Vr*sja e Gilmandos të Shullazit: Ka t*rrorizuar gjithë Fushë-Krujën! I d8tyronte ‘të fortët’ që t’ia jepnin si derr në thes kundërshtarin

Vrasja e Gilmando Danit dyshohet të ketë ardhur nga konflitet e hershme të Emiljano Shullazit dhe bandave kriminale në Durrës. Dani pas lirimit nga qelia tetorin e kaluar, ka drejtuar bandën kriminale të Shullazit, i njohur si ‘krahu i djathtë’ i këtij të fundit.

Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se kundërshtarët e Shullazit, janë frikësuar nga Gilmando Dani ndërsa konflikti i Emiljano Shullazit me një prej bandave të Durrësit është i hershëm dhe se bëhet fjalë për kontrollin e portit të Durrësit.

“Shullazi ishte aq  i fortë sa Enver Stafukën që i bëri një atentat në autostradë, e rrëmbeu me skuadër policie të veshur si policë në mes të Fushë Krujës dhe ‘i detyronte të fortët e Fushë Krujës që t’ia jepnin si derr në thes kundërshtarin e vet.

Grupi u Shullazit u godit si grup në vitin 2016 dhe në vitin 2018 u dënuan. Nga shkalla e parë në 2022 u dënuan apel edhe Gilman Dani dymbëdhjetë vjet burg, Shullazit tani i bëhen 55 vite dhe nuk del dot më. Tani bie që ndërsa ka dalë Gilmando Dani, që sipas përllogaritjeve duhet të dilte në 2026, por  siç duket me këto marifetetet që bëjnë këta uljet e dënimit, kishte dalë më parë.

Emijano Shullazi kishte Gilmandon jashtë dhe një pjesë të grupit. I bie që kundërshtarët e tij të jenë frikësuar. Ç’janë këto kundërshtarë? Emiliano Shullazi, edhe nga këto përgjimet e Enkroçat dhe nga këtu del në konflikt me një grup shumë të fortë në Durrës për kontrollin e portit.

Në krimin shqiptar më të fortë janë ata që kanë më shumë lekë. Fitojnë ata që kanë më shumë lekë dhe mbështetje politike, natyrisht paguajnë shumë me të gjithë dhe mbështetje politike. Unë mendoj se s’është çudi që pista kryesore e hetimit të jetë pikërisht frika që ky grup ka”, tha Dervishi.

Tr*ndit Media spanjolle: Edi Rama ‘pakt’ me kr*minelët! M*fia shqiptare, ndër 5 më të fuqishmet në botë!

Një reportazh nga platforma evropiane Arte Europa Semanal, në bashkëpunim me El País dhe media të tjera spanjolle, ka nxjerrë në pah pamjen e errët të Shqipërisë, duke e cilësuar mafien shqiptare si ndër pesë rrjetet më të fuqishme të narkotrafikut në botë, me një ndikim që vetëm rritet në Evropë.

Investigimi, i cili fokusohet te rasti i Dritan Rexhepit dhe marrëdhëniet e tij me pushtetin, flet për një “pakt me djallin” mes politikës dhe krimit.

1. Dritan Rexhepi, “Mbreti i kokainës”

Reportazhi hapet me arrestimin e bujshëm të Dritan Rexhepit, i cilësuar si “Mbreti i kokainës”. Rexhepi, i ndjekur nga autoritetet e gjysmës së botës, drejtonte një rrjet që përfshinte më shumë se 10 organizata kriminale ndërkombëtare.

Sipas Europol, kapja e tij është një “simbol” i fuqisë së mafies shqiptare, e cila operon nga portet kryesore të kokainës në Evropë, si Belgjika dhe Holanda, e shtrirë deri në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Mbretëri të Bashkuar.

2. Lidhjet e rrezikshme me pushtetin politik

Pjesa më shqetësuese e raportit është lidhja e krimit të organizuar me pushtetin politik në Shqipëri.

Gazetari investigativ, Antoine Harari, shprehet se në krye të shtetit qëndron Edi Rama, kryeministri socialist, i rizgjedhur për herë të katërt. Sipas tij, Rama ka toleruar infiltratimin e krimit të organizuar.

“Rama është rrethuar rregullisht nga persona që më pas janë dënuar për lidhje me krimin e organizuar,” thotë Harari. “Ky është si një lloj pakti me djallin që i lejon atij, pavarësisht se ekonomia është në recesion, të mbajë një nivel zhvillimi dhe investimi, falë hyrjes së parave të pista që ushqejnë arkën e Shtetit.”

3. Negociatat me BE: Shqipëria, një ndër vendet më të korruptuara të Evropës

Në sfondin e këtij denoncimi, Shqipëria vazhdon negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke u parë nga Brukseli si një “element kyç” për kontrollin e fluksit të migrantëve të parregullt në Adriatik.

Megjithatë, raporti thekson se, sipas organizatës Transparenca Ndërkombëtare, Shqipëria mbetet një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Ky kontrast midis aspiratave evropiane dhe korrupsionit në vend shërben si përfundimi tronditës i këtij investigimi ndërkombëtar.

Rey Manaj në “delir”, lushnjari “tradhton” Cllevio Serbianon me TikTok-erin tjetër shqiptar (FOTO)

Kombëtarja shqiptare ia doli që të kualifikohej për herë të parë në histori në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë triumfuan në transfertë përballë Andorrës me shifrat 0-1, falë një goli të Kristjan Asllanit.

Ndërkohë që pas këtij dueli të shumtë kanë qenë shqiptarët në Andorrë, të cilët kanë uruar nga afër futbollistët, apo kanë publikuar në rrjetet sociale foto me disa prej tyre.

Një prej tyre ka qenë “TikTok-eri” i njohur shqiptar, Olsi Nazari. Ky i fundit ka postuar në rrjetin social “Instagram”, një foto me sulmuesit e Kombëtares, Myrto Uzunin dhe Rey Manajn.

Për këtë të fundit mund të quhet “tradhti” me nota humori, për shkak se njihet si një mik i reperit dhe “TikTok-erit” tjetër, Cllevio Serbiano.

Rey Manaj në “delir”, sulmuesi lushnjar “tradhton”

Rey Manaj – Olsi Nazari – Myrto Uzuni

E fundit! Njohja e pensioneve me Greqinë, Rama JEP LAJMIN E MADH

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me banorët e njësisë nr. 2 në Tiranë, ka bërë me dije se qeveria e tij ka ngritur grupe negociatore me Greqinë për të njohur vitet e punës për emigrantët shqiptarë.

Rama ka thënë se pensionet për shqiptarët në Greqi ka qenë më e vështirë pasi në vendin shqip numri i emigrantëve është më i madh.

“Përmes njohjes së pensioneve me Greqinë, guri i fundit i mozaikut. Me Italinë ia arritëm. Kjo me Greqinë është e forta fare për shkak se Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe numri është shumë i madh”, ka thënë ai.

“Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë dhe jam shpresëplotë që do ta arrijmë dhe këtë”.

Sakaq, tema ku u përqendrua më shumë diskutimi me qytetarët ishte lirimi i hapësirave publike – nismë e nisur nga korriku për t’i hapur rrugën Rilindjen Urbane 2.0, e cila ka arritur deri tani në çlirimin e 100 mijë metrave katrorë.

Rama në bashkëbisedim me banorë të njësisë 2 në kryeqytet, vuri në dukje se mungesa e e kopshteve dhe çerdheve aq sa janë të nevojshme ndodh për disa arsye duke renditur rritjen e popullsisë së Tiranës më shpejt se sa janë mundësitë për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve.

Së dyti, sipas Kryeministrit Rama, problematikë mbetet hapësira publike.

“Ne po arrijmë të imponojmë hapësirën publike si një hapësirë ku pavarësisht titullit të pronësisë nuk mundet dot të zaptohet, të rrethohet, të përdoret për aktivitete të tjera, pa pasur një leje shfrytëzimi”.

E dyta, sipas Kryeministrit Rama është diçka e sanksionuar me ligj kur bëhet fjalë për një ndërtim në një pronë, si banesa, apartamente, jo shtëpi private.

“Pronarët bëjnë një marrëveshje me një ndërtues dhe gjithçka që është rreth ndërtimit nuk është më as e pronarit as e ndërtuesit, është e komunitetit dhe kështu duhet të ishte prej kohësh. Të dyja këto problem të trashëguara nuk janë zgjidhur me parë, edhe sot hasin në vështirësi për shkak të injorancës dhe korruptimit të gjykatësve. Sepse duhet të jesh o injorant ose i korruptuar që t’ia mohosh komuniteteve të drejtën që të kenë hapësirat e tyre, duke i njohur atyre që qoftë kur e kanë pronën e tyre ndërtojnë aty pa leje duke pasur një të drejtë që nuk u takon në kurriz të komunitetit”, vijoi ai.

Kreu i Qeverisë, u shpreh se nuk e cilëson normale veprimin kur një Kryeministër apo një tjetër funksionar publik tregon me gisht, apo tregon fotografinë e një gjykatësi duke thënë që ka bërë një akt armiqësor ndaj komunitetit.

“Por, për mua është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që ankohen në një komunitet të caktuar të mos mendojë se ai lokali nuk prishet se nuk do X-i apo Y-i apo është korruptuar inspektori përkatës. Ai nuk prishet sepse gjykatësi i ka dhënë të drejtë të bëjë biznes në një hapësirë që mund të jetë prona e tij, por ai s’ka të drejtë ta shfrytëzojë nëse nuk ka një leje ndërtimi, jo nga ato pseudolejet që i ka lëshuar minibashkia për pseudopunime të përkohshme që janë farsa të cilat duhet të marrin përgjigje në gjyq”.

Rama tha se “gjykatësit tani janë më të përmbajtur”.

“Nëse ne duam të ndërtojmë një shkollë apo kopsht, aty ku hapësira është e lirë dhe prona është private, atëherë duhet ta shpronësojmë. Nuk mund të jetë prona e pasistemuar aty për sa kohë është hapësirë publike kur pronari të marrë leje le të bëjë çfarë të dojë. Dje ishte arritur shifra e 100 mijë metra katrorë të liruara nga zaptuesit. Ku po bëhen projekte përkatëse për t’i kthyer në hapësira në dispozicion të komunitetit”.

Rama u shereh se asnjë metër katror i ndërtuar pa leje nuk do të lejohet dhe fenomeni i patolerueshëm i ndërtimit jashtë lejes do të vazhdojë të goditet.

Rama e bëri këtë deklaratë gjatë një dëgjese publike me qytetarët e Njësisë Nr.2 në kryeqytet, teksa risolli në vëmendje operacionin që ka nisur në Farkë për goditjen e çdo metri katror, të bërë siç tha Kryeministri nga “një lloj babëzie për të shitur më shumë dhe shumë shtrenjtë në kurriz të qytetit dhe komunitetit”.

“Nuk kanë për t’i gëzuar dot ata që i kanë bërë. Ose do shemben, duke hedhur në erë vilat, ose duke i shembur në mënyrë mekanike, ose do të merren mbrapsht dhe aty do të bëhen çerdhe, kopshte”, tha Rama.

Rama pohoi se sot është diskutuar mbi kthimin e një vile të madhe në çerdhe ose kopsht.

“Kudo ku ka mundësi ato metra katrorë të merren mbrapsht dhe të kthehen në hapësira që i shfrytëzon bashkia për shërbime publike apo zyra për institucione të Qeverisë”.

“Jam besimplotë që ky mandat me këtë fuqi që na kanë dhënë njerëzit që na kanë votuar, do të jetë mandati që do t’i vërë vulën shumë gjërave dhe do të vulosë pakthyeshmërinë e proceseve të nisura. Duke filluar nga kryefjala e të gjitha fjalive që është ulja e Shqipërisë në tryezën e BE-së si e barabartë mes të barabartëve”, tha Rama.

Pak kohë më parë humbi gruan! Ish Ministrit Sandër LLeshi nuk i ndahet e keqja, vjen lajmi i dh*mbshem

Një lajm të hidhur ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook”, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, pasi babai i tij është ndarë nga jeta.

Në njoftimin e shpërndarë, ai shkruan: “Babai ynë i dashur Ndue Lleshi e mbaroi udhëtimin e tij në këtë  botë para pak çastesh, për tu bashkuar në mbretërinë e Hyjit.”

Ngushëllimet do të priten në shtëpinë e Lleshajt në Maminas të Durrësit, sot dhe nesër. Ndërsa i ndjeri do të përcillet për në banesën e fundit në datën 16 dhe do prehet në varrezat pranë Kishës së Shna Ndoit, në Kurbnesh.

“Zoti i dhashtë paqen e pasosur babait tonë të mirë!” përfundoi njoftimin ish-ministri.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Të nderuar miq!

Babai ynë i dashur Ndue Lleshi e mbaroi udhëtimin e tij në këtë  botë para pak ccastesh, për tu bashkuar në mbretërinë e Hyjit.

Nderimet e rastit do të bëhen pranë shtëpisë tonë në Mmainas të Durrësit sot dhe më datën 15.11.2025.

Varrimi do të bëhet në varrezat pranë Kishës së Shna Ndoit, në Kurbnesh, në orën 12:00 të datës 16.11.2025.

Zoti i dhashtë paqen e pasosur babait tonë ttë mirë!

AMEN

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flleshajsander%2Fposts%2Fpfbid0EwpYDGoRCQffxTYmgDkqvKLN8MdQ5x4wX9mYe68ThuMfgWPASWtYNr1DHF5ZE3Q2l&show_text=true&width=500

SPAK spo e le rehat! Sali Berisha tr*ndit politikën dhe qeverine e Edi Rames: Do të nxjerr…

Tiranë – Pas atentatit në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë agjenti i AMP-së Muçi Shaljani, debati politik ka shpërthyer me forca të reja. Ngjarja kriminale po përdoret si pikë referimi në akuzat e ashpra mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Debati nisi kur Berisha deklaroi publikisht se i vrari Gilmando Dani kishte shërbyer si bodigard i ministrit Gonxhja, një pretendim të cilin ministri e quajti “gënjeshtër të pastër” dhe paralajmëroi se do ta çojë në gjykatë.

Berisha: “Jam gati për gjykatë, Gonxhja ka lidhje me bandat”

I pyetur nëse do të përballet në gjykatë me ministrin, Berisha u shpreh prerë dhe vijoi me akuza edhe më të forta:

“Absolutisht. Gonxhe punoi me bandat, dhe një nga banditët ka qenë edhe ky. Kjo është e provuar.”

Ish-kryeministri e rriti më tej tonin politik, duke deklaruar se, sipas tij, ministri Gonxhja është një “produkt i bandave” dhe ka pasur lidhje të ngushta me grupe kriminale të Vorës gjatë fushatave në Tiranë:

“Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës ka qenë njeriu më i lidhur.”

Berisha gjithashtu pretendoi se ka dëshmitarë, të cilët do t’i paraqesë nëse çështja shkon në gjyq:

“Do t’i nxjerr dhjetëra dëshmitarë. Këto nuk bëhen me dokumente, por i dinë të gjithë.”

Gonxhja: “Akuza të rreme, do përballen me drejtësinë”

Nga ana tjetër, ministri Blendi Gonxhja i ka cilësuar të gjitha deklaratat e Berishës si shpifje politike, duke theksuar se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për t’i hedhur poshtë këto pretendime në gjykatë. Ai ka refuzuar kategorikisht çdo lidhje me individë të përfshirë në ngjarjen kriminale të Rinasit.

Burime pranë ministrisë theksojnë se Gonxhja është duke përgatitur dokumentacionin për procedimin civil dhe penal ndaj ish-kryeministrit.

Pritet një betejë e fortë ligjore

Ky përplasja pritet të kthehet në një nga proceset më të shoqëruara me tensione politike të vitit, meqë përfshin:

  • një ministër të qeverisë aktuale,
  • një ish-kryeministër të opozitës nën hetime,
  • dhe akuzat për lidhje me botën e krimit, të cilat mund të rëndojnë klimën politike në vend.

Sh*rr i madh në Kombëtare? Armand Duka bën veprimin e rende ndaj Brojës pas festës në Andorra

Fitorja e Shqipërisë 0-1 në Andorra ishte historike, pasi për herë të parë Kombëtarja do jetë pjesë e play-off të një Kupe Bote, duke synuar fazën finale. Suksesi i djeshëm nuk ishte i plotë, pasi pas ndeshjes sulmuesi Armando Broja u pa i dëshpëruar dhe i vetëm në stolin e ekipit.

Me futbollistët dhe stafin që rendi drejt tifozëve për të festuar, sulmuesi Broja qëndroi i vetëm dhe kamerat e fokusuan të trishtuar. Sylvinho e hodhi në fushë 23-vjeçarin nga minuta e parë, por e largoi pas 59 minutave lojë për t’i bërë vend Uzunit, nga këmbët e të cilit erdhi edhe pasimi final për golin e Asllanit

Me Brojën që më shumë e ka me veten, ashtu siç u shpreh edhe Sylvinho pas ndeshjes, klima në ekip është prishur disi. Që Broja nuk po gjen formën as me Burnley dhe as me Kombëtaren kjo është e dukshme.

Si të mos mjaftonte kjo, në festën për në dhomat e zhveshjes presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk e ka përqafuar Brojën, ashtu siç bëri me futbollistët e tjerë. Në një video që po qarkullon në kanalet e komunikimit, duket Broja jo shumë në formë që largohet dhe Duka që nuk e përqafon apo uron.

Divorci i bujshëm/ Mira Konçi vjen në Shqipëri!

Ndarja e çiftit të njohur të muzikës shqiptare të viteve ’90, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut. Pas lajmeve për divorcin dhe jetës së tyre të ndarë në SHBA, Konçi ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se është rikthyer në Tiranë.

Artistja ka marrë pjesë në disa evente dhe festa, ku është takuar me kolegë dhe figura të njohura të skenës. Megjithatë, nga postimet e saj në Instagram nuk rezulton të ketë pasur ndonjë takim me ish-bashkëshortin, Shpëtim Saraçi, i cili prej vitesh është kthyer të jetojë në Shqipëri.

Kujtojmë se mediat raportuan për divorcin e çiftit pasi ata hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe fshinë fotot e përbashkëta. Thuhet se historia e tyre e ndarjes ka nisur që në periudhën kur ata kishin pak kohë që ishin zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ilirianews.al

Rr*zikon ta marrin me forcë! SPAK jep njoftimin tr*ndites për Sali Berishën: Ne kemi marrë keto masa

Pas deklaratës së Sali Berishës i cili u shpreh se nuk ka marrë fletë thirrje nga SPAK, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ka patur një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas njoftimit të SPAK, janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare njëra në banesë e tjetra është dërguar në Kuvend dhe Partinë Demokratike.

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.” Si rrjedhojë e kësaj,  është dërguar urdhër thirrja edhe në tre destinacione të tjera.

Ku është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Spak ka bërë me dije se do të vazhojë: “zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi,” që do të thotë se “ekziston rreziku” që ish-kryeministri të merret me forcë nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK: Përshëndetje, Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë si vijon:

Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:

“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.

Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:

sali.berisha@parlament.al, më datë 10.11.2025.

Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

E bujshme! Plas sh*rri në Top Channel, dy moderatoret e njohura p*rplasje fizike me njera tjetren, dalin detajet e renda

Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj dukej se shkonin mirë dhe nuk kishte qejfmbetje.

Enxhi, një këngëtare e talentuar, e cila njihej për notat e ironisë dhe Neada një zbulim i Ledion Liços, dukej se shkonin shumë mirë me njëra-tjetrën.

Por duket se kjo ka qenë një fasadë….ose gjërat mund të jenë përkeqësuar me kalimin e kohës.

Ka zëra që rrëfejnë mbi një sherr shumë të ashpër mes moderatoreve. Aq e rëndë ka qenë situata, sa vajzat kanë kaluar në përplasje fizike.

Natyrshëm na lind pyetja: Sa kohë ka që marrëdhëniet mes tyre janë acaruar?

Arsyet e sherrit nuk dihen, por që të arrihet deri në përplasje fizike, duhet të ketë patur mosmarrëveshje të vazhdueshme, derisa është arritur në atë pikë. Pra duket se situata është përshkallëzuar dhe vajzat nuk e kanë lënë më vetëm tek fjalët konfliktin.

Edhe ditën e sotme, në emision shihej ftohtësia mes moderatoreve dhe Blendi përpiqej shumë të mbante një ekuilibër mes të dyjave. Çfarë të fshihet vallë?! /Pamfleti