SHBA përdori armë misterioze gjatë arrestimit të Maduros, ushtarët u paralizuan

Shtetet e Bashkuara dyshohet se përdorën një armë të panjohur më parë gjatë një operacioni kundër Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro , i cili, sipas dëshmisë së supozuar të një anëtari të forcave të sigurisë venezueliane, pati pasoja të rënda fizike për ushtarët, shkruan NY Post .

Dëshmia u nda në rrjetin social X të shtunën nga një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë me shënimin “Duhet lexuar”.

Sipas deklaratës, disa anëtarë të forcave të sigurisë filluan t’u rrjedhte gjak nga hundët, dhe pati edhe raste të të vjellave me gjak, pasi forcat amerikane dyshohet se përdorën teknologji që dëshmitari nuk e kishte hasur më parë.

Një numër i vogël ushtarësh me teknologji të përparuar

Roja deklaroi se operacioni filloi me një mbyllje të papritur të sistemeve të radarëve, pa paralajmërim paraprak. Shpejt, mbi pozicion u shfaqën dronë, dhe më pas disa helikopterë, nga të cilët, sipas vlerësimit të tij, u vendosën rreth njëzet ushtarë amerikanë.

Edhe pse numri i ushtarëve amerikanë ishte i vogël, dëshmitari pohon se ata kishin teknologji jashtëzakonisht të përparuar. Ai deklaroi se anëtarët e forcave të sigurisë e gjetën veten në një pozicion vartës dhe se nuk mund t’i përgjigjeshin në mënyrë efektive sulmit.

Ai veçoi momentin në të cilin, siç pretendon ai, u aktivizua një pajisje e panjohur, të cilën e përshkruan si një zë të fortë ose valë energjie. Pas kësaj, thotë ai, disa nga ushtarët humbën aftësinë për të lëvizur, ndërsa u shfaqën edhe simptoma të rënda shëndetësore.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht vërtetësinë e dëshmisë dhe as nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse shpërndarja e postimit nga zëdhënësja e administratës do të thotë se akuzat janë verifikuar. Postimi u shoqërua me një mesazh që i bënte thirrje lexuesve t’i kushtonin vëmendje përmbajtjes së dëshmisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Venezuelës, rreth 100 anëtarë të forcave të sigurisë u vranë në sulmin e 3 janarit. Nuk dihet se sa nga vdekjet lidhen drejtpërdrejt me përdorimin e dyshuar të armëve të panjohura.

Një ish-burim i inteligjencës amerikane i tha The Post se ushtria amerikane ka pasur armë energjie të drejtuara, të tilla si sisteme mikrovalësh ose lazeri, për vite me radhë, të cilat mund të shkaktojnë simptoma të tilla si gjakderdhje, çorientim, dhimbje të forta dhe paaftësi të përkohshme. Ai shtoi se është e mundur që disa nga simptomat e përshkruara të lidhen me teknologji të tilla, por aktualisht nuk ka konfirmim të pavarur të përdorimit të tyre në këtë rast. Burimi kujtoi akuzat e mëparshme se Kina përdori armë me mikrovalë kundër ushtarëve indianë në vitin 2020 gjatë mosmarrëveshjes kufitare në Ladakh. Dëshmitari beson se operacioni pati një efekt të fortë parandalues ​​dhe ka ngjallur tashmë vëmendje dhe shqetësim në vendet e tjera të rajonit.

Sipas tij, ngjarjet në Venezuelë tashmë po komentohen intensivisht në të gjithë Amerikën Latine, veçanërisht në kontekstin e deklaratave të fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me përhapjen e mundshme të presionit mbi vendet e tjera, përfundon NY Post .

Ka deklaruar se s’ka qenë kurrë në një marrëdhënie/ Olta Sheta plas deklaratën bombë: Brikena ka qenë në një lidhje me ish-konkurrentin e Për’puthen

Olta Sheta ka qenë e ftuar ditën e sotme në Fan Club, ku ka folur hapur për jetën private të Brikenës, një nga konkurrentet më të përfolura të Big Brother VIP 5.

Gjatë diskutimit në studio, Olta deklaroi se Brikena ka pasur një lidhje me ish-konkurrentin e ‘Për’puthen’, Atdheun.

Kujtojmë se Brikena gjatë klipit prezantues në Big Brother VIP 5 ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në një lidhje dashurie.

Pjesë nga diskutimi:

Olta Sheta: Unë do ta bëj një deklaratë, Brikena ka qenë e lidhur me ish-konkurrentin e Për’puthen, me Atdheun, por kjo është e vërtetuar. Kjo është para se të bëhej Miss Kosova, por nuk ka bërë asgjë të keqe se ka qenë e lidhur.

Kiara Tito: Sa është e vërtetuar kjo gjë?

Olta Sheta: Tani mund të pyesim edhe të zotin e punës, se nuk ka qenë e lidhur me mua, ka qenë e lidhur me Atdheun.

Kiara Tito: Arjan, ti je në dijeni të kësaj situate, se ti e ke pasur edhe konkurrent në Për’puthen?

Arjan Konomi: Jam në dijeni që Atdheu flirton me çdo qenie të gjallë që ekziston. Po patjetër mund të ketë flirtuar edhe me Brikenën. Se edhe një mace femër të kalojë, Atdheu do flirtojë dhe do përpiqet ta joshi, nuk e shmang dot Atdheu këtë gjë.

“Kemi 3 ditë pa ngrënë, 1 muaj pa shkollë”/ Policia merr nën kujdes tre fëmijët e braktisur nga nëna

Policia e Durrësit ka ndërhyrë dhe ka marrë nën kujdes tre fëmijët që janë braktisur nga nëna e tyre, shtetasja Blerina B., në zonën e plazhit të qytetit, pas shqetësimit të ngritur nga fqinjët .

Mësohet se fëmijët kanë rrëfyer se nuk kishin shkuar në shkollë prej rreth një muaji dhe se tre ditët e fundit nuk kishin pasur ushqim.

Banesa ku ndodheshin fëmijët ishte lënë pa përkujdesje, ndërsa ende nuk dihet fati i nënës së tyre apo motivi që e shtyu të largohej nga shtëpia./Ballkan web

Bleu hotelin luksoz në Palasë, Uzuni shuan zërat: S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt…

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni njoftoi pak ditë më parë se i është futur biznesit. Vetë futbollisti e tregoi diçka të tillë në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës, emrin së cilit do t’ia vendosë “Uzuni Hotel”.

Të shumta kanë qenë kritikat dhe reagimet në lidhje me këtë lajm të “rrufeshëm” dhe të papritur.

Shumë prej komentuesve dhe opinioni i gjerë publik janë shprehur se sulmuesi i Shqipërisë dhe Austin FC në SHBA po “pastron” lekët e tjetërkujt, të ardhura të cilat nuk janë të tijat.

Uzuni nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur kritikave në kanalet e komunikimit.

“Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Kam pasur mundësi të investoj edhe në Spanjë, por zgjodha Shqipërinë sepse e dua vendin tim.

Ndoshta nuk jeni mësuar që futbollistët të investojnë, por unë besoj tek e ardhmja e vendit tim dhe dua të kontribuoj këtu. Pres që njerëzit të ndajnë dashurinë dhe mbështetjen për këtë vendim, sepse çdo investim që bëj është për Shqipërinë.

Akuzat dhe shpifjet për pastrim parash janë të pavërteta. Paratë e mia janë të deklaruara dhe nuk kanë asnjë lidhje me ‘paga mesatare’ – paga ime është publike dhe e njohur.

Nuk kam nevojë të pastroj lekët e askujt. Respekt dhe dashuri për të gjithë! Myrto Uzuni”, shkruan sulmuesi në kanalet e komunikimit./SOT

“Një baba i sheqertë, babaxhan…”/ Zhaklin debaton ashpër me Arjanin: Miri është “sugar daddy”…

Një debat i ashpër ka ndodhur në Fan Club mes dy opinionistëve Zhaklinës dhe Arjanit, gjatë një diskutimi për raportin e Mirit me Selin.

Zhaklin e ka quajtur Mirin “sugar daddy”, ku Arjani e ka kundërshtuar Zhaklinën duke i thënë se sugar është një “baba” që të mban me lekë. Gjithashtu, ai shtoi se raportin që Miri ka me Selin e shikon që konkurrenti e sheh Selin si vajzën e tij.

Pjesë nga debati:

Zhaklin Lekatari: Miri është një “sugar daddy”.

Arjan Konomi: Babi sugar është “babai” që të mban me lekë.

Zhaklin Lekatari: Këtë marrëdhënie që e ka me Selin, e ka me Lornën, e ka me Lore, e ka me një grup vajzash.

Arjani Konomi: Unë e shikoj që e ka si vajzën e tij.

Zhaklin Lekatari: Po mundohesh të krijosh një çift pa qenë fare çift.

Arjani Konomi: Jam dakord me ju që nuk është zhigolo.

Zhaklin Lekatari: Nuk është zhigolo as ngacmues, por është një “sugar daddy”, një baba i sheqertë, por në kuptimin e parë të fjalës sugar. Baba i ëmbël, babaxhan që i qëndron vajzave afër dhe i ndihmon vajzat, që u jep strategji edhe u jep vajzave lojë.

Arjani Konomi: Jo, nuk është kjo “sugar daddy”, më vjen keq që nuk e di, “sugar daddy” është një që të mban me lekë, si ka shumë në Shqipëri.

VIDEO

SHBA prezanton “Piramidën e ushqimit të vërtetë” për qytetarët: Ja çfarë duhet të hani për jetë më të mirë

Shtëpia e Bardhë ka prezantuar një ndryshim të madh në udhëzimet ushqimore të Shteteve të Bashkuara, duke zbuluar modelin e ri të quajtur “Piramida e Ushqimit të Vërtetë”, i cili përmbys plotësisht piramidën e vitit 1992.

Ndryshe nga modeli i vjetër, që inkurajonte konsumimin e lartë të bukës, makaronave dhe drithërave, piramida e re vendos proteinat, yndyrnat e shëndetshme dhe produktet e bulmetit me yndyrë të plotë në bazë të ushqyerjes, duke përfshirë mishin e kuq, mishin e pulës, peshkun, vezët, djathin, qumështin e plotë, gjalpin dhe yndyrnat natyrale si vaji i ullirit.

Sipas udhëzimeve të reja, të rriturit duhet të konsumojnë nga 1.2 deri në 1.6 gramë proteina për kilogram të peshës trupore në ditë, krahasuar me 0.8 gramë për kilogram peshë trupore që ishte në rekomandimet e mëparshme. Ndërkohë, frutat dhe perimet mbeten pjesë e rëndësishme e dietës, por rekomandohet një ulje e ndjeshme e drithërave, veçanërisht atyre të përpunuara si buka e bardhë, makaronat industriale, drithërat e rafinuara dhe produktet me bazë mielli.

Administrata thotë se synimi është të përparësohen ushqimet e plota, të pasura me lëndë ushqyese, dhe të reduktohen karbohidratet e përpunuara dhe produktet industriale, përfshirë ushqimet e gatshme, pijet e ëmbëlsuara dhe produktet me sheqer të shtuar. Ky ndryshim konsiderohet një korrigjim i madh i kursit, pas dekadash këshillash ushqimore me bazë karbohidratesh, të cilat përkuan me rritjen e obezitetit dhe diabetit në SHBA.

Sipas autoriteteve, modeli i ri reflekton prova shkencore që tregojnë se ushqimi i vërtetë dhe i papërpunuar ka një rol kyç në përmirësimin e shëndetit. Nisma është pjesë e axhendës së presidentit Donald Trump, “Make America Healthy Again”, që synon të luftojë sëmundjet kronike, ndërsa të dhënat tregojnë se 75% e të rriturve amerikanë vuajnë nga sëmundje të lidhura me dietën.

Braktisi fëmijët dhe u largua me të dashurin! Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty (Video)

Prej janarit 2023, 27-vjeçarja Anxhela Nazifllari figuron e zhdukur.

Pas divorcit, ajo u largua me partnerin, duke lënë pas katër fëmijët e saj, të cilët sot rriten nga gjyshja.

Në studio, Drita Fetaj rrëfen mes dhimbjes mungesën e çdo kontakti prej vitesh dhe frikën se mos Anxhelës i ka ndodhur diçka e keqe.

Një apel prekës vjen edhe nga fëmijët, të cilët çdo ditë pyesin për nënën e tyre.

Pa Gjurmë vijon kërkimin për të zbuluar të vërtetën dhe për të rikthyer shpresën te familja.

Monika Kryemadhi flet për Iliri Metën: E kam shijuar në maksimum dashurinë me të, nuk e harroj se si…

Teksa flitej për dashurinë, opinionistja Monika Kryemadhi u pyet nga moderatori Arbër Hajdari nëse beson në dashuri.

Opinionistja u shpreh se e ka shijuar dashurinë e saj dhe se çfarëdo që ndodh mes një çifti, dashuria nuk harrohet.

“Unë e kam shijuar dashurinë time. E kam shijuar në maksimum. Kaq qe, dashuria nuk është vetëm më fjalë, por dhe me sjellje. Çfarëdo që ndodh mes dy personave, është dashuria brenda që nuk harrohet.

Çfarëdo që bëjnë të tjerët për ta prishur, mund ta prishin në pamje të jashtme, por brenda zemrës nuk e prishin dot”-u shpreh Monika Kryemadhi.

Nga tani e mbrapa ja sa lekë do marrin shqiptarët! Edi Rama mban thesin hapur! E di unë si kam shtërnguar dhëmbët kur

Kryeministri Edi Rama, gjatë një deklarate në podcastin e tij ka theksuar edhe një herë rritjen e pensioneve, nga e cila pensionistët kanë përfituar që në fillim të këtij viti.

Kreu i qeverisë,  u shpreh gjithashtu se kjo rritje do të dyfishohet çdo janar, duke vijuar në mënyrë progresive deri në vitin 2030.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për vështirësitë e së shkurës, se si ai ndihesh dhe se si sikletosesh kur nuk kishte para.

“Unë e di se si i kam shtrënguar dhëmbët për të bërë durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalët kur thosha s’ka mundësi, nuk kemi lekë për ta bërë, s’është e mundur, duhet fillimisht të rrisim mundësitë e shtetit, s’e bëjmë dot se nuk mund të minojmë shtëpinë, ku rriten fëmijët tanë,” theksoi Rama.

Deklarata e plotë e Ramës:

Ashtu siç u zotuam në fushatën e 83 mandateve dhe siç ngritëm 83 kartona të gjelbër në Kuvend pro rritjes graduale të pensioneve gjatë këtij mandati historik, tanimë e kemi nisur kthesën. Sipas kategorive përkatëse, pensionistët që prej këtij janari përfitojnë një rritje, që çdo janar do të dyfishohet. Pra janarin e ardhshëm do të marrin dyfishin e shtesës së këtij janari. Janarin pas tij, trefishin e shtesës së këtij janari, pastaj katërfishin e këtij janari dhe në Shqipërinë 2030 do të ndalet ky progresion tek pesëfishimi i shtesës së mirëseardhur të janarit të këtij viti.

Kjo kthesë është një çlirim i madh për mua. U deshën vite reformash, u desh një përpjekje e madhe për rritje ekonomike, u desh një përmirësim rrënjësor në mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave, u desh shumëçka që të vinim në pikën ku një Shqipëri tjetër nga ajo e dhjetë viteve më parë, të bëhej vendi i rritjes së pensioneve, pa minuar themelet e stabilitetit financiar të shtëpisë sonë të përbashkët.

Unë e di se si i kam shtrënguar dhëmbët për të bërë durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalët kur thosha s’ka mundësi, nuk kemi lekë për ta bërë, s’është e mundur, duhet fillimisht të rrisim mundësitë e shtetit, s’e bëjmë dot se nuk mund të minojmë shtëpinë, ku rriten fëmijët tanë… E pra duruam, por më në fund erdhëm në këtë pikë, sepse punuam çdo ditë për kthesën që sapo ka nisur dhe më e mira është e gjitha përpara për gjyshet dhe gjyshërit e këtij vendi.

“Ajo e imja di shqip dhe të ha…”/ Miri befason për bashkëshorten e tij

Puntata e sotme e “Fan Club Big Brother VIP” ka nisur me një video të vitit 2018, ku shfaqet Miri duke folur për bashkëshorten e tij.

Më 8 maj 2018, këngëtari i njohur ka qenë i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ku ishte për të folur për këngën “Komshia” të “West Side Family”.

Në atë periudhë, Miri tregoi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja e tij për videoklipin. Këngëtari u shpreh se e shoqja dinte shqip dhe kur ka parë klipin i ka thënë ‘pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër’.

“Ajo e imja di shqip . E pa klipin të papërfunduar dhe tha pjesa më e bukur është kur ti i rri komshijes shumë afër”, thoshte Miri.

Ndërkohë kujtojmë se Miri ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku po komentohet shumë për lojën e tij dhe sidomos me raportin që ai ka krijuar me Selin.