Mbetjet pushtuan plazhet e Dubrovnikut, Kroacia planifikon të padisë Shqipërinë

Kroacia po planifikon të padisë Shqipërinë për shkak të mbeturinave që u transferuan para pak ditësh në rrugë detare drejt brigjeve të Dubrovnikut.

Sipas mediave kroate kjo tezë është ngritur në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit bregdetar kroat nga këshilltarja dhe njëkohësisht avokatja Viktorija Kne?evi?.

“Pas një studimi të plotë të situatës, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por praktikisht është shumë e vështirë të kemi sukses, gjë që nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga idea nëse asgjë tjetër nuk ndihmon. Pyetja më e rëndësishme tani është se çfarë tjetër mund të bëjmë për të ndaluar përsëritjen e fenomenit të plazheve tona të mbushura me mbeturina“, tha Viktorija Kne?evi?.

Ajo ka theksuar se Konventa e Barcelonës i detyron të gjitha vendet mesdhetare, përfshirë Shqipërinë, të marrin masa që të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që përfundojnë në det. Kroacia mund të kërkojë po ashtu që Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare në këtë drejtim.

“Shqipëria është në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, gjë që i jep Kroacisë një mjet të fuqishëm për të kërkuar rezultate konkrete dhe të matshme në mbrojtjen e Adriatikut nga mbetjet. Ekziston një projekt kroato-shqiptar me UNDP-në që mund të zgjerohet për të përfshirë grykëderdhjet e lumenjve dhe vendgrumbullimet problematike të mbetjeve“, tha Kne?evi?.

Sipas saj, ajo që del në plazhe përbën vetëm rreth 20% të totalit të mbeturinave, pasi rreth 80% e mbetjeve “shetitëse” fundosen në shtratin e detit.

“Ajo që pamë është vetëm maja e ajsbergut dhe barra e vërtetë mjedisore mbetet nën det, ku ne me sy të lirë nuk mund ta shohim, por ekosistemi ynë, peshkatarët, turizmi dhe shëndeti detar vuajnë pasojat“, shtoi ajo.

Kne?evi? gjithashtu theksoi se modelet e tilla kanë funksionuar tashmë në Detin Baltik, ku shtetet e bashkuara arritën të reduktonin në mënyrë drastike sasinë e mbetjeve në bregdetin e tyre përmes një plani të përbashkët veprimi. Po ashtu, në lumin Rajna, gjashtë shtete kanë zgjidhur ndotjen katastrofike përmes zbatimit sistematik të marrëveshjeve ekzistuese.

“Projekte të UNEP/MAP, kur aktivizohet Plani Rajonal për mbetjet detare, rezultatet janë të matshme. Pra, ne mund ta zgjidhim këtë. Dhe ta bëjmë me përdorimin e mençur të instrumenteve ndërkombëtare që ekzistojnë dhe të cilat kemi të drejtën t’i përdorim. Sepse kjo mbeturinë nuk ka ardhur këtu. Por këtu përfundon. Dhe prandaj duhet të kërkojmë me kokë të ftohtë që sistemi të aktivizohet përfundimisht për të mbrojtur bregdetin dhe qytetarët e Kroacisë,” përfundoi Kne?evi?.

Si përfunduan mbeturinat shqiptare në Dubrovnik?

Rrymat e forta në detin Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash, kryesisht nga Shqipëria, në bregdetin e Dubrovnikut në Kroaci, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale.

Dy nga vendet turistike më të njohura të qytetit, Plazhi i Banjës dhe Qyteti i Vjetër, u përmbytën javën e kaluar nga një sasi e madhe mbeturinash të nxjerra nga deti, raportoi New York Times.

U deshën 2-3 ditë për të pastruar shpejt vijën bregdetare nga plastika, metalet dhe mbetjet mjekësore.

Bazuar në etiketat dhe materialet e gjetura, shumica e mbeturinave janë nga Shqipëria, sipas autoriteteve lokale të cilat organizuan një fushatë pastrimi. Meqenëse Adriatiku është një det i mbyllur, rrymat e tij të parashikueshme ndihmojnë në përcaktimin e rrugës së mbeturinave.

Problemi është i vjetër, raporton gazeta amerikane, e cila thekson se për vite me radhë, erërat jugore në Adriatik kanë nxjerrë ton mbeturina në bregdetin e Dubrovnikut. Vendasit madje kanë parë edhe kafshë të mbytura.

Plastikat në veçanti janë një çështje kritike për qytetin me vetëm 42 000 banorë dhe 4.5 milionë netqëndrime turistike në vit. Në vitin 2020, Dubrovniku madje nënshkroi një angazhim për të zvogëluar mbeturinat plastike.

Ndërkohë, Kroacia thotë se është në dialog të vazhdueshëm me Shqipërinë sepse “ne e dimë nga vijnë mbeturinat”. Ministria e Jashtme madje ka ofruar ndihmë financiare për menaxhimin e mbeturinave në vend. Ne shohim vetëm se çfarë pluskon, por një përqindje shqetësuese e madhe fundoset dhe mbetet në fund, shtojnë autoritetet kroate.

Kush është ‘Kiço’ i Elbasanit që kërkohet për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, zbulohet emri

Zbulohet emri i personit, që policia e Elbasanit dhe familjarët e biznesmenit Mondi Mëhallës, e kërkojnë si të dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së tregtarit të naftës në Elbasan, në datën 30 nëntor 2025.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk bëhet fjalë për një person të huaj, por për një 35-vjeçar nga Elbasani që emrin e ka të ngjashëm me arabët dhe që quhet Oklid El Ouejdi. Në qytetin e Elbasanit ky personazh njihet me nofkën “Kiço” dhe  “Oliver”. Oklid El Ouejdi njihet në qytet dhe si nipi i një personazhi që thirret “Timi” i Elbasanit.

Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, ky person është larguar nga Pika Kufitare e Qafë-Thanës, duke mos arritur të lokalizohet dhe verifikohet nga policia kriminale e Elbasanit.

Qysh prej muajit Janar 2018, Oklid El Ouejdi, ka regjistruar si biznes në Elbasan një pikë Import-Eksport dhe tregtim të automjeteve dhe dhënies me qira. Sipas verifikimeve ky biznes quhet auto “SOLEIL”.

Sipas burimeve “Kiço” është personi që 10 ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës, është dhunuar nga ky i fundit. Dhunimi fizik ka ndodhur në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” dhe sipas burimeve Oklid El Ouejdi, ka qenë i shoqëruar dhe me një person tjetër.

Shkak i konfliktit është bërë një marrëveshje tregtare me vlerë 700 mijë euro. Por në pamundësi për të përmbushur marrëveshjen me Mondi Mëhallën, Oklid El Ouejdi, ka ofruar si zgjidhje dhënien e 4 apartamenteve në Tiranë, të cilët kishin probleme me pronësinë.

Situata është nxehur deri në atë pikë sa biznesmeni Mondi Mëhalla ka ushtruar dhunë fizike ndaj Oklid El Ouejdi. Dhe më pas, 10 ditë më vonë ai dyshohet të ketë organizuar dhe financuar vrasjen e Mondi Mëhallës alias Hyka, që në Elbasan njihet si shok i ngushtë i Kei Piut.

Aktualisht Oklid El Ouejdi, nuk është arritur të lokalizohet dhe shoqërohet në polici për të dhënë shpjegime. Ai ka dalë në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin ka shumë njohje shoqërore mes të cilëve dhe Sheval Muharremin që në Maqedoni njihet si “Bosi i Gërçecit”.

Ndërkohë 8 ditë nga vrasja me 3 plumba e biznesmenit Mondi Mëhalla, aktualisht janë arrestuar dhe ndodhet në burg Nevzat alias Nevi Spaho nga Përrenjasi, i cili dyshohet se ka bërë rolin e shoferit nga zona e Mirakës, ku autori ka djegur makinën tip “Audi” në drejtim të zonës së Përrenjasit.

Në burg ndodhet dhe punonjësi i karburantit Kujtim Pisha se nuk ka telefonuar policinë për ngjarjen si dhe ortaku në biznes i Mondi Mëhallës, Xhino Ago, se nuk kishte ndryshuar pronësinë e makinës tip “Audi”. Ndërsa vijojnë në kërkim laçiani Armando Kola dhe Marselo Arani nga Elbasani.

Emrat e Armando Kolës, Nevzat Spahos dhe Marselo Aranit, kanë dalë nga Naldi Gjini, personi i parë që u shoqërua nga policia si njeriu që kishte përdorur makinën “Audi” disa ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës.

Për shkak se Gjini ka bashkëpunuar, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk e kanë proceduar atë për asnjë vepër penale. Bashkëpunimi i Naldi Gjinit, ka qenë tek procedura për paraqitje për njohje të personave të dyshuar.

Naldi Gjini është përballur në polici me fotografitë e disa personave, ku mes tyre ai ka njohur Armando Kolën, Nevzat Spahon dhe Marselo Aranin, si tre njerëzit që kishin qenë së bashku kur ai i kishte lënë makinën.

Gjini ka vendosur gishtin tregues tek fotot e 3 personave, çka solli që policia kriminale e Elbasanit më pas të nisë kërkimet për gjetjen e tyre.

Marsel Arani është identifikuar edhe nga një kamerë e një garazhi në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, teksa përdorte makinën tip “Audi” që u përdor në vrasjen e Mondi Mëhallës.

Ndërsa pamjet filmike janë të qarta, policia gjatë këtyre ditëve nuk ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Marselo Aranin, i cili është zhdukur duke thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte marrë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Në kërkim vijon të jetë edhe laçiani Armando Kola. Kurse i vetmi person që ka identifikuar përmes fotografive Naldi Gjini dhe që tashmë është arrestuar nga policia, është Nevzat alias Nevi Spaho.

Ngjela: Dy shtete të tjera shqiptare do dalin të pavarura në Ballkan

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se dy shtete të reja shqiptare do të dalin të pavarura në Ballkan, në një koment të shkurtër të bërë në rrjetet sociale.

Ngjela vë në pah “irritimin” e fqinjëve të shqiptarëve, Serbia dhe Greqia, por sipas tij, pavarësisht kësaj as Beogradi dhe as Athina nuk kanë çfarë i bëjnë dy shteteve shqiptare në Ballkan.

Ai thotë se aleanca e Shqipërisë me Uashingtonin do të vijojë dhe se çështja e territoreve shqiptare është në agjendën kryesore të Uashingtonit por edhe të Brukselit.

Komenti i plotë:

Mos e përfillini tradhtinë, ajo tani është krejt e krejt në një pakicë e papërfillshme, që po tallet nga shqiptarët.

Asgjë nuk na bëjnë dot më, as Beogradi e as Athina.

Ne shqiptarët sot në Ballkan jemi superiore dhe kjo po e çmend me vuajtje së brendshmi…edhe Brogradin edhe Athinën.

Shqiptaria është sot një superioritet ballkanik me dy shtete shqiptare me gjashtë milionë shqiptarë.

Atëherë?

Kot vërtiten serbët vërdallë me marrëzinë e tyre, duke shkruar nëpër gazeta të pavërteta prej njerëzish të marrë.

Asgjë nuk na bëjnë dot.

Dhe askush nuk na prek dot, në të dy shtetet shqiptarë.

Po pse janë kaq të acaruar serbët?

Janë acaruar nga e vërteta e shqiptarisë që po del përditë në pahun historik të kohës.

Por i ka mërzitur shumë edhe dalja si shtet i pavarur i Republikës së Kosovës.

Por kot shqetësohen, se shqiptaria me të dy shtetet e saj, ka aleancë të ngushtë me Uashingtonin.

Dhe do vijojë…

Sepse janë dhe dy shtete të tjerë shqiptarë që pritet të dalin si të pavarur në botën shqiptare në Gadishullin tonë ilirik.

Atëhere?

Asgjë, këta kundërshtarë dhe  pushtues territoresh shqiptare në dy shekuj rresht, duhet të reshten dhe në reshtje duhet të qëndrojnë qetë, sepse çështja e shqiptarisë është sot çështja kryesore e Uashingtonit si politikë ametikane, por edhe e Brukselit.

Dhe koha do të ecë drejt shqiptarisë së plotësuar me të gjutha territiret e saja historike, sepse këtë tani e kërkon vetë historia politike e Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Por me ngulm të fshehtë e kërkon ndërkohë edhe Rusia e Serbia,  me përkrahësit e vet të vjetër e të rinj që i ka në Shqipëri, por që tani këtyre nuk ua fishkëllen më njeri.

Kot lodhen sllavët në këtë kohë, se shqiptaria ballkanike është në aleancë amerikane: dhe sot në Kosovë dihet që ka trupa amerikane.

Prandaj koha po ecën drejt shqiptarisë etnikë, e cila pasi të bashkohet si një shqiptari etnike, do të krijojë edhe federatën e saj të shqiptarisë me katër shtete shqiptarë: Shqipëria, Kosova, Çamëria dhe Maqedonia e Veriut

Ia mori j*ten poshtë urës! Ja cfarë kishte bërë shqiptarja për pronarin e saj të furrës, nuk ia doli dot (Foto)

Detaje te reja kane dale nga ngjarja tragjike e ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë disa muaj me pare, ku një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete.

Behe fjale per ngjarjen ku autoritete e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe. Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje, shkruan Insajderi.

Konkretisht, tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë. Gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini.

Ajo është vrarë me armë zjarri nga Arsim Morina, cili më pas vrau veten. Ai është pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët gruaja e vrarë. Dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje familjare përveç faktit se e ndjera ka qenë punëtore në furrën “Diellza”.

Burimet tregojne se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat e mitura.

Sipas, te dhënave në Facebook, e nderja ka lënë gjurmë se ka qenë punëtore e furrës “Diellza”. Ajo kishte shpërndarë sukseset e furrës në vitin 2019.

Pra ajo ishte munduar qe te rriste punen e saj, por nuk ia doli dot. Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për shkaqe xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës mund ta ketë kryere vrasjen.

“Dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.

Oh Zot! Pasi qeni i vr*u djalin, familjes shqiptare i ndodh brenda pak oresh e keqja tjeter e madhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Zakynthos të Greqisë teksa një 2-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua barbarisht nga qeni Pitbull i familjes.

Autoritetet kanë arrestuar babain shqiptar të fëmijës 2-vjeçar dhe mamanë britanike të akuzuar për neglizhencë. Shqiptari ka deklaruar se ishte vajza e vogël e cila e thirri të atin duke bërtitur pasi 2-vjeçari u sulmua nga qeni.

“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur pitbulli që e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Qeni ishte endacak, e kishin hedhur dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe e hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.

Lexo gjithashtu:Falen gjobat dhe kamatëvonesat! Ja kush përfiton

Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta mbajtur në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën.

Nga VIP-at ρr¤stituta, te Blendi Fevziu m*shtrues, Arbana Osmani e “Big Brother”, shp*rthen Milaim Zeka: Ja cfare me ofruan në

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka ka bërë deklarata të paprecedenta gjatë intervistës së tij në podcastin “Andale”, ku ka sulmuar ashpër televizionet në Shqipëri dhe Kosovë, formatet e debateve, moderatorë të njohur, si dhe realitetin e prodhimit të VIP-ave në mediat shqiptare. Sipas tij, ekrani është kthyer në një industri skandalesh dhe fasadash, larg çdo parimi etik dhe profesional.

“Televizioni është bërë p*rnografi – debatet janë thjesht shfaqje pa vlerë”

Qysh në fillim të intervistës, Zeka nënvizoi se televizioni në dy vendet shqiptare ka humbur çdo standard.

“Televizioni në Kosovë dhe Shqipëri është bërë një puro prnografi. Debatet televizive janë prnografi. Pse nuk po e pyesim veten si ka mundësi që në këtë shoqëri, gazetarët s’po munden me ndryshu asgjë?”

Sipas tij, formatet që promovohen sot nuk kanë asnjë rol informues apo ndërtues për publikun, por vetëm rrisin skandalet, konfliktet dhe shfaqjet pa përmbajtje.

Akuza të rënda: “VIP-at prodhohen nga pr*stitutat dhe nga personazhe me të shkuar kriminale”

Zeka bëri një prej deklaratave më të forta të mbrëmjes teksa foli për VIP-at dhe personazhet që marrin vend në ekran:

“Televizionet në Shqipëri dhe Kosovë prodhojnë VIP-a nga prstitutat. Nga femra e meshkuj që kanë qenë të burgosur për hajnî, për drogë, edhe këtu, edhe në Perëndim. Njerëz që marrin pjesë në ‘Big Brother’… asnjë gazetar nuk ka bthë me u marrë me biografinë e tyre.”

Ai shprehet se media ka abdikuar totalisht nga detyra e saj për të filtruar personazhet që promovon, duke normalizuar modele që, sipas tij, nuk do të duhej të kishin hapësirë publike.

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj Blendi Fevziut: “Mashtrues, fallco, hajdut”

Ndër deklaratat më të forta ishte ajo ndaj moderatorit të njohur të “Opinion”, Blendi Fevziu. Zeka nuk kurseu aspak fjalët:

“Nuk njoh moderator më mashtrues, më fallco, më hajdut se Blendi Fevziu. Ai ka bërë dy emisione në ‘Opinion’ me katër orë xhirime të miat, të luftës, dhe nuk ma ka përmend fare emrin.”

Kjo deklaratë ka ndezur debat në rrjetet sociale, duke qenë se Fevziu rrallëherë përballet me akuza kaq personale dhe direkte nga kolegë të medias.

Arbana Osmani dhe “Big Brother”: “10 milionë euro me m’i ofru, nuk futem. Vajza ime do më ndërronte mbiemrin”

Zeka foli edhe për marrëdhënien e tij me moderatoren Arbana Osmani dhe për ftesat e supozuara për t’u bërë pjesë e “Big Brother”.

“Unë i kam thënë Arbanës: ‘10 milionë euro me m’i ofru, unë nuk futem në Big Brother’.”

Ai kujtoi edhe një episod familjar që, sipas tij, tregon perceptimin e familjes së tij për formatin:

“Vajza ime ka qenë 10 vjeç. E di çfarë i ka thënë Arbanës? ‘Nëse hyn babi në Big Brother, unë e ndërroj mbiemrin’.”

Sipas Zekës, ky është një argument se si një pjesë e publikut nuk e sheh këtë format si të denjë për figura të caktuara publike.

Kritikë ndaj industrisë mediatike: “Fama ndërtohet shpejt, e vërteta zhduket. Publiku i lodhur, i manipuluar”

Në vijim, gazetari u ndal te gjendja e përgjithshme e medias në Shqipëri dhe Kosovë. Ai theksoi se fama është bërë shumë e lirë, ndërsa e vërteta është shtyrë drejt skajit të fundit.

Sipas tij:

  • show është vendosur mbi moralin,
  • ekrani ka zë më të lartë se logjika,
  • mungesa e transparencës është kthyer në standard,
  • publiku është i lodhur nga rrëmuja e informacionit dhe mungesa e filtrimit profesional.

“Po shkojmë drejt një realiteti ku mungesa e transparencës është bërë normë, jo përjashtim.”

Reagimet – rrjeti ndizet: a ka të drejtë Zeka?

Deklaratat e tij janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, duke hapur debate të shumta:

  • disa e mbështesin duke thënë se artikuloi një “të vërtetë që s’thuhet dot”,
  • të tjerë e akuzojnë për teprime, gjuhë të rëndë dhe sulme personale.

Ndërkaq, personat e përmendur – Blendi Fevziu dhe Arbana Osmani – nuk kanë bërë ende një reagim publik.

Nuk kanë të ndalur…! Rama njofton rritje tjetër pagash dhe pensionesh në 2026, ja detajet e bujshme

Kryeministri Edi Rama, në përmbledhjen javore të zhvillimeve kryesore, foli për projektbuxhetin e vitit 2026, duke theksuar se pagat dhe pensionet do të rriten sërish dhe se viti i ardhshëm pritet të nisë pozitivisht për qytetarët.

Rama u ndal te dëgjesat publike për buxhetin, duke theksuar se prioritet mbeten të ardhurat e familjeve, investimet publike dhe mbështetja sociale. Ai tha se rritjet e paralajmëruara për pagat dhe pensionet do të jenë historike, ndërsa investimet në infrastrukturë do të vijojnë në nivele të larta.

“Kemi qenë në dispozicion të qytetarëve përmes dëgjesave publike të buxhetit të vitit të ardhshëm, një vit që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët, si për të ardhurat në paga e pensione, ashtu edhe për investimet publike, që do të shënojnë sërish një rritje historike”, u shpreh Rama.

Sipas tij, Shqipëria ndodhet tashmë në një tjetër nivel zhvillimi dhe kjo do të reflektohet çdo vit në jetën e qytetarëve – si për punonjësit e sektorit publik dhe atij privat, ashtu edhe për pensionistët dhe shtresat në nevojë, të cilat do të përfitojnë rritje të mbështetjes sociale.

Rama shtoi se mbështetja politike e marrë nga qytetarët, me 83 mandate, e detyron qeverinë të vijojë me ritëm të lartë reformash dhe investimesh.

“Ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, jo vetëm meritojnë çdo vit e më shumë, por do të kenë çdo vit e më shumë. Barra e borxhit ndaj tyre është e tillë që na detyron të rrisim punën përditë”, tha kryeministri. /skyweb.al

Ndahet nga jeta papritur gazetari i njohur shqiptar

Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja, e cila ka njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, nga ora 09:00 deri në 11:00, ndërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.

Pritja mortore para varrimit do të mbahet në Tiranë, më 7 dhjetor 2025, në Shtëpinë Funerale “Ija”, në Rrugën “Kujtim Laro”, nga ora 14:00 e në vijim. Po ashtu, pritje do të ketë edhe më 9 dhjetor 2025, nga ora 08:00. Familja ka vendosur në dispozicion edhe një automjet për të mundësuar udhëtimin drejt Peshkopisë.

I lindur në Dacallarë të Sllovës, Fatos Daci ia kushtoi jetën dijes, shkrimit dhe dokumentimit historik të trojeve shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme. Ai ishte anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare.

Në një krijimtari mbi pesëdekadëshe, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike me mbi 15 mijë faqe, duke dokumentuar figura, ngjarje, tradita dhe dëshmi historike të Dibrës dhe mbarë shqiptarisë. Veprat e tij shoqërohen me mijëra fotografi të rralla, portrete e dokumente, që sot përbëjnë një pasuri të rrallë kombëtare.

‘Magjistari’ shqiptar i burgjeve arr*tiset për herë të 4 nga b*rgu në Itali, e paimagjinueshme si ia doli kësaj here

Taulant Toma, një grabitës i rrezikshëm shqiptar, i dënuar me burg  deri në vitin 2041 është arratisur sërish nga burgu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 7 dhjetor.

41 vjeçari, i konsideruar jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe me një histori kriminale që përfshin Itali dhe Europën, arriti të shpëtojë nga burgu i Opera-s në Milano, një institucion me siguri maksimale.

Sipas informacioneve të Fatto Quotidiano, ai ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas ka zbritur jashtë, duke shfrytëzuar errësirën dhe ndoshta një moment të favorshëm gjatë ndryshimit të turneve të rojave. Një arratisje që duket e planifikuar me kujdes, e shpejtë dhe precize.

I lindur më 9 qershor 1984 në Shqipëri, Taulant Toma po vuante një dënim të gjatë për grabitje dhe vjedhje, me përfundim dënimi në 2041. Ai nuk është i panjohur për arratisje spektakolare, aftësia e tij për të humbur gjurmët ka sfiduar policinë italiane dhe belge.

Në të kaluarën, ai ishte arratisur nga burgu i Parmës (po ashtu institucion me siguri maksimale) së bashku me bashkëkombësin Vamentin Frokaj, i cili më pas u vra gjatë një grabitjeje në vilë.

Frokaj, gjithashtu, kishte arritur të arratisej më parë nga burgu i Palermos. Taulant Toma ka qenë protagonist edhe i një arratisjeje të bujshme në Belgjikë, ku autoritetet europiane e konsiderojnë prej vitesh si një individ me rrezik të lartë.

Rasti i vitit 2013

Në historinë e tij kriminale, veçohet një episod i vitit 2013, që pati shkaktuar diskutime në prokuroritë italiane. Pas arratisjes nga burgu i Parmës, Taulant Toma ishte shpallur në kërkim. Policia italiane e kërkoi për dyzet ditë me radhë, duke përdorur ndjekje, udhëtime në qytete të tjera, përgjime telefonike dhe ambientale.

Vetëm më 23 tetor 2013, Prokuroria e Parmës mori vesh se ai ishte arrestuar në Belgjikë më 11 shtator dhe tashmë ishte në Liège, duke pritur ekstradimin. Ngjarja u konsiderua nga vetë Prokuroria si “paradoksale”, dhe u kërkua sqarim i drejtpërdrejtë nga ministritë e Brendshme dhe të Drejtësisë.

Tani historia përsëritet. I arratisuri konsiderohet si individ që lëviz shpejt, me eksperiencë në shmangien e kontrollit dhe një rrjet kontakti ende për t’u verifikuar. Prefektura ka aktivizuar një plan kërkimi të gjerë, me patrulla, pika kontrolli, kërkime në fusha dhe zona industriale, kontroll në kufijtë e brendshëm.

Ekziston frika se Taulant mund të përpiqet të largohet nga Italia ose të ribashkohet me grupe kriminale aktive në Europën Veriore.

Alfred Lela paralajmëron Salianjin: E pe çfarë i punoi Sali Berisha Bashës, ty kanë plan të të..

Drejtori i Komunikimit dhe Medies në kabinetin e Sali Berishës, Alfred Lela, ka bërë një shkrim për të “këshilluar” Ervin Salianjin, pas lëvizjes së këtij të fundit.

Lela i kujton atij se Berisha ka 500 mijë vota dhe nuk mund ta sfidojë dot Salianji.

Pastaj thotë se e provoi dhe Lulzim Basha ta bënte një gjë të tillë, por dështoi.

Shkrimi i Alfred Lelës

Një tabor mediatik është hedhur mbi takimet dhe agjendën e ish-deputetit Salianji, me gatishmërinë e përhershme për të futur pyka dhe zgjeruar të çara në trungun, edhe ashtu plot me shenja rrufesh, të Partisë Demokratike.

Disa e bëjnë për sensacionin e lajmit. Shumica me një linjë të paracaktuar editoriale e cila, në mos e sponsorizuar, është e frymëzuar majë e krye, nga interesa të qeverisë dhe segmenteve të saj. Fryma e anti-opozitarizmit në Shqipëri është trashëgimi e vjetër, por asnjëherë, falë shtimit të fuqive financiare, teknologjive, dhe interesave, nuk ka qenë e tillë.

Ajo që na intereson këtu nuk është media në vetvete, por media si zgjatim i pushtetit. Ky zgjatim, do apo nuk do Salianji, e prek edhe atë. Edhe ai vetë bëhet instrument i një agjende qeveritare e cila ia zbeh lëvizjen dhe synimet, sado fisnike dhe reformatore mundqofshin ato.

Për një arsye të thjeshtë.

Teza kryesore e sulmit të qeverisë ndaj opozitës lidhet me kreun e saj, Sali Berishën. E përmbledhur te slogani jopropozues por anatemues, “fajin e ka Saliu”. Nga slogan elektoral opozitar, socialistët e kthyen në modus operandi edhe gjatë qeverisjes. Në fund, kur digat u çanë dhe ujrat lanë zbuluar ngrehinat e zymta dhe korruptive të viteve të qeverisjes, u mbajt slogani, por iu ndërrua këndi. Sipas të cilin ‘fajin e ka (sërish) Saliu’, sepse, po të mos ishte ai Partia Demokratike do fitonte. Rama, le ta themi mes nesh, po qeveris keq, por nuk ka opozitë përballë. Të cilën e pengon Saliu, dhe sapo ai të ikë, të nesërmen brram! Shqipëria do braktisë rozën dhe do të mbulohet në blu.

Përkundër asaj që dimë, se qeveria është investuar me të gjitha format për të goditur Berishën Partinë Demokratike dhe pluralizmin, nga Uashingtoni në Bruksel, teza me të cilën publiku sulmohej ishte se, opozita qe e dobët, jo prej goditjeve nën brez, të paguara, antiligjore të qeverisë, por prej Berishës.

Armiqtë dhe kundërshtarët e PD, por edhe të pluralizmit, i shihje dhe i sheh studio më studio duke ‘këshilluar’ opozitën, pra kundërshtarin që do duhej të mundnin, se si të rregullohet. Opozitar me mend, për mediat e pushtetit dhe si zgjatim i tij, ishte vetëm kush kuptonte këtë të metë të madhe që duhej ndrequr, pra Berisha.

Përveçse është hipokrizi dhe tradhti intelektuale, ajo është kthyer edhe në një goditje të hapur kundër pluralizmit politik në vend. Më saktë është një sprovë për ta mbajtur pluralizmin, jo si metodë, por vetëm si formë.

Ilustrues i kësaj është Rusia, ku ka opozitë, por të kontrolluar. Në rastin kur një politikan i saj del jashtë kontrollit, i ndodh si Navalnit.

Për këtë arsye, slogani që kërkonte mposhtjen elektorale të shefit të PD, u kthye ngadalë në metodologji për eleminimin politik të tij. Jo vetëm kaq, por nëpërmjt mjeteve të komunikmit masiv, tundimit ndërkombëtar të një agjende të majtë të cancel culture, lobimeve dhe shtysave financiare, ky eleminim duhej të ishte jo vetëm politik, por edhe juridik.

Në Romën antike, perandorët, pasi i dëbonin kundërshtarët e tyre, zakonisht senatorë apo shkrimtarë, urdhëronin që të shuhej edhe rekordi i tyre publik dhe të mos flitej më për ta; dënoheshin me atë që quhej damnatio memoriae, pra me shuarje apo moskujtesë.

Lima ku po i mpreh thonjtë e aksionit politik Ervin Salianji është kjo. Duke ligjëruar publikisht për një Parti Demokratike që nuk po ndryshon, edhe pse është në ‘qeverinë’ e kësaj force, ai përsërit të njëjtën tezë të kundërshtarit: fajin e ka Saliu.

Nëse është kështu, pra faji është me Berishën, cila është zgjidhja dhe nga prej nga ku(sh) vjen ajo? A është Salianji i përgatitur, i pranuar dhe i mbështetur nga 550 mijë votuesit e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, në mënyrë që, mbi këtë numër ta vendosë edhe platformën e ndryshimit?

Nëse përgjigja, qoftë edhe pjesërisht është jo, ai nuk është duke bërë gjë tjetër veçse duke përdour gjuhën, limën dhe metodologjinë e kundërshtarit politik të Partisë Demokratike. Praktikisht, duhet pasur e qartë se, vetëm me mbështetësit e Berishës mund të ndërtohet një aksion politik i denjë. Kjo masë kritike është e domosdoshme për t’i shtuar edhe 200 mijë vota të tjera, të munguara në hambarin elektoral dhe që mund të sigurojnë një rikthim të së djathtës.

Pyetja është legjitime: nëse Salianji nuk e gëzon mbështetjen e totalit, apo pjesës më të madhe të 550 mijë mbështetësve të Berishës/PD, a ka, apo a gjeneron dot ai një ushtri elektorale prej 200 mijë vetësh, që mund ta bëjnë aksionerin e dytë të madh të opozitarizmit?

Nëse mediat e qeverisë do të bënin një sondazh, gjasat janë që po. Përvoja, me personazhe deri diku të spikatura, deri diku delirante, e deri diku me mundësi, që u futën në zgjedhjet e fundit parlamentare, në krye partish të vogla, na dëshmon të kundërtën.

Po aq, siç Salianji e di mirë, përpjekjet e satelitëve të Bashës, dhe vetë këtij të fundit, për të ndërtuar aksion politik të qenësishëm, dolën me faqe të zezë.

Çfarë, atëherë, e bën Salianjin të mendojë apo shpresojë se, pavarësisht Berishës, përtej tij dhe flukseve që ai menaxhon në opozitë, ka jetë të re politike që e forcon këtë parti dhe e sjell në pushtet?

Nëse kjo llogari nuk është bërë, me seriozitet, qashtërsi dhe mendje politike, tabori i të pakënaqurve që ndjekin, provizorisht, Salianjin, nuk janë më shumë rikthime të ironisë së historisë, të çetave të shumta që silleshin poshtë e përpjetë Shqipërisë në vitin 1913. Të cilat, me aq mjeshtëri, Ismail Kadare i ka përshkruar në novelën “Viti i mbrapshtë”.

Një politikan serioz nuk duhet të bëjë veprime për të qenë personazh. Bota u përket guximtarëve, sigurisht, por jo rrallëherë, në fund të guximit nuk mbetet më shumë se një gojë me të qeshura.