Gazetarja Klodiana Lala bën deklaratën e fortë, famiIjarët kanë gjetur personin që zhduku Vis Martinajn

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se familja e Ervis Martinaj është në dijeni se kush fshihet pas zhdukjes së tij.

Sipas gazetares, edhe pse familja është në dijeni të autorit, asnjëherë nuk janë thirrur për t’u marrë në pyetje.

“Martinaj është rrëmbyer dhe zhdukje me përfshirje të segmenteve shtetërore dhe fakti që shteti shqiptar nuk ka pranuar të marrë dëshminë e një shtetasi të penduar.

Unë jam autorja e lajmit dhe kam provë për këtë që po them dhe di shumë më tepër dhe familja ka arritur të grumbullojë të gjitha kamerat e sigurisë dhe të gjejë momentin ku ai është marrë nga personi i dyshuar për vrasje.

Pavarësisht përplasjeve që unë kam patur me Ervis Martinajn, familja Martinaj e di shumë mirë kush e ka bërë vrasjen dhe nuk janë marrë në pyetje. Vrasja ose më mirë zhdukja po hetohet nga prokuroria e Lezhës, që nuk ka mundësi për të zbardhur këtë vrasje, edhe sepse kryeministri tha se duhet zbardhur për 100 ditë”, u shpreh Lala në Vizion Plus.

Habit Jul Deda, zbuIon se si e mësoi se Top-Channel e pushoi nga puna

Aktori i humorit Jul Deda ka folur për herë të parë me detaje rreth largimit të tij nga drejtimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, duke treguar se lajmin e kishte mësuar fillimisht nga portalet.

I ftuar në emisionin “Andale”, Deda u pyet për arsyet që çuan në përfundimin e bashkëpunimit me televizionin, por pranoi se ende nuk e di se çfarë kishte ndodhur.

“Do të drejtën fare, të mos t’i biem anash? Unë akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh”, u shpreh aktori.

Gjatë intervistës, ai u pyet edhe se kush e kishte marrë vendimin për largimin e tij nga “Fiks Fare”, duke iu përmendur emrat e Ledion Liços dhe Lori Hoxhës.

“Po kush e vendosi që Jul Deda nuk është më drejtues i Fiks Fare? Ledioni, Lori? Kush?”, ishte pyetja që iu drejtua.

“Jo, jo, më lart, patjetër”, u përgjigj Deda, duke lënë të kuptohej se vendimi ishte marrë në një nivel më të lartë drejtues.

Megjithatë, aktori nuk përmendi emra konkretë dhe theksoi se nuk i është dhënë një shpjegim i qartë për arsyen e largimit.

“Akoma s’e di me kë s’jam marrë vesh dhe akoma s’e di arsyen. E mora vesh nga portalet. Pas portaleve, pata një telefonatë nga drejtuesit”, tregoi ai.

Sipas rrëfimit të Dedës, njoftimi nga drejtuesit e televizionit ka ardhur vetëm pasi lajmi për largimin e tij ishte publikuar në media.

Deklarata e aktorit hedh dritë mbi mënyrën se si ai është informuar për përfundimin e angazhimit të tij në “Fiks Fare”, ndërsa arsyeja e vendimit mbetet ende e paqartë sipas vetë tij.

Bien maskat e Rilindjes – Rama iu drejtohet ministrave: Veliaj është armìku ynë, mbështet protestat

Ndërsa ka mbledhur kabinetin e ministrave të tij, Edi Rama u ka dhënë atyre një ultimatum të prerë: “askush nuk duhet ta mendojë dhe as të guxojë, t’i bëhet krah apo mbështetje Erion Veliajt, qoftë kjo mbështetje direkte apo me deklarata publike,” – si në rastin e Bledi Çuçit.

Rama e ka të etiketuar Veliajn si një armik që mbështet protestat. Në shënjestër bashkë me Veliajn ka qenë edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, i shënjestruar prej Ramës si mëkëmbësi kryesor i Veliajt në rrethanat e mungesës së lirisë.

Ky qëndrim i Edi Ramës, përbën një hap të ri në agresivitetin e tij ndaj linjës Veliaj.

Rasti i hetimeve penale ndaj Veliajt dhe Ballukut, ishin në fakt dy momentet që shërbyen për të shkëputur Ramën nga lidhja integrale me ekosistemin Soros.

Kur SPAK procedoi Veliajn i cili është investimi i këtij ekosistemi, fondacioni i kërkoi shpjegime Ramës dhe ai iu tha se prevalonte investimi strategjik i Reformës në Drejtësi dhe ligj-zbatimi.

Pak më vonë i erdhi rradha Ballukut. Këtu Rama nuk përdori të njëjtin standard siç kishte përdorur me fondacionin, ai mbrojti hapur Ballukun nga inkursioni i SPAK-ut, dhe i tregoi fondacionit SOROS, se kur vjen puna te interesi i lëkurës së tij, ai i shpërfill rregullat e lojës.

Ky është fiks momenti që e bëri ta parikuperueshme çarjen e tij me fondacionin SOROS, sepse i tregoi këtij ekosistemi që mund ta hedhë në kosh për interesin e vetes së tij dhe të zhbëjë çdo rregull loje.

Përtej shpalljes armik të Veliajt, Rama është shumë i investuar në bashkëpunim me familjen Berisha dhe kanaleve që e lidhin me këtë familje nëpërmjet Belinda Ballukut, të asgjesojë çdo tentativë të politikanëve të rinj në PD për të rifreskuar opozitën.

Në ditët në vijim, aksi Rama- Berisha, nëpërmjet kanalit komunikues të Belinda Ballukut, do të sulmojnë këta tre faktorë:

A. Gjithë linjën Soros-Veliaj

B. Asgjesim dhe këputje krahu të çdo politikani të ri opozitar

C. Goditjen e çdo faktori me ndikim publik, në media, protestë, shoqëri civile, që synon ndryshimin e establishmentit.

Duket se kemi ardhur pikërish në momentin se kush është çfarë, ndërsa Edi Rama çdo ditë dhe më shumë po i afrohet trajektores së Aleksandër Vuçiç i cili deri në momentin e fundit shpresoi se kambaleci i tij opozitar, Ivica Daçiç, do ishte kambaleci i tij i shpëtimit./Hashtag.al

Njeriut që ka punësuar gjithë familjarët e mazhorancës dhe opozitës në Bankën e Shqipërisë i jepet imunìtet për ta shpëtuar nga burgu, ja akuzat që rëndojnë mbi guvernatorin Gent Sejko, nga afera e mikrokredive te zhvlerësimi i euros

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, i cili i jep guvernatorit Gent Sejko mbrojtje të posaçme nga masat e arrestit dhe kontrollet e prokurorisë, pavarësisht kritikave të ekspertëve mbi përputhshmërinë e kësaj dispozite me Kushtetutën dhe parimin e barazisë përpara ligjit. Projektligji u miratua me 84 vota pro, në një seancë plenare të shoqëruar me tensione, ndërsa deputetët e opozitës protestuan në sallë duke ndezur tymuese dhe flakadanë.

Në votim morën pjesë deputetët e shumicës socialiste dhe të Partisë Socialdemokrate, ndërsa kryeministri Edi Rama u largua nga salla pas votimit. Dispozita e re parashikon që ndaj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nuk mund të vendosen masa arresti dhe të kryhen kontrolle personale apo të banesës pa autorizimin paraprak të Kuvendit, kur procedimi lidhet me ushtrimin e funksionit të tij. Ndryshimet i japin Kuvendit një rol të drejtpërdrejtë në procedurën për autorizimin e këtyre masave, duke vendosur një filtër parlamentar midis organeve të drejtësisë dhe guvernatorit të bankës qendrore. Ligji nuk e përjashton guvernatorin nga hetimi apo përgjegjësia penale, por kufizon mundësinë e zbatimit të masave shtrënguese ndaj tij pa kaluar më parë përmes një procedure të posaçme autorizimi. Nisma kishte shkaktuar kundërshtime që prej muajit korrik, kur u raportua se projektligji i hartuar në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian synonte t’u jepte drejtuesve të Bankës së Shqipërisë mbrojtje shtesë nga organet e drejtësisë.

Në versionin e publikuar për konsultim në korrik, neni 72 parashikonte se guvernatori dhe zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestoheshin apo t’u nënshtroheshin kontrolleve personale dhe të banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse kjo gjykatë nuk shprehej brenda dy javësh, kërkesa e prokurorisë konsiderohej e refuzuar. Por në versionin e paraqitur për votim në Kuvend, mekanizmi i autorizimit u ndryshua, duke ia kaluar këtë kompetencë parlamentit. Debati mbi imunitetin e guvernatorit zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet midis pushtetit politik dhe organeve të drejtësisë janë tensionuar nga hetimet penale ndaj zyrtarëve të lartë, ndërsa kufijtë e imunitetit dhe të masave të sigurimit janë kthyer në çështje të debatit publik. Përveç mbrojtjes procedurale, drafti i ligjit për Bankën e Shqipërisë përmbante edhe dispozita që zgjeronin kompetencat e institucionit për klasifikimin e informacioneve si konfidenciale apo sekrete.

Prapaskenat

Ndonëse nisma u miratua me 84 votat e mazhorancës socialiste dhe aleatëve të saj mes tensioneve dhe tymueseve të opozitës, pyetja që ngrihet në opinionin publik nuk lidhet vetëm me procedurën: Përse pushteti politik u ngut t’i vendoste një filtër mbrojtës Guvernatorit pikërisht tani? Përgjigjja fshihet te dy shtylla të forta që ushqejnë njëra-tjetrën: frika nga dosjet e hapura në SPAK dhe pazaresh e nepotizmit që ka kapur strukturat e bankës qendrore.

Dosjet e hapura në SPAK: Pse Sejkos i duhej urgjentisht imuniteti

Vendimi i Kuvendit për t’i dhënë mbrojtje procedurale Guvernatorit vjen pikërisht në momentin kur laku i drejtësisë po ngushtohej rreth tij. Gent Sejko gjendet aktualisht përballë proceseve penale paralele në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Sejko po hetohet si autor i krijimit të kushteve për skemat e mashtrimit me mikrokredi përmes ndryshimit të rregullores së bankës qendrore në favor të shoqërive mikrofinanciare. Pasi Prokuroria e Tiranës tentoi ta mbyllte dosjen, Gjykata e Posaçme e shpalli të pavlefshëm pushimin dhe urdhëroi SPAK-un të plotësojë hetimet. Ndaj kreut të BSH-së rëndojnë gjithashtu akuza publike për menaxhimin e tregut valutor dhe pasojat e zhvlerësimit të monedhës europiane. Në këto kushte, ku hetimet penale rrezikonin të kalonin në masa shtrënguese, ligji i ri shërben si një “frenë emergjence” politike kundër veprimeve të SPAK-ut.

“Të mbrojmë njeriun që na strehoi familjet”

Arsyeja se pse politika gjithashtu pranoi t’i shërbejë si mburojë Guvernatorit lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si Sejko e ka administruar Bankën e Shqipërisë prej viteve. Duke e kthyer institucionin financiar më të rëndësishëm të vendit në një strehë punësimi për të afërmit e të dyja krahëve të politikës dhe drejtësisë, Sejko ndërtoi imunitetin e tij real përpara se ta merrte atë me kartona në Parlament. Listat zyrtare dhe raportimet publike tregojnë se si zyrat e BSH-së, nga niveli drejtues deri te specialistët, janë populluar me pjesëtarë të fiseve politike.

Shantazhi i hapur në majën e pushtetit, Artan Hoxha zbuIon skemën e ‘kυ fomës në frigorifer’ të Ballukut që po e mban nën terror Ramën, ja pse kryeministri nuk e godet dot ish- zv.kryeministren pa i gjetur më parë dosjen sekrete

Ndryshe nga eksponentët e tjerë të majtë që u lëshuan ose u zhveshën pa hezitim nga mbrojtja politike sapo u përballën me drejtësinë, ish/zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vazhdon të gëzojë një ombrellë të paprekshme mbrojtjeje në majën e ekzekutivit. Nëse për ish-ministra apo bashkëpunëtorë të tjerë të Partisë Socialiste udhëheqja nuk hezitoi të hapë rrugën e procedimeve, ndaj ish-numrit dy të qeverisë Edi Rama po zbaton një standard krejt tjetër.

Prapaskenën e kësaj mburoje e ka zbërthyer gazetari Artan Hoxha. Sipas tij, pamundësia e kryeministrit për ta goditur apo lëshuar Belinda Ballukun nuk lidhet me ndonjë besnikëri tradicionale partiake, por me ekzistencën e një mekanizmi të rëndë shantazhi: zotërimin e një “kufome në frigorifer” që po e mban shefin e qeverisë nën trysni të vazhdueshme.

Krijesë e zyrës së kryeministrit, jo e votave të terrenit

Sipas analizës së gazetarit Artan Hoxha në Top News, Belinda Balluku nuk është një politikane rrace që ka ngjitur shkallët e karrierës përmes bazës apo fushatave elektorale nëpër krahinat e vendit. Ajo nuk vjen nga betejat e strukturave të FRESH-it apo mbledhja e votave në terren, por është një produkt i drejtpërdrejtë i krijuar në zyrën e vetë Edi Ramës. Hoxha sqaron se katapultimi i saj ka nisur që nga periudha kur Rama mbante postet e kryetarit të bashkisë dhe kryetarit të partisë, duke e shndërruar atë në një “brend” vetjak, pa pasur ndonjë profil apo zotësi të spikatur politike vetiake.

Pozicionet e saj të privilegjuara — që nga Albcontrol ku u përball me akuza që në vitet 2014-2015, e deri te ngritja si numri dy i shtetit dhe drejtuese në qarkut e Fierit — kanë qenë të gjitha produkt i kontrollit dhe mbështetjes direkte nga kryeministri. “Zonja Balluku nuk është një politikane që ka ardhur nga FRESH e ka bredhur nëpër ato provincat e Shqipërisë për të mbledhur vota. Nuk është një politikane tipike rrace. Ka ardhur nga zyra e kryeministrit. Ishte kryetar partie, ishte kryetar bashkie e nga zyra e ngjiti aty. Pra e ngjiti kryeministri. Është prodhim, është brend direkt i kryeministrit. Nuk ka ardhur me zotësinë apo me profilin e vetë të spikatur politik. Ajo mori gjithë atë numër deputetësh në Fier.

Tani kjo është tjetër gjë. Mund t’i marrësh numër deputetësh po i mori si përfaqësuese e thjeshtë e Partisë Socialiste. Jo, vajti si numri dy i shtetit. Kur s’ka qenë numri dy i shtetit, ne e kemi parë sa fuqi ka patur. Tani të flas me atë që është. Zonja ka qenë te Albcontrol, domethënë prandaj është akuzuar dhe për veprimin që ka bërë që në 2014, 2015-n. Pra duket që ka qenë në pozicione të privilegjuara dhe varen direkt nga kryeministri dhe njeriu që e ka katapultuar është kryeministri. Ajo, ndryshe nga të tjerët, nuk ka qenë thjesht besnike ndaj kryeministrit dhe ka zbatuar direktivat e kryeministrit, por na paska kapur një kufomë diku dhe e ka futur në frigorifer. Dhe ajo kufoma që e mban — kufomë në thonjëza — që mban në frigorifer, është një sigurim jete për atë vetë, për ata që ajo përfaqëson, s’është vetëm, dhe është një kërcënim për kryeministrin. Prandaj kryeministri është i detyruar, për sa kohë nuk e gjen dot ku është kufoma dhe ku është frigoriferi, është i detyruar të luajë… është një lloj tangoje tani.”

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë Belinda Balluku u paraqit këtë javë në SPAK ku u njoftua për mbylljen e hetimeve të dosjes penale në ngarkim të saj. Së shpejti çështja për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ish-zv.kryeministren Balluku do të kalojë në Gjykatën e Posaçme, GJKKO. Ndërkohë, Balluku do të përballet në procesin gjyqësor pa asnjë masë sigurie. Paçka se SPAK kishte kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për deputeten e PS-së, më 12 mars 2026 mazhoranca socialiste votoi me 82 vota kundër heqjes së imunitetit për Ballukun.

Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza specifike: “shkelje e barazisë në tendera” (në 9 raste), dy raste “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” (për dy pasuri), dhe “fshehje e pasurisë” (në dy raste). Hetimet përfshijnë abuzime me projektet e Tunelit të Llogarasë, Unazës së Madhe dhe një tenderi tek Albcontrol. Së bashku me Ballukun, sot në SPAK u paraqit edhe biznesmeni Pandeli Carapuli për t’u njoftuar me mbylljen e hetimeve. Ai akuzohet zyrtarisht për “pastrim parash”. Në të njëjtën dosje të mbyllur nga SPAK, si person i përfshirë dhe i marrë i pandehur rezulton gjithashtu edhe ish-futbollisti Igli Tare dhe biznesmeni Arbër Abazi.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi

Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do rrezikojnë disi, por ne fund do ja arrijnë qëllimit e do e bëjnë për vete atë qe dashurojnë. Ne planin financiar jo çdo gjë do ece si e kishit ëndërruar. Mundohuni te kurseni qe t’iu mbeten para edhe për te ardhmen.

Demi

Sektori i ndjenjave do mbrohet gjithë kohës nga yjet sot. Nuk do keni aspak probleme apo debate me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene shume te qarte për atë qe duan te bëjnë prandaj do druhen te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Për sa i përket sektorit te të ardhurave, duhet t’i bëni mire llogarite nëse nuk doni te keni problem e vështirësi.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do kaloje një dite paksa delikate sot. Secili do kërkojë te jetoje sipas mënyrës se vet dhe komunikimi thuajse do mungoje tërësisht. Beqaret nga ana tjetër, me shume gjase do fillojnë te bëjnë projekte me një person qe kane disa kohe qe e njohin. Me financat tregohuni te matur te paktën sa te stabilizohet disi gjendja sepse me pas mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me shume.

Gaforrja

Shprehini sa te mundni ndjenjat gjate gjithë kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do ruani harmoninë dhe energjinë pozitive ne jetën tuaj ne çift. Beqaret duhet te maten disa here para se te pranojnë ftesat e dikujt sepse edhe mund te zhgënjehen nga disa persona. Me financat tregohuni te arsyeshëm dhe bëjini mire llogarite para se te kryeni shpenzime.

Luani

Do e vlerësoni tej mase partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni gati te hidhni hapa te rëndësishëm me te. Shume gjera kane për te marre një tjetër drejtim për ju. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitojnë edhe sikur personi me te cilin do duan te afrohet te jete fantastik. Hëna do ju mbështesë ne planin financiar dhe do arrini te gjeni zgjidhje për problemet qe keni pasur.

Virgjeresha

Dite harmonike kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. As vete nuk do e kuptoni sesi gjerat do ju ecin aq mire pas një periudhe vërtet te vështirë. Beqaret do realizojnë disa takime emocionuese, por duhet te marrin kohen e duhur për t’u njohur me mire me ta. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime sot. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.

Peshorja

Edhe pse dita nuk do jete shume e qete për ju qe jeni ne një lidhje, me këmbëngulje dhe maturi do dini t’i kaloni te gjitha vështirësitë. Beqaret nga ana tjetër nuk do i shpëtojnë dot një dashurie me shikim te pare dhe shume gjera kane për te marre një tjetër drejtim. Ne planin financiar do ju lindin probleme goxha serioze nga te cilat vështirë se do dilni.

Akrepi

Do jeni ne humor shume te mire sot ju qe jeni ne një lidhje dhe çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni ëndërruar. Partneri do ju beje edhe ndonjë surprize qe do ju lere me gojën hapur. Beqareve do ju rendoje jashtëzakonisht shume vetmia, por nuk do kenë çfarë te bëjnë për ta ndryshuar. Ne planin financiar do jeni te frymëzuar dhe do gjeni mënyrën për ta përmirësuar gjendjen.

Shigjetari

Venusi do ua mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Do mundoheni te toleroni pak me tepër dhe te respektoni mendimin e partnerit. Gjithçka do ece si duhet. Beqaret do i vene gjerat ne vije me ne fund dhe do ndihen tërësisht te plotësuar. Nëse me financat nuk do ju ecin gjerat si duhet me mire kërkoni ndihme nga familjaret dhe ulni shpenzimet. Borxhe tek te huajt mos kërkoni.

Bricjapi

Mëngjesi nuk do jete i mire për jetën tuaj ne çift, por me kalimin e orëve ambient do filloje te ngrohet dhe do ndiheni disi me te qete se me pare. Beqaret ka gjase te nxjerrin pretekste nga me te ndryshmet vetëm qe te mos fillojnë një lidhje. Edhe ashtu si janë ata ndihen mire. Ne planin financiar është momenti i duhur për te bere një investim te madh.

Ujori

Shprehini sa me shume qe te mundeni ndjenjat tuaja sot dhe keni për t’u ndier me mire se kurrë me pare. Do e lumturoni edhe partnerin. Beqaret do jene gati te sakrifikojnë gjithçka vetëm për ta ndryshuar statusin e tyre. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Do i kryeni pa frike shpenzimet e menduara dhe do hiqni edhe disa para mënjanë për te ardhmen.

Peshqit

Jupiteri do jete planeti qe do ua zbukuroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Lumturia do ju pushtoje dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort dhe do e ndryshojnë menjëherë statusin e tyre. Për financat do jete dite e mrekullueshme. Do i bëni mire llogarite dhe do shpenzoni aq sa duhet. Nuk priten aspak vështirësi.

Iu pIagos syri në protestë, Erjon Vishkulli rikthehet me një thirrje për nesër: Të gjithë në shesh në orën 14:00

Nesër pritet të zhvillohen disa protesta në Tiranë, në një ditë që parashikohet të jetë e ngarkuar me zhvillime politike dhe qytetare.

Studentët kanë njoftuar se do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës kundër qeverisë, ndërsa Partia Demokratike ka paralajmëruar një tubim në orën 12:00.

Në këtë klimë protestash, edhe Erjon Vishkulli ka ndarë një thirrje në rrjetet sociale.

Ai ka rishpërndarë një postim ku qytetarët ftohen të mblidhen në orën 14:00, duke iu bashkuar kështu thirrjeve për një tjetër tubim.

Kujtojmë që Vishkulli është i riu që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së mëparshme, pasi u godit nga një plumb gome. Ngjarja dhe dëmtimi i tij janë kthyer në një nga çështjet e diskutuara pas përplasjes mes protestuesve dhe policisë.

Coca-Cola ofron 1 milioin dollarë për atë që do i zgjidhë këtë problem

Coca-Cola tashmë duhet të kujdeset, pasi gjendet përballë faktit që shitjet kanë rënë ndjeshëm për shkak të shqetësimeve të konsu matorit për shëndetin.

Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, qytetarët amerikanë kanë konsumuar 19 për qind më pak pijet joalko olike,

duke treguar se asociimi mes sheqernave dhe sëmu ndjeve kro nike është bërë një çështje, që gjithnjë e më shumë po merret seriozisht, kur zgjedhin pi jet që kons umojnë.

Për të parandaluar që kjo rënie të vazhdojë, Coca-Cola ka vendosur një njoftim në faqen e saj ku,

është i ftuar gjithësecili që dëshiron të marrë pjesë në propo zimin e një përbërësi natyror me një normë më të ulët kalorish,

por duke u ofruar kons umatorëve të njëjtën shije të sheqerit.

Çmimi për ata që do të jenë në gjendje të ofrojnë një produkt të tillë për kompaninë është 1 milion dollarë.

“Jam pronë private e Mateos”, Brikena tërheq vëmendjen me postìmin e fundit

Brikena Selmani dhe Mateo Borri vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuara në botën e showbizit shqiptar, ndërsa raporti i tyre mbetet në qendër të vëmendjes së ndjekësve.

Çdo paraqitje e tyre në rrjetet sociale zgjon interes, me fansat që ndjekin nga afër momentet që dyshja ndan me publikun.

Së fundmi, ka qenë Brikena ajo që ka tërhequr vëmendjen me një postim në InstaStory, përmes të cilit duket se ka përcjellë një mesazh interesant që lidhet me partnerin e saj, Mateon.

Ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me një bluzë me mbishkrimin: “Jam pronë private e Mateos”.

Por, përveç mbishkrimit në bluzë, vëmendje ka marrë edhe përshkrimi që Brikena i ka bashkëngjitur fotografisë.

“Kur do ta kuptoni”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me një mesazh që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.Ky postim është një tjetër moment që ka nxitur interes rreth raportit të çiftit, i cili vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Brikena Selmani dhe Mateo Borri u bënë të njohur për publikun edhe përmes pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania.

Pas përfundimit të spektaklit, raporti i tyre ka vazhduar të jetë temë diskutimi mes fansave, të cilët tregojnë interes të vazhdueshëm për zhvillimet në jetën e tyre personale.

Humbja e Aleksandar Vuçiç/ Lëvizja studentore ”shkùnd” shtetin serb, kërkon dorëheqjen e të gjithë …

Lëvizja studentore në Serbi ka kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të policisë, agjencive të inteligjencës dhe gjyqësorit, pas fitores në zgjedhjet parlamentare kundër Partisë Progresive Serbe (SNS), të drejtuar nga Aleksandar Vuçiç.

Gjatë një konferencë për shtyp të enjten në Beograd, përfaqësuesit e lëvizjes kërkuan gjithashtu që autoritetet zgjedhore të shpallin pa vonesë rezultatet përfundimtare të votimit të së dielës, pas rivotimit të parashikuar në rreth 50 qendra votimi.

Studentët synojnë të hapin rrugën për formimin e Parlamentit dhe qeverisë së re, ndërsa institucionet aktuale vijojnë të ushtrojnë funksionet e tyre gjatë periudhës së tranzicionit.

“Ndryshimet po fillojnë tani”, deklaroi studenti Filip Uboviç, duke theksuar se institucionet duhet t’u shërbejnë qytetarëve dhe se ligji duhet të zbatohet për të gjithë.

Fitorja e Listës së Studentëve shënon një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike serbe, pas 14 vitesh qeverisjeje të Partisë Progresive Serbe, e cila është përballur me akuza për korrupsion, nepotizëm dhe ndikim mbi institucionet shtetërore. Këto akuza janë mohuar nga përfaqësuesit e pushtetit.

Gjatë konferencës, studentët u bënë thirrje edhe nëpunësve publikë që të mbrojnë dokumentacionin zyrtar dhe çdo provë të mundshme për shkelje, duke paralajmëruar kundër shkatërrimit të tyre nga zyrtarët në largim.

Nga ana tjetër, Aleksandar Vuçiç akuzoi fituesit e zgjedhjeve për “terror revolucionar”, pas sulmit të grupeve të njerëzve ndaj televizionit Informer, një media që gjatë fushatës kishte kritikuar ashpër lëvizjen studentore.

Përplasjet politike dhe kërkesat për ndryshime në institucionet shtetërore pritet të shoqërojnë javët e ardhshme, ndërsa Serbia përgatitet për kalimin formal të pushtetit te shumica e re parlamentare.