Opozitarja Kryemadhi konsiderata për Ballukun: Është bobe, tenderi i Llogarasë është i rregullt, 50 milionë euro i kanë marrë turqit

Që Belinda Balluku ka blerë segmente të opozitës, ky është fakt, pasi u pa edhe në përgjimet me Evis Berberin, ku ish deputeti Arbi Agalliu interesohej pranë ARRSH me porosi të Zv. Kryeministres.

Por sot pas disa vitesh dalin në skenë personazhe të rëndësishëm politikë te opozitës, që flasin me elozhe për rivalin e tyre politik, Belinda Balluku.

Një prej tyre është ish-deputetja Monika Kryemadhi e cila ka komentuar çështjen hetimore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është marrë e pandehur nga SPAK nën akuzën për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas Kryemadhit, në mesazhet e zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, zv.kryeministrja është treguar “bobe” dhe se “nuk e rruan për asnjë”.

“Balluku ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi Balluku i vendosi kryeministrit Rama epitetin “pallosh i gjatë” dhe se ka zbatuar urdhrat e tij.

“Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është… nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhin e “palloshit të gjatë”.

I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që mund të jetë nga Erdogani që ja ka kërkuar Edi Ramës. Këto para nuk kanë shkuar te zonja Balluku, të jeni të bindur se 50 mln dollarët i ka marrë kompania turke, të cilat ja ka dhënë Gjokës”, tha Kryemadhi.

Nëpër tavolina flitej se Kryemadhi kishte miqësi me zonjën Balluku. Por tani pasqyra duket më e qartë, kuptohen më mirë dhe “kauzat” politike të Monës, që më shumë do kenë qënë porosi të Ballukut sesa interesi publik.

Këtu mund t’i japim të drejtë Ilir Metës, i cili shpesh artikulon se Kryemadhi me disa personazhe të tjerë kanë shitur interesat e Partisë së Lirisë.

Donald Trump bëhet viral, shfaqet duke dremitur gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë (VIDEO)

Imazhe të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump janë bërë virale në mediat ndërkombëtare teksa gjatë një konferencë në Zyrën Ovale, ai shfaqet duke dremitur në karrige.

Trump është fotografuar teksa qëndronte me sy mbyllur ndërsa në anë të tij po zhvillohej një konferencë lidhur me uljen e çmimeve të ilaçeve për humbjen e peshës. Në disa momente, sytë e Trump dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera dukej se luftonte t’i mbante hapur.

Këto imazhe janë përdorur më së shumti nga kundërshtarët e presidentit për të vënë në diskutim përformancën e tij në krye të SHBA-ve.

Donald Trump nuk është i vetmi president i vënë në qendër të mediave për të tilla ngjarje.

Theksojmë këtu se vetë Trump ka sulmuar kryesisht gjatë fushatës zgjedhore ish-presidentin Joe Biden për mungesë energjie, duke e etiketuar atë si “Joe i përgjumur”. Biden, presidenti më i vjetër në histori, është parë gjithashtu në momente duke mbyllur sytë gjatë ngjarjeve publike.

Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat për shkak të prirjeve të ndryshme se▪︎sua!e

Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën dhe ka folur për ish-ambasadoren Yuri Kim, ku deklaroi se ka pasur përplasje me të për shkak të preferencave të ndryshme seksuale. Kryemadhi ka lënë të nënkuptohet se Kim ka pasur preferenca për të njëjtën gjini.

“Yuri Kim e kishte personale me mua. Nuk e di cila ka qenë arsyeja personale. Ndoshta edhe për arsye të preferencave seksuale të ndryshme që kemi. Mund të ketë qenë dhe kjo ndoshta një nga gjërat, po s’ja jap dot, s’ja jepja dot këtë kënaqësi, që mund t’ia kenë dhënë të tjerët”, tha Kryemadhi.

Studimi mbi 8 milionë njerëz, Edvin Prifti: Konfirmohet shtimi i tumoreve nga vaksina Covid

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka ndarë një reagim në rrjetet sociale lidhur me një studim të publikuar së fundmi në Korenë e Jugut, i cili ngre shqetësime për një rritje të rasteve me tumore tek personat e vaksinuar kundër COVID-19.

Në postimin e tij, Prifti i referohet një studimi epidemiologjik të kryer nga profesori Kim dhe ekipi i tij, mbi një bazë të dhënash prej më shumë se 8 milionë individësh.

Sipas Priftit, studimi tregon një rritje me rreth 50% të incidencës së tumoreve te personat e vaksinuar krahasuar me ata të pavaksinuar.

Prifti shton se “tumoret që shfaqen më shpesh janë ato të tiroides, stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit dhe ovareve”, duke e cilësuar këtë si “një fenomen pa shpjegim tjetër përveçse urrejtjes ndaj njeriut”.

“Studimi me i fundit dhe i pari i ketij lloji si nje studim epidemiologjik nga prof Kim et al, dhe i kryer ne nje popullate prej me shume se 8 milion njerezish, ne Korene e Jugut, nga vendet e para te vaksinuara ne bote me vaksinat gjenetike te Covid19, tashme evidenton nje rritje prej te pakten 50% te tumoreve ne individet e vaksinuar kundrejt te pavaksinuarve! Tumoret qe ndikohen me shume jane kanceri i tiroides, i stomakut, mushkerive, i zorres se trashe, gjirit, ovareve etj.
Nuk ka asnje shpjegim tjeter pervec se urrejtjes ndaj njeriut! Nje holokaust pa asnje diskriminim!”, shkruan Prifti.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

Hemorragji në sy, katërnjakët e sapolindur kanë nevojë për ndihmë, familjarët: Rrezikojnë të humbasin shikimin

Geraldo dhe Rozefa janë bekuar me katërnjakë, dy vajza dhe dy djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe.

Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.

Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.

“Më bindën të merrja hormone”, Transg. jinorja Luana Myrto: LGBT merr miliardat për mbrojtjen e njerëzve, por nuk bën asgjë. Reagon shoqata

Një debat i fortë dhe akuza të rënda janë hedhur në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku e ftuar ishte transgjinorja Luana Myrto.

Në një rrëfim të drejtpërdrejtë, Myrto tha se është ndjerë e manipuluar dhe e keqpërdorur nga përfaqësues të komunitetit LGBT+, duke pretenduar se pas premtimeve për mbështetje, ajo është përballur me mashtrime, kërcënime dhe presion psikologjik.

“Më morën nga familja, LGBT-ja pra, më futi te streha. Isha me 10-ta në nota, në gjimnaz dhe më premtuan se do më fusnin në shkollë dhe më lanë…Shqetësimi im ishte se unë doja të vazhdoja shkollën dhe më premtuan se do të vazhdoja shkollën, dhe më premtuan se do të vazhdonim shkollën dhe më morën dhe më cuan te kjo streha e LGBT nën moshë. Familja ishte e varfër nuk më mundësonte vazhdimim e shkollës. Ka ndodhur në vitin 2018, isha 14 vjeç. Do kisha trokitur diku tjetër dhe jo te këta më kupton. Do kisha dëgjuar më shumë familjen. Isha pa suport, sepse këta këto gjejnë, këtu fillon. Që i kapin këto në rrjetat e tyre. Je në trupin e gabuar, ne nuk të shohim grua ty, deri sa ti të marrësh hormone dhe të gjithë ato që punon si punonjëse seksi për shkak të këtyre, i linin mbrapa dere dhe fusnin vetëm ato që ishin produkt i ri. I merrnin nga 16 vjeç, 14 vjeç, 13 vjeç.”-u shpreh ajo.

Sipas saj, qëllimi i vërtetë i disa anëtarëve të këtij komuniteti ishte përfitimi financiar në emër të mbrojtjes së personave LGBT, ndërsa në realitet, sipas saj, shumë prej tyre përfundonin të pambrojtur dhe të braktisur.

“Na premtonin që do na blinin telefon, që do na siguronin kushte më të mira, por as rroba të përdorura nuk na jepnin! Më lanë në mëshirë të fatit dhe nëse do kisha qëndruar atje, do shkoja drejt prostitucionit, ashtu siç kanë bërë me shumë të tjera,” – shtoi ajo me tone të forta emocionale.

Myrto deklaroi se më vonë ka zgjedhur të largohet dhe të transferohet në një tjetër shoqatë, duke pohuar se e ka marrë këtë vendim për të shpëtuar nga një sistem që, sipas saj, shfrytëzon personat vulnerabël për përfitime ekonomike e politike.

“Ata marrin miliarda në emër të mbrojtjes së komunitetit, por nuk ngrejnë asnjë institucion real që të ndihmojë njerëzit që janë vërtet në nevojë. Këta njerëz duhet të jenë pas hekurave,” – përfundoi Myrto.

Nga ana tjetër, në deklaratën nga shoqata LGBT, thuhet se Myrto e ka bërë vetë situatën e saj publike duke mohuar faktin se ajo është marrë nga prindërit. Shoqata nënvizon se Luana u strehua në qendër me pëlqimin e saj, dhe më tej thuhet se rasti u trajtua me prioritet dhe u vendosën masa emergjente mbrojtëse nga Shërbimi Social Shtetëror për Luana Myrton.

“Deklaratë PËR OPINIONIN PUBLIK


Në emisionin “Review” në Euronews Albania, të transmetuar më 8 nëntor 2025, Znj. Luana Myrto, e prezantuar si aktiviste transgjinore, ka bërë disa akuza në drejtim të shërbimit të Qendrës “Streha”.

Luana, në gjendjen civile është e regjistruar si E. Myrtollari, i datëlindjes XX/07/1999. Duke qenë se ajo e ka bërë vetë situatën e saj publike, ne kemi detyrimin të sqarojmë opinionin publik mbi rrethanat dhe procedurat ligjore të ndjekura për menaxhimin e rastit.

Luana, ka përfituar nga shërbimet e Strehës në tre periudha të ndryshme: në vitin 2015, në vitin 2018 dhe në vitin 2020.

Ndryshe nga sa është deklaruar në media, Luana nuk është “marrë” nga familja dhe futur në qendër, por vendosja e saj në shërbim ka qenë rezultat i një vendimi të institucioneve shtetërore për mbrojtje emergjente, në koordinim me strukturat përkatëse, përkatësisht Shërbimi Social Shtetëror Durrës dhe më pas nga Qendra e Specializuar “ARSIS”, pasi në atë kohë ishte 16 vjeç dhe në situatë të lartë rreziku.

Në atë periudhë, vlerësimi zyrtar i kryer nga institucionet shtetërore identifikoi një rrezik real për shfrytëzim dhe trafikim, për shkak të qëndrimit jashtë mjedisit të sigurt familjar dhe kontakteve me të rritur që mund të cenonin mirëqenien e saj. Për këtë arsye, rasti u trajtua me prioritet dhe u vendosën masa emergjente mbrojtëse nga Shërbimi Social Shtetëror, pasi nëna e saj hoqi dorë nga përgjegjësia prindërore dhe kujdestaria ligjore, duke firmosur formalisht përpara një noteri publik.

Me referim nga strukturat shtetërore dhe me pëlqimin e vetë Luanës dhe , ajo u strehua në qendrën tonë për një periudhë provizore dhe përjashtimore tre mujore, derisa institucionet përgjegjëse të siguronin një zgjidhje përfundimtare. Saktësojmë, se strehimi ishte i përkohshëm dhe përjashtimor sepse qendra “Streha” është e specializuar të punojë vetëm me individë mbi 18 vjeç. Kjo zgjidhje e përkohshmë erdhi me kërkesën e institucioneve përkatëse, të cilat ishin në pamundësi kapacitetesh për të adresuar menjëherë, në atë moment, nevojat komplekse të Luanës.

Në vijim, në bashkëpunim me autoritetet dhe zinxhirin institucional, ajo u transferua pranë qendrës “Tjetër Vizion”. Kjo qendër është një institucion i specializuar në punën me të mitur. Pjesë e planit individual të ndihmës për Luanën ishte edhe shkollimi i saj. Kështu, ajo është regjistruar në një gjimnaz të qytetit të Elbasanit.

Pas përfundimit të studimeve dhe pas arritjes së moshës madhore, Luana është paraqitur me vullnetin e saj të plotë disa herë në qendrën tonë për të kërkuar mbështetje, dhe çdo herë është trajtuar sipas protokolleve profesioniale të mbrojtjes dhe mirëqenies, përfshirë pagesën e një pjese të tarifave universitare që mundësuan shkollimin e saj. Ne kemi ofruar asistencë strehimi, mbështetje psikosociale dhe orientim drejt shërbimeve të tjera kur kjo ka qenë e nevojshme.

Theksojmë, se qendra “Streha” është e përkushtuar ndaj ruajtjes së konfidencialitetit dhe dinjitetit të çdo përfituesi, por në rastet kur informacioni publikohet vetë nga përfituesi dhe krijon shqetësim publik dhe indicie për fillim të ndjekjes penale, ne kemi përgjegjësi institucionale të japim sqarimet tona mbi mënyrën e trajtimit të rastit. Çdo veprim i yni në lidhje me menaxhimin e rastit është i dokumentuar detajisht në dosjen individuale të personave që marrin shërbime, i mbajtur në formën e kërkuar nga ligji dhe rregulloret e aplikueshme dhe lehtësisht i verifikueshëm.

Ne i qëndrojmë me rigorozitet të gjitha procedurave të ndjekura mbi menaxhimin e rastit E. Myrtollari dhe ftojmë Prokurorinë dhe organet e ndjekjes penale të nisin menjëherë hetimet e nevojshme, në mënyrë që transparenca dhe e drejta e personit të mbrohen plotësisht, por pa cënuar në asnjë rast sigurinë, seriozitetin dhe funksionalitetin e institucionit tonë. Qendra “Streha” do të vazhdojë të ofrojë mbështetje me profesionalizëm, në përputhje me detyrimet ligjore dhe pa paragjykim për çdo person LGBTI+ që ndodhet në situatë rreziku apo nevoje”, thuhet në deklaratë.

Ra në kontakt me energjinë elektrike, ky është ish-portieri që humbi jetën gjatë orarit të punës në Shkodër

Arvjo Fishta është 38 vjeçari që humbi jetën tragjikisht këtë të diel në Shkodër pasi ra në në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se 38-vjeçari është ish-portier i Superiores.

Ai punonte në një kompani interneti dhe sot ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike ku ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka vdekur.

Në moshën 17-vjeçare ai luajti në Superiore me ekipin e Laçit i cili në sezonin 2004-2005 po kalonte momente të vështira dhe si rrjedhojë iu larguan shumë prej lojtarëve titullarë.

Me rënien e Laçit, ai kaloi tek një tjetër skuadër e Superiores, Shkumbini ku trajner ishte i mirënjohuri Faruk Sejdini. Aty ishte portier i dytë dhe në gjysmën e dytë të sezonit 2005-2006 kaloi te Turbina që luante në Kategorinë e Parë.

Ai e mbylli karrierën në moshën 20-vjeçare për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit.

Thellohet skandali në Kushtetuese/ Si e fshehu Sokol Sadushi dosjen që Asim Vokshi ishte informator

Dyshimeve në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë i janë shtuar të tjera fakte komprometuese.

Kryetari i KED, gjithashtu edhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ia fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë gjatë procesit të votimit një informacion të rëndësishëm për kandidatin Asim Vokshi.

Bëhet fjalë për informacionin e institucioneve të sigurisë kombëtare se gjyqtari Asim Vokshi ka qenë informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës. Por shkelja nis nga hallka tjetër e rëndësishme siç është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që për këtë vit drejtohet nga Sokol Sadushi dhe që nuk funksionoi sipas ligjit.

I krijuar si një organ kolegjial me 9 anëtarë që duhet të verifikojë kushtet e kandidatëve që konkurrojnë për në kushtetuese, KED e drejtuar nga Sokol Sadushi dyshohet se nuk e kreu detyrën për verifikimin e gjyqtarit Asim Vokshi, emri I të cilit më pas i kaloi mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve.

Ky vendim i datës 17 qershor 2025 u dha në një kohë kur institucionet i kishin dorëzuar KED të dhëna kompromentuese që tregonin se kandidati Vokshi nuk duhet të kualifikohej më tej mbasi ekzistonte një kriter ndalues parashikuar në pikën 89/c të vendimit numër 4 viti 2019. Konkretisht të dhënat e siguruara nga TCH tregojnë se KED ju dorëzuan informacione nga institucionet e sigurisë ku përmendej se kandidati ishte bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës.

Por me gjithë informacionin që duhet të ishte lexuar më pas nga KED si kriter ndalues, të dhënat nuk u vlerësuan, nuk u panë dhe u anashkaluan gjatë vlerësimit dhe gjyqtari Asim Vokshi u listua në datën 17 qershor 2025 për të vijuar garën.

Dorëzimi i kësaj të dhëne thuhet se ndodhi gjatë verifikimit të integriteti që përfshin disa institucione mes tyre prokurorinë e përgjithshme, DSIK dhe autoriteti për dokumentat e ish sigurimit të shtetit të cilët ndoqën protokollin dhe dorëzuan të dhënat e tyre, por nëntë anëtarët e KED nuk panë dhe nuk lexuan duke e renditur të parin në listë Asim Vokshin.

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së dielës në unazën jugore të Bergamos, në rrugën shtetërore 470 “della Val Brembana”, pranë Stezzano-s. Nga përplasja mes një Mercedes-i dhe një furgoni “Citroën Berlingo” humbën jetën tre persona, mes tyre dy të rinj me origjinë shqiptare.

Viktimat janë Klinton Sala, 23 vjeç nga Melzo (Milano), drejtues i Mercedes-it që dyshohet se shkaktoi aksidentin, dhe Denis Cana, 21 vjeç nga Lodi. Të dy ishin miq dhe po udhëtonin së bashku. Viktima e tretë është Oscar Angioletti, 62 vjeç nga Zanica (Bergamo), i cili ndodhej në furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, që mbeti i plagosur rëndë.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër në një zonë me vijë të dyfishtë të vazhdueshme, duke hyrë në krahun e kundërt dhe u përplas drejtpërdrejt me furgonin.

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Seksioni i rrugës ku ndodhi ngjarja u mbyll për disa orë për hetime.

Rrë fίmi i shqiρtares: 17 υjeç më kanë marrë UFO-t, kam parë bαnorë të Diellit (VIDEO)

“Fenomenet paranormaIe quhen të gjitha ato fenomene, të cilat nuk perceptohen nga arsyeja njerëzore.

Ndarja midis fenomeneve paranormale dhe fenomeneve të zakonshme lidhet me atë që quhet ide racionale dhe ide iracionale.

Perceptimi racional lidhet me faktin që çdo gjë e perceptojmë nëpërmjet shqisave dhe çdo gjë që shqisat nuk na e pranojnë, një pjesë e njerëzve,

ata që nuk mendojnë me intuitë, janë të prirur që mos i besojnë këto lloj fenomenesh.

Njeriu është i kufizuar shumë në perceptimin e realitetit dhe jo çdo gjë mund të shpjegohet përmes shkencës”, shprehet Alfred Cako. 

Qenie të tilla si fa ntazmat, kafshët mi sterioze, gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive.

Disa thonë se këto fenomene janë prodhime fiziologjike, të tjerë këmbëngulin se ato janë psikoIogjike.

“Unë kam pasur komunikim me një vajzë më ka marrë në Viber, nga një fshat i Tetovës, e cila thotë që jam rreth 42 vjeç, por ngjaj si 17 vjeç, sepse në moshën 17-vjeçare më kanë ardhur dhe më kanë rrë mbyer UFO-t.

Më kanë folur shqip me një gjuhë pak të vështirë, por edhe e shkruajtur ishte pak e vështirë.

Donte të bisedonte me mua, besoj se ti do më kuptosh, më tha. Vijnë më rrë mbejnë, tha, pothuajse vazhdimisht. Kam udhëtuar, më ka folur çfarë ndodh në planetët e tjerë, në diell.

Kam udhëtuar në Diell, kam parë banorë të diellit, që ne i besojmë se ekzistojnë në disa kushte të veçanta.

Thotë që babai më ka çuar tek hoxha, më ka rrahur hoxha, më ka mbështjellë me çarçaf.

Unë vazhdimisht kam biseduar me atë, disa herë dhe më thotë që nëse dikush kërkon të takojë një jashtëtokësor,

mjafton të jetë në një vend në periferi, në një kodër, mjafton ta kërkojë dhe atij personi do t’i shfaqen jashtëtokësorë”, tregon më tej Cako.