që është bërë e mundur vetëm falë ndryshimit të skemës dhe që nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë si shpërblim për një skuadër të vetme.

Por jo vetëm kaq! Rrogozhinasit kanë të garantuar rreth 1 milion euro nga UEFA nga pjesëmarrja në Europë, ku do të luajnë fillimisht në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

Egla shpallet fituese e BBV, ja si e presin familjarët e aktores

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Pas përfundimit të finales së madhe ku ajo rrëmbeu çmimin e madh, aktorja u shpreh se këtë fitore ua dedikon të gjitha grave.

Ndërkohë në një postim në rrjetet social, Egla shprehet se është ‘ende pa fjalë’. Por shton se është shumë mirënjohëse për publikun që e deshi dhe e pranoi me të gjitha ngjyrat e saj.

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Do shihemi shumë shpejt”, ka shkruar Egla në postimin e parë pas përfundimit të rrugëtimit të gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Po si e kanë pritur familjarët e aktores së njohur këtë fitore të saj?

Në rrjetet sociale është publikuar një video të familjarëve të Eglës, ku shihen të entuziazmuar nga fitorja e saj. Në momentin që Ledion Liço ka thënë emrin e Cenos si fituese të këtij edicioni të tretë të BBV familjarët përqafohen me njëri-tjetrin dhe thërrasin “Egla, jepi Ceno”.

SHIKO VIDEON KËTU

Meritoni përplaset me produksionin pas finales së BBV? Çfarë po ndodh me moderatorin

Shumë pritshmëri nga publiku për të, megjithatë, çuditërisht Meriton Mjekiqi u eliminua i pari nga finalistët prej shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, vetëm pak minuta nga nisja e programit.

Shumë kanë aluduar në rrjet për një përplasje mes tij dhe produksionit dhe kjo është vënë re në situata të ndryshme.

Edhe veprimet e Meritonit lënë vend për dyshime se ka hatërmbetje prej tij ndaj produksionit, përmendur këtu momentin kur ai dhe Ilnisa u larguan menjëherë nga studio, si edhe mungesa e tyre në festën pas finales.

Mirëpo jo vetëm kaq. Meritoni nuk ka bërë ende një reagim për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”, madje ai nuk ka bërë asnjë veprim në llogaritë e tij në rrjetet sociale, përveç fotos ku shihet krah Ilnisës, publikuar nga kjo e fundit.

Duket se moderatori e ka parë mbështetjen e madhe të publikut, dhe ka kuptuar se pas eliminimit të tij fshihet diçka më shumë se “më pak vota” nga finalistët e tjerë.

Egla Ceno bën reagimin e parë në rrjete sociale si fituese e BBV3: Më deshët e pranuat me gjithë ngjyrat e mia…

Aktorja Egla Ceno ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale si fituese e edicionit të tretë të Big Brother Vip.

Në një postim në Instagram, Egla shpreh mirënjohje dhe falenderim për të gjithë që e kanë mbështetur dhe votuar në rrugëtimin e saj të Big Brother Vip.

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për @topchannelalbania që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Do shihemi shumë shpejt”, shkruan ajo.

Egla Ceno është fituese e Big Brother Albania VIP 3, e cila fiku dritat e shtëpisë dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Aktorja është gruaja e parë që fiton edicionin VIP të këtij “reality show”, që na mbajti të mbërthyer para ekranit, për katër muaj e gjysmë.

Njëra ndër betejat më të përgjakshme midis ilirëve të Bardhylit dhe maqedonasve të Filipit II

Njëra ndër betejat më të përgjakshme midis ilirëve të Bardhylit dhe maqedonasve të Filipit II, pa dyshim ngelet ajo e vitit 359 p. Kr., betejë kjo të cilën Diodori e përshkruan si më poshtë:

“Kur Eukaristi ishte arkont në Athinë, Romakët zgjodhën si konsuj Quintus Servilius dhe Quintus Genucius.

Gjatë mandatit të tyre, Filipi dërgoi ambasadorë në Athinë dhe e bindi asamblenë të bënte paqe me të në terrenin që ai braktisi për gjithë kohën e çdo pretendim ndaj Amfipolit.

Tani që ai ishte i lirë nga lufta me Athinasit dhe kishte informacion që mbreti i Paonëve, Agis, kishte vdekur, ai mendoi se kishte mundësinë të sulmonte Paonët. Kështuqë, pasi kreu një ekspeditë në Paoni dhe mundi barbarët në një betejë, ai e detyroi këtë fis të pranonte besnikërinë ndaj maqedonasve.

Dhe meqenëse Ilirët konsideroheshin ende si armiq, ai ishte ambicioz t’i mposhtte edhe në luftë. Kështu, pasi thirri shpejt një asamble dhe i nxiti ushtarët e tij për luftë në një fjalim të përshtatshëm, ai drejtoi një ekspeditë në territorin ilir, duke pasur jo më pak se dhjetë mijë këmbësorë dhe gjashtëqind kalorës.

Bardhyli, mbreti i Ilirëve, pasi mësoi për praninë e armikut, nisi së pari të dërguarit e tij për të rregulluar që të ndërpriteshin luftimet me kusht që të dy palët të zotëronin ato qytete të cilat më pas do i kontrollonin.

Por kur Filipi u tha që ai me të vërtetë dëshironte paqen, por megjithatë nuk do të pajtohej në atë propozim nëse ilirët nuk do të tërhiqeshin nga të gjitha qytetet maqedonase, të dërguarit u kthyen pa e përmbushur qëllimin e tyre, dhe Bardhyli, duke u mbështetur në fitoret e tij të mëparshme dhe trimërinë e ilirëve, doli të përballte armikun me ushtrinë e tij; dhe ai kishte dhjetë mijë ushtarë të zgjedhur të këmbësorisë dhe rreth pesëqind kalorës.

Kur ushtritë iu afruan njëra-tjetrës dhe me një britmë të madhe u përleshën në betejë, Filipi, duke komanduar krahun e djathtë, i cili përbëhej nga pjesa më e rëndësishme e maqedonasve që shërbenin nën të, urdhëroi kalorësit e tij të mësynin radhët e barbarëve dhe t’i sulmonin ata kundër krahut, ndërsa ai vetë duke rënë mbi armikun në një sulm frontal filloi luftime të ashpra. Por Ilirët, duke u formuar në një shesh, hynë me guxim në këtë betejë.

Dhe në fillim për një kohë të gjatë, ndërsa beteja ishte gati në mënyrë të barabartë për shkak të trimërisë së madhe të shfaqura në të dy anët, dhe aq shumë ishin të vrarë dhe më tepër të plagosur, fati i betejës lëkundej së pari në njërën anë dhe më pas në tjetrën duke u lëkundur vazhdimisht nga trimëria dhe bëmat e luftëtarëve; por më vonë ndërsa kalorësit shtypeshin nga krahu dhe pjesa e pasme dhe Filipi me kreun e trupave të tij luftonte me heroizëm të vërtetë, trupat e Ilirëve u detyruan të tërhiqeshin me nxitim.

Kur ndjekja vazhdoi për një distancë të konsiderueshme dhe shumë ishin vrarë gjatë tërheqjes të tyre, Filipi kujtoi maqedonasit me borinë dhe me ngritjen e një trofeu fitoreje varrosi të vdekurit e tij, ndërsa Ilirët, pasi kishin dërguar ambasadorë dhe ishin tërhequr nga të gjithë qytetet maqedonase, arritën paqen. Por më shumë se shtatë mijë ilirë u vranë në këtë betejë.”- DIODORUS SICULUS; LIB. XVI-4

Gjuhëtari italian: Dodona ishte tempull ilir jo grek

Glotologu italian, Guliano Bonfante, është një nga emrat e përveçëm të gjuhësisë indoevropiane. Megjithëse i damkosur shpesh si pan-ilirist, rrymë mendimi në shkencën e historisë dhe gjuhësisë që i gjente ilirët në përmasa kontinentale, Bonfante bënte zbërthime gjuhësore që provonin shumë prej pohimeve të tij.

Në artikullin e shënueshëm ‘Elemente ilire në mitologjinë greke’, gjuhëtari italian kishte pikasur praninë e hapërdarë të proto-ilirëve, një shkulm i të cilëve kishte përshkuar Greqinë qysh në motet prehistorike. Bonfante është një nga të parët që i njejtëson pellazgët historik me këtë valë proto-ilire. Sipas tij, ‘këta pellazgë të Pellazgjisë i përkasin po kësaj vale pellazgjike dhe proto-ilire’.

Për të, hierorja e Dodonës nuk ishte gjë tjetër veçse një territor gjuhësor ilir. Portali Konica.al sjell një fragment nga artikulli i Bonfantes në lidhje me një nga tempujt më të njohur të botës mesdhetare në vjetërsi:

“Dodona, në vendin e Elopëve, është në një territor gjuhësor tërësisht ilir dhe, në mënyrë të dallueshme, ilir është edhe emri i Dodonës (krahasuar me Salôna, Narôna, etj., e v. H. Krahe, Die alten balkanill. geogr. Namen, Aid., 1925, p. 47 e ag.). Në lidhje me emrin proto-ilir të Pellazgëve (nga Πελαγ + σκο-ί), kam shkruar diku tjetër. Dimërkeqe është Dodona, qytet verior, i huaj, përtej maleve”, shkruante Bonfante./ZgjohuShqiptar.info

Revista finlandeze zbulon kohën kur kanali i Korfuzit quhej “kanali shqiptar”

Publikohet për herë të parë Gravura e vitit 1879, e marrë nga një revistë finlandeze e sjellë nga arkivat skandinave, nga studiuesi Armand Plaka.

Një gravurë e vitit 1879 e publikuar nga studiuesi Armand Plaka hedh dritë mbi detaje interesante të emërtime të ndryshme të teritoreve në lufinjtë shqiptaro-grek. Është fjala për Kanalin e Korfuzit, i cili dikur thirrej ndërkombëatrisht, kanali shqiptar. Diçitura në gravurën e vitit 1879 e botuar në një revistë Finlandeze, e vërteton këtë. “Mes kanalit shqiptar dhe ishullit të Korfuzit“, është diçitura që shoqëron gravurën.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka e ka publikuar në facebook gravurën bashkë me sqarimet, se e ka gjetur gjatë punës kërkimore në arkivat skandinave dhe se në Shqipëri publikohet për herë të parë.

“Mes kanalit shqiptar dhe ishullit te Korfuzit”. Kjo eshte dicitura qe na percjell gravura e vitit 1879, botuar ne nje reviste finlandeze, te cilen e hasa kohet e fundit rastesisht duke germuar ne arkivat skandinave. Pra per ata atje lart ne Europe, ai njihej si “Kanali shqiptar”, apo “ngushtica shqiptare”, term qe nuk perdoret ne ditet e sotme. Shqiptaret dhe bota e njohin sot me shume me termin “Kanali i Korfuzit”, p.sh.Incidenti i Kanalit te Korfuzit”, shkruan studiuesi Armand Plaka.

Pazari politik më 1945: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë mundësisht me Shkodrën e rrethinat në Veri. Pretendimet greke duhen trajtuar me vëmendje, megjithëse janë të ekzagjeruara. Italianët t’i japin Sazanin Shqipërisë”.

Kështu apo pak a shumë kështu, në mënyrë të përmbledhur ishte ajo çka Departamenti Amerikan i Shtetit, në fillimvitin 1945, e përshkruante si pikëpamjen e vet mbi rregullimin territorial të Pasluftës për Shqipërinë.

Pikëpamja në fjalë në fakt gjente një shtrirje më të gjerë, duke skicuar në këtë kontekst edhe të ardhmen e rajonit të Ballkanit e atë të Europës Lindore, e përcaktur kësisoj edhe disa korrektura “të nevojshme” në lidhje me të ardhmen e kufinjve të Bullgarisë, Greqisë, Jugosllavisë, por edhe të Qipros, Turqisë, Rumanisë, Italisë etj.

Situata për Aleatët tashmë dukej tejet pozitive dhe fitorja përfundimtare ishte vetëm çështje kohe e formaliteti. Ajo çka duket interesante, është fakti se për herë të parë kjo mund të shihet pas kaq shumë viteve, si një pikëpamje e shfaqur në mënyrë eksplicite – edhe pse jo në kufinjtë e qëndrimit zyrtar – mbi të ardhmen e kufinjve të Shqipërisë e rajonit.

Kufinjtë shqiptarë, vëmendje themelore

Nëse zhvendosemi në kohë, kuptojmë se këto përçapje për rregullim “të drejtë” të kufinjve, vinin pikërisht në kohën kur fuqitë e mëdha po shkonin drejt dy konferencave që vulosën “de facto” për një kohëzgjatje të konsiderueshme, fatin e shumë kombeve e shteteve të kontinentit.

Pjesa ku flitet për Shqipërinë, duket se përbën edhe thelbin e mendimeve amerikane për të ardhmen e rajonit të trazuar. Materiali që ne kemi shkëputur për botim në DITA, është marrë nga një gazetë australiane (“The Mercury”, 2 janar 1945, fq. 4), e cila në fakt i referohej raporteve të një korrespondenti shumë të njohur të kohës së vet, ikonë e gazetarisë botërore – Cyrus Sulzberger, asokohe i angazhuar për prestigjozen amerikane “New York Times” – me raportimet nga fronti aleat, me qendër në Kajro.

Nga materiali në fjalë, kuptojmë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kristalizuar një program për rregullimin e kufinjve të Europës Lindore, duke përfshirë shkëputje territoresh në favor të Greqisë, ku njëra prej tyre duhej të ishte dhe Qiproja, e cila pas Luftës duhej t’i kalonte kësaj të fundit, duke u shkëputur nga kolonizimi britanik.

Përsa i përket pretendimeve greke mbi kufirin shqiptar të jugut, Departamenti i Shtetit, sipas Sulzberger, i shihte ato si “disi të ekzagjeruara”, megjithëse atyre i duhej kushtuar vëmendje dhe se e nevojshme, jo vetëm në marrëdhënie me Shqipërinë, por edhe me Bullgarinë e Jugosllavinë, bëhej kësisoj vetëm një korrekturë e pjesshme e tyre.

Nga plani s’preket vetëm Turqia

Po ashtu, sipas Departametit të Shtetit, duheshin siguruar të drejtat e Bullgarisë e të Jugosllavisë për të pasur akses në portin grek të Selanikut. Jugosllavia duhej të merrte nga Italia dhe Austria rajonin e Fiumes e të Zarës, pra ishujt jashtë brigjeve kroate dmth. jugosllave, ndërsa kufinjë e saj të Paraluftës me Hungarinë, Austrinë dhe Rumaninë, thuhej se duhet të mbeteshin ato që kishin qenë.

Më tej në raport thuhej se: Rumania duhet t’i japë Besarabinë dmth. Moldavinë Rusisë dhe jugun e rajonit të Dobruxhës, Bullgarisë, duke u kompensuar me rikthimin e të gjithë rajonit verior të Transilvanisë që do i merret Hungarisë, përveç një copëze të vogël që do vijojë t’i mbetet Hungarisë në rajonin rreth Aradit.

Dukej qartazi se nga ky plan mbeste pa u prekur pra vetëm Turqia, e cila nga fundi i Luftës shihej tashmë si aleate e frontit antinazist dhe që edhe gjatë Luftës nuk kishte vuajtur nga “shkëputje territoresh”, apo pushtim si pak vende europiane në atë kohë, duke ruajtur “pro forma” neutralitetin.

Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën

Për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë e të nënvizuar thuhet se: duhet të jetë një shtet sovran dhe duhet t’i jepen pjesë nga Jugu i Jugosllavisë, me një kompensim në formën e shkëputjes së një pjese të territoreve veriore të saj, duke përfshirë mundësisht Shkodrën, që duhet t’i shkojnë Jugosllavisë. Ndërkohë, Italia duhet t’i dorëzojë shqiptarëve, ishullin e Sazanit në Gjirin e Vlorës.

Në raport fillimisht theksohet se pikëpamjet e zyrtarëve amerikanë kanë si synim vendosjen e parakushteve bazë për arritjen e paqes në një rajon të trazuar. Plani përbante tri objektiva: i pari paraqet një rishikim apo një rirregullim të kufinjve në bazë të negociatave direkte të shteteve të përfshira. Objektivi i dytë synonte sponzorizimin e idesë së bashkëpunmimit rajonal.

I treti thuhej se dëshiron të inkurajojë rehabilitimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, pasi ata të kenë zgjedhur lirisht qeveri të dala nga vota popullore. Kjo politikë, sipas Sulzberger, duket të jetë shumë më pozitive se sa ajo aktuale.

Planet amerikane, skica “jozyrtare”

Në artikull theksohet se: “megjithëse pikëpamjet e Departamentit të Shtetit janë skicuar në një bazë specifike, në dukje nuk shihet ndonjë këmbëngulje për t’i zbatuar ato domosdoshmërisht në terren”, çka i jepte këtij raporti të drejtën për t’a trajtuar atë thjesht si një pikëpamje jozyrtare, i cili në fakt do të zinte vend pjesërisht në formësimin e Europës së Pasluftës, pas Konferencave të Jaltës ( shkurt 1945) e asaj të Potsdamit (korrik 1945).

Më tej, në raport thuhet se: Shetet e Bashkuara mendojnë se grekët duhet të lejohen të zgjedhin në mënyrë demokratike formën e regjimit, duke votuar mes monarkisë e republikës. Departamenti i Shtetit aprovon shkëputjen e ishujve dodekanezë nga Italia në favor të Greqisë, përveç Castellorizzo-s, i cili duhet t’i shkojë Turqisë. Qipro gjithashtu i duhet dhënë Greqisë.

Në kohën për të cilën po flasim, në Shqipëri kishte filluar punën ajo që njihej si “qeveria demokratike e Tiranës”, megjithëse akoma nuk ishte njohur zyrtarisht as nga SHBA, as nga Britania e Madhe e as nga BRSS. Nga ajo çka tregojnë raportet e mëvonshme, rezulton se paradoksalisht, pikërisht SHBA ishin një hap para BRSS dhe Britanisë së Madhe në njohjen e qeverisë komuniste të Tiranës, duke rekomanduar njohjen kundrejt refuzimit që vinte akoma nga Moska dhe Londra, të cilat do ta bënin këtë përgjatë harkut të dy viteve në vijim.

Çurçilli dhe Stalini: Europa të ndahet, Amerikën nuk e pyesim!

Konferenca e Jaltës, mbajtur në gadishullin e Krimesë në ish-Bashkimin Sovjetik, në datat 4 deri më 11 shkurt 1945, ishte një takim diplomatik i tre krerëve aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i dyti në radhën e atyre që njihen si tri konferencat e mëdha aleate, duke pasuar atë të Teheranit ( 28 nëntor-1 dhjetor 1943) e paraprirë atë të Potsdamit (17 korrik-2 gusht 1945).

Në të morën pjesë tri liderët kryesorë të frontit aleat; Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif V. Stalin (ish-Bashkimi Sovjetik). Stalini këmbënguli pikërisht në këtë konferencë, që ndër të të tjera, i gjithë rajoni i Ballkanit, ashtu sikurse vendet Balltike e ato të Europës Lindore (përfshirë këtu fillimisht madje edhe Italinë) duhej të përbënin një unazë sigurie për interesat e Bashkimit Sovjetik, duke formuar një rreth vendesh satelite që do të mbronin kufinjtë e tij.

Dëshirave të tij, dy liderët perëndimorë, i shkuan prapa vetëm pjesërisht. Interesant është fakti se sferat e influencës në Europën Lindore ishin vulosur mes Stalinit dhe Çurçillit “de facto” qysh në Konferencën e Moskës, në tetor 1944, në mënyrë informale, duke anashkaluar pikëpamjet e Francës e sidomos ato të SHBA. Për Shqipërinë aty nuk flitej thuajse fare dhe ajo konsiderohej si pjesë e fatit të Jugosllavisë, e cila në atë letër ishte përcaktuar si e ndarë 50% me 50%, sipas interesave të “të mëdhenjve”.

Pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë u shfaqën me forcë sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (29 korrik – 15 tetor 1946). Përveç argumentave të vjetra rreth Vorio Epirit, Greqia e cilësonte Shqipërinë si pjesë të agresionit ndaj vendit të saj në vitin 1940, kur nisi konflikti italo-grek. Ato u kundërshtuan forcërisht nga kreu i delegacionit shqiptar, ish-Kryeministri Enver Hoxha. Kundrejt tyre, Shqipëria do të mundohej të vinte në pah kontributet e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist dhe krimet e bandave të Napoleon Zervasit kundër popullsisë çame, gjë e cila do të tolerohej nga fuqitë aleate, megjithëse për këtë çështje konferenca autorizoi ngritjen e një komisioni ndërkombëtar.

Ky komision nuk do ta zgjidhte dot këtë çështje, pikësëpari, për shkak të orientimit prolindor të qeverisë së Tiranës, por edhe këmbënguljes britanike në krah të qeverisë greke në kontekstin e luftës civile që po zhvillohej asokohe në Greqi./ZgjohuShqiptar.info