Skandali / AZHBR shpalli fitues projektin e babai të inspektores, vajza e firmosi

Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.

Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.

Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga  vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.

Por kjo dosje nuk mban vetëm  firmat e familjes Ago, por edhe  firmën e  drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.  Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj  nuk është vënë re nga syri  drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.

Deri më tani përfituesi  Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.  Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK.

Momenti kur Artan Hoxha ndalohet në kufirin me Greqinë dhe i komunikohet “non grata” (VIDEO)

Gazetari Hoxha, ka qënë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.

Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke. Rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.

Shërbimi Sekret i SHBA trajnon truprojat e shefit të SPAK, Altin Dumani

Ambasada e SHBA në Tiranë informon se tetë anëtarë të Gardës së Republikës të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kanë kryer një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Budapest. Mes anëtarëve të Gardës që janë trajnuar nga ekspertët amerikanë janë edhe truprojat e shefit të SPAK, Altin Dumani.

“Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.

VIDEO

Gazetari Hoxha “non-grata” në Greqi, reagon deputeti i PS: E papranueshme për një shtet evropian

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido ka reaguar pas shpalljes “non-grata” nga Greqia të gazetarit Artan Hoxha.

Bido thotë se ky akt është i papranueshëm për një shtet evropian, që të ndikohet ga “grahmat e fundit të nacionalizmit”.

Ai thotë se është detyrë e çdo gazetari të përballet me nacionalizmin politik, dhe sulmi ndaj tyre është abuzimi më i madh i vlerave evropiane.

Reagimi i plotë:

Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre.

Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit.

Kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve Agimi i Artë, Beleri etj., si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari.

Ndaj, sulmi ndaj tyre, përmes shpalljes “non grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane.

Çipa: Çështja e gazetarëve shqiptarë që ndalohen nga Greqia duhet të ngrihet në nivel ndërkombëtar

Gazetari i mirënjohur dhe drejtues i “Unionit të Gazetarëve”, Aleksandër Çipa ka ngritur shqetësime të forta mbi ndalimin e përjetshëm të gazetarit Artan Hoxha nga hyrja në Greqi.

Çipa tha në emisionin “Breaking” me moderatoren Dafina Hysa se ky nuk është rasti i parë, pasi më herët është ndaluar gazetari Marin Mema, Enrik Mehmeti si dhe vetë Çipa është ndaluar dhe vonuar në pikën kufitare nga pala greke në mënyrë të pajustifikuar.

Ai tha se kjo çështje duhet të ngrihet në nivel diskutimi jo vetëm midis dy vendeve, por edhe në nivel ndërkombëtar.

“Shpresoj të kemi reagime në nivel të lartë diplomat. Sepse nuk është vetëm rasti i zotit Hoxha, por janë edhe shumë gazetarë të tjerë, të cilësuar si të rrezikshëm. Janë rastet e gazetarëve që trajtojnë çështjet mes dy vendeve apo të shqiptarëve në Greqi, dhe cilësohen si të padëshiruar. Kemi pasur edhe rastin e Marin Memës dhe gazetarit Enrik Mehmeti. Nga ana tjetër edhe unë kam denoncuar vonimin tim të pajustifikuar nga autoritetet greke.

Nuk kemi një vendim se përse zoti Hoxha është cilësuar si i tillë. Këto raste meritojnë jo vetëm diskutim mes dy shteteve, por edhe në nivele ndërkombëtare. Mossqarimi i këtyre rasteve, në kushtet kur ai nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur në shtetin fqinj. Këto mund të sjellin pengesa në shkëmbimet midis gazetarisë greke dhe shqiptare në përgjithësi”, deklaroi Çipa në Top News.

FOTO/ Bledi Mane HABIT me deklaratën e tij: Dυa të bëj org. ji me Ronaldo Sharkën dhe Olta Gixharin!

Gazetari Bledi Mane i njohur për deklaratat e tij që bëjnë bujë në media, duket se ka provokuar sërish me deklaratat e tij.

I ftuar në “Top Albania Radio”, gazetari ka zënë ngushtë edhe moderatorin Ronaldo Sharka, teksa tha se do të donte të bënte orgji me atë dhe me disa personazhe si Jori Delli, Krist Aliaj dhe Olta Gixharin.

Ndërsa pranoi se ka bërë shpesh herë orgji.

Biseda:

Bledi Mane: Unë vdes për orgji, e kam thënë edhe në “Big Brother”. Nëse Vëllai i Madh do të na lejonte, të fikte dritat, e provonim, se ishin ca goca e ca çuna aty me tendenca…

Ronaldo Sharka: Me kë mund ta provoje?

Bledi Mane: Në një orgji, ti, Jori, Kristi, Olta. Po marrim dhe Maestron si kameraman. Flas gjithmonë me maska që të mos na dallonin, si tek filmi i Tom Cruise.

Ronaldo Sharka: Ke bërë ndonjëherë orgji?

Bledi Mane: Kam bërë apo sa herë kam bërë?

Ronaldo Sharka: Sa herë ke bërë?

Bledi Mane: Pafund.

Galeria fotografike (

1 / 17

)

Zhytësit gjejnë aksidentalisht pajisjen spiune ruse në brigjet e Uellsit

Një ekip zhytësish që mbledhin mbeturina kanë rikuperuar atë që besohet të jetë një pajisje gjurmuese ruse në brigjet e Uellsit.

Zhytës nga Ushtria e Pastruesve të Mbeturinave të Neptunit (NARC), në Britani zbuluan objektin më 15 nëntor gjatë një zhytjeje rutinë në Zonën e Konservimit Detar të Skomer, pranë Wooltack Point në Pembrokeshire.

Ekipi fillimisht supozoi se pajisja ishte pjesë e një shënuesi navigimi, por më vonë dyshoi se i ngjante një sonofooy – një pajisje monitorimi akustik, e përdorur shpesh për të zbuluar nëndetëset.

Një analist i pavarur i mbrojtjes tha se ishte “i bindur” se objekti i rikuperuar ishte një sonofooy ruse RGB-1A e shpërthyer.

Dave Kennard, kryetar i NARC, tha se objekti u zbulua i ngulur në një kanal nga zhytësi vullnetar Tim Smith-Gosling, raporton BBC.

Pas inspektimeve dhe kërkimeve të mëtejshme, duke përfshirë diskutimet me kolegët në Ujëmbledhësin e Autoritetit Portual, zhytësit arritën në përfundimin se objekti kishte ngjashmëri me sonofooy-t e përdorura për zbulimin nënujor.

Pajisja, e përshkruar nga Kennard si “e dëmtuar”, është afërsisht 120 cm e gjatë dhe peshon rreth 15 kg.

Kennard, i cili vepronte si marshall zhytjeje atë ditë, tha se ekipi ishte në gjendje të identifikonte gjetje të krahasueshme të raportuara në Cornwall dhe Republikën e Irlandës në vitin 2021.

Pas konsultimit me një ish-kontakt të Marinës Mbretërore, Kennard ndoqi protokollin e këshilluar të raportimit të zbulimit te HM Coastguard.

Një zëdhënës i Agjencisë Detare dhe të Rojës Bregdetare konfirmoi se raporti ishte regjistruar më 19 nëntor, por tha se “askush nuk u raportua të ishte në rrezik ose në vështirësi dhe komunikimi u regjistrua, pa kërkuar përgjigje kërkim-shpëtimi”.

Pas Marin Memës, Greqia shpall “non grata” edhe gazetarin Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “person non grata” nga autoritetet e Republikës së Greqisë dhe është ndaluar të hyjë përgjithmonë në territorin grek, pasi konsiderohet “i padëshirueshëm” dhe “kërcënim për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.

Vendimi është komunikuar të martën në pikën kufitare të Kakavijës, ku Hoxha po udhëtonte drejt Janinës.

Sipas gazetarit, policia greke e kufirit e ndaloi atë në sportelin e kontrollit të pasaportave dhe pasi i mori dokumentin e udhëtimit, e mbajti rreth një orë në komisariat. Rreth orës 10:30, atij i është dorëzuar vendimi që e përjashton nga hyrja në Greqi për një afat të pacaktuar. Në dokumentin zyrtar thuhej se:

– është karakterizuar si person i padëshirueshëm;

– konsiderohet rrezik për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së.

Pas njoftimit, policia greke i vendosi një kryq me stilolaps mbi vulën e hyrjes në pasaportë dhe e urdhëroi të largohej menjëherë nga territori helen.

Ky nuk është rasti i parë i ndalimit të gazetarëve shqiptarë nga autoritetet greke. Më herët, i njëjti vendim është marrë edhe për gazetarin e Top Channel, Marin Mema, i cili vazhdon të mos lejohet të hyjë në Greqi.

Sipas Hoxhës, vendimi për shpalljen e tij “non grata” është marrë që në fillim të vitit 2024, periudhë kur në Greqi zhvillohej fushata për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Në listën e partisë në pushtet, Nea Dimokratia, kandidonte edhe Fredi Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, aktualisht i dënuar në Shqipëri.

Hoxha ka qenë një prej gazetarëve që ka raportuar gjerësisht për aktivitetet e Belerit, duke përfshirë rolin e tij në ngjarjet e njohura si “Masakra e Peshkëpisë” të vitit 1994, ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u morën peng dhjetëra rekrutë. Për këto çështje, gazetari është përballur edhe me procese gjyqësore në Tiranë gjatë viteve 2023–2024.


Gjatë fushatës së zgjedhjeve europiane, Hoxha ka publikuar artikuj investigativë në disa media greke, duke trajtuar raste të ndihmës që Beleri dyshohet se u ka dhënë shtetasve shqiptarë të dënuar për kriminalitet në Greqi, duke i paraqitur si minoritarë ortodoksë.

Prej 23 vitesh, Hoxha ka publikuar një sërë investigimesh që lidhen me marrëdhëniet shqiptaro–greke dhe çështje të sigurisë kombëtare, nga skandali i varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, te zhvarrimet e fshatarëve të Kosinës të paraqitur si ushtarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Ai ka dokumentuar edhe ngjarjen e Bularatit në vitin 2018, duke publikuar pamje të momentit kur Konstandinos Kacifas hapi zjarr ndaj policisë shqiptare.

Sipas gazetarit, shpallja e tij “non grata” është një veprim politik i autoriteteve greke, që sipas tij synon të penalizojë gazetarët shqiptarë që ekspozojnë aktivitete të paligjshme në dëm të interesave shqiptare.

Kufiri detar, Athina dhe Tirana do rifillojnë bisedimet më 16 dhjetor

Shefi i diplomacisë greke Giorgos Gerapetritis ka hartuar një plan të ri veprimi për marrëdhëniet me Tiranën, plan që do t’ia paraqesë më 16 dhjetor homologes së re shqiptare Elisa Spiropali në të parën vizitë në Athinë.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, lidhshmëria mes të dyja shteteve fqinjë, dhe ndarja e kufirit detar janë në axhendën e Gerapetritis për takimin e mesdhjetorit në tokën helene.

Udhërrëfyesi i ri Athinë–Tiranë u hartua sipas mediave greke pas rizgjedhjes triumfuese të Edi Ramës për një mandat të katërt qeverisës, me premtimin popullor për anëtarësim të vendit të shqiponjave në BE deri në vitin 2030.

Çështja pezull e zonave ekonomike detare në detin Jon greko-shqiptare thuhet se në Athinë po fiton tani një vrull të ri në dritën e lëvizshmërisë më të gjerë në rajon dhe të projekteve të ndryshme të energjisë.

Greqia dhe Shqipëria kishin rënë dakord që në vitin 2020 ta paraqisnin mosmarrëveshjen për delimitimin e ZEE-së në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por kjo çështje dypalëshe ka mbetur ende pezull.

Shqipëria do të ketë nevojë që të mbështetet te fqinji jugor edhe për faktin se plani i saj për përfundimin e bisedimeve të pranimit në BE deri në vitin 2027, përkon me kohën kur Greqia do të mbajë presidencën e Këshillit Evropian.

Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, u ka paraqitur homologëve evropianë qëllimin e vendit të tij për të ndërmarrë, në kuadër të presidencës greke, një iniciativë që do të përshpejtonte rrugën e shteteve ballkanike drejt familjes evropiane.

Kjo sipas tij do të kishte rëndësi për këtë rajon për shkak të tensioneve dhe nacionalizmave në rritje.

SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal ndaj Belinda Ballukut, tashmë të pezulluar nga detyra dhe ish kreut të Tatimeve, aktualisht deputet i PS, Ceno Klosi.

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Adriana Kalaja.

Po ashtu SPAK sqaron se materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025.

“Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi etj.

“Materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025.
Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thote SPAK.

SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit