Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ Ilir Vrenozi: Na shkatërruat, jazëk!

Endrit Shabani u zgjodh si Avokat i Popullit gjatë seancës plenare të enjten, duke u votuar me 85 vota pro.

Demokrati i famshëm i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, ka ‘shpërthyer’ në një reagim të tijin, duke i akuzuar deputetët e opozitës për këtë zgjedhje.

Reagimi i Ilir Vrenozit:

Turpi ju mbuloftë, qelbësira. Qelbësira! Me këtë që bëtë mbaruat fare. Me këtë që bëtë, turpi ju mbuloftë, mos dilni më nëpër ekrane.

Turpi ju mbuloftë!

Na shkatërruat, na na na… Jazëk ju qoftë! Bëtë Endri Shabanin Avokat të Popullit. Bëtë një sorosian. Turpi ju mbuloftë! Ju i keni tërë fajet! Ju i keni tërë fajet! Ju të mitë, ju të PD-së.

Jo këta. Këta i dhanë qokën dhe e bënë. Po turpi ju mbuloftë, turpi ju mbuloftë që bëtë këtë çmenduri.

Këtë tallje me demokratët. Bëtë Endri Shabanin Avokat të Popullit.

Turpi ju mbuloftë! Turpi ju mbuloftë!.

Serena Sula trazon rrjetin me deklaratën për Ilir Shaqirin

Tiktok-erja Serena Sula ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio për të folur për klipet e saj.

Moderatoret e kanë ngacmuar atë në lidhje me disa personazhe të njohur të ekranit.

Emri që asaj iu përmend është balerini i njohur, Ilir Shaqiri, për të cilin Serena ka thënë se ai e ka ngacmuar seksualisht.

Pasi u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, ai dhe Serena kanë rastisur në ambientet e Top Channel, ku sipas modeles, ai e ka ngacmuar.

Pjesë nga intervista:

Ti ke deklaruar për Ilir Shaqirin, ke thënë se ai të ka ngacmuar seksualisht. Ishte kjo një deklaratë për zhurmë apo ka ndodhur?

“Edhe Ilirin e kam pas njohur, si Laertin. I njoh këto, gjithmonë i hasi këto unë. sa herë që të mbarojë Big Brother, unë jam aty”.

Domethënë deklarata për Iliri Shaqirin, si qëndron e vërteta e kësaj? Apo ka qenë një deklaratë për të bërë pak zhurmë?

Ku shkeli unë, si mund të mos ketë gjëra seksuale.

Pra ka ndodhur vërtetë?

Unë iu bie shkurt gjërave. Unë o e pëlqej, o bëj seks me të, ose hiç, e lë, s’ka. Unë jam troç.

Me Ilirin si ka ndodhur?

Ilirin e njoha tek ambientet e Top Channel, duke bërë make up. Ishte me Sabianin, shkëmbyem kontaktet me njëri-tjetrin dhe u takuam

Dhe?

Më tha më kujton ish-in tim italiane

Si të ngacmoi?

Sa më pa, më pëlqeu si femër, më tha më kujton një ish-in tim që kam pasur balerinë.

I the ti që je kërcimtare?

I thashë jam për twerk, direkt unë tani

Dy TikTok-erët, Aroni dhe Fire në kërkim për rrahjen dhe goditjen me çekiç të 26-vjeçarit, njëri prej tyre publikoi VIDEON live (PAMJET)

Personazhi i rrjeteve sociale, Gjoke Ndrevataj, i njohur në TikTok me pseudonimin Aroni ka publikuar në transmetim live pamje nga momenti i sulmit ndaj një 26-vjeçari më 6 dhjetor, pranë rrethrrotullimit të Freskut.

Sipas policisë, Ndrevataj është shpallur në kërkim së bashku me një tjetër personazh të TikTok, Xhemal Uka, i njohur si Fire. Të dy dyshohen si porositës të sulmit ndaj të riut, i cili u mor persiper nga Helidon Marku. Ky i fundit është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë.

Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur nga komentet që 26-vjeçari kishte bërë gjatë transmetimeve live të personazheve në fjalë.

Del foto e 49-vjeçarit që dh ¤noi me çekiç të riun në Fresk! U porosit nga “Fire” dhe “Aroni”

Del foto e Helidon Markut, i cili dhunoi me çekiç 26-vjeçarin tek rrethrrotullimi i Freskut më 6 dhjetor.

Helidon Marku është arrestuar nga policia ndërsa u porosit nga dy personazhet e njohura të Tik-Tok Gjoke Ndrevataj (Aron) 36 vjeç dhe Xhemal Uka (Fire) 30 vjeç.

Ata dyshohet se kanë porositur Helidon Markun për ta rrahur vetëm prej komenteve që ai u ka bërë gjatë kohës që ata bëjnë live në rrjetin social.

Rrëzohet avioni  në Maqedoninë e Veriut

Dy shqiptarë nga Kosova janë lënduar pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po fluturonin u rrëzua në Liqenin e Mavrovës më 12 dhjetor.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë tha se shtetasit e Kosovës Xh.P. (41 vjeç) dhe D.M. (64 vjeç) janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor.

Avioni i vogël, sipas këtij institucioni, u rrëzua në Liqenin e Mavrovës, afër digës Kanali i Beliçit, në orën 12:35.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P. dhe D.M., i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”, tha ky sektor.

D.M., sipas sektorit të MPB-së, u tha policëve që dolën në vendngjarje se avioni që ai drejtonte kishte një problem në motor dhe ai më pas ateroi në liqen.

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut njoftoi se pas marrjes së informacionit për rrëzimin e avionit, menjëherë në vendngjarje dolën ndihma e shpejtë, qendra rajonale e menaxhimit të krizave për ndërhyrje të shpejtë dhe Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, avioni i markës Piper mund të transportojë deri në katër persona. Avioni që u rrëzua kishte qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe kishte marrë pjesë edhe në ngjarje të aviacionit, sikurse një shfaqje ajrore e organizuar në Shkup më 2023.

Shqiptares i heqin kurorën e “Miss Finlanda 2025”, shkak postimi që u konsiderua racist

Një ngjarje e paprecedentë tronditi këtë javë organizatën e “Miss Finlanda”, e cila mori vendimin drastik për t’i hequr menjëherë titullin fitueses së zgjedhur për vitin 2025, Sarah Dzafce. 22-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Kosova është tashmë e para “Miss” në historinë e kompeticionit finlandez që humb zyrtarisht kurorën e saj, një hap ekstrem që nuk ishte marrë kurrë më parë në këtë formë.

Gjithçka ndodhi më 1 dhjetor, pasi media finlandeze Ilta-Sanomat publikoi një imazh të Sarah-s, i cili po qarkullonte me shpejtësi në Snapchat dhe Instagram. Në foto, ajo shihet duke tërhequr sytë me gishta për t’u dukur “të pjerrët”, një gjest i njohur ndërkombëtarisht si tallës ndaj komuniteteve aziatike. Mbishkrimi në finlandisht “Kiinalaisenkaa syömäs” (“Duke ngrënë me një kinez/ushqim kinez”) u konsiderua menjëherë përmbajtje raciste, duke shkaktuar një valë të fuqishme reagimesh publike.

Shqiptares i heqin kurorën e “Miss Finlanda 2025”, shkak

CEO e konkursit, Sunneva Sjögren, doli në një konferencë për shtyp për të shpallur vendimin: pas një shqyrtimi të detajuar, Dhafce humb titullin e saj si Miss Finlanda.

“Ky ishte një vendim i arsyetuar dhe i vështirë,” deklaroi Sjögren, duke theksuar se sjelljet diskriminuese nuk janë të tolerueshme për një figurë që përfaqëson vendin në skenën ndërkombëtare.

Sarah, e cila në rrjetet sociale shprehej me krenari për “rrënjët në malet e Kosovës”, u shfaq e tronditur nga lajmi.

“Nuk e prisja. E mora vesh këtë mëngjes. Vendimi u mor me mirëkuptim të ndërsjellë,” tha ajo për mediat finlandeze.

Heqja e kurorës nga fituesja kryesore është ngjarje që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këtë kompeticion.

“Adnan Xholit i morën vajzën peng, Laert Haxhiu do vriste Doloreza Musabelliun. E dinin të gjithë kur hynë aty se kush fitonte”

Gazetarja Anila Hoxha komentoi mbrëmë në emisionin “Top Story” zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK, ndërsa theksoi se drejtuesi i këtij institucioni është rrufepritësi ose menaxheri, ndërsa të gjitha çështjet ndiqen nga prokurorët e tjerë të cilët duhet të trajtohen me dinjitet.

Anila Hoxha tregoi dy raste, atë të kërcënimit të prokurorit Adnan Xholi përmes vajzës së tij që e morën peng kohë më parë dhe deklaratat e Laert Haxhiut që thotë se do të vrasë prokuroren Doloreza Musabelliu.

Sakaq, gazetarja Anila Hoxha tha në studion e “Top Story” se Klodian Braho e meritonte të zgjidhej në krye të SPAK-ut.

“SPAK nuk drejtohet vetëm nga Njëshi. Puna drejtohet nga 20 prokurorë. Kryeprokurori i SPAK është menaxheri, rrufepritësi në raste politike apo nga ndërkombëtarët.

Koston e mban prokurori i çështjes në fund të ditës. Prokurorët sot do duhet të ishin trajtuar me dinjitet. Të tre e dinin kush fitonte. Braho e meritonte. Ishin ndërkombëtarët apo jo, ata votuan.

Tani, ata prokurorët, Adnan Xholi, ka hequr vajzën nga shkolla se i shkuan grupi i organizuar, e morën vajzën dhe këto janë në dosje. I thanë telefonoje babain dhe e kërcënuan përmes vajzës.

Doloreza Musabelliu bën jetë të kufizuar. Laert Haxhiu e përmendte në dosje që do ta vrasim. Këto janë vlera. Çështjet e Elbasanit janë trajtuar nga prokurori Elvin Gokaj. Në momentin që kanë hyrë në KLP, ata e dinin kush fitonte“, tha Hoxha.

Aksident tragjik në Kosovë, ndërron jetë ekspertja e njohur ekonomisë nga Shqipëria dhe mikesha e saj

Dy gra humbën tragjikisht jetën sot në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në mediat shqiptare si eksperte e ekonomisë.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni, ku për fat të keq, të dyja gratë humbën jetën. Ndërkohë, shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas informacionit të dhënë nga autoritetet shëndetësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit Baki Kelani, aksidenti ndodhi sot rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

“Në këtë ngjarje ishin të përfshira një makinë me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Fatkeqësisht, aksidenti solli pasoja fatale për dy gra”, tha Kelani.

Aksident tragjik në Kosovë, ndërron jetë ekspertja e njohur

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e saktë të aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi, ndërsa qytetarët dhe komuniteti janë tronditur nga humbja e dy grave.

Në mediat sociale dhe në komunitetin e ekonomistëve në Shqipëri, lajmi për vdekjen e Elizabeta Katiaj ka shkaktuar reagime të shumta, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të saj në fushën e ekonomisë dhe ndikimin e saj në publik.

Elizabeta Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit në vendin tonë. 43-vjeçarja mbante rolin e drejtueses në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Shpeshherë, Katija udhëtonte jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të botës së biznesit.

Serena Sula publikon “Diss One”, klipin e parë shqiptar të prodhuar me Inteligjencë Artificiale nga Acromax

Këngëtarja Serena Sula ka lançuar këngën e saj të re diss, “Diss One”, ku nuk kursen thumbat ndaj Encës dhe disa nga personazhet më të njohur të showbiz-it shqiptar.

Klipi është publikuar në kanalin e ‘Arkiva Shqip’ nga vetë Serena.

Ky është videoklipi i parë i prodhuar nga Acromax me ndihmën e inteligjencës artificiale, duke krijuar një efekt vizual të veçantë dhe duke nxjerrë në pah mesazhin e këngës. Aldor Nini, CEO i Acromax në një intervistë të dhënë së fundmi deklaron se inteligjenca artificiale do të bëhet një nga instrumentet më të fuqishme për të vizualizuar imagjinatën artistike të çdo krijuesi. Sipas tij, në klipin e Serenës është arritur të krijohet diçka unike pa përdorur aktorë ose materiale të gatshme nga interneti, e cila lidhet në mënyrë perfekte me xhirimet reale të bëra me kamera tradicionale. Ky miksim teknologjik, sipas Ninit, mund të shënojë një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së artit me ritme më të shpejta se ato të viteve të fundit.

Por “Diss One” nuk është vetëm një eksperiment teknologjik. Kënga kritikon shoqërinë moderne, duke nxjerrë në pah fenomenin e ndërhyrjeve estetike tek vajzat që synojnë pamjen perfekte. Serena, e njohur për paraqitjen e saj natyrale gjatë pjesëmarrjes në Miss Universe, përdor këtë këngë si një thirrje për të ruajtur origjinalitetin, pa hezituar të përfshijë mesazhe të forta ndaj personazheve të tjerë dhe elemente provokuese si kërcimi twerk.

Ky projekt tregon se artistët shqiptarë po eksplorojnë jo vetëm kufijtë e muzikës, por edhe mënyrat e reja të shprehjes vizuale, duke bashkuar kreativitetin me teknologjinë më të avancuar.

Kliko këtu për të dëgjuar këngën: https://www.youtube.com/watch?v=pTaDSuoae8M

Ish-agjentja e policisë kthehet në heroinë, shpëton burrin e dehur që bie mbi shinat e trenit (VIDEO)

Një ish-agjente e policisë së Katalonjës në Spanjë dhe dy pasagjerë të tjerë të metrosë së Barcelonës u bënë protagonistë të një akti heroik, pasi shpëtuan një person që ra në shinat e trenit në stacionin “Plaça Espanya”.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara në rrjete sociale, tregojnë burrin duke ecur në gjendje të dehur në platformë, derisa rrëshqet dhe bie mbi shina.

Ish-agjentja, me mbi 30 vite përvojë në siguri, reagoi menjëherë.

Ajo, pasi kuptoi gjendjen e rëndë, aktivizoi fillimisht butonin e emergjencës së stacionit dhe më pas u hodh në shina, e ndjekur nga dy burra të tjerë, për t’i ardhur në ndihmë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, ata arritën ta nxirrnin me shpejtësi në një zonë të sigurt, pak çaste para mbërritjes së trenit.