Masë e pazakontë në Greqi, pse fermerët po i lyejnë qengjat me ngjyrë të kuqe (VIDEO)

Një fermer bagëtish në Kretë ka përdorur një metodë të pazakontë për të mbrojtur kopenë e tij nga vjedhja e kafshëve: ai i ka lyer delet me ngjyrë të kuqe.

Sipas grupit Iokal “Dia-SOS-te ti Messara”, kjo taktikë shërben si një masë parandaluese, pasi kafshët e lyera dallohen menjëherë dhe bëhen më të vështira për t’u shitur pa u gjurmuar. Praktika është përdorur prej disa vitesh në rajon dhe synon të mbrojë tufat nga hajdutët e mundshëm.

Raportimet e mediave lokale tregojnë se qengjat me nuanca të kuqërremta, të vëzhguara në fshatrat e Kretës gjatë muajit shkurt, duket se janë pjesë e këtij sistemi. Në këtë mënyrë, kafshët tregojnë qartë shenjën e pronarit të tyre, e cila funksionon si një “sistem paralajmërues” kundër vjedhjeve.

Grupi lokal thekson se kjo metodë, edhe pse e pazakontë dhe diskutueshme nga pikëpamja estetike, i ka shërbyer fermerit për të ruajtur bagëtinë në një periudhë kur vjedhjet janë të shpeshta.

Praktika ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe turistëve, duke bërë që të diskutohet jo vetëm efikasiteti i saj, por edhe aspektet etike dhe ligjore të përdorimit të bojës në kafshë.

VIDEO

Dalin skenarët e sulmit të mundshëm amerikan ndaj Iranit

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke rritur spekulimet për një sulm të mundshëm ushtarak amerikan ndaj Teheranit.

Një grup goditës i Marinës amerikane ndodhet tashmë në rajon, ndërsa afatet politike dhe dipIomatike po afrohen mes paralajmërimeve të ashpra nga Washingtoni.

Bisedimet në Gjenevë nuk kanë dhënë sinjale për një marrëveshje të afërt.

Objektivat e mundshme të një goditjeje

Sipas analizave të sigurisë dhe burimeve ushtarake, një operacion i kufizuar amerikan do të përqendrohej fillimisht në objektiva strategjikë me rëndësi të lartë. Mes tyre:

-Objektet bërthamore, përfshirë qendrat e pasurimit në Natanz dhe Fordow, si dhe reaktorin e ujit të rëndë në Arak, me synim dobësimin e kapaciteteve të programit atomik iranian.

-Strukturat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), përfshirë baza dhe qendra komanduese në zona si Bushehr, Teheran dhe Isfahan, që cilësohen shtylla të fuqisë ushtarake dhe raketore të regjimit.

-Infrastruktura kritike ekonomike, si rafineritë e naftës, impiantet energjetike dhe nyjat strategjike të transportit, të cilat mund të goditen për të ushtruar presion maksimal ekonomik.

-Qendra qeveritare në Teheran, përfshirë bunkerë nëntokësorë ku mund të ndodhen drejtues të lartë politikë dhe ushtarakë, nëse operacioni do të synonte dobësimin e drejtpërdrejtë të strukturës drejtuese të shtetit.

Skenari ushtarak

Ekspertët parashikojnë se një ofensivë e parë do të përfshinte sulme masive me raketa dhe bombardime ajrore precize, me synim neutralizimin e mbrojtjes ajrore iraniane dhe shkatërrimin e objektivave të përzgjedhur.

Angazhimi i forcave tokësore do të ishte minimal në fazën fillestare.

Megjithatë, nëse objektivi strategjik do të ishte ndryshimi i regjimit, një operacion i tillë do të kërkonte përfshirje të gjerë tokësore dhe një angazhim afatgjatë – një skenar me kosto të lartë politike dhe ushtarake.

Teherani ka paralajmëruar se çdo sulm do të marrë përgjigje të menjëhershme, duke përfshirë potencialisht objektiva amerikane në rajon. Një konflikt i hapur mund të zgjerohej përtej kufijve të Iranit, duke përfshirë aktorë rajonalë dhe aleatë të tij.

Analistët theksojnë se sulmet ajrore, edhe nëse të suksesshme taktikisht, nuk garantojnë përmbysjen e sistemit politik iranian. Ndërsa eliminimi i figurave kyçe mund të shkaktojë trazira të brendshme, përmbysja e plotë e regjimit do të kërkonte faktorë të shumtë politikë dhe socialë brenda vendit.

Ndërkohë, përpjekjet diplomatike vijojnë, por pritshmëritë për një zgjidhje të shpejtë janë të ulëta. Komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet, duke paralajmëruar se çdo përshkallëzim ushtarak do të kishte pasoja të gjera për sigurinë dhe stabilitetin global.

Situata mbetet fluide, ndërsa rajoni qëndron në pritje të një vendimi që mund të ndikojë ndjeshëm në ekuilibrat gjeopolitikë të Lindjes së Mesme.

Berisha reagon për ndryshimet ne Qeveri: Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, ndryshe do përballet me ne

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e ciIësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti.

Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi.

“Lëvizja e fundit e Edi Ramës, është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij, por është një lëvizje e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare, të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve ka si qëllim madhor shpëtimin e Shqipërisë nga Edi Rama dhe kukullat e tij.

Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit në një kohë kur ai vetë është kreu i organizatës kriminale që i drejton. Ndaj dhe kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, ndryshe do të përballet me opozitën dhe popullin shqiptar.

Edi Rama nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Berisha.

Monika Kryemadhi: Do dalin mesazhet e mia me Ramën, si ia kemi futur Metës. Ai donte Klosin, ne Veliajn

Pas seancës paraprake, ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur nga ambientet e SPAK për mediat.

Kryemadhi u shpreh se ekspertiza e prokurorisë do të shohë mesaazhet e saj me kryeministrin Edi Rama në vitin 2014”.

“Do i shohim të gjitha, ose si kemi zgjedhur Erion Veliajn kryetar bashkie.

Ja kemi futur Ilir Metës se donte BIendi Klosin, unë desha Erion Veliajn”, tha Kryemadhi jashtë SPAK.

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kreditë e buta! Zbardhen kriteret dhe procedurat si të përfitoni

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Kryetarja e DeIeguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi se pas trendit në rritje të qytetarëve që kërkojnë të bëhen pjesë e programit social është parashikuar mbulimi I kuotave të reja me fondet e bashkisë.

“Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1,231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, ka planifikuar në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 mbulimin e 1500 kuotave të reja me fondet e saj”, deklaroi Ristani.

Ajo sqaroi se kategoritë që do të përfitojnë nga mbështetja me kredi të butë, ku përfshihen familjet që nuk kanë një banesë në pronësi dhe nuk e përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese.

“Programi i subvencionimit të interesave të kredisë mbështet familjet dhe individët që: Nuk kanë banesë në pronësi ose zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit; Nuk kanë kryer tjetërsim prone në 5 vitet e fundit (përveç rasteve force madhore); Dhe ata që nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese”, u shpreh Kryetarja e Deleguar e Bashkisë së Tiranës.

Duke u ndalur te ky projektvendim, Ristani shtoi se miratimi i tij ka për qëllim rritjen e aksesit në pronësi për familjet e reja dhe forcimin e rolit të Bashkisë së Tiranës si aktor aktiv në politikat sociale. “Ky projektvendim, rrit aksesin në pronësi për familjet e reja, ul barrën financiare të interesit banker, ndihmon stabilitetin social dhe demografik, si edhe forcon rolin e Bashkisë Tiranë si aktor aktiv në politikat sociale”, përfundoi Ristani.Faza e aplikimit për individët që kërkojnë mbështetje me kredi të butë

Faza I

– Aplikimi elektronik përmes portalit “e-Albania”
-Afati: 30 ditë
-Shpallje publike e listave

Faza II

– Dorëzimi i dokumentacionit
-Dorëzim fizik ose me postë
-Verifikim administrativ (30 ditë)
-Shqyrtim nga Komisioni i Strehimit (45 ditë)

Parashikohet e drejta e ankimimit në çdo fazë, duke garantuar proces të rregullt administrativ.

Familja shqiptare u shua! Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një tjetër personi brenda banesës

Departamenti i zjarrfikësve po heton aktualisht për të përcaktuar burimin shpërndarës së monoksidit të karbonit

Një person vdiq dhe një tjetër u helmua të mërkurën në mbrëmje për shkak të monoksidit të karbònit brenda një apartamenti në Vigodarzere, në provincën e Padovës.

Mediat vendase raportojnë se pasi ekipi i zjarrfikësve hyri me forcë në shtëpi, zbuloi praninë e monoksidit të karbonit në ambient dhe menjëherë u ofroi ndihmë dy burrave brenda shtëpisë.

Njëri prej tyre u konstatua i vdekur ndërsa tjetri u transportua në spital me shenja helmimi.

Departamenti i zjarrfikësve po heton aktualisht për të përcaktuar burimin shpërndarës së monoksidit të karbonit.

Po në Itali pak javë më parë, si pasojë e një defekti në kaldajë dhe rrjedhjes së monoksidit të karbonit, u shua familja shqiptare me katër anëtarë.

“Për ty është moj motër”/ Si reaguan banorët kur vunë re zarfin e zi në shtëpi?

Që pas nominimit që Juela bëri në Prime-n e së martës pasi hapi Kutinë e Pandorës, dinamikat kanë qenë të shumta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VlP 5”.

Juela vendosi në nominim Gretën, Selin dhe Gimbon, bashkë me ta edhe Rogerti që është gjithmonë në televotim.

Që pas spektaklit të madh, debatet kanë qenë të forta, ku nuk kanë munguar ofendimet. Madje në një moment, Greta edhe ka pështyrë Juelën në fytyrë.

Por jo vetëm kaq, pasi Brikena i mori cigaret, Juela mori dhe hodhi arushin e saj në pishinë. Nga ana tjetër, po për cigaret, Marko pati një përballje të ashpër me Shëndritin.

E për gjitha këto që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve, në shtëpi ka hyrë një zarf i zi. Ende nuk dihet se për kë është dhe publiku do të presë deri në Prime-n e së shtunës për të marrë vesh përmbajtjen.

Ndërkohë kur banorët kanë parë zarfin e zi në living, kanë nisur që të aludojnë se për kë është.

Rogerti i është drejtuar Gretës duke i thënë se është për të dhe se të shtunën do të largohet nga shtëpia.

“Zarf i zi është për ty moj motër, ça ke që habitesh”, i tha ai dhe Greta i kthehet: “Hajde më puth këmbët se maksimumi këtë mund të më bësh”.

“Unë ti puth po më vonë, por jo deri kur të lexohet ai të shtunën, ti ke mbaruar punë, pse të vjen inat?”.

Kjo është miniera më e madhe e arit në Evropë. Ja sa Iarg është nga Shqipëria

Evropa është e pasur me miniera gjigante ari, por disa prej tyre dallohen për madhësinë dhe cilësinë e tyre. Konkretisht, miniera më e madhe e Evropës ndodhet në Lapland, në rajonin finlandez pranë Rrethit Arktik, ku ka vazhduar të nxjerrë metal të çmuar për vite me radhë.

Ky nuk është një zbulim i ri, por përkundrazi një minierë e njohur, e themeluar prej kohësh dhe që ende prodhon rezultate të shkëlqyera. Le të mësojmë më shumë rreth kësaj miniere të mrekullueshme, pak të njohur për njerëzit e thjeshtë. Ja sa ar përmban dhe sa larg është nga Shqipëria.

Miniera më e Madhe e Arit në Evropë

Siç u përmend, për të gjetur minierën më të madhe të arit në Evropë, duhet të udhëtojmë për në Lapland, brenda juridiksionit finlandez. Konkretisht, ndodhemi në Kittilä, një komunë në Finlandë me pak më shumë se 6,000 banorë. Megjithatë, pavarësisht madhësisë së saj të vogël, ajo është një burim i çmuar për të gjithë vendin, falë turizmit dhe burimeve të saj minerale.

Vetëm miniera prodhon deri në 10 ton ar në vit, duke përfaqësuar një pjesë të konsiderueshme të të gjithë prodhimit kombëtar. Kjo nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh madhësinë e saj, aq sa vazhdon të mbajë ritme jashtëzakonisht të shpejta nxjerrjeje pavarësisht se është në funksion për gati 20 vjet.

Pasuria e minierës Kittilä në fakt ishte njohur tashmë në vitet 1980, por e kufizuar në eksplorimin e kryer nga Shërbimi Gjeologjik i Finlandës. U desh shumë kohë për të përfunduar fazën e eksplorimit, për të marrë lejet dhe për të marrë rezultatet e studimeve të fizibilitetit, aq sa prodhimi filloi vetëm në vitin 2008 (dhe komercializimi në vitin 2009). Që nga fillimi, brenda vetëm një viti, miniera e Kittilä prodhoi afërsisht 4 ton ar.

Siç u përmend, miniera ka vazhduar të prodhojë sasi të mëdha të metalit të çmuar gjatë gjithë viteve të funksionimit të saj, duke arritur tashmë në 6 ton ar në vitin 2020. Përveç vëllimeve të larta të prodhimit, miniera e Kittilä dallohet nga madhësia e saj gjigante. Zona e minierave shtrihet afërsisht 4.5 kilometra në gjatësi, 3.3 kilometra në gjerësi dhe 1.1 kilometra në thellësi. Kompleksi përfshin dy miniera të hapura dhe seksionin nëntokësor, të cilin ekspertët vlerësojnë se do të vazhdojë të shfrytëzohet për të paktën 5 vjet të tjera.

Miniera menaxhohet tërësisht nga kompania kanadeze Agnico Eagle, por ajo përfaqëson një burim të rëndësishëm ari për Finlandën, veçanërisht duke pasur parasysh shkallën e lartë të riciklimit të arit (afërsisht 92%) dhe përpunimin në vend, deri në rafinimin e shufrave. Këto karakteristika rrisin prestigjin e minierës, e vlerësuar në gati 10 miliardë euro në vitin 2025 (për 3.4 milionë ons ar). Kittilä është kështu shtëpia e qendrës më të madhe të prodhimit primar të arit në Evropë.

Sa larg është miniera nga Shqipëria?

Nëse jeni kuriozë të zbuloni nga afër minierën e madhe të Kittilä-s, ia vlen të dini se është një udhëtim mjaft i gjatë. Qyteti është pothuajse 3,000 kilometra larg kryeqytetit tonë, që përkthehet në një kohë fluturimi prej rreth 9 orësh. Sidoqoftë, ia vlen gjithmonë ta vizitoni, pasi është një destinacion i njohur turistik për kulturën, gastronominë dhe historinë e tij lokale, për të mos përmendur peizazhet e tij mahnitëse. Mbresëlënëse.

Por duke marrë parasysh prodhimin minerar, konkretisht arin, hendeku midis Italisë dhe Finlandës është edhe më i habitshëm. Ari nuk është nxjerrë në Itali që nga viti 2009, kryesisht për shkak të paarritshmërisë së depozitave më të mëdha, atyre brenda Monte Rosa. Në kulmin e tyre, minierat italiane ende arrinin prodhim të konsiderueshëm, deri në 600 kuintalë ar të pastër në vit./Lajmi i Fundit

Rama “sapo shpalli” qeverinë teknike! Si e nxorri jashtë loje SpiropaIin dhe Ballukun, kush jane të panjohurit që u emeruan

Krahas shkarkimit të Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe disa ndryshime të tjera në qeveri. Lëvizjet prekin ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, atë të Brendshme, të Drejtësisë, Mbrojtjen e deri te ajo e Jashtme.

WhatsApp Image 2026-02-26 at 18.01.57

Belinda Balluku, e vënë nën akuzë nga SPAK, do të zëvendësohet si zëvendës kryeministre nga Albana Koçiu, e cila mbante postin e ministres së Brendshme. Ndërsa postin e Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë e zë Enea Karakaçi, i cili është administrator i OSHEE-së.

Besfort Lamallari ikën nga ministria e Drejtësisë dhe shkon në krye të ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar Albana Koçiun. Lamallari zëvendësohet nga Toni Gogu. Në postin e ministrit për marrëdhëniet me Parlamentin, që mbante deri më tani Gogu, do të jetë Erjona Ismaili.

Kreu i qeverisë ka larguar edhe Pirro Vëngun nga posti i ministrit të Mbrojtjes dhe në vend të tij ka emëruar Ermal Nufin. Po ashtu, nga kabineti qeveritar ka larguar edhe Elisa Spiropalin sai ministre e Jashtme, duke e zëvendësuar ME Ferit Hoxhën.

Ndryshimet në Qeveri:

Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali

Miri bën deklaratën e fortë në BBV: Mos ndoshta Selin ka ndjenja për mua? E kam dyshuar gjithmonë

Një deklaratë e Juelës se “Selin ka ndjenja për Mirin”, ka bërë që ky i fundit ta pranojë për herë të parë që sipas tij, banorja mund të ketë ndjenja për të.

Miri tha se gjithmonë e ka dÿshuar këtë, por Selinën sipas tij nuk e ka akuzuar askush deri më tani se ka ndjenja për të. Ai shtoi se përqafimet nuk i ka shkëmbyer me zor.

“Ajo ka ndjenja për ty, Miri. Të gjithë kanë akuzuar Mirin, por sytë që ka Selin për ty, unë nuk i kam me një mashkull që nuk më pëlqen. Do të të ndihmoj unë ty, duhet të më falënderosh për Kutinë e Pandorës që nuk ju kam futur bashkë”, ishte deklarata e Juelës.

“Më pëlqeu diçka, kam qenë në dyshime gjithë kohës, por nuk i kam thënë zë. Juela tha një gjë, se ajo është femër. Meqë e dëgjova tani, unë jam akuzuar gjithë kohës që paskam ndjenja, që jam njeriu manjak, që kam kryer situata perverse, që jam dashuruar etj.

Atë që dëgjova tani duhet ta mendoj mirë. Mos ndoshta është edhe në të kundërt kjo gjë, por aty nuk e akuzon njeri, por vetëm mua.

Mos është edhe e kundërta? Po e mendoj njëherë, se nuk i dihet. Ajo nuk u kthehet banorëve. Më thotë ‘hajde te dushi’ dhe akuzohem unë. Përqafimet nuk i kam shkëmbyer me zor dhe me dhunë. Më ka parë, e kam parë. Nuk më ka pyetur asnjëherë për bashkëshorten”, tha Miri.