Vuçiç me parashikim të zymtë: Do ketë luftë, e gjithë bota po përgatitet

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten në ceremoninë e hapjes së linjës së re hekurudhore me shpejtësi të lartë midis Beogradit dhe Suboticës se “të gjithë në botë po përgatiten për luftë”.

“Do të jetë gjithnjë e më e vështirë në botë. Do të jetë më e vështirë edhe këtu sepse njerëzit duhet të dinë se të gjithë po përgatiten për luftë. Dhe kur ata përgatiten për luftë, kjo do të thotë se do të ketë një të tillë. Po ju them, do të ketë një të tillë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se bota po përgatitet vetëm për këtë dhe asgjë tjetër.

“Ata nuk janë të interesuar për bisedime dhe negociata. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po presin fillimin, dhe e dinë se lufta po vjen gjithsesi. Ata po presin dhe po përgatiten”, shtoi Vuçiç.

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 4 Tetor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Nuk ju mungon energjia, por mund të ndiheni pak të ndarë midis asaj që dëshironi dhe asaj që “duhet” të bëni. Mos e shtyni shumë: vendimi që merrni tani do të bëjë diferencën në ditët në vijim. Në dashuri: më shumë pasion, më pak krenari.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 4 tetor 2025), dita fillon ngadalë, por hapet bukur në pasdite. Marrëdhëniet me kolegët dhe miqtë janë të favorizuara: një projekt po del përsëri në pah. Në dashuri… tensione të vogla, por asgjë që një përkëdhelje nuk mund ta zgjidhë.

BINJAKËT

Ndihesh pak nervoz, por edhe i etur për ndryshim. Fjalët kanë rëndësi sot: ki kujdes se si shprehesh, sepse mund t’i bindësh ose t’i irritosh dëgjuesit e tu. Dashuria kërkon lehtësi, jo analiza të pafundme.

GAFORRJA

Ka një atmosferë të re përreth jush: Hëna mbron marrëdhëniet tuaja romantike. Megjithatë, në punë, po kërkoni konfirmim që po vjen ngadalë. Mos nxitoni gjërat: gjërat do të zgjidhen së shpejti.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 4 tetor 2025), ndiheni si protagonistë, por kini kujdes të mos e teproni. Në dashuri, dëshira për të ndarë më shumë kthehet, megjithëse një krenari e tepërt mund t’i ndërlikojë marrëdhëniet. Një telefonatë e papritur sjell lajme të dobishme.

VIRGJËRESHA

Qielli ju nxit të jeni të kujdesshëm: kjo nuk është koha për të marrë rreziqe financiare ose profesionale. Dashuria, megjithatë, kërkon qartësi: mos i lini çështjet e rëndësishme të pazgjidhura.

PESHORJA

Dita fillon me një notë të keqe, por rimëkëmbja është e sigurt. Dikush përpiqet t’ju përfshijë në një debat, por ju buzëqeshni dhe vazhdoni përpara. Në dashuri, dëshira për stabilitet rritet, por kini kujdes të mos rishikoni të kaluarën.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 4 tetor 2025), ka shumë intensitet, si gjithmonë. Sot, mund të sqaroni një çështje të pezulluar. Kjo është një kohë e shkëlqyer për biseda të thella. Pasioni është i bollshëm në dashuri: por shmangni pritjet e tepërta.

SHIGJETARI

Ndiheni më të lehtësuar, më optimist. Është koha të zhyteni në një projekt të ri. Në dashuri, ka një atmosferë të gjallë dhe bashkëfajtore, veçanërisht nëse nuk e merrni veten shumë seriozisht.

BRICJAPI

Përgjegjësitë peshojnë shumë, por ju kurrë nuk dorëzoheni. Megjithatë, sot keni nevojë për pak pushim: edhe një moment i vogël do të bëjë një ndryshim për ju. Në dashuri, keni nevojë për më shumë dialog, më pak heshtje.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 4 tetor 2025), ndiheni rebelë dhe të etur për ndryshim. Sot, mund të keni njohuri të shkëlqyera, të cilat mund të jenë të dobishme edhe në punë. Ka disa dyshime në dashuri, por jo gjithçka duhet të vendoset menjëherë.

PESHQIT

Pak konfuzion në orët e para, pastaj vjen një rikuperim i ndjeshëm. Kreativiteti është në kulmin e tij: nëse keni një projekt artistik, tani është koha e duhur për ta ndjekur atë. Në dashuri, romantizmi që ju dallon kthehet.

‘Veliaj bëri festë në burg’, Lala zbulon detaje të pathëna: I shkoi vetëm djali, ja çfarë më thanë gardianët

Gazetarja Klodiana Lala foli në një emision televiziv për situatën e Erion Veliajt në institucionin e paraburgimit në Durrës.

Lala tha se ndryshe nga rasti i Saimir Tahirit, ish-ministër i PS me të njëjtën peshë politike si Veliaj, të cilin e takonin njerëz pas cdo séance gjyqësore, me ish-kryebashkiakun ndodhi krejt ndryshe, duke u lënë i vetëm në “hallin e tij”.

Gazetarja Lala tha se ish-kryebashkiaku kishte patur pritshmëri në fillim, se jashtë burgut do të gjente njerëz që dëshironin ta takonin, madje në ditët e para, Veliaj mendoi se do të kishte dhe protesta në mbrojtje të tij, por ai u përball me dimrin e vetmisë së madhe.

“Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion. Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr”, tha Lala.

Gazetarja solli dhe një detaj nga burgu ku po vuan izolimin ish-kryebashkiaku Veliaj, një festë e organizuar në ambientet e qelisë ku ka marrë pjesë dhe djali i tij Kajan.

U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte. Në erion veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe momentet njerëzore. Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij”, tha Lala.

E pyetur se si do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, gazetarja Klodiana Lala tha se beteja do të jetë e gjatë.

Klodiana Lala: Zoti Veliaj është përballur me një situatë të vështirë emocionale dhe psikologjike në javët e para të arrestimit, ishte një kandidat potencial për të zëvendësuar Ramën, doli pa pranga nga zyra e tij. Ai fillimisht ka patur pritshmëri që jashtë burgut do të kishte njerëz për ta takuar, mendoi se do të kishte protesta në mbrojtje të tij. Veliaj u përball me dimrin e vetmisë së madhe.

Ai mbeti i vetmuar. Nëse do ta krahasosh me Saimir Tahirin që e prisnin pas cdo gjyqi njerëz për ta takuar, me të nuk ndodhi. Ishte kontrast ti madh mes 2 personave që kanë patur të njëjtën peshë në PS.

Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion.

Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr. Ka patur pretendime për trajtimin në qeli, në kohën që u shoqërua për analiza mjekësore. Ka një procedurë të nisur nga Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e Veliajt në burg, nëse i janë shkelur të drejtat, por nuk është më Erion Veliaj i momenteve të para, ka ndryshim te kursit.por nuk është i momenteve të para.

U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte.

Në Erion Veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe një Erion Veliaj në momentet njerëzore. Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij. Do ta ketë shumë të gjatë rrugën e përballjes me drejtësinë.

Berisha sulmon Ramën: U tall me Presidentin e SHBA, është kloun ndërkombëtar! Shërbimi më i keq që mund t’i bëjë shqiptarëve dhe Europës

Berisha: Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar.

Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA.

Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit.

Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata.

Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.

Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve.

Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës.

Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është.

Kam sjellë këtu jo kllounadën e tij me paqen e Kaukazit, por kam sjellë deklaratat e tij zyrtare për të kuptuar se çfarë hipokriti dhe i pakarakter është.

Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.

Sipas tij, Europa-paqe nuk duhet të pyesë SHBA-luftë apo Europa-kultura e paqes, paçka se ka shkaktuar dy tragjeditë më të mëdha botërore të të gjitha kohërave, luftën e parë dhe luftën e dytë, qenka kultura e paqes, kurse urat e zjarrit del se paskan ardhur nga përtej Atlantikut.

Berisha: Rama nuk shkon dot në SHBA, kukull e Xhorxh Sorosit, desorosifikim i Shqipërisë!

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të dënueshëm veprimin e kryeministrit Edi Rama me ironinë që bëri në Danimarkë me presidentin amerikan Donald Trump.

“Është akt i qëllimtë, jo i rastësishëm i Edi Ramës. Akt i qëllimtë dhe i dënueshëm, i papranueshëm. Njerëz të afërt të Ramës, si Delina Fico, bën video ku shfaq presidentin Donald Trump si Hitlerin. Natyrisht Delina ka probleme se ka marrë 10 mln euro atje bashkë me atë Llagamin. Por ta krahasosh presidentin Trump në video me Adolf Hitlerin është i dënueshëm dhe absolutisht i papranueshëm. Mund të kesh mendime të kundërta por nuk mund ta krahasosh me diktatorin më të madh të botës”, tha ai mes të tjerash.

Kreu i selisë blu deklaroi edhe projektin për desorosifikimin e vendit, duke e lidhur kryeministrin me urrejtjen direkt të tij me presidentin amerikan.

“Pse ndodh kjo? Se janë kukulla të Sorosit, si Rama edhe Linda. Si mundet kjo? Të hapet mbledhja me video sikur Trump është Hitleri. Desorofikimi i vendit do jetë një nga qëllimet kryesore të opozitës në Shqipëri. Nuk shkoi dot klouni Rama në Amerikë, i lidhur me kartelet e drogës ai. Ndaj dërgoi edhe presidentin atje, por vetë nuk shkoi dot”, tha ai.

Berisha i bëri edhe një koment më të gjerë asaj që ndodhi në Danimarkë, duke e lidhur direkt edhe me faktin se Rama është “non grata” në SHBA.

“Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit. Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Me datën 1 shtator të vitit 2025, në forumin e Bledit në Slloveni, kukulla e Xhorxh Sorosit, Ramaduro, në fjalën e tij theksoi: askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj se Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë në anën tjetër të oqeanit me planin e paqes për Ukrainën. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë”, tha Berisha.

Bunkeri sekret që do mbrojë presidentin Trump në luftë bërthamore! I reziston bombës 1 mijë herë më të fuqishme se Hiroshima, kushtoi… (Video)

Thellë poshtë Maleve Shkëmbore të Kolorados, ndodhet një bunker tepër sekret, i projektuar për të mbajtur gjallë udhëheqësit ushtarakë dhe politikë amerikanë, nëse ndodh e paimagjinueshmja: Një luftë bërthamore.

Kompleksi i Malit Cheyenne, dikur një makth i Luftës së Ftohtë, është një qytet i madh nëntokësor, i gdhendur në 700,000 tonë granit, i aftë t’i rezistojë sulmeve të drejtpërdrejta bërthamore. Për dekada të tëra, ai ka mbetur në gatishmëri për të koordinuar mbrojtjen e SHBA-së në rast të Armagedonit.

Mund t’i rezistojë një bombe 1000 herë më të fuqishme se ajo e Hiroshimës.

Herën e fundit që gazetarëve iu lejua të hynin brenda ishte në vitin 2018, kur Donald Trump ishte ende në Shtëpinë e Bardhë. Tani, mes tensioneve ndërkombëtare në rritje, ushtria amerikane ka rihapur portat e saj të blinduara, me kamerat e NewsNation që depërtojnë thellë në objektin sekret.

Pas dyerve të çelikut me trashësi një metër dhe përtej pikave të shumta të kontrollit, gazetarët panë qendrën e komandës, e cila – sipas zyrtarëve – mund t’i rezistojë një shpërthimi bërthamor “një mijë herë më të fuqishëm se bomba e Hiroshimës ” edhe nga një milje larg.

Kompleksi nuk është vetëm një strehë. Është një qytet nëntokësor funksional. Ka termocentralin e vet, liqene nëntokësore me ujë të pijshëm dhe rezerva ushqimore për “një kohë shumë të gjatë”. Madje brenda ambienteve vepron edhe një restorant Subway, i cili e quan veten “Subway më i sigurt në botë”.

Strehë “Vitale”

Gjenerali Gregory Guillot , komandant i Komandës Veriore të SHBA-së dhe NORAD-it , i tha NewsNation se objekti mbetet po aq jetësor sot sa ishte kur u bë operacional për herë të parë në vitin 1966.

“Ia vlen vërtet çdo shumë që kanë paguar për të në fillim të viteve ’60, dhe ne e përdorim sot njësoj siç e kemi bërë në dekadat e mëparshme”, tha ai.

Kur u pyet për kërcënimet moderne – nga avionët rusë që shkelin hapësirën ajrore amerikane te balonat kineze të spiunazhit dhe sulmet kibernetike – ai u përgjigj me qetësi: ” Nuk jam i shqetësuar. Ne kemi personelin më të mirë ushtarak që merret me këtë çështje. Dhe jemi gati .”

Kushtoi 142 milionë dollarë në vitin 1966.

Objekti shtrihet në 20.6 akra dhe përfshin 15 ndërtesa të montuara mbi burime gjigante për të thithur goditjen e një shpërthimi bërthamor. I njohur si “kutera e betejës”, ai do të shërbente si një qendër komande për forcat amerikane dhe kanadeze në rast të një katastrofe.

Kostoja e përfundimit të saj në vitin 1966 ishte 142 milionë dollarë (që sot do të vlente më shumë se 1 miliard dollarë). Gjatë Luftës së Ftohtë, ajo u cilësua si “vendi më i sigurt në Tokë” – një sistem labirint tunelesh dhe dhomash shpërthimi të projektuara për t’i bërë ballë raketave sovjetike. ” Ne na pëlqen të themi se është objekti më i sigurt në botë “, tha zëvendësdrejtori i bazës, Steve Rose, në vitin 2018.

Graniti dhe çeliku mbrojnë gjithashtu elektronikën nga valët elektromagnetike të lëshuara nga shpërthimet bërthamore. Makineritë hidraulike mund t’i mbyllin dyert masive të blinduara vetëm në 45 sekonda ose, në rast nevoje, edhe manualisht.

Dyert u mbyllën përsëri vetëm më 11 shtator 2001 , e vetmja herë që nga Lufta e Ftohtë që ato u mbyllën në një krizë të vërtetë. Fillimisht selia e NORAD-it , kompleksi u shndërrua përfundimisht (në vitin 2008) në një qendër komande rezervë, me operacionet kryesore që u zhvendosën në Bazën e Forcave Hapësinore Peterson në Colorado Springs.

Megjithatë, personeli vazhdon të rrotullohet në malin Cheyenne për të ruajtur gatishmërinë, me zyrtarët që theksojnë se nuk është një “relikte muzeale”.

Plani i skenarit më të keq

Në rast të një skenari të paimagjinueshëm, plani i vazhdimësisë së SHBA-së është hartuar tashmë:

Presidenti fillimisht çohet në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë (Qendra Presidenciale e Operacioneve të Emergjencës). Nëse ka kohë, ai hipën në një nga avionët E-4B “Doomsday” të Forcave Ajrore – duke fluturuar në qendra komande të afta për të ruajtur zinxhirin e komandës edhe nëse Uashingtoni sulmohet.

Ai do të shoqërohet nga Sekretari i Mbrojtjes , Shefat e Përbashkët të Shtabit dhe ndihmës ushtarakë që mbajnë valixhen që përmban kodet bërthamore. Zëvendëspresidenti po mbrohet veçmas për të siguruar trashëgiminë, ndërsa anëtarët e tjerë të Kabinetit dhe Kongresit po zhvendosen në objekte të fortifikuara si Mount Weather në Virxhinia dhe Raven Rock në Pensilvani.

Ndërkohë, Cheyenne Mountain do të vazhdonte misionin e tij gjatë gjithë Luftës së Ftohtë. NORAD e përshkruan atë si një “qendër komande alternative të përforcuar” që ofronte paralajmërim të hershëm për lëshimet e raketave, gjurmonte avionët armik dhe i jepte të dhëna Pentagonit dhe qendrës së komandës së fluturimit të Presidentit.

Motra sëmurë, babai invalid, kush është i riu shqiptar që i morën jetën dhe e varën në mes të Brukselit

Kush ishte shqiptari i varur në Bruksel – Historia e Bekim Halilajt nga Kukësi

Një ngjarje makabre ka tronditur Brukselin më 28 shtator, kur trupi i një të riu shqiptar u gjet i varur me kabllo në një tabelë sinjalizimi rrugor pranë “Westland Shopping”. Viktima ishte Bekim Halilaj, 29 vjeç, me origjinë nga fshati Bicaj i Kukësit.

Si u zbulua trupi

Kalimtari të parë menduan se bëhej fjalë për dekorime festive të Halloween-it, por pas verifikimeve policia belge konfirmoi se bëhej fjalë për një trup të pajetë, të lidhur në mënyrë të dyshimtë pas tabelës. Trupi qëndroi për disa orë në vendin publik para se të zbulohej.

Pistat e hetimit

Autoritetet belge po hetojnë disa pista, përfshirë atë të vetëvrasjes, por mënyra e ekzekutimit ka ngritur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një ekzekutim mafioz të lidhur me grupet kriminale. Dyshohet se Halilaj ishte përfshirë në trafikun e kokainës dhe ekzekutimi mund të ketë ardhur pas humbjes së një ngarkese të madhe droge.

Sipas burimeve hetimore, vrasja u krye edhe si “mesazh” ndaj grupeve rivale – për të treguar çfarë ndodh kur dëmtohen interesat e organizatave kriminale.

E kaluara në Angli

Bekim Halilaj nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë britanike. Në vitin 2017, ai së bashku me tre shqiptarë të tjerë u dënua nga Gjykata e Southampton për trafik kokaine me vlerë mbi 4 milionë paund.

Bekim Halilaj, atëherë 21 vjeç, u dënua me 7 vite burg.

Fitim Halilaj, 27 vjeç, 4 vite e gjashtë muaj.

Tamas Hela, 24 vjeç, 4 vite e gjashtë muaj.

Nuri Mucmataj, 26 vjeç, 8 vite e gjashtë muaj.

Grupi akuzohej për shpërndarje kokaine nga shtatori 2016 deri në prill 2017 dhe përdorte identitete të rreme për të qëndruar ilegalisht në Britani. Hetuesi britanik Tim Ireson deklaroi asokohe se ata “gjeneronin shuma të konsiderueshme parash të pista duke tregtuar kokainë”.

Familja në Shqipëri

Në vendlindje, familja e Halilajt po përballet me tragjedinë. Babai i tij është invalid dhe motra vuan nga probleme shëndetësore. Gazetari Artan Hoxha bëri të ditur se Halilaj kishte emigruar fillimisht në Angli për një jetë më të mirë, përpara se të përfshihej në veprimtari kriminale.

Hetimet vazhdojnë

Policia belge po ndjek pistën e krimit të organizuar dhe po heton lidhjet e viktimës me grupet e trafikut ndërkombëtar. Kufoma e tij pritet të mbërrijë në Shqipëri, ndërsa autoritetet shqiptare janë në kontakt me homologët belgë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rasti i Bekim Halilajt është shembull i ashpër i përplasjeve mes grupeve kriminale që operojnë në Europë dhe pasojave tragjike që ato sjellin.

Izraeli ndalon flotën e fundit pro-palestineze me 42 anije

Flota e fundit humanitare me 42 anije për Gazën, që synonte të thyente bllokadën detare 16-vjeçare të Izraelit, është ndaluar nga forcat izraelite.

Një transmetim i drejtpërdrejtë nga Flota Global Sumud (GSF) të enjten vonë në mbrëmje tregonte anijen me flamur polak Marinette ende “duke lundruar me vendosmëri drejt Gazës”, pasi qeveria izraelite kishte deklaruar se kishte ndaluar flotën që transportonte rreth 500 parlamentarë, juristë dhe aktivistë, përfshirë Greta Thunberg.

Siç shkruan The Guardian, ministria e Jashtme izraelite të premten tha se po zhvillohen procedurat për dëbimin e pjesëmarrësve që janë në paraburgim, të cilët organizatorët thonë se janë rreth 450 persona. Katër deputetë italianë nga 40 shtetas italianë që morën pjesë në flotë pritet të kthehen me një fluturim të planifikuar për në Itali. Pamjet nga e enjtja në mbrëmje treguan se anija e fundit e flotës kishte gjashtë persona në bord, përfshirë tre shtetas turq, një gjerman dhe një omaniane. Kapiteni australian i Marinette tha përmes video me organizatorët e flotës: “Kemi disa turq shumë të fortë në bord… kemi një zonjë nga Oman dhe unë vetë, dhe thjesht do të vazhdojmë në drejtim të Gazës.”

Zëdhënësja e flotës, Hannah Claire Smith, tha se Marinette ishte bashkuar me flotën me vonesë pasi moti i keq e kishte detyruar të kthehej në portin e Barcelonës. Pikërisht për shkak të kësaj vonese, ajo ndoshta arriti të befasojë izraelitët. Anija u ndalua në orët e para të mëngjesit të së premtes, kur GSF vlerëson se ishte 42.5 milje detare larg bregut të Gazës, hera e parë që nga vendosja e bllokadës detare nga Izraeli në vitin 2009 që një mision humanitar i paautorizuar ka arritur më afër se 70 milje detare nga Gaza.

Përpjekjet e mëparshme nga aktivistët për të thyer bllokadën detare ndaj Gazës janë ndaluar me forcë nga ushtria izraelite. Në vitin 2010, 10 aktivistë turq u vranë nga komandot izraelite që sulmuan anijen Mavi Marmara teksa udhëhiqte një flotë ndihmash drejt Gazës.

Sipas gjurmuesit të drejtpërdrejtë të flotës, një anije me vela e quajtur Mikeno gjithashtu duket se ka hyrë në ujërat territoriale të Gazës, duke qëndruar 9 milje larg bregut përpara se të ndalohej.

GSF tha se nuk ka informacion të sigurt, pasi organizatorët kishin humbur kontaktin me ekuipazhin e Mikeno disa orë më parë.

“Mund të jetë një gabim i gjurmuesit ose një problem teknik me monitorimin”, tha Smith. “Do të kemi konfirmim vetëm pasi të flasim me ekuipazhin e Mikeno, gjë që është e pamundur për momentin pasi ata aktualisht po mbahen nga izraelitët”./tvklan.al

“Largohuni nga rrugët” – Dronët ukrainas terrorizuan qytetin ku Vladimir Putin po mbante një fjalim për luftën

Në forumin Valdai, një platformë propagandistike e Kremlinit në Soçi buzë Detit të Zi, presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një sulm të gjerë verbal!

Prej disa javësh, dronët mbi Poloni, Danimarkë, vendet baltike (dhe pas paraqitjes së Putinit edhe në aeroportin e Mynihut) po pengojnë infrastrukturën kritike të Evropës, duke paralizuar madje edhe aeroportet. Rusia deri tani e ka mohuar çdo përfshirje në këtë histori.

Apo ndoshta jo?

Kur moderatori e pyeti diktatorin: “A keni dërguar dronë në Danimarkë?”, Putini, duke bërë një gjest me dorë, tha:

“Nuk do ta bëj më”, me një ton përçmues të stilit “mirë, mirë”.

“As në Francë, as në Danimarkë, as në Lisbonë…”

A ishte ky një pranim fajësie? Më tepër jo: Putini po tallet me alarmin që kanë shkaktuar dronët në Evropë. Madje i krahasoi ato me një panik nga UFO-t, pra e paraqiti të gjithë çështjen si një fantazi qesharake.

Më vonë, ai tha se alarmet për dronët janë një përpjekje e Francës për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e saj të brendshme, si dhe një mënyrë për NATO-n që të nxisë tensione në mënyrë që të rriten shpenzimet për mbrojtjen.

“Rreziku i një përplasjeje do të rritet ndjeshëm,” kërcënoi ai.

Putini shtoi gjithashtu se Rusia nuk ka as dronë që mund të arrijnë deri në Lisbonë.

Përveç kësaj, Putini mohoi vendosjen e trupave në kufirin me Finlandën dhe e përqeshi NATO-n duke e quajtur “tigër prej letre” – një kundërpërgjigje ndaj Trump, i cili e kishte quajtur Rusinë në atë mënyrë pasi ajo kishte deklaruar se do ta pushtonte Ukrainën për tre ditë, por pas tre vitesh ende nuk ia ka dalë.

Fillimisht, Putini kritikoi ndihmën e mundshme të SHBA-së për Ukrainën me raketat Tomahawk. Sipas tij, kjo do të ishte “një shkallë e re e përshkallëzimit, edhe në marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së”. Megjithatë, ai tha se kjo nuk do të ndryshonte raportin e forcave, sepse mbrojtja ajrore ruse do të përshtatej shpejt me kërcënimin e ri.

Më pas, Vladimir Putini lavdëroi presidentin amerikan Donald Trump për përpjekjet e tij për paqe në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë. Ai tha se takimi në Alaskë kishte qenë një përpjekje për të gjetur rrugë për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Putini shtoi gjithashtu se është ndjerë mirë gjatë bisedës me Trump-in.

Megjithatë, takimi në Alaskë deri tani nuk ka sjellë asnjë rezultat. Përkundrazi: Moska madje e ka rritur edhe më shumë intensitetin e bombardimeve.

Përveç kësaj, ka pasur edhe provokime me shkelje të hapësirës ajrore në Poloni, Estoni dhe Rumani.

Por Putini nuk përmendi asgjë nga këto.

Sekuestrimin nga Franca të një anije-cisternë nafte me origjinë të dyshimtë, despoti i Kremlinit e quajti një akt “piraterie”.

Anija dyshohet se është pjesë e “flotës së fshehtë” të Putinit dhe mendohet se ka lidhje me ndërprerjet e trafikut ajror në Danimarkë dhe Norvegji javën e kaluar, të shkaktuara nga fluturimet e paligjshme të dronëve.

Pak pas fjalimit të Putinit, tema e dronëve u bë shumë reale – edhe për vetë despotin e Kremlinit. Ukrainasit treguan se çfarë mund të shkaktojnë mjetet ajrore pa pilot!

Në rajonin e Soçit u dëgjua alarmi për dronët ukrainas. Njerëzit morën një SMS paralajmëruese: “Largohuni nga rrugët, qëndroni larg dritareve brenda ndërtesave!”

Aeroportet e Soçit dhe Gelendzhikut u mbyllën.

Se ku ndodhej kryetari i Kremlinit, nuk dihej. Por Putini ka në Soçi një rezidencë me siguri të lartë, nga ku punon shpesh. (BILD)

E FUNDIT/ Batutat e Ramës me Macron, vjen reagimi i parë nga “Shtëpia e Bardhë”: Presidenti Trump ka…

“Shtëpia e Bardhë” ka reaguar për herë të parë në lidhje me videon virale, ku kryeminsitri Edi Rama shfaqej duke bërë batuta me Macron.

Nënsekretarja për mediat, Anna Kelly ka reaguar për gazetari ne Top News, Xhoi Malësia, duke deklaruar se presidenti Donald Trump ka bërë më shumë se kushdo për stabilitetin global.

Reagimi vjen pas videos virale, ku Rama shfaqej duke bërë batuta me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë të Azerbajxhanit, Ilhiam Aliyev, mbi deklaratat e Trump se kishte ndaluar luftën mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Kujtojmë se ditën e djeshme ka reaguar vetë kryeminsitri, i cili tha se ishin thjesht batuta mes miqsh, pa qëllim për të denigruar apo vënë në lojë figurën e presidentit amerikan.