Shantazhoi gruan dhe të dashurën të krγenin ma rrë▪︎ënie në gruρ dhe të filmonin skenat. Dy gratë tentojnë vetëvrasjen në malin e Dajtit

Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual.

Historia përfshin marrëdhënie seksuale treshe të detyruara, filmime të skenave intime dhe tentativë vetëvrasjeje nga viktimat e përfshira.

Ajo deklaron se pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore, burri i saj e detyroi të përfshihej në marrëdhënie intime me të dhe një grua tjetër. Sipas saj, ai kërkonte që marrëdhëniet të ndodhnin në prani të saj dhe të xhiroheshin me kamera, në disa raste nga vetë ajo dhe në disa raste nga e dashura e tij.

“E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – u shpreh ajo. Ajo thotë se e ka dokumentuar situatën me video që tashmë i ka vënë në dispozicion të emisionit.

Në të njëjtën kohë, sipas saj, gruaja tjetër përfshihej nën shantazh, pasi ish-bashkëshorti e kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen jashtëmartesore.

Ngjarjet shkuan deri në një moment të rëndë psikologjik, ku denoncuesja dhe gruaja tjetër tentuan të vetëvriteshin në malin e Dajtit, të dërrmuara nga presioni, frika dhe turpi.

“Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – tha denoncuesja.

I kontaktuar nga “Fiks Fare”, ish-bashkëshorti mohoi akuzat, duke deklaruar se ish-gruaja, ishte ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie me të dashurën në prani të saj. Ai e akuzon për manipulim dhe pretendon se gruaja donte të nxirrte fajtor atë për gjithçka, ndonëse kishte qenë vetë ajo që kishte tradhtuar e para.

Ai përmendi edhe një incident ku, sipas tij, ish-gruaja mori të dashurën e tij në makinë dhe e çoi deri në Dajt me qëllimin për ta sulmuar me kaçavidë – një akuzë që më pas u rrëzua nga vetë e dashura.

Gruaja tjetër, e përfshirë në këtë trekëndësh shantazhi, tregoi se ishte vazhdimisht nën presion. Ajo thotë se shantazhohej nga ish-bashkëshorti i denoncueses me kërcënimin se do ta demaskonte tek burri i saj, nëse nuk pranonte të përfshihej në takime intime me çiftin.

“Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” – tha ajo. Ajo konfirmon se kanë shkuar në Dajt, por jo për ta vrarë atë, siç pretendon burri, por sepse të dyja ishin në gjendje të rënduar emocionale.

Përveç kësaj, denoncuesja akuzon ish-burrin se nuk i paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre 10-vjeçar. Ndërkohë, zyra e përmbarimit i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin – edhe pse, sipas saj, ato janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.

Stafi i “Fiks Fare” iu drejtua zyrës së Përmbarimit për sqarim. Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, nuk pranoi të flasë, ndërsa drejtori i zyrës, Pjetër Caka, u kontaktua në telefon, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 15 Tetor 2025

Dashi

Do jeni shume te shqetësuar gjate kësaj dite për ecurinë e jetës ne çift sepse ne fakt problemet dhe debatet ju kane ardhur ne maje te hundës. Beqaret jo vetëm qe do takojnë persona interesante, por mund te fillojnë dhe histori dashurie pasionante. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen për shkak te strategjisë suaj për te shpenzuar vetëm për gjerat e domosdoshme.

Demi

Do pajtoheni me partnerin pas një kohe te gjate me debate. Secili prej jush do pranoje gabimet e tij dhe do kërkojë falje. Beqaret do jene te suksesshëm ne dashuri dhe do e gjejnë atë për te cilin kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar ka ardhur koha te tregoheni me te kursyer ne mënyrë qe gjendja te mos ketë as tronditjen me te vogël.

Binjaket

Jupiteri do iu jap enje mbështetje te forte sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjerat do ecin me se miri. Edhe ju dhe partneri do hapni rruge here pas here. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Për financat do jete një dite pozitive. Do mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Gaforrja

Dite e bukur dhe e qete kjo e sotmja për te gjithë ata qe kane tashme një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe shfrytëzojeni çdo çast lumturie pranë atij qe dashuroni. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuro, por miqtë do ju përgatisin surpriza te mrekullueshme. Financat duhet t’i keni gjithë kohës ne vëmendje sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Luani

Dite pozitive si për çiftet e qëndrueshëm ashtu edhe për ata qe here pas here debatojnë ashpër. Do jeni me realiste sot dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Beqaret do realizojnë takime shume te bukura neper mjedise qe as ju shkon mendja. Jo gjithmonë gjerat e mahnitshme ndodhin neper vende luksoze. Financat do jene te vështira për t’u menaxhuar.

Virgjeresha

Ka rrezik qe debatet dhe mosmarrëveshjet ne çift te shtohen mjaft gjate kësaj dite. te dy do mendoni se keni te drejte dhe ne asnjë mënyrë nuk do hapni rruge. Beqaret do lodhen pak, por me ne fund do e gjejnë personin qe do iu përshtatet. Financat do jene te qëndrueshme. vazhdoni t’i keni ne vëmendje edhe për pak kohe sepse me pas çdo gjë do jete me e lehte.

Peshorja

Dite e mbushur me surpriza te bukura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do argëtoheni si adoleshente me partnerin dhe do dashuroheni plot ndjenje e pasion. Për beqaret nuk do mungojnë takimet, por ata nuk do jene ne humorin e duhur për t’i çuar ato me tej. Financat nuk duhet ne asnjë mënyrë t’i lini pas dore. Situata mund t’iu dale menjëherë jashtë kontrollit.

Akrepi

Ka shume mundësi qe sot pasioni te jete i zjarrte qe ne orët e para te mëngjesit. Gjithçka do ndryshoje për ju dhe çdo gjë do e shihni me një sy tjetër. Beqaret do kalojnë një dite delikate. Kujdes, mos ju besoni te gjithë atyre qe do ju joshin sepse do pendoheni. Gjendja e te ardhurave do jete e mire. Ne vend qe te kryeni shpenzime pa fund duhet te mendoni te hiqni disa para mënjanë.

Shigjetari

Dite plot ngjyra kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ua shprehe ne çdo moment ndjenjat dhe do ndiheni me te lumtur se kurrë me pare. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një lidhje serioze me disa persona qe i kane njohur prej disa kohesh. Me financat ka mundësi te bëni gabime te cilat do kenë pasoja ne te ardhmen. Kujdes!

Bricjapi

Venusi d krijoje një klime super te nxehte ne jetën tuaj ne çift dhe zemra do filloje t’iu rrahe edhe me fort. Do jeni te dy ne humor shume te mire. Beqaret do kenë shume pëlqime, por do ngurrojnë t’i shprehin. Hiqeni turpin sa me pare. Me financat duhet te bëni kujdes. Gjendja nuk do jete aspak si ju e kishin menduar, prandaj shpenzimet duhen pakësuar.

Ujori

Dielli dhe Hëna do e bëjnë jetën tuaj ne çift aq te bukur saqë shpesh do ju duket vetja sikur jeni ne një ëndërr. Shfrytëzojeni deri ne maksimum sepse do parketoni kënaqësi pa fund. Beqaret do jene një dite te këndshme, por serish nuk do e gjejnë personin me te cilin te kalojnë gjithë jetën. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Shpenzimet ulini sa te mundni.

Peshqit

Zemra juaj nuk do ndihet shume mire gjate kësaj dite. Duhet sa me shpejt te vendosni pak rregull ne jetën sentimentale sepse përndryshe do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar. Beqareve do ju ndodhin gjera te papritura te cilat do ua ndryshoje menjëherë jetën. Saturni do ju ndihmoje për te përmirësuar sektorin e financave. Do ndiheni shume me te qete.

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”- Pas talljes së Ramës dhe Macron me Donald Trump, Presidenti amerikan paralajmëron homologun francez!

Duket se Donald Trump ka dashur të “sqarohet” me homologun e tij francez Emmanuel Macron, në lidhje me një episode ku përfshihej dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Bëhet fjalë për momentin kur Edi Rama zgjodhi të bënte shaka me lapsusin e Trump, i cili deklaronte se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë.

Ditën e djeshme, në samitin e Gazës në Egjipt, Daily Mail pretendon se në sajë të ekspertëve të leximit të buzëve është zbërthyer biseda mes Trump dhe Macron, duke zbuluar mes dy liderëve është folur pikërisht për këtë episod.

Dialogu:

Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?

Macron kthen kokën nga ana tjetër dhe i jep një përgjigje që nuk mund të lexohet.

Trump: Je i sinqertë?

Macron: Sigurisht.

Presidenti amerikan më pas i shtrëngoi fort dorën Macron-it përpara se të përgjigjej: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë.

Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët

Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.

Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.

Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur.

Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve.

I ndjeri ishte punonjës i OSSH, teksa këta të fundit kanë reaguar pas lajmit të hidhur:

”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.

Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.

Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”.

Ishte e planifikuar? Hodhën në erë pallatin me bombola gazi dhe vranë 3 oficerët! Si vëllezërit i ngritën kurth karabinierëve…

Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë mëngjesin e 9 tetorit, kur një shpërthim i fuqishëm në një banesë në Castel D’Azzano, Verona, i mori jetën tre karabinierëve dhe plagosi rëndë 15 të tjerë. Shpërthimi ndodhi gjatë një operacioni për zbatimin e një urdhri përmbarimor ndaj tre vëllezërve që refuzonin prej muajsh të lironin pronën.

Sipas autoriteteve italiane, banesa ishte mbushur me gaz nga bombola të vendosura qëllimisht në disa dhoma. Në momentin që efektivët hapën derën e përparme, ndodhi shpërthimi shkatërrues, i cili shembi pjesën më të madhe të ndërtesës. Pamjet dramatike nga vendngjarja tregojnë përmasat e katastrofës.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe forcave speciale, në vendngjarje u gjetën pesë bombola gazi si dhe mbetje koktejsh Molotov, duke forcuar dyshimet se shpërthimi ishte planifikuar me qëllim eliminimin e forcave të rendit dhe pengimin e nxjerrjes nga banesa.

Tre vëllezërit Franco, Maria Luisa dhe një i tretë ende i paidentifikuar zyrtarisht ishin emra të njohur për policinë. Në tetor dhe nëntor të vitit 2024 ata kishin kundërshtuar me forcë përmbaruesit, madje një vit më parë kishin kërcënuar hapur se do të hidhnin në erë banesën në rast ndërhyrjeje. Në atë rast, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu tragjedinë, ndërsa këtë herë, paralajmërimi u kthye në realitet.

Në vitin 2014 kishte nisur një konflikt i ashpër brenda familjes, kur një nga vëllezërit, për shkak të borxheve të shumta, dyshohet se kishte falsifikuar një firmë për të marrë një kredi hipotekore mbi pronën e përbashkët. Kjo çoi në sekuestrimin e ndërtesave dhe të tokës në vitet pasuese.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në Itali, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të përcaktuar përgjegjësitë penale të tre vëllezërve, të cilët tashmë janë arrestuar dhe përballen me akuza të rënda, përfshirë vrasje të qëllimshme, akt terrorist dhe sulm ndaj forcave të rendit.

Ministri i Brendshëm italian dhe drejtues të lartë të Policisë kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe kanë garantuar se drejtësia do të veprojë me gjithë forcën e ligjit.

Ngjarja po hetohet në detaje nga prokuroria e Veronës, ndërsa priten ekspertiza të mëtejshme teknike mbi mjetet shpërthyese të përdorura dhe dinamikën e saktë të shpërthimit./Corriere

“Ishin të armatosur”/ Ish-deputeti sulmohet nga disa persona

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi është sulmuar fizikisht nga disa persona. Ademi ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur më 12 tetor teksa personat e përfshirë në sulm kanë tentuar ta nxjerrin nga makina.

Ai ka bërë me dije se ngjarjen e ka denoncuar në polici. Ademi pretendon se rivali i tij politik Qazim Rrahmani me disa persona të tjerë e kanë sulmuar. Ai shton se personat kanë qenë të armatosur.

“Kam qenë në shtab, njerëzit e mi kanë qenë në terren. Kam dalë prej veturës për të marrë gruan. Ata kanë tentuar me dhunë të më nxjerrin prej veturës. Qazim Rrahmani, Sylejman, Benjamin, Irfan, Enis Rrahmani dhe Agim Rrahmani.

Kur kam dalë prej veturës më kanë sulmuar. Rasti është paraqitur në Polici. Kanë qenë edhe të armatosur. Arsyeja e sulmit ka qenë se ne kemi qenë më përpara me vota”, tha ai.

Incidenti diplomatik: Erdogan përjashtoi Netanyahun nga tryeza e paqes në Egjipt, kërcënoi Trump se do …

Një episod i pazakontë diplomatik ka dalë në dritë, që tregon ndikimin e presidentit amerikan Donald Trump në rajonin e Lindjes së Mesme, por mbi të gjitha atë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas burimeve pranë palëve, Trump urdhëroi presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi që të lejonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të vizitonte Sharm el-Sheikh. Sisi i bindur, ishte gati ta pranonte vizitën.

Por situata mori një kthesë të papritur kur presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan telefonoi Trump ndërsa ishte ende në fluturim, duke paralajmëruar se do të kthehej menjëherë për në Ankara nëse Netanyahu zbarkonte në Sharm el-Sheikh.

Trump dëgjoi shqetësimin e Erdoganit dhe urdhëroi Netanyahu që të mos zbarkonte, duke respektuar kështu balancën e ndjeshme politike mes vendeve të përfshira. Netanyahu, në linjë me urdhrin amerikan, e respektoi vendimin dhe anuloi vizitën.

Ky incident nënvizon jo vetëm rëndësinë e ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme, por edhe ndërlikimet e marrëdhënieve ndërkombëtare midis Izraelit, Turqisë dhe Egjiptit.

“Nuk e di as vetë çfarë po ndodh”/ Por tani duket më e qartë se kurrë: ‘Jozi është mbreti’, ja postimi i embël

Lajmi se Jozi ishte ndarë nga e dashura e tij Xhoana u përhap me shpejtësi dhe jo pa arsye. Ndërkohë që ish-banori i Big Brother e kishte hequr bukuroshen nga Instagrami i tij, kjo e fundit bënte postime me nëntekstin: Nuk e di as vetë çfarë po ndodh.

Kjo u interpretua si një krizë mes çiftit, madje u dyshua për ndarje. Por, mesa duket gjërat kanë ndryshuar. Ka qenë Xhoana ajo që na e ka dhënë këtë indicie.

Në një postim të bërë në Instastory, ajo ka ndarë një video të Jozit gjatë intervistës së tij në emisionin “n’Kosove Show”, duke e shoqëruar me një emoji kurorë, që u pa si konfirmim i qartë se marrëdhënia e tyre vazhdon.

Sigurisht që gjërat mund të jenë rregulluar, ama çifti nuk e mohon dot që krizë ka patur dhe madje jo e vogël.

E vetmja që BINDI Donald Trump/ Zbulohet IDENTITETI i miliarderes 80 vjeçare që ndihmoi marrëveshjen e paqes në Gaza!

Thuhet se një miliardere izraelito-amerikane e përmendur nga vetë Donald Trump në Knesset qëndron pas marrëveshjes së paqes në Gaza, që çoi në lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që mbaheshin nga Hamasi.

Po flasim për Miriam Adelson, vejushën 80-vjeçare të mbretit të kazinove Shledon Adelson dhe një mbështetëse e flaktë e manjatit gjatë gjithë fushatave të tij zgjedhore presidenciale. Në fjalimin e mbajtur, Trump përmendi Miriam Adelsonin, e duartrokitur në parlamentin izraelit. Por pse gjithë kjo bujë?

Me pamjen e një ylli popi, syzet e rrumbullakëta dhe flokët e gjatë të bardhë, Adelson ishte duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Trump-it në Knesset, ku duartrokiste në heshtje. Pastaj erdhi nderimi publik, para kamerave nga e gjithë bota.

Çfarë tha Trump për Miriam Adelsonin në Knesset:

Shikojeni atje, ulur kaq e pafajshme. Por ajo ka gjashtëdhjetë miliardë dollarë në bankë. Gjashtëdhjetë miliardë. Do ta fus në telashe me këtë, por e pyeta një herë: Pra, Miriam, e di që e do Izraelin. Kë do më shumë, Shtetet e Bashkuara apo Izraelin? Ajo refuzoi të përgjigjej. Kjo do të thotë se mund të jetë një problem, duhet ta them.

E lindur në Tel Aviv në vitin 1945 nga prindër emigrantë polakë dhe e rritur në Haifa, Miriam është një kontribuese e madhe në aktivitetin politik pro-Izrael e një donatore për kauzat hebraike, si dhe botuese e gazetës së përditshme falas e të lexuar gjerësisht Israel Hayom (fjalë për fjalë: “Izraeli Sot”).

Në vitin 1991, u martua me Sheldon Adelsonin, një manjat kazinosh i cili e kishte transformuar korporatën Las Vegas Sands në një perandori kumari me degë dhe resorte jo vetëm në SHBA, por edhe në Singapor e Makao. Në kohën e martesës së tyre, Miriam zotëronte shumicën e aksioneve të kompanisë, por pas vdekjes së burrit të saj, mori kontrollin e plotë të Las Vegas Sands-it. Po ashtu, është pronare e ekipit të basketbollit Dallas Mavericks.

Megjithatë, mbështetja e Adelsonit për kauzën izraelite fsheh edhe aspekte më të errëta, të tilla si përpjekjet e saj për të bindur Shtëpinë e Bardhë të njohë aneksimin e Bregut Perëndimor nga shteti hebre.

Së bashku me bashkëshortin, shtynë Trumpin të zhvendoste ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem në vitin 2016 e të njihte kontrollin izraelit të Lartësive të pushtuara të Golanit në Siri gjatë mandatit të tij të parë.

Miriam Adelson mbështeti gjithashtu shtypjen e ashpër të studentëve të kolegjit pro-Palestinë në Amerikë në vitin 2024, duke i hedhur poshtë protestat në Forbes Israel si “tubime të tmerrshme të myslimanëve radikalë e aktivistëve të Black Lives Matter”.

Miriam Adelson, dy fëmijët e së cilës jetojnë në Izrael, luajti një rol vendimtar si ndërmjetëse për familjet e pengjeve izraelite, duke i ndihmuar të paraqisnin çështjen e tyre drejtpërdrejti te Donald Trump. Shumë të afërm të personave që mbaheshin nga Hamasi, më vonë zbuluan se kishin kontakt të përditshëm me miliarderin.

Përpjekjet e Adelsonit ndihmuan të bindej presidenti amerikan që t’i jepte përparësi lirimit të pengjeve, duke e bërë këtë një gur themeli të planit të paqes në Lindjen e Mesme.

Zjarri tragjik në diskotekë/ Humb jetën këngëtari i njohur

Këngëtari i “DNK”, Vlladimir Blazev – Panço, humbi jetën sot si pasojë e lëndimeve që mori në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan. Ai për një kohë të gjatë është mjekuar në spitalin privat “Acibadem Sistina”.

“Ndihemi thellësisht keq për familjen e Panços, të dashurit e tij, si dhe për të gjithë publikun maqedonas, pasi humbja është e madhe për të gjithë ne.

Duke respektuar privatësinë e secilit prej pacientëve tanë dhe në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, ne nuk ndajmë informacione rreth pacientëve”, njoftoi Acibadem Sistina.

Sipas njoftimeve, Panço për një periudhë ka qenë në koma, ndërsa ka pasur edhe djegie të rënda në fytyrë dhe duar.