Kod υnik për çdo banesë, hotel e ρallat, Balla ρrezanton ligjin për sistemin e adresaυe

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka prezantuar pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ligjin për sistemin e adresave të ndërtesave në të gjithë vendin.

Në një konferencë për gazetarët, Balla u shpreh se do të krijohet një regjistër më kode unikë për çdo biznes, banesë, ndërtesë në vend.

Ai bëri me dije se do të punohet fillimisht me Google, ku qytetarët duke aksesuar kodin e institucionit ku duan të shkojnë, do të aksesojnë adresën e saktë të vendit.

“Ne do të punojmë fillimisht me Google, për të aksesuar kodin unik, dhe më pas për tu drejtuar në adresën që do të shkojë”, tha Balla.

Balla: “Një prej vendimeve të marra sot ka të bëj me ligjin për sistemin e adresave, bëhet fjalë për krijimin e një regjistri unik të adresave unike. Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore do të kemi një regjistër unik ku do te referohen të gjithë institucionet shtetërore, nën kontrollin ministrisë së brendshme.

Po ashtu, çdo biznes, banesë, ndërtesë në vend do të ketë një kod unik i pa replikushëm në bashki të ndryshme dhe kjo na mundëson ti japim zgjidhjeve problematikave për ofrimin e shërbimeve, lehtësimin e mbërritjes në adresë jo vetëm të shërbimit postar por edhe turistëve. Një prej problematikave që kanë ngritur turistët, u mundësojmë që përmes këtij kodi unik të jenë lehtësisht i arritshme.

Është një mundësi për çdo qytetare qe ka një problematikë më një adresë. E ftoj Kuvendin ta miratoje sa më shpejt për të përmirësuar këtë sistem. Çdo familje do ta ketë banesën më një kod unik, i cili të drejton menjëherë sapo vendos kodin. Ne do të punojmë fillimisht me Google, për të aksesuar kodin unik, dhe më pas për tu drejtuar në adresën që do të shkojë”.

E qυαjtën Romeon Ιojtar të dobët, reagimi me ironi i DonaΙdit për “Ιojtarët e fortë”

Teksa ‘Prime-i’ i sotëm nisi plot debate dhe ‘përplasje’ mes dy protagonistëve të ‘BBV3’, Romeos dhe Julit, ky ku i fundit por dhe disa konkurrentë të tjerë e quajtën Romeon një lojtar të dobët, një reagim ironizues ka ardhur prej binjakut të Romeos, Donaldit.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, duke i dalë në mbrojtje të vëllait ai shkruan:

‘Po këta lojtarët e fortë e dinë që unë kam dy vite që kam dalë nga Big-u? E vetmja mënyrë që të kapin Romeon është tek unë dhe tek marrëdhënia e tij. Këta lojtarët e fortë them unë se Romeo është lojtar i dobët.’

“Çohu nga kreυati im”- PërρΙasje fizike në ‘Big Brother VIP3’! Egla shtγn Françeskën nga shtrati i saj, rrëzohet ish-missi

Egla dhe Françeska janë përplasur gjatë ditës së martë në ‘Big Brother VIP 3”, ku të dyja kanë shpërthyer ndaj njëri-tjetrin.

Por duket se gjithçka ka kaluar në përplasje fizike, teksa Françeska është ulur në shtratin e saj dhe aktorja e ka shtyrë me këmbë, duke e rrëzuar nga shtrati.

Debati:

Egla: Çohu se je e rëndë për mua! Opa Kujdes! Çohu nga hapësira ime shpirti, se do vritesh

Françeska: Jo nuk iki

Egla: Çohu se je me puçrra

Françeska: Jo

Egla: Çohu se është hapërsira ime personale

Françeska: Stop se po më shtyn

Egla: Kujdes këmbën

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5bf489bc-388c-40e2-b8e8-1ceedacbe7e6&ig_mid=A1109CA2-7412-479E-B8BA-ED4A352F63A7

Çfarë po ndodh sot me monedhat e hυaja? Ja me sa po këmbehen sot doΙΙari dhe eυro

Këtë të mërkurë 13 mars 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë.

Euro blihet me 103.4 lekë dhe shitet 104.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 107.5 lekë, ndërsa në shitje me 108.4 lekë.

Paundi britanik blihet me 120.8 lekë dhe shitet me 121.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70 lekë, ndërsa në shitje me 71.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 13 Mαrs 2024

Dashi

Jeni shumë të pavendosur lidhur me disa rreziqe me të cilat do të përballeni në vendin tuaj të punës. Disa nisma të reja do të jenë shumë stimuluese, por në të njëjtën kohë edhe të rrezikshme për financat tuaja. Besojini intuitës! Në dashuri, këshillohet që të jeni më pak kokëfortë.

Demi

Jeni shumë të pavendosur në dashuri dhe kjo pasi ndjeni se ka disa gjëra që duhet të sqaroni bashkë me partnerin/en. Mos u druani të shprehni lirisht mendimet tuaja, pasi vetëm kështu do të gjeni zgjidhje.

Binjakët

Udhëtimet dhe eksplorimi i vendeve të reja, do ju tundojnë pa masë dhe kjo pasi ndjeni se nuk keni një pikë referimi. Në dashuri ndiheni të trysnuar, dhe vetëm për çështje emergjente arrini të gjeni kompromisin.

Gaforrja

Mundohuni të ruani një profil të ulët, pasi duke qenë shumë emotiv dhe impulsiv, shpesh nuk e kuptoni peshën e fjalëve tuaja, sidomos në vendin e punës. Tregohuni më bashkëpunues, lidhur me një projekt interesant.

Luani

Po mbyllet një muaj i cili vë në provë të fortë durimin tuaj, sidomos nëse e keni gjetur veten të përfshirë në disa debate të cilat mund t’iu kenë vënë nën presion. Do të keni mundësi shumë të mira për të rigjallëruar një histori dashurie.

Virgjëresha

Gjatë kësaj të mërkure do e gjeni veten përballë një kundërshtari të papritur, por ruani qetësinë dhe mos lejoni që askush t’iu imponohet. Dini të jeni shumë strategjik dhe kjo është mënyra juaj natyrale e të vepruarit, për të arritur rezultate të mëdha.

Peshorja

Parashikohet një ditë e rëndësishme për të gjitha çështjet e lëna pezull prej kohësh. Do të jeni të gatshëm të përballeni me transaksione dhe negociata të rëndësishme, lidhur me investimet tuaja. Në dashuri kjo periudhë është mjaft e favorshme, edhe për ata që duan të nisin një histori të re.

Akrepi

Kjo e mërkurë do të jetë disi e turbullt dhe do të përballeni me sfida që do ju duhet ti kaloni. Gjithsesi mos jini negativ, pasi çdo gjë është kalimtare. Në sajë të dashurisë dhe ngrohtësisë që ju rrethon, do arrini të gjeni sigurinë në vete.

Shigjetari

I keni vendosur vetes objektiva të reja, të cilat do ju lejojnë që të zgjoni krijimtarinë tuaj. Sa i takon dashurisë kjo është një periudhë shumë e rëndësishme, sidomos nëse keni në plan të zyrtarizoni një lidhje.

Bricjapi

Do të keni mundësi të merrni pjesë në nisma të rëndësishme dhe interesante për karrierën tuaj. Do të jeni kokëfortë dhe nuk do të ndaleni përballë kritikave të të tjerëve. Sektori profesional do të jetë mjaft i favorizuar.

Ujori

Kjo ditë do të jetë shumë interesante dhe do ju lejojë që të bëni takime të reja. Mundësi të mira do të shfaqen para jush, të cilat do të rindezin pasionin. Jini romantik, dhe befasoni partnerin tuaj. Në këtë mënyrë lidhja juaj në çift, do të jetë më e gjallë.

Peshqit

Po përjetoni një sukses të madh në dashuri dhe kjo për shkak se do të jeni mjaft kurajozë. Spontaniteti juaj do të vlerësohet maksimalisht. Bëni kujdes sa i takon shëndetit, sidomos në mbrëmje.

EMRAT/ Krim i rëndë sonte edhe në Durrës, ρΙagosen me thika 2 υëllezër

Dy vëllezër, Marvin dhe Klajdi Bashkehysa, janë plagosur sonte në Durrës pasi u goditën me thika nga persona të cilët u zhdukën nga vendngjarja, raporton noa.al.

Policia tha në një komunikim pak më parë se në lagjen nr. 5, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjet prerës, Marvin Bashkehysa 38 vjeç dhe Klajdi Bashkehysa, 35 vjeç (vëllezër).

Të dy këta vëllezër janë dërguar dhe ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas veprimeve të shpejta në vendngjarje dhe sigurimit të informacionit, kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit R. F., 37 vjeç.

Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për identifikimin e autorit tjetër, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /noa.al

Amir Rrahmani shënon goΙ shυmë të bυkur ndaj Βarcelonës (Video)

Amir Rrahmani ka gjetur golin në sfidën Barcelona – Napoli.

Mbrojtësi dardan ka gjetur golin kur kishin kaluar 30 minuta lojë në Kataluni.

Barcelona ka shënuar dy gola të shpejtë me Fermin Lopez dhe Joao Cancelo për 2-0.

Megjithatë në minutën e 30-të, ishte qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani që shënoi pas asistimit nga Matteo Politano për 2-1.

https://twitter.com/i/status/1767649549223370849

E rëndë në υend/ Shembet koΙona e bαnesës, hυmb jetën 64-vjeçari (Emri)

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku ka gjetur vdekjen një 64-vjeçar.

Policia sqaroi se shtetasi me iniciale F.F, ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi në banesën e burrit të motrës së tij kur është shembur një kolonë e ndërtesës.

“Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës.

Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Trαgjike/ 43 υjeçari shqiρtar bie nga çatia e mαgazinës ku ρυnonte dhe hυmb jetën

Një aksident në punë ka rezultuar fatal për 43 vjeçarin shqiptar Andi Rexhepi në Carpenedolo të Italisë.

Shqiptari humbi jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh.

43 vjeçari, baba i një vajze 16 vjeçare, po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin.

Mediat italiane shkruajnë se ishin kolegët e shqiptarit ata që njoftuan autoritetet që tashmë po merren me hetimin e plotë të ngjarjes së rëndë.

Ραmjet e frikshme tregojnë ραsagjerët e avionit gjatë turbuΙencës më të tmerrshme të ndodhυr ndonjëherë (Video)

Të paktën 50 persona janë plagosur pasi një aeroplan përjetoi ‘lëvizje të fortë’ në mes të fluturimit.

Më 11 mars, fluturimi i LATAM Airlines Boeing 787-9 Dreamliner, LA800, u ngrit nga Sydney, Australi u nis për në Auckland, Zelandën e Re dhe më vonë Santiago, Kili. Gjatë rrugës për në Auckland, rreth dy orë pas udhëtimit të tij tre orësh, avioni përjetoi ‘një lëvizje të fortë’ e cila rezultoi në të paktën 50 persona të lënduar.

Pasagjeri Brian Joket i tha gazetës lokale Stuff se avioni u duk sikur ra nga qielli dhe ai u kthye për të gjetur personin që ishte ulur pranë tij me shpinë “në tavan”.

Ai kujtoi: “Ai ishte në ajër dhe më pas ra dhe goditi kokën në mbështetësen e krahut. I gjithë avioni po bërtiste. Aeroplani më pas filloi të ulej me shpejtësi dhe unë thjesht po mendoja, ‘OK kjo është, ne kemi mbaruar’.”

Një tjetër pasagjer në avion, Lucas Ellwood, e përshkroi përvojën si “turbulencën më të keqe që mund të mendoni”. Ai i tha “Good Morning America”: “Kishte njerëz që qanin kudo, kishte njerëz të plagosur gjithandej.”

Një zëdhënës i LATAM Airlines Group nuk konfirmoi se çfarë e shkaktoi incidentin, por tha në një deklaratë për Stuff: “Si rezultat i incidentit, disa pasagjerë dhe ekuipazhi i kabinës u prekën. Ata morën ndihmë të menjëhershme ose u trajtuan nga stafi mjekësor në aeroport sipas nevojës.

“LATAM shpreh keqardhje për shqetësimin dhe dëmtimin që kjo situatë mund t’u ketë shkaktuar pasagjerëve të saj dhe rithekson angazhimin e tij për sigurinë si prioritet brenda kornizës së standardeve të tij operacionale.“

Shërbimi i ambulancës deklaroi se ekuipazhi i tij trajtoi afërsisht 50 pacientë, me një pacient në gjendje të rëndë dhe pjesën tjetër në gjendje mesatare deri në të lehtë.

“Gjithsej dymbëdhjetë pacientë u transportuan në spital, dhjetë u dërguan në spitalin Middlemore, përfshirë një pacient në gjendje të rëndë, një pacient u transportua në spitalin e qytetit të Auckland në gjendje të moderuar dhe një pacient u dërgua në spitalin Starship në gjendje mesatare”.