Trόnditëse! Shqiρtari qëΙΙohet me ρΙυmb në kokë në υendin fqinj, ja si paraqitet gjendja shëndetësore

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në Greqi.

Sipas raportimeve të mediave vendase, një person është qëlluar me plumb në kokë ga një grup personash ende të paidentifikuar.

Dyshohet se i plagosuri është një emigrant me origjinë shqiptare. Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali me shisha në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda, ndërsa ende nuk dihet ende shkaku i plagosjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nuk ‘zënë mend’. Pas ρërjashtimit të Sarës, tjetër ρërρlasje fizike në BBV

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Ilnisës dhe Eglës në shtëpinë e BBV3.

Ilnisa nuk e priti mirë këtë gjë dhe iu kthye me ofendime, ku e quan atë “krijesë e mjerë”.

Ilnisa: Mos e zër emrin e vajzës në gojë o krijesë e mjerë.

Egla: Çfarë ke, para dy ditësh më ke thirrur me emrin e vajzës.

Ilnisa: O krijesë e mjerë, o njeri i rënduar.

Egla: Çfarë ke, kush ta shau vajzën?

Ilnisa: Të ishin gratë si ty…

Egla: Të ishin gratë si ty do ishte një dramë e madhe.

Ilnisa: Ti je më keq se fjalët që më thua. Merre pasqyrën dhe shihe veten.

Në një përplasje tjetër mes të dyjave, ka pasur dhe një konfrontim fizik.

Egla: Mos më prek.

Ilnisa: Po ç’të të prek unë ty, shiko si je ti? Unë di që nuk preket banori duke bërë rënkime të tilla. Ajo më gjuajti me bluzë në fytyrë.

Gazetari: U ραguan 3 miΙionë euro për të υrarë Ervis Martinajn

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për të shumëkërkuarin e drejtësisë, i zhdukur që prej gushtit të 2022, Ervis Martinaj.

Dervishi tha se janë paguar 3 milionë euro për eleminimin e tij, ndonëse pikëpyetja e madhe është se kush i ka paguar dhe cili është fati i Martinajt.

“Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit. Për Vis Martinaj janë paguar deri në 3 milionë euro. Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit.

Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çështje realisht përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve. Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje”, tha Dervishi.

Më tej ai mori rastin e një prej personave më të rrezikshëm Julian Sinanaj.

Dervishi u shpreh se Sinanaj u arretsua se u kap me një arsenal të vogël armësh që i bënte vetë dhe më pas vrasjet i kryente si një njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë.

Dervishi tha në “Report Tv” se edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij.

“P.sh Julian Sinanaj pasi u arrestua, iu kap një arsenal i vogël armësh, që ai i bënte vetë. Por rast i tij ishte shumë i veçantë. Vrasjet i kryente si njeri që ishte marrë gjithë jetën me atë punë. Në momentin kur u shfaq në Shqipëri dhe u mor vesh se ka ardhur një vrasës i tillë në Shqipëri, kërkesat ndaj tij kanë qenë të shumta. Edhe persona nga maja e politikës kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij. Pastaj nuk është realizuar”, u shpreh Dervishi.

E rëndë/ 8 nxënës qëΙΙohen në një stacion aυtobusi

Tetë nxënës të një shkolle të mesme u qëlluan në Filadelfia pranë një stacioni autobusi në rrugët Rising Sun dhe Cottman pak para orës 15:00, tha Komisioneri i Policisë Kevin Bethel.

Bethel tha se nxënësit janë nga 15 deri në 17 vjeç. Një prej nxënësve, një 16-vjeçar, u qëllua me nëntë plumba dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Të gjithë nxënësit e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme, tha policia.

“Mjaft është mjaft,” tha kryebashkiaku i Filadelfias, Cherelle Parker. “Çdo partner i zbatimit të ligjit që kemi këtu në qytetin e Filadelfias është i angazhuar në mënyrë aktive dhe punon së bashku për të siguruar që çdo burim që nevojitet është i disponueshëm në mënyrë që të mund të bëhet puna për të zgjidhur krimet.”

Autoritetet po kërkojnë për tre sulmues të maskuar që ishin brenda një Hyundai Sonata blu të errët, tha policia.

Bethel tha se ndërsa nxënësit nga Northeast High po hipnin në autobusin SEPTA, tre sulmues dolën nga automjeti pranë Dunkin’ dhe qëlluan më shumë se 30 të shtëna.

Policia publikoi videon që tregon personat e armatosur duke dalë nga makina, duke qëlluar në drejtim të një autobusi SEPTA dhe më pas duke ikur nga vendi i ngjarjes me Hyundai blu të errët.

Jetmiri Ιahet i zhυ eshur Ιαkυriq në ‘BBV3’, banorët reagojnë keq

Së fundmi ai ka bërë një gjest që ka ngritur reagime të shumta jo vetëm në shtëpinë më të ndjekur por edhe jashtë saj. Sipas banorëve, Jetmiri ka bërë dush lakuriq në hapësirat e banjës së shtëpisë, një gjest i cili ka thyer rregullat e etikës së një spektakli që transmetohet 24/7.

Gjatë një bisede me disa prej banorëve, Juli ka falenderuar djemtë e regjisë që nuk kanë kapur pamje të Jetmirit në ato momente.

Juli: Shyqyr që nuk e kap kamera dhe faleminderit çunave të regjisë por puna është çfarë ndodh këtu. Po ja e kapi?

Romeo: Po e kapi është halli i atij dhe nuk është më halli jot! Po ja kapi syri ndonjërës nga këto ça do…

Misteri i ekzekυtimit të PëΙΙumb Metës/ “Fëmijët e υranë me ραramendim”, ish-drejtori i bυrgut zbυΙon detajet e bυjshme: Ata e dinin që…

Ish-drejtori i burgut të Peqinit, Faik Basha i ftuar në një emision televiziv tha se ajo që i ka bërë më shumë përshtypje është se familjarët nuk ndiejnë pendesë dhe janë të ftohtë.

Faik Basha: Nuk kam parë një familje të tërë që ka kryer një ekzekutim makabër, të një njeriu që supozohet të ishte më i dashuri për ta, babai. Çfarëdo të kishte bërë, çfarëdo situate , mendoj që kishte plot rrugë për t’i dhënë zgjidhje. Kjo familje nuk është në gjendje të rënduar ekonomike, kishin një vilë. Babi bëntë dy punë, edhe fëmijët punonin. Një familje në pamje të parë normale.

Është mister i madh dhe do jetë objekt studimi arsyeja pse e çoi këtë familje të kryejnë këtë akt kaq të rëndë. Për 10 ditë të jetonin në këtë lloj gjendje, pa dhënë asnjë lloj arsye. Të gjithë ishin të shpërndarë në punë e shkollë, njerëzit që kanë qenë në kontakt kanë treguar një sjellje shumë normale, edhe pse kishte ndodhur ngjarja. Kjo është ajo që të bën të habitesh. Ftohtësia.

Kam parë njerëz që kanë vrarë dhe në 99% të rasteve kam parë pendesa, në këtë familje nuk shoh asnjë lloj pendese.

Basha theksoi se nga policia duhet të ishte bërë një punë më e thelluar para arrestimit.

“Duke i mbajtur nën hetim, mund të kishin patur mundësinë për të zbuluar kush është autori. A do të diskutonin mbi faktet mbi mbrojtjen, mbi autorin që do i linin fajin dhe do përsërisnin rolin që do mbanin para gjykatës. Ata e dinin që do zbuloheshin, thjesht fituan kohë”, tha ai.

“Të du”! Sara i dërgon dron Βαrdhit, reagimi i këngëtarit nuk dυhet hυmbur (VIDEO)

Teksa vërtitej në oborr me aktorin Romeo Veshaj, Bardhi ka mbetur i surprizuar nga një dron që u shfaq në ambientet e shtëpisë për të. Kujtojmë se partnerja e tij, modelja Sara Gjordeni, është larguar nga formati në spëktalin e së martës së kaluar, dhe Bardhi pretendon se ky dron është nisur prej saj.

Ende nuk ka një reagim prej Sarës që të pohojë diçka lidhur me dronin, por ajo ka ripostuar shumë video të Bardhit gjatë momentit që ka qenë duke parë surprizën i emocionuar, e mesa kuptohet ajo është autorja e dronit.

VIDEO

https://www.instagram.com/_u/bardhii.saraa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7f230873-f847-40de-8aff-a365bfe7f469&ig_mid=919F7B4B-156B-4CEE-B0F8-275EDAB4F15C

Fëmijëve të PëΙΙumb Metës u rrezikohet jeta në qeli? Ish-shefi i bυrgut të Ρeqinit bën deklaratën e fortë: Duhet të mbahen Ιαrg të dënυarve të tjerë…

Ai tha se fëmijët nuk duhej të arrestoheshin, por duhej të monitoroheshin ose provokoheshin nga policia, në mënyrë që të zbulohej dhe komunikimi që ata do të kishin me njëri-tjetrin për deklaratat dhe mbrojtjen që do t’i bënin vetes.

“Duke i mbajtur nën përgjim, mund të zbulonin kush është autori, përmes diskutimeve. Ata do diskutonin mbi mbrojtjen që do bënin, mbi autorin që do i linin fajin dhe si do maskoheshin”, u shpreh ai duke folur për një emision televiziv.

I pyetur nëse fëmijët, të cilët ndodhen në paraburgim, rrezikojnë nga ndonjë hakmarrje, ai tha se mirë do të ishte që policia t’i mbante në ambiente më të veçanta dhe distante nga të burgosurit e tjerë.

“Nuk përjashtohet mundësia që dikush nga të burgosurit e tjerë të ndërmarrë ndonjë akt dhune apo dhe më tej, kundër këtyre personave. Të paraburgosur, apo burgosur me një problematikë të tillë, duhet bërë një trajtim veçmas dhe mbajte e kufizuar në kontakte me të burgosurit e tjerë”, u shpreh ai.

“Sot dυhej të festonte”, koΙeget në lot për υdekjen e 58-υjeçares: E dhimbshme!

Shkëndije Halili, punonjësja e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashkinë Delvinë, humbi jetën sot në ditën Ndërkombëtare të Gruas.

58-vjeçarja sapo kishte nisur punën në orën 5 të mëngjesit kur një 30-vjeçar e përplasi me makinë.

Kolegët e 58-vjeçares me lot në sy i shprehin ngushëllime familjes, dhe thonë se një pjesë e zemrës së tyre u ka ikur sot.

Shumë e dhimbshme është por nuk di se çfarë të them aq më tepër që ndodhi në një ditë si kjo. Asaj i takonte që të dilte të festonte si të gjitha nënat e tjera shqiptare. Fati donte kështu. Nuk kam fjalë ishte një grua e mrekullueshme një shoqe e mirë, një grua punëtore e kishim krah në punë. Një gjymtyre e jona është shkëputur nga ne. Nga gjithë kolektivi jonë. Nuk kam fjalë.

Ishte e papritur për ne. Secili punonte në sektorin e tij në mëngjes në orën 4 e 30 ka dalë nga shtëpia, na vjen lajmi në orën 6 që e ka përplasur makina. Na dhembte sa nuk ka më na ka ikur një pjesë e zemrës. Vajti 1 vit me ne që po punonte. Qe shumë vajzë e mirë e dashur me të gjitha.