Drejtoria e policisë rrugore: Paguani gjobat e makinave, ndryshe makina bllokohet!

Drejtoria e Policisë Rrugore sqaron:
Monitorim intensiv i qarkullimit, për parandalimin e aksidenteve dhe për evidentimin e automjeteve me masa administrative të palikuiduara.

Gjatë muajve janar dhe shkurt, janë likuiduar mbi 16 000 masa administrative të prapambetura.

Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndaluar 623 automjete të shpallura alert nga Policia Rrugore.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në qarkullim dhe forcimit të zbatimit të ligjit, ka intensifikuar monitorimet dhe kontrollet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, duke përdorur, krahas pajisjeve inteligjente shpejtësimatëse, edhe pajisjen Scout.

Nëpërmjet kësaj pajisjeje realizohet monitorimi i vazhdueshëm i qarkullimit, me qëllim evidentimin e automjeteve debitore që qarkullojnë pa likuiduar masat administrative (gjobat), si dhe automjeteve të shpallura alert.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të verifikojnë dhe të likuidojnë detyrimet e papaguara, pasi kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe ndaj shkelësve do të merren masat administrative të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

#Zbatonirregullateqarkullimitrrugor

Jetonte si “fantazmë” në Romë, si u arrestua vëllai bos i deputetes së PD-së dhe pse italianët e krahasojnë me “gjakatarin” më të rrezikshëm të mafias ndërkombëtare

Një operacion i policisë italiane në Romë çoi në arrestimin e 27-vjeçarit Markelian Hoti, vëllait të deputetes Elda Hoti, i cili sipas mediave italiane dyshohet si pjesë kyçe e një organizate ndërkombëtare të trafikut të kokainës.

Arrestimi i tij ka rikthyer vëmendjen te një hetim që nis në Belgjikë dhe shtrihet në disa shtete të Europës.

Sipas autoriteteve belge, Markelian Hoti dyshohet se ka luajtur rol kyç në një organizatë të specializuar në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Lënda narkotike mbërrinte në portin e Antëerp, një nga portet më të mëdha të kontinentit dhe shpesh i përdorur nga rrjetet kriminale për hyrjen e kokainës në tregun europian.

Hetimet intensifikohen pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehur në kontejnerë në Antëerp. Pas këtij operacioni, 27-vjeçari rezulton të jetë zhdukur. Në janar të këtij viti, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti europian për “komplot për trafik droge”, vepër penale që në Belgjikë parashikon deri në 15 vite burgim.


Markelian Hoti

Jeta “në hije” në Romë dhe arrestimi

Pas disa muajsh kërkime, gjurmët e tij çuan në Itali. Hetimi u finalizua nga Skuadra “Flying” e Policisë së Shtetit në Romë, e drejtuar nga Roberto Pititto. Hoti u lokalizua në një apartament B&B në rrugën Via Giovanni Cicali, në periferi lindore të kryeqytetit italian, ku qëndronte së bashku me të dashurën e tij.

Sipas mediave italiane, ai kishte arritur të jetonte si një “fantazmë”, pasi pronari i strukturës akomoduese nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në portalin policor “Alloggiati Ëeb”, sistem që përdoret për njoftimin e autoriteteve mbi identitetin e personave që akomodohen në struktura turistike. Ky mosregjistrim e kishte bërë praktikisht të padukshëm për kontrollin e zakonshëm policor.

Pasi u konfirmua identiteti i tij, oficerët e shoqëruan menjëherë në burg, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.

Krahasimi me “gjakatarin” Dave Turmel

Mediat italiane, duke theksuar mënyrën e fshehjes dhe profilin e tij në hetim, e kanë krahasuar Hotin me Dave Turmel, i njohur me nofkën “Pik”, një nga emrat më të kërkuar në Kanada.

Turmel, i konsideruar nga autoritetet kanadeze si drejtues i organizatës kriminale “Blood Family Mafia” (BMF), u arrestua në mars të vitit të kaluar në zonën Tor Bella Monaca në Romë, pas një periudhe arratie ndërkombëtare. Ai ishte në kërkim për trafik droge dhe përfshirje në luftëra të dhunshme për kontroll territori në Quebec, ku sipas mediave lokale disa viktima ishin torturuar dhe gjymtuar. Arrestimi i tij u realizua pas një sinjalizimi nga Interpoli dhe ai aktualisht ndodhet në burgun e Regina Coeli, në pritje të ekstradimit.


Dave Turmel

Krahasimi mes dy rasteve lidhet pikërisht me faktin se të dy u gjetën të fshehur në struktura akomoduese në periferi të Romës, duke tentuar t’i shpëtonin kërkimit ndërkombëtar.

Çfarë pritet më tej

Me arrestimin në Itali, tashmë pritet që autoritetet gjyqësore të shqyrtojnë procedurat për ekstradimin e Markelian Hotit drejt Belgjikës, ku ai do të përballet me akuzat për përfshirje në trafik ndërkombëtar kokaine.

Arrestimi i tij ka bërë jehonë në mediat tona, kjo për shkak se është dhe vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hotit. Deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga deputetja, ndonëse prej orësh tanimë vëllai i tij është duke u përshkruar në rrjet si “koka” e një grupi kriminal që merret me trafikimin e kokainës.

Sakaq theksojmë se hetimet në Belgjikë janë duke vijuar me intesitet për të zbardhur më tej të gjithë zinxhirin e trafikut, nga Amerika e Jugut në portet europiane e deri te destinacionet finale të shpërndarjes.

Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet, ISSH ka një njoftim të rendësishëm për fermerët

Instituti i Sigurimeve Shoqërore u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve dhe të vetëpunësuarve në bujqësi të paraqiten pranë zyrave të sigurimeve në zonën ku banojnë për t’u informuar mbi detyrimet dhe procedurat e pagesës së kontributeve, në kuadër të zbatimit të ligjit të ri për shlyerjen e detyrimeve tatimore.

Thirrja vjen pas miratimit nga Parlamenti i Shqipërisë të ligjit nr. 86/2025, i cili parashikon fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për këtë kategori, për periudhat e kaluara, sipas kushteve të përcaktuara në nenet 5 dhe 6 të tij.

Sipas dispozitave të ligjit, për periudhat tatimore deri më 31 dhjetor 2014 shuhen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, ndërsa për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2024, ato shuhen me kusht që të paguhet i plotë kontributi brenda datës 31 dhjetor 2026.

Institucioni sqaron se kontributet e sigurimeve për të vetëpunësuarit në bujqësi, që nga hyrja në fuqi e ligjit bazë të sigurimeve shoqërore në vitin 1993 deri në fund të vitit 2024, mund të paguhen pa penalitete, sipas niveleve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kontributi vjetor për zonat fushore është 38 400 lekë, ndërsa për zonat malore 29 400 lekë.

Sipas ISSH-së, pagesa e detyrimeve pa kamatëvonesa u mundëson fermerëve të mbulojnë periudhat e kaluara me kontribute, duke rritur mundësinë për përfitime më të mira nga skema e sigurimeve në të ardhmen.

Institucioni u bën thirrje fermerëve të përfitojnë nga kjo mundësi brenda afateve ligjore dhe të verifikojnë situatën e tyre pranë strukturave përkatëse. /skyweb.al

Një tjetër emër surprizë/ Zbulohet konkurrenti i dytë i Ferma VIP 3

Sezoni i tretë i reality show-t Ferma VIP po fillon gradualisht të marrë formë dhe interesimi i publikut po rritet dita-ditës. Pas dy edicioneve të para që arritën të tërheqin vëmendjen e shikuesve përmes kombinimit të personazheve publike, sfidave rurale dhe dinamikave sociale, edicioni i tretë pritet të sjellë risi si në format, ashtu edhe në përzgjedhjen e konkurrentëve.

Sipas informacioneve të fundit, këtë vit vëmendja duket se do të fokusohet fort te figura nga bota e humorit dhe aktrimit, duke i dhënë spektaklit një dimension më artistik dhe më emocional.

Emri i parë i konfirmuar për këtë sezon ishte ai i aktorit të njohur Romir Zalla, një figurë me përvojë të gjatë në teatër dhe ekran, i cili pritet të sjellë një profil të fortë karakteri dhe maturie në fermë.

Por surprizat nuk kanë mbaruar me kaq. Së fundmi, Revista Bordo ka zbuluar ekskluzivisht emrin e konkurrentit të dytë që do t’i bashkohet aventurës së “Ferma VIP 3”, duke konfirmuar se kasti po pasurohet me emra që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në publik.

Bëhet fjalë për Akil Varfi, aktorin e ri që ka arritur të spikasë në skenën e humorit dhe aktrimit falë performancave të tij energjike dhe natyrale. Akili është bërë i njohur për publikun e gjerë përmes paraqitjeve të tij në Portokallia, ku ka fituar simpatinë e shikuesve me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe karakteret e veçanta që ka interpretuar.

Përveç humorit, ai ka treguar edhe anën e tij serioze si aktor, duke qenë së fundmi pjesë e kastit të filmit Loja e fundit, një projekt që i ka dhënë më shumë peshë karrierës së tij artistike.

Pjesëmarrja e Akil Varfit në “Ferma VIP 3” nuk është thjesht një hap i radhës në televizion, por vjen e shoqëruar me një sakrificë të rëndësishme profesionale. Burime pranë produksionit dhe revistës bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së parë të kastit të “Portokallisë” për sezonin e ri, aktori ka njoftuar zyrtarisht kolegët se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit. Ky vendim, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me angazhimin e plotë që kërkon pjesëmarrja në “Ferma VIP 3”.

Deklarata e Akilit ka shkaktuar reagime të shumta, si brenda rrethit artistik, ashtu edhe te fansat e tij. Shumë e shohin këtë si një hap të guximshëm, pasi largimi nga një format i konsoliduar si “Portokallia” për t’u përballur me një eksperiencë krejtësisht ndryshe, kërkon vendosmëri dhe besim në vetvete. Nga ana tjetër, pjesëmarrja në një reality show të tillë i jep atij mundësinë të shfaqet para publikut pa skenar, duke treguar personalitetin real, mënyrën e të menduarit dhe aftësinë për t’u përshtatur në kushte të vështira.

Sipas informacioneve paraprake, “Ferma VIP 3” pritet të nisë transmetimin gjatë muajit mars dhe do të sjellë një kombinim interesant personazhesh nga fusha të ndryshme, çka pritet të krijojë dinamika të forta dhe situata të papritura. Me emra si Romir Zalla dhe Akil Varfi tashmë të konfirmuar, pritshmëritë për këtë sezon janë rritur ndjeshëm.

Publiku tashmë është në pritje të zbulimit të emrave të tjerë dhe mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet aventura e re në fermë, e cila duket se këtë vit do të ketë jo vetëm sfida fizike, por edhe përballje karakteresh që premtojnë spektakël të vërtetë televiziv.

Motra e Ergys AGASIT në prezantimin e Edi Ramës te AKSHI, është Drejtoreshë Juridike e Tenderave! Vëllai në kërkim, sot ajo duartrokiste Kryeministrin

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të martë ne ambientet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku ka prezantuar Igli Tafën si drejtues të ri, pas largimit të Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK bashkë me persona të tjerë për atë që tani quhet “grupi kriminal AKSHI”.

Mirëpo, newsbomb.al ka arritur të zbulojë një detaj ekskluziv nga ky takim prezantues; një ndër personat e pranishëm që duartrokiste kryeministrin teksa ai shpaloste arritjet e institucionit, nuk është fort i zakonshëm dhe krejt rastësisht aty.

Bëhet fjalë për Viola Agasin. Mbiemri i thotë të gjitha. Newsbomb.al mëson se ajo është motra biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi, dhe punon në AKSHI si Drejtore Juridike e Prokurimeve dhe Integrimit.

Pra, institucioni shtetëror strategjik që siç arriti të zbuloi Prokuroria e Posaçme, ishte de fakto nën kontroll nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri – të cilët kontrollonin të gjitha procedurat e prokurimit (tenderat) dhe kishin fuqinë të vinin në lëvizje drejtues të lartë të Policisë së Shtetit për të marrë peng rivalët – strehon edhe familjarët e këtyre personazheve.Viola Agasi në prezantimin e Edi Ramës te AKSHI

Tenderat për të cilët Ergys Agasi urdhëronte pengmarrjen e rivalëve, si në rastin e Gerond Meçes, kalonin në duart e motrës së tij. Viola Agasi si drejtuese e Prokurimeve në Agjencinë Kombëtare të Informacionit jepte “OK” për tenderat që fitonte i vëllai biznesmen.

Dhe pikërisht sot, kur Edi Rama zgjodhi të shkonte vetë në këtë institucion strategjik për të prezantuar pasuesin e Mirlinda Karçanaj, mes radhëve që e duartrokisnin ishte edhe motra e ish-këshilltarit të tij, Viola Agasi.

Newsbomb.al ka raportuar më parë për detaje që kanë rrjedhur nga dosja e Prokurorisë së Posaçme ndaj “grupit kriminal AKSHI”, ku ish-drejtuesja ishte një frekuentuese e shpeshtë e zyrës së Ergys Agasit në Bllok, ku bëheshin plane e “qepeshin” kushtet e tenderave për t’i fituar ai vetë.

Sigurisht, ishte i sigurt që do të fitonte sepse dorën e fundit e jepte e motra, e cila kontrollonte të gjithë elemtentet juridike të dosjes se kompanisë së tij “E.A Solution”.

U nda nga Ledion Liço?/ Kapen ‘mat’ në aeroport Sara Hoxha dhe Erion Gina, kunati i Aleksandër Frangajt (Video)

Një video e siguruar ekskluzivisht për TVA ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi janë “kapur mat” në aeroport Sara Hoxhën dhe Erion Gina, kunati i Sandër Frangaj, pronarit të TV Klan.

Pamjet janë filmuar në dalje të avionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza, teksa dyshja duket se po kthehej nga një udhëtim në Dubai, ku sipas burimeve, kishin udhëtuar për të festuar Shën Valentinin.

Në video, ata shfaqen duke zbritur së bashku nga avioni.

Publikimi i pamjeve ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve, të cilët kanë komentuar praninë e tyre së bashku dhe udhëtimin romantik që përflitet se kanë zhvilluar.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht lidhur me videon apo raportimet që po qarkullojnë në rrjet./Marrë nga TVA NEWS

VIDEO

“Sa turp, për një bluzë”/ Banorëve u kërkohet të kthejnë ‘dhuratat’ nga Luana Vjollca

Një situatë e pazakontë është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku dëgjohen banorët duke diskutuar për kthimin e disa produkteve të prezantuara më herët si dhurata nga brandi “Lulu” i moderatores Luana Vjollca.

Gjatë spektakleve “prime”, moderatori Ledion Liço prezanton shpesh surpriza për banorët nga marka të ndryshme, të cilat u jepen në formë dhuratash.

Megjithatë, në videon e publikuar në rrjet, dëgjohen tre banorë Mateo, Brikena dhe Greta teksa flasin për dorëzimin e bluzave të një brendi të përmendur në emision.

Nga biseda e tyre kuptohet se produktet duhet të kthehen:

Mateo: Duhen dorëzuar pra…

Brikena: Okej, janë me një kolltuk, në dhomën e grimit, te ai kolltuku që ka plot tesha, janë të miat.

Mateo: Të gjitha ato që keni marrë me varëse? Ua sa turp për një bluzë…

Mateo: Pak se po i bëni reklamë falas po… Në një moment të bisedës, produksioni ndërhyn duke u tërhequr vëmendjen me fjalët: “Kujdes mikrofonin”.

Burimi: Pamfleti

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 18 Shkurt 2026

Do të duhet të mendoni para se të veproni; impulsiviteti mund të luajë lojëra të këqija. Në punë, është thelbësore të shmangni diskutimet e panevojshme dhe të përqendroheni në atë që duhet bërë. Në dashuri, durimi do t’ju ndihmojë të qëndroni të qetë; do të jetë një ditë e mirë për të sqaruar një keqkuptim me partnerin tuaj. Beqarët mund të kenë mundësinë të njihen më mirë me dikë që i intereson.

DEMI

Do të shijoni një ditë të qëndrueshme dhe të fortë. Yjet inkurajojnë vendime praktike në lidhje me punën dhe menaxhimin e burimeve tuaja. Në dashuri, kjo do të jetë një kohë e mirë për të forcuar lidhjen tuaj me partnerin tuaj përmes gjesteve të thjeshta por të sinqerta. Beqarët mund të fillojnë të dalin me dikë që sapo kanë takuar, por do të duhet të jenë të shkathët.

BINJAKËT

Do të jeni mendërisht aktivë, por do t’ju duhet të menaxhoni energjitë tuaja të kufizuara. Lidhur me punën, yjet sugjerojnë të përqendroheni në prioritete të caktuara ose në një problem të mundshëm. Në sferën romantike, komunikimi i qartë do të shmangë keqkuptimet dhe do të forcojë mirëkuptimin e ndërsjellë. Beqarët mund të shfrytëzojnë sharmin e tyre për të bërë përshtypje te dikush që e gjejnë interesant.

GAFORRJA

Nuk do të jetë një ditë e mirë. Që nga momenti që do të zgjoheni, do të ndiheni keq dhe nuk do të jeni në gjendje ta përcaktoni arsyen. Në punë, nuk duhet të nxitoheni me gjërat dhe, nëse keni një vendim për të marrë, shtyjeni nëse është e mundur. Në aspektin romantik, ata që janë në një lidhje duhet të përqendrohen në dëgjim dhe të thonë pak, ndërsa ata që janë beqarë do të ishin të mençur të prisnin dhe të prisnin kohë më të mira.

LUANI

Do t’ju kërkohet të rishikoni disa pritshmëri. Mund të ketë disa çështje që lidhen me punën që do t’ju duhet të përpiqeni t’i zgjidhni, ndoshta me ndihmën e njerëzve të tjerë kompetentë. Në dashuri, do të qortoheni nga partneri juaj i cili do t’ju kërkojë të dëgjoni më shumë; kënaquni me ta për të shmangur krijimin e konflikteve të panevojshme. Beqarët do të duhet të jenë dukshëm më pak të përqendruar te vetja nëse duan të takojnë njerëz të rinj.

VIRGJËRESHA

Po kaloni një periudhë ku mendimet tuaja nuk janë plotësisht të qarta. Në punë, do të keni dyshime që nuk do t’ju lejojnë të veproni me qetësi; do të jetë më mirë të merrni disa vendime pasi të keni shpërndarë pasiguritë tuaja. Në aspektin romantik, mund të ketë disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj për shkak të një keqkuptimi, por kjo nuk është diçka për t’u shqetësuar. Ata që janë beqarë mund të hasin një person nga e kaluara që do t’i shqetësojë.

PESHORJA

Do të jetë një ditë me tensione norvegjeze. Problemet në frontin e punës janë zgjidhur vetëm pjesërisht, por duke pasur parasysh këtë, do të jetë më mirë të kontaktoni të tjerët në ditët në vijim. Sidomos për shkakun tuaj, tensioni është i prekshëm në marrëdhënien tuaj; këshilla është të shmangni çdo diskutim të ndjeshëm dhe t’i lini ato derisa të jeni më të qetë dhe më të arsyeshëm. Beqarët do të bënin mirë të merrnin pak kohë për të reflektuar.

AKREPI

Do të jeni veçanërisht të ndjeshëm ndaj mendimeve negative. Lidhur me punën, do të ndiheni sikur dikush po përpiqet t’ju pengojë, por kjo është vetëm imagjinata juaj. Mund t’ju duhet një pushim për t’u çlodhur, por nëse partneri juaj mund ta lexojë ndjesinë tuaj të brendshme, ai mund t’ju ndihmojë të largoni negativitetin. Është e kotë që beqarët t’i afrohen dikujt; dita nuk është e favorshme.

SHIGJETARI

Pavendosmëria do ta karakterizojë ditën tuaj. Edhe pse gjërat nuk po shkojnë keq, do të dëshironi të bëni ndryshime, por nuk do të jeni në gjendje të bëni mjaftueshëm për t’i bërë ato të ndodhin. Yjet inkurajojnë planifikimin, por ju këshillojnë të jeni realistë. Në punë, herë pas here ju mungon motivimi i fortë dhe, si çift, ndonjëherë ndiheni sikur po flisni me dikë, pikëpamjet e të cilit janë të ndryshme nga tuajat. Jo një e mërkurë ideale për beqarët që kërkojnë të gjejnë shpirtin e tyre binjak.

BRICJAPI

Do të jeni të përqendruar dhe vendimtarë. Dita duket produktive, veçanërisht në punë, ku do të jeni në gjendje të përballoni edhe një ngjarje të papritur të mundshme. Në dashuri, ata që janë në një lidhje do të bënin mirë të ndanin idetë e tyre pa kritikuar idetë e partnerit nëse kanë mendime të ndryshme. Beqarët do të kenë një mundësi të mrekullueshme për të takuar dikë që e kanë ndjekur prej kohësh.

UJORI

Do të keni një ditë mjaft reflektuese. Yjet ju inkurajojnë të rishqyrtoni disa vendime të fundit në karrierë dhe të eksploroni mundësi të reja. Në aspektin romantik, transparenca do të jetë thelbësore për të shmangur keqkuptimet, por do t’ju duhet të punoni më shumë duke pasur parasysh diskutimet e fundit jo shumë pozitive. Beqarët mund të marrin një ftesë për takim nga një person intrigues.

PESHQIT

Lejoni instinktet tuaja t’ju udhëheqin, edhe nëse zakonisht doni t’i mendoni gjërat deri në fund. Në punë, propozoni idetë tuaja pa u shqetësuar nëse ato janë të pranueshme apo jo; do t’ju duhet të jeni më të vendosur. Marrëdhënia juaj po ecën mirë, por kjo situatë “e qetë” ka të ngjarë të jetë për shkak të natyrës suaj të bindur; herë pas here përpiqeni të pohoni dëshirat tuaja.

Ndryshoi identitetin dhe pamjen, por nuk i shpëtoi atentatit. Prapaskenat e vrasjes së Jani Aliajt në burgun grek

Emisioni “Në Shënjestër” solli këtë të martë, të reja nga hetimi mbi vrasjen e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj në burgun e Koirdhalos në Greqi.

Jani Aliaj, qëndronte në këtë burg prej vitit 2024, por që për të ishte firmosur një ‘kontratë vdekje’, nga e cila duket se nuk shpëtoi kurrë.

‘Kontratë vdekje’ që nuk kishte një datë dhe një firmë në fund të saj, por që ai e dinte shumë mirë që ekzistonte dhe ekzekutimi i saj do të ishte thjesht çështje kohe.

Ashtu siç edhe erdhi më datë 19 Janar 2026.

Jani Aliaj që ishte një personazh po kaq i njohur i krimit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 49 vjeçari nga Tepelena, Jani Aliaj, kishte përfunduar në këtë burg, pas arrestimit të tij, mbrëmjen e vitit të ri 2024.

Nata ku ai do të duhej të festonte vitin e radhës në arrati, por që e kishte gjetur atë të papërgatitur për suprizën që do i trokiste në derë.

Ku në vend të babagjyshëve, ata që po i trokisnin në portë për t’i dhënë dhuratën e fundvitit, ishin Forcat Speciale të Policisë.

Të cilët kishin kohë që e kishin lokalizuar.

Dhe po prisnin kohën e duhur për ta neutralizuar, kjo duke ditur jo vetëm rrezikshmërinë e tij të lartë si person që kishte kryer krime të shumta, por edhe aftësinë e tij, se si kishte mundur t’i fshihej për një kohë të gjatë autoriteteve ligjzbatuese.

Por që po kështu kishte ditur më së miri të arratisej nga burgu, siç kishte bërë nga ai i Korfuzit, ku ishte izoluar në vuajtje të dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shqiptaru, si edhe armëmbajtje pa leje. Ngjarje këto të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Krime të cilat pas arratisjes nga burgu i Korfuzit në Greqi, e kishin bërë që të fshihej në Shqipëri.

Këtu ku ai ishte përfshië në dy episode të dhunshme me humbje jete. Fillimisht në vitin 2015 në Përmet, ku tentativa për të vjedhur një sasi të konsiderueshme marijuane, kishte përfunduar me disa të plagosur.

Ku Aliaj ishte në kërkim për tre akuza.

Dhe episodi i dytë edhe më i rëndë, është pikërisht ky këtu që shikoni edhe në këto pamje filmike.

Ku mbrëmjen e datës 1 Maj 2016, Jani Aliaj, u fut në ambientet e brendshme të një lokali në ish-Bllok në kryeqytet dhe qëlloi me një pistoletë me mulli për vdekje, me dy plumba në kokë, Elton Çiçon.

Vrasje për të cilën u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm.

Por që dënimi i tij nuk u ekzekutua kurrë, pasi menjëherë ai u zhduk nga qarkullimi, për t’u zhvendosur mesa duket në Greqi.

Aty ku jetoi dhe vazhdoi veprimtarinë e tij kriminale, deri natën e arrestimit në ndërrimin e viteve, më 31 Dhjetor 2024.

Ku fshihej me identitetin e rremë Aleksan Kreshnik.

Një identitet që i kishte mundësuar për një kohë të gjatë të lëvizte i lirë.

Por që i kishte dhënë mundësinë të ndërronte edhe pamjen e tij të jashtme.

Siç shikohet edhe në këtë foto, në momentin e arrestimit të tij.

Ku ndryshe nga fotot e tjera të bëra tashmë publike rreth identitetit të tij. ai shfaqet me flokë të mbjella, ose me paruke.

Por çfarë e çoi drejt ekzekutimit Jani Aliajn?

Kush është autori i dyshuar dhe pse hetimet kanë marrë një rrjedhë tjetër?

Ngjarje të komplikuara por që hedhin dritë mbi një sipërmarrje të frikshme kriminale, ku protagonistë janë shqiptarë, të përfshirë në mënxyra që i kanë hije vetëm botës së nëndheshme.

Të cilët kundrejt pagesës janë të gatshëm të mos kursejnë asnjë formë terrori, për të arritur qëllimin e tyre.

Po kaq të frikshëm sa shfaqen edhe vrasësit në burg të Jani Aliajt.

Që duhet t’ua ketë bërë aq shumë borxh, sa ata donin ta hiqnin qafe me çfarëdo lloj forme, apo mundësie që mund t’u vinte në dorë.

Vrasje në burg e cila fillimisht u ndal te një emër.

Një ekzekutor grek me pagesë i dënuar me burgim të përjetshëm i cili qelinë e tij e kishte ngjitur me atë të Jani Aliaj në sektorin nr 3 të burgut të Koridhalos.

I njëjti vrasës i cili më 18 Gusht 2015, kur ishte vetëm 18 vjeç, kishte vrarë 47 vjeçarin, shqiptarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi.

Bashimi, një ish-i dënuar për vjedhje i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Agio Pantaleimona.

Vrasje e cila thuhet se u krye në shenjë hakmarrje, pasi vëllai i tij Marsel Bashimi ishte përfshirë në krime të rënda në Greqi.

Ku në njërin prej tyre kishte bashkëpunuar edhe me dy personazhë të rrezikshëm të krimit. Konkretisht Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të të kërkuar ne Shqipëri për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Artan Cuku.

Ngjarje kjo e ndodhur më datë 8 Gusht 2017, në Tiranë.

Por që policia greke dyshoi që në fillim që krimi ishte porositur jashtë burgut. Dhe vrasësi ishte përdorur thjesht për të kryer vrasjen siç ndodh në krime të tilla, ku të përfshirë janë të dënuar me burgime të përjetshme.

Të cilët duke ditur se asgjë nuk mund t’u japë lirinë, pranojnë kundrejt vrasjeve brenda burgjeve, privilegjet që mund t’u ofrojnë porositësit e krimeve.

Jani Aliaj që në fakt për të kjo nuk ishte hera e parë që ishte shënjestër e atentateve të ngjashme.

Ndaj për këtë arsye, pasi kishte kaluar disa muaj në sektorin e burrave në burgun e Koridhalos, për çështje sigurie ai ishte zhvendosur në burgun e grave.

Kjo pas dyshimeve dhe sinjalizimeve që vinin herëpashere për atentate ndaj tij.

Informacione të cilat i kishte edhe policia greke.

Mediat greke

‘Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një ‘kontratë vdekje’, pak kohë më parë ai ishte transferuar në burgun e grave, për arsye mbrojtje. Por papritmas, më pas ai u vendos pa ndonjë justifikim që të transferohej sërish në burgun e burrave.’

Por në fakt dërgimi i Jani Aliaj në burgun e grave, që në një situatë tjetër do të ishte cilësuar si një fyerje për një eksponent të krimit të rangut të tij, në fakt do kishte qenë një shpëtim për të.

Kjo pasi vetëm dy muaj para se ai të qëllohej me dy goditje vdekjeprurëse thike në qelinë e tij, ai kishte qenë pre e një tjetër sulmi vrastar ndaj tij në burg.

Sulm të cilit i shpëtoi paq.

Por jo aq sa për të ndërgjegjësuar autoritetet e burgut ku ai ndodhej, mbi rrezikun që i kanosej jetës së tij brenda zgavrës së qelisë.

Duke e lënë jetën e tij në mëshirë të fatit.

Një pikëpyetje e cila u ngrit edhe nga gazetarët grekë që merren me analizimin e ngjarjeve të krimit.

Se si është e mundur që autoritetet në burgun e Koridhalos qëndruan spektatore të këtij krimi të paralajmëruar dhe nuk vepruan.

Por ndërsa në fillim emri që u përfol si vrasës në qeli i Jani Aliaj ishte ai grekut 28 vjeçar, të përfshirë në krime të ngjashme, shpejt hetimet rrodhën në një tjetër sens. /Emisioni në Shënjestër/

Moment i papritur në BBVA/ Mateo puth Brikenën, si reagoi ajo? (Video)

Një moment flirti ka ndodhur së fundmi në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP” mes Mateos dhe Brikenës, ndërsa dy banorët po diskutonin për gatimin.

Teksa ndodheshin pranë banakut duke zgjedhur llojin e makaronave, Mateo ka përfituar nga afërsia për të bërë një gjest të papritur. Ai është afruar dhe e ka puthur Brikenën në supe, duke e kapur atë në befasi.

“Nuk u shmange dot në kohë…” – i tha Mateo duke qeshur, i kënaqur që ia doli të “vjedhë” puthjen para se ajo të reagonte.

Por reagimi i Brikenës ka qenë i ftohtë. Pa e fshehur bezdinë, ajo i është drejtuar menjëherë me ton serioz: “Mos bëj gabime”.

Pavarësisht refuzimit, Mateo ka vazhduar ta ngacmojë me batuta, duke këmbëngulur se ajo thjesht nuk ishte mjaftueshëm e shpejtë për t’i shpëtuar veprimit të tij.

Video Player