Trump i pamëshirshëm, pezullon totalisht vizat e shqiptarëve, askush nuk do hyjë në SHBA deri kur ta…

Një tjetër vendim i rrufeshëm është marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Pas pezullimit përkohësisht të lotarisë amerikane, ai ka vendosur që të pezulloi edhe vizat për emigrantët.

Përmes një reagimi zyrtar, ka qenë vetë Departamenti i Shtetit Amerikan ai i cili ka bërë me dije këtë vendim të minutave të fundit. Sipas këtij njoftimi zyrtar, Amerika do të pezullojë vizat për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria.

Kjo masë është ndërmarrë pas abuzimit që emigrantët kanë bërë ndër vite duke përfituar sipas tyre mbi “kurrizin” e Amerikës.

“Departamenti i Shtetit do të pezullojë përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, emigrantët e të cilave marrin ndihmë sociale nga populli amerikan me çmime të papranueshme. Ngrirja do të mbetet aktive derisa SHBA-të të mund të sigurohen që emigrantët e rinj nuk do të nxjerrin pasuri nga populli amerikan.

Pauza ndikon në dhjetëra vende – përfshirë Somalinë, Haitin, Iranin dhe Eritrenë – emigrantët e të cilave shpesh bëhen barrë publike në Shtetet e Bashkuara pas mbërritjes. Ne po punojmë për të siguruar që bujaria e popullit amerikan të mos abuzohet më”, thuhet në reagimin zyrtar të DASH, duke theksuar më tej se Administrata Trump do ta vendosë Amerikën gjithmonë në plan të parë.

Pauza do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të përpunimit të vizave të imigrantëve.

Lista e plotë e vendeve përfshin: Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.

Tronditëse/ 9 të ρorsalindur hυmbin jetën në rrethana misterioze, çfarë po ndodh në maternitet

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim penal pas vdekjes së 9 të porsalindurve gjatë këtij muaji në një maternitet në Siberi, njoftuan zyrtarët të hënën. Komiteti Hetimor Shtetëror bëri të ditur se dyshohet për vepra penale që lidhen me neglizhencë dhe shkaktim vdekjeje nga neglizhenca, pa specifikuar ende se ndaj kujt janë përqendruar hetimet.

Sipas autoriteteve, hetuesit kanë sekuestruar dokumentacionin mjekësor në spitalin e qytetit Novokuznetsk dhe po kryejnë ekzaminime mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjeve. Ndërkohë, stafi i spitalit është marrë në pyetje lidhur me veprimet ose mosveprimet e tyre.

Guvernatori i rajonit njoftoi se mjeku kryesor i spitalit është shkarkuar nga detyra, si masë paraprake pas ngjarjes së rëndë.

Nga ana e tij, spitali deklaroi në faqen zyrtare të internetit se ka pezulluar përkohësisht pranimin e pacienteve, për shkak të një shpërthimi të infeksioneve të frymëmarrjes, dhe se po zbatohen masa karantine për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

“Bekimi ynë i vogël!”- Donaldi dhe Romeo bëhen xhaxhallarë për herë të parë, dedikimi i veçantë i vëllezërve Veshaj për mbesën: I ka gati dy badigardë!

Romeo dhe Donald Veshaj janë bërë xhaxhallarë për herë të parë nga vëllai i tyre më i vogël, Mario.

romeo veshaj donald mario

Ka qenë vetë ky i fundit që ka dhënë lajmin e lindjes së vajzës tij të parë, të cilën bashkë me partneren e  tij e kanë pagëzuar me emrin Bluem.

mario veshaj romeo donald (4)

Emri duket se ka një kuptim të veçantë për prindërit e rinj, pasi siç shkruan ai, “deti mban kujtimet tona më të bukura dhe ngjyra blu e dallgëve sot jeton ne sytë e të voglës sonë”.

mario veshaj romeo donald (5)

“Bekimi ynë i vogël. Mire se erdhe tek ne, Bluem. Jeni lumturia ime me e madhe. Ju dua”, ka shkruar Mario Veshaj ndër të tjera.

mario veshaj (1)

Po ashtu ai ka publikuar edhe disa momente nga rrugëtimi i shtatzënisë së partneres deri tek dita e lindjes, ku të pranishëm janë familjarët e tyre, si Donald Veshaj e Bora Zemani.

mario veshaj romeo donald (2)

Por, urimin më të veçantë vogëlushja Bluem e ka marrë nga dy xhaxhallarët e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Veshaj e ka bërë të qartë që mbesa e tij i ka tashmë dy badigardë, dy xhaxhallarët e saj.

“Ajo tashmë ka badigardë”, ka shkruar Romeo krahas një fotoje me Donaldin, ku ky i fundit mban mbesën në krah.

romeo donald veshaj (1)
mario veshaj romeo donald (6)
mario veshaj romeo donald (9)
mario veshaj romeo donald (1)
mario veshaj romeo donald (12)

E rëndë, fëmija merr ρistoletën dhe υret 2-vjeçarin!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Hayden, në shtetin amerikan të Alabamës, ku një fëmijë ka gjetur një armë zjarri të mbushur në banesë dhe ka qëlluar për vdekje një djalë 2-vjeçar. Viktima, Noah, ndërroi jetë pasi u qëllua në kokë, ndërsa autoritetet kanë arrestuar dhe akuzuar nënën e tij, 40-vjeçaren Evelyn Etress.

Në momentin e tragjedisë në shtëpi ndodheshin gjashtë fëmijë dhe vetëm një i rritur. Fëmijët po luanin në dhomën e gjumit të nënës, kur u dëgjua një krismë. Kur gruaja hyri në dhomë, gjeti djalin e saj të vogël të plagosur rëndë dhe një pistoletë të lënë në një dollap.

Policia konfirmoi se Noah ishte ende gjallë kur mbërritën shërbimet e emergjencës dhe u dërgua me urgjencë në spital, por përpjekjet për ta shpëtuar dështuan. Ai u shpall i vdekur pak më vonë nga mjekët. Prokuroria e Qarkut Blount bëri të ditur se arma nuk ishte siguruar dhe se në banesë janë gjetur edhe armë të tjera që fëmijët mund t’i arrinin lehtësisht. Hetuesit theksuan se plaga nuk ishte vetëshkaktuar dhe se bëhet fjalë për një aksident fatal për shkak të neglizhencës.

Kërcënimet e Trump, përgjigjet Irani: Do të godasim bazat amerikane në vendet fqinje nëse sulmohemi

Irani ka paralajmëruar vendet e rajonit se do të sulmojë bazat ushtarake amerikane në rast të një sulmi nga SHBA-të, tha një zyrtar i lartë i Teheranit për Reuters, pas kërcënimeve të Donald Trump për të ndërhyrë mes protestave antiqeveritare në të gjithë vendin.

“Teherani ka informuar vendet rajonale, nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri në Turqi, se bazat amerikane në këto vende do të sulmohen nëse SHBA-të synojnë Iranin, duke u kërkuar këtyre vendeve të parandalojnë Uashingtonin nga sulmi ndaj Iranit”, tha zyrtari. Ditë më parë, iranianët e kishin paralajmëruar gjithashtu Izraelin me sulme.

Dje, presidenti amerikan, gjatë një fjalimi në Detroit, i dërgoi një mesazh popullit iranian që të vazhdojë të protestojë. “Për të gjithë patriotët iranianë: Vazhdoni të protestoni, pushtoni institucionet tuaja, nëse është e mundur, dhe zbuloni emrat e vrasësve dhe abuzuesve që po ju abuzojnë shumë keq”, tha ai, ndër të tjera, ndërsa më parë kishte thënë se “ndihma (për ju) është në rrugë e sipër”. Në të njëjtën kohë, ai tha se u ka këshilluar aleatëve të SHBA-së të largohen nga Irani: “Mendoj se ata duhet të largohen, nuk është një ide e keqe”.

Komunikimi Teheran-Uashington është ndërprerë, ndërkohë, një zyrtar i lartë iranian zbuloi se komunikimet e drejtpërdrejta midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Steve Witkoff janë ndërprerë, pas kërcënimeve të Trump.

Zyrtari i lartë shtoi se kërcënimet e SHBA-së po dëmtojnë përpjekjet diplomatike dhe se diskutimet rreth takimeve të mundshme midis Araghchi dhe Witkoff për të gjetur një zgjidhje diplomatike për mosmarrëveshjen bërthamore të të dy vendeve kanë ngecur

8 korsi dhe shpejtësi deri në 140 km/orë, ja si do të ndryshojë superstrada Tiranë–Durrës

Arredimi dhe rikualifikimi urban i superstradës Tiranë – Durrës, nga kthesa e Kamzës, deri në urën e Limuthit parashikohet të kushtojë rreth 1.4 mld lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin që përfshin fazat I, II dhe III, ku aktualisht po punohet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Ndërkaq, brenda këtij muaji pritet të hapen për qarkullimin e automjeteve korsitë e reja që janë ndërtuar në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit.

Më hërët përfaqësues të ARRSH-së kanë deklaruar se kjo të varet shumë nga koha sepse një mot i ftohtë nuk e favorizon shtresën e asfaltit të fundit që ka ngelur, por pritshëmritë janë që të mos ketë pengesa.

Hapja për qarkullimin e automjeteve do të bëhet përpara afatiti kontraktual, pasi njëra prej tyre e ka afatin deri në maj dhe tjetra e ka në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, kontrata e tretë është nënshkruar gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2025, por synohet që brenda vitit të ketë rezultate konkrete.

Kjo fazë përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me projektin e zgjerimit të autostradës, teksa në dokumentet e tenderit specifikohej se zona ku kërkohet të realizohet ky projekt është një zonë me zhvillim të lartë industrial dhe së fundmi edhe me zhvillim të rëndësishëm urban.

Pas përfundimit, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të variojë nga 90 -140 km në orë.

Danimarka dërgon pajisje ushtarake dhe trupa në Groenlandë

Danimarka ka filluar vendosjen e pajisjeve ushtarake dhe trupave të avancuara në Groenlandë, mes tensioneve në rritje mbi rëndësinë strategjike të ishullit Arktik dhe retorikës së ripërtërirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), sipas raportimeve të medias daneze.

Një komandë avancuese është dërguar tashmë në Groenlandë për të përgatitur logjistikën dhe infrastrukturën për mbërritjen e mundshme të forcave më të mëdha daneze dhe aleate, raportoi transmetuesi lokal DR të mërkurën.

Roli i njësisë avancuese përfshin sigurimin që objektet dhe linjat e furnizimit të jenë gati për të pritur forcat kryesore në një fazë të mëvonshme.

Përforcimet pritet të përfshijnë ushtarë nga njësitë e Ushtrisë Daneze, që synojnë forcimin e pranisë së Forcave të Armatosura Daneze në ishull.

Megjithatë, pjesa më e madhe e aftësisë luftarake të mbetur të Danimarkës është aktualisht e lidhur me angazhimet e NATO-s në shtetet baltike.

Groenlanda, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës, ka tërhequr interesin e SHBA-së për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe burimeve të mëdha minerale.

Danimarka dhe Groenlanda kanë refuzuar propozimet për të shitur territorin, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin.

Të martën, ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, konfirmoi planet për një gjurmë ushtarake më të fortë dhe më të përhershme në Groenlandë.

“Tani po ecim përpara me të gjithë çështjen e një pranie më të përhershme dhe më të madhe në Groenlandë nga mbrojtja daneze, por edhe me pjesëmarrjen e vendeve të tjera”, u tha ai gazetarëve. “Ashtu siç pamë në vitin 2025, ku pamë se kishte vende të tjera të NATO-s që merrnin pjesë në aktivitete të stërvitjeve dhe trajnimeve në Groenlandë, do ta shohim këtë edhe në vitin 2026”, tha ai.

Të dielën, Trump tha se SHBA-të duhet ta “blejnë” Groenlandën për të parandaluar marrjen e ishullit nga Rusia ose Kina. Ai më parë e përshkroi zotërimin e Groenlandës si një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë ekonomike të SHBA-së, duke e krahasuar atë me një “marrëveshje të madhe pasurish të paluajtshme”.

Rama e pranon për herë të parë: Po, nuk është normale që ministrat e mi nuk dalin në debate mediatike

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për të disatën herë brenda një kohe të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka pranuar për herë të parë se ministrat e tij nuk shkojnë në debate mediatike dhe shtoi se kjo nuk është normale.

“Pra le të themi se po, e vërtetë, nuk është normale që anëtarët e qeverisë t’i shmangin daljet në sallonet mediatike”, tha Rama duke shtuar se sipas tij “(në fakt, në rastin tonë ne nuk shmangim daljet me gazetarë, po vetëm daljet me udhëheqësit barisalifallistë), por nëse Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve, e të vendosi standartet demokratike në sallonin e tij të madh, atëherë s’ka si t’i kërkojë llogari ministrave pse nuk hidhen me kokë në tenxheren e Opinionit a në cilëndo tenxhere, ku bubullon e gërrgëron molla e përhershme e sherrit dhe ku shikuesit në vend se të informohen, abuzohen dhe helmohen me politikën!”

Kryeministri Komentoi dhe video-inspektimet e anëtarëve të qeverisë, të cilat janë praktikë unike në botë, jashtë çdo standardi demokratik. Ministra që dalin në kamerat qeveritare dhe bëjnë biseda me vartësit është një politikë e pandryshuar deri më sot në katër mandate të qeverisë Rama.

Shefi i qeverisë tha nga Abu Dabi se kjo ndodh pasi sikurse pohoi ai, i druhet përballjes intensive të ministravevme gazetarët: “Po kaloj tek standartet dhe po them… të na tregoni një rast të vetëm në botë ku debatet politike janë kacafytje për të marrë fjalën, në një sfond britmash të pandërprera, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, e ku mikpritësi me një shkop në dorë nxit palët të zihen, pa vënë ose pa dashur të vendosë as qetësi, as rregulla në debat, as kufi etikë në komunikim, e pa kultivuar as sensin më të vakët të drejtësisë në trajtimin e të ftuarve, të cilëve u ndërpritet fjala rregullisht pa bërë dot 3 fjali bashkë!” /noa.al

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e niveleve të pagave referencë në vend, një masë që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i këtij viti.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë ditën e sotme, duke filluar nga data 1 janari 2026, niveli i pagës minimale në shkallë vendi pëson një rritje të ndjeshme, duke u fiksuar në vlerën 50,000 lekë në muaj.

Përveç rritjes së pragut minimal, Tatimet bëjnë me dije se ka ndryshuar edhe kufiri i sipërm. Paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore tashmë do të jetë 186,416 lekë.

Kjo do të thotë se çdo pagë bruto mbi këtë vlerë, do të paguajë sigurime shoqërore vetëm mbi bazën e këtij tavani të ri.

“Nga 1 janari 2026 rritet paga minimale dhe maksimale. Paga minimale mujore bëhet 50,000 lekë, ndërsa paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore do të jetë 186,416 lekë.” njofton DPT-ja.

DPT sqaron se ky vendim ka shtrirje të gjerë. “Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes,” citohet në njoftimin zyrtar.

Bizneset dhe ekonomistët duhet të reflektojnë këto ndryshime në listëpagesat e para të vitit 2026 që do të dorëzohen brenda këtij muaji.

Ernest Muçi nuk di të ndalet, shënon dopietë dhe ndez tribunën me super golat (Video)

Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me një rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa ka lënë gjurmë edhe sot në Kupë me fanellën e Trabzonsporit.

Në ndeshjen e raundit të dytë, në fazën me grupe, e zhvilluar në fushën e Istanbulsporit, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që hapi serinë e golave.

Muçi tundi rrjetën në minutën e 41-të me një diagonale të shkëlqyer, duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të jashtëzakonshme.

Por protagonizmi i tij nuk u ndal me kaq. Në pjesën e dytë, Muçi realizoi edhe golin e dytë personal, duke kompletuar dopietën dhe duke qenë lojtari vendimtar i takimit.

Golat e tij ndezën tribunat, ku tifozët e Trabzonsporit shpërthyen në brohoritje “Muçi, Muçi”, një dëshmi e qartë se sulmuesi shqiptar është shndërruar shumë shpejt në idhull për ta, pavarësisht se ka vetëm pak muaj pjesë e kësaj skuadre.