Ndryshon modeli në Shqipëri, çfarë është “bujqësia me kontratë” që do aplikohet së shpejti

Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri,  me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Ky transformim parashikohet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Në programin e saj qeverisës, qeveria planifikon kalimin nga ferma e vogël tradicionale tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, përmes nxitjes e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, apo të njohura ndryshe si kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës.Pilotimi do të fillojë në 5 bashki, të cilat kanë edhe bujqësi të zhvilluar.

Por çfarë është “contract farming?”  Ky koncept i referohet “bujqësisë me kontratë”, pra një marrëveshje që nënshkruhet midis fermerit dhe blerësit i cili mund të jetë kompani, përpunues apo eksportues ku përcaktohen paraprakisht kushtet e prodhimit dhe të shitjes së një produkti bujqësor.Përmes kësaj kontrate fermeri merr përsipër të prodhojë një kulturë të caktuar apo të rrisë bagëti sipas standardeve të përcaktuara nga blerësi.Ndërsa blerësi angazhohet të blejë produktin nga fermerët, më kushte të paracaktuara, si çmimi, sasia cilësia dhe afatet.

Shpesh blerësi mund të ofrojë inpute bujqësore si fara, plehra kimikë, këshillim teknik apo financim paraprak. Ndër përfitimet e fermës me kontratë është siguria e tregut dhe çmimit për fermerin. Siguri furnizimi dhe cilësie për blerësin.Sa i takon Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor apo kooperativave moderne, ligji në Shqipëri ekziston prej kohësh por nuk ka funksionuar siç duhet në terren. Kjo për shkak edhe të mentalitetit që kanë fermerët shqiptarë, të cilët tremben nga ideja e bashkimit të tokave vetëm në funksion të kultivimit, të pajisjeve bujqësore apo të prodhimit./scan.

Historia me studenten që punonte për t’i bërë ‘like’ kryetarit të bashkisë

Si nuk pranova një propozim për temë diplome

Kisha një studente në master. Do bënte një temë diplome, ka ca kohë. Gocë e mirë shumë.

Por, ende e pamësuar me pisllëqet jashtë shkolle.

I them: Çfarë teme do marrësh?

Rrjetet sociale për pushtetin lokal.

Ku konkretisht?

Për bashkinë ku punoj – thotë. Se ku ishte në një bashki të dorës së dyte!

Pa më thuaj çfarë bëjnë punonjësit atje, që merren me rrjetet sociale?

Janë nja dhjetë – tha.

Por çfarë bëjnë?

Punojnë për komunikimin e bashkisë.

Konkretisht? – pyeta.

Po ja tha: Shohin kush shan kryetarin dhe e heqin, kur kryetari shkon diku ose poston diçka, bëjnë like dhe komente pozitive.

Po tjetër?

Puna kryesore është te shohim se nga qindra e mijëra punonjësit e bashkisë, apo të shërbimeve, ndjekin postimet, çfarë thonë, a mbështesin si duhet, sa like bëjnë në javë.

Ka kuotë likesh dhe komentesh për secilin nga punonjësit e bashkisë dhe të të tjerëve.

Ne masim punën e tyre! Kush nuk e bën, humb vendin e punës. Nuk bën detyrën. S’ka pagë.

Ajo e shkreta më fliste sinqerisht. Sytë më mbushen me lotë. Inati më shkonte në majë të kokës. Më foli gjatë.

E pyes: A mund ta bësh këtë punim diplome?

Po, tha e shkreta, e mira.

Ti e bëre diplomën, i thashë, ke marrë edhe dhjetë, edhe katër.

Shqeu sytë.

Nuk do ta bësh këtë temë, i thashë, ndonëse e dija se do ta bënte shumë mirë, ishte e dobishme sa për të gjitha diplomat e atij viti në gjithë Ballkanin, në të gjithë Evropën. Mund të bëhej një BESTSELLER.

Po, pse? – me tha.

E di unë – iu përgjigja.

U mërzit!

Doja ta mbroja studenten time nga ata që po ta bënte atë punim, pa kuptuar se çfarë bënte, do t’i prishnin jetën një herë e mirë.

Po ta kishte si diplomë denoncuese do ta mbështesja. Por, ajo nuk shihte ndonjë gjë të keqe, të poshtër, të ndyrë te ajo që ndodhte në bashkinë e saj.

Ajo që ndodhte në bashkinë ku punonte, i dukej normale.

Mësuar me të keqen, me pisllëkun.

Me rrjetet sociale dikastere dhe bashki që përndjekin punonjësit?

Një studim që do t’a bëja direkt doktore dhe profesore të asociuar po ta kisha në dorë!

Temë e vërtetë kërkimi, jo bozë e prishur!

Këtë titull do t’i vija asaj teme diplome që nuk u bë kurrë, veçse u mbajt para meje atë konsultimi.

Ende kur e kujtoj, më dhëmb shpirti!

Në New York e dinë ku je dhe çfarë bën: Si policia e Big Apple përgjon qytetarët (pa limit)

Policia e New York-ut ka 18 mënyra për të kontrolluar dhe përgjuar qytetarë. Dhe po e bën masivisht pa asnjë autorizim nga gjykatat dhe pa limite

Në raportimet e para që nisën të qarkullojnë rreth pamjeve të sigurisë për Tyler Robinson i dyshuari, ende pa rrëfyer fajin, për vrasjen e Charlie Kirk, disa burime pohuan se ai çalonte qëllimisht, me qëllim që të mos njihej nga softueri që identifikon njerëzit nga mënyra e ecjes.

E vërteta është se secili prej nesh ka një mënyrë unike të ecuri, siç thoshte Nanni Moretti, “çdo mënyrë ecjeje është një konceptim i ndryshëm i botës”. Megjithatë, shumë më e mundshme është që Robinson kishte fshehur një armë në pantallona, gjë që i pengonte lëvizjet. Gjithsesi, ideja që dikush mund të identifikohet vetëm nga mënyra si ecën është shqetësuese.

Por akoma më shqetësuese është ajo që po ndodh realisht me qytetarët e New York-ut. Ata janë të përgjuar fizikisht nga mijëra kamera sigurie dhe dronë dhe po ashtu të monitoruar edhe në rrjetet sociale. Policia i ka të dhënat e thuajse të gjithëve: ku shkojnë, me kë shoqërohen, dhe pse.

Këto zhvillime janë trajtuar me detaje në një artikull të New York Times, që tregon se mbikëqyrja digjitale, edhe pse një problem i njohur për privatësinë, ka arritur tashmë një nivel që pak e kuptojnë plotësisht.

Sipas gazetës, policia e New York ka shpenzuar mbi 4 miliardë dollarë për të grumbulluar të dhëna mbi qytetarët pa ndonjë urdhër gjykate apo autorizim ligjor. Gazetarja Elizabeth Daniel Vasquez shkruan:

Nëse lëviz me makinë, algoritmet e policisë mund të parashikojnë me saktësi se në ç’orë do të kthehesh në shtëpi të mërkurën e ardhshme dhe çfarë rruge do të ndjekësh për atje. Kompjuterët e qytetit përpunojnë vazhdimisht e në mënyrë pasive këto të dhëna, në rast se mund të nevojiten më vonë një version real i filmit Minority Report.

Çfarë e bën edhe më shqetësuese këtë mbikëqyrje është fakti që ajo është e synuar. Nëse je një adoleshent që jeton në lagjet e varfra të Brooklyn-it, ke shumë gjasa të përfundosh në databazën e grupeve kriminale një listë prej 13 mijë emrash, 99% e të cilëve janë afro-amerikanë. Dhe kur të jesh aty, je tashmë pjesë e një makthi.

Nëse poston në rrjetet sociale, mund të kontaktosh nga “miq” të panjohur që do të të bëjnë pyetje të çuditshme në fakt, janë agjentë të infiltruar. Si person i dyshimtë, do të ndalohesh shpesh dhe mund të çohesh në komisariat për t’u marrë në pyetje. Në ato raste, do të të sekuestrojnë celularin vetëm në vitin 2024, kjo ndodhi mbi 24 mijë herë. Përmes telefonit tënd, do të gjejnë sigurisht të tjera të dhëna kompromentuese. Mund të të marrin edhe një mostër të ADN-së. Pasi të jesh shënjestruar si i dyshimtë, të gjithë do të të shmangin: fëmijët e tjerë nuk do të të flasin, prindërit do të të izolojnë. Siç shkruan Vasquez: Paranoja po përhapet si një sëmundje ngjitëse.

Rasti i Henry Jelani-t është domethënës. Ai u arrestua në Nju-Jork për një dy vrasje, thjesht sepse përshkrimi i autorit ishte: afro-amerikan dhe i gjatë. Për më tepër, kishte bërë disa pëlqime në Facebook ndaj një grupi lokal që autoritetet e konsideronin një gangster. Pas 19 muajsh burg dhe 9 muajsh në izolim, Jelani u lirua dhe akuza u hodh poshtë. Por gjithçka mbetet në dosjen e tij.

Një tjetër rast është ai i Leqaa Kordia, një palestineze që jetonte në Nju Xhersi. Në vitin e kaluar, ajo mori pjesë në një protestë para Universitetit Columbia. U ndalua dhe u la menjëherë e lirë, pasi nuk kishte shkelur ligjin. Megjithatë, dosja e saj iu dorëzua nga policia e Nju-Jorkut agjencisë federale për emigracionin (ICE), që tani po përpiqet ta deportojë.

Edhe më tronditëse janë rastet që lidhen me të drejtat riprodhuese. Nëse je një grua nga Utah një shtet ku aborti është i ndaluar dhe vendos të shkosh në Nju-Jork për të ndërprerë shtatzëninë (ku është ende ligjore), autoritetet e shtetit tënd mund të kërkojnë dhe marrin të dhëna nga policia e New York për të zbuluar nëse ke qenë në klinikë dhe me kë. Dosja jote do të pasurohet edhe më tej. Nëse dikur ishe një adoleshent në rrezik, tani je një i rritur i shantazhuar. Çdokush mund të ketë akses në informacionin tënd: që ke qenë pjesë e një bande, që ke kryer abort, që ke kritikuar presidentin në rrjetet sociale, apo që ke marrë pjesë në protesta.

Thuhet se gjithnjë e më shumë njerëz tani dalin në protesta pa celularë, nga frika e identifikimit. Por burimet e mbikëqyrjes janë bërë tashmë të pafundme. Dhe ligjet që do të duhej të rregullonin këtë realitet nuk ekzistojnë.

Në New York e dinë ku je dhe çfarë bën: Si policia e

Nën administratën Trump, kjo formë kontrolli u përforcua. Departamenti për “efikasitetin qeveritar” kërkoi këtë vit që të hiqen barrierat mes databazave të ndryshme, me synimin për të krijuar një dosje unike për çdo qytetar. Ndërkohë, qeveria federale ka zgjeruar ndjeshëm kontratat me Palantir, kompania e themeluar nga Peter Thiel, një figurë që disa e përshkruajnë si të obsesionuar pas “Antikrishtit” dhe që sot përfaqëson një formë të re, të fuqishme të deep state-it teknologjik./Corriere della Sera

HYN në fuqi rregullorja për këmbimin valutor, jo më këmbime në cash për shuma mbi 2.5 milionë lekë

Pikat e këmbimit valutor e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sipas disa rregullave të reja, të hyra në fuqi më 15 shtator.

Sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë, këto subjekte nuk mund të kryejnë veprime në cash për shuma mbi 2.5 milionë lekë.

Transaksionet mbi këtë vlerë duhet të kryhen përmes llogarive bankare.

“Kjo ndërhyrje ka ardhur edhe si pjesë e një politike dhe strategjie për të ulur përdorimin e cash-it. Në morinë e institucioneve apo kufizimeve, ishte e dukshme që do të vinte edhe ky kufizim ndaj zyrave të këmbimit valutor.

Ky kufizim në një ekonomi me përdorim të lartë të cash-it mund të ketë probleme, mund të kërkojë kohë nga ana operacionale për t’u adoptuar, por besoj që do të edukohen klientët, zyrat e këmbimit valutor”, tha Dritan Vakaj, nga shoqata e agjencive të këmbimit valutor.

Po ashtu jane forcuar rregullat per licensimin e zyrave te këmbimit valutor, duke e rritur kërkesën për kapital fillestar nga 2.5 mln lekë në 5 mln lekë.

“BSH synon ta forcojë sektorin edhe më tej, të sigurohet që zyrat e këmbimit valutor mbështeten në fondet e veta.

Është kërkuar që kapitali minimal të jetë 5 mln lekë. Kjo është një kërkesë në rritje në drejtim të burimit të këtyre fondeve, për të shmangur aktorë të këqinj apo kërkesave që vijnë në funksion të parandalimit të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit.

Janë kërkesa që mirëpriten dhe ne si shoqatë nuk kemi pasur asnjë kundërshtim. Më parë kapitali minimal për t’u licencuar si zyrë e këmbimit valutor ka qenë 1.5 mln lekë të reja ose 15 milionë lekë të vjetër”, tha Vakaj.

Në rregullore përcatohet gjithashtu se pikat exchange nuk mund të mbajnë në arkë më shumë se 5 milionë lekë cash./vizionplus

Ndryshimi i orës, ja kur kthehen akrepat prapa

Si çdo vit, Shqipëria do të kthehet në orën dimërore në fund të muajit tetor. Ndryshimi i orës pritet të ndodhë në natën mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor 2025, kur akrepat do të shkojnë një orë pas – nga ora 03:00 do të kthehen në 02:00.

Ky ndryshim do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, por pasditet do të bëhen më të shkurtra dhe errësira do të bjerë më herët.

Ora dimërore zbatohet çdo vit në të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe në rajon, mes tyre edhe Shqipëria, si pjesë e rregulloreve për kursimin e energjisë dhe sinkronizimin e sistemeve të transportit dhe komunikimit.

Prej disa vitesh në BE ka pasur debate për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, por vendimi përfundimtar është shtyrë disa herë dhe ende nuk është marrë një datë fikse për ndalimin e tij.
Deri atëherë, qytetarët duhet të mjaftohen me rregullin e zakonshëm:

Në pranverë ora shkon përpara (mars)

Në vjeshtë ora kthehet prapa (tetor)

Pra, këtë tetor akrepat do të lëvizin pas dhe Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orar dimëror.

S herr masiv në rrugët e Milanos, 32-vjeçari nga Egjipti masa krohet me t h▪︎ kë nga një grup me shqiptarë e afrikanë

Një sherr masiv që degradoi në përdorimin e thikave është regjistruar rreth orës 01:00 të mëgjesit të sotmën në Via Monte Rosa në Milano.

Të përfshirë në përleshje ishin një grup shqiptarësh dhe afrikanësh, të cilët sulmuan një egjiptian. Ky i fundit ishte i shoqëruar dhe nga 2 persona të tjerë.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, 30-vjeçari nga Egjipti u godit disa herë më thikë në pjesë të ndryshme të trupit duke mbetur i plagosur rëndë. Tashmë i plagosuri ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Arsyet e konfliktit ende nuk janë të qarta ndërsa kanë qenë disa persona, shqiptarë dhe afrikanë të cilët kanë sulmuar 32-vjeçarin.

Në momentin që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, agresorët ishin larguar ndërsa aty u gjet i plagosuri dhe 2 personat e tjerë që e shoqëronin.

Këta të fundit janë marrë në pyetje nga autoritetet ku dhe kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes ndërsa ka filluar dhe kqyrja e kamerave të sigurisë që mund të çojë në identifikimin e autorëve të sulmit.

Tronditëse! Biznesmeni gj endet i υ▪︎e kυr, dγshohet qe e kane υ▪︎ arë

Alexander Tyunin, një biznesmen rus dhe i raportuar si drejtues ekzekutiv në Khimprominzhiniring, pjesë e gjigantit shtetëror bërthamor Rosatom, u gjet i vdekur në vendbanimin Kokoshkino në rajonin e Moskës, raportoi gazeta amerikane The Sun.

Trupi i Tyunin thuhet se u gjet i shtrirë në tokë me një plagë plumbi dhe një pushkë u gjet aty pranë. Mediat shtetërore ruse e kanë quajtur incidentin një vetëvrasje. Sipas raportimeve, autoritetet gjetën një shënim vetëvrasjeje në vendngjarje, i cili përfshinte një mesazh që besohet të jetë shkruar nga Tyunin. Shënimi thuhet se gjithashtu rendite numrin e telefonit të gruas së tij.

“E bëra vetë — jam lodhur duke luftuar depresionin për pesë vjet. Vazhdon të përkeqësohet. Nuk kam më forcë”, shkruhej në shënim, sipas medias.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për vdekjen e Tyunin. Vdekja e Alexander Tyunin është e fundit në një seri vdekjesh misterioze që përfshijnë figura të njohura të biznesit dhe politikës ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Në korrik, Ministri rus i Transportit, Roman Starovoit, thuhet se vdiq nga një plagë me armë zjarri, me disa kanale Telegram të lidhura me forcat ruse të sigurisë që gjithashtu përmendën vetëvrasjen si shkak zyrtar. Në mars, ish-deputeti Buvaysar Saitiev, 49 vjeç, thuhet se ra nga një dritare në Moskë. Ai u gjet në gjendje kritike dhe më vonë vdiq.

ARKEOLOGJI – Qytet i dytë i fshehur 600 metra nën piramidat e Gizës

Një ekip arkeologësh italianë ka njoftuar për një zbulim të jashtëzakonshëm: një qytet i dytë i fshehur nën piramidën e Menkaure në Giza, rreth 600 metra nën tokë, sipas “The Times”

Sipas tyre, ky zbulim mund të provojë ekzistencën e një kompleksi gjigant nëntokësor që lidh tre piramidat kryesore të Gizës. Më parë është raportuar për struktura të ngjashme edhe nën piramidën e Khafres.

Studiuesi Filippo Biondi nga “Universiteti i Strathclyde” në Glasgou shpjegoi se radarët kanë treguar me 90% siguri shtylla të ngjashme me ato të Khafres, duke forcuar idenë e një rrjeti tunelesh dhe shtyllash të mëdha nëntokësore.

Ai shtoi se këto struktura, të cilat sipas tyre datojnë rreth 38 000 vjet më parë, mund të jenë ndërtuar nga një civilizim i humbur.

Por jo të gjithë janë të bindur për këtë.

Egjiptologu Zahi Hawass dhe ekspertë të tjerë e cilësojnë të pamundur këtë pretendim, duke theksuar se radarët nuk mund të depërtojnë në thellësi kaq të mëdha dhe se hulumtimi nuk është botuar ende në revista shkencore.

Ndërkohë, ekipi italian këmbëngul se piramidat janë vetëm “maja e ajsbergut” të një strukture kolosale që lidhet me elementët natyrorë, ajrin, ujin, zjarrin dhe tokën.

Deri atëherë, mbetet vetëm një mënyrë për të vërtetuar zbulimin: një gërmim i drejtpërdrejtë poshtë piramidave.

Bëri bujë me daljen pranë këngëtarit të martuar, kush është motra simpatike e Saimir Kodrës, dhe“zhdukja” e papritur

Jo të gjithë e dinë, por brunja bukuroshe e cila rrëmbeu vëmëndje të madhe në videoklipin e Elgit Dodës është motra e gazetarit Saimir Kodra.

Ajo është Dona Kodra. Në kohën e publikimit të “Fatal Love”, ku Dona ishte protagniste, u fol shumë për të.

Ajo foli edhe në dalje televizive ku tha se hera e dytë por e quajti të fundit që del në një videoklip. E pyetur se si ishte të luante në klip me një burrë të martuar si Elgiti, Dona tha se ai është shumë modest, i mirë dhe punëtor.

“Ishte hera e dytë dhe e fundit. E para ishte me Young Zerkën. Bashkëpunimi me Elgitin ishte shumë i bukur. Nuk ishte e vështirë t’i qëndroja pranë Elgitit edhe pse është i martuar.

Ma bëri shumë të thjesht. Një djalë shumë i mirë dhe punëtor.”- tha ajo në një intervistë.

Mafiozi turk u υ ra nga shqiptari për një video erot. ike, dinamika e ngjarjes

Në një ngjarje tronditëse të ndodhur më 23 korrik në Sesto San Giovanni, Milano, u vra Hayati Aroyo, një 62-vjeçar me origjinë turke, i cili kishte lidhje të forta me botën kriminale.

Aroyo, i cili ishte mik i ngushtë i një grupi të dyshuar të lidhur me trafikun e drogës, u sulmua me thikë dhe u godit tridhjetë herë përpara se të digjej për të fshirë gjurmët e krimit.

Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur krimin, hetimet e autoriteteve italiane zbuluan se vrasja ishte orkestruar nga Valentina Peroni, bashkëshortja e Aroyo-s, dhe partneri i saj Emanuele Paganini, përfshirë edhe shqiptarin Elvis Simoni.

Sipas hetimeve të prokurorisë, shkak për këtë akt brutal u bë një video erotike e shoqes së Aroyo-s, e cila u vodh nga një tablet që viktima e mbante në pronësi. Aroyo kishte ruajtur këtë video, e cila e lidhte Valentina-n me të, dhe ky veprim i tij çoi në një hakmarrje të dhunshme. Pasi sulmoi viktimën, Elvis Simoni e hodhi trupin e Aroyo-s në shtrat, i hodhi zbardhues dhe e digjte në një përpjekje për të fshirë çdo gjurmë të lidhur me krimin.

Hetuesit zbuluan se ky akt i rëndë ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal që përfshinte festa të mbushura me drogë dhe pastrim parash.

Valentina, bashkëshorti i saj dhe Elvis Simoni dyshohen të kenë qenë pjesë e këtij rrjeti, i cili përdorte lidhjet dhe informacionet për të kryer aktivitete të paligjshme.

Ky krim ka tronditur komunitetin e krimit dhe ka nxjerrë në pah një realitet të errët që ndikon në shoqërinë italiane dhe marrëdhëniet mes individëve të lidhur me botën e krimit.