‘Kur shoh Zelenskyn jam njeriu më i lumtur në botë!’/ Rama bën deklaratën që po trondit rrjetet

Kryeministri i vendit ndodhet në Londër, ku në vijim të vizitave dhe agjendës së tij, këtë pasdite ishte i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale “Future Resilience Forum 2025”.

I pyetur lidhur me progresin dhe të ardhmen e vendit, Rama u shpreh optimist se Shqipëria është më pranë se kurrë Bashkimit Europian dhe se për shqiptarët, unioni është një hapësirë paqeje. Rama shtoi ndër të tjera, se gjithmonë kur takon Zelensky, vendi i tij i duket parajsë.

“Sa herë takoj Zelensky dhe më thotë si shkojnë gjërat, unë i them kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës dhe vendi im është parajsa. Gjithçka është relative, sigurisht kemi prirje të harrojmë të keqen dhe nuk mjaftohemi me të mirën.

Mendoj që Shqipëria është në një pozitë të mirë, tani jemi në një moment përshpejtimi të madh në rrugëtimin drejt BE, rëndësia gjeopolitike nuk është vetëm me fjalë tashmë. Ata e kuptojnë që duhet të bëjën gjithçka për të bashkuar Ballkanin Perëndimor. E kuptojnë që BE ka dy kufij, një kufi të jashtëm dhe një të brendshëm dhe brenda saj gjendemi ne Ballkani Perëndimor.

Jam optimist që shumë shpejt, do të jemi anëtar të BE. Nëse gjërat ndryshojnë dhe Europa kthehet në zonën e rehatisë, gjërat mund të ndryshojnë.

Vizioni ynë përcaktohet nga historia jonë, nuk kemi pasur një periudhë të jetojmë sipas zgjedhjes sonë. Duam të jemi pjesë e BE dhe për ne është aq shumë sa për etërit themelues, një hapësirë paqeje dhe qetësie.

92 për qind e njerëzve duan që njerëzit të jenë pjesë e BE. Kemi një politikë kaq të polarizuar, por kur vjen fjala për BE të gjithë duan të jenë pjesë sepse e kemi të freskët në kujtesë sesi duken gjërat brenda BE. Britanikët kanë filluar ta kuptojnë sesi është të jesh jashtë BE, por nuk e pranojnë.”

“Më ra të fikët, s’e njoha babain kur doli nga burgu”/ Rrëfimi RRËQETHËS i këngëtarit të njohur: Këndova 72 orë pa…

Këngëtari i njohur i viteve 80-90, Adhurim Demiri, ishte një ditë më parë i ftuar në studion e “E Diell” në rubrikën, “Galeri”, me Ed Manushin.

Një intervistë me shumë emocione, ai ka treguar periudhën e errët kur babanë e tij e dënuan në kohën e komunizmit, dhe sesi kur u liruar, ai nuk e njohu.

“Babi u dënua 25 vjet për puç ushtarak, e çuan në Burrel, e më pas në Spaç ka bërë gati 12 vite burg. U tregua i zgjuar, i tha nënës ndahu, merr mbiemrin tënd, që të mos internoheshim. Motra e takonte, shkonte në Burrel se ishte e martuar me mbiemër tjetër, ajo na sillte informacione. Kur doli, unë nuk e njoha.

Shkuam e pritëm te treni, ku do zbriste… nuk e njoha. Unë prisja të shihja babanë, dhe më thotë burri i motrës ‘e ke në krah’, i thash ‘ku është mo?’… Sinqerisht ta them, mua më ka rënë të fikët. Nuk e njoha! Ai fliste dhe unë dridhesha. ‘Një gjë nuk mora vesh, bëra burg por nuk e di pse’, më tha…”, kujton mes emocionesh Demiri.

“Periudhën kur babai ishte i dënuar, kemi jetuar shumë keq. Mua më përjashtuan nga shkolla, vëllain e çuan në Poliçan ushtar, nëna e çuan në një gurore thyente gurë. Ana ekonomike ishte zero fare, tollonat i kishim shumë të diferencuara nga të tjerët. Unë kam arrit kam kënduar në skenë me 72 orë pa ushqim… sinqerisht nuk tallem. Pjesën time të ushqimit ia lija tim vëllai”, tregoi ai.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike merr postin e Drejtoreshës së Spitalit në Elbasan: Nuk ishte zgjedhje e lehtë politike

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja, e cila thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.

Gjergji thekson se pavarësisht angazhimit të saj të mëparshëm politik, në radhë të parë thotë se “është mjeke”.

“Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri. Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike”, shkruan në Facebook Zheni Bebi Gjergji.

Postimi:

Zheni Bebi Gjergji

Të nderuar miq,

Të nderuar qytetarë të Elbasanit,

Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan

Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.

Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.

Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.

Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.

Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.

Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.

QëΙΙohet për υ dekje kryebashkiaku

Një tjetër akt tronditës dhune politike goditi Meksikën qendrore, ku kryetari i bashkisë së qytetit Pisaflores, Miguel Baena, u vra të hënën nga persona të armatosur ende të paidentifikuar.

Sipas njoftimit të autoriteteve lokale, kryebashkiaku, i cili ishte pjesë e Partisë së Gjelbër dhe anëtar i koalicionit qeverisës, u qëllua me armë zjarri ndërsa ndodhej në një rrugë të qytetit. Policia konfirmoi se trupi i tij kishte pësuar të paktën pesë plagë të rënda nga plumbat, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Autorët e krimit u larguan menjëherë nga skena dhe aktualisht janë në kërkim nga forcat e rendit.

Partia e Gjelbër reagoi me indinjatë ndaj ngjarjes, duke e quajtur vrasjen një “akt të ulët dhe burracak” dhe duke i bërë thirrje institucioneve ligjzbatuese të veprojnë me shpejtësi për të zbuluar autorët dhe për t’i vënë para drejtësisë.

Kjo vrasje është pjesë e një serie sulmesh ndaj zyrtarëve lokalë në Meksikë, ndërsa vendi përballet me valë të larta dhune politike, sidomos në prag të proceseve zgjedhore dhe krizave të sigurisë në disa rajone.

‘I frytshëm’, Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: I gatshëm të takohem edhe me Berishën

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj zhvilloi sot një takim me koordinatorët e partive politike opozitare.

Në një deklaratë për mediat, Binaj e cilësoi takimin si të frytshëm dhe tregoi se është duke punuar me një ekip jopartiak për programin politik.

Binaj shtoi se nuk është takuar ende me kryedemokratin Sali Berisha, por është i gatshëm të zhvillojë një takim me të.

Bindaj ndau edhe një mesazh që qytetarët t’i bashkohen pa asnjë dallim partiak.

“Takimi i parë me partitë e opozitës dhe ishte takim i frytshëm. I pari nga shumë të tjera që na presin. Mesazhi im është që ne të jemi të gjithë së bashku dhe unë si kandidat kërkoj që qytetarët t’na bashkohen pa dallim partie. Ky moment vlen shumë. Jemi duke punuar me një ekip jopartiak që të dalim dhe të prezantojmë programin për qytetarët. Nuk kam folur më më Berishën, jam i gatshëm të takoj çdo kryetar të opozitës. Jam kanidaidt pavarur dhe nëse e shihni si një lloj varësie që vjen mbështetja, atëherë jam i varur nga të gjitha partitë”,-tha Binaj.

Ankohet familjari në Tiranë: Një çift parkon makinën para shtëpisë time dhe krγ ejnë mar. rëdhënie pa pikë turρi! (Video)

Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar një fenomen që sipas tij, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në ambiente publike në Tiranë.

Ai ka dërguar një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë së banesës së tij, ku duket një automjet i parkuar përballë shtëpisë.

Brenda mjetit ndodheshin një burrë dhe një grua që po kryenin akte intime në publik.

Video e marrë nga joq:

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, në rrugën “Jonuz Lici”, rreth orës 19:30 të mbrëmjes.

Qytetari thotë se raste të tilla janë bërë të shpeshta dhe se ndihen të fyer nga mungesa e respektit për hapësirën publike, sidomos në orare kur aty mund të kalojnë fëmijë.

Gjenden eshtra njeriu! Dyshohet se u përkasin 3 personave të zhdukur…

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur disa eshtra njeriu, që dyshohet të jenë të të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Mësohet se eshtrat u gjetën në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës, pas gërmimeve me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas këtij institucioni, mbetjet mortore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe që punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar.

LAJMI I MIRË/ Qeveria rishikon buxhetin, RRITET bonusi i fundvitit për pensionistët

Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët.

Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro.

“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë”, thuhet në relacion.

Bonusi i fundvitit edhe për këtë vit pritet të jetë i ndarë, pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të marrin më shumë dhe kush merr mbi këtë vlerë të ketë bonus më të ulët.

U përfolën për një romancë, Eminem dhe stilistja shqiptare shihen për herë të parë bashkë (VIDEO)

Ρrej disa ditësh po përflitet për një lidhje të mundshme mes reperit të famshëm, Eminem dhe stilistes shqiptare, Katrina Malota. Së fundmi në rrjet po bën xhiro një video ku reperi legjendar është në shoqërinë e stilistes së tij prej vitesh.

Ata janë parë duke u futur në të njëjtën makinë pas një darke në një restorant të njohur në Detroit.

Pamjet, të publikuara fillimisht nga “TMZ”, janë bërë virale brenda pak orësh, me fansat që komentojnë se kimia mes tyre është mëse e dukshme.

Sipas burimeve pranë mediave amerikane, Marshall Mathers (emri i vërtetë i reperit) dhe Malota janë bërë dukshëm më të afërt në muajt e fundit, pas një bashkëpunimi të gjatë profesional në skena, koncerte dhe xhirime videoklipesh.

Katrina Malota është një stiliste dhe make-up artiste me karrierë ndërkombëtare, e cila ka punuar me disa prej emrave më të njohur të industrisë muzikore si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Pavarësisht kësaj, ajo ka ruajtur një profil të ulët në rrjete sociale, ashtu si edhe vetë Eminem, i cili prej vitesh ka shmangur çdo koment rreth jetës së tij personale.

Burime të afërta me çiftin pretendojnë se marrëdhënia e tyre nisi si miqësi profesionale, por me kalimin e kohës “ata u afruan në mënyrë natyrale”, siç e kanë përshkruar disa burime për “TMZ”.

As Eminem dhe as Katrina nuk kanë dhënë ende ndonjë reagim zyrtar, duke e lënë publikun të spekulojë nëse bëhet fjalë për një romancë të re, apo thjesht për një marrëdhënie të ngushtë pune.

“Po shikonin të dy TV, djali u ngrit dhe shkoi në banjo, mori peshqirin dhe…” Detajet e frikshme nga υ▪︎asja e nënës nga i biri

Hetimet e para policore për vrasjen e nënës në Flamouli të Trikalës nga i biri i saj, flasin për grindje të shpeshta midis të dyve.

Djali 18-vjeçar e mbyti nënën e tij me një peshqir, ndërsa ajo ishte ulur e shkujdesur në divan dhe po shikonte televizor dhe më pas njoftoi policinë për krimin e rëndë. Pak minuta para vrasjes, djali ishte ulur pranë saj, i cili, duke u ngritur dhe pa thënë asgjë, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe e mbështolli rreth qafës së 54-vjeçares, derisa ajo i ra të fikët.

18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte grindje të shpeshta me nënën e tij, pasi nuk i miratonte, siç pretendonte, veprimet dhe sjelljet e saj. Pas vrasjes së nënës së tij, i riu, me të njëjtën qetësi, telefonoi policinë dhe u tregoi atyre se çfarë kishte bërë.

“Ejani të më arrestoni”, tha ai.

Forcat e policisë nxituan menjëherë në shtëpi dhe e gjetën gruan fatkeqe të vdekur, ndërsa arrestuan të birin. Në të njëjtën kohë, u njoftua shërbimi mjeko-ligjor i Larisës dhe materiali fotografik iu dërgua menjëherë kreut të shërbimit, i cili, bazuar në shenjat e vërejtura rreth qafës, konfirmon, në parim, vdekjen nga mbytja, informon “Protothema”.

Shenjat konfirmojnë përshkrimin e 18-vjeçarit, se si e vrau gruan që e solli në jetë.

I riu nuk ka probleme psikiatrike dhe nuk ka shfaqur as në të kaluarën, ndërsa hetimi i policisë është duke vazhduar për të përcaktuar motivet që e çuan në vrasje dhe rrethanat që mbizotëruan midis nënës dhe birit.