Çfarë po ndodh me të preferuarin e Silvinjos? Trajneri i ri nuk e konsideron futbollistin e Kombëtares

Nedim Bajrami duket se vazhdon të jetë çështje te Rejnxhërs. Fantazisti i Kombëtares është lënë jashtë sot për ndeshjen e javës së nëntë në kampionatin skocez.

Trajneri i ri, Dani Rohl, nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve të gatshëm ndaj Kilmarnok. Gjermani ndërkohë e ka sfidën e parë para tifozëve të Rejnxhërs.

E para ishte në Ligën e Europës ku Rejnxhërs u mposht me rezultatin 3-0 nga Bran. Aty Bajrami nuk mund të luante, pasi nuk është federuar për sfidat e Europës.

Fantazisti i Kombëtares është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Silvinjo ndërkohë. Bajrami është aktivizuar në 29 ndeshje, numër i barabartë me Kristjan Asllanin që regjistron më tepër minuta.

Kontributi i tij në 11 gola ku 4 prej tyre janë asistime, është po ashtu shifra më e mirë te kuqezinjtë.

Në Skoci po kalon një nga vitet më të vështira në karrierë. Te klubi i Rejnxhërs ka kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërsa situata e sotme është përsëritur edhe më parë.

K. rimi që po trondit Slloveninë / I riu nga komuniteti Rom rr ahu për υ▪︎ekje 48-vjeçarin, ρ |agosi rëndë edhe një djalë shqiptar! Dorëhiqen dy ministra

Një krim i rëndë i ndodhur mbrëmë në qytetin Novo Mesto në juglindje të Sllovenisë dhe ka çuar në dorëheqjen e dy ministrave.

Ngjarja sipas mediave lokale, ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka çuar në rritjen e tensioneve raciale pasi autori i krimit është një anëtar i komunitetit Rom.

Sipas asaj që deklarojnë autoritetet, por edhe mediat lokale, 48-vjeçari slloven kishte shkuar të merrte fëmijën e tij, kur pranë një restoranti të njohur u sulmua brutalisht nga disa anëtarë të komunitetit Rom. Ai mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital. Një 20-vjeçar Rom është arrestuar si autor i dyshuar i krimit të rëndë.

Por përpara se të vriste 48-vjeçarin slloven, po i njëjti person kishte sulmuar një djalë të ri shqiptar, i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital, raporton VoxNews.al. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Sipas qytetarëve dhe dëshmitarëve, qyteti Novo Mesto ka nivel të lartë krimi, vjedhje, grabitje, dhunë, që ata ia atribuojnë komunitetit Rom që banon aty.

Ministri i Brendshëm Bostjan Poklukar dhe Ministrja e Drejtësisë Andreja Katic dhanë dorëheqjen disa orë pas krimit të rëndë. Kryeministri Robert Golob pranoi dorëheqjet e tyre.

Sakaq, mijëra qytetarë në të gjithë vendin janë sensibilizuar duke protestuar në heshtje.

PD në tension/ Gazetari zbulon 3 skenarët e mundshëm brenda demokratëve pas deklaratës së Xhaferrit

Deklarata e kreut të FRPD Besart Xhaferri për zbatimin e statutit nga Berisha mund të quhet nisja e një ‘revolucioni’ blu brenda demokratëve pas humbjeve zgjedhore dhe tkurrjes së ndjeshme të opozitës.

Gazetari politik Andon Kello përmendi tre skenarë të mundshëm lidhur me gjendjen brenda selisë blu.

Sipas tij, skenari i parë është se brenda PD ka një grup rebelësh, i dyti ka të bëj me një rival të ri të Berishës që do të forcojnë më tepër pozitën e tij.

Sa i takon skenarit të tretë, Berisha mund të largohet ‘butësisht’ për t’I lënë vendin të besuarit të tij.

” Ka disa skenare në PD, Xhaferi ka qenë ndër më të privilegjuarit në PD. Nga sekretar u bë kryetar i FRPD, më pas u fut në listat e mbyllura. Mënyra si u bë lista e mbyllur e PD la jashtë më të votuarin e primareve. Skenari i parë është që brenda selisë blu ka një grup rebelësh, nuk ka fakte që e vërteton sepse nuk janë deklaruar. Xhaferrin e lidhin me Belind Këllicin.

Skenari i dytë që e thonë politikanët e vjetër është që Berisha po kërkon një rival të ri. Berisha kur nuk ka rivalë është dobësuar.

Ndoshta Berisha po kërkon një rival të ri për të ringritur veten. Skenari i tretë është që këto deklarata vijnë për një largim të butë të Berishën dhe marrjen e stafetës të një të besuari të tij.

Skenari më i besueshëm i imi është clirimi i një valvule për forcimin e pozitave të Berishës, sepse ai forcohet nga një rival ndoshta dhe i stisur.”

Shqiptari Pano Ruçi rikthehet në sheshin “Syntagma”: Do vij çdo ditë! Thirrja ime për kryeministrin grek Mitsotakis…

Shqiptari Pano Ruçi njoftoi sot (26 tetor) vendimin e tij për t’u rikthyer çdo ditë në Sheshin Syntagma dhe në Monumentin e Ushtarit të Panjohur, në qendër të Athinës në Greqi, për të kujtuar djalin e tij, Denisin dhe viktimat e tjera të aksidentit hekurudhor të Tempit dy vite më parë.

Konkretisht, siç deklaroi ai, nga sot, ai do të qëndrojë në vendin ku është shkruar me bojë të kuqe emri i djalit të tij dhe i të gjithë fëmijëve që humbën jetën në mënyrë të pafajshme në atë aksident tragjik.

Njëkohësisht, ai u bëri thirrje atyre që e mbështetën gjatë kësaj kohe, që të vazhdojnë të jenë pranë tij çdo natë, për të nderuar emrat e viktimave dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e tyre.

Babai i Denisit të pafat, i cili vdiq tragjikisht në aksidentin hekurudhor në Tempe dhe i cili hyri në një grevë urie 23-ditore jashtë Parlamentit, theksoi se ai do të kthehet në vendngjarje të dielën në mbrëmje.

“Nga sot, që tani e tutje, do të jem në Sintagmë çdo natë, pikërisht në vendin ku ishte shkruar me bojë të kuqe emri i fëmijës tim dhe i të gjithë fëmijëve të tjerë”, shprehet ai ndër të tjera.

Ruçi i dërgoi gjithashtu një mesazh Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, duke i bërë thirrje “që të mos shkaktojë tensione me njerëzit që do të mblidhen paqësisht në sheshin Syntagma”.

Ai nuk po rikthehet në grevë, por me prezencën në shesh të tij, familjarëve të viktimave të tjera dhe të qytetarëve, në qendër të Athinës, shqiptari kërkon ta mbajë gjallë kërkesën për Drejtësi dhe ta transformojë luftën e tij personale në një akt kolektiv kujtese dhe dinjiteti.

Aktualisht drejtësia ka pranuar kërkesat e tij për zhvarrosje, autopsi të trupit të të birit dhe analiza ADN-je, pasi ai pretendon se në arkëmort nuk ndodhet trupi i 22-vjeçarit dhe kërkon të dijë shkakun real të vdekjes.

Gruaja hedh burrin në gjyq dhe fiton 200 mije euro pagë për 25 vjet punë shtëpie

Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar një biznesmen që t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 180,000 £ për 25 vjet punë të papaguar në familje, bazuar në pagën minimale gjatë gjithë martesës së tyre.

Burri i Ivana Moral u urdhërua t’i paguante asaj 204,624.86 euro – pak më shumë se 182,000 £ – në një marrëveshje rekord divorci që u bë publike sot.

Gjykatësja Laura Ruiz Alaminos, e ulur në një gjykatë në Velez-Malaga në Spanjën jugore , llogariti shifrën bazuar në pagën minimale vjetore gjatë gjithë martesës së çiftit.

Çifti i ndarë kanë dy vajza dhe vendimi thotë se Ivana kishte kaluar pothuajse të gjithë kohën e saj duke u kujdesur për familjen e tyre dhe duke punuar si shtëpiake gjatë martesës së tyre.

Burri i Ivanës duhet t’i paguajë asaj një pension të barabartë me 444 £ në muaj, si dhe 356 £ dhe 533 £ për dy vajzat e tij, të cilat tani janë 20 dhe 14 vjeç.

Që kur u martua, Ivana i ishte përkushtuar “në thelb punës në shtëpi, që do të thoshte të kujdesej për shtëpinë dhe familjen dhe gjithçka që përfshin”, thuhej në vendim.

Martesa e çiftit drejtohej nga një ndarje e regjimit pronësor, të cilin bashkëshorti i zonjës Moral i kishte kërkuar që ta nënshkruante në fillim të martesës së tyre.

Ai saktësoi se çdo gjë që fitonte secila palë ishte vetëm e tyre, me të cilat ndanin vetëm pasuritë.

Marrëveshja nuk do ta kishte lënë zonjën Moral pa akses në asnjë nga pasuritë e fituara gjatë viteve të partneritetit.

Ajo më tha se tani ka folur për rastin e saj pasi dëshiron që gratë të dinë se çfarë kanë të drejtë.

“A e ke pas das hnore Zanën?”/ Babai υ▪︎au djalin 37-vjeçar, si nisi sherri banaI mes tyre: Do të të …

Detja të reja janë zbuluar për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, ngjarje e ndodhur natën e 1 shkurtit të këtij viti. Në dosjen e siguruar nga gazetarja, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar. Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin dhe ka goditur djalin e tij.

“E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo së bashku me prindërit është ulur për të ngrënë bukë, dhe në një moment në banesë është futur vëllai Asimi i cili është ulur në tavolinë me ta. Sipas saj babai Hekurani kishte pirë pak alkool dhe në këtë kohë Asimi ka vazhduar ta ngacmonte duke i shprehur fjalët “a e ke pas dashnore Zanën, dhe pas dashnor këtë, ka pas dashnor atë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.

Në deklarues i ka kërkuar të vëllait që mos ta ngacmonte më, pasi kishte pirë dhe po kështu dhe ai më pas dukej i skuqur në fytyrë por ai përsëri ka vazhduar ta ngacmojë. Më tej Asimi i është drejtuar me fjalët “Ej mos po kujton se po flet me ato dy pijanecët lart, duke nënkuptuar vëllezërit e tjerë dhe e ka kërcënuar duke i thënë që të zhduk dhe të ta marr jetën”.

Më tej deklaruesja thekson se “Asimit i është drejtuar me fjalët “që ke vret babën tënd”, por ai është ngritur në këmbë dhe ka kapur babain nga rrobat duke e ngritur lart dhe ju është drejtuar përsëri me fjalët që të vras. Më tej ajo i ka thënë që si nuk i vjen turp që i flet babait ashtu dhe Asimi e ka shtyrë denoncuesen duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment babai është ngritur dhe ka kapur thikën mbi tavolinë dhe është konfrontuar me Asimin, të cilin e ka qëlluar me thikë”, thuhet në dosje.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 1 shkurtit në Tiranë. Fillimisht babai, Hekuran Gjoni dhe djali, Asim Gjoni kanë nisur të debatojnë verbalisht midis tyre. Në debat e sipër 74-vjeçari Hekuran Gjoni e ka goditur me shpullë djalin e tij Asim Gjonin. Në këtë moment djali është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babain, i cili është rrëzuar në tokë.

Në këtë moment ka ndërhyrë vajza e 74-vjeçarit dhe motra e Asim Gjonit, duke i kërkuar vëllait të saj që të mos e godasë babain. 34-vjeçari ka goditur dhe të motrën. Në këtë moment, 74-vjeçari është ngritur në këmbë ka marrë thikën që ishte në tavolinën e bukës dhe ka goditur disa herë 37-vjeçarin Asim Gjoni. Më pas, menjëherë ai është dërguar në spital ku për shkak të plagëve ka humbur dhe jetën.

U dërgua me urgjencë në Itali në gjendje të rëndë shëndetësore, prindërit e Sadikut në “Për Shqiptàrët”: Po rikuperohet me shpejtësi, mjekët…

Teksa ka kaluar një javë që nga dërgimi i Sadikut në Itali, djalit të diagnostikuar me sindromën e rrallë Stevens Johnson , prindërit rrëfyen live në “Për Shqiptarët” gjendjen e tij aktuale shëndetësore.

Teksa gjendja e Sadikut ishte kritike, sot ai po merr mjekim të specializuar në shtetin fqinj.

Prindërit e Sadikut treguan se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, ndërsa mjekët kanë mbetur të habitur nga reagimi pozitiv i vogëlushit ndaj trajtimit.

“Sadiku është në spital, po merr mjekimet. Ka një përmirësim shumë të shpejtë. Po rikuperohet. Edhe mjekët këtu në Itali kanë mbetur të habitur për reagimin e mirë që ka pasur Sadiku”, tha nëna e vogëlushit.

Rama Iavde Trumpit nga Berlini: E shpëtoi Zoti nga vdekja që të shpëtonte dhe Europën

Kryeministri Edi Rama lavderoi presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, duke thene se ai po formëson një epokë të re përmes qasjes së tij të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.

Sipas Ramës, Trump sfidon të gjithë që të jenë po ashtu të drejtë dhe të sinqertë.

Rama u shpreh se “zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, nga përpjekja e tmerrshme për ta vrarë. Unë mendoj se kishte një pjesë të së vërtetës, pasi Zoti e ndihmoi që të shpëtonte dhe Europën”.

“Ai po formëson epokën e re duke qenë i drejtpërdrejtë, i sinqertë dhe duke sfiduar që të gjithë të jenë të drejtë dhe të sinqertë. Përgjithësisht BE dhe vendet anëtare në veçanti kur ju duhet të veprojnë me urgjencë për të ndryshuar kanë shumë mungesa në të qenit të drejtpërdrejt dhe sinqertë”, tha Rama nga Berlini.

Gjenden pesë celularë në burgun ku qëndron Veliaj, ja çfarë thotë poIicia

Nga kontrollet e zhvilluara këtë të shtunë në burgun e Durrësit, janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës “iPhone”, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit.

Dyshohet se telefonat e gjetur i përkasin shtetasve Flamur Kapri, Aldo Prifti, Vladimir Ibrushi.

Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion.