E rëndë/ Gjendet i pajetë në Iiqen fituesi i parë i “The Voice”!

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e muzikës. Ben Saunders, këngëtari holandez që shkroi historinë si fituesi i parë i “The Voice of Holland”, është gjetur i pajetë në moshën 43-vjeçare. Saunders u gjet i vdekur më 15 shtator në Rijkerswoerdse Plassen, një zonë e njohur pranë Arnhem, në Holandë. Sipas autoriteteve, trupi u gjet gjatë një operacioni kërkimi dhe u nxor nga liqeni rreth orës 13:20 me kohën lokale.

Policia holandeze ka konfirmuar ngjarjen, ndërsa ka bërë të ditur se nuk ka dyshime për një vepër penale. Megjithatë, shkaku i vdekjes së këngëtarit nuk është bërë ende publik. Lajmi është konfirmuar edhe nga familja e Saunders. Vëllai i tij, Dean Saunders, ka ndarë në rrjetet sociale një dedikim prekës për të vëllanë.

“Vëllai im i vogël ka ndërruar jetë. Nuk kam përjetuar kurrë një dhimbje të tillë si ajo që po ndiej tani. Çfarë dite e tmerrshme për të gjithë ne”, shkroi Dean, duke shtuar se familja do të duhet të mësojë të jetojë me këtë humbje. Në një tjetër postim, ai i dha lamtumirën të vëllait me fjalët: “Do të jesh gjithmonë në zemrën time.”

Ben Saunders u bë i njohur për publikun në vitin 2011, kur fitoi sezonin e parë të “The Voice of Holland”, duke u bërë kështu fituesi i parë në historinë e gjithë ekskluzivitetit “The Voice”. Programi holandez, i nisur në vitin 2010, do të shndërrohej më pas në një format televiziv të suksesshëm në shumë vende të botës.

Por karriera e tij muzikore kishte nisur shumë më herët. Në vitin 2000, Saunders mori pjesë në programin holandez “Alles voor de band: Follow That Dream” dhe u bë pjesë e grupit Follow That Dream, ku këndonte së bashku me vëllain e tij Dean. Grupi u nda një vit më vonë. Pas triumfit në “The Voice”, Ben publikoi albumet “You Thought You Knew Me By Now” në vitin 2011 dhe “Heart & Soul” në vitin 2012. Më vonë, ai u angazhua edhe në një tjetër pasion, duke hapur së bashku me vëllain e tij një studio tatuazhesh.

EMRAT: Zhdụken 4 të rinj shqiptarë në Britani, kërkohet ndihma e publikut për gjetjen e tyre

Shërbimet sociale në Angli i kanë kërkuar ndihmë publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë të kategorizuar si të “zhdukur”.

Sipas të dhënave të publikuara nga organizata “Missing People” (“Njerëz të Humbur”), të cilave u referohet gazetari i Top Channel Muhamed Veliu njëri prej tyre kërkohet që prej vitit 2018.

Ai është Bledar Ismailaj në kohën e “zhdukjes” ishte 17 vjeç dhe jetonte në zonën e Kings Lynn, Norfolk.

Ervis Ndreca 17 vjeç është një tjetër i ri që kërkohet pasi është larguar nga shërbimet sociale në Hove, East Sussex prej datës 14/07/2022

Nga zona Sussex është shpallur si i “zhdukur” Akil Dervishi edhe ky i moshës 17 vjeç i parë për herë të fundit në 04/05/2022.

Sikurse kërkohet ndihma e publikun në gjetjen e Denis Haliaj 17 vjeç i cili pasi kishte mbërritur në Angli ishte akomoduar në Manchester. Kontakti i fundit me Denisin ishte në 15/08/2021.

Sipas një raporti të BBC të dhjetorit 2022 “deri në 20 për qind e fëmijëve emigrantë shqiptarë që u vendosën pranë një këshilli lokal në Angli në vitin 2022 janë klasifikuar si të zhdukur.

Këshilli rajonal i Kentit pranoi 197 fëmijë emigrantë shqiptarë të pashoqëruar deri më 31 tetor 2022, por shifrat tregojnë se 39 prej tyre janë zhdukur.

Raportet e medias britanike theksojnë se këta fëmijë të konsideruar si të zhdukur janë në risk ekstrem për t’u bërë viktimë e trafikimit njerëzor, skllavërisë moderne, shfrytëzimit për punë në ndërtim ose lavazhe makinash, si dhe shfrytëzimit kriminal në ferma kanabisi ose në rrjetet e shpërndarjes së drogës (“county lines”).

V¤αυ grυan se ndihmonte vajzën/ Detaje nga k rimi brenda familjes në Tiranë, Hysni Patushi qëlloi bashkëshorten se kujdesej për 4 nipërit

Kjo është 58-vjeçarja Lumturi Patushi, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u godit me thlkë nga bashkëshorti i saj, Hysni Patushi.

Sipas të dhënave të bëra publike për ngjarjen, konflikti mes çiftit dyshohet se nisi për shkak të mungesës së Lumturisë në banesën e tyre. 58-vjeçarja kalonte pjesën më të madhe të kohës në shtëpinë e vajzës së saj, ku kujdesej për katër fëmijët e mitur.

Kjo situatë dyshohet se ka shkaktuar përplasje të vazhdueshme mes bashkëshortëve. Ditën e ngjarjes, Hysni Patushi, i cili sipas raportimeve kishte konsumuar alkool, u largua nga banesa e çiftit në zonën e “Don Boskos” dhe shkoi drejt banesës së vajzës së tyre në “Rrugën Ranorama”, ku ndodhi krimi.

Vrasja ndodhi në prani të nipërve të çiftit, ndërsa pas ngjarjes autori u largua nga vendi i krimit dhe hodhi thikën jashtë pallatit.

Më pas, ai shkoi në Kamëz, ku u takua me një të afërm. Sipas raportimeve, i afërmi e bindi të vetëdorëzohej në polici. Hysni Patushi më pas pranoi autorësinë e krimit dhe gjatë dëshmisë e lidhi përshkallëzimin e konfliktit me konsumimin e alkoolit.

Hetuesit arritën të gjejnë dhe sekuestrojnë edhe thikën e përdorur në krim, me ndihmën e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Sipas të dhënave të bëra publike, kjo nuk ishte hera e parë që Patushi akuzohej për dhunë ndaj bashkëshortes. Në vitin 2017 ai ishte arrestuar për dhunë në familje ndaj Lumturisë, me të cilën kishte shtatë fëmijë.

Hyri me disa të tjerë për të vjedhur në një banesë në Itali, prοnari ν¤et 25 vjeçarin shqiptar

Një 25 vjeçar shqiptar është vràrë me armë zjarri gjatë një tentative vjedhjeje në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar, kishte hyrë bashkë me disa të tjerë, për të grabitur në një shtëpi fshati në rinovim, por u vra nga pronari italian që qëlloi me armë zjarri në mes të natës kur dërgjoi zhurma.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 02:00, dhe pronari 35 vjeçar italian ishte vetëm në shtëpi.

Pasi dëgjoi zhurmat, mori armën që e posedonte me leje dhe qëlloi. Pak çaste më vonë, vetë pronari i shtëpisë telefonoi policinë.

Punonjësit e emergjencës u përpoqën ta shpëtonin të riun shqiptar, por pa sukses.

V¤αυ bashkëshorten në sy të nipërve dhe dhëndrit, del foto e autorit

Një ngjarje e rëndë ka trondìtur Tiranën paraditen e sotme, ku një 68-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 58-vjeçare dhe u arratis.

Policia bën me dije se ka arrestuar Hysni Patushin, 68 vjeç, në zonën e Kamzës.

“Vrau me mjet prerës bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ndërsa në momentin e krimit në shtëpi ndodheshin edhe dy të mitur, nipër të çiftit, si dhe dhëndri i tyre, i cili jetonte në banesën e vjehrrit.

Mësohet se goditja me thikë ka qenë fatale për 58-vjeçaren Lumturie Patushi, e cila ka ndërruar jetë.

Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur probleme edhe më herët. Dy të miturit dhe dhëndri janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, në përpjekje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Përplasja me grupin e Ervis Lamajt dhe vr¤sja e “Tanit të Ruzhdiut”? Plagosja e dy “kamzalinjve” solli sagën e hakmarrjes! (‘Fati’ i secilit prej tyre)

Artan Myrtaj sapo ishte liruar nga burgu kur u qëllua për vdekje pranë zonës së njohur si “Agjencia e Vjetër” në Sarandë, mëngjesin e sotëm. Në ngjarje mbeti i plagosur edhe Xhevdet Skëndaj, një kalimtar i rastit.

Myrtaj, 44 vjeç, i njohur me nofkën “Tani i Ruzhdiut”, kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Ai u arrestua në vitin 2025, pasi dyshohej se ishte përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 17 korrik 2025, në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.

Nga hetimet rezultoi se autori i dyshuar i plagosjes ishte 44-vjeçari Ramadan Zoto.

Ndërsa Artan Myrtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj dyshohej se e kishin ndihmuar Zoton të arratisej pas krimit. Për këtë arsye, ndaj tyre rëndonte akuza e “përkrahjes së autorit të krimit”.

Pikërisht plagosja e dy miqve të Ervis Lamajt, i konsideruar si kreu i një grupi të rrezikshëm kriminal, dyshohet se u bë shkak për nisjen e një sage të përgjakshme hakmarrjeje.

Fillimisht u vra me tritol Isuf Jacaj, babai i Klaus Jacajt. Më pas, tritol iu vendos edhe pronës së Ramadan Zotos.

Ky i fundit ndodhet në paraburgim së bashku me Klaus Jacajn, ndërsa Artan Myrtaj sapo ishte liruar nga burgu kur u ekzekutua mëngjesin e sotëm.

Në kërkim, si i dyshuar për përfshirje në plagosjen e Lamajt dhe Hajdarajt, mbetet vetëm Erjon Canaj.

Shkak i konfliktit mes palëve dyshohet se janë pronat.

Grupi i Ervis Lamajt dyshohet se ka fituar terren në Sarandë dhe se është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë atentate mafioze dhe zhdukje personash.

Në kuadër të hetimit po verifikohet edhe një pistë që e lidh ngjarjen me atentatin ndaj Rexhep Isamilit, i cili u qëllua në një pikë karburanti.

Po ashtu, në vëmendjen e autoriteteve janë edhe ngjarje të tjera të rënda të viteve të fundit, përfshirë atentatin me tritol ndaj Isuf Jacajt, si dhe zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Krasniqit, të cilët rezultojnë të zhdukur që prej vitit 2023.

Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar që i lidh këto ngjarje me ekzekutimin e Artan Myrtajt.

Këto janë pista që po verifikohen nga grupi hetimor dhe autoritetet pritet të përcaktojnë nëse mes ngjarjeve ekziston një lidhje konkrete.

Pas atentatit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupi hetimor, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi atentati, ndërsa pritet të mblidhen edhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe motivit të ekzekutimit.

“Nuk është drejtësi!” / V*αsjα e 13-vjeçares shqiptare, nëna e Aurora Tilës në lot: I kërkoj falje vajzës për…

Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit ndaj ish-të dashurit të vajzës, i dënuar për vrasjen e saj.

Në një intervistë për emisionin italian “Verissimo”, Morena Corbellini tha se vendimi i ri ka qenë një goditje e rëndë për të dhe se nuk e konsideron dënimin të drejtë. Dënimi u ul nga 17 në 15 vjet burg.“Besoja aq shumë te drejtësia dhe sot nuk besoj më në të. Ka shumë zhgënjim dhe shumë zemërim”, tha ajo.

Aurora Tila u vra kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa autori ishte ish-i dashuri i saj. Rasti tronditi opinionin publik në Itali dhe riktheu në vëmendje diskutimet mbi dhunën ndaj vajzave dhe femicidin.Për nënën e saj, dënimi prej 15 vitesh nuk pasqyron rëndësinë e krimit.

“Aurora duhej të ishte një paralajmërim, por nuk ishte. Pesëmbëdhjetë vjet për vrasjen e një vajze të vogël është e papranueshme”, u shpreh ajo.

Pas daljes nga gjykata, Morena tregoi se u kthye në dhomën e vajzës së saj, në një moment të mbushur me dhimbje dhe faj.“Shkova në dhomën e saj për t’i kërkuar falje sepse nuk mora atë që doja”, rrëfeu ajo, duke përshkruar një nga momentet më të vështira pas vendimit.

Megjithatë, ajo thotë se nuk do të heqë dorë nga beteja për drejtësi.

“Beteja nuk ka mbaruar. Dua të kuptoj pse dënimet janë kaq të ulëta për ata që vrasin”, deklaroi nëna e 13-vjeçares.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin se dënimet mund të ndikojnë në mënyrën se si perceptohet rreziku i dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Nëse nuk kanë frikë të vrasin, femicidet do të shtohen”, tha ajo.

Vr, ¤sjα në Itali/ Shqiptari nuk kishte vjedhur asgjë, autori: Ndihem i dëshpëruar

Jam i dëshpëruar.’ Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në pronën e tij në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos.

Një prej personave të grupit, një 36-vjeçar me origjinë shqiptare, u godit nga plumbi dhe ndërroi jetë. Mollo, i cili punon si shofer kamioni, është aktualisht nën hetim në gjendje të lirë për vrasje.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, Mollo ndodhej në pjesën e banueshme të shtëpisë së familjes, e cila është në rikonstruksion, kur dëgjoi zhurma gjatë natës. Ai mori pistoletën që e posedonte në mënyrë të ligjshme dhe doli për të kontrolluar situatën.

Përballë tij ndodhej një grup prej të paktën 4-5 personash. 35-vjeçari qëlloi disa herë në errësirë, duke goditur njërin prej tyre. Pjesëtarët e tjerë u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Një nga detajet e rëndësishme të hetimit është se grupi nuk pati kohë të kryente grabitjen.

Në pronën që Mollo po rikonstruktonte kishte materiale ndërtimi, vegla pune dhe materiale të tjera të grumbulluara jashtë objektit. Sipas hetuesve, këto dyshohet se ishin objektivi i grupit.

Megjithatë, nga kontrolli i kryer pas ngjarjes nuk rezulton të jetë marrë asnjë send. Grabitësit u larguan pa arritur të përfundonin vjedhjen.

Pas ngjarjes, Mollo ka përfunduar në qendër të hetimit të Prokurorisë së Astit. Ai ka deklaruar se është i dëshpëruar për atë që ndodhi.

Pistoleta ishte e regjistruar dhe mbahej në mënyrë të ligjshme, ndërsa autoritetet po verifikojnë rrethanat në të cilat ajo është përdorur në pronën që ishte në rikonstruksion.

Pas të shtënave, vetë 35-vjeçari ka telefonuar karabinierët dhe shërbimet e emergjencës. Ekipet mjekësore tentuan të shpëtonin 36-vjeçarin, por ai nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë, karabinierët po kërkojnë personat e tjerë të grupit, të cilët u larguan nga zona. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse pas largimit në këmbë ata kanë përdorur një automjet.

Mollo, i cili më parë ka punuar si hidraulik, përshkruhet nga banorët e zonës si një person i qetë dhe i përkushtuar ndaj punës. Ai jeton me nënën e tij, rreth 200 metra larg banesës së familjes që po rikonstruktonte.

Shefi ushtarak i NATO-s: Ushtarët, a¤mët dhe sistemi janë gati, kemi rreth 4 mijë faqe me plane

Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare.

Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ai sqaroi se një sulm i drejtpërdrejtë do të përbënte një situatë krejtësisht tjetër dhe do të sillte menjëherë në agjendë Nenin 5, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.