U larguan pas sherrit të bujshëm, ja kush i zëvendëson Enxhin dhe Neadën në “Wake Up”

Pas konfliktit të shumëpërfolur mes moderatoreve Enxhi dhe Neada në studiot e Top Albania Radio, drejtuesit e Top Channel kanë marrë vendimin t’i largojnë të dyja nga formati.

Vendimi është zbatuar menjëherë dhe ditën e sotme kjo është bërë e dukshme për teleshikuesit. Mëngjesin e sotëm, emisioni u hap nga Blendi Salaj dhe Heidi Baci. 

Heidi Baci, e njohur për prezencën e saj mediatike dhe popullaritetin pas daljes nga BB VIP, duket se do të jetë zëvendësuesja e përkohshme, (ose e përhershme) e moderatoreve të larguara.

Në nisje të emisionit Blendi njoftoi se Wake Up do të ridimensionohet dhe se atë  do ta shoqërojnë “shok edhe shoqe të reja”.

U larguan pas sherrit të bujshëm, ja kush i zëvendëson

Heidi Baci

Ministrja britanike: 700 familje shqiptare me fëmijë do dëbohen nga Anglia!

Pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Londër, duket se për shqiptarët politika e azilit mbetet e njëjtë.

Ata që menduan se largimi i Suella Braverman do t’i jepte fund retorikës së ashpër ndaj emigrantëve nga Shqipëria, sot ndihen të zhgënjyer.

Pasuese e saj në Ministrinë e Brendshme, laburistja Shabana Mahmood, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës, ka prezantuar planin më të gjerë të ristrukturimit të sistemit të azilit në 40 vitet e fundit dhe në qendër të tij janë pikërisht rreth 700 familje shqiptare, të cilave u është refuzuar kërkesa për azil.

“Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, deklaroi një ditë më parë në parlament Shabana Mahmood, teksa tregoi ndryshimet drastike të ligjit të emigracionit.

Masat kanë shkaktuar shqetësim edhe brenda vetë Partisë Laburiste, që pranojnë se deportimi i fëmijëve dhe familjeve konsiderohet “i dhimbshëm dhe politikisht delikat”.

Pavarësisht se Shqipëria vlerësohet nga Mbretëria e Bashkuar si një partner i besueshëm në rikthimin e shtetasve, vendi ynë është rikthyer në qendër të debatit britanik për migracionin./Mirror

“Do të të djeg, na more nusen”, mesazhet kërcënuese para vrasjes së Sulo Halilit!

Halla e Sulo Halilit, shqiptarit që u vra dhe u dogj brenda një makine në Greqi ka hedhur edhe më shumë dritë mbi këtë ngjarje makabër.

Ajo rrëfeu se Sulo kishte katër vite martesë me bashkëshorten e tij, Esmeraldën, dhe ishin prindër të dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë 40 ditësh.

Sipas saj, Esmeralda ka pasur një lidhje të mëparshme dhe pas ndarjes ishte lidhur me nipin e saj.

Pikërisht për këtë arsye, daja i ish-partnerit të Esmeraldës e kishte kërcënuar Sulon me fjalët “do të djeg të gjallë”, duke e akuzuar se i kishte marrë nusen e nipit.

Ajo u shpreh se nipi i saj nuk ishte një person konfliktual dhe se ditën e fundit kishte folur me bashkëshorten, duke i thënë se do të shkonte diku për një çështje patente.

Sipas saj, Esmeralda, e cila është e dobët nga ana shëndetësore pas operimit të fundit, ka dhënë deklarimet e saj në polici dhe nuk ka komunikuar me askënd tjetër.

Ajo u njoftua për humbjen e Sulos që nga data 5, ndërsa identiteti i tij u konfirmua përmes ADN-së.

Sipas asaj që u tregua, familja nuk ka ende asnjë informacion të saktë mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja dhe është në pritje të hetimeve.

Halla e viktimës theksoi se automjeti ku u gjet trupi ishte i vjedhur, ndërsa makina e Sulos u gjet gjysmë ore larg fshatit.

Doli nga fusha me barelë, ja dëmtimi që pësoi Armando Broja dhe sa kohë duhet të qëndrojë pa luajtur

Kontrollet e detajuara mjekësore kanë konfirmuar se Armando Broja ka pësuar vetëm një ndrydhje të kaviljes së djathtë, dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës për një periudhë të shkurtër prej 4-5 ditësh.

Lajmi vjen si një lehtësim për sulmuesin e Kombëtares dhe klubin e tij, Burnley.

Broja u dëmtua në sfidën ndaj Anglisë në Tiranë, ku u aktivizua në minutën e 75-të. Edhe pse qëndrimi i tij në fushë ishte i kufizuar, ai u shfaq tepër i motivuar për të lënë përshtypje pozitive.

Megjithatë, momenti jo i mirë psikologjik që po kalon duket se e shoqëroi edhe në këtë ndeshje, teksa një duel e detyroi të largohej mes lotësh me barelë nga fusha, duke shkaktuar frikë për një tjetër dëmtim serioz.

Fatmirësisht, shqetësimet paraprake nuk u konfirmuan. Bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë, i cili do të rikuperohet brenda pak ditësh.

Kështu, Broja pritet t’i rikthehet shumë shpejt stërvitjes dhe të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjet e ardhshme të sezonit në Premier League.

Hije SKANDALI në Prokurinë e Korçës/ VRASJA e Egli Progës pa autor, LIROHEN të gjithë të dyshuarit!

15 muaj pas vrasjes brutale të Egli Progës në Pogradec, sot asnjë prej 5 të akuzuarve nuk është në qeli.

Me vendim të Gjykatës së Korçës, 3 ditë më parë, kanë lënë qelinë edhe dy vrasësit e dyshuar. 

Leonidha Guçe dhe Denis Meçe dolën nga paraburgimi, pasi prokuroria shkeli afatet, dhe Gjykata e Korçës caktoi ndaj tyre masën arrest shtëpie, deri në përfundimin e hetimeve.

Ndërkohë, Arjan Manellari, Voltan dhe Andi Shkullaku, të akuzuar për moskallëzim krimi, po hetohen prej kohësh në masën detyrim paraqitjeje.

Vrasja e Progës ndodhi më datë 10 gusht 2024, por Prokuroria e Korçës ende po vijon me hetimet.

Çështja ka “ngrirë” në zbardhjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në lokal “Stropcka” ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa pamjet filmike të fshira janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim dhe për rikthim të tyre.

Por duket se vonesa në dokumentimin e plotë të ngjarjes është bërë shkak që pala mbrojtëse e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes të kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë për ta.

Hije SKANDALI në Prokurinë e Korçës/ VRASJA e Egli

Aktualisht pritet që ata të ndjekin vijimësinë e hetimeve jashtë qelisë, ndërsa ata akuzohen për vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim.

Leonidha Guçe fillimisht ishte hetuar vetëm për moskallëzim krimi, por 9 muaj pas vrasjes Prokuroria zbuloi se edhe ai kishte marrë pjesë në rrajën brutale të Progës, bashkë me Denis Meçe.

Çfarë ndodhi?

Pasditen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42 vjeçari Egli Proga baba i dy fëmijëve u dhunua për vdekje.

Jashtë lokalit ka qenë autori, Denis Meçe me dy të tjerë Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.

Autori Denis Meçe u largua nga vendgjarja, por u arrestua vetëm disa ditë më vonë ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.

Bashkë me të, për moskallëzim krimi u proceduan edhe Voltan Shkulaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

Ekskluzive/ Balluku udhëtim SEKRET në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

Përballë dosjes së kopsitur të SPAK për korrupsionin me miliona euro në tunelin e Llogarasë, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku publikisht është shfaqur e qetë, duke marrë pjesë në aktivitete brenda dhe jashtë vendit, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Po publikisht ajo ka shmangur komentet në lidhje me hetimet dhe akuzat e ngritura nga SPAK, ndërsa nën rrogoz po lëviz të gjithë gurët në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, për të siguruar mbështetje politike dhe ekstraligjore.

VoxNews.al mëson ekskluzivisht se në kohën që në Kuvend vartësit e saj prezantonin projektbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës për vitin e ardhshëm, Belinda Balluku vetë ka qenë e zënë me një agjendë personale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimet për VoxNews pohojnë se Balluku ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të enjten e javës së kaluar dhe është rikthyer në Tiranë ditën e diel.

Për këtë udhëtim të saj drejt SHBA nuk ka asnjë komunikim zyrtar, por jozyrtarisht konfirmohet se ajo është përpjekur që të sigurojë mbështetje në administratën amerikane përballë akuzave për korrupsion në Shqipëri.

Udhëtim i Ballukut drejt SHBA-së duket dejavu me atë të Veliajt në dhjetor 2024, i cili po ashtu tentoi të lëviz fije amerikane për t’i shpëtuar akuzave nga SPAK.

Sa të suksesshme kanë qenë këto përpjekje koha do ta tregojë, por udhëtimi i saj matanë Atlantikut në këtë periudhë tregon se problemet e zv.Kryeministres shkojnë përtej drejtësisë shqiptare…

©Copyright Vox News

Donald Trump prezanton “FIFA Pass”, lehtësohen vizat për ata që dëshirojnë të ndjekin ndeshjet e Botërorit në stadium

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka prezantuar një iniciativë të re që synon përshpejtimin e procesit të vizave për të gjithë vizitorët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kupën e Botës 2026 që zhvillohet verën e ardhshme (nga 11 qershori deri më 19 korrik).

Programi i ri, i quajtur “FIFA Pass”, do të mundësojë marrjen më të shpejtë të takimeve për vizë për personat që kanë blerë bileta zyrtare të eventit përmes FIFA-s, duke eliminuar nevojën për intervistë në disa raste.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili u takua me Trump në Zyrën Ovale, shpjegoi funksionimin e sistemit të ri.

“Nëse keni një biletë për Kupën e Botës, mund të keni vende prioritare për viza”, deklaroi Infantino gjatë prezantimit.

Presidenti Trump u bëri thirrje të gjithë udhëtarëve që planifikojnë të marrin pjesë në kompeticion që të aplikojnë për vizë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata ka shtuar mbi 400 oficerë konsullorë nëpër botë për të përballuar fluksin e kërkesave. Sipas tij, në rreth 80% të vendeve, aplikantët mund të sigurojnë një takim për vizë brenda 60 ditëve.

Sistemi i ri “Portal i FIFA-s” do t’u mundësojë mbajtësve të biletave që të përfitojnë nga procedurat e përshpejtuara për aplikimin për vizë dhe intervistën në Departamentin e Shtetit.

“Kontrollet e sigurisë do të mbeten të pandryshuara. E vetmja risi është se aplikantët e lidhur me Kupën e Botës do të vendosen më lart në listën e pritjes”, përfundoi Rubio.

“Aleanca” greko-shqiptare e abuzimit në tunelin e Llogarasë: Balluku bëri tenderin, Berberi mbylli pazarin, greku fiksoi çmimin

Tenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga kompania “Gjoka Konstruksion” për hapjen e tunelit të Llogarasë, konsiderohet në SPAK si një nga skemat më flagrante të abuzimit financiar dhe klientelizmit.

Një skemë që tregon qartë se tenderi ishte dhe u hap në 2021 nga Ministria e Infrastrukturës së Belinda Ballukut, kryetar Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ishte vartësi i saj Evis Berberi.

Berberi, takonte nëpër kafenetë e Tiranës dhe në zyrën e shtetit, inxhinierin grek, Ioannis Kirkinezis të “Hill Internacional V.N”, të cilit i kërkonte fiksimin e çmimit të supervizimit dhe trukimin e garës tenderuese, duke ja ngjizur si ortak shqiptarin e “Net-Group” të Valter Begaj.

Hetimi i SPAK, ka provuar përmes mesazheve dhe dëshmisë së inxhinierit Grek, se e gjithë gara ishte e luajtur shumë keq. Pasi të njëjtën personazhe që kanë fiksuar kushtet e lojës, të njëjtët vlerësonin dhe gjykonin, si dhe të njëjtët personazhe shpalleshin fitues.

Një aleancë greko-shqiptare, që e ngjizi Evis Berberi me miratimin e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ndërsa në terren një pjesë të mirë të punës së supervizimit nga viti 2022 deri në vitin 2023, siç del edhe në letrat e SPAK e kanë kryer 4 inxhinierët Endri Stafa, Enerti Begaj, Enton Bani dhe Tomorr Spahiu të kompanisë “DAAM”, e cila ja kishte dhënë hua përmes skemës së nënkontraktimit, shoqërisë tjetër “Net Group”.

Si kompania “DAAM” e Evis Lamit dhe “Net Group” e Valter Begaj, janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën dhe kontrollohen në hije nga ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi, ky i fundit i besuari i Belinda Ballukut.

Sipas dosjes hetimore në lidhje me angazhimin e inxhinierit Tomorr Spahiu, në ofrimin e shërbimeve të mbikëqyrjes në punimet e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, në dokumentacionin “Raporte mujore” konstatohet se ky inxhinier është deklaruar në organigramën e mbikëqyrësit në periudhën qershor 2022- gusht 2022.

I pyetur në lidhje me shërbimet që ka ofruar në mbikëqyrjen e punimeve të tunelit të Llogorasë, Tomorr Spahiu ka deklaruar se ka punuar për disa muaj në fillim të lidhjes së kontratës së mbikëqyrjes, ku ka ofruar shërbimet e tij si inspektor terreni.

Shpërblimi i tij ishte 150,000 lekë neto në muaj, të cilin e merrte si pagë në llogarinë e tij bankare nga shoqëritë “DAAM” dhe “Net Group”.

Për sa më sipër, referuar procesverbalit të këqyrjes dhe marrjes së listë-pagesës së inxhinier Tomorr Spahiu, ku vërehet se punësohet në shoqëritë “DAAM” dhe “Net Group” në muajin qershor 2022 dhe paga e këtij inxhinieri në këto shoqëri vjen duke u rritur deri në gusht 2022.

Ndërsa më pas ulet përsëri, por sipas raporteve mujore të mbikëqyrësit, ky inxhinier deklarohet si pjesë e stafit të mbikëqyrësit në periudhën 3 mujore të muajve qershor 2022, korrik 2022 dhe gusht 2022.

Në deklarimin që inxhinieri si dhe deklarimit të tij që ka punuar për pak kohë në fillim të lidhjes së kontratës, rezulton se Tomor Spahiu, i ka ofruar shërbimet e tij për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë vetëm gjatë muajve qershor 2022, korrik 2022 dhe gusht 2022.

Në këto rrethana, kosto e shoqërisë “DAAM”, gjatë periudhës maj 2022 deri në mars 2023, periudhë në të cilën përfiton pagesa nga shoqëria “Net Group” për ofrimin e inxhinierëve për mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit të tunelit të Llogarasë, është në vlerën financiare prej 1 milion e 824 mijë lekë.

Për sa më sipër, për periudhën nga lidhja e kontratës me autoritetin kontraktor deri në mars të vitit 2023, referuar përshkrimeve të faturave, për shërbimet e ofruara deri në muajin mars të vitit 2023, shoqëria “DAAM”, ka përfituar vlerën prej 192 milion e 289 mijë lekë të vjetra, ku si përshkrim të faturave ka vendosur “Specialist për tunelin e Llogarasë”.

Pra duke supozuar që ka dhënë me nënkontrakim stafin e saj për shoqërinë “Net Group” në mënyrë që stafi të ofrojë shërbimet e mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë.

Nga hetimi rezulton se shoqëria “DAAM”, i ka ofruar shoqërisë “Net Group” vetëm inxhinierët Endri Stafa, Enerti Begaj, Enton Bani dhe Tomorr Spahiu, duke pasur si kosto vlerën e pagesës së pagave për këta inxhinierë në shumën 16 milion e 920 mijë lekë të vjetra, vlerë që përbëhet nga pagat gjatë periudhës gusht 2022-mars 2023).

Pra, sipas SPAK fitimi i shoqërisë “DAAM” nga kjo marrëdhënie fiktive me shoqërinë “Net Group” të Valter Begaj është në vlerën 175 milion e 369 mijë lekë të vjetra.

Sipas SPAK, këto vlera që ka përfituar shoqëria “DAAM” nëpërmjet faturave fiktive si fryrjes së faturave janë përfitime të parregullta të shtetasit Evis Berberi./SYRI.net

Kishte inskenuar vdekjen e tij, kapet “Pipo”, narkotrafikanti që urdhëroi dhjetëra vrasje

Një nga bosët më të rrezikshëm ndërkombëtarë të drogës, i shpallur prej vitesh në kërkim nga autoritetet amerikane, është arrestuar në Europë, plot katër vite pasi kishte inskenuar vdekjen e tij.

Wilmer Chavarria, i njohur me nofkën “Pipo”, lideri i dyshuar i bandës së përgjakshme Los Lobos në Ekuador, u ndalua të dielën në qytetin spanjoll të Malagës në një operacion të përbashkët mes policisë spanjolle dhe asaj ekuadoriane. Ai kishte mbërritur në Spanjë me avion nga Maroku.

Familjarët e Chavarrias pretenduan në vitin 2021 se ai kishte ndërruar jetë pas një ataku kardiak të shkaktuar nga COVID-19. Por hetimet zbuluan se ai kishte siguruar një pasaportë të falsifikuar kolumbiane dhe një identitet të rremë venezuelas, për të ikur nga vendi në vitin 2022.

Sipas autoriteteve, për të shmangur identifikimin, ai iu nënshtrua shtatë ndërhyrjeve kirurgjikale për të ndryshuar pamjen dhe përdorte emrin e rremë Danilo Fernandez. Gjatë këtyre viteve, ai ka lëvizur lirisht midis Dubait, Marokut, Italisë, Holandës dhe Gjermanisë, duke qëndruar në disa nga hotelet më luksoze të kontinentit.

Sipas ministrit të Brendshëm të Ekuadorit, John Reimberg, “Pipo” ka vazhduar të koordinojë trafikun ndërkombëtar të drogës, ka urdhëruar vrasje në Ekuador dhe ka kontrolluar operacione të paligjshme të minierave, duke bashkëpunuar ngushtësisht me kartelin meksikan Jalisco New Generation.

Kishte inskenuar vdekjen e tij, kapet “Pipo”, narkotrafikanti

Reimberg e cilësoi operacionin si “një ditë historike”, duke deklaruar se Chavarria është përgjegjës për të paktën 400 vrasje. “Mesazhi është i qartë: kudo që fshihen, ne do t’i gjejmë”, tha ai.

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, i rizgjedhur me një platformë të fortë kundër bandave kriminale, përshëndeti arrestimin. “Disa e menduan të vdekur; ne e gjetëm në ferrin e tij”, shkroi ai në X. “Sot mafiet tërhiqen. Sot fiton Ekuadori”.

Vendi amerikano-jugor është përfshirë nga një valë dhune që prej vitit 2021, kur banda si Los Lobos morën kontrollin e burgjeve dhe eliminuan kundërshtarët e tyre. Sot, Ekuadori ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me një rritje prej 800% që prej vitit 2018. Katër nga 10 qytetet më vdekjeprurëse në botë ndodhen atje.

Los Lobos akuzohet gjithashtu për vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në gusht të vitit 2023, si dhe për atentate ndaj zyrtarëve lokalë dhe gazetarëve, në përpjekje për të kontrolluar portet strategjike për trafikun e kokainës nga Kolumbia dhe Peruja.

SHBA vendosi sanksione ndaj bandës në qershor 2024 dhe më vonë e shpalli organizatë terroriste, si pjesë e ofensivës së administratës Trump kundër karteleve ndërkombëtare.

Presidenti Noboa ka dislokuar ushtrinë në rrugë dhe ka rimarrë nën kontroll burgjet që dikur drejtoheshin nga kriminelët. Ai madje ka kërkuar ndihmën e ushtrive amerikane dhe evropiane për të luftuar grupet që ai i quan “narko-terroriste”.

Megjithatë, të dielën ai pësoi një humbje politike, pasi qytetarët ekuadorianë votuan kundër një referendumi që do të lejonte vendosjen e bazave të huaja ushtarake në territor. Pavarësisht kësaj, Noboa deklaroi se do të respektojë vullnetin e popullit, duke shtuar se lufta kundër krimit të organizuar do të vazhdojë.

Gazetari investigativ çon në Prokurorinë e Milanos Aleksandër Vuçiçin, dyshime se ishte organizator i “safarit njerëzor” në Sarajevë

Gazetari i njohur investigativ Domagoj Margeti? i ka paraqitur një raport të detajuar Zyrës së Prokurorit Publik në Milano, duke ofruar informacione që ai i konsideron të rëndësishme për hetimin e vazhdueshëm në Itali mbi të ashtuquajturat “safari njerëzore” të kryera gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri në vitin 1994.

Sipas raporteve të medias, autoritetet italiane po hetojnë aktualisht pretendimet se individë të pasur dhe me ndikim nga Italia dhe vende të tjera të botës udhëtuan në Sarajevën e kohës së luftës për të marrë pjesë në vrasjen e civilëve si një formë “gjuetie sportive”.

Në raportin e tij, Margetiç u kërkon hetuesve të shqyrtojnë përfshirjen e mundshme të Presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pretendimet e Paraqitura në Raport

Raporti i Margetiç përmban 19 pika të bazuara në deklarata publike, intervista në media, materiale arkivore dhe dëshmi të kohës së luftës. Akuzat kryesore përfshijnë:

– Aleksandar Vuçiç dyshohet se ka shërbyer si vullnetar i armatosur në Sarajevë gjatë viteve 1992–1993.

– Thuhet se ai ka qenë pjesë e një njësie paraushtarake të komanduar nga Slavko Aleksi?, e stacionuar për muaj të tërë në “Varrezat Hebraike në Sarajevë”, një pozicion i cili, sipas raportit, lidhet me organizimin e safarive të supozuara njerëzore.

– Raporti citon deklarata nga Vojislav Šešelj, Zoran Krasi?, Mirko Blagojevi? dhe të tjerë që kanë pohuar publikisht se Vu?i? shërbeu si vullnetar gjatë asaj periudhe.

– Margeti? i referohet gjithashtu një interviste të vitit 1994 në të cilën Vu?i? thuhet se pranoi se kishte kaluar “disa kohë” në Varrezat Hebraike si vullnetar.

– Ai i referohet një videoje amatore nga viti 1993 që dyshohet se tregon Vu?i?in të armatosur me një pushkë snajperi pranë Varrezave Hebraike.

– Raporti përfshin gjithashtu pretendime nga ish-zyrtarë boshnjakë dhe individë të tjerë të cilët, sipas Margeti?, e lidhin praninë e Vu?i? me aktivitetet e kryera në atë vijë të frontit.

Lidhje me Hetimin Italian

Hetimi i nisur në Milano synon të sqarojë rolin e qytetarëve italianë të dyshuar për pjesëmarrje në shënjestrimin dhe vrasjen e qëllimshme të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës.

Sipas Margeti?, pozicionet e mbajtura nga njësia e Aleksi?-it – ku dyshohet se ka shërbyer Vu?i? – përkojnë me vendet e identifikuara si vende të këtyre “safarive njerëzore”.

Gazetari argumenton më tej se Vu?i? dhe një anëtar tjetër i njësisë, Zlatko “Zak” Novakovi?, ishin ndër të paktët luftëtarë që flisnin gjuhë të huaja dhe për këtë arsye mund të kenë qenë në kontakt me vizitorë të huaj në pozicionet e vijës së frontit.

Përfundimi i Raportit

Margeti? arrin në përfundimin se informacioni që ai ka mbledhur “tregon qartë”, në interpretimin e tij, se Vu?i? ishte i pranishëm gjatë periudhës dhe në pozicionet ku u zhvilluan safaritë e dyshuara njerëzore dhe se, sipas tij, “do të kishte qenë e pamundur” që Vu?i? të mos ishte në dijeni të ngjarjeve të tilla.

Ai i bën thirrje Zyrës së Prokurorit të Milanos që t’i përfshijë këto akuza në hetimin e saj të vazhdueshëm.

Galeria fotografike (

1 / 2

)