13-vjeçarja ρΙagosi me thikë adoΙeshentin në Gjirokastër/ “Vαjza po qante, djali mbante barkυn me dorë”, dëshmitarja zbulon praραskenat

“As nuk e pashë fare, as kush ishte djali, pashë një gocë, çfarë ke që qan, është çarë ky djali me thikë, u çorientuam, kur pashë djalin që doli gjaku, ku je i thashë, nga Tepelena jam tha,

mbante barkun me dorë, gjaku vu, i dhamë ndidhmën e parë, lajmëruam policinë, e mori ambulanca, këto gjëra nuk duhet të ndodhin më, ata janë fëmijë, por prindi duhet të ketë kujdes”, tha gruaja.

Trαgjedia me ρesë υiktima në rrënojat e Titanik, zbυΙohet një tjetër audio

Një dokumentar i ri ka zbuluar zërin e marrë nga përpjekjet e kërkim-shpëtimit, i cili dha shpresë se ata që ndodheshin në zhytësin Titan mund të ishin gjallë. Vitin e kaluar, pesë persona vdiqën në bordin e një zhytëse në pronësi të kompanisë OceanGate, teksa ajo u zhyt në rrënojat e Titanikut.

Hamish Harding, Paul-Henri Nargeolet, Shahzada Dawood, Suleman Dawood dhe CEO i OceanGate Stockton Rush ishin në bord. Kontakti me anijen u humb më 18 qershor, duke nxitur një përpjekje të gjerë kërkimi.

Gjatë përpjekjeve për të gjetur nëndetësen Titan dhe për të rivendosur kontaktin, u dëgjua një zhurmë ritmike goditjeje, e cila dha njëfarë shprese se ata që ishin në bord mund të ishin ende gjallë.

Këto zhurma përplasjesh u kapën nga Forcat Ajrore Kanadeze dhe dukej se vinin çdo 30 minuta, duke i shtyrë disa të pyesin nëse pasagjerët e nëndetëses ishin ende brenda dhe po përpiqeshin të sinjalizonin për ndihmë.

Megjithatë, ekspertët theksuan se nuk e dinin se cilat ishin zhurmat e goditjeve dhe me kalimin e kohës u arrit përfundimi se nëndetësja kishte shpërthyer ditën që ishte zhdukur.

Sipas Wall Street Journal, marina e SHBA-së mori një zhurmë që mendonte se ishte shpërthimi i nëndetëses Titan menjëherë pasi kontakti u humb, që do të thotë se përpjekjet e kërkim-shpëtimit që kapnin zhurmat e goditjeve nuk po zbulonin shenja jete.

Audioja e asaj zhurme është dëgjuar në dokumentarin e ri The Titan Sub Disaster. Dokumentari, i cili do të transmetohet më 6 dhe 7 mars në Channel 5 në orën 21:00, synon të ndjekë detajet e zhytjes së Titanit deri në rrënojat e Titanikut dhe çfarë mësimesh janë nxjerrë nga humbja tragjike e pesë jetëve.

Që nga fatkeqësia, faqja e internetit e OceanGate ka thënë se ata “kanë pezulluar të gjitha operacionet e kërkimit dhe komercial”.

Flet mësυesja e TaυΙant Βallës: Besoja se ai do bëhej shkencëtar…

Është 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Në këtë ditë të veçantë, e tillë ishte surpriza që ministri i Brendshëm, Taulant Balla pati për mësuesen e tij të matematikës, Veronika Cfarku, cila ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të enjteje në studion e Klan News.

“Zyshë Veronika mirëmëngjes. Të uroj nga zemra gëzuar 7 Marsin, paç jetën e gjatë dhe shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje për gjithë mundin tënd, për të na dhënë dije dhe për të na përgatitur të fortë, edhe në jetën tonë të përditshme. Sepse ti për ne nuk ke qenë vetëm mësuesja e Matematikës, dhe ne të dy kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin për shkak se dhe mua më pëlqente shumë lënda jote.

Por na ke mësuar që të ecim të fortë edhe në karrierën tonë, në profesionin tonë, kështu që jo vetëm në emrin tim, por në emrin e të gjithë shokëve dhe shoqeve të klasës sonë dua të të uroj sot, Gëzuar 7 Marsin dhe shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje”, u shpreh Balla në mesazhin e tij.

“Shumë-shumë-shumë faleminderit, tepër e emocionuar, kjo është dhurata më e bukur që më bëhet në jetë. Nuk e prisja sepse kam kohë që nuk kam komunikuar me Taulantin edhe pse e ruaj atë foto të kohës së gjimnazit. Ishte nxënës i shkëlqyer”, u shpreh mësuesja tashmë në pension, dukshëm e emocionuar.

Por a e kishte spikatur mësuese Cfarku që nxënësi i saj do të kishte një karrierë të suksesshme në jetë?

“Jo e politikës, pak nuhatje sepse ishte i ri, ishe aktiv, por ishte aktiv në shumë talente jashtë mësimit. E aktivizoja në olimpiadat e Matematikës, i bëja mësime të veçanta në atë kohë, doja që ai të shkëlqente, të zgjidhte shkencat kompjuterike, besoja që do bëhej një shkencëtar shumë i mirë në atë fushë. Dhe nuk më erdhi mirë që e ndërroi. Filloi vitin e parë te Shkencat e Natyrës, Informatikë dhe pastaj ndodhi zgjedhja e tij. Ai shkëlqente në të gjitha lëndët, por Matematikën e ka pasur dhe në 8 vjeçare ka qenë fitues i olimpiadës”, shprehet Cfarku për gazetaren Iva Kalemi, në Klan News.

Ajo po ashtu ndau edhe këtë fotografi të rrallë me ministrin Balla.

Skena si nëρër filma në Athinë/ Shqiptari godet motorin e ρoΙicisë, ata qëΙΙojnë me ρistoΙetë nëρër gomat e makinës (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë në zonën e Shën Panteleimonit, ku një shqiptar që transportonte drogë ka tentuar t’i ikë policisë duke kryer manovra të rrezikshme me makinë e duke përplasur një motor të tyre.

Fillimisht efektivë të skuadrës “DIAS” i kanë bërë shenjë automjetit të ndalonte por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Gjatë kësaj tentative, automjeti ka përplasur motorrin e skuadrës “DIAS”.

Efektivët kanë ndjekur makinën dhe kanë shtënë me armë në drejtim të gomave të mjetit. Pas kësaj kanë arritur ta ndalin atë në rrugën “Nirvana” dhe kanë arrestuar autorin.

Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash. 26 vjecari shqiptar është shoqëruar menjëherë drejt komisariatit të Agio Pantaleimona.

Shkrimtari dhe ρoeti i njohυr grek: Ne flisnim shqip dhe υetquheshim romaikos

Me daljen në pah të skandaleve të mashtrimeve ekonomike që Greqia ka bërë gjatë viteve filluan edhe problemet e dyshimeve të vetë grekëve në lidhje me identitetin e tyre nëse janë trashëgimtarët e grekëve të lashtë të cilët krenohen me shekuj. Në të vërtetë populli grek kur u shpall pavarësia e Greqisë nuk parapëlqente të quheshin elenas, grek, por romaikos.

Ndërsa lënda e historisë, gjuhës, fjalorët quheshin historia Greqisë së Re, fjalor i gjuhës së greqishtes së re etj. Nuk bëhej fjalë fare për grekët e lashtë. Për qytetarët e Greqisë së Re, ata ishin të huaj sepse Greqia e shekullit 19, përbëhej nga popullsi që i përkisnin kombeve të ndryshëm si shqiptar(arvanitasit), sllavë, bullgarë, turq, arab, hebrej etj. Por poetët e huaj të frymëzuar nga kryengritësit e revolucionit të 1821 i thurën vargje kësaj kryengritje duke i përmbledhur të gjithë popujt në emrin e përbashkët Grek.

Pra, pasi u themelua shteti grek u krijua kombi dhe është vërtetuar që është shteti ai që bën kombin dhe jo kombi bënë shtetin. (Kjo vërehet qartë edhe tek Republika e Maqedonisë së sotme. Politikanët, pushtetarët dhe akademikët sllavë të cilët pasi zyrtarizuan shtetin po krijojnë kombin maqedonas duke asimiluar shqiptarët, serbët, bullgarët, romët, turqit, boshnjakët, goranët. Ndërsa shqiptarët që kishin ruajtur kombin e tyre të pastër ndër shekujt pavarësuar një shtet shqiptar të vogël, të dobët politikisht dhe ekonomikisht. Kërkesë kjo për brishtësinë e shtetit shqiptar kur u pavarësua nga serbët, grekët dhe rusët.

Rigas Fereos (1757-1798), në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke: “Βyλγαροι, κι Αρβανιτις, Αρμενος, κι Ρομιο, Αραπιδες”,(bullgarë, shqiptarë, armenë, grekë, arabë). Pra, në poemën e Rigas Fereos, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.

Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i ditëve tona Nikos Dhimu në një intervistë që ka dhënë më 23 qershor 2009 gazetës së madhe NY TIMES u shpreh: ”Ne flisnim shqip dhe vetquheshim romaikos, por pastaj na tha: “Gëte, Viktor Hugo, Delacroix: “Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit…”. Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do të shërohet…”

VIDEO / Freskim Rama, djαΙoshi që mahnit jυrinë e “American Idol” – i këndon Kosoυës

Se Kosova është “fole” e shumë artistëve të talentuar po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

I fundit që po bën krenarë shqiptarët është këngëtari nga Kosova, Freskim Rama me emrin artistik “Kim”, i cili ngjiti audicionet e American Idol, spektakli më i ndjekur në SHBA për zbulimin e talenteve të reja.

Djaloshi nga Kosova, 25-vjeçar, nisi audicionin me këngën “Heal” të Tom Odell”, por e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”.

“Kim” ishte zhvendosur gjashtë vjet më parë në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol, dhe në klipin prezantues nuk e la pa përmendur edhe Kosovën, si dhe periudhën e 99-tës kur edhe ishte lindur.

Ai mahniti jurinë prej tre anëtarësh të artistëve të njohur ndërkombëtarë si Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie.

Zëri i tij melodik dhe stili i tij i të kënduarit bëri që të merrte dritën jeshile nga tre anëtarët e juristë së American Idol për të vazhduar në fazën tutje të spektaklit.

Madje, njëri prej momenteve që po ashtu duhet të veçohet në këtë audicion ishte edhe kur këngëtarja e njohur amerikane, Katy Perry përmendi Kosovën dhe Shqipërinë.

Rrugëtimi artistik në Amerikë për djaloshin 25-vjeçar nga Kosova sapo ka filluar.

Kujtojmë, se skenën e këtij spekakti të talenteve të reja e kanë ngjitur edhe Linda Halimi sikurse Melinda Ademi, duke shënuar një sukses të ri të artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare të muzikës. /Telegrafi/

A ndodhet AtΙantida ne Dυrres?!!

Gjatë mijevjeçarëve legjenda e Atlantitës apo miti i saj është transmetuar deri ne ditet tona me gjithë madheshtinë dhe bukurinë qe ofron kjo histori sa njerëzore aq edhe hyjnore. Shumë historianë dhe studjues kan marrë mbi kurrizin e tyre misionin e deshifrimit apo lokalizimit te ketij qyteti qe ka frymëzuar shumë breza filozofesh artistesh ,kinematografesh dhe mbi te gjitha hulumtuesish amatorë dhe profesionist.

Qyteti i famshem është lokalizuar pothuajse ne te tërë cepat e botes se njohur. Në Evropë, në Afrikë, në Azi, në Kine, në Ameriken Latine, bile edhe jashtë planetit tonë ne hapësiren kozmike dhe duke i dhenë emrit te këtij civilizimi një nocion alien. Megjithëse unë besoj se shumica e ketyre njerezve qe i janë përkushtuar zbulimit te shekullit kanë synime te sinqerta dhe njerëzore në këtë sfide Titanike, me duhet te pohoj se ne një pjesë shumë te madhe te studimeve reth kesaj teme verej një tendence jo normale dhe jo te ndershme per ta ridikulizuar dhe denigruar këtë teme nga burimi i saj origjinal (qe është padyshim Ballkani) dhe spostuar atë ne cepa te ndryshme te globit me qellime te paracaktuara dashakeqe. Quajeni po te doni edhe konspirocion planetar qe frymezimin e mer nga qarqet shovene qe sja vlen bara qiranë ti permend. Është fakt se ne botë ka dhe ka patur civilizime te perngjashme me atë te Atlantidës por asnjera prej tyre nuk i përputhet asaj ne kohë dhe hapësirë. Personalisht mendoj se ato qe kembengulin ne ekzistencen e Atlantidës Brenda kornizave te Mesdheut janë njerez me vision te qartë dhe te sinqertë qe meritojnë respektin e gjithë banorëve te këtij pellgu.

Unë mbi te gjitha mendoj se vetem Mesdheu i përmbush te tëra kushtet për ekzistencën e qytetit te Atlantidës. Njëkohësisht besoj se ky qytet mund të ndodhet vetëm në themelet e qytetit te lashtë antic te Durrësit. Le te bejmë një përmledhje te asaj ç,ka unë kam konstatuar,

1.Emri Atlantis mund te perkthehet vetem nga gjuha iliro-shqiptare.

At=Babe , Land=Dhe,tokë, pra kemi një fjalë shumë te njohur ne gjuhen tonë Atdhe.

2.Ngjajshmeria mahnitese midis emrit dhe historisë se fisit te Atlantidasve me atë te Taulantëve.

Permasat e qytetit te Atlantidës sipas Platos përputhen plotësisht me atë te Gjirit te Durrësit (unë mendoj se gjiri i Durrësit është skeleti i jashtem i mbetur i qytetit te Atlantidës). Sipas Platonit distanca midis qendres se qyteti dhe kanalit apo pjeses se jashtme te saj ishte 50stad= 7.5 km. Rrezja e gjirit te Durresit ka po kete distancë. Mund te ketë një tolerance prej disa metrash , por hej Platoni sigurisht qe nuk e ka matur atë as nga toka as nga sateliti .Ne mundemi.

3.Atlantida u permbyt si pasoje e nje termeti te fuqishem i shoqeruar nga vale te fuqishme cunami.Durrësi e ploteson këtë skenar me se miri pasi është tronditur nga termete te fuqishme per shekuj te tërë dhe permbytur me dhjetra herë nga valet e furishme te Adriatikut. Vlen te permendim faktin se qyteti i Durrësit ndodhet majft pranë vijës ndarëse te dy pllakave tektonike te Evropës dhe Afrikës gjë kjo qe e benë atë shumë vulnerable ndaj termeteve te fuqishme te proporcioneve biblike.Ne shek 11të mbas Krishtit kemi te dokumentuar një termet te ketij lloji te shoqëruar me permbytje te furishme qe e detyroi popullsinë e asaj kohe te zhvendodej e tëra ne qytetin e Beratit derisa ujrat u terhoqen perseri.

4.Nga fotot satelitore dallohet mjaftë mirë forma e PERKRYER rethore e gjirit te Durrësit.Një forme e tillë veshtirë se më mund te ketë per autoresi forcat naturore.

5.Po nga fotot satelitore dallohen mjaft qartë urat lidhese ne veri te Gjirit te Durrësit qe shumë kush i identifikon me muret rethuese te qytetit ne fjalë.Por permasat Ciklope te tyre te bejnë te dyshosh mjaftë ne funksionin e tyre te vërtetë.Gjersia e këtyre mureve është vertetë e jashtëzakonshme.Ana Komnena thoshte ne shek 11 të mbas krishtit se mbi këto “mure” mund te kaloronin 4 kalorës përbri njeri tjetrit pa asnjë lloj problemi. Më te vërtete edhe muri i Kinës do te dukej si një gardh zungthi përpara tyre.Ndaj unë themë se ato nuk janë mure por udhët dhe rruget lidhese te zonave te ndryshme te qytetit te Atlantidës. Faktet janë vizive dhe nuk kërkojnë shumë shkencë por vetem përqendrim dhe vullnet te mirë per te pranuar fakte te tilla. Ju mund ti matni vetë këto mure me anë te opsionit “meter” ne programin Google Earth.Sigurisht duhet te dini te perdorni kompjuterin . Titulli “akademik shkencë” është optional.Ne rast se ju e beni këtë do te shikoni se përmasat e këtyre “mureve” me gjerësi arijnë deri ne 30m.

6.Shumë kush mendon se historia e Platonit per Atlantidën është një fiction apo trillim i tij.Ne qoftë keshtu Ai(Platoni) paska qenë vertetë i marrë kur ne historinë e tij ka patur kurajon te implikojë Solonin (shtetar,poet,klerik babai i kulurës helene),Crician (shtetar,diktator,persecutor i Sokratit,xhaxhai i vetë Platonit,kryetar i diktatures Athinase te famëkeqës “diktatura e te tridhjeteve” etj,etj).Vetë Sokratin (Platoni ishte nxenes i tij).Por mbi te gjitha a ka mundesi qe Platoni te vinte ne “rrezik” reputacionin e tij te jashtëzakonshëm si filozof,gjeni letrave dhe shtetar i perkryer falë ligjeve dhe ideve te tij politike, me një histori te tillë te shpikur apo trilluar jo prej tij por prej Solonit dhe diktuar prej Cricias. Unë besoj se jo. Po ju?

7.Ne historinë e Platos Athinasit shkembenin mallra mes njeri tjetrit me Atlantidasit. Anijet Athinase vizitojnë portet e Atlantidasve dhe anasjelltas. Athinasit luftojnë kunder Atlantidasëve dhe e fitojnë edhe luftën. Kjo te benë te mendosh dhe te besosh se Atlantidasit ishin te pakten një popull qe zonen e influencës se tyre e kishin me pellgun e Mesdheut.

8.Shumë veta spekullojnë me permasat apo formen e teritorit te Atlantidës. Por Platoni është mese i qartë ne tregimin e tij qoftë kjo edhe me detaje gjë qe te benë shumë te dyshosh ne tezen se e terë kjo histori është një trillim.Qyteti I Atlantidës ishte një ishull artificial (kemi edhe disa situata habitore te tij sesi njeriu mund te krijonte një qytet te tillë) ndersa teritori ku shtrihej perandoria e saj kishte permasat e Libisë(Afrika Veriore)+Azinë eVogël.

Arsyetoni edhe vetë se çkuptim mund te kishte një qytetë ishull ne një teritor apo “continent” Ishull.Një ishull Brenda një ishulli.Tip kutije kineze apo jo.?LOL. Perse Atlantidasit duhej te krijonin një ishull artificial si qytetin etyre kur ata jetonin vetë ne një ishull.Nuk ka llogjik nuk ka as sens. Qyteti I Atlantidës ishte diçka e ngjashme me Venecian e sotme ndersa teritori i saj (Zona e Influences) ishte relative ne funksion te zgjerimit apo tkurrjes se pushtimeve te saj ne pellgun e Mesdheut.