DIASPORA merr QSUT-n, ja kush e zëvendëson Florenc Spahon!

Detaje nga dorëheqja e drejtorit të QSUT-së, Florenc Spaho.

Tch shkruan se Florenc Spaho është zëvendësuar nga Anxhela Paparizo.

Anxhela Paparizo është një nga anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës.

VoxNews ka mësuar se Anxhela Paparizo ka qenë ish-drejtoreshë e Kulturës në Bashkinë e Tiranës, kur kryetar ka qenë, Edi Rama.

Aktualisht nuk dihen ende arsyet zyrtare të dorëheqjes së Spahos, i cili mori detyrën në muajin korrik të këtij viti. Emërimi i Anxhela Paparizos pritet të formalizohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë.

Galeria fotografike (

1 / 5

)

“FOTON ja dërgova edhe kryeministrit”/ Flet personi që “SPIUNOI” zv.ministrin e Brendshëm me cigare!

Ditën e djeshme ministrja e Brendshme, Albana Koçiu shkarkoi nga detyra zv.ministrin Andi Mahila, për shkak se ishte fotografuar duke pirë cigare brenda një lokali, në shkelje të ligjit.

Sot në “Shqipëria Live” ka folur Bledar Hasa, personi që e fotografoi zv.ministrin, duke treguar ndjesitë e tij pas shkarkimit por dhe si arriti që ta bënte atë foto.

Ai tha se nuk i vjen mirë që një person të pushohet nga puna për ketë arsye, ama një funksionar i lartë shtetëror nuk mund të shkelë ligjin në këtë mënyrë.

Unë isha në një lokal në bllok me familjen dhe ky njeri pa pyetur fare, pa përgjegjshmëri ndezi cigaren. Unë tentova t’i afrohesha që t’i thosha fike, por kamerierët më thanë të lutem lëre se është zv.ministër i Brendshëm. Aty e kuptova. Më erdhi keq për ata djemtë që nuk dinin ç’të bënin. Nuk më hiqej nga mendja fakti që një funksionar i lartë shteti shkel ligjin në mënyrë të tillë. Foton e dërgova në kryeministri dhe në ministrinë e Brendshme. Fotoja është e vjetër. Nuk e dija çfarë kishte ndodhur, një shok më tha dje. Më habiti reagimi i njerëzve që thonë se mund të ishte toleruar. Kur je funksionar i lartë shtetit, ti je i përgjegjshëm për atë që po bën dhe që po shkel ligjin. Nuk është kënaqësi të shohësh njerëzit të hiqen nga puna për gjëra të tilla, por më vjen mirë sepse shoqëria jonë duhet të zbatojë rregullat. Nëse nuk zbatohen rregullat nga aty ku dalin, çfarë mund të presim nga shoqëria më tej”, tha ai.

Emmanuel Macron ‘detyrohet’ të zbresë nga makina, presidenti francez i liron rrugën autokolonës së Donald Trump, ja reagimi

Një moment i papritur ndodhi të hënën në mbrëmje në Nju Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u përballën dy nga liderët më të fuqishëm të botës, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai amerikan Donald Trump.

Pas fjalimit të tij ku njoftoi njohjen nga Franca të shtetit palestinez, Macron doli nga ndërtesa e OKB-së dhe u ndalua përballë një bllokade policore, e ngritur për të lejuar kalimin e autokolonës së Donald Trump.

Një oficer i shpjegoi Macronit me qetësi: «Më falni, z. President, gjithçka është mbyllur, trafiku është ndaluar kudo».

Megjithatë, Macron nuk humbi humorin dhe telefonoi Trumpin, i cili u dëgjua të thoshte:

«Merrni me mend, po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju».

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8 lekë.

Euro blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 103.9 lekë.

Paundi britanik blihet me 110 lekë dhe shitet me 111.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 58.8 lekë, ndërsa në shitje me 60.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

E burgosura 33 vjecare υ▪︎es në spital, çfarë thuhet në njoftimin e policisë

Pacientja me mjekim të detyruar, Afërdita Leke Hajdarkola, e datëlindjes 03.07.1992, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo ishte akomoduar për herë të parë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi”, më datë 20.04.2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB), më 15.10.2020.

Ajo ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension.

Rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Autoritetet përkatëse janë vënë menjëherë në dijeni dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore.

Belgjika njeh shtetin palestinez, kryeministri belg: Ne mbështesim të drejtën ndërkombëtare

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Kryeministri belg deklaroi në OKB se kjo është në mbështetje të të drejtës ndërkombëtare dhe vetëvendosjes.

Belgjika është rreshtuar zyrtarisht krah vendeve që njohin shtetin palestinez, duke mbështetur përpjekjet për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez. Lajmi u bë i ditur të hënën nga kryeministri belg Bart de Vives, gjatë një konference të mbajtur në Nju Jork, e thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite për të promovuar zgjidhjen me dy shtete.

“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e popujve për vetëvendosje”, deklaroi De Vives.

Ai shtoi se zgjidhja me dy shtete “nuk ka vdekur”, por ndodhet në një moment delikat.

Dje ishte Franca ajo që bëri lëvizjen historike, duke njohur zyrtarisht shtetin palestinez. Presidenti Emmanuel Macron, në të njëjtën konferencë në OKB, deklaroi se kjo është “zgjidhja e vetme që do t’i lejojë Izraelit të jetojë në paqe”, ndërsa e quajti këtë njohje “një humbje për Hamasin”.

“Duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur vetë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete, me Izraelin dhe Palestinën që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, tha Macron.

Ai shtoi se operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza po shkaktojnë një krizë të thellë humanitare:

“Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur, plagosur, po vdesin nga uria dhe janë të traumatizuar psikologjikisht”, tha presidenti francez.

Sipas të dhënave nga OKB-ja, tashmë 155 vende nga 193 anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

Në konferencën e Nju Jorkut, që u bashkëorganizua nga presidenti francez Macron dhe princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman, pritet që edhe vende të tjera ta ndjekin këtë hap, përfshirë:
• Luksemburgun
• Andorrën
• San Marinon
• Maltën

Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në nivele të larta, me komunitetin ndërkombëtar që përpiqet të ringjallë zgjidhjen diplomatike të konfliktit.

V▪︎e kja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, mbërrin nga Italia ekspertiza e 3-vjeçarit

Ka mbërritur ekspertiza nga Italia për Brian Spahiun, 3-vjeçarin që vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.

Ekspertët italianë raportohet se kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së të miturit.

Por, akti i ekspertimit është voluminoz dhe po analizohet nga prokurorja e çështjes.

Sipas burimeve, organi i akuzës është drejt fundit të hetimeve për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiut.

Vijon…

Vijon saga e Angela Martinit me Fatmir Hysenbelliu: Thirrje vajzave te denoncojnë nëse janë lënduar nga ky burrë!

Përplasja publike mes modeles Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliut duket se nuk njeh pushim.

Pas reagimit të Fatmirit në rrjetet sociale, Angela publikoi mesazhe nga disa vajza që ndajnë eksperienca të ngjashme me të.

Modelja iu ka bërë edhe një thirrje njerëzve që janë manipuluar, abuzuar, lënduar e shantazhuar nga Fatmiri që të mos rrinë në heshtje, por të reagojnë duke i shkruar asaj, që ta ekspozojnë.

Vijon saga e Angela Martinit me Fatmir Hysenbelliu: Thirrje vajzave te

Ishte mbështetës i luftës së Izraelit në Gaza, Dua Lipa shkarkon menaxherin

Dua Lipa ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një polemike që përfshiu grupin kontrovers irlandez “Kneecap”.

Sipas “The Mail on Sunday”, Levy ishte nënshkruesi i parë i një letre dërguar themeluesit të festivalit Glastonbury, Michael Eavis, dhe vajzës së tij Emily, ku kërkohej që grupi të mos lejohej të performonte, duke argumentuar se ata nxisnin antisemitizmin dhe mbështesnin organizata si Hezbollah.

Letra, e cila ishte e shënuar “private dhe konfidenciale”, u botua në media, duke shkaktuar reagime në industrinë e muzikës.

Një burim pranë këngëtares tha për gazetën britanike: “Dua u sigurua që, përmes stafit të saj, David Levy të mos merrej më me projektet e saj muzikore. Ajo është hapur pro-Palestinës dhe kjo nuk përputhet me qëndrimin e Davidit. Ajo e sheh atë si mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të keq të palestinezëve”.

Lipa mbetet pjesë e së njëjtës agjenci, William Morris Endeavor, por tashmë përfaqësohet nga një agjent tjetër brenda kompanisë.

30-vjeçarja shqiptare, e fejuar me aktorin Callum Turner, është shprehur prej kohësh në mbështetje të kauzës palestineze.

Në maj 2024, ajo e cilësoi në Instagram ofensivën izraelite në Gaza si “gjenocid” dhe iu bashkua artistëve që denonconin “përfshirjen e Britanisë në këtë konflikt”.

Megjithatë, ajo ka dënuar gjithashtu veprimet e Hamasit, duke theksuar: “Më vjen keq për çdo jetë izraelite të humbur dhe për atë që ndodhi më 7 tetor”.

Njihuni me mbretin më të pasur në botë

Është e vështirë të gjesh një figurë më të çuditshme e më ekstravagante sesa mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur zyrtarisht si Rama X.

Koleksioni i tij personal përfshin 17 mijë prona, 38 avionë privatë, mbi 300 makina luksoze dhe plot 52 anije të arta ceremoniale. Një pasuri që duket e pabesueshme, por që për monarkun është pjesë e përditshmërisë.

Rama X u ngjit në fron në vitin 2016, pas vdekjes së babait të tij, mbretit legjendar Bhumibol Adulyadej.

Me kurorën trashëgoi edhe një pasuri prej rreth 43 miliardë dollarësh, çka e bëri menjëherë mbretin më të pasur të globit.

Por, ai ka ditur të investojë me kujdes, duke i shtuar trashëgimisë së tij edhe fitime të reja.

17 mijë pronat e tij vetëm në Bangkok gjenerojnë të ardhura të mëdha nga qiratë, ndërsa projektet luksoze të ndërtimit në zona kyçe të kryeqytetit i kanë shumëfishuar fitimet. Rama X zotëron gjithashtu aksione në kompani strategjike të energjisë dhe telekomunikacionit, duke ndërtuar një perandori ekonomike që shkon përtej trashëgimisë familjare.

I lindur si djali i vetëm i mbretit Bhumibol dhe i mbretëreshës Sirikit, Vajiralongkorn u përgatit që herët për rolin e tij. Ka studiuar në akademi ushtarake në Australi dhe Britaninë e Madhe, ndërsa është trajnuar edhe si pilot avionësh e helikopterësh. Në rini mori pjesë në misione ushtarake brenda vendit, duke kombinuar aspektin ushtarak me luksin e pakufishëm.

Rama X mbetet një figurë kontradiktore: një mbret mes traditës së shenjtë të Tajlandës dhe ekstravagancës së pafund, simbol i një vendi të ndarë mes devotshmërisë dhe shkëlqimit të tepërt.