Reperi i njohur shqiptar, konkụrrent i Big Brother Vip 5?

I ftuar në emisionin “Pardon My French”, artisti i njohur Don Phenom ka rrëfyer detaje interesante nga jeta dhe karriera e tij, si edhe nga projektet që pritet të realizojë së shpejti.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e tij për Big Brother VIP.

Kur u pyet nga moderatori Niko Komani nëse do të pranonte të bëhej pjesë e këtij spektakli, reperi u përgjigj me humor:

“Në Big Brother mund të futem vetëm nëse është formati që të burgosin. A e dini që është një format i Big Brother-it në botë që të burgosin? Vetëm ashtu mund të futem.”

Sipas Don Phenom, formati aktual kërkon “talent nervash”, dhe ai nuk është i sigurt nëse do të mund ta përballonte presionin dhe tensionin që krijohet brenda shtëpisë:

“Sepse është talent nervash, nuk e di a kam edhe aq talent të duroj. Nuk do toleroj se do më vijë në majë të hundës. Aty është kush mund të jetë më i zoti që të mos shpërthejë. Unë debatet i kisha përballuar, por ofendimet jo. Janë disa pika shumë delikate ku mund të futet familja në rol, dhe a e dini çfarë? Më mirë po rri kështu. Po bëj tifozin nga larg.”

Megjithatë, artisti nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë për të marrë pjesë nëse formati do të ndryshonte:

“Formati është i bukur dhe në qoftë se do të ishte ai formati i burgut brenda, do të ishte perfekt për mua. Atëherë unë do të kisha ditur si të merresha, përndryshe jo. Kështu që, drejtora, ju lutem futeni burgun brenda, vendoseni opsionin e tillë dhe Doni futet direkt. Atëherë ne e shohim se sa nerva kanë…”

U përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari, profesori itaIian kthehet në atdhe pas 76 ditësh në burgun e Fierit: Tani po jetoj një ëndërr

“Jemi të lodhur, por tani na duket sikur po jetojmë një ëndërr”. Michele D’Angelo dhe partnerja e tij Vanessa Castelli shkruajnë këtë mesazh ndërsa ngjiten në shkallët e avionit të kthimit.

Ata falënderojnë edhe një herë të gjithë ata që i kanë ndihmuar. Kanë pritur të ndihen të sigurt për ta thënë këtë. Një vonesë i detyroi të prisnin edhe një orë e gjysmë më shumë nga sa ishte parashikuar. Në orën 22:00 makthi kishte përfunduar vërtet.

Pas shtatëdhjetë e gjashtë ditësh burgim në Shqipëri, profesori po kthehej në shtëpi. Avioni u ul në Fiumicino rreth dy orë më vonë. Prej andej, dritat e autostradës dhe maleve Apenine në sfond, gjatë udhëtimit me makinë drejt L’Aquilas.

Michele dhe Vanessa sërish bashkë në makinë, ashtu si në mbrëmjen e 8 gushtit, kur u përfshinë në aksidentin rrugor në hyrje të qytetit të Fierit. Michele-n e prisnin njerëzit më të dashur. Por edhe macet e tij të dashura, përtej derës së shtëpisë: shenjë e një normaliteti të rifituar, me të cilin do të duhet të mësohet sërish pas javësh izolimi. Sot në qytet do të ketë festë të madhe. Para së gjithash në Universitet, i cili më në fund do të mund të përqafojë profesorin e vet.

KTHESA

Profesori i Biologjisë nuk do të jetë në arrest shtëpie, siç ishte përfolur fillimisht. Në heshtjen totale të orëve delikate e vendimtare, lajmet kishin qarkulluar të përziera dhe kontradiktore. D’Angelo do të jetë i lirë me kusht. 15 mijë eurot e kërkuara nga autoritetet shqiptare u paguan dhe u pranuan zyrtarisht dje në mëngjes. Ai do të ketë vetëm detyrimin për të firmosur. Ndërkohë që pritet që ekspertiza përfundimtare e kërkuar nga Prokuroria e Fierit – siç shpresojnë të gjithë – ta shpallë të pafajshëm nga akuzat për shkelje të Kodit Rrugor dhe për bashkëpërfshirje në aksidentin në të cilin humbi jetën një adoleshent.

Ishte makina “Lancia Ypsilon” e drejtuar nga D’Angelo ajo që u godit nga “Mercedes”-i me shpejtësi të madhe, i cili pas përplasjes u përmbys duke rrezikuar të merrte flakë. Hetimet e Prokurorisë duhet të përfundojnë me ligj deri në mesin e nëntorit. Por diplomacia arriti të përshpejtojë afatet, duke e nxjerrë nga burgu dhe duke i mundësuar kthimin në Itali, në siguri dhe pranë njerëzve të tij të dashur. Operacioni thuhet se përfshiu përfaqësues nw nivel ministror – si italianë ashtu edhe shqiptarë – në nivele shumë të larta. Më pas erdhi edhe miratimi përfundimtar nga autoritetet gjyqësore. Vendimi përfundimtar u mor të mërkurën në mbrëmje.

MOBILIZIMI

Në heshtjen e imponuar nga diplomacia, kryebashkiaku i L’Aquilas, Pierluigi Biondi, mundi të fliste publikisht vetëm pasi kthesa kishte ndodhur tashmë, duke njoftuar lirimin e afërt të profesorit dhe duke falënderuar “ambasadën dhe trupin konsullor përmes Farnesinës, zv.ministri Edmondo Cirielli dhe të gjithë stafin e tij”. Një frymëmarrje lehtësimi për të gjithë. Fjalë që mbyllën 76 ditë pune të zhvilluara detyrimisht në heshtje.

Ndërkohë që D’Angelo jetonte jetën e një të burgosuri në një vend të huaj, në pasiguri dhe frikë, duke u mbështetur te shpresa për të mos u thyer, nga Italia ngriheshin thirrje dhe apele për t’i treguar mbështetjen. U mobilizua para së gjithash Universiteti i L’Aquilas, edhe përmes një fushate mbledhjeje fondesh nga kolegë dhe studentë për ta ndihmuar atë dhe partneren në shpenzime. Pak minuta pas Biondit, rektori Fabio Graziosi shprehu publikisht gëzimin e tij dhe të gjithë komunitetit akademik për fundin e makthit të profesorit, i cili tani mund të rifillojë punën aty ku e kishte lënë në verë: me temat e studentëve të tij.

Jo vetëm kaq: shumë persona kërkuan ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të institucioneve. Deputeti abrucez Luciano D’Alfonso, për shembull, i kishte shkruar drejtpërdrejt presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke denoncuar përdorimin e tepruar të paraburgimit ndaj profesorit.

Po ashtu, kryetarja e bashkisë së San Severos, Lidya Colangelo, qytet në zonën e Foggias prej nga është me origjinë D’Angelo, i ishte drejtuar presidentit të Republikës Italiane, Sergio Mattarella. Madje edhe komuniteti shqiptar në Itali ishte mobilizuar, me shoqata dhe komitete që kishin dalë në protestë përpara Ambasadës së Shqipërisë në Romë. Lirimi i tij është një fitore për të gjithë. Për profesorin, një zgjim nga një ëndërr e keqe.

Partia SociaIiste i bën kërkesën e PAPRITUR SPAK-ut i kërkon të rishikojë …

Mazhoranca socialiste në Kuvend ka miratuar në Komisionin e Ligjeve rezolutën për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke i kërkuar këtij institucioni të rishikojë mënyrën se si kërkon masat e sigurisë ndaj personave nën hetim dhe subjektet ndaj të cilave lëshon urdhër-arreste.

Rezoluta, e miratuar vetëm me votat e socialistëve dhe me kundërshtimin e deputetëve demokratë, përmban një sërë kërkesash dhe udhëzimesh ndaj SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në dokument theksohet nevoja për:

> “Unifikimin dhe standardizimin e metodologjisë së hetimit, në lidhje me marrjen e provave dhe masat e sigurisë, bazuar në vendimet e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe GJEDNJ-së”.

Në të njëjtën rezolutë, Kuvendi kërkon rritjen e efikasitetit të BKH-së, përmes plotësimit të vakancave dhe sigurimit të logjistikës së nevojshme për funksionimin e plotë të strukturës.

Një tjetër pikë e rëndësishme e dokumentit është ngritja e një grupi pune të përbashkët me Prokurorinë e Përgjithshme, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, për të hartuar një analizë mbi grupet aktive të krimit të organizuar dhe strategjinë për luftimin e tyre brenda dhe jashtë vendit.

Në lidhje me zgjedhjet, Kuvendi i kërkon SPAK-ut të zhvillon një analizë mbi punën e Task Forcës Hetimore për zgjedhjet e 11 majit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe KQZ, për të vlerësuar efektivitetin e masave të marra dhe për të forcuar luftën kundër krimeve zgjedhore në proceset e ardhshme.

Rezoluta i bën thirrje gjithashtu SPAK-ut të avancojë me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar dhe të përdorë teknologjitë e avancuara për gjurmimin e rrjeteve financiare dhe hetimet mbi krimet kibernetike dhe pastrimin e parave, përfshirë edhe kriptovalutat.

Ndërkohë, opozita e ka kundërshtuar ashpër dokumentin, duke u mbështetur në raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili sipas saj ngre kritika të forta për institucionet e drejtësisë. Deputetët demokrat e cilësuan raportin si “një pasqyrë të situatës katastrofale në sistemin e drejtësisë”, ndërsa përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e quajti rezolutën për SPAK “një tallje”.

Nga ana tjetër, deputetët socialistë e mbrojtën dokumentin, duke theksuar se SPAK është përmendur pozitivisht në raport, ndryshe nga institucionet e tjera të drejtësisë.

‘Ai e di të vërtetën për Ervis Martinajn’ – ZbuIohet dëshmia që trondit hetimin: SPAK nuk i dha statusin e të penduarit personit që thotë se di fatin e ‘mbretit të kumarit’

Një zhvillim i ri ka dalë në dritë në lidhje me çështjen më të mistershme të botës së krimit në Shqipëri — zhdukjen e Ervis Martinajt. Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për MCN TV, ka zbuluar se një personazh i njohur i botës së krimit ka kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë, me pretendimin se di të vërtetën për fatin e Martinajt, por SPAK nuk ia ka dhënë këtë status.

Sipas Lalës, ky person kishte pretenduar se mund të ndihmonte hetimin për të zbardhur misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt, por kërkesa e tij nuk u pranua nga prokuroria.

Në të njëjtën kohë, gazetarja tha se babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj, i është drejtuar gjykatës me kërkesë për ta shpallur djalin e tij të zhdukur, pasi prej tre vitesh nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

> “Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen si të zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj. Xhaxhai i Martinajt ka vajtur në polici në vitin 2022 duke thënë se ka humbur kontaktet me Ervisin. Që prej atij viti nuk dihet asgjë për fatin e tij,” – u shpreh Lala.

Sipas gazetares, procedura ligjore për shpalljen e një personi të zhdukur është e qartë: kur familjarët nuk kanë kontakt për më shumë se dy vite, kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës për ta shpallur si të zhdukur, në mënyrë që të kenë akses mbi të drejtat pronësore.

“Gjykata, pasi merr kërkesën, shpall njoftimet publike që qëndrojnë gjashtë muaj me radhë. Nëse brenda kësaj periudhe nuk paraqitet asnjë informacion apo provë e re, formohet një tresh gjykuese dhe procedura kalon në fazë tjetër. Gjyqtarët u dërgojnë shkresa institucioneve dhe nëse marrin përgjigje negative, personi shpallet i zhdukur. Vetëm pas katër vitesh të tjera familja mund të kërkojë shpalljen si i vdekur – një proces shumë më i vështirë dhe i ndërlikuar,” – sqaroi Lala.

Nëse më pas del se personi është gjallë, lindin probleme të reja ligjore, përfshirë ndjekjen penale dhe rivendosjen e statusit juridik të tij.

Gazetarja shtoi se Prokuroria e Lezhës është institucioni që po mban dosjen e hetimit, dhe se drejtuesi Arben Nika është përgjegjës për ecurinë e saj. Sipas saj, në këto tre vite hetimet kanë qenë minimale: janë marrë kamerat e sigurisë, janë pyetur disa persona që kanë patur dijeni për rastin, përfshirë edhe vajzën që e shoqëronte Martinajn në momentin e fundit, si dhe policin që është dënuar për lidhje me këtë ngjarje.

“Dosja është zyrtarisht e hapur, por në gjendje të fjetur. Nuk është as pezulluar dhe as kthyer. Prokuroria mund ta riaktivizojë në çdo moment, nëse dalin informacione të reja,” – tha gazetarja.

Duke komentuar mungesën e çdo sinjali për tre vite me radhë, Lala shtoi se beson se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë, duke e konsideruar rastin “shumë kompleks për shkak të figurës së tij, përplasjeve të shumta në botën e krimit dhe konflikteve që kishte me pushtetin para zhdukjes.”

“Fakti që Martinaj nuk ka dhënë asnjë shenjë jete për tre vite më bën të besoj se nuk është gjallë. Ai kishte ndikim të madh në botën e lojërave të fatit dhe përfshihej në përplasje të forta me grupe rivale, por edhe me njerëz të mazhorancës,” – tha Lala.

Në fund, gazetarja nënvizoi se informacionet që ajo disponon flasin për një person shumë të njohur të krimit, i cili ka kërkuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të tregojë gjithçka që di për fatin e Martinajt, por nuk u pranua nga SPAK për arsye që nuk janë bërë publike.

“Në informacionet që kam, ka patur një tentativë nga një person i rëndësishëm i botës së krimit për të marrë statusin e të penduarit, duke pretenduar se di për fatin e Martinajt. Nuk i është dhënë. Nuk di të them pse,” – përfundoi Klodiana Lala.

LAJM I FUNDIT/ Pas raporteve se është nën hetim nga SPAK-u, BeIinda Balluku flet nga Zvicra

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar publikisht për herë të parë pas raportimeve mediatike më herët sot, se është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Nga një udhëtim me tren në Zvicër, Balluku ka dhënë një prononcim për median, ku ka folur për axhendën e saj zyrtare dhe planet për zhvillimin e transportit hekurudhor shqiptar.

“Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat,” – u shpreh Balluku.

Ajo ndodhet në Zvicër së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe të Hekurudhës Shqiptare, ku do të zhvillojë një takim bilateral me Ministrin Federal të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit të Zvicrës.

“Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar efikasitetin dhe efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, fillimisht me projektin e parë nga Tirana në Durrës,” – tha më tej Balluku.

Ky prononcim i zëvendëskryeministres vjen vetëm pak orë pasi u njoftua në media se SPAK ka regjistruar emrin e saj si person nën hetim për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Ndërkohë, ministrja nuk ka dhënë asnjë koment direkt mbi hetimin, duke u fokusuar në agjendën ndërkombëtare të bashkëpunimit në infrastrukturë.

VIDEO

Furnizonte me drogë 800 kIientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi akuzohet se drejtonte një nga rrjetet më të mëdha të shpërndarjes së kokainës në zonën e Chesterit.

I arrestuari është Meltjan Isufi, me origjinë shqiptare, i cili, sipas hetimeve, shiste doza kokaine për rreth 800 klientë në ditë.

Sipas mediave britanike, Isufi është dënuar me gjashtë vite burg, pas një hetimi të gjatë të policisë angleze. Hetimet nisën më 23 dhjetor 2024, kur policia arrestoi një person tjetër në Chester dhe gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti një sasi të madhe kokaine. Analizat laboratorike zbuluan ADN-në e Isufit në njërën nga pakot, duke çuar më pas në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Gjatë sekuestrimit të telefonit të 34-vjeçarit, hetuesit zbuluan një bazë të gjerë klientësh, me mbi 800 kontakte që tregonin përmasat e aktivitetit të tij të paligjshëm.

“NATO do të godasë avionët rusë”/ ParaIajmërimi drithërues i Mark Rutte

NATO do të shënjestrojë avionët luftarakë rusë të dyshuar për shkelje të hapësirës ajrore të saj vetëm nëse ata konsiderohen kërcënim, tha Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte.

Tensionet midis Moskës dhe NATO-s u rritën muajin e kaluar kur Estonia bëri thirrje për konsultime të të gjithë NATO-s pasi pretendoi se tre luftëtarë rusë MIG-31 shkelën për pak kohë hapësirën e saj ajrore.

Moska tha se aeroplanët ishin në një fluturim rutinë drejt enklavës së Kaliningradit mbi ujëra neutrale. Polonia dhe Suedia paralajmëruan pas incidentit se janë të përgatitura të rrëzojnë avionë rusë nëse shkeljet e dyshuara vazhdojnë. Kremlini i përshkroi deklaratat si “shumë të pamatura dhe të papërgjegjshme”.

Në një intervistë me Fox News të mërkurën, Rutte pohoi se ndërhyrja e supozuar ruse në hapësirën ajrore të Estonisë “nuk ishte e qëllimshme, por gjithsesi ishte e pamatur”. Këto veprime janë “të papranueshme” dhe “duhet të ndalen”, tha ai.

I pyetur në lidhje me mundësinë e sulmit të NATO-s ndaj avionëve rusë, sekretari i përgjithshëm u përgjigj se “ka pasur disa keqkuptime në dy javët e fundit” lidhur me këtë çështje.

“Nëse është e nevojshme, NATO mund t’i rrëzojë këto aeroplanë nëse ato paraqesin kërcënim. Nëse nuk paraqesin kërcënim, ato do të interceptohen dhe më pas do të udhëhiqen butësisht jashtë [hapësirës ajrore të bllokut]”, shpjegoi ai.

Shefat e mbrojtjes të NATO-s kanë lobuar pas dyerve të mbyllura për të zgjeruar udhëzimet e angazhimit të bllokut për të lejuar që avionët rusë që mbajnë raketa sulmi tokësor të rrëzohen, raportoi Telegraph javën e kaluar.

Sipas kësaj agjencie, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka bërë thirrje privatisht për krijimin e një “sistemi të unifikuar dhe të vetëm mbrojtës nga ajri dhe raketat” për t’u përballur me aeroplanët rusë. Anëtarët individualë të NATO-s aktualisht kanë rregulla të ndryshme për synimin e avionëve mbi territorin e tyre.

“Familja e di se Vis Martinaj është futur në grackë”, Dervishi: E thirrën te viIa e …

Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur të zhdukur, u shpreh se familja e di që ai është futur në grackë.

Sipas tij është e sigurtë që policia ka bërë kontroll në vilën e Avdylajve, ndërsa policia shkencore ka kërkuar për prova të Martinajt aty.

“Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë. Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu. Atij po ia prisnin krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait. Një nga vepimet e bërë nga policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirur në atë vilë. Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me lupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty. Familja e di se është futur në grackë”– tha Dervishi.

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qýtetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn(Video)

Kandidati i pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, ka vijuar takimet me qytetarët në terren, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre përmes votës.

Gjatë daljes së sotme, nuk kanë munguar momentet spontante dhe shprehjet e mbështetjes nga kalimtarët.

Në një moment, pranë një maceje, Binaj u ndal për të folur rreth rëndësisë së mbrojtjes së kafshëve dhe ndjeshmërisë ndaj mjedisit.

Teksa ai bashkëbisedonte, një qytetar iu afrua për një foto, e shoqëruar me thirrjen: “Votoni Florin.”

Mbështetja ka ardhur edhe nga të rinjtë, të cilët e kanë përshëndetur gjatë ecjes me fjalët: “E ke votën nga ne!”

Ndërsa në takimet me banorët në terren, qytetarët kanë ndarë edhe shqetësimet e tyre, ku një prej tyre u shpreh se fëmijët i janë larguar jashtë vendit, duke kërkuar zgjidhje dhe duke theksuar se ndryshimi nis me votën.

https://www.facebook.com/share/r/19qn2Syjbm/

“Paqebërësi llafazan i ka shpallur Iuftë Rusisë”, ish-presidenti rus sulmon Trump pas sanksioneve: Është rreshtuar me Europën e çmendur

Dmitry Medvedev, zëvendësdrejtori i Këshillit të Sigurisë së Rusisë thotë se SHBA-të janë “rivali” i Rusisë dhe se “paqebërësi” Trump “tani e ka nisur plotësisht luftën kundër Rusisë”.

“Nëse ndonjë nga komentuesit e shumtë ishte ende nën ndonjë iluzion, ja ku është. Shtetet e Bashkuara janë rivali ynë dhe “paqebërësi” i saj llafazan tani e ka nisur plotësisht luftën kundër Rusisë”, shkruan Medvedev në Telegram.

“Por, ai nuk lufton gjithmonë në mënyrë aktive në anën e Kievit, por ky është konflikti i tij tani, jo i Bidenit të plakur! Ata do të thonë, sigurisht, se ai nuk mund të mos ushtrohej presion në Kongres, etj. Kjo nuk e ndryshon pikën kryesore: vendimet e marra janë një akt lufte kundër Rusisë. Dhe tani Trump është rreshtuar plotësisht me Europën e çmendur”, përfundon Medvedev.

Medvedev thotë se rruga e Rusisë drejt fitores është të shkatërrojë Ukrainën dhe të mos bëjë “marrëveshje pa kuptim”.

Top Channel