FOTOLAJM/ KUJDES nga çmimet, SHIKOJINI mirë: Ja SKEMA që përdor “Big Market” në Tiranë!

Rrjeti i supermarketeve “Big Market” po përballet me denoncime të reja nga konsumatorë që e akuzojnë për manipulime me çmimet përkatësisht një praktikë që e bën blerjen më të shtrenjtë se sa çmimi i paralajmëruar.

Shumë herë çmimi që figuron në raft, është më i ulët se çmimi që i kërkohet në arkë.

Një qytetar denoncon se për një produkt se, çmimi i ekspozuar ishte 800 lekë, por në arkë rezultoi 900 lekë.

Sipas qytetarit, çmimet në raft e shitje mbetën të pandryshuara edhe pas disa ditësh, kjo shton dyshimet se e bëjnë me qëllim këtë veprim.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

PAGË marramendëse, zbulohet sa FITON Elseid Hysaj te Lazio!

Mbrojtësi i djathtë te Kombëtarja, Elseid Hysaj është lakuar shpesh për pagën e “kripur” që përfiton te skuadra e Lazio-s.

Mediumi “transfermarkt.it” ka zbuluar pagën e tij edhe shumën që përfitojnë 20 lojtarët te kryeqytetasit.

I pari në listë është Zaçagni, 5.8 milionë euro bruto në vit, i ndjekur nga Romagnoli 5.6 milionë euro. “Podiumin” e mbyll Tavares, 4.1 milionë euro.

Misterit i erdhi fundi. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj merr bruto te Lazio 3.7 milionë euro në vit, i 4-të më i paguar te kryeqytetasit.

Megjithatë, kohët e fundit po përflitet për një largim të mundshëm të “rekordmenit” të Kombëtares në bazë të prezencave, ndërkohë që kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

FOTO

VIDEO/ Si skenë e filmit “Fast & Furious”, makina aksidentohet dhe ikën “raketë” në ajër!

Një skenë si e shkëputur nga filmi “Fast & Furious” u regjistrua në rrugët e Rumanisë, kur një makinë u përfundoi si raketë në ajër, duke shkaktuar një aksident të rëndë trafiku.

Shoferi i makinës duket se ka humbur kontrollin e mjetit teksa lëviste me shpejtësi tej normave.

Videoja tronditëse e kapur nga një kamera sigurie tregon automjetin duke u fluturoi në ajër dhe u përplasur me shpejtësi të madhe në rrugë.

Shoferi shpëtoi mrekullisht dhe madje refuzoi të shtrohej në spital.

Hùmbje e mádhe në familjen e Ledion Liços, moderatori jep lájmin e dh*mbshëm

Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndarë me ndjekësit një humbje të rëndë personale.

Përmes një postimi në Instagram, ai bëri të ditur ndarjen nga jeta të qenushit të tij, të cilin e konsideronte si pjesë të pandashme të familjes.

“Faleminderit miku im i dashur. Ndoshta në jetën tjetër unë do të jem qeni yt dhe ti do të jesh personi im.”, shkroi Liço krahas disa fotove të kafshës së tij shtëpiake.

Postimi i tij u shoqërua me dhjetëra mesazhe ngushëllimi nga ndjekësit dhe miqtë, të cilët ndanë mbështetjen për moderatorin në këtë moment të vështirë.

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është shfaqur për herë të parë publikisht krah bashkëshortit të saj, Vis Bajraktari, pas ceremonisë së tyre të martesës.

Çifti zgjodhi 10-vjetorin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për të bërë këtë dalje zyrtare, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë, të shoqëruar nga Sara Hoxha dhe moderatorja Grida Duma.

Megjithatë, përveç çiftit të ri, vëmendjen e ka rrëmbyer një tjetër detaj që ka ngjallur kuriozitet. Sara Hoxha është parë e vetme krah motrës së saj, pa praninë e partnerit të saj, Ledion Liço.

Kjo mungesë e Ledionit në një event ku familja ishte pothuajse e plotë, ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime të shumta në rrjetet sociale. Kur dhe pak dite na presin nga nisja e Big Brother VIP 5, kjo dalje publike pa pranine e babait te femijeve te saj sjell indirekt nje konfirmim te ndarjes se tyre.

Sidoqofte presim reagimin zyrtar te tyre, se kur do ua zbulojne dhe arsyet e tyre publikut, ndonese per njerezit e aferm dhe per mediat gjithcka mes tyre si cift ka mbaruar.

Pamje të rënda, shqiptari mas¤kron me t h¡kë ish-gruan në Greqi, ajo u fut në një supermarket për të shpëtuar por…(video)

Një grua 50-vjeçare shqiptare përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj në mes të rrugës në ishullin e vogël të Greqisë, Thasos.

Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria. (VIDEO)

Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi. Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.

“Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai i saj dhe ata i treguan shtëpinë. Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, rrëfen një prej dëshmitareve.

55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë, ndërsa ish-gruaja ndodhet në spital.

Top Channel

Pak para nisjes së Big Brother! Sara Hoxha ‘vulos’ ndarjen nga Ledjoni me këtë veprim, dhe trishtoi të gjithë fansat (Foto)

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është shfaqur për herë të parë publikisht krah bashkëshortit të saj, Vis Bajraktari, pas ceremonisë së tyre të martesës.

Çifti zgjodhi 10-vjetorin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për të bërë këtë dalje zyrtare, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë, të shoqëruar nga Sara Hoxha dhe moderatorja Grida Duma.

Megjithatë, përveç çiftit të ri, vëmendjen e ka rrëmbyer një tjetër detaj që ka ngjallur kuriozitet. Sara Hoxha është parë e vetme krah motrës së saj, pa praninë e partnerit të saj, Ledion Liço.

Kjo mungesë e Ledionit në një event ku familja ishte pothuajse e plotë, ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime të shumta në rrjetet sociale. Kur dhe pak dite na presin nga nisja e Big Brother VIP 5, kjo dalje publike pa pranine e babait te femijeve te saj sjell indirekt nje konfirmim te ndarjes se tyre.

Sidoqofte presim reagimin zyrtar te tyre, se kur do ua zbulojne dhe arsyet e tyre publikut, ndonese per njerezit e aferm dhe per mediat gjithcka mes tyre si cift ka mbaruar.

Raportet sekrete të CIA-s amerikane! Ja kush ishin d¤sh noret e Enver Hoxhës dhe dyshimet që ai shkonte dhe me

Deklasifikimi i një numri dokumentesh sekrete të CIA-s kohët e fundit, sjell në përmasa më reale figurën e Enver Hoxhës. Sipas dokumenteve të CIA-s, kur Hoxha ishte profesor në Liceun e Korçës, kishte të dashur një nga vajzat më të bukura të asaj kohe, të quajtur Tanca Mishu.

Po kështu në dokument shkruhet se Hoxha nuk u është ndarë fustaneve të femrave edhe gjatë luftës. Të dhënat e para janë marrë nga CIA në Greqi, prej një shqiptari të arratisur, Aleko Bimbli, një qytetar nga Korça, ish- nxënës në kohën kur Hoxha jepte mësim në Liceun e Korçës.

Ai me cilësinë e atasheut të shtypit pranë Legatës Shqiptare në Beograd, e kishte shoqëruar Hoxhën gjatë vizitës në Jugosllavi. Nuk dihet se në çfarë rrethanash Aleko është arratisur.

Informacioni më i hershëm i CIA-s për jetën s**suale të Hoxhës mban datën 21 maj 1951. Ai është pjesë e një kartele me 24 faqe. Të dhënat më të hershme janë të vitit 1943, ndërsa më të vjetrat të vitit 1957.

Në këtë kartelë Hoxha identifikohet me cilësimin “SUBJEKTI”. Në faqen 12 të tij shkruhet tekstualisht se “Liri Kondi dhe Milka Frashëri janë të dashurat me influencë të Subjektit”.

Aleko i përshkruan kështu Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun: “Tek-tuk në shtypin e lirë figuron gjykimi se Enveri nuk është njeri me puls, se ka një karakter tepër të butë e që pëson ndikimin e ndonjë tjetri.

Nuk pajtohem me këtë opinion. Edhe puls ka, edhe karakter ka. Pa asnjë dyshim, Mehmeti është më i egër, temperamenti i tij, më i spikatur. Merita këto të domosdoshme këto për një udhëheqës në një regjim totalitar.

Mirëpo këtu nuk duhet harruar fakti se krahas këtyre meritave, Mehmeti ka edhe të meta të mëdha; është kapriçoz, i rrëmbyer dhe ka nevojë kurdoherë për ndokënd që ta përmbajë.

Aq më tepër sepse dëshirat e tij i merr për realitete, sepse udhëhiqet nga pasionet personale, sepse rrëmbehet nga sukseset e çastit. Ndryshe nga Mehmeti, Enveri është më politik, më tepër diplomat, më realist”.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Panorama, Bimbli shprehet se në Greqi ka dëgjuar se Hoxha është edhe gay, por vetë qëndron asnjanës ndaj këtyre fjalëve.

“Këtu në Greqi kam dëgjuar se është edhe pederast. Sa kohë isha në Shqipëri, nuk më kishte zënë veshi një gjë të tillë. Përcaktojnë madje se H. Samarxhiu, një tregtar lëkurësh i emigruar që nga 1943 në Greqi, në gjendje të mirë ekonomike, tani në Selanik, e ka pasur dylber të tij. Natyrisht, personalisht as mund ta përgënjeshtroj, as mund ta vërtetoj këtë akuzë”, shkruan ai.

Tr*gjike në Greqi! Fëmija 18 muajsh i shqiptarit s*lmohet për vd*kje nga qeni pitbull, thuhet se ai po

Një ngjarje tejet e rëndë dhe tronditëse ka goditur komunitetin e qetë të Agios Leontas, në ishullin Zakynthos, ku një fëmijë vetëm 18 muajsh ka humbur jetën tragjikisht pasi u sulmua nga qeni i familjes. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar një valë dhimbjeje dhe indinjate, jo vetëm te banorët e zonës, por edhe në mbarë Greqinë, pasi detajet e incidentit janë përhapur me ritme të shpejta në mediat vendase.

Sipas raportimeve të “Proto Thema”, vogëlushi, i cili kishte baba me origjinë shqiptare dhe nënë britanike, ndodhej në oborrin e shtëpisë duke luajtur, kur iu afrua qenit të familjes, një pit bull. Për arsye që ende mbeten të paqarta, kafsha ka reaguar me agresivitet ekstrem, duke e sulmuar fëmijën në mënyrë të befasishme dhe brutale. Plagët e shkaktuara kanë qenë aq të rënda, sa që trupi i tij i brishtë nuk ka mundur t’u rezistojë.

Prindërit, të tmerruar nga skena, kanë telefonuar menjëherë shërbimet e urgjencës pak pas orës 13:00, ndërsa kanë bërë çmos për t’i dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës. Fëmija u transportua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar se kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në repartin e trajtimit.

Çifti, i cili prej vitesh ishte vendosur në Zakynthos dhe jetonte atje së bashku me fëmijën, njihej si pjesë e komunitetit ndërkombëtar që ka zgjedhur ishullin për jetesë të qetë. Lajmi i tragjedisë ka përhapur një tronditje të thellë mes banorëve, të cilët janë shprehur të shokuar nga humbja e jetës së një fëmije kaq të vogël në rrethana kaq dramatike.

Autoritetet greke janë vënë menjëherë në lëvizje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar se si ndodhi saktësisht sulmi, nëse qeni kishte shfaqur më herët sjellje agresive dhe nëse ishin marrë masat e duhura të sigurisë nga familja. Ndërkohë, prindërit po mbahen nga autoritetet për t’u marrë në pyetje, siç parashikon procedura në raste të tilla, me qëllimin për të kuptuar çdo detaj që çoi në këtë tragjedi.

Komuniteti lokal ka shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tij për familjen, ndërsa ngjarja ka hapur sërish debatin mbi rrezikun potencial të disa racave të qenve dhe përgjegjësitë që mbart mbajtja e tyre, veçanërisht pranë fëmijëve të vegjël.

Dalin prapaskena e dorëheqjes së Vali Bizhgës, si Edi Rama shmangu takimin me të ngarkuarën e SHBA në Tiranë…

Tashmë është bërë e qartë se marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara kanë hyrë në një periudhë të tensionuar. Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, NancyVanHorn mbërriti në Kryeministri në gusht të këtij viti, pas rakordimit me shefen e kabinetit të Edi Ramës, Vali Bizhga, kryeministri shqiptar nuk preferoi ta takonte duke ja lënë përgjegjësinë vartëses së tij. Kjo shmangie e Ramës e vendosi Bizhgën në një situatë të ngushtë, të paprecedentë dhe tepër të vështirë përballë përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E shtyrë në këtë pozicion të pakëndshëm për shkak të vendimit të Ramës, Bizhga u detyrua ta priste zonjën VanHorn në një takim të shkurtër dhe të ngarkuar, ku ajo mori tre mesazhe shumë të forta. Këto mesazhe ishin porosi direkte për Edi Ramën, të cilat amerikanët ia komunikuan përmes shefes së kabinetit, sepse kryeministri kishte zgjedhur të mos dilte përballë tyre. Mesazhi i parë, i artikuluar qartë nga zonja Horn, ishte që Rama të mos tentonte të kërkonte vizë për në OKB, pasi nuk do t’i jepej kjo mundësi. Mesazhi i dytë, po aq tronditës, ishte se në qeverinë e re nuk duheshin zgjedhur Belinda Balluku dhe Pirro Vengu, për shkak të problemeve serioze të shkaktuara nga kjo dyshe në raport me aleancën strategjike me SHBA.

Kjo porosi ishte një ndërhyrje e qartë, një paralajmërim dhe një refuzim i hapur për rikthimin e tyre në ekzekutiv.Ndërsa mesazhi i tretë ishte pika më goditëse. Ai i bënte të qartë Ramës se loja e tij me Amerikën kishte kaluar vijën e kuqe. Ky sinjal nuk linte vend për interpretime. Ishte një paralajmërim i hapur se SHBA nuk do të toleronte më asnjë devijim të mëtejshëm.

Dorëheqja

Menjëherë pasi mbaroi takimin me Nancy VanHorn, zonja Bizhga, e tronditur nga pesha e mesazheve dhe e indinjuar nga fakti që ishte lënë e vetme përballë tyre dorëzoi dorëheqjen në tavolinën e Kryeministrit, duke i dhënë lamtumirën raportit mbi tre dekada me të. Shefja e kabinetit, e njohur për një integritet të jashtëzakonshëm moral, nuk pranoi të bëhej pjesë e lojërave të shefit të saj, duke dhënë dorëheqjen si shefe kabineti. Kjo lëvizje e Bizhgës nuk është pritur mirë nga Rama, i cili ka lënë bosh vendin e shefes së kabinetit në pritje të një rikthimi që nuk ka ardhur dhe që, sipas gjasave, nuk do të vijë. Që nga ai moment, dihet se ç’po ndodh me qeverisjen Rama.

Nga ky moment e në vijim, qeveria e tij ka hyrë në një situatë stand by, ku qeverisja ka ngelur në gjendje të ngrirë për shkak të problematikave të ndjeshme të saj me korrupsionin. Mesazhet amerikane mbi kartelet kriminale, të konsideruara terroriste nga Presidenti Trump, ku një pjesë e tyre janë të suportuara drejtpërdrejtë nga Edi Rama, kanë bërë të qartë se ky i fundit po përjeton ditët e fundit të Pompeit. Fakti që SHBA thotë se “ne nuk merremi me çështje nën hetim”, duke e cituar fjalë për fjalë: “Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA–Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim,”nënkupton qartë se problemi “Balluku” është i mbyllur për ta.

Problemi që SHBA kanë emergjencë është krimi transkufitar, kartelet e drogës, ose terroristët, siç i konsideron Trump në urdhrin ekzekutiv. Pra, sipas situatës aktuale dhe shigjetave amerikane, problemi është ndërlidhja e Edi Ramës me kartelet e drogës, si në nivel ndërkombëtar, klani Sinaloa, por edhe me kartelet lokale të cilat aktualisht zotërojnë një pjesë të pushtetit politik. SHBA është e prerë, nuk ka mëshirë për kartelet, dhe mesa duket fati i Edi Ramës ka disa kohë që nuk punon më për të.

“Dalin për herë të parë publikisht, Lori Hoxha shfaqet me bashkëshortin, por vëmendjen e merr Sara! Ledjoni paska…(foto)

Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, është shfaqur për herë të parë publikisht krah bashkëshortit të saj, Vis Bajraktari, pas ceremonisë së tyre të martesës.

Çifti zgjodhi 10-vjetorin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për të bërë këtë dalje zyrtare, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në sallë, të shoqëruar nga Sara Hoxha dhe moderatorja Grida Duma.

Megjithatë, përveç çiftit të ri, vëmendjen e ka rrëmbyer një tjetër detaj që ka ngjallur kuriozitet. Sara Hoxha është parë e vetme krah motrës së saj, pa praninë e partnerit të saj, Ledion Liço.

Kjo mungesë e Ledionit në një event ku familja ishte pothuajse e plotë, ka ngritur menjëherë pikëpyetje dhe aludime të shumta në rrjetet sociale.