“Donin të zhduknin Metën”/ Dashamir Shehi: Ja si kùptohet pakti i Ramës me Berishën

Dy partitë e mëdha, ashtu si në vitin 2008 dhe më pas për reformën zgjedhore dhe në drejtësi në vitin 2016, do të dakordësojnë sërish për të vënë dorë mbi Kushtetutën e vendit. A do të kemi një pakt të ri politik mes mazhorancës dhe opozitës?

Ish-kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh në “Top Story” se marrëveshja PS-PD në 2008-ën u bë për të “zhdukur” Ilir Metën dhe LSI-në, me Berishën dhe Ramën që kishin dy ‘vizione’ të ndryshme.

“Është bërë kastile të qërohej Ilir Metën. Këtyre nuk i vinte mirë. Në radhë të parë Edi Ramës. Provuan këtë sistem, duke menduar… atë kohë ishte Berisha dhe mendonte se ai sistem do i jepte pushtet. Edi Rama mendonte se do vinte në 2009, por erdhi katër vite më vonë dhe qëndroi 16 vite. Ky tjetri bën sikur nuk e dinte këtë sistem.

Unë nuk jam kundër marrëveshjes. Por marrëveshjet në politikë bëhen transparentet. Këto janë dy marrëveshje mes dy personave.

Marrëveshja për Kushtetutën? Marrëveshjet nuk bëhen në kafe. Unë bëj diçka që të leverdis ty. Në mëngjes shahemi sa të duam. Këto e kanë bërë me marrëveshjen me komision dhe shumë mirë e kanë bërë. Por duhet hapur një debat politik që ta ndjekim dhe ne që s’jemi në Parlament”, tha ndër të tjera Shehi.

AIarm për ciklon të furishëm që po formohet mbi Europën/ Çfarë moti na pret në nëntor…?

Atlantiku i Veriut po hyn në një fazë aktive me dinamikë të shtuar, e cila, sipas parashikimeve, do të sjellë mot të paqëndrueshëm dhe reshje të mëdha mbi Europën në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit, paralajmërojnë meteorologët nga Severe Weather Europe.

Një det më i ngrohtë se mesatarja nxit zhvillimin e sistemeve frontale me më shumë lagështi, kështu që priten shira të shpeshta dhe një rrezik në rritje përmbytjesh.

Një model tipik vjeshte merr formë mbi Atlantikun e Veriut dhe Evropën Perëndimore, ku zhvillohen lugina të thella atmosferike që sjellin lagështi dhe ngrohtësi në kontinent.

“Ciklon bombastik” dhe erëra të forta

Një “ciklon bombastik” po formohet që mund të sjellë erëra deri në 130 km/orë mbi Atlantik dhe Gjirin e Biskajës, me valë të rrezikshme dhe rryma të forta përgjatë brigjeve të Francës, Irlandës dhe Skocisë. Paqëndrueshmëri shtesë po krijohet nga Uragani Melissa i dobësuar, i cili tani po kontribuon në dinamikën e sistemit Atlantik.

Meteorologët presin që modeli i paqëndrueshëm të vazhdojë deri në fillim të nëntorit, me periudha të mundshme reshjesh të dendura shiu dhe përmbytjesh lokale. Dete të ngrohta rekord dhe pasojat

Për shkak të verës së ngrohtë dhe ngrohjes globale, detet përreth Europës janë dukshëm më të ngrohta se mesatarja. Temperaturat prej 22–23 °C janë regjistruar në Mesdheun qendror-perëndimor dhe rreth Azoreve, ndërsa vlerat prej 10 deri në 15 °C janë regjistruar në Evropën Perëndimore dhe në Detet e Veriut dhe Baltik.

Temperaturat e rritura, veçanërisht rreth Skandinavisë dhe Detit Baltik, mund të inkurajojnë zhvillimin e fronteve dimërore dhe stuhive dhe të sjellin shi ose borë më të dendur më vonë këtë vit.

Ajër më i lagësht dhe rrezik më i madh përmbytjesh

Detet më të ngrohta rrisin lagështinë në atmosferë, gjë që favorizon zhvillimin e cikloneve dhe stuhive. Ajri më i lagësht ushqen sistemet frontale që vijnë nga Atlantiku, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe përmbytje të mundshme të menjëhershme.

Meteorologët paralajmërojnë se për shkak të deteve jashtëzakonisht të ngrohta, fillimi i nëntorit do të shënohet nga stuhi të shpeshta, erëra të forta dhe ciklone të forta mbi një pjesë të madhe të Europës.

Pamje tronditëse të avionit që u përbaII me uraganin “Melissa” (Video)

Cikloni “Melissa” ka qenë në qendër të interesit meteorologjik, pasi disa hulumtues të guximshëm u përpoqën ta afrojnë atë.

Pamjet nga Shërbimi Kombëtar i Oqeanëve dhe Atmosferës (NOAA) tregojnë një ekuipazh fluturimi që përjeton turbullira të forta ndërsa mbledh të dhëna nga syri i ciklonit Melissa, ndërkohë që stuhi e madhe përshkoi Detin Karaib.

Qendra e Operacioneve të Aeroplanëve të NOAA regjistroi një video ku avioni tundej nga erërat.

“Veliaj shkoi në SHBA dhe takoi Kamala Harris, ndërsa Rama jo”- Berisha tregon si Iindi përplasje mes tyre: Ish-kryebashkiaku i di të gjitha vjedhjet që…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar si ka nisur përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për të cilin thotë se kryeministri e hoqi vetë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha dhe se Erion Veliaj shkoi në SHBA dhe takoi Kamala Harrisin, që në atë kohë ishte zv presidente e SHBA, ndërsa Rama shkoi dhe nuk e takoi dot.

Sipas tij, Erion Veliaj i di të gjitha vjedhjet që Rama ka bërë në Urbanistike.

“Ky dimension represiv i shkallës së paimagjinueshme ndaj atyre që Rama nuk vazhdon dot ti mbrojë, ndërsa këtë Veliaj e ka heq vetë. Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harrisin, ndërsa Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Pse e tek nuk e di, por aty filloi shizma e madhe. Për të vjedhur asnjë nga vjedhjet që ka bërë Rama nuk iu faturua Erion Veliajt. Erion Veliajt i din Ramës të gjithë vjedhjen që bën në urbanistikë Edi Rama. Hoteli 20 katsh deri tani 70 mln euro i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama, Redi Molla është djali i tezes së Linda Ramës”, tha Berisha.

“Nëntori nis me temperatura të larta”, MeteoroIogia Porja: Si pritet të jetë moti në ditët në vijim

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin nëntor. Porja tha se kjo fundjavë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit, do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura deri në 5 gradë mbi vlerat mesatare të muajit.

“Të shtunën dhe të dielën termometri në disa zona do të ngjitet në 26 gradë Celsius, temperatura këto shumë të larta. Nëse do të bënim një krahasim me tetorin, janë rreth 5-6 gradë më të larta se ç’duhet të jenë. Parashikohet që të dielën në mbrëmje të kemi zhvillim të vranësirave duke bërë që java tjetër të nisë disi më e paqëndrueshme”, u shpreh Lajda Porja.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ndryshe nga tetori, nëntori pritet të jetë një muaj i thatë.

“Muaji nëntor, i cili duhej të ishte në fakt i lagësht, pasi është ndër muajit më të lagësht të klimës shqiptare, parashikohet të jetë relativisht i thatë. Pjesa e parë e nëntorit, deri më 14-15 nëntor, do të ketë reshje, por shumë të pakta dhe parashikohet të ketë më shumë ditë me diell”, tha Porja.

Në fundjavë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

Si u dashurua Ami me ty? Ermal Mamaqi flet pa fiItra: Më mirë të fshish lotët me 500 euro se…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ermal Mamaqi, për një bisedë pa filtra mes biznesit, televizionit dhe sukseseve në karrierën e tij.

Ronaldo: Është ajo shprehja që përdoret nëpër meme: ‘Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër’. Për t’u bërë pak i keq, po shihja daljet e tua të para në “Portokalli”, nuk shiheshe me sy.

Ermal: E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin.

Ronaldo: Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që asaj kohe. Dhe të shoh ty tashmë në studio, je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur.

Ermal: Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.

Dodik shpëtoi nga lista e zezë amerikane, DASH zbuIon se çfarë ndikoi në heqjen e sanksioneve, lajm për Sali Berishën?

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa e Lirë se “veprimet konstruktive” të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ndikuan në vendimin e SHBA-së për t’i hequr sanksionet kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikut, dhe dhjetëra individëve dhe kompanive të lidhura me të.

Dodik, president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

Sanksionet ndaj tij, anëtarëve të familjes së tij, kompanive dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, u hoqën të mërkurën.

DASH theksoi në një përgjigje për REL-in se veprimet e Asamblesë së entitetit serb të Bosnjës “duhet të ndihmojnë në përmirësimin e stabilitetit në Bosnjë dhe të mundësojnë një partneritet me Shtetet e Bashkuara të bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe prosperitet”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aktorë politikë në të gjithë Bosnjën për të vendosur prioritete të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

Përveç Dodikut – të cilit iu hoq mandati si president i entitetit serb pas dënimit me burgim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje – nga lista e zezë amerikane u hoqën edhe anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zheljka Cvijanoviç, dhe mbi 40 individë dhe subjekte juridike.

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse i hoqi ata nga lista e sanksioneve në njoftimin e saj të mërkurën.

Çfarë vendimesh mori Asambleja e Republikës Sërpska?

Më 18 tetor, Asambleja e Përgjithshme e entitetit serb e miratoi një ligj për shfuqizimin e ligjeve që tashmë ishin shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Ato përfshijnë Ligjin për Pronën e Paluajtshme të Përdorur për Funksionimin e Autoriteteve Publike, Ligji për Moszbatimin e Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska, Ligji për Ndalimin e Aktiviteteve të Institucioneve Jashtëkushtetuese të Bosnjës, Ligji për Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës Sërpska dhe Ligji për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska.

Dodiku ishte dënuar nga gjykata e Bosnjës për nënshkrimin e një ligji që bënte thirrje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës në entitetin e udhëhequr nga ai.

Përveç dënimit më një vjet burgim, të cilin e zëvendësoi më vonë me gjobë, Dodikut iu ndalua edhe ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet.

Asambleja e Përgjithshme gjithashtu i beri të pavlefshme 12 konkluzione parlamentare të dhjetorit 2024, të cilat disa ambasada perëndimore i përshkruan në një deklaratë të përbashkët si “qëndrime kundër marrëveshjes së Dejtonit”.

Asambleja gjithashtu e emëroi Ana Trishiq-Babiq, ish-këshilltaren e Dodikut, si presidente në detyrë të Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa e Lirë se “veprimet konstruktive” të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ndikuan në vendimin e SHBA-së për t’i hequr sanksionet kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikut, dhe dhjetëra individëve dhe kompanive të lidhura me të.

Dodik, president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

Sanksionet ndaj tij, anëtarëve të familjes së tij, kompanive dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, u hoqën të mërkurën.

DASH theksoi në një përgjigje për REL-in se veprimet e Asamblesë së entitetit serb të Bosnjës “duhet të ndihmojnë në përmirësimin e stabilitetit në Bosnjë dhe të mundësojnë një partneritet me Shtetet e Bashkuara të bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe prosperitet”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aktorë politikë në të gjithë Bosnjën për të vendosur prioritete të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

Përveç Dodikut – të cilit iu hoq mandati si president i entitetit serb pas dënimit me burgim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje – nga lista e zezë amerikane u hoqën edhe anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zheljka Cvijanoviç, dhe mbi 40 individë dhe subjekte juridike.

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse i hoqi ata nga lista e sanksioneve në njoftimin e saj të mërkurën.

Çfarë vendimesh mori Asambleja e Republikës Sërpska?

Më 18 tetor, Asambleja e Përgjithshme e entitetit serb e miratoi një ligj për shfuqizimin e ligjeve që tashmë ishin shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Ato përfshijnë Ligjin për Pronën e Paluajtshme të Përdorur për Funksionimin e Autoriteteve Publike, Ligji për Moszbatimin e Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska, Ligji për Ndalimin e Aktiviteteve të Institucioneve Jashtëkushtetuese të Bosnjës, Ligji për Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës Sërpska dhe Ligji për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska.

Dodiku ishte dënuar nga gjykata e Bosnjës për nënshkrimin e një ligji që bënte thirrje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës në entitetin e udhëhequr nga ai.

Përveç dënimit më një vjet burgim, të cilin e zëvendësoi më vonë me gjobë, Dodikut iu ndalua edhe ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet.

Asambleja e Përgjithshme gjithashtu i beri të pavlefshme 12 konkluzione parlamentare të dhjetorit 2024, të cilat disa ambasada perëndimore i përshkruan në një deklaratë të përbashkët si “qëndrime kundër marrëveshjes së Dejtonit”.

Asambleja gjithashtu e emëroi Ana Trishiq-Babiq, ish-këshilltaren e Dodikut, si presidente në detyrë të Republikës Sërpska./REL

U njohën te “Për’puthen”/ Roela dhe Vedati bëhen prindër të një vajze, FOTO e parë e vogëIushes

Roela Meka, një nga figurat e njohura nga emisioni “Për’puthen”, ka përjetuar momentin më të lumtur të jetës së saj.

Ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila tashmë ka pushtuar zemrat e të gjithë atyre që e ndjekin.

Lajmin e ka bërë të ditur partneri i saj, Vedat Sulemani, përmes një postimi në “Instastory”, ku ka publikuar foton e parë të vogëlushes, por duke u kujdesur që të mos e tregojë portretin e saj.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë quhem Siela, sapo kam ardhur në këtë botë të madhe… shpresoj që kjo botë të jetë e butë me mua. Por duke njohur babain tim dhe nënën time, e di që kam ardhur në vendet më të mira që mund të ekzistojë. E rrethuar me dashuri, forcë dhe dritë”, ka shkruar ai krahas kësaj foto të ëmbël.

Ndërkohë kujtojmë se teksa ishin të ftuar në rubrikën “Vajzë apo djalë” të Sara Gjordenit, në “E Diell”, Vedati i bëri një surprizë të bukur Roelës

Ai u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë, e sigurisht që ish-konkurrentja e “Për’puthen” i tha “100 për qind po”.

Vrau të atin për të mbrojtur nënën e tij! Djali shpaIIet I PAFAJSHËM pas pesë vitesh…

Gjykata e Kasacionit në Torino ka shpallur një vendim përfundimtar në favor të Alex Cotoia, të riut që vrau babanë e tij, Giuseppe Pompa, pesë vjet më parë, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Ngjarja tronditëse ndodhi më 30 prill 2020 në Collegno, një qytet në provincën e Torinos, gjatë një konflikti familjar të përshkallëzuar.

Alex Cotoia, i cili u akuzua për vrasje me dashje, kishte qëlluar babanë e tij 34 herë me thikë. Në një vendim të mëparshëm, ai ishte dënuar me 6 vite dhe 2 muaj burg, por ky vendim është hedhur poshtë tani nga Gjykata e Kasacionit.

Në lirimin përfundimtar, gjykata arriti në përfundimin se djali nuk veproi për shkak të urrejtjes ose zemërimit, por për t’i dhënë fund një situate të dhunshme dhe të rrezikshme.

Gjykata theksoi se Cotoia kishte vepruar në kushte të vetëmbrojtjes, pasi ishte i bindur se babai i tij, i cili vuante nga “xhelozia patologjike” dhe kishte një histori të dhunshme në familje, po përpiqej ta sulmonte.

Pavarësisht se Cotoia e përballi babanë e tij duke besuar se ai mund të kishte qenë i armatosur me thikë, gjykata pranoi se kishte elementë të mjaftueshëm që ta bënin të besueshëm mendimin e të riut për rrezikun e mundshëm.

Giuseppe Pompa, babai i Cotoia, ishte përshkruar nga dëshmitarët dhe ekspertët si një individ që kishte imponuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas dhe fëmijëve të tij. Sipas hetimeve, klima në shtëpi kishte qenë shumë e tensionuar dhe e ngarkuar, ndërsa viktima e kishte mbërthyer fëmijën në një tërbim të pakontrollueshëm.

Gjykata vlerësoi se, edhe nëse Cotoia kishte vepruar me gabimin e besuar se babai mund të ishte i armatosur, ai kishte pasur arsye të mjaftueshme për të besuar se ishte në rrezik të drejtpërdrejtë.

Kjo ka mundësuar që akti i tij të kategorizohet si një akt i mbrojtjes së jetës, duke hedhur poshtë akuza për vrasje të parashikuar.

Shqipëria i Ia me pasoja të frikshme, Serbia ndryshon mendje për trajnerin! Ulet në stol me kushtin e veçantë

Veljko Paunoviç është trajneri i ri i Serbisë. Federata ka njoftuar sot vendimin, për teknikun 48-vjeçar.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radaujko, ka konfirmuar emërimin e Paunoviç. Vendimi është surprizues, pasi më parë ishte konfirmuar vetëm pranimi i dorëheqjes së Dragan Stojkoviç. Për këtë nuk pritej një emër tjetër në këtë kohë të shkurtër, përpos stafit të ekipit U-21.

“Veljko Paunoviç ka treguar që nga dita e parë se interesi i ekipit kombëtar të futbollit është përparësia e tij. Prioriteti i tij nuk ishte kontrata apo kushtet financiare, por të vihej menjëherë në dispozicion të Federatës së Futbollit të Serbisë dhe të merrte përsipër ekipin në një moment kaq të rëndësishëm.

Ai theksoi se dëshiron të përqendrojë të gjithë energjinë e tij në ndeshjet e ardhshme kundër Anglisë dhe Letonisë, i vendosur të luftojë për sa kohë që ka edhe shansin më të vogël për sukses”, u shpreh sekretari i përgjithshëm.

Paunoviç e mbylli këtë muaj me Real Oviedon në Spanjë. Fillimisht duket se i janë besuar vetëm ndeshjet e nëntorit.