Skenari i Himarës/ Si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë: Jemi krenarë që jemi shqiptaro-vlleh, por…

Sot vllehët përballen me sfidat e ekzistencës, që në Shqipëri, kryesisht mbeten në duart e tyre, duke qenë se i kanë të gjitha mundësitë dhe liritë për të vepruar dhe punuar të lirë.

Ligji i ka dhënë një dorë të madhe, por sigurisht nga e shkruajtura në të aplikuar ka një hendek shumë të madh. Kjo nuk lidhet vetëm me komunitetin vlleh, por dhe për vetë shqiptarët, që shpesh aplikimin e ligjit e shohin vetëm të shkruar dhe jo efektiv në jetët e tyre.

Historia e vllehëve mbetet e paqartë, pasi ka shumë versionin në lidhje me origjinën e tyre dhe prejardhjen e këtij komuniteti. Profesori dhe historiani Pëllumb Xhufi është një ndër personat që e ka studiuar gjatë dhe ka hulumtuar thellë për këtë komunitet.

“Ka 2-3 teori nga vijnë vllehët. Në fakt shfaqen në Ballkan që në shek e 11 në malet Pindi që në shekullin e 11-të, nga një autor bizantin. Ka shkruar një libër për çështje luftarake. Thotë që kanë ardhur nga Danubi, Rumania e sotme nga pushtimi i Romës nga Rumania e sotme. Në kohën e trojanit, jemi në vitin 105-110 të erës sonë. Pas pushtimit u vendosën në zonat e Greqisë, Malit të Zi, Shqipërisë, një zonë mjaft e përhapur. Në këto treva që përmenda, pjesa më e madhe e vllehëve janë asimiluar janë shkrirë në popullsinë vendase”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.

“Në vitin 1308 është një udhëtar, anonimi i Gorkës. I bën përshkrim Shqipërisë, Serbisë dhe flet dhe për vllehët. Kanë ardhur pas ardhjes së hungarezëve në Ballkan, aty ku janë vendosur dhe sot”, u shpreh Pëllumb Xhufi.

“Dikush tjetër thotë se kanë ardhur kur u dyndën sllavët në Ballkan në fillim të shekullit të 7-të”, u shpreh historiani.

Vllehët, patën probleme të shumta me popullsitë vendase. Përjashtim bënin shqiptarët, të cilët kishin një marrëdhënie fantastike me ta. Kjo shqetësonte fqinjët tanë jugorë. Ata, shihnin tek vllehët planin për grekëzimin e tyre në trojet jugore të Shqipërisë. Pak a shumë, një projekt i vënë në jetë edhe me shqiptarët në Jug, duke i pajisur me pasaporta greke ndër vite.

“Në vitin 1913 kur diskutoheshin kufijtë, u hodh një ide nga të huajt që të krijohej shteti shqiptaro-vlleh, të merreshin territoret e Pindit dhe Thesalisë dhe të bashkoheshin me Shqipërinë. Duke u nisur nga bashkëjetesa e këtyre dy komuniteteve, që u mbështet dhe nga shteti rumun”, u shpreh Xhufi.

Një ide e tillë nuk u përkrah as nga grekët, të cilët e luftuan shumë dhe nuk e pranuan asnjëherë kthimin në realitet të kësaj mundësie, që solli më pas dhe pasoja katastrofike për vllehët andej e këtej kufirit. Synimi i tyre ishte i qartë: trajtimi i tyre si popullsi greke, e mandej, territoret ku jetonin si territore greke.

“Fenomen nuk di, shqiptarë fshatra grekë-vlleh. Në Serbi-Mal Zi janë djegur. Manastiri p.sh ka qenë një qytet me shqiptarë dhe vllah. Kanë qenë shumë vlleh, por dhe shumë shqiptarë. Ishte qendra e vilajetit. Sot nëse sheh popullsinë e Maqedonisë vllehët janë shumë pak me dokumentat që dalin’, tha historiani.

“Edhe në Greqi dhe në Mal të Zi, nuk i njohin. Sidomos Greqia nuk i njeh fare. Masakrat e Greqisë ndaj vllehëve i di gjithë bota. Masakra, vëllenjtë janë vrarë nga grekërit. Janë torturuar, donin ti zhduknin fare”, u shpreh mësuesi Nasho Shytani.

“Situata e vllehëve të Shqipërisë, ashtu si komuniteti ortodoks shqiptar, për fat të keq është drejt zhdukjes dhe asimilimit. Komuniteti vlleh në Maqedoni jeton në disa rajone, në ato rajone që po harrohen dhe nuk po flitet shumë për komunitetin vlleh që jeton aty. Në Krushevë, Prespë, Manastir, Ohër, Strugë”, u shpreh studiues i historisë Naim Iljazi.

“Asimilimi i komunitetit vlleh ka ardhur që nga reformat agrare të Serbisë kundrejt popujve që kanë qenë shumicë në disa rajone”, u shpreh studiues i historisë, Naim Iljazi.

Naimi, studiues shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili ka punuar gjatë dhe me asimilimin e shqiptarëve ortodoks tregon me detaje mënyrën se si vllehet janë detyruar të humbasin identitetin e tyre.

“Në fillim asimilimi ka qenë i dhunshëm ndaj komuniteteve, shqiptare dhe vllehe, duke përdorur mjete dhe mekanizma të ndryshme. Më pas duke i joshur dhe blerë nëpërmjet pozicioneve të ndryshme. Më pas kanë filluar të asimilohen gradualisht në Maqedoni”, u shpreh Naim Iljazi.

Sot vllehët i gjejmë të shtrirë në disa zona, kryesisht në Shqipëri e Greqi, por dhe vende të tjera të Ballkanit.

Në malet e Pindit është dhe kryeqendra e vllehëve të Greqisë së sotme. Mecolla, është vend tipik arumun nga ku janë përhapur në vendet e tjera. Ka në zonën e Gramozit në faqen greke dhe shqiptare, Nikolica është fshat vlleh. Në Maqedoni. Te ne Voskopoja, ngulim që ka lindur dhe nisur shqiptaro-vllah”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.

Nëse para viteve 90, gjatë periudhës së komunizmit, vllehët ishin të shtypur, por e ruanin gjuhën dhe traditat e tyre, pasi qëndronin në vende të veçuara dhe jetonin së bashku, pas viteve 90 nisi një luftë e ashpër. Greqia me politika qartësisht joshëse dhe me dëshirën e shtimit të numrit tentoi të afronte vllehët, po ashtu dhe Rumania. Në territorin shqiptar, është ndjekur i njëjti skenar me shqiptarët në zonat e Himarës dhe Jugut. Ata, janë joshur duke u pajisur me dokumente greke. Më pas, janë përdorur statistikat për politikë.

“Këto dy ndërgjegje kombëtare, një greke dhe një rumune, ndikuan negativisht në një përçarje të madhe të vllehëve”, u shpreh avokati, Edmond Petraj.

Inside Story tregon me dëshmi se si vllehët u joshën nga Greqia për interesa të ngushta dhe pse qytete si Korça, apo Gjirokastra, cilësohen thuajse si të humbura sa u përket komunitetit vlleh. Ndikimi grek ka qenë shumë i fortë. Megjithatë, ka qendrëstar deri në vetëmohim.

“Futja e këtyre shteteve, Rumania e Greqia kërkojnë të na marrin me vete. Ata e kanë si stimuj që të marrin sa më shumë, por ne në të vërtetë nuk jemi rumunë, jemi arumunë. Nuk jemi as grekë, jemi shqiptarë. Ne këtu kemi lindur, këtu punojmë, këtu jetojmë, këtu varrosemi, martohemi, fejohemi. Të tëra këtu i kemi”, u shpreh studiues i historisë, Naim Iljazi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1421850479368045%2F&show_text=false&width=560&t=0

***

“Jemi shqiptarë, por…”, si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë

Pasojat direkte të këtyre tërheqjeve sa nga njëri krah në tjetrin është zvogëlimi artificial i numrit të komunitet vlleh. Kjo strategji automatikisht synon uljen e numrit të shqiptarëve në trojet e tyre në Jug. Në fakt, kambanat e alarmit kanë rënë prej kohësh.

“Janë ndikimet e këtyre shteteve që i kanë bërë të futen në ndikimin e fuqisë së identifikimit me pasaportë”, u shpreh Kryetarja e Shoqatës së Vllehëve për Korçën Mirela Veriga.

Jashtë kamerave dhe vetë anëtarët e komunitet vlleh, me dhimbje tregojnë se në qytete si Korça, apo Gjirokastra, tashmë vllehët shqiptarë janë në një proces të madh asimilimi, pasi kanë marrë në një masë të gjerë pasaporta greke. Kjo do të thotë se në deklarimet e tyre për shtetësi, deklarohen sipas pasaportës që kanë, përndryshe mund të kenë pasoja direkte në humbjen e benefiteve ekonomike.

Inside Story udhëtoi drejt qarkut të Korçës ku është dhe kryeqendra e madhe e vllehëve. Historia e zhvillimit të Voskopojës është padyshim një krenari, jo vetëm për komunitetin, por dhe vetë shqiptarët. Patjetër, një histori që mbart edhe dhimbje.

Interesant për Voskopojën ka të dhëna dhe nga arkivi i Vendikut, por është kondiku i manastirit të Shën Prodromit, që ka gjithë historinë e Voskopojës nga 1600 e kanë shkruajtur murgjit, deri në vitin 1800, pas shkatërrimit të Voskopojës. Asnjëherë nuk bëhet ndarje të karakterit etnik, shqiptar apo vllah, të gjithë janë voskopojarë”, u shpreh historian Pëllumb Xhufi.

“Vllehët e Shqipërisë janë pika kyçe, sepse të gjithë vllehët e botës i kanë sytë nga Voskopoja. Nëse Voskopoja nuk do të digjej, do të ishte historia e Ballkanit krejt ndryshe sot”, u shpreh avokati Edmond Petraj.

Sigurisht, ka shumë hamendësime për mënyrën se si do të ishte historia e Shqipërisë nëse nuk do të digjej Voskopoja, por sot realiteti është tjetër. Korça, një prej qarqeve më identifikuese të vllehëve, po lufton fort me shpresën se komuniteti do të mbijetojë dhe interesat greke do të mbeten larg.

“Në ambientet ku ndodhemi, është kisha rumune. Është kishë që identifikon komunitetin tonë. Komuniteti arumun në Korçë është shumë i madh dhe është i përqendruar në qytet dhe disa fshatra përreth. Është Voskopoja kryeqendra dhe disa fshatra përreth. Kisha është ambienti që na mbledh çdo të diel. Predikimet bëhen në gjuhën shqipe dhe në rumanisht”, u shpreh Mirela Veriga, Kryetare e Shoqatës së Vllehëve për Korçën.

“Komunitetin arumun të Korçës duhet të njihen mirë me historinë. Të rinjtë nuk e njohin më dhe nuk e flasin dialektin, është minus që mund ti bëjë të asimilohen, ose të pranojnë identitete të tjera që nuk i kanë. Ndoshta në prag të anëtarësimit në BE ata konsiderojnë se këto dallime nuk kanë rëndësi”, u shpreh Sekretarja e Konsullates së nderit të Rumanisë, Daniela Stoica.

“Identiteti është diçka që e mbart me vete gjatë gjithë jetës”, u shpreh Daniela Stoica.

Ndikimet e Greqisë pranohen dhe fliten afër, sidomos në Korçë, ku në verën e këtij viti është inauguruar dhe konsullata e re greke në pedonale.

“Korça duke qenë në kufi të Greqisë ka pasur dhe ndikimet e shtetit grek. Ndoshta dhe situata ekonomike pas viteve 90, duke ditur se shqiptarët kanë qenë të varfër. Ne jemi arumunët në Shqipëri, ashtu siç janë arumunët në Greqi. Unë them se jemi arumun, e para jam shqiptare e lindur dhe rritur në Shqipëri. Kushtet ekonomike detyruan shqiptarët të largohen dhe të gjejnë vende pune në shtete të tjera dhe Greqia ka qenë një nga ato vende”, u shpreh Mirela Veriga.

“Sidomos pas viteteve 90, ekzistonin më shumë mundësi për arumunet. Të rinjtë u drejtuan në Rumani me bursat. Disa kanë qëndruar atje, disa janë kthyer dhe kontribuojnë me profesionet e tyre këtu në Shqipëri. Një pjesë i janë drejtuar Greqisë për punë. Rumania ka investuar në burimet njerëzore për të forcuar komunitetin dhe Shqipërinë si vend”, u shpreh Daniela Stoica, Sekretare e Konsullates së nderit të Rumanisë.

Situata nuk është më e mire as në Gjirokastër, ku ndodhet një komunitet të konsiderueshëm të popullsisë vllehe. Inside Story udhëtoi drejt njësisë administrative “Odrie”, ku është dhe përqendrimi më i madh i minoritetit.

“Këtu jemi në njësinë administrative Odrie, njësi nën juridiksionin e Bashkisë Gjirokastër. Në këtë njësi janë 5 fshatra dhe në 4 prej tyre, jetojnë anëtarë të komunitetit vllah. Në Andon Poçi, Labovë e Madhe, Labovë e Vogël dhe Hundëkuq.

Në pesë fshatrat e njësisë administrative Odrie, bashkëjetesa ndërmjet shqiptarëve dhe komuniteti vlleh ka qenë e admirueshme. Banorët kanë qenë krah njëri-tjetrit në gëzime dhe në halle”, u shpreh administratorja Mimoza Shëngjergji.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1197521589160024%2F&show_text=false&width=560&t=0

**

Propaganda greke dhe realiteti, vllehët e Jugut të Shqipërisë: Jemi krenarë që jemi shqiptaro-vlleh!

Propaganda greke në raport me shqiptarët ka qenë shumë e ashpër, madje dhe në librat e historisë nxënësit mësojnë se trojet e tyre shtrihen deri në qytetet shqiptare. Këtu, përfshijnë edhe fshatrat e banuara nga vllehët që i identifikojnë me kombësi greke. Pa harruar faktin që shteti greke, sot e kësaj dite nuk njeh minoritete. Nuk njeh vllehët e Greqisë, por njeh vetëm grekë.

“‘Shteti grek nuk njeh minoritete, e thotë, është e grekëve, do të rrish në Greqi, je grek. Pavarësisht presionit të madh nga Ndërkombëtaret, GReqia nuk ka nënshkruar konventën kuadër të minoriteteve. Nuk e ka nënshkruar, e ka nënshkruar qeveria, por nuk e ka kaluar në parlament, si puna e ligjit tonë të luftës që është aktiv.

Një politikë, e cila synon dhe e bombardon atë që lind në Greqi me propagandë, jo me shkencë historike, nuk bëhet histori deri në gjimnaz ke vetëm propoagandë nacionaliste. Korça është Greqi, Gjirokastra dhe Himara është Greqi. Dikush shkon në Shkumbin. Disa shkojnë deri në Lezhë, vazhdojnë. Ka dhe historianë seriozë grekë që nuk e mohonin se suliotët janë shqiptarë, që Çamëria është e banuar nga shqiptarët, që heronjtë e luftës çlirimtare janë shqiptarë dhe arvanitas”,  u shpreh historiani, Pellumb Xhufi.

Vetë antarët e komunitetit kur pyeten në lidhje me Shqipërinë kanë një emocion të madh kur flasin. Ata e konsiderojnë veten shqiptaro-vlleh dhe e kanë atdhe vendin tonë.

“Më shumë se mua nuk e do njeri këtë vend. Sa e do një vlleh Shqipërinë, apo vendin ku jeton, ku ka lindur, jetuar, ka barrën e katandinë. Është pjesa kyçe e një personi.
Vllehët Shqipërinë e kanë atdhe që e duan jashtëmase. Mos e prek se kemi kontribute të jashtëzakomshme”, u shpreh Edmond Petraj, avokat.

“E thënë me fjalë të plota. Ne ndihemi krenar se jemi shqiptarë. Është e tepërt për të thënë kush jemi ne dhe ata, sepse ne jemi një. Ne jemi pjesë dhe quhemi shqiptarë me origjinë vllehe”, u shpreh Elvis Toci, Konsull nderi i Rumanisë.

“Çdo vllah, medaljonin e tij të vllahut ta mbajë në mendje, zemër dhe ta ketë të varur në gjoksin e tij”,  u shpreh Nasho Shyti, studiues i historisë.

Lufta e madhe, e një pjesë të vllehëve, është që të punojnë për të mbajtur vlerat e komunitetit vlleh të papërzier nga ndikimet e tjera. Këtë, e pranojnë hapur pjesëtarët e këtij komuniteti.

Sa i përket tendencës së Greqsië për të përvetësuar këtë komunitet, pjesa më e madhe e tyre nuk e pranon. Ata nuk gjejnë asnjë lidhje me grekët. Janë etni më vete që identifikohen qartë.

“Ka pasur vlleh në disa qendra, për të marrë shpërblimin nga Greqia thonë se jemi grek. Kur i pyet se çfarë gjuhe ka folur gjyshi e babai, nuk është greqisht, është gjuha romane. Tjetër gjë. Ka që e mohojnë për arsye ekonomike. Nuk besoj se ka vlleh që kur e thotë këtë gjë ta thotë me bindje. Ta thotë ose me nënqeshje, sikur të thotë skam ça bëj, ta them nga halli kur takon me të tjerë që bisedon, kanë marrë pasaportë grreke, kur i thua dhe i kujton këngë vllahe fillojnë e qajnë’“, u shpreh Pëllumb Xhufi, historian.

“Kam dalë me një përfundim se nëse ke grek në fshat asimilion fshatin. Nëse ke grekun, çoje dhe në fshat serb, do të flasë pas 6 muajsh greqisht fshati. Ndikimin dhe asimilimin Greqia e ka shumë të fortë”, u shpreh Edmond Petraj, avokat. / Inside Story

VIDEO

Arlinda Pogaj mësohet duke bërë tendera të mëdhenj, 520 mijë euro ushqim për qentë e policisë!

Operatori i Blerjeve të Përqendruara është kthyer në institucionin më të rëndësishëm në bërjen e tenderave. Të paktën deri më tani, para nismës së kryeministrit se “tenderat do t’i bëjë inteligjenca artificiale”.

Aktualisht, “inteligjenca” në fjalë ka një emër; Arlinda Pogaj, drejtoresha e OBP-së, e cila tenderon miliona euro çdo javë. Arlinda bën tendera ushqimesh, veshmbathjesh, medikamentesh apo për blerje të ndryshme produktesh.

Ajo është kthyer në epiqendrën e vetë funksionimit të shtetit, ku çdo ministër, drejtor, përgjegjës i ka “sytë” nga Arlinda për të parë se kë do të nxjerrë fitues të këtyre procedurave. Herë pas herë, e njëjta titullare kthen sytë edhe nga mediat, duke vënë kryqe dhe duke u “mburrur” se ka kursyer kaq e aq para.

Por, duke u mësuar të bësh tendera me vlera të mëdha, harxhon qindra mijëra euro për produkte që deri dje kushtonin dhjetëra mijëra euro. I tillë është edhe tenderi që ka analizuar redaksia e VoxNews, procedurë të cilëne ka hapur Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

Arlinda Pogaj mësohet duke bërë tendera të mëdhenj, 520

Faksimile: Tenderi që ka hapur Operatori i Blerjeve të Përqendruara për të blerë ushqim kafshësh

Ditët e fundit, në Agjencinë e Prokurimit Publik është parashikuar për t’u zhvilluar një tender për të blerë ushqim për kafshët. Natyrisht, çdo qenie e gjallë, meriton trajtim dhe kushte sa më dinjitoze. Por, kur shikon më pas vlerën e tenderit, natyrisht që lindin shumë dyshime.

Objekti i procedurës është “blerje ushqim koncentrat për qen dhe këlysh”. Ushqimi do të blihet për Institutin e Përgatitjes së Qenëve të Policisë. Deri më tani kemi parë me pikatore qen në aksionet policore, në aksionet për kapjen e armëve, drogës apo gjithçka tjetër.

Madje, edhe në kërkimet për njerëz të humbur apo gjithçka tjetër, shteti jonë lë shumë për të dëshiruar, aq sa 6 vite më parë kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë, vendet fqinje erdhën edhe me qen që zbulonin vendndodhjet e personave nën rrënoja.

Por, le të mbetemi te tenderi në fjalë, pasi OBP shkruan se fondi limit për blerje ushqimesh është plot 51.249.800 lekë. Nëse do t’a kthejmë në euro, shuma shkon në rreth 520 mijë euro. Kaq para’ s’janë përdorur për ushqim për trupat speciale, ata që shkojnë në çdo aksion.

Nëse do t’a marrim që vendi ynë tashmë i trajton edhe kafshët me dinjitet, së paku ky Operator duhet të japë shpjegime se sa qen ka Instituti, sa ushqim duan, çfarë do të blejnë?!

Vox News

Sherri i Flamur Nokës me demokraten, Jul Deda “i përvishet” Vokshit: Po Albana pse nuk reagon për ta mbrojtur atë gruan?!

Aktori dhe aktivisti i djathtë Julian Deda, ka reaguar ashpër për përplasjen që ka ndodhur në Degën e PD në Kamëz, mes Sekretarit Flamur Noka dhe një zonje demokrate, e cila kërkonte llogari për situatën ku ndodhet partia.

Teksa e quan “Mulin” kryetar të partisë që u mbyll gojën dhe nxjerr nga salla demokratet, Julian Deda “i përvishet” edhe Albana Vokshit, e cila mban postin e Kryetares së Forumit të Gruas në Partinë Demokratike.

Ndryshe ndodhi e tjetër u “shit” nga Albana Vokshi! Versionet kontradiktore të takimit të PD-së, sherri i Flamur Nokës dhe statusi i koleges në Facebook.

Sipas tij, aktivistja po thoshte të vërtetën në gjithë parashtrimin e saj për Flamur Nokën, ndërkohë që ky i fundit debatoi me të derisa e nxori nga salla, kurse ALbana Vokshi që duhet t’i dilte në mbrojtje as që reagoi.

Mire Muli, qe kujton se eshte pronar i partise dhe tenton ti mbylle gojen dhe pastaj i tregon deren nje zonje, e perseris nje zonje, nje gruaje, vetem se ajo po thote te verteten, po Albana qe duhet te jete ne mbrojtje te grave demokrate, pse nuk reagon? Ncnccncncncncnncncn…“, shkruan Julian Deda.

Çfarë shoqërie jemi? A është normale kjo që po i ndodh Selvije Jaos pas vdekjes së Shpat Kasapit?

Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh, por ka nxjerrë në pah edhe sjellje që po diskutohen gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndërsa dhimbja për humbjen e artistit është e freskët, vëmendja është përqendruar te një statistikë e pazakontë në profilin e partneres së tij, Selvije Jao.

Brenda pak orësh nga tragjedia, llogaria e saj në Instagram ka pasur një rritje të menjëhershme, duke shtuar mbi 20 mijë ndjekës të rinj.

Ky fluks kureshtjeje në moment zie ka ngritur pikëpyetje te shumë komentues nëse një reagim i tillë është normal.

FOTO/ SPAK e akuzon për përfshirje në grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, ky është oficeri i Antiterrorit që u arrestua!

Publikohet fotoja e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj i arrestuar së fundmi nga SPAK për përfshirje në grupin e organizuar kriminal të goditur nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.

Igli Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërsa dyshohet se gjatë periudhës që ka kryer veprat penale, të ketë qenë pjesë e skuadrës së Operacionales.

kujtojmë se jë operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhvilluar në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë.

Gjykata e Breshias ka lëshuar në total 24 masa sigurie, 10 nga të cilat janë ekzekutuar në Breshia.

Ndërkohë, me urdhër të SPAK në Tiranë është arrestuar oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës.

Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet.

FOTO/ Lei Kraja befason me deklaratën e saj: Dua fëmijë me Arbër Çepanin. REAGON ish-FITUESI i Big Brother!

Moderatorja, Lei Kraja i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Ish moderatorja e njohur, ishte e ftuar dje në Top Albania Radio ku po diskutohej rreth Arjan Currit për podkastin që kishte me Grida Dumën.

Ndër të tjera, aty u fol për një martesë të mundshme të analistit në të ardhmen dhe pikërisht iniciuar nga kjo, Kraja tregoi se do të ishte e gatshme të bënte një fëmijë me Arbër Çepanin.

Madje tregoi se i kishte thënë disa herë aktivistit të njohur për të qenë ai babai i fëmijës së saj.

E ftuar në “Pardon My French”, Lei Kraja tha: “E kam menduar dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit: “Hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë”. Duke qenë se i kam thënë disa herë: “Hajde bëhu babai i fëmijës time”.

Një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta dhe nuk dihet nëse është një provokim i bukuroshes për komente apo vërtetë ajo do të dëshironte që babai i fëmijëve të saj të ishte ish banori i Big Brother Albania.

‘Dua një fëmijë me të’, ja si i përgjigjet Arbër Çepani kërkesës së Lei Krajës

Moderatorja e njohur, Lei Kraja, i habiti të pranishmit në studion e emisionit si dhe dëgjuesit kur bëri deklaratën e papritur. Ajo tha se ka menduar që nëse nuk do të ketë bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i thotë Arbër Çepanit që të bëjnë një fëmijë me kontratë.

Kësaj deklarate të papritur të Leit i ka kthyer përgjigje menjëherë Çepani. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” videon ku tregon moderatoren teksa thotë kërkesën e saj për të.

“Jam dakord. E bëjmë që tani”, ka shkruar Arbër në postimin e tij.

Galeria fotografike (

1 / 7

)

Bebe Rexha reagon për ndarjen e parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit

Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapit, ka prekur jo vetëm publikun vendas, por ka shkuar përtej kufijve, duke prekur edhe artistë me famë botërore. Mes tyre është edhe Bebe Rexha, e cila ka reaguar me një gjest të ndjeshëm në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane ka rishpërndarë në Instagram Story një video të Shpatit, ku ai shihet duke interpretuar këngë patriotike. Bashkë me videon, Bebe Rexha ka vendosur një emoji të një pëllumbi dhe flamurit shqiptar, një simbolikë që përfaqëson qartë ngushëllimin dhe respektin e saj për artistin e ndjerë.

Reagimi i saj ka prekur shumë ndjekës, pasi vjen nga një artiste që, edhe pse me karrierë ndërkombëtare dhe jetesë në ShBA, nuk harron rrënjët e saj. Si Bebe Rexha, ashtu edhe Shpat Kasapi, ndajnë të njëjtën origjinë – të dy janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, gjë që e bën reagimin e saj edhe më personal.

Lajmi i trishtë për vdekjen e Shpatit duket se ka mbërritur shpejt në adresën e largët të Bebe Rexhës, e cila zgjodhi të shprehë dhimbjen dhe respektin e saj në mënyrë të thjeshtë, por shumë domethënëse.

Ky gjest i artistes me famë botërore tregon edhe një herë se komuniteti artistik shqiptar mbetet i bashkuar në gëzime e në dhimbje — pavarësisht distancave.

Bebe Rexha reagon për ndarjen e parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit

Zegjine Çaushi sqaron opinionin publik të Fierit, thotë se s’ka qenë roje por juriste e “Illyrian Guard”

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar pas publikimit të lajmit të Voxnews.al se ka punuar në kompaninë Illyrian Guard, përpara se të bëhej pjesë Kuvendit.

Ajo sqarimin ia drejton qytetarëve të qarkut Fier, të cilët edhe e nxorrën deputete, duke thënë se posti që ka mbajtur në Illyrian Guard ka qenë “juriste”.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Qarkut Fier,
Për ju ndiej detyrim të reagoj.
Me gjithë respektin e madh që kam për mediat dhe gazetarët, ju lutem të ushtroni profesionin tuaj brenda kufijve të informacionit të saktë dhe verifikimit paraprak. Qytetarët tanë meritojnë të informohen drejt, jo të dezinformohen.
Sqarim publik:
Së pari, kushdo është i lirë të bëjë lajm, por jo duke shtrembëruar faktet.
Pozicionet e mia të punës, ndër vite, kanë qenë:
1. Specialiste e Emergjencave Civile
2. Kryeinspektore e IVMT
3. Juriste pranë shoqërisë “BA2” shpk (ndryshe nga çfarë paraqitet në media)
4. Juriste pranë shoqërisë “Illyrian Guard” ( Nga data 16 Maj 2024 deri në datën 25 Mars 2025, ndryshe nga çfarë paraqitet ne media)
Sa i përket të ardhurave të mia, ato janë të gjitha të deklaruara zyrtarisht (me transaksionet bankare), të shoqëruara me dokumentacionin përkatës pranë institucioneve përkatëse.
Ndërsa përsa i përket largimit tim nga puna në “Illyrian Guard”, sqaroj se shkëputja ka ndodhur në datën 25 mars 2025, ndryshe nga sa është paraqitur në media.
Qytetarët meritojnë informacion të saktë, dhe unë do të vazhdoj të jem transparente në çdo hap.
Ju falenderoj.

Orban i shkon në ndihmë Serbisë pas sanksioneve amerikane, Vuçiç e qeras me byrek

Kryeministri hungarez Viktor Orban po viziton Serbinë ku edhe u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Suboticë.

Takimi filloi mjaft informalisht, me teksa të dy që hëngrën një vakt me byrek.

“Ata thonë se partneritetet strategjike diskutohen në tavolina të mëdha, por unë dhe Viktor Orban vendosëm ta bënim këtë me një byrek të nxehtë, sepse miqësia midis Serbisë dhe Hungarisë është bërë prej kohësh më e fortë se të gjitha protokollet. Jam i kënaqur që e ndezëm këtë takim me një bisedë të mirë dhe një burek edhe më të mirë”, shkroi Vuçiç në një postim në Facebook, duke bashkangjitur disa foto nga buregd?inica ‘Mi?ko’ në Suboticë.

MOL i Hungarisë mund të blejë një aksion në rafinerinë serbe NIS, e cila është në pronësi të Rusisë, dhe bisedimet për këtë janë duke u zhvilluar, tha të enjten shefi i stafit të Kryeministrit Viktor Orban.

Serbia duhet të gjejë një blerës për kompaninë NIS, e cila është nën sanksione të SHBA-së për shkak të pronësisë së saj ruse. Sanksionet kanë ndaluar dërgimin e naftës bruto nga tubacioni JANAF i Kroacisë.

Bëri debat me Flamur Nokën, e përjashtojnë nga partia, reagimi i Anila Aliajt: Kam burrni shumë më shumë se ju

Me tone të larta dhe akuza të forta u shoqërua mbledhja e një dite më parë mes demokratëve në degën e PD-së në Kamëz.

Ka qenë Anila Aliaj, një prej anëtarëve të kësaj force politike ajo e cila u përfshi në një debat me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, të cilit i kërkoi “llogari” për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe faktin e nevojës për një frymë të re udhëheqjeje.

Por ky i fundit nuk ia ka falur replikat dhe Anila Aliaj ka njoftuar se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë së degës.

Sipas saj, masa disiplinore erdhi pasi ajo kishte njoftuar anëtarët e kryesisë për zhvillimet e mbledhjes, duke e cilësuar veprimin si dënim politik ndaj zërit të saj kritik.

Në një reagim në Facebook, Aliaj shkruan se pavarësisht përjashtimit është “fitimtare”, pasi ka marrë, sipas saj, respekt dhe mbështetje nga mijëra qytetarë.

“Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë dhe zë. Unë fitova respektin dhe mbështetjen, ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë,” shkruan ajo.

Ajo shton se në sallë ka qenë “e vetmja femër mes 70 burrave”, por se “ka më shumë burrni se ata”.

“Ta thashë në sallë. Vertet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I pa burrni nuk është ndryshe, vetëm si ju,” përfundon reagimi i saj.