Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama, së bashku me përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë ka bërë prezantimin e programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë, një pol i ri urban i godinave të sistemit të drejtësisë.
Gjatë prezantimit, u parashikua edhe një hapësirë specifike në këtë ndërtesë që do të bëjë bashkë godinat e sistemit të drejtësiëë për ndihmësit ligjorë.
Por sipas Kryeministrit, kjo hapësirë nuk do të jetë më edhe aq e nevojshme brenda 4-5 viteve, pasi ndihmësi ligjorë nuk do të ekzistojë më si profesion por do të zëvendësohet nga inteligjenca artificiale. Ai u shpreh se nëse do të ishte dëshira nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë madje edhe brenda një viti mund të kenë një ndihmës të tillë.
“Dhe nëse ju doni që në të punojmë për një priojekt për ndihmësin ligjor me intelkigjencë artificiale unë ju them se brend anjë viti ju do keni një ndihmës ligjor që do jetë me një nivel shumë të lartë se gjithë ndihmësat ligjorë që keni për shkak se do dijë shumë më tepër” u shpreh ai.
Teksa ndau edhe një rast pilot të provuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në përfundim tha: “Janë fantashkencë por ndodhin, ne kemi pareë një ndihmës ligjor dhe ajo përmbaktja e tij ishte 366 vjet pune pa snjë ditë pushim, duken si gjëra që janë larg nuk janë larg fare dhe patjetër që do vinë edhe këtu, nuk po them hiqjnai gjithë metrat katrorë ndihmësave ligjirë po mbajeni parasysh edhe këtë fakt.”
Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih (MSC) ka nisur këtë të premte me politikëbërës nga e gjithë bota janë mbledhur në këtë ngjarje tre-ditore për të diskutuar sigurinë rajonale e globale dhe rendin ndërkombëtar.
Shqipëria, do të përfaqësohej nga kryeministri Edi Rama dhe disa anëtarë të kabinetit të tij, por për arsye të paqarta, delegacioni nuk po merr pjesë dhe është ende në Tiranë.
“Edi Rama sot që kishte prenotuar hotele, salltanete dhe bëhej gati komunikata të parafabrikuara të na dërgonte nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë në botë, që është Konferenca e Mynihut, nuk shkoi dot. Ai dhe ekipi i tij nuk u nis dot për Mynih, e anuloi”, u shpreh ai nga selia blu.
Edhe përse nuk ka një reagim zyrtar nga Qeveria shqiptare se përse Edi Rama nuk ka udhëtuar drejt Mynihut, Sali Berisha është i sigurt në atë që thotë, madje duke falenderuar edhe europianët, të cilët sipas tij “janë zgjuar” pasi kanë parë vërshimin e demokratëve në bulevardin e Tiranës.
“Ky është një akt për të cilin do të shpreh mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre që i refuzuan takimet narkodiktatorit të Tiranës. Të gjithë atyre që i anuluan takimet e fiksuara para vizitës së tij në Bruksel. Të gjithë atyre që e bënë me qëndrimet e tyre Edi Ramën mish të huaj, trup të huaj në atë konferencë dhe ia mbyllën dyert”, ka vijuar më tej Sali Berisha.
Mbetet për t’u parë nëse kryeministri dhe delegacioni shqiptar do të nisen në ditët në vijim drejt Gjermanisë, apo pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencën e 62-të e Sigurisë në Mynih (MSC), është anuluar vërtet..!
Pak kohë më parë, për disa javë me radhë, kemi sjellë në vëmendjen e publikut masakrën mjedisore që po ndodh në periferitë e Tiranës. Dherat dhe inertet e nxjerra nga gropat e kullave të reja që ndërtohen në kryeqytet kanë destinacion final shtretërit e lumenjve dhe zonat e gjelbëruara të kurorës së kryeqytetit, duke shkaktuar dëme të pariparueshme në mjedis dhe në tokat bujqësore, të cilat kanë humbur rolin e tyre duke u shndërruar në landfille ilegale…
Lumi i Tiranës, lumi Erzen apo liqeni i Kasharit janë tkurrur për shkak të zënies së tyre me mbetjet që dalin nga ndërtimet e reja, që gjithashtu kanë shkatërruar florën dhe faunën.
Ndërkohë institucionet shtetërore, në rastin më të mirë vazhdojnë të mbyllin sytë përpara kësaj paligjshmërie, ose në rastin më të keq janë palë me shkelësit e ligjit. Për këtë situatë, muaj më parë tentuam disa herë të merrnim një përgjigje nga Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
E ndërsa mendonim se kjo paligjshmëri do të merrte fund një ditë… u gabuam, pasi babëzisë nuk do t’i shpëtonte as zona e Bërzhitës, aty ku mes gjelbërimit shtrihet lumi Erzen, i cili tashmë, ashtu si dhe në pjesë të tjera të gjatësisë së tij, është zënë nga dherat dhe inertet…
Grumbujt e tëra inertes janë kthyer në një mal paligjshmërie ku kamionët që vijnë dhe ikin shkarkojnë mbetjet, duke shkatërruar shtratin e lumit, i cili është ngushtuar. Por kush qëndron pas shkatërrimit që po i bëhet lumit Erzen dhe mbushjes së tij me dhera dhe inerte?!
Vetë mjeku i njohur popullor, Ylli Merja, i cili po ndërton në zonën e Bërzhitës kompaninë e tij të përpunimit të bimëve medicinale. Dhe me sa duket, për të mos shpenzuar shumë me transportin, ka gjetur rrugën më të shkurtër: hedhjen e inerteve në lumë… Ndërsa kompania kontraktore, e cila do të merrej me largimin e inerteve të dala nga ndërtimi, është në pronësi të kunatit të tij.
Përballë nesh, mjeku i njohur popullor, i cili në këtë rast po dëmton mjedisin, shfaq probleme me memorien, dhe sa më shumë mendohet të japë përgjigje pyetjeve, aq më lëmsh bëhet, duke thënë njëherë që inertet e dala nga kompania e tij shkojnë në landfill, e pastaj mbase janë hedhur në lumin Erzen.
Ky i fundit, në atë segment, ka devijuar rrjedhën, ndërsa alarmi që ngrihet pas shirave për shkak të kontaminimit të ujit është i lartë, dhe këtë zoti Merja duhet ta dijë mirë, për shkak edhe të profesionit të tij. Tashmë është detyrë e institucioneve shtetërore që të marrin masa për atë që po ndodh në Bërzhitë, ku pasojat e “zhvillimit” i vuan lumi Erzen, i cili pak nga pak është kthyer në një landfill dherash dhe inertesh…
Vajza e ish-deputetit, Mark Frroku i është drejtuar këtë të enjte redaksisë së Newsbomb.al duke na sjellë një tjetër panoramë nga ajo që është shfaqur publikisht në rrjetet sociale.
Ajo ka hedhur dritë mbi një realitet, që sipas saj qëndron larg imazhit të harmonisë familjarë të ekspozuar me dhjetëra herë nëpër rrjetet sociale nga bashkëshortja e babait të saj, aktorja Rudina Dembacaj.
Në deklaratën e dërguar për redaksinë tonë, Mara Frroku, ka theksuar se në këto momente ndjen dhimbje kur sheh deklaratat e Dembacajt se fëmijët e bashkëshortit i konsideron si “fëmijët e vet”.
Sipas Marës mesazhet e bukura nëpër rrjetet sociale dhe publik mund të krijojnë imazhin se gjithçka shkon “perfekt”, por realiteti brenda familjes është ndryshe dhe se sipas saj, Rudina Dembacaj është ajo që po krijon barriera mes tyre dhe të atit, Markut.
“Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash “janë të mitë” dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind qe kane apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media”, është shprehur Mara për Newsbomb.al.
Teksa vlen të theksohet se në fund të deklaratës së saj, ajo ka zgjedhur që të “firmosë” me emrin Mara Hanvera Froku, duke vendosur emrin e nënës së saj, dhe jo të babait. Një detaj ky që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që tregon qartë marrëdhënien e “ftohtë” mes tyre, dhe shkak sipas Marës është bërë pikërisht aktorja Rudina Dembacaj.
Mara, Erta dhe Nardi janë tre fëmijët e ish-deputetit socialist, Mark Frroku. Vetë Rudina Dembacaj, e cila po ashtu ka një vajzë nga martesa e saj e parë, Viktorian, shpesh herë ka ndarë në rrjetet sociale momente krah fëmijëve të bashkëshortit të saj, madje ka pohuar se sillet me ta dhe i sheh sikur të ishin të vetët.
“Sot që flasim unë nuk e imagjinoj dot jetën time pa ta, në mënyrë absolute. Edhe kur kanë probleme, problemet e moshës, unë përpiqem të jem personi që vihet në pozicionin e tyre. Bëhem shumë më pak qortuese dhe mundohem të jap shembullin tim. Unë ata fëmijë i dua”, deklaronte e përlotur vetë Dembacaj në shtator të 2023 në një intervistë të dhënë për Top Channel.
Deklarata e plotë e Mara Frrokut:
Këtë deklaratë e shkruajmë me dhimbje, jo me inat, pas disa deklaratave publike Rudina Dembacaj thote se “fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”. Fjalët dhe fasadat mund të duken bukur për miqtë, por familjarët e dinë të vërtetën.
Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash “janë të mitë” dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind qe kane apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media. Por fasadat janë klishe, dhe veprimet jo humane nuk duhen duartrokitur duhen mbajtur përgjegjësi.
Policia e Shtetit ka identifikuar vajzën që ndërroi jetë sot në moshë ende fare të re pasi u përfshi në një aksident tragjik automobilistik.
Viktima është Elvina Elezi, 23 vjeçe, banuese në Tiranë, raporton noa.al.
E ndjera humbi jetën në minutat e para të ditës së sotme në një aksident tragjik që ndodhi në dalje të Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha zyrtarisht se më datë 13 shkurt 2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja Elvina Elezi rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Goditja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë fatale të resë. Edhe pse u dërgua në urgjencë, si pasojë e prekjes së organeve jetësore, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /noa.al
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Xum Allushi, ka bërë një deklaratë të fortë që ka ndezur menjëherë rrjetin. Gjatë një bisede telefonike për emisionin “Andale”, ai është pyetur drejtpërdrejt për marrëdhënien e tij me Top Channel, televizioni ku u bë pjesë e reality show-t më të ndjekur në vend.
Përgjigjja e tij ka qenë e prerë, e drejtpërdrejtë dhe pa asnjë filtër: “S’më ha k*ri hiç.”Një fjali e shkurtër, por me shumë peshë, që është interpretuar si një distancim i qartë nga televizioni dhe ndoshta edhe nga eksperienca që ai pati brenda shtëpisë së famshme.
Xum Allushi ishte një nga personazhet që krijoi dinamika gjatë qëndrimit në BBVA 4, por pas daljes duket se raporti me produksionin apo me televizionin nuk ka vijuar në të njëjtën frymë.
Luiz Ejlli dhe Jul Deda ishin të ftuar sot në emisionin “Breaking”, ku nuk e kursyen humorin dhe batutat mes tyre.
Mes humorit, Luizi i tha se duhet t’i vinte turp që e ka mundur Egla në “Big Brother”, teksa Juli tha se është më mirë të të mundë Egla se sa të humbasësh me Luizin.
“Si s’ke turp e del këtu, të mundi Egla”– tha Luizi për Jul Dedën, mes të qeshurash.
“Është më mirë të të mund Egla se sa të humbasësh me Luizin.”- tha Jul Deda.
Bashkëpunimi më i ri mes dy emrave të njohur të skenës bullgare, Azis dhe Tsvetelina Yaneva, ka ngjallur diskutime edhe në publikun shqiptar.
Dyshja kanë publikuar këngën “Havte”, një projekt me ritme tipike ballkanike dhe me videoklip të realizuar në ambientet e një aeroporti, por ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është linja melodike e këngës.
Shumë dëgjues shqiptarë kanë vënë re ngjashmërinë e fortë mes “Havte” dhe hitit të njohur “Valle Kosovare”, këngë e cila identifikohet me emrin e artistit të ndjerë Shpat Kasapi.
Sipas reagimeve në rrjete sociale, melodia e refrenit duket pothuajse identike me atë të këngës shqiptare, duke ngritur pikëpyetje mbi origjinalitetin e projektit të ri.
Kjo situatë vjen në një moment kur “Valle Kosovare” po përjetonte një rikthim të fuqishëm në arenën ndërkombëtare.
Kënga ishte kthyer në trend në TikTok, duke u përdorur në miliona video nga përdorues të ndryshëm, përfshirë edhe të huaj. Viraliteti i saj e riktheu fuqishëm në qarkullim një nga hitet më të dashura të muzikës shqiptare.
Megjithatë, në kreditet zyrtare të “Havte”, e prodhuar nga Costi, nuk përmendet asnjë referencë për autorët e “Valles Kosovare” apo për vetë Shpat Kasapin.
I ftuar në një emision televiziv, Bushati u shpreh se protesta është në të drejtën e Partisë Demokratike për ta organizuar, por sipas tij, ajo nuk ka fuqinë të rrëzojë apo as të krisë “regjimin e Ramës”.
Ai komentoi edhe debatin për përdorimin e fishekzjarreve dhe molotovëve gjatë protestave, duke deklaruar se problemi, sipas tij, nuk qëndron tek akti në vetvete, por tek mungesa e efektivitetit.
Bushati ngriti gjithashtu pyetjen nëse institucionet, që sipas tij janë uzurpuar, duhet të largohen me forcë, duke e cilësuar këtë si debatin themelor politik.
“Protesta është në të drejtën e PD-së ta bëjë, por me protestë jo vetëm që regjimi i Ramës nuk shembet, por as nuk kriset. Duhet të jemi të nërgjegjshëm, që ky lloj pushteti, protesta të tilla nuk i bëjnë ndonjë dëm të madh.
E dyta, u bë një debat, fishekzjarret, molotovët, problemi im nuk është se hodhi opozita molotov, por është se nuk e djeg dot Kryeministrinë e milionave të Ballukut apo Parlamentin e rrëmbimeve të Ergys Agasit. Në pikën që jemi do të ishte e legjitimuar, që Parlmaneti dhe Kryeministria, por dhe Tirana të jetë në flakë. Opozita nuk e luan dot këtë rol, nuk ka milionat, bandat dhe fuqinë për ta organizuar këtë. Në këtë kuptim, bëhet qesharak debati, që kritikohet opozita se ndot pak muret e Kryeministrisë. Me këta rrëmbyes personash, hajdutë kronikë, çdo veprim i qytetarëve do të ishte i përligjur. Opozita nuk është në këtë nivel.
Fëmijët është pyetja e dytë? Pyetja themelorë është, pasi kemi parë çka bërë Balluku dhe Rama nuk e dorëzon, pasi kemi parë si rrëmben njerëz Agasi dhe nuk e çan kokën njeri, uzurpuesit e këtyre institucioneve, a duhen nxjerrë përdhunshëm prej andej? Kjo është pyetja e parë. Pastaj bëhet me fëmijë apo me burra? Me njerëz që e bëjnë vërtetë apo sikur? Por themelorja është, a duhen tërhequr me litar për fyti këto hajdutë që grabisin çdo ditë?
Pastaj se si, është debat dytësor”, tha ndër të tjera Bushati.
Mjeku Doris Sholla raportohet se është dhunuar nga një punonjës i Spitalit të Lushnjës, për shkak të dyshimeve të këtij të fundit, se i thërriste gruan orar pa orar në punë.
Gruaja e agresorit Altin Alla, punonte si infermiere në spital.
Ndërkohë, vetë 54 vjeçari ishte punonjës oksigjenist dhe për shkak të dyshimeve se mjeku Doris Sholla e thërriste qëllimisht gruan e tij në orare të ndryshme në punë, kanë pasur fillimisht debat verbal.
Duke qenë se situata kishte shkuar në pikën ku nuk mund të zgjidhej gjë me dialog, oksigjenisti Altin Alla është përfshirë në një përleshje fizike me mjekun 31 vjeçar Doris Sholla.
Rasti ka përfunduar në Polici dhe raportohet se efektivët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar punonjësin Altin Alla, sepse dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me mjekun e spitalit, Doris Sholla.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lushnjës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. A., 54 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës (oksigjenist) në spitalin e Lushnjës, pasi është konfliktuar në ambientet e spitalit, me shtetasin D. Sh., 31 vjeç, mjek në këtë spital, për motive të dobëta.