Zuri BURRlN me dαs.hnoren 30 vite më të re, g. rυaja HABlT me atë që bëri më pas

Kjo letër u shkrua nga një grua e cila zbuloi se burri i saj kishte një femër tjetër të dashur 30 vite më të vogël:

Zonjëzë e dashur, Po ju shkruaj t’ju pyes se si ju ka shkuar ndër mend që ta përfshini burrin tim në tundim. Ai është një shpirt kaq i brishtë, aq sa të mos jetë në gjendje të thotë jo. Ai, me një tru që i funksionon aq keq, vendosi të zgjidhte madje shtratin tonë si një vend tra.dhtie.

Ai, aq i frustruar nga përparimi i moshës së tij, filloi të vishej si i ri që pasi ju takoi ju. Ai, aq i pavetëdijshëm, sepse nuk e kuptonte sa qesharak dukej i veshur në atë mënyrë anakronike për moshën e tij.

Por pas këtyre reflektimeve, unë gjithashtu pyes veten se si ajo arritët të binit në dashuri me një tip të tillë!

U dashurova me të tridhjetë vjet më parë, kur ishim të rinj dhe të papërvojë, kur trupi i tij ishte i fortë dhe i fuqishëm dhe mendja e tij ishte e ndritshme dhe plot iniciativa. Kur kalonim netët duke folur dhe duke bërë dashuri.

Tani ju, zonjëzë e mirë, jeni “dashuruar”, nëse mund të flasim për dashuri, me një burrë në të gjashtëdhjetat e tij, gjithë komplekse dhe sëmundje, i lodhur gjithnjë, me dëshirën për t’u ndjerë më i ri dhe i pavd.ekshëm.

Me një burrë me një tullë që i dallohet kilometra larg, me rrudha në fytyrë dhe qafë, me barkun e stërmadh që nuk do t’i bjerë ndonjëherë sepse nuk mund të heqë dorë nga gatimet e shkëlqyera që gruaja e tij, unë vetë, ka përgatitur gjithmonë për të gëzuar fytin e tij, kuptimi i vetëm i mbetur nga martesa tashmë… dhe për çfarë grua e dashur tridhjetë vjeçare?

Për s eks? Unë nuk mendoj kështu, meqë tani standardi i tij ka rënë shumë saqë më shumë mund të shkaktojë telashe pasi tashmë ka një fiziologji të tillë që vetëm njerëzit e një moshe të caktuar e dinë.

Ndoshta për shkak të tregimeve të tij të bukura? Unë nuk besoj, zonjëzë e dashur, ai e kaloi jetën duke punuar për të paguar huanë që së bashku, me një mijë sakrifica u munduam ta pagonin për blerjen e shtëpisë sonë. Ndoshta për një tekë, për të patur një përvojë shtesë, një tjetër eksperiencë.

Megjithatë, faleminderit, sepse i kam hapur sytë, sepse tani e shoh qartë “rënien” e atij njeriu, të cilit i kam premtuar dashurinë e përjetshme tridhjetë vjet më parë, por tani e kuptoj se të premtosh dashuri të përjetshme është një e madhe, gënjeshtër.

Kjo sepse kur martohesh, injorohet fakti se shpesh aksidentet mund të ndodhin dhe ju përfaqësoni këtë për mua, kështu që ju mund të vazhdoni. Unë po ju shkruaj në fakt për t’ju falënderuar dhe për të bërë një akt bujarie me ju, kështu që ju lutem, nëse ju vlerësoni më shumë se unë, të gjitha karakteristikat e renditura më lart, atëherë është e drejtë që ta mbani ju burrin tim. Ua kam falur!

Ama mbani mend se çdo ditë ka nevojë që t’i lahen mbathjet dhe këmishat t’i hekurosen. Gjithashtu mos harroni t’ia kujtoni çdo ditë që të marrë pilulën për tensionin dhe atë të ulçerës së stomakut.

Ah, se harrova, në fund të muajit ai ka një takim me dentistin për të rregulluar dhëmbët e përkohshëm që ai tani ka në gojën e tij prej eksperti tregimesh. Tani po e mbyll këtë shkrim, sepse duhet të shoh serialin e preferuar dhe pastaj të dal për pazar me shoqet e mia. Me nderim, një Grua Mirënjohëse.

HABlT 24-υ.jeçarja nga Tirana: S’kam ρatur asnjë Iidhje, tani po më d…

Një 24-vjeçare ka shkruar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ se ndodhet në një dilemë të madhe dhe se nuk e di çfarë të bëjë.

Ajo e nis mesazhin:

Mirëmbrëma ! Jam një vajzë 24 vjeçe.Kam mbaruar shkollen ne Tirane për juridik.

Ka qene shumë e përqendruar mbas studimeve dhe nuk kam pasur kohë për lidhje.

Kesaj vere njoha një djalë që jeton në Londer.”Më tej ajo tregon se çfarë ndodhi me të, duke dalë direkt në temë:

Vazhdova komunikimin nëpërmjet fb. Ai tregoi shumë interes dhe kohet e fundit më ka kërkuar dorën për fejesë. Une sinqerisht më pëlqeu si djalë por kemi dalë vetëm 3 herë dhe nuk e njoh mirë.

Ai më kërkoi të shkoj në Londer me të. Jam në dolemë, studiova per avokate dhe nuk di cfare pune do të bëj nl Angli.

Do doja mendimin e ndonjë vajze tjetër qe ka kaluar një situatë të ngjashme. Ju lutem bublikojeni”

Kjo është 50-υ. jeçarja nga Selaniku ra në DASΗURl me shqiρtarin 21-vjeçar

Gruaja greke vendosi ta jetojë pjesën e mbetur të jetës me një djalë shqiptar që i kishte marrë mendjen.

E pa në një dyqan ku ai punonte dhe aty filloi gjithçka.

Mori dhe motrën me vete dhe i tregoi se atë natë e donte në dhomën e saj djaloshin që i kishte marrë mendtë.
Djali, vetëm 21 vjeç, nuk ngurroi t’i shkojë nga pas dhe të dy u përfshinë në zjarrin e një dashurie që sa vinte e bëhej më i fortë.


Aq i fortë sa gruaja që jeton në qytetin e Selanikut, vendosi të martohet me djalin 29 vjet më të vogël se vetja.

E kur martohesh ke dhe ca detyrime të tjera. Ndan ca gjëra kështu që për 50-vjeçaren ishte mëse normale të derdhej në lumin e besimit ndaj bukuroshit shqiptar.

Ata tashmë kishin gjithçka bashkë, përfshirë numrin e llogarisë bankare.
Çdo gjë mirë kur befas djalit na i teket të lërë gjithçka dhe të ikë në Shqipëri.

I riu i tha gruas se nuk mund të rrinte më. Duhet të ikte në vendlindje sepse do të hapte atje një biznes të vetin.
E shoqja u mërzit shumë për dashurinë që po i shkëputej nga krahët.

E nuk mjaftoi kjo, por ditë më vonë, mësoi dhe diçka tjetër: Ai i kishte përlarë të gjitha paratë që kishin në bankë, plot 40 mijë euro.


Gruaja u tmerrua dhe shkoi në Policinë e Selanikut dhe denoncoi të riun. Nuk është e qartë se çfarë do të bëjë policia, por ligjërisht djali nuk ka asnjë problem pasi paratë i kishin në llogari të përbashkët.

“Më ΡUTHl në bυzë”, n.υsja de/noncon NGACMlMlN s.. ksύαI të vjehrrit: Më kërkonte të mbetesha sh. tatzënë me të

Një 20-vjeçare me inicialet R.K nga Peja ishte rrahur në mënyrë sistematike nga bashkëshorti me inicialet B.M me të cilin është e martuar prej dy vitesh. Madje, nga rrahja që kishte marrë nga burri i saj e kishte quar atë në alivanosje. Për shkak të problemeve me burrin ishte detyruar të përdorte edhe qetësues.

Por, këto nuk janë arsyet pse R.K i është drejtuar policisë së Kosovës për të kërkuar ndihmë. Atë e kishte ngacmuar seksualisht vjehrri i saj me inicialet I.M në shtëpinë e tyre në Pejë. Madje ky i fundit kishte tentuar që me dhunë ta lë shtatzënë të rejën e tij. Deklaratë që ajo ka dhënë në stacionin e policisë.

“Arsyeja që unë kam ardh në Polici është se tani m’u kanë fillu me mu paraqit probleme edhe me vjehrrin tim, i cili një ditë derisa ishte në shtëpi, para ditëlindjes sime me datën 14.01.2020 deri sa në shtëpi kam qenë unë e vetme së bashku me djalin e kunatit tim i moshës 3-4 vjeçare, vjehrri im Isufi më ka puthë në buzë dhe rreth qafës, unë i kam reagu me fjalët se çka je ka bon kështu dhe jam munduar të largohem prej tij”, ka deklaruar R.K.

20 vjeçarja ka deklaruar se për ngacmimet nga vjehrri i saj posedon edhe video incizime në telefon.

“Unë kam arritë që të bëjë incizim me telefonin tim, fjalët e vjehrrit i cili i drejtonte ka unë, këto dhe disa nga videot e tjera të cilat unë i kam në telefon e poashtu ia kam dërguar motrës time në Prishtinë. Ku ai ka kërkuar nga unë që të kemi marrëdhënie seksuale, që unë me mbet shtatzënë me të, e ai më thojke që veç na me e provu se nuk është kurgjë, krejt këto janë të incizuara në tel.

Ai insistojke me fjalët, çka bohet me e provu me kry marrëdhënie mes vete. Unë i thosha se çka janë këto fjalë, kjo është tmerr, çka je ka lyp ti prej meje, qysh mundesh me lyp diçka ashtu marre po më vjen mu prej teje çka je ka thush”, tha ajo.

Pos ngacmimeve nga vjehrri, vajza nga Peja thotë se ishte rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj, për të cilin e kishte lënë familjen për tu martuar me të.

“Unë në mënyrë sistematike (herë pas here) kam qenë e rrahur fizikisht nga bashkëshorti im, problemet kanë filluar kryesisht kur unë ia kontrollojsha telefonin atij, dhe ia gjejsha bisedat me femrat e tjera, aty fillojke edhe debati mes neve, ai më sulmonte dhe më goditte me grushta. Shprehinë më të madhe e ka pasë të më godas edhe me dy duar, ka pasë raste që për shkak të dhunës më ka qit në të ligt (jam alivanosë) prej të goditurave”, përfundoj R.K, raporton Objektivi.

Për veprat ngacmim seksual edhe dhunë ne familje të shtunën babë e bir u arrestuan nga policia. Por, Gjykata Themelore në Pejë, të hënën ua ka caktuar atyre vetëm masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

“Më T RADΗËT0l dhe tani jam b. ërë si e ç. mendυr, nuk u REZlSTOj dot m eshkujυe…”

Ρas historisë së djeshme të një vajze nga Tirana e cila ngjalli shumë debat mes komentuesve, ku nuk munguan as këshillat ndaj saj, sot një tjetër vajzë ka shkruar për JOQ Albania.

Një 24-vjeçare nga Elbasani ka përmbledhur disa vite të jetës së saj për të rrëfyer historinë dhe ‘dallgët’ në të cilat fati e ka përplasur.

E reja nga Elbasani rrëfen:

Përshëndetje JOQ Albania! jam një vajzë 24 vjeçe nga Elbasani dhe kam një hall shumë të madh që dua ta ndaj me ju dhe lexuesit sepse nuk kam me kë të flas.
Problemi im nis që në gjimnaz.

Kam qenë vajzë shumë tërheqëse dhe merresha me djemtë sepse e dija qe me kishin pik t’dobët.
Kur isha ne vitin e fundit te gjimnazit u lidha për seriozisht me nji çun. Familjet nuk e dinin dhe nuk doja t’i thoja babit se është fanatik.


Me atë djalin shkoja mire, takoheshim te shtunave në hotel sepse te shtunave i kisha prindërit jashtë Elbasani. Ai me blinte gjithçka. Veshje, kuleta, parfume, tualete dhe shume gjëra intime që unë të isha me e bukura e atij.
Pas një viti e gjysmë filluan të shfaqeshin problemet e para. Fillova te mos ndjej më për të sepse e shihja qe s’po më blinte më asgjë. Se ku i çonte lekët nuk e di.


Pas ca muajsh e kapa duke folur me shumë femra të tjera. Dhe unë për inatit shkova me një djalë tjetër dhe kapa video intime. Ja dërgova te dashurit videot e hakmarrjes sime ndaj tij. Ai u mllefos sikur ta kisha unë fajin.
Ai me tradhtoi i pari maskarai. Madje me shumë veta. Kurse unë një herë e bëra dhe ai me bëri namin.

Më kërcënon me ato video. Edhe unë e kërcënoj me fotot e tij tashmë sepse nuk kam rrugë tjetër.

Momentalisht jemi akoma bashke mirëpo unë qëkur e tradhtova nuk mundem më të përmbaj veten. Nuk u rezistoj dot meshkujve dhe i ndërroj shumë shpesh dashnorët e rinj.


Jam si e çmendur. Fatkeqësisht mora vesh qe kam ngelur shtatzënë dhe nuk e di as me kë e kam. Jam në mes të një udhëkryqi. Ju lutem mos më gjykoni se kështu erdhën rrethanat e jetës sime.
Fajin e ka i dashuri që më tradhtoi i pari. Si t’ja bëj me bebin që kam në bark?!”
Komentet u takojnë juve.

Mίtsotakis “kërcënon” nga Tirana: Shpresoj ta zgjίdhim miqësisht çështjen “BeΙeri”

Ditën e sotme Tirana do të presë liderët e BE në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të unionit.

Në këtë ditë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis sapo mbërriti në tapetin e kuq para kryeministrisë, foli për mediat ku nuk harroi çështjen e Fredi Belerit, i zgjedhuri për kryetar bashkie në Himarë, por që po qëndron pas hekurave që prej mesit të majit për shit-blerje votash.

Mitsotakis deklaroi se do të diskutojë me Ramën për Belerin dhe shtoi se shpreson që kjo çështje të zgjidhet miqësisht.

“Po do ta diskutoj me kryeministrin Rama çështjen e Fredi Belerit. Qëndrimi ynë këtë këtë çështje ka qenë shumë i qartë, nuk kam ndërmend të ndërhyj në çështjet e drejtësisë shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtën të betohen ndonëse ndodhet në paraburgim dhe këtë do ta bëj shumë të qartë. Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore,” tha Mitsotakis

Rama ’emocionohet’ para kanceΙarit Scholz, bën laρsusin që nuk ρritej

Sytë e gjithë Europës janë ditën e sotme (16 tetor 2023) në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.

Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit, u pritën nga vetë kryeministri Edi Rama dhe të gjithë parakaluan në tapetin e kuq një nga një.

Rama në momentin kur po prezantonte ministrat u shpreh se Igli Hasani ishte Ministri i ri i Financave, duke e ngatërruar me Ervin Meten që e kishte në krahë.

A ka krisje me Βrojën? Sylνinho tregon se si qendron e νërteta

Shqipëria do të përballet me Bullgarinë të martën në orën 18.00, në “Air Albania”. Kjo është miqësorja e parë e trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho, nën drejtimin e kombëtares tonë. Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Mund të ketë patjetër disa ndryshime. Një parantezë që iu bënë pyetjet Strakoshës. Ai ka pasur mundësi të luajë në Premier League. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, si Berisha dhe Strakosha. Ne jemi shumë të sigurtë sepse kemi lojtarë me eksperiencë. Strakosha luajti me Poloninë dhe bëri mirë. Sa i përket miqësores së nesërme me Bullgarinë, kam 5-6 vite që e kam humbur konceptin e miqësoreve. Ritmi është shumë i çmendur. Nuk ka ndeshje miqësore. Ne kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë Bullgarinë. Kanë një skuadër shumë të mirë. Në aspektin fizik janë lojtarë të gjatë. Është normale që një lojtar që të provojë shumë lojtarë. Por, nuk mund të bëhen 6-7 ndryshime sepse humb ekuilibri. Edhe lojtarët që bëjnë shumë ndeshje, kanë një ritëm shumë të madh, duhet t’i respektojmë që mos t’i ngarkojmë shumë.

Miqësore? Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar për pjesën e mentalitetit. Është një ndeshje që do të ketë një audiencë të madhe. Kam vendosur me mendjen time që të bëj disa ndryshime, të paktën 3-4 lojtarë. Nuk mund t’i them emrat sepse nuk është e drejtë. Të shohim deri nesër dhe më pas do të vendosim se çfarë mund të bëjmë.

Armando Broja? Është një lojtar që ka ardhur nga një dëmtim i rëndë. I është dashur 9 muaj të kthehet në fushë. Një ndeshje para se të vinte te ne ka luajtur 45 minuta. U zëvendësua sepse kishte probleme fizike. Ai bëri kontrolle fizike te Chelsea. Erdhi këtu dhe kishte një shqetësim. U ulëm dhe biseduam. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje për të luajtur. Bashkë me lojtarin dhe me klubin vendosëm që ai të kthehet për t’u rikuperuar.

Europiani? Sa i përket objektivave që kemi ne, nuk mendojmë aktualisht. Mendojmë vetëm për nëntorin për të arritur objektivin zyrtarisht. Me Çekinë kemi bërë një hap të rëndësishëm. Jemi në një grup të fortë që ka pasur shumë luhatje. Janë disa skuadra në garë për t’u kualifikuar. Në kombëtaren shqiptare të gjithë janë të ndërgjegjshëm për forcën që kemi”, – tha ai.

Tre të rinj thγejnë ρerimetrin e sigurisë në Bulevard, shpalosin bαnderolën me mbishkrim për Ramën e Vuçiç, ndërhyn ρolicia

Tre të rinj kanë mundur të futen sot brenda perimetrit të sigurisë, në pjesën e Bulevardit, i vendosur për çështje sigurie gjatë zhvillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Pas futjes në këtë zonë, ata kanë shpalosur dhe një banderolë, me mbishkrimin “Sanksione Ramës dhe Vuçiçit”.

Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke bërë dhe shoqërimin e tre të rinjve në komisariat.

foto galeri