Ηistori shqiptare/ Grυaja në hαll të madh: Bυrri nuk hedh foto me mua në Facebook, mos υαllë….?

LETRA

Burri im nuk hedh asnjë foto me mua dhe vajzën në facebook. I kam thënë disa herë hidh ndonjë foto dhe thotë se i ka bezdi. Nuk di pse, po seç kam një parandjenjë që ai më tradhton, ashtu siç po bën gjithë dynjaja. Ka patur shumë lidhje dashurie më parë dhe është shumë simpatik.

-E dashur ajo që ti shkruan lidhet me xhelozinë, pra parandjenja se burri po të tradhton. Jetojmë në një shoqëri e cila për fat të keq po na ushqen çdo ditë e më shumë me shembuj tradhtish, me probleme të thella familjare dhe me një krizë të fortë të institucionit martesë. Të gjendur në të tillë mjedis priremi të kemi frikëra dhe çdo stimul i jashtëm të na çojë tek një shqetësim.

Pra ti dëgjon se mikesha jote ka një histori tradhtie, fqinja, i afërmi yt apo dikush tjetër dhe të gjitha këto të bëjnë të mendosh për raportin tënd, të bëhesh më e ndjeshme dhe më alerte si për ti paraprirë diçkaje të tillë. Megjithatë jeta nuk është kaq e thjeshtë dhe aq më pak kur flasim për raportin në çift.

Besoj se ti e njeh më mirë se çdo kush tjetër bashkëshortin tënd, di karakteristikat e personalitetit të tij, di atë që i pëlqen dhe atë që nuk do ta bënte kurrë.

Ka shumë individë të cilët zgjedhin të mos shfaqin familjarët e tyre në rrjetet sociale duke kërkuar me çdo kusht privatësinë dhe mbrojtjen e tyre, por jo domosdoshmërish arsyeja që e bëjnë këtë është tradhëtia.

Nëse ti ndihesh keq atëherë duhet të flasësh me të dhe ti thuash që ky veprim i tij të bën të ndihesh e refuzuar.

Komunikimi është thelbësor dhe jo vetëm sqaron, por edhe shëron duke na dhënë një shpjegim për çdo pikëpyetje dhe shqetësim që kemi.

Si grua, je ti që vlerëson dashurinë dhe përkushtimin e bashkëshortit ndaj teje, je ti që di sa e lumtur je me jetën që po jeton.

Fokusohu tek jeta reale, ajo e vërteta, përpiqu të bësh maksimumin për të qënë bashkë dhe të qetë. Përqëndrohu tek familja duke i lënë jashtë rrjetet sociale, vetëm kështu do të mund ta mbrosh atë./gsh/

Isha υetëm 14 υjεçe, kengetarja Bleona Qereti flet me Ιοt në sγ: Βαbai më f υste ne…(Foto)

Ndonëse vitet ikin këngëtarja e njohur Bleona Qereti vazhdon të mbetet po aq e pëlqyer sa dikur.

Ditën e sotme, Bleona është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar datën 25 nëntor 1994 kur e parnuar për herë në festivalin e dhjetorit.

Përmes një video të publikuar në Instagram, ajo e prekur ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve që e ndihmuan kur ishte vëtëm 14 vjeç.

Bleona nuk ka lënë pa përmendur edhe familjarët e saj, siç është babai, i cili ka sakrifikuar gjithçka për të.

Statusi i plotë:

25 nëntor 1994 është data që fitova konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit. Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time.

Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit. Babai im @nazmiqereti mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha,

por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyre, derisa i ndjeri #selimishmaku doli poshte televizionit dhe na tha:

“Ne si juri mendojme qe Bleona duhet te kendoje ne festival” – nuk arrija te ndaja lotet nga pikat e shiut….. isha 14 vjec dhe pjesemarresja me e re ne festival.

Sot dua të falenderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtoret e mi më të afërt, më saktë legjendat e muzikes shqiptare do të thoja, sepse jane pikerisht ata qe kanë bërë historinë e muzikës tone me krijimtarite e tyre.

@zhulalie #AdrianHila #alfredkacinari #jorgopapingji @agimdoci #mozaahmeti #xhevdetgashi #enispresheva #Virusi @veragrabocka @arditgjebrea @gjiciarjan @gencprelvukaj @darkodimitrov #edmondrrapi.

Pa dashamiresine e ndihmen tuaj nuk do te isha ketu ku jam sot! FALEMINDEIRT

HABlT k ύksiαnja që jeton në Londër: Nυk kam b. ύrrë, ama çdo natë unë b ëj…

Një 34 vjeçare beqare thotë se e ka gjetur zgjidhjen kundër vetmisë. Ajo thotë se orën para gjumit e kalon duke gatuar për të varfërit.

Kjo është historia emocionuese e rrëfyer. “Mirëmbrëma të gjithë lexuesve të faqes tuaj. Ju lexoj rregullisht.

Unë jam një 34-vjeçare që jetoj në Londër. Jeta nuk është treguar e drejtë me mua, por pa hyrë në detaje di t’ju them që unë nuk jam tërhequr kurrë.

Si çdo femër edhe unë kam dashur të krijoj familjen time, por i fejuari më la për një tjetër vite me parë.

Nuk u lidha më kurrë në jetë. Jetoj vetëm sepse prindërit më kanë vdekur prej vitesh tashmë.

Shumë më ftojnë këtu të dal netëve, ose mikeshat e huaja më këshillojnë të chat-oj me njerëz se aty shumë persona sipas tyre kanë njohur partnerët e jetës, por unë nuk mundem.

Netëve unë merrem me gatime. Gatuaj për disa të varfër që jetojnë në zonën ku unë banoj dhe punoj. Kjo gjë më jep kënaqësi.

Më duket sikur i kam familje dhe ndihem e plotësuar. Këtë gjë e bëj me shumë dëshirë.

Nuk arrij dot të besoj më në një mashkull. Ndaj nuk i futem aspak njohjeve.

Nuk them që s’ka njerëz të mirë, por unë paqen e gjej në qetësinë e vetmisë time dhe duke ndihmuar të tjerët. Ju uroj të gjithëve fat në jetë…Ju përshendes nga larg…”, shkruan ajo

E ρα dëgjuar më parë: U m. αrtυαn, por ρas 4 υitesh e kυρtuan se janë υëIIa e mοtër

Një burrë 39-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” historinë e tij të dhimbshme me gruan e tij, e cila në të vërtetë doli të ishte motra e tij.

Ai ka thënë se ka jetuar i lumtur me të pa e ditur se ishte vëllai i saj dhe ka një djalë me të, por me të marrë vesh të vërtetën, kanë ndryshuar të gjitha gjërat. Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:


Kisha një grua të mrekullueshme dhe një djalë fantastik, por tani jeta ime është copëtuar, sepse jam martuar me motrën time pa e ditur se ishte motra ime. Unë jam 39-vjeçar dhe u martova vonë në moshën 35 vjeçare.

Unë e dija që kur isha fëmijë se isha i adoptuar. I kam dashur prindërit e mi që më adaptuan, por gjithmonë e ndjeja veten të palotësuar. Jeta ime u mrekullua kur takova një vajzë.

Ajo ishte pesë vjet më e re se unë dhe më tërhoqi menjëherë. Kur biseduam, më tha se edhe ajo ishte e adoptuar. Gjithçka hyri në vend pasi kuptova se kisha gjetur dikë që e dinte se si ndihesha unë. Ajo kishte të njëjtat dyshime dhe të njëjtat ndjenja të mungesës së lidhjes sikurse unë.

Prej asaj dite, ne ishim të pandashëm. Ndjeja sikur kisha gjetur më në fund atë që dëshiroja. Një vit më vonë, u martuam dhe lindëm një djalë të mrekullueshëm që tani është 3 vjeçar. Ashtu si një budalla, ndjeja se kisha një pjesë të humbur, kështu që doja ta gjeja nënën time të vërteë. Edhe kjo do të ishte mirë, por unë i kërkova bashkëshortes time të gjente edhe ajo të veten.

Mund ta bëjmë së bashku, i thashë. Por, duke gjurmuar për nënta tona, ne përfunduam në të njëjtin vend. Ne zbuluam se kishin të njëjtën nënë. Gruaja ime u shkatërrua dhe ajo u zhvendos me djalin tonë të njëjtën ditë. Ajo tha se ndihej e ndotur brenda.

Unë kam provuar ta bind atë që ne jemi ende të njëjtët njerëz që si të çmendur ramë në dashuri, por ajo thjesht nuk do të dëgjojë dhe më fajëson mua për tërë këtë rrëmujë. Ne jemi të divorcuar dhe ajo është larguar nga rrethina, duke marrë djalin tonë me vete.

Unë tani po shkoj nëpër gjykata vetëm për të bërë që ta shoh atë përsëri. E di që po pi shumë, por njerëzit qeshin me mua pas shpine. Jam i dëshpëruar dhe duhet të bëj diçka për të larguar dhimbjen. Përgjigjja e psikologes:

Më vjen shumë keq për të gjithë ju. Ky nuk ishte faji i askujt, por dëmet janë aq të mëdha. Gruaja juaj ndjen nevojën që dikush të fajësohet, por është krejtësisht e gabuar që ajo t’iu fajësojë juve.

Unë jam e sigurt se ajo dëshiron për të mbrojtur djalin tuaj të vogël nga e vërteta, por ajo nuk mund të rishkruaj historinë për të.

Kontaktoni “Familjeve iu nevojiten etërit” që ndihmojnë prindërit të jenë atje për fëmijët e tyre pas një shkatërrimi familjar.

Ata mund t’ju ndihmojnë të përballoni gjithë këtë dhimbje. Unë e kuptoj tundimin për të pirë, por kjo nuk do të ndihmojë që lufta juaj të jetë pjesë e jetës së djalit tënd.

Në vend të kësaj, unë sugjeroj që ju të shihni mjekun tuaj dhe kërkoni një referim për këshillim, dhe ndoshta edhe një recetë për ilaqet kundër depresionit për t’ju ndihmuar të kaloni nëpër këtë kohë të vështirë. Tani për tani, jetoni jetën në këtë mënyrë. Tu lutem, më trego pastaj se si do ju ecë e gjithë kjo.

Rama: Rinasi, do të jetë i pari aeroport në Europë ku s’do ketë kontroll pasaporte

Në podcastin “Flasim” kryeministri Edi Rama foli edhe për një risi që pritet të impelmentohet në vendin tonë nga janari 2026, portofolin e identitetit dixhital, që do të përfshijë të gjithë dokumentet personale si karta e identitetit, leja e drejtimit, diploma apo certifikata të ndryshme. 

Rama tha se edhe Europa po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur 2027-ën si afat për të futjen e identitet dixhital.

“Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet. Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional. Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026”, tha Rama.

Më tej, kryeministri Edi Rama shtoi se po përgatisin edhe një tjetër inovacion, portën dixhitale të hyrjes në aeroportin e Rinasit.

Rama tha se nuk do të jetë më e nevojshme ndalesa për kontroll pasaporte, por udhëtarët mund të kalojnë përmes një porte dixhitale së cilës i mjafton pamja e udhëtarit për të verifikuar identitetin e tij.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua. Kështu, aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes. Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”, theksoi Rama.

“Putin do kalonte në Shqipëri, por i thanë se mund ta vrisnin”

Këtë javë në emision “Rrethi Katror” në “E diell” u diskutuan ngjarjet kryesore të javës.

Anulimi i takimit mes Trump dhe Putin, ka lidhje dhe Shqipëria? Milaim Zeka thotë se avioni i Putin do kalonte në Shqipëri dhe kishte frikë mos e godisnin.

“Nuk u mbajt takimi sepse shërbimet e huaja i sinjalizuan Putinit se mund të vritej. Njëri prej opsioneve të fluturimit të tij me aeroplan ishte dhe kalimi mbi Shqipëri, dhe i thanë si mund të kalosh mbi Shqipërinë?! Amerika i dha leje Ukrainës të përdorë raketat Tomahawk, dhe 140 miliardë po i ofron BE kredi, që janë defacto të Rusisë. Në Shqipëri kishte sinjalizime që mund të goditej”, tha ai.

Alfred Cako në lidhje me takimin mes Trump dhe Purtin tha: Këta janë kukulla dhe gjendet shkaqe që lufta të vazhdojë, ndërkohë Europa po armatoset rëndë.

Ndërkohë Cako u ndal edhe ‘te florinjtë’ e Shqipërisë, kur tha se Enver Hoxha si kusht për të qëndruar në pushtet, i ka dhënë Britanisë rreth 300 ton flori.

“Ndoshta kryeministri jonë nuk e di që Enver Hoxha si kusht për të qëndruar në pushtet 45 vjet, i ka dhënë Britanisë 280-310 ton flori. Shqiptarëve iu morën 300 ton flori… e kuptoni?!”, tha ai.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 27 Tetor 2025

Dashi

Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do jepni shume nga vetja vetëm qe partneri te ndihet sa me mire. Beqaret do kenë takime te rëndësishme te cilat mund t’ia ndryshojnë edhe jetën. Ne planin financiar Urani do ju këshillojë te tregoheni sa me te matur me shpenzimet. Po ja dolët sot gjendja do përmirësohet.

Demi

Do jeni me shprehës se kurrë sot ne jetën tuaj ne çift dhe partneri do ndihet me mire ne krahët tuaj. Ai do ketë vërtet nevoje për fjale te ëmbla dhe për gjeste te ngrohta. Beqaret do bëjnë mire mos thurin projekte pa gjetur me pare personin e duhur. Për financat do jete një dite përgjithësisht e qëndrueshme. Yjet do i keni gjithmonë pas vetes.

Binjaket

Nëse jeni ne një lidhje duhet me patjetër te ruani vetëkontrollin, ne te kundërt do lindin edhe debate. Ju qe jeni ne kërkim te shpirtit binjak duhet te bëni zgjedhje te kujdesshme. Disa mund t’iu afrohen edhe për interes. Financat nuk do jene shume te stabilizuara kështu qe ju duhet te tregoheni shume te matur me shpenzimet e tepruara.

Gaforrja

Ne jetën ne çift do keni debate dhe zënka. Situata do jete mjaft delikate dhe ju duhet te keni kujdes me ato qe do thoni. Një fjale e gabuar mund t’iu çoje edhe ne një ndarje. Nëse jeni vetëm do takoni personin e ëndrrave. Me ne fund! Financat do kenë nevoje për me shume kujdes dhe një menaxhon me te mire. Nëse shpenzoni pa menduar do shkoni drejt katastrofës

Luani

Jeta ne çift nuk do jete ajo qe keni pritur. Puna do iu haje shume kohe dhe nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit. Beni kujdes sepse ai nuk mund te duroje shume. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, por kjo nuk do te thotë qe do mërziten. Financat duhet te mësoni t’i menaxhoni me kujdes ne mënyrë qe te mos keni asnjë problem me vone.

Virgjeresha

Beni kujdes me jetën sentimentale gjate kësaj dite. Do ankoheni aq shume tek partneri juaj saqë ne një moment ai mund te mërzitet dhe mund te zhduket nga jeta juaj. Beqaret do kenë shume mundësi për te takuar dashurinë, por duhet te tregohen te kujdesshëm. Me paratë do keni shume fat, por nga ana tjetër do keni edhe një dëshirë te shfrenuar për te shpenzuar.

Peshorja

Jeta sentimentale do jete e qete. Nuk do keni as probleme te mëdha, por as pasion nuk do ketë. Lërjani çdo gjë kohës. Po ta mendoni me kujdes është me mire kështu! Beqaret do kenë takime me persona te ndryshëm, por nuk do vendosin asgjë. Financat duhen pasur ne vëmendje gjate gjithë kohës. Çdo shpenzim duhet te kryet i mirë menduar.

Akrepi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e mbushur me mirëkuptim dhe bashkëpunim gjate kësaj dite. Priten edhe surpriza nga te dyja palët. Nga ana tjetër ata qe janë vetëm do i japin fund beqarisë. Ai qe do takoni do e përmirësoje jashtëzakonisht te përditshmen tuaj. Nuk do e kufizoni dot veten për shpenzime dhe kjo do beje qe financat te marrin tatëpjetën.

Shigjetari

Klima për jetën tuaj ne çift do jete mjafte kontrastuar sot. Beni shume kujdes me çdo gjë qe do thoni nëse nuk doni te keni probleme te mëdha me partnerin. Beqaret do kenë takime pa fund, por do jene shume dyshues me te gjithë personat. Ne planin financiar mos prisni ndihme nga askush, por merrni sa me shpejt masa qe ta stabilizoni situatën.

Bricjapi

Ne jetën sentimentale te çifteve do mbizotërojë qetësia gjate gjithë ditës. Ne këtë mënyrë do e keni me te lehte te komunikoni me te. Beqaret nuk duhet ta harxhojnë energjinë e tyre duke kërkuar me kot personin e ëndrrave, por duhet t’iu kushtojnë me shume kohe miqve. Financat do i menaxhoni me shume kujdes e maturi. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë plan.

Ujori

Ne jetën ne çift do keni shume zënka gjate kësaj dite dhe here herë situata do behet e padurueshme. Vetëm duke folur me partnerin mund te zgjidhni gjithçka. Për beqaret nuk do jete një dite shume pozitive. Mundohuni ta hiqni pak mendjen nga dashuria. Me financat do keni fat dhe do arrini ta përmirësoni jashtë mase gjendjen ne te cilën ndodheshit.

Peshqit

Dite e bukur dhe e mbushur me momente entuziazmuese kjo e sotmja. Do kaloni çaste te paharruara te cilat për shume kohe do ju mbeten ne mendje. Beqaret do kenë vetëm dëshirë te joshin dhe te flirtojnë. Ne planin financiar do jeni shume me fat dhe jo vetëm qe do shpenzoni aq sa doni, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

Aksident tragjik në Romë, makina që po garonte në rrugë i merr jetën 20-vjeçares

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Cristoforo Colombo në Romë, ku 20-vjeçarja Beatrice Bellucci, e njohur si “Bibbi”, humbi jetën pasi makina e saj u godit nga një BMW që po ecte me shpejtësi.

Sipas hetimeve të para, ky aksident mund të ketë qenë pasojë e një gare makinash, ku shoferi i BMW-së humbi kontrollin dhe përplasi Mini Cooper-in, duke e dërguar makinën përtej rrugës, e cila u përplas me një pemë.

Kjo tragjedi ndodhi pasi BMW-ja, me të cilën po udhëtonin dy të rinj, mund të ketë qenë pjesë e një gare me një automjet tjetër, i cili, sipas hetimeve, mund të ketë ikur nga vendngjarja pas aksidentit.
Makina e goditur nga BMW-ja, që transportonte Beatricen dhe shoqen e saj Silvia, po udhëtonte pa marrë pjesë në garë, dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen që ndodhi.
Beatrice Bellucci, pas përplasjes, u transportua në spital në gjendje kritike, por vdiq pak më vonë. Shoferja e Mini Cooper-it dhe të rinjtë në BMW-së u plagosën gjithashtu, ndërsa hetuesit tani po shqyrtojnë imazhe nga kamerat e sigurisë për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse aksidenti ishte rezultat i një gare makinash.

Aktualisht, hetuesit po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e mbikëqyrjes dhe po analizojnë dëshmitë për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësit e plotë të tragjedisë.

Këneta, e dëshpëruar! Ka nxjerrë kandidat një aktor humori”, Rama për Florjan Binajn: Na shkriu së qeshuri kur më imitonte

Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh të padiskutueshme.

Duke përmendur drejtimin e Manastirliut në QSUT dhe të deputetes Mersini në spitalin rajonal të Vlorës, kryeministri Edi Rama thotë se të dyja janë fituese të garës, ndërsa kundërshtarët e tyre i ironizoi duke thënë se janë shëmbëlltyre e radhës e disfatës së Partisë Demokratike.

Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt. Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike”, u shpreh kryeministri Rama.

Për herë të parë, në podcastin ‘Flasim’, Rama komenton edhe kandidaturën e opozitës për Tiranën, Florian Binajn, një artistit komik që dikur njihej për shfaqjet e tij në Portokalli për imitimin e kryeministrit Rama.Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.

Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Rama njofton: Kartat e ID do kalojnë në celular! Identiteti digjital për shqiptarët nga 2026

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital.

Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e ID-së do të kalojnë në celular apo në kompjuter.

Kreu i qeverisë theksoi se do të funksionojë si një portofol digjital komod drejtpërdrejt nga telefoni.

Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë”, tha Rama.

Edi Rama: Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për sidën e re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo në kompjuter dhe funksionimit të saj si një portofol digjital shumëfunksional e komod drejtpërdrejt nga telefoni.

Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë.

Shqipëria është gati, karta e identitetit digjital u prezantua si një produkt i kompanisë IdentiTek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.