Gazetari gjerman zbulon planin e ri Rama-Vuçiç: Pritet të ngjallë debat të gjerë

Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Martens thekson se kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, ndonëse jo të gjithë do ta mbështesin.

Ai bën me dije se detaje të plota mbi këtë iniciativë do të publikohen së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

“Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord”, shkruan Martens në postimin e tij në “X”.

https://x.com/Andric1961/status/2027281071381909976?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2027281071381909976%7Ctwgr%5Eb8c2b31290237cfca4501dbb7eaa18d21d03bea2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Fgazetari-gjerman-zbulon-planin-e-ri-rama-vucic-pritet-te-ngjalle-debat–i111242

Kapet i riu grek që i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar/ I mituri pasi u plagos shkoi të flejë dhe e gjeti vëllai, por ai kishte vdekur

Një 17-vjeçar u ndalua pasditen e së premtes për përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë që çoi në humbjen e jetës së një bashkëmoshatari në Loutraki.

Djali që shikoni në foto është 17 vjeç dhe sipas mediave greke dhe policisë vendase është një shtetas grek. Megjithatë, një portal (ZougIa) sugjeron se i mituri është me origjinë nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik.

I riu shihet si përgjegjës për vdekjen e një djali 17 vjeç. Portali Parapolitika raporton se viktima ishte një djalë shqiptar. Ndërsa tch njofton se i ndjeri është emigranti Aleksandër Vangjeli. Në ngjarjen e rëndë që ndodhi natën duke gdhirë dita e sotme, është plagosur dhe një 19 vjeçar grek.

I dyshuari u ndalua nga autoritetet, ndërsa më herët policia kishte shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Raportohet se i riu është paraqitur në komisariat dhe ka deklaruar se dëshironte të dorëzohej. Emri i tij dyshohet se ishte përmendur më herët nga 19-vjeçari i plagosur, i cili po trajtohet në spitalin e Athinës.

Djali 17 vjeçar shqiptar kishte marrë një goditje me mjet prerës në zonën e kraharorit, ndërsa 19-vjeçari u plagos në pjesën e barkut. Fillimisht ky i fundit kishte deklaruar se ishte përfshirë në një aksident rrugor, por më pas, ka dhënë detaje që ndihmuan hetimin.

Mësohet se të rinjtë kishin lënë takim për të zgjidhur një mosmarrëveshje që lidhej me një dëmtim në një motoçikletë. Gjatë debatit situata ka dalë jashtë kontrollit, duke sjellë pasojat tragjike.

Sakaq një detaj shokues ka dalë. 17-vjeçari u kthye në shtëpi i plagosur rëndë nga një thikë që ka marrë në gjoks, por pa i thënë askujt, dhe ra në gjumë. Pak kohë më vonë, vëllai i tij e gjeti të vdekur. Vëllai e çoi në spitalin e Korinthit, ku i mituri u shpall i vdekur.

“Pas plagës me thikë që mori, 17-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, dyshohet se është kthyer në shtëpi pa i njoftuar të afërmit e tij për rrethanat në të cilat u plagos. Ai është shtrirë në dhomën e tij dhe nuk ka thënë asgjë për incidentin. Në agim, vëllai i tij e gjeti pa ndjenja në shtrat dhe e dërgoi me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku u shpall i vdekur”, shkruan Parapolitika.gr, citon noa.al.

Mësohet se djali shqiptar i ka dalë në mbrojtje shokut të tij dy vjet më të madh duke pësuar më pas fundin tragjik.

Autoritetet kanë ndaluar gjithashtu edhe nënën e 17-vjeçarit, një 57 vjeçare, për neglizhencë në mbikëqyrjen e të miturit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

“Mirlinda Karçanaj ka blerë shtëpi 500 mijë euro nga një grup kriminal” – Llabani: Balluku s’i shpëton dot akuzës së pastrimit të parave! Ja çfarë ka në dorë SPAK për llogaritë e saj jashtë vendit

Gazetarja Anduena Llabani komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama se ish drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e vënë nën akuzë nga SPAK, jeton me qira.

Në një intervistë për News24, ajo theksoi se Mirlinda Karçànaj ka marrë në muajin dhjetor një banesë me qira në qendër të Tiranës pikërisht për t’u shmangur një skandali të tillë, por sipas saj, ajo qëndron pas shumë pasurive.

Llabani theksoi se emri i Mirlinda Karçanajt del në një dosje të SPAK lidhur me një grup trafikantësh droge. Sipas gazetares, Karçanaj ka blerë një banesë me një vlerë prej 500 mijë eurosh nga një prej këtyre personave që janë vënë nën hetim nga SPAK dhe që lidhet me këtë grup kriminal.

Po ashtu, ajo foli edhe për pasuri që ajo i ka “fshehur” në emër të të vëllait të saj.

“Bashkëshortja e tij është përfshirë te AKSHI, për të cilën ka veprime së fundmi nga ana e SPAK, por Prokuroria është nën monitorim të ndërkombëtarëve. Nëse flasim për Mirlinda Karçanaj, Rama e mbronte se është një drejtoreshë e pastrehë…E kam thënë këtu se zonja Karçanaj ka që në muajin dhjetor që jeton me qira, në qendër të Tiraës ku qiraja kushton shumë. Karçanaj është një emër që ka dalë në dosjen e SPAK që lidhet me trafikun ndërkombëtar të drogërave të forta, të një grupi trafikantësh, të personave që janë në hetim. Emri i saj ka dalë se kjo drejtoreshë e AKSHI ka blerë te një nga këto persona një banesë me vlerë 500 mijë euro. Nëse ajo quhet e pastrehë. Karçanaj e ka marrë shpinë me qira për t’iu shmangur një skandali të tillë dhe duke dashur të fshehë pasurinë apo blerjen e apartamentit në një grup që është në hetim nga SPAK ka bërë manovrën e fundit. Ka shumë prona të tjera të të gjithë pronave që Karçanaj i ka në emër të vëllait të saj, janë shumë. Pasuri të patundshme por që sigurisht as tyre qëndron Karçanaj. Di që gjëja e parë që SPAK bën menjëherë që regjistrohen procedimin penal, është hetimi pasuror.”, u shpreh Llabani.

Më tej, ajo u ndal edhe te hetimi pasuror ndaj Belinda Ballukut, teksa tha se SPAK ka prej kohësh informacione për llogari bankare të tashmë zv kryeministres së shkarkuar në Zvicër, Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që kapin vlerën e 600 mijë eurove.

“Kam thënë se ndaj Ballukut do të shtohet një akuzë për pastrim parash, nga e cila Balluku nuk shpëton, pasi SPAK rezulton prej një viti ka një dorë letërporosi ku ajo rezulton me 600 mijë euro në Zvicër, në Izrael dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto janë në emër të saj dhe familjarëve.

Pastaj se çfarë pasurish ka zonja Balluku në bankat evropiane apo në vendet aziatike, do të kërkojë mbase një tjetër hetim. Por SPAK e ka prej 1 viti e gjysmë materialet e tjera. Nëse ka argumente për të kërkuar mandati e saj dhe arrestin e saj, është pikërisht për faktin se provat që ka në dorë sot SPAK janë shumë të rënda për një zëvendës kryeministre.”, theksoi gazetarja.

Zarf në shtëpi, “Vëllai i madh” merr këtë vendim për Selin dhe Gimbo

Një zarf ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke njoftuar një vendim të marrë nga Vëllai i Madh pas një kërkese specifike të bërë nga Gimbo.

Gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit, Gimbo kishte kërkuar mundësinë për të zhvilluar një darkë romantike me Selinën.

Sipas njoftimit zyrtar të Iexuar para banorëve, kjo kërkesë është miratuar.

Vëllai i Madh ka udhëzuar dyshen të drejtohen në dhomën e surprizave për të shijuar darkën, e cila është cilësuar si rreptësisht private, duke ua ndaluar hyrjen banorëve të tjerë.https://

VIDEO

“O gangster, hajde ma fut me kokë”/ Çfarë ndodhi mes Mirit dhe Stenaldos? (Video)

Stenaldo dhe Miri janë përfshirë në një debat mjaft të fortë me njëri-tjetrin. Teksa Miri po debatonte me Arditin, aty pranë ishte dhe Stenaldo që fliste herë pas here.

Në një moment Miri iu kthye atij duke i thënë se çfarë kishte ai, e banori iu drejtua duke i thënë ‘a do me ta fut me kokë’.

Miri iu afrua dhe i thoshte ‘hajde ma fut njëherë me kokë’, ndërkohë Brikena sapo i pa shkoi menjëherë për t’i ndarë. Më pas Artani shkoi të largonte Mirin nga aty.

Nga ana tjetër, Arditi dhe Mateo që ishin nuk bënë asgjë, vetëm vijonin debatin me Mirin.

Pjesë nga debati:

Arditi: Do të mbroj nëse është për të mbrojtur kam thënë, kaq

Miri: Ku kam nevojë të më mbrosh ti

Arditi: Kaq kam thënë

Stenaldo: Ja ke kërkuar

Miri: Ti ça ke?

Stenaldo: Pse shkon ashtu

Miri: Se më do

Stenaldo: Të do kush

Miri: Ma do qejfi

Stenaldo: Shko te xhaxhi Gerti o ta fus me kokë

Miri: Hajde ma fut

Stenaldo: Do ta fus me kokë?

Miri: Hajde ma fut njëherë me kokë

Stenaldo: Ça halli ke që vjen këtu?

Miri: O gangster, hajde ma fut me kokë

Stenaldo: Hajde këtu

Miri: Këtu jam

Stenaldo: Hajde ta shohësh a ta fus me kokë apo jo.

U dërgua në spital pasi pësoi atak kardiak, i burgosuri arratisje spektakolare nga reparti i kujdesit intensiv

Një i burgosur 47-vjeçar është arratisur nga burgu në Greqi, duke shfrytëzuar një vizitë në spital.

Sipas mediave vendase, 47-vjeçari u dërgua në repartin e kujdesit intensiv të Spitali Hipokratik i Selanikut, pasi pësoi një atak kardiak. Megjithatë, në rrethana ende të paqarta, ai arriti t’i shpëtonte vëmendjes së efektivëve të policisë që e shoqëronin dhe të arratisej.

Sipas informacioneve, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, ai hapi dritaren e dhomës së kujdesit intensiv, doli në ballkonin ngjitur dhe prej andej arriti të largohej nga ambientet e spitalit. Një oficer policie e vuri re teksa po vraponte dhe e ndoqi deri në kafenenë e spitalit, por 47-vjeçari arriti të zhdukej, ndërsa ende mbante në duar tubat intravenoz të serumit.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme dhe prej asaj kohe autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

D jαΙi nga Thethi: Ajo nuk më Ιejon t’i b. ëj atë që të gjithα fe mrat e adhυrojnë

Një djalë po vuan komplekset që ka partnerja e tij nën çarçafë. Ai thotë se është i dashuruar me vajzën që ka në krah, por ajo nuk e lejon që të kenë një marrëdhënie intime siç ai do të dëshironte. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam prapë unë, djali nga Thethi që jetoj në Italinë e bukur, që shyqyr që ekziston.

Sot po ju shkruaj sepse më ka ndodhur diçka që kurrë nuk kam menduar se do të më ndodhte.

Kam 2 muaj i lidhur me një vajzë, edhe ajo shqiptare.

Ajo është 23 vjeçe. Është shumë bukur kur bëj dashuri me të, e për çdo gjë tjetër jemi në një mendje. E dua!

Ama jam shumë i befasuar nga fakti se ajo nuk pranon seksin oral. As ta marrë, e as ta bëjë. Kjo e dyta i duket tmerri mbi tokë.

Jam mjaft i befasuar, sepse realisht nuk mendoj se jam gabim.

Kam qenë me ish-in tim për 3 vite dhe me të kam bërë shumë praktikë.

Por e dashura aktuale thotë se preferon të bëjë gjëra që përfshijnë të dy. A është në terëzi? Seksin oral e duan të gjitha femrat…!

Dua të më jepni një mendim, si ta bind? Ajo madje nuk ka as pikën e kureshtjes se si është…!”, shkruan ai. 

Laçiani vjen të marrë n.υse me mbIesëri, nαtën e ρarë vë dυ.αrt në kοkë kur υ. αjza i…

Një emigrant ka pranuar të krijojë familje me një vajzë të cilën e ka njohur me mblesëri, por ajo që ka ndodhur natën e parë mes tÿre e ka shokuar djalin nga Laçi.

Kjo është historia e trishtë e rrëfyer. “Më la o njerëz, më la dhe më degjeneroi…Nuk dua ta shaj sepse unë ndjeva për të, por jam shumë keq dhe dua të shfryhem.

Jam 27 vjeç nga Laçi dhe si shumë të rinj për një jetë më të mirë prej vitesh kam emigruar jashtë vendit.

Atje punoj dhe jam stabilizuar shumë mirë. Sipas këtyre të shtëpisë time kishte ardhur koha që të krijoja familje dhe siç e kanë

zakon nga anët tona, duke qenë se unë s’po doja të huaj, njerëzit e mi u futën për një vajzë. 

Ηistoria e ρadëgjuar/ KoΙegυ i ρunës më b. ërί… deri sa rashë pa n. djeηja në tokë

Me burrin njihem prej 8 vj etësh, ndërsa 7 vj et kemi që jemi martuar, por ende nuk kemi fëmijë, sepse kam pengesa në shtatzëni. E dua burrin tim.

E duam njëri-tjetrin shumë. Kalojmë mirë, por nuk jam e kënaqur me jetën s.e.ksuale që kemi, sepse unë kam nevojë çdo ditë për s.e.ks.

Nuk kam qenë kështu, por nuk di as vetë se nga më vje n dëshira e pangopur për s.e.ks. Thënë shkurt, jam bërë e pangopshme…

Prej kur jam njohur me burrin tim, pra para 8 vjetësh, burri im ka qenë i vetmi që kam fjetur me të dhe i vetmi njeri në botë që ka prek e ka lëpirë trupin tim.

Më parë unë kam punuar në një bankë, por më larguan shkaku i tepricës teknologjike, siç thoshin ata. Dhe, pas një kohe gjeta përsëri punë, përsëri në bankë. 

Por, rahatinë time shpirtërore ma prishi kolegu i zyrës, edhe pse, thënë të drejtën, ishte 5 vjet më i ri se unë…

Me kalimin e kohës, pasi që u bën nja 3 muaj, te kolegu im vërejta një sjellje pak më ndryshe…

Më shikonte me sy tjetër… Kur dilja në kafe me të, gjatë pauzës, filloi t’më jepte edhe komplimente, si: “bukur qenke veshur sot”, “uh sa po të rrika mirë ky fustan” etj.

Në fillim isha paksa e hutuar, por duke parë sharmin e tij, u mësova me cilësimet e tij dhe filluan t’më mungojnë kur nuk i përsëriste…

Një ditë na duhej të punonim nja një orë pas orarit të punës, sepse kishim me e dorëzuar një material për mbledhjen e nesërme.

Punonim në heshtje, por herë-herë më shikonte çuditshëm… Nuk u durova pa i thënë: “Hë, pse më shikon ashtu?”. Menjëherë ma ktheu: “Jam dashuruar në ty!”. 

Tragjike/ Sherr me thika me një të ri grek, υritet 17-vjeçari shqiptar (EMRI)

Tragjik ka qenë fati i një 17-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Mësohet se shqiptari Aleks Vangjeli, është paraqitur në spital me plagë ne zonën e barkut, ndërsa si fillim deklaroi se ishte përplasur me makinë. Ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19-vjeçar grek, po ashtu i lënduar me thikë, ku po ashtu deklaroi se është përfshirë në një aksident.

Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të dobëta.