Dalin pamjet: Rrugëtimi i fundit i Lear Kurtit, nga shoqërimi në polici deri tek humbja e jetës (VIDEO)

Janë publikuar pamjet ekskluzive të itinerarit të shoqërimit nga policia të Lear Kurtit, i cili humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës (19 tetor).

Siç shihet në pamje policia ka qenë duke patrulluar në rrugë, ndërkohë më pas shfaqet Kurti, i cili po kalonte në rrugë me telefon në dorë, që siç duket po fliste me dikë. Më pas shihet momenti kur dy policë njëri pas tjetrin fillojnë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin.

Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’. Ndërkohë më vonë kreu i PD-së Sali Berisa ka ndarë momentin kur policia ka neutralizuar Kurtin, ku ky i fundit duket pa ndjenja.

Kurti më pas është transportuar për në komisariatin nr,3 ku dhe ka shfaqur probleme shëndetësore. Kurti sipas informacioneve, ka mbërritur pa shenja jeta në spitalin e Traumës, raporton Euronews Albania.

Laer Kurti, 32vjeç ndërroi jetë, mbrëmjen e së mërkurës (19 tetor) pasi u shoqërua në komisariatin nr.3 në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, Kurti është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.

SHIKO VIDEON KËTU

Me pjαtën e patateve dhe mίsh në dorë, bluza e kamαrierit shqiptar po bën nαmin

Një video e lezeçme që tregon një lloj tr/adite karakteristike shqiptare po qarkullon kohët e fundit në internet.

Në të duket një prej kamarierëve të një lokali në qytetin e Vlorës, ku po zhvillohet një dasmë.

Në pjesën e pas/me të bluzës së kamarierit shkruhet: 

“Keep Calm and Merre mishin me vete në fund”.

Në fund të fundit, a nuk është kthyer në një zakon të shqiptarëve që në fund të dasmës, veçanërisht kur ushqimi ka qenë i mirë, të preferojmë që mishin e ngelur ta fusim në qese apo në letra alumini dhe ta marrim me vete?

E pra, të zotët e lokalit dhe i zoti i dasmës ka menduar më së miri për këtë detaj të zakonit tonë, duke ua bërë edhe më të lehtë punën dasmorëve. SHIKO VIDEON KËTU

Elektricisti fik gjithë dritat e fshatit për të takuar të d αshυrën fshehυrazi në errësirë

Janë të pafund çmenduritë dhe sakrificat që bëhen në emër të dashurisë.

Kjo histori vjen nga India.

Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të qëndronin në errësirë pas ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij.

Dhe dritat stakoheshin sa herë që perëndonte dielli.

Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.

Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.

Pas disa ditë hulumtimesh ata zbuluan shkaktarin. Ai ishte vetë elektricisti i fshatit. Ata fillimisht menduan ta dëbonin nga vendlindja. Por kur mësuan historinë detyruan dy të dashuruarit që të martoheshin. 

Më kanë ρërdh*nuαr υαjzën! Do t’ua sh qγej zemrat nga kr.ahαrοri!

Nga Erjona Rusi

Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës.

Ma kishin përdhunuar. Po jepej në lajme. Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorrën 5 fytyra bishash që ma kishin përçudnuar të njomën time.

Fillova të ulëras si e marrë, bërtisja “ma kanë përdhunuar vajzëëëëëëëën”. Nuk di sa kam klithur ndërsa më dolën sytë nga zgavrat, tëmthat nga çjerrja e zërit dhe shpirti prej kraharori.

U ngrita e mora thikën, atë më të madhen që mbajmë në kuzhinë. “Do ti vras, do t’ua shqyej zemrat nga kraharori me duart e mia” e u nisa për ti vrarë që të pestë.

Por një dorë më ndaloi e më shkundi fort. Mooooooos!

U ngrita e isha bërë qull në djersë. Makth…..shkova vrap te dhoma ngjitur e pashë vajzën time. Po flinte.

U ula në tokë para krevatit e nisa të qaj si e çmendur. Nuk e di, nëse po qaja nga gëzimi që kish qënë ëndërr apo nga dëshpërimi se në fakt vajzën e kishin përdhunuar. Jo atë, jo vajzën time, por ama një vajzë vetëm 15 vjeç.

Dritën e syve të një tjetër nëne, një njomëzake të cilën 5 burra shkonin njëri pas tjetrin dhe e shqyenin sa herë ndiheshin kafshërisht të eksituar.

Pastaj e pyta veten, po të kish qënë e vërtetë çfarë do të bëja? Do ti vrisja vërtetë? Joooooo! Jooooo, unë jam njeri, s’do arrija deri në atë kafshëri.

Por mu duk se gënjeva dot veten. Ndërsa ripërjetoja ëndrrën, tashmë për së gjalli, në fakt, kisha vetëm urrejtje dhe doja vërtetë t’ua shqyeja zemrat.

Doja ti masakroja me duart e mia, kur mendoja se si ata të pestë “kishin hyrë brenda trupit” të foshnjes time. Ju duket e tmerrshme apo rrënqethëse ti shqyesh zemrën dikujt?

Po ato që ka përjetuar ajo vajzë në trupin e së cilës ata 5 monstra penetronin si kafshë të babëzitur njëri pas tjetrit? Po kjo ju duket llahtari?

Po Blerim Bizgjoni ju kujtohet? Natyrisht që jo, se çudia më e madhe në këtë vend vetëm 3 ditë zgjat. Blerimi është 46 vjeçari që mbajti për një muaj me dhunë shoqen e vajzës së tij 14 vjeçare dhe e përdhunonte natën kur familjarët flinin.

Po kjo ju duket makabre? Po Elidon Xhaferri ju kujtohet? Edhe ai kishte abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë me vajzën e gruas. Po kjo ju duket e llahtarshme?

Shiheni edhe një herë fëmijën sonte që fle i/e qetë në krevat dhe pyeteni veten, çfarë do të bënit po të ishte fëmija juaj? A nuk do tja shqyenit zemrën?

Dhe nëse nuk jeni ngopur me makabritete, shumë të tjera do ndodhin nëse nuk e kuptojmë që s’mund të rrimë.

Përdhunimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve u duhet dhënë përgjigjja më e tmerrshme, kastrimi, njëlloj siç veprohet me kafshët. Se për fat të keq nuk e rikthejmë dot dënimin me vdekje në këtë vend të dërrmuar nga krimi seksual.

Vetëm shkatërrimi i burrërisë mbase mund ti ndalojë këta kafshë që të përdhunojnë fëmijë të tjerë.

Merr shqiptαrin në punë, pasi kthehet, prοnari shtαnget kur shikοn se cfarë kishte bërë..!!

‘Punë ka por nuk ka profesionistë’ thotë një shprehje e artë që zë kuptim edhe në vendin tonë.

Një ngj arje gazmore i ka ndo dhur një pronari shqiptar i cili mori një punëtor për t’i punuar ull.injtë.

Ai e la atë në punë dhe kur u kthye nuk u besoi syve.

Djali ia kishte këputur një sy gjumë gjatë orarit të punës, mbase nga lodhja apo edhe nga vapa.

Pronari e kishte marrë me sportivitet dhe nuk i kishte thënë asgjë pasi punëtori kishte përfunduar vaktin e tij të gjumit.

Ai shkruan:Prsh, mora nje puntor per punuar ull injte edhe ika, kur vete e gjej ne gjume ngaqe ne shqiptaret punojmë shume…flm nese e postoni anonim se mi la pa punuar fare “

“Ka një çantë të dγshimtë këtu”, 20-vjeçari shqiptar mashtrοn dhe bën për spίtal 4 pοlicët

Skena të përgjakshme u zhvilluan në orët e para të mëngjesit në Vorgartenstrasse në Brigittenau të Enjten.

Një 20-vjeçar shqiptar u kap gjatë një inspektimi policor rreth orës 00:20 të mëngjesit.

I riu teksa ishte fshehur në një ndërtesë tha se kishte gjetur një çantë të dyshimtë dhe thirri policinë që të shkonte për  ta parë nga afër.

Kur oficeri i parë doli në rrugë, shqiptari e goditi atë me grushte. Tre oficerë të tjerë  të policisë gjithashtu u sulmuan dhe u plagosën më pas nga 20-vjeçari “i tërbuar”.


Policia mundi ti shpëtonte dhunës së shqiptarit vetëm pas hedhjes në fytyrën e tij një spraj piperi. Ai më pas u arrestua për dhunë ndaj policëve.

Sipas asaj që raportoi policia i arrestuari ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Berisha urdhërοi vrαsjen e Nanos në mars ‘97, si e shpëtοi djali nga Laçi që nuk e takoi më kυrrë

Teksa shteti ishte jashtë kontrollit dhe burgjet u hapën, Fatos Nanon tentuan ta fusnin në makinë tre njerëz të veshur me rroba të Forcave Speciale. Kur po hynte në automjet, një djalë nga Laçi e merr thuajse me dh.unë dhe e fut në mjetin e tij. Ai kishte njohur njërin nga njerëzit e Berishës, dhe i vetëm e solli tek miqtë të tij në kryeqytet. Nano e kërkoi në Gjermani, Bruksel e kudo, por nuk e takoi. Fatos Klosi i dha informacionin për tentativën e Berishës, dhe kërkoi që ta fusë si dëshmi për t’u përdorur nga komisioni i hetimit “Ngjela-Braho”

Tragjedia e marsit ta vitit 1997 e gjen ish kreun socialist Fatos Nano në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës. I arrestuar në vitin 1993, teksa po përgatitej të organizonte një protestë të madhe për të filluar përmbysjen e Sali Berishës nga pushteti, ish presidenti demokrat nxitoi t’i dilte së keqes përpara dhe ta dënonte atë me 12 vite burg për abuzim me ndihmat italiane.

Ndonëse organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 edhe SHBA, BE e Këshilli i Europës, kishin nisur të artikulonin togfjalëshin “i dënuar politik nga Berisha”, Nano vijonte të vuante dënimin me burg.

Ishte i izoluar nga PS që drejtonte, familja dhe miqtë që ia kufizonin deri kontaktet me botën jashtë mureve të burgut, por Nano ishte kthyer në Bënçë si i dënuari më i preferuar dhe më i mirëtrajtuar që nga gardianët e deri tek vetë të burgosurit.

Në qelinë e tij mungonte vetëm liria, ndërkohë që të burgosurit, nga më të thjeshtët e deri tek vr.as.ësit e njerëzit e hurit dhe të litarit, e shihnin Fatos Nanon si një “perëndi”, për shkak të batutave dhe sjelljes së tij prej garipi që manifestonte në burg.

Por në marsin e vitit 1997, teksa shteti kishte rënë dhe u hapën burgjet, ish kreu socialist Fatos Nano u gjend në mëshirë të fatit në ambientet e burgut të Bënçes. Gardianët dhe njerëzit e shtetit ishin larguar, ndërkohë që vendi ishte në dorën e bandave dhe në prag të luftës civile.

Për t’i shkuar të keqes deri në fund, dhe duke shfrytëzuar kaosin në të cilej gjendej vendi, kishte menduar Sali Berisha, Presidenti në largim i Shqipërisë, i cili tentoi të realizonte eleminimin fizik të rivalit të tij më të madh politik, Fatos Nano.

I gjendur në kushtet kur pushteti i tij praktikisht kishte rënë dhe kur ishte e sigurtë që PS do të vinte në pushtet, ndërsa Fatos Nano do të ishte kryeministër i vendit, Sali Berisha nuk ngurroi të dërgonte të besuarit e tij në Bënçë për të rrëmbyer liderin e opozitës së asaj kohe.

Zyrtarisht ky informacion është zbardhur më vonë nga shërbimi sekret shqiptar, ku Fatos Klosi si kreu i SHISH, i ka njoftuar Fatos Nanos skenarin që kishte përgatitur Berisha për eleminimin e tij.

Madje menjëherë pas ngritjes së komisionit të “spartakëve”, Ngjela e Braho, për hetimin e tragjedisë së marsit ‘97, këtë informacion Klosi kërkoi ta shtonte si fakt rëndues në dosjen e hetimit parlamentar, për të ngritur ndaj Berishës dhe akuzën e eleminimit fizik të liderit të burgosur të opozitës, të mbetur në tentativë.

Sipas informacionit, një makinë e zakonshme, brenda së cilës ishin tre persona të veshur si pjesëtarë të Forcave Speciale u paraqit në Bënçe me misionin “për të marrë Fatos Nanon dhe për ta dërguar shëndosh e mirë nën masa të forta sigurie në Tiranë”. Për t’i dhënë më shumë siguri këtij akti, u tha se ishte urdhër i presidentit Sali Berisha për të garantuar jetën e kreut të opozitës.

Kështu u paraqiten njerëzit e dërguar nga Berisha në këtë burg dhe për pak Nano, i cili nuk i njihte dhe po respektonte rregullat e shtetit, do të kishte hyrë në makinë e ndoshta do flisnim ndryshe sot.

Ka qënë fati i ish liderit të opozitës që një djalë nga Laçi, e kishte dërguar rastësia ndoshta aty, të njihte njërin prej personave të veshur me rroba speciale, dhe thuajse me dhunë e ka marrë Fatos Nanon dhe e ka futur në makinën e tij, duke e sjellë i vetëm në Tiranë, shëndosh e mirë.

Në Tiranë më pas Nano është dorëzuar tek miqtë e tij, të cilët menjëherë e kanë dërguar në Durrës duke e strehuar dhe mbrojtur gjatë gjithë periudhës së trazirave, derisa merr zyrtarisht frerët e drejtimit të PS dhe udhëheq opozitën në zgjedhjet parlamentare, duke i fituar ato.

Bashkëpunëtorët e Fatos Nanos rrëfejnë se ish kryeministri socialist ka kërkuar me insistim takim me laçianin që i shpëtoi jetën, duke e hequr nga kthetrat e Sali Berishës, por s’ka mundur të sigurojë asnjë kontakt me të.

Madje Nano rrëfen se gjatë gjithë rrugës djali i rastësishëm që i shpëtoi jetën nuk ka folur shumë, vetëm i ka thënë në Tepelenë se “jam nga Laçi dhe do kaloj nga Tirana, e do të të lë aty”. Në Tiranë i ka thënë “zbrit” dhe është larguar në punën e tij për të mos u bërë kurrë më i gjallë dhe mos identifikuar emrin e tij.

Ndoshta ka dashur të ruajë veten dhe familjen e tij nga pasojat që mund të kishte pasur për një akti i tillë të rastësishëm, në shenjë hakmarrjeje nga ana e njerëzve të Berishës, të cilët ishin të lirë dhe të armatosur dhe lëviznin nëpër Tiranë, pasi shteti ishte ende i brishtë.

Fatos Nano nuk rreshti së kërkuari dhe emigrantë nga Laçi në Gjermani rrëfejnë për një takim me ish kryeministrin socialist. Nano, sapo u vu në dijeni se nga vinin, teksa u shtrua duke darkuar me ta, kishte thënë se “këto që kemi konsumuar tani dhe sa të jem në Gjermani për vizitë janë të hequra nga unë. Nga një djalë laçian që nuk ia di as emrin e kam jetën, të cilën do ma kishin marrë njerëzit e Berishës, me urdhër të tij”.

Ish kreu socialist e ka përshkruar pamjen fizike të djaloshit laçian që i shpëtoi jetën në mars 1997, por që fatkeqësisht nuk ia mësoi kurrë emrin.

Të njejtën gjë ka bërë Nano dhe në Bruksel, pasi shpëtoi nga dh.una fizike e organizuar njerëzit e Berishës dhe një personazh tjetër laçian Paro Laçi, teksa ka thënë më pas në drekë me emigrantë të kësaj zone: “nga doli ky që vepron në këtë mënyrë, megjithëse nuk më bën që të humbas respektin e pakufishëm për burrat e kësaj zone”.

Madje dhe Fatos Klosi, ish kreu i SHISH, në momentin kur komisioni hetimor me urdhër të Nanos vendosi shkarkimin e tij nga detyra, ka thënë se “i kam dhënë informacion se do ta rrëmbenin dhe zhduknin në mars 1997 kur u hapën burgjet, ndaj duhej të ruhej dhe tani. Por ky është njeri mosmirënjohës dhe burgu e ka tjetërsuar”.

Gjithsesi, kjo ngjarje vlen për të kujtuar se në marsin e vitit 1997, jeta e shqiptarëve, qoftë dhe e politikanëve, ishte në fie të perit. Vendi ishte në prag të luftës civile, për shkak të rënies së firmave piramidale dhe urdhërit që Berisha dha për ushtrinë që të sulmonte jugun

Si Fatοs Nanο urdherοnte Meten, shko te zyra merr t αηgαt qe hαrrοi Mοnika Kryemαdhi

Sot në rubrikën e “Dikur” do të kthehemi 19 vite pas në kohën kur Forumi i Eurosocialistëve festonte në Qendrën Kombëtare të Kulturës në Tiranë.

Kryetarja e LSI-së sot, Monika Kryemadhi, në atë kohë kryetare e FRESSH, kërcen dhe dëfrehet me Fatos Nanon.

Ndërsa përballë tyre ndodhet presidenti i sotëm, në atë kohë kyeministër, Ilir Meta, sigurisht jo me linjat e aktuale, por që herë pas here kthen kokën nga Nano dhe Kryemadhi.

Meta i afrohej Nanos duke qeshur dhe Nano i thoshte shko te zyra se Monika ka harruar tangat aty.

Aulona i pubΙikοn biseden fαnses që i tregoi për h.υmbjen e vίr*erίsë

Moderatorja e njohur Aulona Musta është një nga personazhet publik që i kushton shumë kohë

“Instagramit” i cili shërben si një urë komunikimi mes gazetares dhe fansave të saj. 


Ditën e sotme, Aulona ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve teksa ka postuar një foto në profilin e saj në “Instagram”.

Ajo ka postuar mesazhet mes saj dhe një fanseje, e cila i rrëfente për herën e saj të parë dhe ndjesitë për këtë eksperiencë të re.

Moderatorja e njohur Aulona Musta është një nga personazhet publik që i kushton shumë kohë “Instagramit” i cili shërben si një urë komunikimi mes gazetares dhe fansave të saj.

Ditën e sotme, Aulona ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve teksa ka postuar një foto në profilin e saj në “Instagram”.

Ajo ka postuar mesazhet mes saj dhe një fanseje, e cila i rrëfente për herën e saj të parë dhe ndjesitë për këtë eksperiencë të re.