Ish-shefi i CIA-s: Mund ta rrëzojmë Putinin me dy lëvizje

Ish-drejtori i CIA-s dhe komandanti i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, gjenerali David Petraeus, beson se Perëndimi ka dy lëvizje kyçe në dispozicion për të detyruar Vladimir Putinin të përfundojë luftën në Ukrainë.

Sipas tij, përdorimi i aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Kievin dhe shkatërrimi i ekonomisë ruse të luftës me sanksione shtesë do të thoshte thjesht se Moska thjesht nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte agresionin e saj, shkruan gazeta italiane Corriere della Sera.

E para është që Evropa të përdorë 200 deri në 250 miliardë dollarë rezerva të ngrira ruse si kolateral për lëshimin e obligacioneve dhe t’i drejtojë paratë që rezultojnë në Ukrainë. “Me sisteme armësh dhe municionesh që nuk mund t’i prodhojnë vetë, siç janë ato për mbrojtje kundër raketave balistike dhe sistemi Patriot, kjo mund të shërbejë gjithashtu për të dyfishuar prodhimin e dronëve nga 3.5 milionë në 7 milionë në vit. Dhe ata mund të kapërcejnë problemet e tyre financiare dhe ekonomike për dy deri në tre vjet”, thotë Petraeus.

Hapi i dytë: ekonomia ruse është më e brishtë nga sa mendoni: fondi i mirëqenies kombëtare do të mbetet pa para vitin e ardhshëm, sepse është devijuar në industrinë ushtarake. Ne duhet të godasim ata që mbështesin ekonominë ruse të luftës, duke blerë naftë dhe gaz dhe çipa, motorë, magnete, shumica e të cilave vijnë nga Kina.

Igli Tare, një shqiptar i madh! Ja si iu gjend pranë familjes së Shpat Kasapit: Duam ta falënderojmë publikisht

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi u nda nga jeta para disa ditësh pas një arresti kardiak, në Bergamo të Italisë.

Familja e këngëtarit ka qenë në pritje të procedurave të shtetit italian ndërsa drejtori i Milanit Igli Tare ka ndërhyrë personalisht për përshpejtimin e tyre që trupi i të ndjerit të kthehet më shpejt në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me këtë familja Kasapi ka falënderuar publikisht drejtorin sportiv të Milanit ku ka qenë vëllai i këngëtarit që ka falenderuar publikisht Igli Taren.

“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje”, tha vëllai i Shpatit, Albin Kasapi, për Sportmania.

Briken Çalja shpallet kampion i Ballkanit, thyen rekordin pas 25 vitesh (VIDEO)

Briken Çalja u shpall kampion i Ballkanit në peshëngritje për kategorinë deri në 79 kilogramë.

Ai ngriti 335 kilogramë në total, duke fituar 3 medalje të arta.

Çalja vendosi edhe rekorde të reja në këtë kategori.

Sportisti i Team Albania që garon në peshën -79 kg, e nisi garimin e tij me 150 kg në shkëputje, provë të cilën e kaloi me sukses dhe vendosi dhe rekordin e ri ballkanik, pas 25 vjetësh.

Në shtytje Briken Çalja e nisi me 180 kg, duke e kaluar me sukses, ndërsa e ngriti peshën deri në 185 kg në provën e tretë, duke siguruar vendin e parë edhe në shtytje dhe duke vendosur rekordin e ri ballkanik për këtë stil.

Në total Briken Çalja ngriti 335 kg, duke vendosur rekordin e ri dhe në dygarësh: 3 medalje Ari dhe 3 rekorde të reja ballkanike për kampionin Briken Çalja.

Ndërkohë, Erkand Qerimaj nuk u ngjit në podium, pasi nuk mundi të kalojë me sukses provat e tij.

VIDEO

Salianji konfirmon “fraksionin” në parti, shpërthen në kritika: PD e paaftë! Nuk mbledh dot protestues edhe pas skandalit të Ballukut

Fraksioni brenda Partisë Demokratike duket se është konfirmuar me takimin e parë të Ervin Salianjit me demokratët në qytetin e Durrësit, ku ka mbajtur një fjalim tepër të fortë dhe kritik ndaj drejtuesve aktualë të kësaj force politike.

Teksa theksin e vuri te degradimi i demokracisë në vend, sipas tij, nga Edi Rama, Salianji tha se përgjegjëse është edhe Partia Demokratike e cila me paaftësinë e saj është bërë shkak që Rama të “vrasë” zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Salianji tha se me skandalin e Belinda Ballukut, e kapur në një vjedhje 50 milionë eurshe, në vend duhet të kishin vërshuar protestat masive për rrëzimin e qeverisë së korruptuar, por ai tha se PD nuk arrin të mbledhë numra të konsiderueshmë protestuesish rreth vetes.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e takimeve prej 7 muajsh me demokratët si dhe mosmarrjen e përgjegjësive për humbjen në zgjedhje. Salianji tha se ka ardhur koha që PD të hapet dhe t’i besojë brezit të ri për të bërë ndryshimin.

Pjesë nga fjalimi i Salianjit:

Sot pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha. Do të na urrejë çdo demokrat nëse nuk u përgjigjemi në kohë. Është e vërtetë që Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama përdor mjete të ndyra në politikë dhe e ka prishur procesin politik në Shqipëri.

Zgjedhjet janë si një luftë për bukën e gojës, shtrëngimin e vendit të punës. Por duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet, një tjetër shkak është paaftësia e opozitës, e PD-së. Edi Rama arriti të nxirrte me të gjithë represionin 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk arritëm të nxjerrim as 2000, pse nuk i motivojmë ne demokratët të dalin të votojnë. T’i pyesim, pse?

Ne nuk mund t’i mbyllim as sytë e as veshët, kur kapja e ministres Belinda Balluku në vjedhje 50 milionë euro nuk bëri të dalin mijëra njerëz në shesh dhe ta rrëzojnë këtë qeveri siç bëjnë në Bullgari e vende të tjera. Partia Demokratike nuk rritet. Mostakimet 7 muaj pas zgjedhjeve, mosmbajtjen e asnjë lloj përgjegjësie, demokratët janë lodhur dhe ne nuk duhet të kemi frikë t’i themi të vërtetat ashtu siç janë. Çdo demokrat duhet të dëgjohet, mosdëgjimi i tyre është një gabim i rëndë.

PD-ja duhet të hapet, të besojë te brezi i ri, dhe pa diskutim të fitojë, freskia sjell shpresë. Duhet ta themi me zë të lartë dhe pa asnjë kompleks, ne e kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne e kemi forcën për ta fituar, dhe fitorja nuk është një opsion është një detyrim që i kemi demokratëve dhe shqiptarëve. Kjo është ora e kurajës, e përgjegjësisë, është ora ta themi me zë të lartë, PD duhet të hapet!

Spalletti i befasuar nga 10 minutat e Zhegrovës: Sheh hapësira aty ku të tjerët shohin mure (VIDEO)

Luciano Spalletti e di mirë se Juventusi i tij ka nevojë për cilësi përveç, sigurisht, rezultateve. Sfida e Kupës së Italisë e fituar kundër Udineses ka treguar diçka pozitive për trajnerin bardhezi, i cili – sipas pranimit të tij – ka parë lojtarët e tij “më pak të shqetësuar”. Në këtë skenar, pas ndeshjes, Spalletti ka dashur të nënvizojë një aspekt që i ka bërë veçanërisht përshtypje, me një referim ndaj një futbollisti në veçanti.

Spalletti i habitur nga Zhegrova

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, lojtarin që Spalletti po e përdor me pikatore për t’i lejuar të gjejë gjendjen më të mirë fizike pas një mungese të gjatë. Këtë herë, anësori ofensiv luajti vetëm një copëz në fund të ndeshjes, por megjithatë shfaqi cilësitë e tij. Veçanërisht, ai shkaktoi duartrokitjet e stadiumit me një shpërthim të ish-lojtarit të Lille, që tregoi potencialin e tij.

Entuziazmi për Zhegrovën

Spalletti foli qartë, duke iu referuar në mënyrë të veçantë shpirtit të sakrificës së kosovarit, i cili ka kuptuar atë që kërkon trajneri. Trajneri gjithashtu pranoi se kishte bërë një gabim duke i dhënë ndoshta pak hapësirë: “Jam i kënaqur edhe me 10–15 minutat e Zhegrovës: vjen nga një periudhë e gjatë mosaktiviteti, ndoshta meritonte më shumë hapësirë. Bëri ndjekje deri brenda zonës sonë, gjë që nuk është cilësia e tij. Më pëlqeu shumë”.

I pashmangshëm pastaj vlerësimi për atë që mund të japë një lojtar me karakteristikat e Edon Zhegrovës për Juventus. Spalletti bën të kuptohet se beson shumë te cilësitë e tij: “Konfirmon fantazinë e jashtëzakonshme dhe saktësinë që ka: është një fitil i ndezur, mund të shpërthejë në çdo moment, sheh hapësira aty ku të tjerët shohin mure.”

Dhe tani, me fazën e nxehtë të sezonit dhe një tour de force në prag, një lojtar si ai mund të jetë shumë i vlefshëm për Juventus, që do të duhet të bëjë pa Dusan Vlahovic.

Zhduket 56-vjeçari shqiptar në Austri, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Agim Nuredini, shqiptar 56 vjeçar, banues në Wels të Austrisë që nga dita e shtunë është shpallur i zhdukur. Për herë të fundit është parë rreth orës 12:30 minuta të asaj dite, kur është dal nga shtëpia me veturën e tij Opel Mokka, ngjyrë të zezë.

Që nga ajo kohë, nuk ka asnjë gjurmë rreth fatit të tij, shkruan albinfo.

Familja dhe miqtë janë duke kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe bashkatdhetarëve tanë në Austri. Në një prononcim për albinfo.at, një mik i Agimit thotë se janë lajmëruar edhe policia austriake por deri tash nuk kanë marr asnjë informatë. Madje, nuk është gjetur as vetura e tij.

Kushdo që e ka parë Agimin që nga e shtuna ose ka ndonjë informacion rreth vendndodhjes së tij, kërkohet të kontaktojë menjëherë stacionin më të afërt të policisë.

Del VIDEOJA e vrasjes së biznesmenit në Elbasan, autori me kapuç afrohet pranë makinës i vetëm dhe qëllon 6 plumba

Ka dalë videoja e atentatit ku u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, të dielën në mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Pamjet tregojnë momentin kur autori afrohet i vetëm pranë makinës së viktimës dhe qëllon disa herë. Personi i armatosur mban një kapuç në kokë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Vrasja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”. Viktima sapo kishte dalë nga zyra dhe u fut në makinën e tij “Range Rover”, kur u qëllua me 6 plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.


Sipas policisë, pasi u sigurua se objektivi kishte ndërruar jetë, autori u largua me një makinë “Audi” të zezë në drejtim të rrugës Elbasan–Librazhd. Automjeti i marrë me qira u gjet të nesërmen i djegur në fshatin Mirakë. Qitësi mbetet ende i paidentifikuar.

Arrestimet dhe të kërkuarit

Hetimi çoi në arrestimin e Xhino Agos, ish-ortak i viktimës, banues në Elbasan, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai është personi që dyshohet se i dha autorit makinën e përdorur në krim.

Në pranga u vu edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roje në një karburant, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona:  Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për veprat “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”

Policia ka vënë në pranga këtë të mërkurë një tjetër bashkëpunëtor në ngjarje. Ai është Nevzat Spaho, 29 vjeç nga Prrenjasi. I riu me precedent penalë ka pranuar se makina e ortakut të viktimës iu dha disa lezhjanëve para ngjarjes.

Dyshimet, mosmarrëveshje për borxhe të pashlyera

Burime pranë hetimit thonë se viktima dhe personat e dyshuar si autorë ishin të njohur mes tyre. Dyshohet se Mëhalla kishte pasur konflikte të zgjatura me disa prej tyre lidhur me borxhe të pashlyera, të dhëna me fajde, dhe se tensionet kishin agravuar prej muajsh.

Mësohet viktima kishte ushtruar presion dhe më herët kishte pasur konflikte verbale e fizike me disa prej personave të përfshirë, çka mund të ketë ndikuar për atentatin. Dyshohet se vrasja është kryer në kushtet e një hakmarrjeje të menjëhershme pas një konflikti, por rolet e secilit prej personave të arrestuar dhe të kërkuar mbeten për t’u përcaktuar nga policia dhe hetimi do përcaktojë autorësinë e secilit.

Priten reshje bore, policia apel shoferëve: Tregoni kujdes, ka lagështi dhe ngrica në rrugë

Policia Rrugore i ka bërë apel shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, teksa vendi po përfshihet nga temperaturat e ulëta që pritet të sjellin bor¡ dhe ngrica në rrugë.

Mesazhi i Policisë Rrugore:

Apel për më shumë kujdes nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës.

Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në akset ku ka ngarkesë dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe në disa akse rrugore malore, prezencë të dëborës.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në akset ku është e nevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore në shërbim.

Të moderojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e duhur me mjetet e tjera, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 3 Dhjetor 2025

Dashi

Qe ne orët e para te mëngjesit do mundoheni te rivendosni komunikimin ne çift gjate kësaj dite. Edhe partneri sikundër ju do mundohet te beje me te mirën. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nga personat nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do mund te kryeni te gjitha shpenzimet qe doni.

Demi

Nuk do kuptoheni aspak sot me atë qe keni ne krah dhe nga momenti ne moment mund te lindin debate te forta. Asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret edhe do duan edhe nuk do duan te ndryshojnë status. Mire do jete te mos hedhin hapa për te cilat te pendohen. Për financat do kujdeseni me shume se kurrë me pare dhe do ruani një gjendje te qëndrueshme.

Binjaket

Nëse kohet e fundit keni mundur te kaloni disa sfida te vështira ne jetën ne çift edhe sot keni për t’ia dale mbanë. Do bashkëpunoni fort me atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë sepse mundësitë për njohje nuk do jene te mira. Ne planin financiar do keni probleme goxha te mëdha te cilat nuk do mund t’iu zgjidhni dot menjëherë. Kërkoni sa me pare ndihme.

Gaforrja

Do kaloni çaste te bukura, por nuk do mungojnë as mosmarrëveshjet sot ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk ka për te shkuar si e kishit menduar, megjithatë nuk duhet te bini ne pesimizëm. Beqaret do njihen me një person te cilin nuk e mbajnë mend se e njohin qe ne fëmijëri. Financat do ju mërzitin paksa. Do ju duhet përpjekje dhe maturi për ta ruajtur gjendjen te qëndrueshme.

Luani

Do jeni te disponueshem ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe gati te bëni edhe sakrifica për te. Dita do jete e mbushur me emocione dhe kënaqësi. Beqaret sot do kenë vetëm njohje te cilat pas shume pak kohesh do shndërrohen ne diçka me tepër. Për financat është mire te kujdeseni me tepër sepse po i late pas dore dhe shpenzoni pa fund do keni vështirësi.

Virgjeresha

Ne pamje te pare jeta juaj ne çift do duket e qete, por ne fakt do jete farse. Secili prej jush do ketë hatërmbetje dhe pakënaqësi, por qe nuk do i shprehe me fjale. Kjo do jete pika me e dobët. Beqare do e kenë serish te vështirë ta gjejnë [personin e duhur. Gjendja financiare do ketë tronditje te vogla, por asgjë për t’u shqetësuar. Do mund t’ia dilni mbanë.

Peshorja

Sot do i jepni me shume prioritet se kurrë me pare jetës suaj ne çift. Nuk do e lini për asnjë moment partnerin te mërzitet përkundrazi do përgatisni surpriza për te. Beqaret do ja dalin te joshin dike, por kur ai t’iu kërkojë diçka me shume do stepen. Ne planin financiar duhet te bëni shume kujdes sepse gjendja nuk do jete aspak e mire si e kishit menduar.

Akrepi

Dielli do ndriçoje sot jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do ece për mrekulli mes jush dhe partnerit. Do përjetoni kënaqësi aq te mëdha saqë do ju duket vetja si ne ëndërr. Beqaret jo vetëm qe do fillojnë një histori dashurie, por do mendojnë menjëherë për bashkëjetesë. Ne planin financiar do jeni mjaft te organizuar dhe nuk pritet as problemi me i vogël.

Shigjetari

Gjerat do fillojnë te ecin ne drejtimin e duhur gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do mund te bëni edhe sakrifica nga me te ndryshmet. Beqaret me mire ta lënë veten te lire sesa te bëjnë gjera me nxitim. Do gabojnë rende. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri. Gabimet e vogla sot mund te sjellin tronditje te mëdha nesër.

Bricjapi

Dite shume tensionuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do arrini dot te merreni vesh me atë qe keni ne krah dhe kjo mund te jete shkatërruese. Beqaret do joshin gjithë kohës, por fatkeqësisht personat e gabuar. Kujdes! Gjendja e financave do jete delikate, prandaj bëni mire te shpenzoni me shume kujdes dhe maturi. Para hua mos jepni ne asnjë mënyrë.

Ujori

Ata qe kane pasur mosmarrëveshje dhe probleme ne çift mund te kenë vështirësi edhe sot nëse mungon dëshira e mire nga te dy. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite goxha pozitive dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Gjendja financiare do ketë tronditje te mëdha për shkak se kohet e fundit keni bere goxha çmenduri me shpenzimet.

Peshqit

Dite shume e qete dhe e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni te dy me fat qe keni njeri-tjetrin ne krah dhe qe merreni vesh me se miri. Beqaret do e vuajnë shume vetminë. Sado qe do mundohen te gjejnë dike, nuk kane për t’ia dale mbanë. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë dhe për te siguruar edhe te ardhmen.

V|DEO+l8/ S▪︎ks në TELEVIZIONIN spanjoll, skandal i ri në SPEKTAKLIN “Ishulli i Tundimit”!

Versioni spanjoll i “Ishullin e Tundimit” ka prodhuar një skandal të ri seksual.

Konkurrentja Claudia Martinez, e cila ishte e fejuar me Gilbert në shfaqje, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuala me konkurrentin, Gerard Moreno.

Dyshohet se të dy shkuan shumë larg, madje duke kryer marrëdhënie seksuale në sy të kamerave.

Pamjet tregojnë çiftin në dy skena të ndara: njërën në pishinë, tjetrën në dhomën e gjumit.

Videoja, e cila zgjat afërsisht 12 minuta, iu shfaq e plotë dhe pa censurë të dashurit të saj, Gilbert, gjatë zjarrit të madh në plazh.

Kur ai zbuloi lidhjen, i tronditur nga imazhet, doli nga zjarri në përpjekje për të hyrë në vilën e të dashurave.

Megjithatë, ai u ndalua nga ekipi i prodhimit, por u përball menjëherë me partneren e tij, Claudia.

Kjo nuk është hera e parë që emisioni në Spanjë ka qenë në qendër të polemikave./TgCom24