admin - Lajme Flesh - Page 3151

Gazetarja e njohur, Alma Çupi ρυblikon të bijën, ndjekësit habiten nga ngjashmëria e mαdhe

Jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze. Kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.

Ajo na prezanton shumë rrallë me vajzën dhe së fundmi ka publikuar një foto me të. Me qindra ndjekës i shkruajnë Almës për ngjashmërinë e saj me të bijën.

“Ne Maastricht. Dy ore kohe me vajzen”, shkruan ajo krah fotos.

Ndoshta nuk dini shumë për Almën, por Albeu.com ju tregon se gazetarja është e divorcuar me partenrin e saj, babin e Arbës.

Prej 6 vitesh, vajza e gazetares së njohur jeton dhe studion në Gjermani.

“Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht mentaliteti mbytës”, është shprehur Alma Çupi në një nga intervistat e saj të rralla.

Ηοroskoρi 24 tetor 2020, ja ραrashikimi i γjeve për ju

Dashi

Ju  sot do të jeni në gjendje të kryeni një detyre e cila do të jetë vendimtare për të ardhmen tuaj. Në një problem qe do t’ju dalë me patjetër duhet të kërkoni ndihmën e një miku. Sharmi juaj do të bëjë që partneri të jetë më i afërt me ju dhe kjo gjë do t’ju japë kënaqësi.  Për beqarët dashuria do të sjellë të papritura, dikush që ju as nuk e keni idenë që ekziston do t’ju shprehë dashurinë.

Demi

Edhe sot Hëna po vozit kundër jush. Mundohuni të reagoni nëse diçka nuk shkon në drejtimin e dëshiruar. Partneri do t’ju ​​ofrojë ngrohtësi dhe spontanitet, por mashtrimi i tij mund të bëjë që të dyshoni se nuk po tregohet i sinqertë. Dieta, relaksimi, pushimi, leximi i këndshëm dhe disa orë të tjera gjumë … sot do të bëjnë mrekulli!

Binjakët

Me Hënën në krah, jeta ju buzëqesh megjithatë kjo  nuk ju autorizon të shkapërderdhni pasuritë tuaja  ose të prishni marrëdhënien tuaj si çift,  për një miqësi të thjeshtë dhe tërheqje fizike. Argëtohuni me këdo që ju pëlqen, por mos e teproni! Kjo ditë të gjithë binjakët do i dërgojë me pushime relaksuese.

Gaforrja

Nga pikëpamja ekonomike, situata duket mjaft e pasigurt.  Do të ishte e zgjedhja më e mençur të shtyni  çështjet e rëndësishme që do të përfshinin një pjesë të kapitalit tuaj për disa ditë. Për sot, qëndroni në shpenzimet rutinë dhe kontrolloni impulsin për të shpenzuar pa reflektuar. Në dashuri silluni mirë me partnerin tuaj.

Luani

Këtë të shtunë Hëna do t’ju ngatërojë pak mendje. Mos harroni kuptimin e proporcionit, mund të jetë e nevojshme të shmangni katastrofat. Disa ngritje dhe ulje në marrëdhënien tuaj nuk duhet të ndikojnë në sjelljen ndaj partnerit tuaj. Me yjet që i gjeni pranë vetes, gjendja shpirtërore do të ketë  disa luhatje.

Virgjëresha

Bëni një ekzaminim objektiv të një situate të pasigurt dhe shpejt me aftësinë që ju karakterizon, do të gjeni zgjidhjen më të mirë. Nëse jetoni në një marrëdhënie të qëndrueshme, mos harroni se heshtjet dhe debatet e vazhdueshme nuk janë shërimi më i mirë për ta mbajtur lidhjen tuaj në gjendje të mirë. Në nivelin fizik duhet të detoksizoheni, prandaj  përfitoni nga fundjava për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Peshorja

Një e shtunë e çmendur do të jetë kjo për ju sot. Në mungesë të një partneri për të ndarë një ditë çmendurie, gjithmonë mund të mbështeteni te miqtë tuaj më të mirë të cilët janë  të gatshëm të përfshihen në çdo program që ju keni. Nëse jeni të dashuruar, një dritë e re do të ndriçojë marrëdhënien tuaj.

Akrepi

Hëna dhe Urani ju shikojnë anash, prandaj  shmangni diskutimet që mund të bëhen konflikte të vërteta. Në këtë moment, ju ndjeni nevojën për të qenë të lirë, për të mos u dashur të përgjigjeni askujt, madje as ndaj një personi të dashur! Gjërat mund të bëhen më mirë nëse ju tregoni pak guxim dhe durim. Mos i dëgjoni të gjithë miqë tuaj pasi jo të gjithë duan që ju të jeni mirë.

Shigjetari

Ju do të rizbuloni sensin tuaj të humorit dhe gjallërinë tuaj mendore, si dhe dëshirën për të komunikuar me të tjerët.  Do të keni kushte të shkëlqyera për të kaluar një fundjavë të këndshme, emocionuese. Jeta në çift rimerr vrullin dhe do të jeni mjaft të kënaqur me këtë ndryshim që partneri juaj do të pësojë. Do të shfaqni interesa të reja për të zbuluar gjëra të cilat prej kohësh keni dashur ti zbuloni me miqtë tuaj.

Bricjapi

Hëna në katror me Uranin, në fushën e dytë, nuk premton një situatë emocionuese në lidhje me paratë: priten pengesa në të ardhura, shpenzime të shumta shtesë, vështirësi në përfundimin e negociatave të biznesit. Kini kujdes për blerjet e gabuara! Në dashuri do të keni tendencë ta bëni veten të dëshiruar, të mos u jepni përgjigje të caktuara atyre që ju mashtrojnë dhe ju duan intensivisht.

Ujori

Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë motivin që ju duhet sot, në çdo fushë të jetës tuaj. Këtë të shtunë do të keni një dëshirë të madhe për të njohur njerëz dhe ambiente të ndryshme nga e zakonshmja, dhe për të eksploruar emocione dhe ndjesi të reja. Dikush do të udhëtojë, disa të tjerë do të korrin suksese në fushën shoqërore dhe disa të tjerë në fushën e sporteve.

Peshqit

Planet e ditës do të pësojnë disa ndryshime për shkak të një situate të re që fillimisht do t’ju ​​shqetësojë, por që më pas do t’ju ​​zgjojë kureshtjen. Shikoni me besim marrëdhënien tuaj si çift pasi  sot kënaqësia me partnerin do të jetë mjaft e madhe. Kushtojini vëmendje asaj që hani, mund të keni disa probleme shëndetësore për shkak të ushqyerjes tuaj.

Dy të rinj nuk dυrojnë dot. Se.. ks të shfrenύar në tren, ραsagjerët i fiΙmojnë (Foto)

Skoci- Një episod i pazakontë ka ndodhur në Skoci. Dy të rinj nuk i përballuan dot emocinet dhe nisën të bëjnë seks të shfrenuar në sediljet e vagonit të trenit.

Ata menduan se pasagjerët e tjerë po flinin. Por duket se zhurmat i zgjuan dhe ata nisën t’i filmojnë.

Pamjet u postuan në rrjetet sociale më herët gjatë ditës së djeshme.

Djaloshi shihet duke mos lëvizur fare, ndërsa vajza me flokë të zeza është duke hipur mbi të. Çuditërisht, djali që ka postuar videon duket se ndryshon ulëse dhe ulet pranë tyre për t’i parë nga afër, gjë që në të vërtetë nuk i lë asgjë imagjinatës.

Nuk dihen as identitetet e çiftit, por autoritetet thanë se po punojnë për t’i identifikuar dhe ndaluar.

“Kërkova të ndihmoj shokυn në komisariat, më mbγllën derën…” , miku i Learit rrëfen tmerrin: Shpejt, shpejt se na iku nga duart

Detaje të reja janë zbuluar nga dëshmitari i ngjarjes së rëndë, ku Lear Kurti, humbi jetën në duart e policisë së shtetit. Miku i Learit tregon në emisionin “Piranjat” të gjithë kronologjinë e ngjarjes, ndërsa rrëfen se i ka parë policët teksa dhunojnë shokun e tij. Mes të tjerash miku i Learit njëherazi edhe dëshmitar i ngjarjes tregon se 32-vjeçari ka dhënë frymën e fundit në komisariat. Ai rrëfen se ka kërkuar që të ndihmojë mikun e tij por policët nuk e kanë lënë.

“Pash që ishin 3-4 patrulla.  Dhe pash që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” Kjo është dëshmia tronditëse e mikut të 32-vjeçarit të ndjerë Lear Kurti, për emisionin “Piranjat” në ABC.
Ngjarja e rëndë e së enjtes ka shokuar opinionin publik, ku 32-vjeçari Lear Kurti gjeti vdekjen në rrethana ende të paqarta në duart e policisë së shtetit. Menjëherë pas ngjarjes kishte një pafundësi alibish, që çuan në përplasje deklaratash mes institucioneve, konkretisht mes AMP dhe spitalit të Traumës. AMP pretendonte se 32-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, por “Trauma” theksonte se tek ata i riu ka mbërritur pas asnjë shenjë jete.

Edhe vetë policia ishte konfuze në deklaratat e publikuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Fillimisht, u tha se viktima kishte gëlltitur një dozë me kokainë, ndërsa më pas tha se ishin dy doza.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetët atë natë? Emisioni “Piranjat” ka marrë versionin e dëshmitarit okular në këtë ngjarje të rëndë.

“Dëgjova, fjalët shpejt, shpejt se iku. E kanë shoqëruar vetë në spital. Leari ka mbaruar brenda në Komisariat. Në spital ka shkuar i vdekur.” thotë miku i Lear Kurtit.

Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarje të rëndë, pasi ai ishte me viktimën deri në çastet e fundit të jetës së 32-vjeçarit. Ai tregon atë që përjetoi minutë pas minute.

“Unë isha me Learin atë natë. E kam takuar dy orë para ngjarjes dhe e lash tek ish-Filanto.  Unë do të ikja për punët e mia dhe ai do ikte në punët e tij. Pastaj do të shkoja ta merrja prapë, se Leari ka ndenjur gjithmonë me mua. Dhe në momentin që po kaloja aty përball me spitalin në Laprakë, pashë që ishin 3-4 patrulla po rrihej Leari barbarisht brenda makinës.” shtoi shoku i viktimës. }

Duke rrëfyer momentet e fundit që ishte gjallë Lear Kurti, miku i tij që pa gjithçka tregon fjalë e fundit:

“Tha: O noku lajmëro dikë se po na mbysin. Aty ka pasur kamera por nuk e di kush mund t’i ketë.”

“Filmimet janë aty 100% e sigurt. Çfarë po bëni se është me sëmundje toke u thash. Edhe më thanë “kush je ti”. Shoku i vetë u thash unë. Një nga policët tha “pse e lini të flasë ky ?”. Ça ju dhimbset ?” “Shoqërojeni dhe këtë”” tregon dëshmitari.

Ndërkohë miku i Learit thotë për “Piranjat” se një efektive policie e kishte ofenduar për shkak të origjinës.

“Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht. Leari ishte në makinën e policisë unë isha me timen se makinën e kishte efektivi i policisë. Ajo policja më tha “edhe kuksian edhe gangster”. Ti je femër i thashë unë. As nuk po të ofendoj dhe as nuk po them gjë. Thjeshtë po them që djali ka këtë lloj problemi, mos e prekni. Sepse do t’ju ngeli në dorë dhe ashtu ndodhi.” tha i riu.

I riu tregon se në vendin e ngjarjes ka mbërritur në momentin kur policia e kishte kapur Lear Kurtin.

“I kam marrë vesh në komisariat detajet. Ai ju paska ikur 30 metra me vrap. Por 30 metra me vrap kushdo që të ishte po të kishte edhe një Kg do ta hidhte. Ata duan të mbulojnë policinë.” tha miku i të ndjerit.

Ndërkohë ai tregon se nëna e Lear Kurtit po kalon një periudhë shumë të vështirë ku përpos vdekjes së djalit duhet të dëgjojë edhe alibi të shumta rreth ngjarjes.

“E ëma vetëm atë djalë ka pasur dhe duke dëgjuar të gjitha këto, që po jepen jo ju gjet drogë jo përdorues droge. Asaj po i del shpirti.” tha i riu.

Mes të tjerash ai tregon se i ka parë policët teksa dhunojnë me shkelma dhe me grushte Learin.

“Me shkelma me grushta e kanë goditur. Me numër tamam nuk e di por dy, tre patjetër. Një nga policsët që ishte djalë i ri, 20-22 vjeç ishte gangster jo polic”

“E them sepse ai tha, ju nuk më njihni mua. Unë i thash që je polic me uniformë. Mund të jesh kushdo, je polici i shtetit je për ta na mbrojtur jo për të na sulmuar.”

“Learti ishte në pranga dhe nuk ka bërë rezistencë fare. Për pjesën e epilepsisë e kam marrë vesh para dy javësh. Kur i ndodhi, e kemi dërguar në spital”

Duke treguar për marrjen në pyetje i riu theksoi se ka pasur edhe një rrëfim për drejtorin e AMP Ardi Veliu.

“Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë patur lëkundje.? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa”

I riu ka parë edhe momentet e fundit të Lear Kurtit, duke thënë se atij nuk iu dha ndihma e duhur për ta shpëtuar.

“3-4 minuta mbrapa kur kam mbërritur në komisariat. Nuk kam fol dot se Leari ka qenë i shtrirë dhe pa ndenja. Po përpëlitej. Më mbyllën derën. Nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Dëgjova “shpejt, shpejt se iku. U alarmua i gjithë komisariati… iku Leari.”

“Po, aty ka dhënë shpirt në komisariat.” Shpirti i ka dalë brenda rajonit të policisë së komisariati numër 3. E njoh shumë mirë shokun tim. Sigurisht mund t’i ketë fol me tone të ashpra dhe këta mund të jenë acaruar dhe mund të kenë gjuajtur. Ama duhet ta pranojnë”

“Këta nuk prekin në fytyrë as në kokë por nga brinjët.”

I riu ka parë edhe momentet e fundit të Lear Kurtit, duke thënë se atij nuk iu dha ndihma e duhur për ta shpëtuar.

“3-4 minuta mbrapa kur kam mbërritur në komisariat. Nuk kam fol dot se Leari ka qenë i shtrirë dhe pa ndenja. Po përpëlitej. Më mbyllën derën. Nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme. Dëgjova “shpejt, shpejt se iku. U alarmua i gjithë komisariati… iku Leari.”

Çfarë po ndόdh? Për herë të pαrë në 80 vjet, SHBA dërgon υshtrinë pranë kυfirit me Ukrainën

Në kulmin e tensioneve midis Rusisë dhe NATO-s, trupat e SHBA-ve një nga divizionet elitare ajrore sulmuese të ushtrisë amerikane është vendosur pranë kufirit ukrainas, më saktë në Rumani.

Këta janë Screaming Eagles, ushtarë që u bënë të famshëm në Luftën e Dytë Botërore. Sipas raportimit të CBS, do të ishte hera e parë në 80 vjet që divizioni elitar vendoset në Evropë.

Vendosja e trupave ushtarake amerikane është parë si një zhvillim i rëndësishëm pasi trupat ukrainase kanë përparuar brenda territoreve të pushtuara nga rusët, si Kherson.

Misioni amerikan njoftoi vendosjen e trupave amerikane në vendet e Europës për të “mbrojtur krahun lindor të NATO-s”.

“Pas 80 vjetësh, Divizioni 101 Ajror, i njohur si Screaming Eagles, kthehet në Evropë. Gati 2,400 ushtarë do të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s, për të siguruar aleatët tanë dhe për të penguar kundërshtarët tanë”, shkruhej në njoftim.

Ministri i Mbrojtjes ruse u shpreh se Moska i druhej një provokimi nga Ukraina me një “bombë të pistë”.  Zyrtarët ukrainas raportojnë për viktima të shumta në mesin e civilëve  në zona të ndryshme të vendit nga sulmet e rusëve.

“Dy civilë vdiqën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas bombardimeve ruse të djeshme në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore”, raportoi guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko. Sipas Kyrylenko, një person u vra në Klishchiivka dhe një në Torske.

Në zonat e pushtuara në Ukrainë, si Kherson pushtuesit ruse kanë ndërprerë lidhjet e internetit, celularit, transmetimet radio dhe TV.

“Trupat ruse po çmontojnë pajisjet e telekomunikacionit, në një përpjekje për të parandaluar rezistencën nga shkëmbimi i informacionit me pjesën tjetër të Ukrainës”, shkruan Kyiv Independent

Vjen ρaralajmërimi i fortë: Stυhi kërcënυese për jetën

Disa pjesë të Meksikës po përballen me një stuhi kërcënuese për jetën dhe përmbytje ndërsa Uragani Roslyn po shkon drejt vendit.

Stuhia e kategorisë 3 është përshkruar si “jashtëzakonisht e rrezikshme” nga Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së.

Zyrtarët e urgjencës po nxitonin për të përfunduar përgatitjet për t’u mbrojtur nga uragani ndërsa ai lëvizte drejt zonave turistike përgjatë bregut të Paqësorit të Meksikës.

Në shtetin fqinj të Jalisco, guvernatori Enrique Alfaro tha se 270 njerëz ishin detyruar të largoheshin nga një qytet pranë rrugës së pritshme të uraganit dhe se pesë strehimore emergjente ishin ngritur në Puerto Vallarta.

“Nëna më tha υrite fëmijën”, 48-vjeçarja rrëfen vυajtjet e shkaktυara nga familja e saj: Më martuan pa leje, sikur të isha e jetimores

Jeta është një grua 48 vjeçe e cila vjen nga një fshat i Ballshit. Kur ishte e vogël ajo ka vuajtur shumë dhe është trajtuar shumë keq nga familja.

Prej kohësh ajo e ka ndërtuar jetën e saj në Itali, ndërsa në Shqipëri dyert për të janë të gjitha të mbyllura, pasi asnjë i afërm nuk e takon. Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”, ajo ka rrëfyer se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë dhe plot vuajtje dhe se është martuar dy herë pa dëshirë nga prindërit e saj.

Herën e parë ajo është martuar në moshën 19-vjeçare më një burrë që aso kohe ishte 30 vjeç. Pas martese Luljeta tregon se është keqtrajtuar shumë në shtëpinë e burrit madje edhe nga vjehrri dhe vjehrra e kur ngeli shtatzënë vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve.

Në atë kohë asaj i është dashur t’i dalë kundër edhe nënës dhe motrave të saj të cilat pasi mësuan se Jeta ishte shtatzënë i kërkuan asaj ta hiqte fëmijën.

Jeta: Kur kam qenë e vogël kam vuajtur shumë dhe jam trajtuar keq nga familja. Pas fëmijërisë së vështirë më kanë martuar të vogël.

Ardit Gjebrea: Sa vjeçe të kanë martuar?

Jeta: 19 vjeçe. Dhe pa lejen time. Nuk më kanë pyetur.

Ardit Gjebrea: E njihje burrin?

Jeta: Jo. Vetëm kur erdhi më thanë që ka ardhur edhe më parë. Vendosën ata, jo unë. Dhe ishte më i madh se unë në moshë.

Ardit Gjebrea: Sa vjet ishte më i madh?

Ardit Gjebrea: 11 vite diferencë. Si shkoi martesa e parë?

Jeta: Nuk shkoi mirë martesa. Unë ngela shtatzënë dhe u thashë të shtëpisë se nuk shkoj mirë. Mami me motrat më thanë vrite fëmijën.

Ardit Gjebrea: Vrite fëmijën! Ti çfarë bëre?

Jeta: Nuk e vrava, nuk i dëgjova ato. Babi nuk dinte gjë. Se punonte me naftën, nuk e dinte ç’ndodhte në shtëpi. Kur vjen babi në Ballsh në spital i thashë që nuk dua të kthehem atje.

Ardit Gjebrea: Në shtëpinë e burrit?

Jeta: Më trajtonin keq, vjehrra më vjehrrin më shumë. Kur dola nga ditët erdhi babi më mori. Kam vajtur në fshat dhe mami tha “çoje vajzën atje, nuk do e mbajmë”.

Ardit Gjebrea: Po pse kjo sjellje e nënës?

Jeta: Sikur isha e huaj. Nuk e di edhe në jetimore ta marrësh fëmijën nuk duhet ta trajtosh kështu.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?

Jeta: U ktheva në shtëpi, mami thoshte “do e çosh”, unë nuk thosha nuk e çoj, babi tha “mirë nuk do e çojmë vajzën”.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin vajza?

Jeta: Luljeta.

Flet grυαja që i hodhi acid ish-bυrrit: ‘Më kërcënonte, më gόdiste’!

Greqi- Një ngjarje e rëndë ndodhi në një hotel në Greqi dy ditë më parë. Një 38-vjeçare greke i hodhi acid partnerit teksa flinte gjumë. Ajo ka dhënë versionin e saj për arsyet pse sulmoi burrrin me lëng kaustik.

Në një dëshmi për Protothemën, gruaja, e cila vazhdon t’i shmanget arrestimit dhe fshihet në një vend të sigurt, duke pasur frikë edhe mundësinë e hakmarrjes nga anëtarët e familjes së viktimës, është shprehur se do të dorëzohet të hënën.

E pyetur se cili ishte motivi që e shtyu të sulmonte me vitriol ish-partnerin, 38-vjeçari u përgjigj se ai e ka kërcënuar nëse ajo ndahej prej tij.

“Motivi është i imi dhe e di më mirë se të afërmit e tij. Partneri më ka kërcënuar se, nëse dua të kem një lidhje pas tij, do të duhet pak kohë që kjo të ndodhë. Para tij kishte dëshmitarë kur më tha se njerëzit e tij do të më vrisnin nëse unë guxoja të vazhdoja me jetën time. Se ai do të martohet dhe do të ketë fëmijë derisa unë të vdes. Këto ishin fjalët e tij. Unë kam përjetuar vetëm kërcënime, rrahje dhe dhunë nga duart e tij”- u shpreh 38-vjeçarja.

E pyetur nëse ka bërë denoncim për atë që pretendon se ka vuajtur, 38-vjeçarja u shpreh se ka paditur vëllain e tij gushtin e kaluar për dhunë në familje.

“Një vëlla tjetër i tij më ka rrahur, por unë nuk e kam paditur kurrë. Familja e tij nuk më donte fare. Ata donin të na ndanin. Kështu që ai pranoi të ndahej në një zënkë, unë e dëbova nga shtëpia ime, por ai më tha të mos guxoja të vijoja jetën time. Të jem vetëm ose me të. Ai nuk pranoi një skenar tjetër”.-shtoi ajo.

38-vjeçarja tregon se 36-vjeçarin e ka takuar 4 herë në hotelin ku ndodhi sulmi vitriolik, brenda një muaji e gjysmë duke shtuar se ai pranoi të ndahej pas një sherri sepse familja e tij nuk e donte por me kusht që ajo të vijojë të rrijë vetëm ose do ta vrsite.

Familjarët 36-vjeçarit të kontaktuar nga protothema.gr japin një tjetër dimension lidhur me motivin që “armatosi” dorën e ish-bashkëshortes së viktimës, e cila hodhi një përzierje nitrik acid me vitriol.

Sipas njerëzve të afërt të 36-vjeçarit, njohja e çiftit ka qenë e shkurtër dhe e zhvilluar përmes Facebook dhe bëhet fjalë për një njohje prej një viti, por filloi në Facebookme mesazhe që janë shkëmbyer gjatë kohës që 36-vjeçari ishte në burg.

“Ai donte të thyente vetminë e burgut, ajo vinte nga dy martesa nga të cilat kishte dy fëmijë dhe kërkonte partnerin e radhës”, -thotë një i afërm i viktimës.

Sado e çuditshme të tingëllojë, çifti e zhvilloi marrëdhënien e tyre përmes mesazheve, duke arritur deri në martesën me një ceremoni civile brenda burgut, në mënyrë që ajo të kishte të drejtë ta shihte në vizita si të afërm të shkallës së parë.

Në fillim të lidhjes së tyre, 38-vjeçarja shkonte në burg me motrën e viktimës, e cila ishte edhe personi që i kishte prezantuar dhe dy gratë mbanin marrëdhënie miqësore.

Pas lirimit të 36-vjeçarit nisën problemet mes çiftit. Të dy kishin debate të ashpra për arsye të ndryshme që kulmuan me një episod në një vend publik rreth tre muaj më parë. Ata kishin shkëmbyer fjalë të rënda për një arsye të panjohur. Sipas njerëzve të afërt të 36-vjeçarit, situata doli jashtë kontrollit që në momentin kur ai i njoftoi se donte të divorcohej. Ajo ka reaguar, nuk e ka pranuar, duke shkaktuar një atmosferë shpërthyese mes tyre. Të njëjtët pohojnë se 38-vjeçarja nuk ka mundur ta pranojë vendimin e partnerit të saj, madje ka shkuar deri aty sa ta kërcënojë nëse ndahen.

36-vjeçari ndodhet në spitalin Thriasio ku rrezikohet të humbasë syrin, ndërkohë është transferuar ditën e djeshme në një repart special për rehabilitimin e djegieve pasi ka pësuar lvndime të rënda.

Rrënqeth e ëma e Lear Kurtit: Më thoshte shρesh se nëse do t’i ndodhte e keqja do t’i vinte nga ρolicia

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa, fajësoi këtë të dielë policinë në lidhje me vdekjen e djalit të saj. Në një intervistë të dhënë për News 24 ajo u shpreh se i biri ishte një person, i cili e kishte fobi policinë pasi e ndalonin mjaft shpesh për kontroll.

Ajo rrëfen dhe një episodë me të birin kur ky i fundit i kishte thënë se nëse do t’i vinte e keqje do ti vinte vetëm nga policia.

Ajo shtoi se në trupin e të birit kanë qenë hematoma që mund t’i kenë ardhur vetëm nga dhuna e efektivëve.

“I ka ardhur nga policia, nuk i ka ardhur nga shoëkt. Ka qenë dhe pak i vrazhdë dhe i thosha aman mor bir do zihesh me shokët. Shokët ia dinin natyrën dhe e toleronin. Para 6 muajsh iu paraqit një letër që duhej të paraqitej për një çështje që ishte mbyllur në gjykatë, dhe më tha o ma dua të iki jashtë se këta do më kalbin brenda. I thashë se ti ke dal i pafajshëm nga gjykata, ne do marrrim avokat dhe mos u shqetëso.

Më thoshte ç’a jete është këtu. Policinë e kishte fobi se e ndalonin shpesh dhe me atë shoqen me motor. Por dhe përballej me ta.

Në këtë rast ta them me siguri se ai person ka qenë i dhunuar.

Flas në emër të të gjitha nënave, që çdo fëmijë që kapin në rrugë, policët e pashkollë janë bërë të tmerrshëm, nuk ka më siguri për të rinjtë.

Këtu te lagjja jonë është bërë nuk e di. Djali thoshte po më erdhi e keqja nga këta do më vijë. Shkonte përtej imigjanitës, thoshte nuk më pëlqen kjo jetë. Dinte 4 gjuhë dinte dhe një gjuhë që shkruhej në pllaka. Atë e donte gjithë lagjja, ishte fëmija i gjithë lagjja.

Të rinjtë e sotëm janë shumë të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. Nuk e mendoja kurrë vdekjen e djalit sidomos në këtë mënyrë. Nuk kam parë fare. Unë kam qenë shumë e lidhur me çunin. Burri më thoshte mos qaj se do ikim. Dilnim natën e kërkonim. Gjithë natën më linte në dritare kur po vjen. U bëra e fortë kur u largua sepse isha e qetë. Unë dua ta hap. Unë do gjej të drejtën e djalit. Ne po e heqim këtë të zezë që ta shikojmë deri në fund masakrën që i kanë bërë atij fëmije”, tha nëna.

Rrëzohet avioni privat i miliarderit të njohur! Udhëtonte bashkë me familjen, gjenden dy trupat e fëmijëve

KARAIBE- Pëson aksident ajror avioni privat i miliarderit gjerman Rainer Schaller.

Avioni me 6 persona u rrëzua në Karaibe.’NYPOST‘ shkruan se dy fëmijë dyshohet se janë mes viktimave, në bordin e të cilit ishte familja e miliarderit gjerman Rainer Schaller, pronar i disa palestrave Rainer Schaller, themelues i “RSG Group”.

Ekipet e kërkim shpëtimit thanë se kanë arritur të identifikojnë pjesë të avionit, përfshi edhe një prej motorëve, të përhapura në zonën ku u pa për herë të fundit. Më pas gjatë kërkimeve, është gjetur trupi i dy fëmijëve, një libër dhe një lodër fëmijësh.

Avioni u nis nga Meksika dhe humbi komunikimin me kullën e kontrollit pranë Barra de Parismina në Detin Karaibe. Autoritetet filluan protokollet e kërkimit, por moti i keq pengoi kërkimin dhe mund të fillonte vetëm të shtunën në mëngjes.

Kërkimi filloi në orën 5 të mëngjesit me orën lokale dhe u deshën 50 minuta që punonjësit e shpëtimit të gjenin mbetjet e para rreth 17 milje nga aeroporti Limón, ku ishte drejtuar avioni.

What do you like about this page?

0 / 400