Ka nisur zbatimi i masës së paraIajmëruar nga kryeministri Edi Rama, për ndalimin e daljes jashtë vendit, për të gjithë ata persona që dyshohet se kanë kryer akte dhune gjatë protestave.

Një 21-vjeçari i është ndaluar të udhëtonte drejt Greqisë, me arsyetimin se për të rezulton një njoftim në sistemin e të dhënave. Aktualisht nuk jepen shpjegime të mëtejshme mbi rastin.

Edhe pedagogu dhe aktivisti Ermal Hasimja denoncoi se ishte ndaluar në aeroportin e Rinasit, gjatë kontrollit të pasaportës. Në një reagim në rrjetet sociale, Hasimja deklaron se policja që po kryente kontrollin e pasaportave nuk e njohu, por konstatoi diçka në sistemin e policisë. Pas kësaj, ai u shoqërua në zyrën e shefit të turnit, i cili i shpjegoi se situata mund të kishte lidhje me protestën.

Hasimja ngre dyshime se ndalimi mund të ketë qenë pjesë e identifikimit dhe presionit ndaj protestuesve, përmes kërcënimit me ndalimin e daljes jashtë vendit. Si një shpjegim të dytë, ai përmend verifikimin nga policia të personave që kanë detyrim paraqitjeje dhe që mund të tentojnë të largohen nga Shqipëria.

Reagimi i plotë i Ermal Hasimjas:

Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e “shefit”. “Shefi”, shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi. Dy opsione të mundshme për mendimin tim:

1. Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga “shefi” që me sa duket sheh pak më shumë TV.

2. Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i “shefit”).

Nga ana tjetër, kujtojmë se ishte kryeministri Edi Rama që paralajmëroi se atyre protestuesve që kryenin akte dhune gjatë tubimeve, do u ndalohej hyrja në vendet e Bashkimit Europian.

Rey Manaj humbet durimin me Sivasspor, Iargohet nga Turqia dhe mendon prishjen e kontratës

Problemet financiare te Sivasspori po sjellin pasoja konkrete, ndërsa situata e sulmuesit shqiptar Rey Manaj me klubin turk duket se po shkon drejt një pike kritike.

Sulmuesi shqiptar është larguar sot nga qyteti i Sivasit, pasi klubi nuk ka përmbushur detyrimin financiar ndaj tij. Sipas raportimeve të mediave turke, pagesa që duhej të kryhej gjatë ditës së djeshme nuk është realizuar, duke shtuar edhe më shumë tensionin mes palëve.

Manaj është larguar fillimisht me automjet drejt Kayserit, ndërsa më pas ka vazhduar udhëtimin jashtë Turqisë përmes aeroportit të këtij qyteti.

Megjithatë, zhvillimi më i rëndësishëm lidhet me të ardhmen e tij kontraktuale. Sipas informacioneve të publikuara në Turqi, moskryerja e pagesës i jep futbollistit të drejtën për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën me Sivassporin, nëse kushtet përkatëse ligjore dhe kontraktuale plotësohen.

Kjo situatë mund të çojë në një ndarje mes sulmuesit shqiptar dhe klubit turk, në një moment kur Sivasspori po përballet me vështirësi të shumta financiare dhe sportive.

Oerd ByIykbashi jep dorëheqjen si drejtues i PD-së së Durrësit: Nga sot do jem një ushtar i thjeshtë

Oerd Bylykbashi ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit.

Vendimin e ka bërë publik gjatë “Foltores” së zhvilluar në Durrës, ku ka njoftuar se një javë më parë kishte dorëzuar detyrën, duke argumentuar se largimi nga funksionet drejtuese është një mënyrë për t’i hapur rrugë ripërtëritjes së Partisë Demokratike.

“Në këtë fjalë sot dëshiroj t’ju falënderoj, sepse kjo është hera e fundit që ju drejtohem si drejtues politik i qarkut Durrës.

Një javë më parë kam dorëzuar detyrën. Mendoj që vetëm në këtë mënyrë çohet përpara ripërtëritja.

Kushdo që ta marrë detyrën, i uroj ta çojë përpara PD-në drejt fitores”, deklaroi Bylykbashi.

Ai theksoi se do të vazhdojë angazhimin në Partinë Demokratike, por tashmë si një “ushtar i thjeshtë”.

“Kush largohet nga beteja është tradhtar, por kush largohet si unë, është aty për të luftuar si ushtar i thjeshtë”, u shpreh ai.

Pas përjashtìmit të Spiropalit nga PS-ja/ Balla paralajmëron Ina Zhupën: Të shkarkoj m’u në mes të seancës!

Diskutimet për projektligjin “Për sponsorizimet” në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën janë shoqëruar me përplasje të forta mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe kryetares së komisionit, Ina Zhupa.

Debati për kohën e fjalës është zhvilluar në tone të larta, ndërsa Zhupa i ka kujtuar Ballës se ndodhej në një komision parlamentar dhe jo në një mbledhje të Partisë Socialiste.

“Po mos bërtit mo se nuk tremb njeri, nuk je në PS këtu, je në Komision”, i është drejtuar Zhupa kreut të grupit parlamentar socialist.

Pas kësaj ndërhyrjeje, Balla ka kaluar nga diskutimi për kohën e fjalës te paralajmërimi për shkarkimin e kryetares së komisionit, duke deklaruar se mund të mbledhë firma për largimin e saj.

“Jo vetëm që të tërheq vëmendjen, por unë të mbledh firma dhe të shkarkoj m’u në mes të seancës plenare. Kjo është që ta dish ti. Ose mëso sillu me njerëzit këtu”, është shprehur Balla.

Deputetja e PD i është kundërpërgjigjur duke i cilësuar deklaratat e tij si kërcënime dhe duke i kujtuar se nuk i takon mazhorancës të vendosë se kush do të përfaqësojë opozitën.

“O zoti Balla, këto kërcënimet, nuk vendosni ju se kush do jetë opozitë”, ka deklaruar Zhupa.

Duket se për Ballën, dita e sotme nisi me përjashtime dhe vijoi me paralajmërime për shkarkime.

Pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së në mëngjes, kreu i grupit socialist paralajmëroi edhe shkarkimin e Ina Zhupës.

Por këtë herë, përballë tij nuk ishte një deputete e PS-së, por kryetarja e një komisioni parlamentar nga radhët e opozitës./VNA

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi

Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do të keni më shumë sukses për të menaxhuar letrat që keni në dorë. Sa i përket çështjeve financiare, ato mund të pësojnë ndryshime drastike. Jo të gjitha prej tyre do të jenë me natyrë positive.

Demi

Demave, më shumë se kujto u duhet të bëjnë përpjekje reale personale në jetë. Të lindurit ne kete muaj duhet të fillojnë të bëhen tani gati për një punë të vështirë dhe të gjatë. Oreksi juaj do të shtohet, kështu që ju duhet të kontrolloni veten dhe të keni një opinion objektiv për financat.

Binjakët

Sot është një ditë shumë e keqe për fillime të reja. Pak para darkës, veprimet tuaja do të përcaktohen në bashkëpunim me familjen dhe detyrat profesionale. Të gjitha planet tuaja do të bazohen në nevojat dhe detyrat aktuale që mbizotërojnë në sferat e jetës suaj.

Gaforrja

Gjatë gjithë ditës ekziston mundësia e eventeve të papritura si udhëtime të shkurtra, humoret e momentit apo ndryshimi i opinionit të partnerëve mbi kancerin. Kjo është padyshim koha më e mirë për të nënshkruar marrëveshje afatgjata. Në të njëjtën kohë ju mund të zhvilloni disa ide unike.

Luani

Luanët e lindur në korrik duhet të pranojnë përgjegjësi të reja e të vështira. Nëse ju jeni një këshillues karriere, rrethanat mund të jenë favorizuese. Megjithatë, ata që do pëlqenin të shmangnin punët e vështira, do të jenë të detyruar t’i bëjnë ato.

Virgjëresha

Ngjarjet e sotme do të refuzojnë me kokëfortësi t’i binden logjikës së Virgjëreshave, megjithatë do të qëndrojnë brenda parashikimeve. Virgjëreshat e lindura në mesin e shtatorit mund të bëhen nervoze, irracionale dhe të pavetëdijshme. Yjet këshillojnë të gjithë ata që janë shenja e Virgjëreshës që të kuptojnë kur duhet të qetësohen dhe të gjejnë kohë për më shumë pushim pasi e kanë të nevojshme.

Peshorja

Sot është një ditë e zënë dhe e stresueshme, për pasojë ju nuk duhet të planifikoni asgjë të rëndësishme sot me përjashtim të detyrave të pashmangshme. Jini të vëmendshëm sa i përket shëndetit tuaj trupor dhe tregoni interes në mjekime ose trajtime alternative.

Akrepi

Shumica e kohës së Akrepëve gjatë ditës do të jetë e përqëndruar në detyrat, problemet dhe informacione që konsiderohet i dhimbshëm dhe që sjell ndryshime në jetë. Është e rekomandueshme që ju të shmangni dorëzimin e deklaratave të të ardhurave si dhe takimet në godinat qeveritare me qëllim marrjen e dokumentave të rëndësishme.

Shigjetari

Gjatë ditës menaxherët e Shigjetarëve mund t’iu surprizojnë. Nëse ju keni lindur në mes të dhjetorit , ndryshimet tek ju nuk do të jenë shume favorizuese, përkundrazi, ju do të mërziteni kur të kuptoni se sa e paparishikueshme është situata.

Bricjapi

Vogëlimat e rastësishme të jetës mund të jenë interesante për ju dhe nëse keni dëshirë ju mund të mësoni detaje të rëndësishme dhe informacione të reja. Kontaktet me partnerët tuaj të jashtëm, planet profesionale, çështjet legale, kontaktet me botuesit tuaj ose shefat mund të ndryshojnë në disa aspekte praktike.

Ujori

Një situatë kritike mund të krijohet ose të zhvilohet gradualisht në jetën shtëpiake të Ujorëve. Ka shumë mundësi që do ju duhet të bëni më shumë përpjekje se më përpara në mënyrë që të stabilizoni jetën tuaj familjare.

Peshqit

Edhe pse ju jeni një natyrë e butë, fleksible dhe e qetë, ju mund të vini re disa cilësi të tjera tek vetja, si kokëfortësi, ashpërsi, agresivitet, dhe mungesë vullneti për të dëgjuar atë se çfarë të tjerët kanë për të thënë për ju. Duke e nisur ditën me këto cilësi, do të përfundoni duke bërë diçka që nuk i shkon natyrës suaj.

“69 mijë euro për operacione pIastike në Beverly Hills, Miami e Dubai”, Bardhi denoncon Ballukun: E korruptuar nga koka te këmbët! Por kjo që sapo zbuluam nuk e shpëton dot as…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar akuza të reja ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, këtë herë lidhur me shpenzime të pretenduara prej 69 mijë eurosh për ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike.

Në një reagim publik, Bardhi pretendon se Balluku ka kryer ndërhyrje estetike në disa prej klinikave të një kirurgu plastik me aktivitet ndërkombëtar, në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano. Sipas tij, ndërhyrjet kapin vlerën e rreth 69 mijë eurove, të cilat, pretendon kreu i grupit parlamentar të PD-së, nuk janë deklaruar sipas përcaktimeve ligjore. Bardhi ngre pikëpyetje mbi burimin e parave dhe deklarimin e këtyre shpenzimeve, duke i lidhur akuzat e tij edhe me pasuritë e Ballukut, përfshirë dy vila që, sipas tij, kapin vlerën e 1.8 milionë eurove.

DENONCIMI
E KORRUPTUAR NGA KOKA TE KËMBËT, BELINDA BALLUKU 69 MIJË EURO OPERACIONE PLASTIKE PËR T’U RINUAR!

Belinda Balluku e ka korrupsionin të shkruar në ballë. Në kuptimin e parë të fjalës. Belinda Balluku ka kryer ndërhyrje të reja kirurgjikale dhe estetike për të rinovuar pamjen e saj.

Por çështja nuk është si duket Belinda Balluku, por sa para ka paguar ajo për këto ndërhyrje, pse nuk i ka deklaruar dhe nga kanë ardhur paratë.

Vetëm për rinovimin e fytyrës, kryeministrja në hije ka bërë ndërhyrje që kushtojnë rreth 69 mijë euro. Ajo është kliente e një kirurgu plastik, të njohur ndërkombëtarisht, që ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku edhe janë kryer ndërhyrjet me vlerë 69 mijë euro të Belinda Ballukut.

Belinda Balluku nuk i ka deklaruar pagesat për këto operacione, siç e përcakton ligji. Ajo e ka fshehur pagesën prej 69 mijë eurosh, njësoj siç ka fshehur dy vilat e zbuluara prej 1.8 milionë eurosh.

Sa për krahasim, me 69 mijë euro që Belinda Balluku paguan për t’u bërë operacione plastike, mund të paguhet një pensionist në qytet me pension mesatar për rreth 29 vjet.

Masakra të tilla korrupsioni vetëm SPAK-u i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk i gjurmon dot, sepse ia kanë zënë sytë dhe i kanë mbyllur gojën.

Belinda Balluku mund ta mbajë peng Edi Ramën, mund të kapë disa prokurorë në SPAK, mund të terrorizojë gjithë PS-në, por ajo nuk mundet t’i fshihet të vërtetës, që e ka të shkruar në ballë: Belinda Balluku është e korruptuar dhe herët a vonë do të japë llogari për këtë!

Kunati me ka hy ne dhome i zhνe***, e ka kopju celsin e dhomes time

Një vajzë ka rrëfyer historinë e saj tronditëse, duke treguar se si zbuloi se kunati i saj kishte siguruar një kopje të çelsit të dhomës ku ajo qëndronte. E shqetësuar nga ajo që kishte ndodhur, ajo vendosi t’ia tregojë burrit, duke pritur që ai ta mbështeste.

Por reagimi i tij nuk ishte ai që ajo kishte menduar. Në vend që të përballej vetë me situatën, ai i tha: “Tash foli me të.”

Ajo tregon se pas kësaj u ndje e vetme dhe e zhgënjyer, ndërsa u detyrua të përballej vetë me një situatë që e kishte tronditur. 👇 Shiko videon në koment.

VIDEO

Ismail Qemali i premtoi territor Greqisë, sepse kishte gruan greke? Pëllumb Xhufi zbuIon sekretet e mëdha të Pavarësisë

Historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi ka sqaruar gjatë një interviste të dhënë disa kohë më parë për Dritan Hilën, tezën që është hedhur mbi Çamërinë, sipas së cilës Ismail Qemali ia dha Greqisë se kishte gruan greke.

Xhufi sqaron se ku u bazuan ata që hodhën këtë tezë.

Është hedhur një tezë së fundmi që Ismail Qemali e shiti Çamërinë sepse kishte gruan greke dhe në një farë mënyre ishte një koncesion që ai u bëri grekëve. Qëndron historikisht kjo?

Pëllumb Xhufi: Absolutisht nuk qëndron. Ishte e krishterë gruaja e Ismail Qemalit. Se ishte arvanitase, apo shqiptare e Çamërisë, apo greke, kjo nuk dihet dhe nuk është marrë njeri me këtë.

Ismail Qemali ka qenë një familje tradicionale me 9 fëmijë. Gruaja e tij nuk ka lënë gjurmë fare, si psh, Teodora e Justinianit, perandorit shqiptar të Bizantit e cila i fuste hundët në punët e shtetit.

Këta që hedhin këtë tezë, bazohen në një insinuatë shumë të keqe që e ka mbrojtur fort edhe një historian grek me origjinë korçare. Ai thotë që Ismail Qemali në 1907-ën, takoi në Greqi kryeministrin Georgios Theotokis. Që nga 1900-ta Ismail Qemali ishte arratisur nga Perandoria Osmane dhe tha që u mundua ta decentralizojë për t’u dhënë frymëmarrje shteteve që përbënin shtetin osman. Nuk e lanë.

Kryeministrin me të cilin do hartonte kushtetutën e varën në litar, rrezikuan ta varin edhe Ismail Qemalin. Ai iku nga Libani dhe erdhi në Evropë.

Historiani grek thotë që në 1907-ën Ismail Qemali takoi kryeministrin grek. Në atë bisedë thotë ai, është rënë dakord që Vorio-Epiri t’i kalonte Greqisë. Por nuk ka një dokument që ta vërtetojë këtë, e thotë vetëm në një libër, pa citime e pa fakte.

Por në të vërtetë Ismail Qemali pasi takoi Georgios Theotokis, takoi edhe një kryetar të shoqatës greko-shqiptare me një arvanitas në krye. Ai takua me Ismail Qemalin dhe nxorën në gazetë një material për të cilin kishin rënë dakord. Ata do të promovonin çështjen shqiptare në Greqi, shkrimin e gazetave në gjuhën shqipe.

Dhe në fund thuhej; “U ra dakord që kur të bëhet Shqipëria e pavarur, kufijtë me Greqinë do jenë kufij historikë. Kjo është fraza e shkruar, një ditë pasi takoi Georgios Theotokis.

Ismail Qemali nuk mund të thoshte tjetër gjë te Georgios Theotokis dhe tjetër gjë te ky njeriu që ishte i Georgios Theotokis, sepse ajo shoqata ishte një OJQ.

Kufijtë historikë kanë qenë në Lepan, në Nafpaktos, deri aty ka qenë provinca e Epirit të vjetër, edhe Thema Bizantine kur u krijua në shekullin e 9-të e kishte qendrën pikërisht në Gjirin e Korintit.

Këtë e thoshte sjellja, deklaratat e tij në mes të Evropës, pasi ngriti flamurin Tha që nuk ka paqe Ballkani, pa marrë Shqipëria, Kosovën e Çamërinë.

Është edhe tentativa e tij për të mbrojtur Janinën. Në 1913-ën kur Janinën e kishin rrethuar trupat grekë të mbretit Konstantin, Ismail Qemali i bëri thirrje dhe aty bëri për herë të fundit një tentativë për t’u lidhur me klasën e vërtetë të pashallarëve shqiptarë, sepse ata kishin forca të gatshme, ndërsa Ismail Qemali nuk kishte ushtri.

Ndaj u bëri thirrje pashallarëve qe të merrnin ushtrinë e tyre e të shkonin në Janinë për ta mbrojtur, sepse kufijtë nuk ishin vendosur ende. Por pashallarët e lanë në baltë dhe bënë secili më vete marrëveshje të pista sepse kishin pronat e tyre në Greqi…

E fundit! Vjen Iajmi i keq për shoferët! Pas vitit të ri dyfishohet siguracioni i makinës? Ja ligji i ri që do trondisë të gjithë

Drejtuesit e automjeteve në Shqipëri mund të përballen me një tjetër rritje të shpenzimeve, pasi ndryshimet e propozuara në ligjin për sigurimin e detyrueshëm TPL pritet të zgjerojnë kategoritë që përfitojnë dëmshpërblim në rast aksidenti. Kjo mund të sjellë edhe rritje të çmimit vjetor të siguracionit.

Aktualisht, sigurimi i detyrueshëm për një automjet në Shqipëri kushton mesatarisht rreth 220 euro në vit, ndërsa sipas ekspertëve të tregjeve financiare, zgjerimi i mbulimit mund të krijojë një tendencë që çmimet të afrohen gradualisht me mesataren evropiane prej rreth 400 eurosh. Megjithatë, një rritje e tillë nuk është vendosur dhe nuk pritet të ndodhë menjëherë.

Një nga ndryshimet kryesore të projektligjit lidhet me pasagjerët që ndodhen në automjetin përgjegjës për aksidentin. Sipas propozimit të ri, edhe ata do të përfitojnë dëmshpërblim, pavarësisht se automjeti ku udhëtojnë ka shkaktuar përplasjen.

Zgjerimi i mbulimit synon të përfshijë më shumë persona dhe dëme materiale, duke rritur përgjegjësitë financiare të kompanive të sigurimit.

Ndryshime parashikohen edhe në procedurat e dëmshpërblimit. Pragu për trajtimin e përshpejtuar të dëmeve rritet nga 100 mijë në 250 mijë lekë, ndërsa kufiri i dëmeve që mund të trajtohen përmes Raportit Evropian të Aksidentit kalon nga 30 mijë në 50 mijë lekë.

Projektligji synon gjithashtu forcimin e rolit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, e cila do të administrojë Fondin e Kompensimit për dëmet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, drejtuesit që largohen nga vendi i aksidentit apo rastet kur kompanitë e sigurimit falimentojnë.

Një tjetër lehtësi e parashikuar për të ardhmen lidhet me mundësinë që sigurimi shqiptar të njihet edhe në vendet e Bashkimit Evropian, pa pasur nevojë për Kartonin Jeshil. Megjithatë, kjo lidhet me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe nuk është një ndryshim që hyn menjëherë në fuqi.

Pavarësisht përfitimeve që mund të sjellë zgjerimi i dëmshpërblimeve, për mijëra drejtues automjetesh mbetet shqetësimi kryesor: a do të paguajnë shqiptarët më shumë për siguracionin e makinës?

Përgjigjja do të varet nga mënyra se si ndryshimet ligjore do të zbatohen dhe nga politikat e çmimeve që do të ndjekin kompanitë e sigurimit.

Kush është udhëheqësi më i mirë në hìstorinë e Shqipërisë? Përgjigjet Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në intervistë me Mirela Milorin, ka folur për historinë e liderëve të Shqipërisë. Ai është ndalur te disa figura kryesore, ku ka dhënë një opinion për secilin prej tyre.

Për Skënderbeun, një luftëtar dhe një politikan i jashtëzakonshëm. Për Enver Hoxhën, ky është me të mirat e me të ligat, ka qenë patriot padyshim. Sali Berisha, shqiptar dhe ky, egërsia e tij më shqetësoi që në fillim me ndjenja të forta dhe urrejtje; nuk e di si e ka dashurinë.

Fatos Nano, ndjenjën e përgjegjësisë nuk e kishte. Edi Rama ishte piktor, po është i formuar dhe ka një projekt të tij. Njerëzit me projekt janë pak.

Ky ka një projekt. Është pak, do i thosha, radikal do ndryshimin, por përdor metoda radikale; ai konsideron të gjithë ata që kanë jetuar në kohën e komunizmit të tejkaluar. Enver Hoxha dhe Edi Rama kanë qenë njerëz me projekt. – tha Xhufi.