SiIvinjo i çon ftesë talentit shqiptar të kampionatit anglez

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo ka ftuar talentin shqiptar të Bristol City.

Bëhet fjalë për Anis Mehmetin, mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, i cili kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen me performancën e shkëlqyer.

Mehmeti vetëm 24-vjeç aktivizohet në ligën e dytë angleze me Bristol, dhe ka provuar të jetë një lojtar i rëndësishëm me pesë gola të shënuar në 12 paraqitje si dhe tre asiste.

Mehmeti pritet ti bashkohet kombëtares kuqezi për ndeshjet e rëndësishme të nëntortit.

Vlera e tij në merkato është rritur ndjeshëm duke arritur së fundmi në 9 milionë paund.

“DoIi i çarmatosur dhe i rrahur”, Avokati zbulon detajet: Ndrea Prendi doli me sy të nxirë nga zyra e Berishës, pasi …

Avokati Idajet Beqiri thotë se komandanti i Gardës në 21 janar 2011, Ndrea Prendi, gjatë protestës, u thirr nga Sali Berisha në Kryeministri.

Në një studio televizive, Beqiri u shpreh se Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë, pasi reezistoi ndaj urdhrit për të shtënë ndaj protestuesve.

Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në 21 janar,deklaroi se në spital, mjekët e penguan që të fliste me prokurorët.

Idajet Beqiri:

Ndrea Prendi jepte komanda. U thirr në zyrë, pa pasur asnjë dhunë. Ai u thirr te zyra e kryeministrit.

Nga zyra e kryeministrit doli me syrin e enjtur, doli i çarmatosur. Ka rezistuar dhe ka ngrënë grushtin. Ia kemi dhënë emrin SPAK se kush e grushtoi, nga grupi i zjarrit.

Prokuroria e Tiranës e zvarriti këtë çështje, nuk e dimë se nga doli plumbi që vrau Aleks Nikën. Ky është një turp. Ekspertimi i kësaj, e kanë çuar gjoja në Turqi.

Këtë ekspertimin, e bëj unë, e kam llojet e mekanizmave, shekncore. Ua jap formulën e plotë.

Aeroporti i Vlorës drejt sekuestrimit? Ja ç’thotë KIodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për konfliktin për aksionet mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, u shpreh në një emision televiziv se nëse zbulohen shkelje shteti ka të drejtë ta sekuestrojë aeroportin.

“Valon Ademi që është pronar i “2A Group”, i është drejtuar prokurorisë me kallëzim penal për Behgjet Pacollin, vëllain e tij dhe ish-administratorin. Prokuroria ka çelur hetim.

Gjatë kësaj kohe, rreth dy muaj, prokurorët kanë pyetur Valon Ademin, vëllain e Pacollit, Nelson Çelën, ish-admininstratorin edhe Valon Llukën po ashtu ish-administrator.

Prokuroria e Tiranës ka person nën hetim, Nelson Celën, ish-administrator i “Mabco”. Nelson Çela është nën hetim për ndërhyrje të paautorizuar në të dhënat kompjuterike, pasi pretendojnë prokurorët se ka ndryshuar të dhënat jo në favor të 2A Group.

Në momentin që prokurorët e provojnë, se numrat janë ndryshuar mbi bazën e dokumenteve të falsifikuar dhe përplasja e tyre cenon një investim strategjik, bëhet sekuestrimi.

Për aeroportin, shteti mund ta marrë dhe sekuestrojë nëse gjenden shkelje të kontratës dhe kushteve të kontratës”- tha Lala.

Rrezik për shëndetin! Mandarina të kontaminuara me kimikate në treg, AKU kërkon t’i ktheni menjëherë

Mandarinat në marketet e Tiranës nuk janë të sigurta, sepse edhe kësaj here ky produkt sipas analizave laboratorike të ISUV ka rezultuar me mbetje të lartë kimikatesh të rrezikshme.

Burimet për TCH mësojnë se fruti mandarinë është spërkatur mbi norme me insekticidin perimiphos metil, preparat bujqësor ky që është nuk i lejuar të përdoret nga fermerët dhe as të tregtohet nga farmacistët bujqësor, sepse nuk është pjesë e listës së PMB të miratuara nga ministria bujqësisë.

Edhe kësaj here fermerët janë kujdesur të vrasin insektin që dëmton shëndetin e mandarinës, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorit.

Ky njoftim që shihni që shihni në ekran, është afishuar pranë një kaseje biznesi agroushqimore në tiranë , ku u kërkohet qytetarëve të kthejnë mbrapsht produktin mandarinë me helme.

“JU NJOFTOJMË SE KLIENTËT QE KANE BLERE PRODUKTIN MANDARINE SIPAS INSPEKTORATIT AKU, KA DALE ME MBETJE PESTICIDESH JU LUTEMI NËSE KENI GJENDJE NGA FURNIZIMI ME PRODUKTIN MANDARINE TE BLERE NGA DATA 23-27 TETOR JU LUTEM TA KTHENI NE SUBJEKTIN TONE KUNDREJT PAGESËS.”

Nga ky lajmërim mësojmë se qytetarët e Tiranës kanë konsumuar mandarinë më kimikate të rrezikshme për katër ditë rresht. Por një njoftim të tillë e ka për detyrë ta bëjë Ministria e Bujqësisë dhe AKU , edhe pse kjo nuk është një histori suksesi që mund të shërbejë për shpërndaje dhe pëlqimesh në rrjetet sociale.

Janë këto dy institucione që duhet të na garantojnë produkte ushqimore të sigurta, por në këtë situatë AKU dhe ministria deri më tani dinë vetëm që mandarinat me helme janë shitur në treg, dhe që ende nuk kanë zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky produkt është shqiptar apo I importi.

Përgjatë këtij viti kjo nuk është hera e parë që mandarinët me helme hidhen në treg për shqiptarët, më herët këtë skandal të sigurisë ushqimore e mësuam nga shteti kroat, i cili mori vendimin që mandarinat e rrezikshme të asgjësoheshin menjëherë në tokën kroate.

E rëndë në vendin fqinj/ Grabitësit hyjnë në banesë dhe υ rasin pronaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme, ku grabitës ende të paidentifikuar hynë me forcë në një shtëpi në Salaminë dhe vranë një grua.

Viktima është një grua 75-vjeçare, e cila u gjet e pajetë nga vajza e saj pasditen e sotme.

Sipas informacioneve, kamerat e sigurisë regjistruan grabitësit duke thyer një dritare në shtëpinë e gruas së moshuar dhe duke hyrë brenda.

Sipas të njëjtave informacione, 75-vjeçarja u gjet e vdekur brenda shtëpisë nga vajza e saj.

Gruaja e moshuar ka lëndime në kokë, që janë shkaktuar nga autorët në përpjekje për ta grbaitur apo detyruar të tregonte se ku mbante paratë.

Enkileda Carja shpallet kampione e trefishtë e Europës në peshëngritje (Video)

Klubi i Teutës ka njoftuar se peshëngritësja e talentuar e KSHS Teuta, Enkileda Carja është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Europianin për të rinj dhe U23 që po zhvillohet në Durrës!

Carja dhuroi spektakël duke thyer 3 rekorde europiane në kategorinë Youth (63 kg) dhe 1 rekord bote në shkëputje për Youth!

Rezultatet:

Shkëputje: 98 kg

Shtytje: 118 kg

Dygarësh: 216 kg

Ajo realizoi me sukses të gjashta provat, duke shfaqur një performancë të jashtëzakonshme, të mbushur me vetëbesim dhe teknikë perfekte, falë punës së palodhur të saj dhe të trajneres Eglantina Kalemi!

Me këtë paraqitje, Enkileda përmirësoi edhe rezultatin e saj nga Botërori i Perusë, ku kishte ngritur 213 kg në total.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1103023475235958%2F&show_text=false&width=242&t=0

EMRAT/ Morën peng një person që ndodhej në “arrest shtëpie”, shoqërohet në polici vëllai i deputetit të PD-së dhe dy të tjerë

Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat tre persona, të identifikuar si Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku, lidhur me një pengmarrje.

Burime bëjnë me dije se të shoqëruarit dyshohet se kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili ndodhej në masë arresti shtëpie.

Mësohet se pengu është keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej autorëve.

Ndërkohë policia e Devollit vijon kontrollet dhe hetimet për mbledhjen e provave dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Vdekja e Fatos Nanos, qeveria merr vendimin e rëndësishëm

Shpallja e Zisë Kombëtare në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin.

Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.

Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore

Pallati i Kongreseve, Tiranë

• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike

• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet

• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë.

Pas Ballukut a do thirret kryeministri Rama në SPAK? Ja si përgjigjet gazetarja Lala

Prokuroria e Posaçme po tregon se ka fituar pavarësinë e saj për të goditur abuzimet e zyrtarëve edhe në nivelin më të lartë.

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se duke ndjekur historikun penal të viteve të fundit, ku shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë thirrur në SPAK, akuzuar, gjykuar apo arrestuar, kupton se për çështjen më të fundit, marrjen si të pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku, radha për të shkuar në Prokurori i ka ardhur edhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa ndau mendimin se Balluku moralisht duhet të largohet, edhe pse dorëheqja mbetet në zgjedhjen e saj, gazetarja u shpreh në një studio televizive.

“Emri i Ballukut u përmend nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ashtu sikurse edhe i kryeministrit. Emri i tij del tek tuneli i Llogarasë, te dosja Mcgonigal dhe të tjera. Kjo tregon se së shpejti mendoj se edhe kryeministri Edi Rama mund të thirret në SPAK. Po të shikosh edhe historinë më parë janë thirrur shumë zyrtarë të tjerë, kujtojmë se kanë shkuar në SPAK ministra, deputetë, ish-kryeministra dhe tani kemi zonjën Balluku”, tha Lala.

Më tej ajo shpjegoi se më lartë se Balluku tani mbetet vetëm kryeministri dhe duke ndjekur praktikën e këtyre viteve, është normale që edhe Rama të shkojë për të dhënë shpjegime në organin e akuzës.

“Kush është më sipër saj tani? Sigurisht që kryeministri Edi Rama dhe besoj se edhe ai do thirret në SPAK”, u shpreh gazetarja.

“E dija që do ta mbronte familja”, Lala reagon ashpër: Pamela Qirko njeh çdo sekret të drejtësisë shqiptare

Klodiana Lala e pyetur në një emision televiziv në lidhje me zgjedhjen e ministres së Infrastrukturës për tu shoqëruar në SPAK nga motra e saj Pamela Qirko, juriste dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gazetarja Klodiana Lala e ka quajtur një zgjidhje interesante.

“Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK”, tha Lala.

Klodiana Lala: Pamela Qirko, motra e Ballukut është regjistruar vetëm ditën e djeshme (30 tetor) në QKR si person fizik dhe mund të ushtrojë pa asnjë problem ligjor cështjen e avokatisë.

Unë e kuptoj se ajo po përpiqet të ndalë rrjedhjen e dosjes dhe të kontrolloj gjithcka mund të dalë në publik. Ajo është motra që di shumë cka për njerëzit e drejtësisë pasi ka hetuar prokurorët e posacëm. E dija që do të kishte një person nga familja që do ta mbronte nga ana ligjore. Dosja e Ballukut është një ndër dosjet më voluminoze në SPAK.