Aksident i frikshëm në Itali, 80 automjete përplasen me njëra-tjetrën brenda një tuneli (Video)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku rreth 80 aùtomjete janë përfshirë në një përplasje masive brenda tunelit Tuneli Villafranca, në autostradën Autostrada Messina–Palermo.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ka përfshirë një numër të madh mjetesh, mes tyre makina, furgonë dhe mjete të rënda transporti. Përplasja zinxhir ka krijuar një situatë shumë të vështirë brenda tunelit, ku automjetet janë dëmtuar rëndë dhe lëvizja e mjeteve është bllokuar plotësisht.

Menjëherë pas ngjarjes, trafiku në këtë segment të autostradës është ndërprerë përkohësisht për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente dhe për të mundësuar evakuimin e personave të përfshirë në aksident. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe një numër i madh zjarrfikësish.

Njësitë e zjarrfikësve nga zona e Ngushtica e Mesinës kanë ndërhyrë me disa ekipe shpëtimi për të nxjerrë automjetet e dëmtuara nga tuneli, për të ndihmuar personat e lënduar dhe për të siguruar zonën, veçanërisht në lidhje me rezervuarët e karburantit të mjeteve të përfshira, të cilët paraqisnin rrezik të mundshëm për zjarr ose shpërthim.

Ndërkohë, në vendin e aksidentit ndodhen edhe forcat e policisë rrugore, të cilat po menaxhojnë trafikun dhe po mbledhin provat e para për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë përplasje masive. Dyshohet se faktorë si shikueshmëria e ulët, shpejtësia ose distanca e pamjaftueshme mes mjeteve mund të kenë ndikuar në përplasjen zinxhir, por hetimet janë ende në vijim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se puna për pastrimin e autostradës dhe normalizimin e qarkullimit do të vazhdojë për disa orë, ndërsa pritet që në vijim të jepen edhe detaje të tjera mbi numrin e të lënduarve dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

Shtrenjtohet sërish nafta, ja sa arrin çmimi në karburantet e kryeqytetit

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë çmimi i naftës është shtrenjtuar me 6 lekë, duke arritur në nivelin e 199 lekë për litër.

Prej gati 2 javë nga nisja e lùftës në lindjen e Mesme, sot në tregun e pakicës është shënuar niveli më i lartë për çmimin e shitjes. Krahasuar me nivelin e çmimit para nisjes së luftës, rritja është 24 lekë për litër apo 14% më shumë.

Nga 193 lekë për litër që arriti çmimi i naftës ditën e mërkurë (më 11 Mars) sot në tregun e pakicës nafta po tregtohet me çmim 199 lekë për litër.

Sipas vëzhgimit të Monitor ndryshimi i çmimi është reflektuar në disa pika në Tiranë, përfshirë pikën e karburantit me pakicë të kompanisë “Elda” në zonën e Bërryli si dhe në pikën e karburantit të “Bolv Oil” pranë pazarit të Ri. Punonjësit e pikave të tregtimit me pakicë pohuan se ndryshimi i çmimit është reflektuar prej mëngjesit të sotëm.

Ndërsa çmimi i mëparshëm prej 193 lekë për litër arriti ditën e mërkurë më 11 Mars, ku nga 198 lekë, çmimi i shitjes së naftës me pakicë u ul në nivelin e 195 lekë për litër.

Pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme çmimi i naftës në tregun e pakicës ka ndryshuar disa herë. Më parë nafta me pakicë tregtohet 175 lekë për litër.

Nga Shoqata e Hidrokarbureve sqarohet se nafta është një produkt që tregtohet në bursat e huaja, dhe çmimi i pakicës reflekton ndryshimet e tregjeve të huaja.

Në bursat e huaja çmimi i naftës “brent crude” ka arritur 103 USD për fuçi. Çmimi i naftës ka arritur në nivelet që ishte para dhënies së deklaratës së presidentit Donald Trump për përshpejtim të mbylljes së luftës në Lindjen e Mesme.

Para nisjes së konfliktit nafta në bursat e huaja tregtohej me çmim 65 USD për fuçi.

Sakaq në vend ka ngritur një task force monitorimi për të ndjekur zhvillimet në treg pas rritjes së çmimeve të naftës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha institucionet do të analizojnë të dhënat mbi çmimet e karburanteve që hyjnë në vend përmes administratës doganore dhe platformës ndërkombëtare të tregtimit të karburanteve./Monitor

“Salianji, di të ruajë kokën e vet”, avokati shpërthen në akuza të forta: Sali Berisha e ka vrarë Sokol Olldashin, e zhduku

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar pasditen e kësaj të hëne në stùdion e Report Tv, ku komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike dhe garën që pritet të hapet për zgjedhjen e lidershipit të ri.

Gjatë intervistës, Beqiri u ndal edhe te qëndrimi i deputetit Ervin Salianji përballë kësaj gare, duke shprehur bindjen se ai heziton të përfshihet drejtpërdrejt në përballjen për drejtimin e partisë. Sipas avokatit, nëse Salianji do të ishte përballë Lulzim Bashës në një garë të tillë, shanset për fitore do të ishin të vogla, megjithatë ai theksoi se përfshirja në garë do të kishte qenë një hap që ia vlente.

Beqiri shtoi se Salianji e njeh mirë realitetin dhe figurat që kanë dominuar politikën në Partinë Demokratike ndër vite, ndaj edhe tregohet i kujdesshëm në vendimmarrjet e tij. Në këtë kontekst, ai rikujtoi edhe garën e dikurshme brenda PD-së mes Lulzim Bashës dhe ish-ministrit e deputetit demokrat, Sokol Olldashi, duke hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Beqirit, zhvillimet që pasuan atë garë kanë lënë shumë pikëpyetje dhe kanë ndikuar në mënyrën se si disa figura brenda PD-së e shohin sot përfshirjen në betejat e brendshme politike.

“Salianji në rast se do ishte në garë me Bashën, jam i bindur se ai nuk fitonte dot me Bashën, por ja vlente dhe ai duhet të futej në garë. Por duke e ditur se kush është Sali Berisha, që ai të vret, se faktikisht ai vrau. Edhe kur ishte gara e Bashës me Olldashin, e zhduku Olldashin ai. Kështu që nuk është aq budalla Salianji. Unë mendoj se ai di si ta ruajë kokën e vet”, tha mes të tjerash Beqiri.

MENDONTE SE G. RUAJA DRlDHTE, B URRl KTHEHET NGA GREQIA DHE I BËN..

Një ngjarje aspak e zakontë i ka ndodhur një gruaje në qytetin e Elbasani, e cila është detyruar të shkojë në polici dhe të kallëzojë bashkëshortin.

Ajo ka treguar se i shoqi, pasi është kthyer nga emigrimi në Greqi, ka ngritur dyshime që gruaja e tradhtonte.

Ismete Boja thòtë se të dy jetonin në Greqi prej kohësh, por kur janë kthyer në Shqipëri, bashkëshorti ka shpërthyer në akuza ndaj gruas.

Pas sherreve, ai është larguar me makinën e familjes nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Gruaja bën me dije se në automjet ndodheshin dokumentet e saj personale, por ai e ka mohuar këtë fakt dhe ka humbur kontaktet me të shoqen.

Ismetja ka komunikuar me të afërmit e bashkëshortit ndërsa ata e kanë informuar se burri ka marrë plaçkat e tij dhe nuk është bërë më i gjallë.


“Dua të më kthejë dokumentet dhe më pas do kërkoj divorcin. Nuk shtyhet më kështu”, – është shprehur gruaja.

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…Eduart Zaloshnja zbulon sondazhin

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin e fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezuItoi se po të ishin zhvilluar dje zgjedhje të parakohëshme, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm treçerekun e votave që mori në zgjedhjet e majit 2025, ndërsa PS-ja do të merrte 5/6 e votave që mori në ato zgjedhje brenda vendit.

Thënë ndryshe, PD-ja do të merrte brenda vendit vetëm 58 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh mori plot 66 vota për çdo 100 vota të PS-së (shihni grafikun e mëposhtëm). Si rezultat, PD-ja nuk do të siguronte dot as 50 mandatet parlamentare që ka aktualisht…

Më dramatike situata ishte për partitë e vogla. Dje ato do të merrnin brenda vendit vetëm 1/3 e votave që morën në zgjedhjet e majit 2025.

Thënë ndryshe, partitë e vogla do të merrnin brenda vendit vetëm 11 vota për çdo 100 vota të PS-së, ndërkohë që para tetë muajsh morën plot 26 vota për çdo 100 vota të PS-së.

Si rezultat, partitë e vogla nuk do të siguronin dot as mandatet e pakta parlamentare që kanë aktualisht (ndoshta vetëm ‘Lëvizja Bashkë’ e Qorit dhe PSD e Doshit, të cilat kanë elektorat të qendrueshëm, do të arrinin të rifuteshin në Kuvend).

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të

E TRISHTË/ Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta futbollisti 24-vjeçar që u shpall kampion me Egnatian

Një lajm i trishtë është bërë pùblik ditën e sotme! Ish-lojtari i Lushnjës dhe Egnatias, Xhejms Ajinde, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare, pasi nuk ka arritur të fitojë betejën me një sëmundje të pashërueshme.

Sulmuesi nigerian vuante nga kanceri në veshka teksa e humbi ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij. Klubi lushnjar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për këtë ngjarje tragjike. Kujtojmë që Xhejms arriti të fitonte edhe titullin kampion me Egnatian në Superiore.

Pasi u largua nga lufta e Iranit, Jasir Asani ‘rikthehet’ tek Partizani! Shfaqet përkrah trajnerit kampion…
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish lojtarit tonë, James Ayinde.

James veshi me krenari fanellën e KF Lushnja, duke dhënë kontributin e tij në fushën e lojës dhe duke lënë kujtime të paharruara te tifozët dhe gjithë komuniteti sportiv lushnjar. Ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, pasionin dhe shpirtin luftarak që tregoi në çdo ndeshje. Sot, klubi ynë humbi jo vetëm një ish-futbollist, por një njeri të mirë që ishte pjesë e familjes sonë.

KF Lushnja i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, James Ayinde!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Rikthehet në banesë foshnja 2-muajshe që humbi jetën, emigranti mbulon shpenzimet mortore pas thirrjes së prindërve

Është rikthyer nè fshatin Stropan të Devollit trupi i pajetë i foshnjës 2 muajshe që humbi jetën pak ditë më parë në Tiranë.

Prindërit, në një deklaratë ditën e djeshme akuzuan institucionet shëndetësore për mungesë kujdesi ndaj foshnjës së lindur para kohe, duke pretenduar se gjendja e tij u përkeqësua për shkak të trajtimit të pamjaftueshëm.

Krahas dhimbjes së madhe, familja përballej edhe me vështirësi të theksuara ekonomike, çka e bënte edhe më të vështirë përballimin e ceremonisë mortore.

Në këto kushte, një emigrant shqiptar, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, ka ndërhyrë duke marrë përsipër të mbulojë të gjitha shpenzimet e varrimit, duke bërë të mundur rikthimin e trupit të foshnjës në banesë dhe përcjelljen e tij për në banesën e fundit.

Foshnja, e gjinisë mashkull, kishte lindur me probleme shëndetësore dhe ndërroi jetë ditën e premte në kryeqytet.

Një ditë më parë, prindërit e tij kanë ngritur akuza ndaj personelit mjekësor për neglizhencë në trajtimin e të miturit, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë  18 Mars 2026

Nga Paolo FOX

DASHI

Menaxhojeni energjinë tuaj me mençuri. Këto ditë, jeni të etur të vini në lëvizje dhe të arrini rezultate konkrete, por jo gjithçka varet vetëm nga shpejtësia. Sa i përket punës, mund të zbuloni se një situatë kërkon më shumë strategji sesa forcë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 18 mars 2026), po ecni përpara me më shumë besim. Disa dyshime që ju kanë munduar ditët e fundit po fillojnë të zhduken, duke ju lejuar të shikoni përpara me më shumë qetësi. Lidhur me punën, mund të merrni konfirmim për një vendim të kohëve të fundit.

BINJAKËT

E mërkura sjell emocione dhe kontakte interesante. Keni ndjesinë se diçka po ndryshon në mjedisin tuaj, ndoshta falë njohjeve të reja ose bisedave stimuluese. Lidhur me punën, një propozim mund të zgjojë interesin tuaj.

GAFORRJA

Mund të ndjeni nevojën për pak kohë qetësie. Pas disa ditësh intensive, shenja juaj ka nevojë të rimbush bateritë e saj. Sa i përket punës, përpiquni të mos përfshiheni shumë në tensionet e të tjerëve.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 18 mars 2026), ju pret energji e mirë. Kur ndiheni në kontroll, jeni në gjendje të jepni më të mirën tuaj. Lidhur me punën, dikush mund të vërejë angazhimin tuaj ose t’ju kërkojë këshilla të rëndësishme.

VIRGJËRESHA

Mund të keni mundësinë të zgjidhni diçka që ju ka shqetësuar ditët e fundit. Aftësia juaj për të analizuar situatat ju ndihmon qartë të gjeni zgjidhje efektive. Sa i përket punës, është një ditë e dobishme për një organizim më të mirë të projekteve dhe angazhimeve.

PESHORJA

E kuptoni sa e rëndësishme është të ruani një ekuilibër midis asaj që u jepni të tjerëve dhe asaj që merrni. Disa situata ju shtyjnë të reflektoni mbi këtë. Lidhur me punën, kjo mund të jetë koha për të shprehur qartë idetë tuaja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e mërkurë, 18 mars 2026), intuita juaj është veçanërisht e mprehtë. Mund të ndjeni diçka para se të thuhet hapur. Për sa i përket punës, kjo ndjeshmëri ju ndihmon të lëvizni me kujdes, por edhe me vendosmëri.

SHIGJETARI

Dëshira për liri dhe risi po ndihet. Keni nevojë për një ndryshim ritmi ose për të eksploruar mundësi të reja. Lidhur me punën, një ide interesante mund të lindë gjatë një bisede joformale.

BRICJAPI

E mërkura – 18 Mars – ju fton të përqendroheni në qëllime konkrete. Ju keni një aftësi të shkëlqyer për të ndërtuar hap pas hapi dhe sot mund të shihni rezultatet e para të një angazhimi të kohëve të fundit. Lidhur me punën, një përgjegjësi shtesë mund të jetë e dobishme.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 18 mars 2026), mendja juaj është veçanërisht krijuese. Mund të gjeni zgjidhje origjinale për problemet që dukeshin të bllokuara. Lidhur me punën, dikush mund ta vlerësojë perspektivën tuaj të freskët.

PESHQIT

Dita favorizon njohuritë dhe reflektimet e thella. Mund të kuptoni diçka të rëndësishme në lidhje me një situatë personale ose një marrëdhënie. Në punë, ndjeshmëria juaj mund të bëhet një forcë. Në dashuri, megjithatë, atmosfera është më romantike dhe fton për të ndarë emocione të sinqerta. Dita sjell lëvizje dhe kontakte interesante. 

Ngjarja tragjike/ 4 shqiptarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës.

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake.

E si pasojë e këtij aksidenti katër shqiptarë nga Kosova kanë vdekur.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Një nga viktimat është identifikuar si Pajtim Bajrami.

Vdekjen e këtij të fundit e kanë konfirmuar familjarët e tij.

E fundit! Aksident i merr jetën profesorit të njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën Skënderaj, Kosovë, ku një makinë mësohet se ka përplasur për vdekje këmbësorin.

Viktima raportohet se është mësuesi Miftar Lushtaku, nga zona Skënderaj.

Sakaq thuhet se aksidenti ka ndodhur te xhamia “Shaban Jashari”.

Ndërsa bëhet me dije se autoritetet po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Aksidenti TRAGJIK i merr jetën profesorit të njohur në

Viktima Miftar Lushtaku