Gjergj Luca kap ngushtë Gridën: E di cfare i kam bërë SaIianjitt tat?! E du shumë! Përgjigjet Duma: Je i poshtër sepse… (DEBATI)

Grida Duma dhe Gjergj Luca u ulën ballë për ballë në podkastin e saj në një bisedë pasionante që siç e pranuan të dy, as Grida nuk e kishte përgatitur intervistën, dhe as Luca nuk e dinte se çfarë pyetjesh do të bëheshin, por që të dy ranë dakord se do të flisnin për gjithçka.

Luca padyshim e ngacmoi Grida Dumën mbi largimin e saj nga politika, pse nuk rezistoi aty për të pastruar partinë, e Grida Duma e ngacmoi Lucën pikërisht tek Edi Rama dhe mbrojtja që i bën atij, duke e përmendur shpeshherë në podkast si “byrazeri”.

Po një nga pikat e papritura për drejtuesen e podkastit ishte momenti kur Luca tha se mbështeste të rinjtë e PD, me idenë se ajo parti që sipas Lucës ka qenë e tija, ka nevojë për ripërtëritje. Dhe Luca e ngacmon me Salianjin, në këtë moment, ku edhe pse të dy nuk kanë dalë publikisht, e kanë pranuar bashkëjetesën mes tyre.

Pjesë nga biseda në podkast:

Gjergj Luca: Kam bërë fushatë për Edi Ramën, në gjithë Shqipërinë. Por kudo që ka rënë biseda, në Elbasan, për udhëheqësin politik të Elbasanit, u kam thënë: Dëgjoni këtu, ky është familje e madhe, i djathtë në gen, ju ka ardh një çun i mirë. Eshtë një çun pa mllefe. Eshtë cun qytetar. Kudo e kam thënë edhe përpara mediave.

Grida Duma: Më tremb shumë kjo mua…

Gjergj Luca: Po pse për Salianjin tat ça kam thënë?

Grida Duma: (Qesh)

Gjergj Luca: Pse qesh?

Grida Duma: Ore nuk më kompromenton dot duke më folur për Salianjin tim…

Gjergj Luca: Pse të kompromentoj, nuk jam tip që kompromentoj njeri…

Grida Duma: Se do dal dhe aty…

Gjergj Luca: Ore për Salianjin tat. Po të bëj muhabet. Unë, ti nuk e di. Unë e du fort. Kam respekt. Pyete. Jam parë gjithmonë mirë me të. E kam ngacmu se unë nuk rri dot, e kam vu aty në Maliq te zona e vet, e kam vu te tabela e emulacionit…

Grida Duma: E ke vënë edhe atë?

Gjergj Luca: E kam vu aty…

Grida Duma: Po unë nuk jam aty fare?

Gjergj Luca: Jooo, po ti je te zemra ime se je grintë!

(Qeshin)

Grida Duma: E di ça më tremb mua?

Gjergj Luca: Cfarë të tremb?

Grida Duma: Që jeni kaq të poshtër….

Gjergj Luca: Falemnderit, është kompliment i madh shumë…me të qujt të poshtër sot është kompliment i madh.

Grida Duma: Ti thua që unë bëj fushatë për byrazerin tim…

Gjergj Luca: Patjetër…po ai është lideri im!

Grida Duma: ….por ama thua: unë i mbështes këta të rinjtë këtej se kur hyj te tavolina ime që bëj fushatë për byrazerin tim, them se ky është familje e madhe! Ekzaktësisht këtë bëjnë komunistët Luc…

Gjergj Luca: Po edhe këtë ma the o Grida! Pupupu. Nuk do ta bëj më!

Grida Duma: E kupton, të vrasin natën e të qajnë ditën! Këtej të japin kontributin, këtej të japin shpirtin, se leku sot quhet shpirt…

Gjergj Luca: Mua më njifke pak. Leku për mua ska asnjë vlerë. Dorëzohem përpara teje dhe unë si komunist që jam, kam bërë gjithë Tiranën blu kur s’kishte një njeri të PD. Te Rozafa Palace përnotë, pyeti ish deputetët e asaj kohe, kam bërë mbrëmje me 2-3 mijë vetë. Dhe këta komunistët e tu, ditën që erdhën në pushtet, pas tre muajve më grabitën biznesin. // Të drejtat e pamjeve © Top Channel

E forte! Punonte në ullishte, poIicia greke tr*nditet kur zbulon çfarë fuste tek degët e ullirit shqiptari

Ndërtuesi shqiptar u arr stua sot pasi kishte fshehur kok inë në trungun e një ulliri.

Sipas mediave të huaja, shqiptari i paidentifikuar u ul mes dy policëve në makinën e patrullës

pasi kishte fshehur k kainën në trungun e një ulliri, por arriti të hiqte prngat dhe të tentoi të arrtisej.

Policia ka reaguar me shpejtësi duke e ndaluar dhe i vënë sërish pr ngat për ta çuar në gjykatë.

Ndaj tij, tani rëndojnë disa vepra penale: vepër penale për posedim, fshehje dhe trfik dhe tentativë arrtisjeje ndaj efktivëve të Policisë.

Ndërsa në trungun e pemës u gjetën gjithsej 109.6 gramë lëndë nark tike që do të ndahej më pas në rreth 170 doza kokainë.

Incidenti dipIomatik, kush e vodhi suvenirin e shtrenjtë në Ambasadën Japoneze në Tiranë gjatë darkës me familjen e Edi Ramës?

Kryeministri Edi Rama ka qenë pak ditë më parë i ftuar së bashku me familjen e tij në një darkë private të organizuar nga ambasadorja japoneze në Tiranë.

Një takim që në pamje të parë duket se i përket rutinës së marrëdhënieve diplomatike, por që dyshohet se është shoqëruar nga një episod aspak i zakonshëm. Pas largimit të familjes Rama nga ambientet e ambasadës, stafi ka konstatuar mungesën e një suveniri me vlerë të konsiderueshme.

Bëhet fjalë për një objekt të çmuar, i cili, përtej vlerës materiale, ka edhe rëndësi të veçantë për përfaqësinë diplomatike japoneze.

Konstatimi i mungesës ka vënë në lëvizje stafin dhe personelin e sigurisë, të cilët kanë nisur verifikimet për të zbardhur se çfarë kishte ndodhur gjatë darkës. Në këtë kuadër, vëmendja është përqendruar edhe te pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pretendohet se kanë ndihmuar në identifikimin e personit që ka marrë objektin.

Situata më pas është shoqëruar me komunikime intensive mes përfaqësuesve të ambasadës dhe kryeministrit Edi Rama.

Deri tani, as Ambasada Japoneze dhe as Kryeministria nuk kanë bërë publike asnjë detaj mbi këtë episod. Ajo që mbetet pikëpyetje është se kush e mori suvenirin, çfarë zbuluan konkretisht kamerat e sigurisë dhe përse një ngjarje e tillë po trajtohet me kaq shumë konfidencialitet, pavarësisht komunikimeve të shumta mes palëve.

Nisur nga vd*kja e Shpat Kasapit, pse janë shtuar s*Imet në zemër tek moshat e reja? Kardiologu zbulon si të ruhemi

Në nisje të emisionit të sotëm, 26 nëntor, të “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Ky i fundit ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 40 vjeçare prej një sulmi në zemër.

Nisur nga ky rast fatkeq, lind pyetja natyrshëm se pse janë shtuar kaq shumë sulmet në zemër, veçanërisht tek moshat e reja? Disa përgjigje lidhur me këtë i dha në studio kardiologu Indrit Temali.

Indrit Temali: Fatkeqësisht vdekjet e papritura nuk prekin vetëm moshat e mëdhaja, por edhe të rejat. Ka disa shkaqe, lidhen me zemrën, muskulin e zemrës, trashja e mureve të zemrës, infeksionet, sëmundjet të ventrikulit (barkushja) të djathtë, janë anomali strukturore të zemrës.

– Po pse tek mosha kaq të reja?

Indrit Temali: Disa janë gjenetikisht të përcaktuara. Ka lidhje edhe me stilin e jetësës, heteroskleroza në moshë të re është shtuar prej stilit të pashëndetshëm të jetesës, duhani, obeziteti, përdorimi i stimulantëve siç është kokainë që nxit aritmi të zemrës dhe mund të jetë fatale. Në moshë të re prevalojnë sëmundjet e lindura.

– Po a ka ndonjë masë mbrojtëse?

Indrit Temali: Duhet një lloj depistimi (kardiovaskular) të popullatës, një shiringë zemre mundësisht tek të gjithë.

– Ka ndonjë sinjal?

“Vdekje e papritur mund të jetë e beftë, pa shenja fare. Në raste të tjera mund të ketë që të ketë pasur dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta zemre apo rënie të fikëti e që nuk janë vlerësuar, sidomos kur nuk ka një shkak të identifikueshëm”, tha kardilologu.

Kujtojmë se 1 vit më parë, pikërisht prej një ataku kardiak, vdiq në moshën 44 vjeçare edhe politikani i njohur Gerti Bogdani.

“Më çuan tek shefi” – Qytetarit i ndaIohet dalja jashtë vendit pse mori pjesë në protestë. Ndalohet dhe Ermal Hasimja

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes jashtë vendit.

I pari që denoncoi një problem në kufi ishte pedagogu Ermal Hasimja, i cili u shpreh se e veçuan gjatë kontrollit të pasaportave dhe më pas i thanë se ka lidhje me protestën.

“Sot në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më veçuan dhe më shoqëruan në zyrën e “shefit”. “Shefi”, shumë i sjellshëm dhe disi në siklet më tha se ka lidhje me protestën, por do të ketë qenë ndonjë ngatërresë me ndonjë protestues me të dhëna të ngjashme. Nuk më bindi.

Dy opsione të mundshme për mendimin tim:

1.Dikush identifikon protestues dhe u bën një formë presioni me kërcënimin e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit. Në rastin tim historia nisi me policen që kontrollonte pasaportat e cila nuk më njohu, por pa diçka në sistem, por u mbyll me kujdes nga “shefi” që me sa duket sheh pak më shumë TV.

2.Policia kontrollon nëse dikush me detyrim paraqitjeje largohet (pak a shumë shpjegimi i “shefit”)”, shkruan Hasimja.

Një tjetër denoncim ka ardhur nga Eda Grimci, anëtarë e kryesisë së Partisë Demokratike. Kjo e fundit ka publikuar një dokument, ku një qytetari i është ndaluar dalja nga vendi për shkak të një shënimi të policisë, për të cilin Grimci dyshon se ka të bëjë me pjesëmarrjen ne protestë.

“Ndërkohë që merreni me opozitën, listat dhe emrat, biletat dhe videot në protestë…ja çfarë po ndodh në kufijtë e Shqipërisë! Qytetarit i refuzohet dalja nga vendi, pa një vendim gjykate që t’ia ndalojë atë! Arsyeja në dokument? Një informacion në sistemin e policisë!

Që kur një shënim policor zëvendëson ligjin? Kush e vendos kufirin mes sigurisë dhe arbitraritetit? Dhe nëse kjo lidhet me pjesëmarrjen në protesta, kush mban përgjegjësi?

Por vazhdoni merruni me opozitën! Se sigurisht, edhe për këtë fajin e ka Saliu! Edi Rama dhe qeveria s’kanë çfarë të shpjegojnë, apo jo?! Ky është sistemi, jo dokrrat”, shkruan Grimci.

Prej javësh qeveria ka ndërmarrë nisma ligjore kundër protestave të dhunshme dhe individëve që cenojnë rendin publik përgjatë tubimeve, duke lajmëruar masa të ndryshme ligjore për shkelësit.

Dosja e 210 mijë eurove, prìshet vendimi që e shpalli të pafajshëm Luiz Ejllin

Gjykata e Lartë ka rikthyer në gjykim çështjen penale ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, duke prishur vendimin e Apelit të Tiranës që e kishte shpallur të pafajshëm për falsifikim dokumentesh. Dosja do të shqyrtohet sërish nga një tjetër trupë gjykuese në Apel.

Çështja lidhet me falsifikimin e një akti noterial dhe justifikimin e një shume prej 210 mijë eurosh. Sipas akuzës, në kohën kur i ishte hequr licenca e noterit, Ejlli kishte vijuar të përdorte vulën noteriale.

Në tetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e dënoi këngëtarin me një vit burgim. Ndërsa Fatmir Abdurramani, i përfshirë gjithashtu në këtë çështje, u dënua me 18 muaj burg.

Por në maj të vitit 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe shpalli të pafajshëm të dy të pandehurit, pas ankimit të mbrojtjes.

Tashmë, vendimi i Gjykatës së Lartë e rikthen çështjen në Apel për një shqyrtim të ri. Kjo do të thotë se pafajësia e dhënë nga Apeli është prishur, ndërsa çështja do të gjykohet nga një trupë tjetër.

“Nuk të fal ai në Fier”/ Artan Hoxha shpjegon atentatín në banesën e familjes Hasani: U fut skuadra aty…

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” dha detaje nga atentati i së hënës në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij Jakup Hasani.

Hoxha paralajmëron se ngjarja nuk do të zbulohet duke marrë parasysh paratë që mund të jenë hedhur për kryerjen e krimit.

Gazetari u shpreh se edhe e motra e Selami Hasanit lëvizte e armatosur për shkak të hasmërive që familja ka pasur me fisin Isufaj.

“Ngjarjet llogariten nga kostot, se çfarë mjetesh janë përdorur, etj. Kjo ngjarje nuk do të zbulohet.

Në përgjithësi, Fieri mbahet si qyteti më i organizuar, e sheh krimin si biznes, ndryshe nga të tjerët që vrasin e presin. Si fillim në Fier shihet të zgjidhet me marrëveshje dhe të mos bëjnë zhurmë që të mos futet shteti. Por kohët e fundit, për shkak të lidhjeve, është fuqizuar njëri që po prish ekuilibrat. Para kësaj u vra Backa, nuk u zbulua.

Ngjarja tjetër, Selami Çami është personazh i viteve 90′, ka kaluar pjesën e jetës në arrati dhe burg. Sa ka dalë nga burgu ka shkuar në shtëpi, në momentin që është qëlluar ka qenë me nipat. Madje edhe motrën që ka, lëviz e armatosur për shkak të hasmërive.

Si ka mundësi që në lagjen ku banonte aty, jo çdokush hyn atje. Ka bërë çudi, ata e kanë ditur që ka dalë nga burgu dhe i kanë shkuar në orar që nuk e kanë pritur. Ka qenë me katër nipat e tij, por fati që nuk i kanë vrarë të gjithë.

Ky që e ka aktivizuar situatën ne Fier ka menduar ti heqë qafe njëherë e mirë. Dyshohet se kanë përdorur dron, pasi e kanë kapur viktimën fare gafil, nuk e ka patur mendjen fare. Policia ka shkuar të të afërmit e Arben Isufajt, Ben Qimja. I fundit që e ka denoncuar këtë është Petro Koçi, por pastaj kafshoi gjuhën. Ky njeri ka mbështetje të fortë. Është shumë i fuqishëm, nuk të fal aty në Fier. Në Fier gjërat zgjidhen, jo me armë…

Çuditërisht SPAK që nuk ka lënë vrimë pa u futur, në Fier nuk futet. Pse? E dinë ata.

Kjo ngjarje uroj të shërbejë, SPAK të ngrejë një task force dhe të marrë ngjarjet atje, pasi janë bërë shumë. Është qarku i dytë në vend. Edhe për pushtetin qëndror, ka 12 mandate mazhoranca aty, as në 97-tën s’ka ndodhur kjo. Këto lloj ngjarjesh, me këtë agresivitet, nuk është vrarë vetëm objektivi por edhe nipi, më përpara është vrarë vëllai. Ndërkohë Ben Qimes i kanë vrarë babain.

Këtë kanë tentuar ta vrasin në burg, por nuk e kanë vrarë dot. Pritën sa doli, i çuan dronin aty.

Në Fier ka një dallim, autorët në ngjarje të tjera shkojnë me Fiat, por në Fier me Rage, këtë radhë me volvo. I djegin makinat, por i kanë luksoze, me armë me silenciator.

Janë qitësa në qarkullim dhe përbën rrezik, ishalla nuk i afrohen kryeqytetit. Këta janë të vetmit që nuk lëvizin, si Rama dhe Berisha. Si ka mundësi që një skuadër e tillë, me këtë mbështetje? Këta i kanë lidhjet të forta.

Kjo si ngjarje, dhe agresiviteti i saj, mund ti shërbejë SPAK-ut ti hyjë njëherë qytetit të Fierit”, deklaroi Hoxha.

Shpendi i pandaIshëm në Itali, sulmuesi kuqezi shënon tripletë në fitoren e thellë të Cesenës

Kristian Shpendi vijon të jetë i pandalshëm në Serie B, teksa në ndeshjen e sotme ka shënuar 3 gola, duke marrë topin e tripletës me vete në shtëpi.

Cesena fitoi me shifrat e thella 5-1 ndaj Ascolit, me Shpendin, që vijon të tregojë formën e tij të jashtëzakonshme.

Me këto paraqitje, sulmuesi e vë akoma më shumë në vështirësi trajnerin e Kombëtares, Rolando Maran, i cili duket të zgjedhje mes disa emrave që po bëjnë mirë këtë sezon./Top Channel

“Bashkëshorti i Spiropalit kërcënoi me jetë inspektorin e tatìmeve”. Drejtori i qeverisë bën deklaratën e fortë, akuza për …

Ilir Binaj, kreu i Tatimeve ka dalë me zë e me figurë në emisionin e Sokol Ballës në ABC News duke akuzuar bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj, ndërtues, se ka kryer jo vetëm evasion të rëndë fiskal, por, se gjatë kontrolleve ka kërcënuar me jetë inspektorët e tatimeve.

Deklarata u bë në një klimë të nxehtë, ku zonja Spiropali ka dalë publikisht dhe ka deklaruar se presioni i tatimeve vjen nga ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Ilir Binaj, drejtor I përgjithshëm I tatimeve e mohoi këtë fakt. Kontrollet sipas tij bëhen në subjektet e rriskut dhe kontrolli në firmën e zotit Salarjon Totaj bashkëshort i Elisa Spiropalit ka filluar në fillim të vitit dhe është mbyllur në shtator të këtij viti.

“Do ta këshilloja zonjën Spiropali të paguajë taksat si çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë” tha në emision drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili pak vite më parë la Amerikën për t’u kthyer në Shqipëri që të merrte këtë detyrë të rëndësishme.

Ndërkaq, pozita e Salarjon Totajt thellohet më tej pasi Binaj pranoi publikisht se bashkëshorti I Elisa Spiropalit ka kërcënuar një prej inspektorëve tatimore, me jetë.

“Kërcënimet kanë qenë direkt nga bashkëshorti i Spiropalit drejt inspektorëve, ka qenë në disa qytete, Shkoder, Tiranë, Fier. Kërcënimet kanë qenë verbale dhe në korrik një nga inspektorët kanë bërë denoncim për shkak të mesazheve të shkruara nga bashkëshorti i Spiropalit. Evazioni fiskal është shkelje penale dhe referohet në organet ligjzbatuese. Do të vijoj betejën kundër paligjsmërisë” tha Binaj.

Sipas tij nuk janë vetëm inspektorët e kërcënuar, por edhe familjarë të tyre.

“Në lidhje me intervistën problemet që pata ishte pjesa që kishte të bënte me emerimin tim që ishte e pavërtetë dhe e dyta karakterizimi i gjithë aksioneve për kontroll sikur janë kontrolle selektive sikur i bëhej asaj. Ne kontrollojmë gjithmonë shumë biznese, bazuar në kritere të rriskut. Patjetër strategjia jonë lidhet me strategjinë afatmesme të të ardhurave dhe këtu kishte dy sektorë që duhet të trajtoheshin, turizmi dhe në 2026 përzjedhja e subjekteve që presupozohen me rrisk. Nuk kemi database se me kë janë të lidhur këto subjekte.

Unë them se patjetër pretendimet e bizneseve që ushtrojmë kontroll se qasja jonë është më e thelluar dhe e kujdesshme, janë kontrolle më të kujdeshme dhe përzgjedhja që bëhet bëhet mbi kriteret e rriskut” tha Ilir Binaj lidhur me historinë 6 mujorë te kontrollit në kompanitë e bashkëshortit të Elisa Spiropalit.

Ditën e sotme, zonja Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Nesër zonja Spiropali ka deklaruar se do të ketë një konferencë për shtyp në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Vαjza nga Lezha tregon si υ fe jυα me mbIesëri/ l fe jυαri më bëri atë gjënë

Një hìstori e bukur dashurie është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila ka treguar se si e ka marrë propozimin për fejesë. Kjo është historia e rrëfyer .

“Dashuria vjen edhe kur nuk e pret fare! Nuk është e thënë që njeriun e zemrës duhet patjetër ta

njohësh me vite të tëra për ta dashur, mjafton një moment për ta dashuruar dikë.Kështu të paktën më ka ndodhur mua…

Ishte hera e parë që e provoja këtë ndjesi. Me djalin që do të fejohem së shpejti unë jam dashuruar sapo e kam parë.

Atë djalë do ma prezantonte tezja ime, një emigrant në Greqi që sipas tezes i kishte të gjitha terezitë, por i mungonte vetëm nusja.

Në fillim isha shumë skep tike sepse me çfarë kemi dëgjuar tek të tjerët këto punët e shkësirave nuk ecin mirë.

Por pranova dhe si tani e kujtoj momentin që i pashë ato sy jeshil që buzëqeshnin në tavolinë, e ky që çohet me lëviz karrigen dhe me dhuron një trendafil.

Vetëm në filma kisha parë takime të tilla. Që aty më rr.ahu zemra fort dhe jam emocionuar pa masë.

E ky takim ynë i parë u shoqërua me një respekt të paparë nga ana e tij ndaj meje.

Një edukatë e pashoqë që meshkujt që rriten në Shqipëri e dimë si janë e sillen me femrat.I thashë “PO” shumë shpejt dhe tani shkon çdo gjë mirë mes nesh.

Edhe jam me fat që e kam njohur. Sepse meshkujt që trajtojnë një femër me edukatë në Lezhë të paktën janë me pikatore.

Ndaj paçi fat tim ishalla të gjitha ju vajza e mos pranoni të merrni djem që nuk ju respektojnë. Personi shihet që në takimin e parë…”, shkruan ajo.